cecilia
Adoleshente
Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180
|
MOS QAJ
(nga libri "Mekatari")
në shtratin tim mund të të jap veç seks,
por ti me ngulm kërkon dashuri
dhe se kupton që unë nuk mundem të të fal
magjinë që deri dje ta jepte ai
oh
perëndi
kjo histori e vjetër...
sa shpesh zhgënjimi nga dashuria
e bën një grua të shkojë me një tjetër
* * *
pra nuk është gjak lëkurës sime derdhur
ajo që thithin buzët e tua,
është mirazh i kafshimeve të dikurshme
në syte e tu të skuqur...
është dhimbje...
gërryerje...
thonjgërvishtje...
epsh mollëkafshuar evash
padrejtësisht të adamizuara...
.
sështë prush, por hi
ështe plaga ime pa gjak
sa herë më afrohet një femër
si ti.
* * *
kam qenë edhe unë këtu ku je ti tani
kur veten e përhumba jetëve të të tjerëve
e ajo çdo ditë e më shumë më harronte
hieroglife kineze ngatërruar
besime dhe premtime
fjalë të pathëna kurrë
dhe unë i verberi që donte ti deshifronte
mes turmës hokatare
që shpallte vetmine time
ka qenë një kohë kur qiej të panjohur
fluturimet shkujdesur mi tradhëtuan
si gruaja kur braktis një burrë
* * *
njësoj të braktisur, por në kohë të ndryshme
prandaj kaq të ndryshëm
dhe ja ku jemi sot
..
ti me të freskëtën të lagurën plagë
unë burri që asgjë se plagos dot
* * *
e ti tashmë je e vdekur për atë?
nuk të do më?
për ty ska mall?
mos qaj!
që të shkosh në parajsë më parë duhet të vdesësh
por ti vdis e re
sa më vonë të jetë e mundur
.
në ferr shkohet edhe i gjallë
* * *
nuk të do më?
për ty ska mall?
të paska harruar?
të gënjen?
hej vajzë
dashuria nuk prenotohet
si në një hotel me parapagim:
"ju lutem më mbani një vend DASHURI bosh
për korrikun që vjen!"....
..............................
dashuria thjeshtë...NDODH ,
pavarësisht kohës apo njeriut të gabuar...
dje dashuria e bënte të mos e ndjente kohën...
sot koha e bën të mos ndjejë dashurinë
por ti mos derdh lotë të rinj
mbi brenga të vjetra
brenga të tjera më pas do të vinë
* * *
eja pra vogëlushe
të lutem mos qaj
kujto vullkanin që të harrosh tërmetin
që të blesh lumturi duhet të shesësh shpirt
jo gjithnjë dashuria është ajër...
nganjëherë frymëmarrja eshtë e dëmshme për shëndetin
(2008 & 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|