Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Hapesira Letrare - Kendi i miqeve Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

edhe mua me ka marre malli per ilirushen, edhe pse nuk e njoh!! me kujtohet nje nate dimri  kam kaluar gjithe naten vetem duke tretur ne shkrimet e saj... 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2009 12:31
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Wuthering Heights - nga Emily Brontė

Perkthimi i titullit te ketij libri eshte pakeza i komplikuar edhe e gjej pakez te veshtire ta perkthej edhe te ndihem e qete se titulli qe po i aplikoj ketij libri eshte ne te vertet ai qe autorja ka dashur ti japi ketij romani.

'Wuthering' - nenkupton erera te fuqishme.

'Heights' - mund te marri disa kuptime. Mund te nenkuptoj ne planin me praktik nje lartesi e siperfaqes se tokes sic eshte psh. nje koder ose nje mal, por mund te nenkuptoj edhe nje pike te lart, kulminante te dickaje jo materiale, si psh ndjenjave apo emocioneve...

Ndaj edhe autorja mund te kishte nenkuptuar piken kulminante te ererave, ose ere e forte, ose kodrat me ererat e fuqijshme... besoj se lexuesi e nxjerr personalisht konkluzionin vetjake si cili eshte kuptimi i sakte i titullit. Ai metaforik apo ai konkret.

Gjithesesi kjo ishte per te shpjeguar faktin pse po e shkruaj titullin e ketij libri ne anglisht. Ne lidhje me librin ne fjale, romanin e vetem te autores, mund te them vetem se eshte nje nga librat qe me ka prekur me thelle edhe pse dhimbja qe shkakton, ndoshta per shkak te rebelimit te Heathcliffit eshte gjithashtu rebele edhe s'te mposht por ne njefare menyre te cuditshme te frymezon.
Libri flet per dashurine e perjetshme te Heathcliff edhe Catherine Earnshaw edhe tradhetine e saj ndaj tij. Heathcliff e shpreh hidherimin edhe hakmarrjen e tij ndaj gjithekujt qe mundet.

Dashuria e Heathclif edhe Catherine ishte e ndaluar, e palejuar, e pakonceptuar nga opinioni rrethues, e papranueshme prej gjithekujt edhe e pashmangshme per Heathcliff edhe Catherinen vete. Historia zhvillohet ne vitet 1800. Autorja vete ka jetuar ne ato vite edhe vete mesazhi, historia, pasjoni, revoltimi edhe egersia e personazheve te saj edhe karakteret e tyre shokuan opinonin e asaj kohe.

Heathcliff u soll ne familjen e Catherine nga i jati i saj kur ai u kthyhe nga nje nga udhetimet e tij te biznesit. Ai e kishte gjetur Heathcliff duke bredhur rrugeve i vetemuar, nje femije pa prinder e pa te ardhme edhe vendos ta sjelli ne shtepine e tij e ta rrisi si nje nga femijet e tij. Dy femijet e tjere te tijet kane nje reagim te ndryshem ndaj Heathcliff. Catherine shendrrohet ne shoqen e ngushte te Heathcliff edhe pse ne fillim ajo preferonte ta torturonte ate ndersa Hindley i vellai i saj nuk ndryshoi kurre ndjenjat e tij ndaj Heathcliff edhe vazhdoi ta torturonte ose perpiqej ta torturonte gjithe jeten e tij.

Catherine zgjedh te martohet me Linton duke vene ne balance jeten e saj me Heathcliff ndaj asaj me Linton dhe duke qene praktike deri ne fund. Por ne nje moment te caktuar qe eshte nje nga momentet me kryesore te historise ajo i shprehet sherbetores se saj te besuar, Nellit, per ndjenjat e saj te komplikuara.

Ne fjalet e Catherine Earnshaw: " Une nuk mundem ta shpreh; por me siguri ti edhe kushdo duhet ta kene nje nocion se je ose duhet te jete, nje egzistence e jotja pertej teje. Cfare kuptimi do te kishte krijimi im nqs une do te isha perqendruar plotesisht vetem ketu? Pervuajtjet e mia te medha ne kete bote kane qene pervuajtet e Heathcliff, edhe une e pashe edhe e ndjeva seicilen prej tyre qe nga fillimi; arsyeja e jeteses sime eshte ai vete. Nqs gjithecka tjeter do te humbiste e ai i vetem do te mbetej une do te vazhdoja te isha; edhe nqs gjithecka tjeter do te mbetej e ai do te zhdukej universi do te kthehej ne dicka te huaj. Une nuk do te dukesha si pjese e tij. Dashuria ime per Linton eshte si gjethet ne pyje. Koha do ta ndryshoj une kete e di, njesoj edhe si dimri qe ndryshon pemet- dashuria ime per Heathcliff personifikon guret e perjetshem nen toke - nje burim i nje kenaqesie te paket ne pamje te pare, por i nevojshem. Nelly une jam Heathcliff- ai eshte gjithemone, gjithemone ne mendjen time - jo si nje kenaqesi, po aq sa edhe une vete jam nje kenaqesi per veteveten- por si vete qenia ime-, keshtu qe mos fol me per ndarjen tone - eshte e papraktikueshme; edhe -..."


Heathcliff largohet, ne njefare menyre zhduket, per vite me rradhe edhe kthehet krejt i ndryshuar, konfident edhe i pavarur edhe me qellimin e vetem qe te jete prane Catherine, qellim i cili shendrrohet ne mallkimin e te gjitheve edhe pervuajtjeve te shumta.



Isha vertet e kenaqur prej ketij libri. Nuk me pelqeu si ishte zgjedhur te tregohej historia. Naratori ishte i perforecuar edhe jo real. Do te kisha preferuar qe historia te ishte treguar thjesht duke i permendur personazhet kryesor ne veten e trete pa nje narator midis tyre. Por komplikacioni edhe nderthurja edhe densiteti i karakterit te personazheve mendoj se mjafton e tepron per nje lexues qe ta anashkaloj kete difekt.


Trondites edhe gllaberues ne forcen e pasjonit qe mbart tek lexuesi. "Wuthering Heights" i shembellen nje furtune te eger qe te perfshine e ben pre' te sajen si jo shume libra te tjere.

 Heathcliff : " Mos gjetsh paqe per sa kohe une jetoj.  Ti the se une te vrava - fantazma jote te me perndjeki kudo atehere."

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2009 21:03
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Piktura e Dorian Grei - nga - Oskar Uaild

"The picture of Dorian Grey" nga Oscar Wilde eshte nje histori interesante e ngjashme me nje eksperiment shkenctaro - psikologjik.

Cfare do te ndodhte nqs do te mundje te beje te gjitha poshtersite e mundshme, te zbatoje te gjitha mekatet qe te deshiroje, te shkelje mbi kedo e mbi gjithecka, ti lejoje vetevetes cdo gje qe kjo bote mund te ofroj edhe fytyra jote te vazhdonte te mbarte pamjen e nje engjelli. Nje fytyre e bukur, e pafajshme, e mahnitshme... perhere.

Dicka e tille i ndodh Dorian Grey. Nje mik i tij piktor, pikturon nje pikture te tijen ne nje moshe kur pafajsia vishte ende fytyren e tij. Portreti eshte gjenial. I mahnitshem, duket i gjalle edhe i paaritshem. Ve vete autorin e tij ne dyshim se do te mundet te bej ndonjehere nje pikture te dyte qe ta kaloj nivelin e asaj pikture. Por mbi vleren e tij artistike piktura ka nje tjeter mrekulli se brendshmi. Ajo mbart te gjitha nenqeshjet egoiste, hidhtesine e pashmangshme te shpirtit mizor te Dorian Grey. Te gjitha rrudhat e tij, ngerdheshjet poshteruese. Romani studion, teston aftesine e nje njeriu per te qene i drejte kur gjithecka qe ve ne peshore veprimet e tij eshte vetem morali i tij. Kur nuk mbeten shenja aspak mbi lekure te asaj cfare ndodh ne shpirt.

Ishte interesant. Ne disa pika pakez i stergjatur edhe interesi te sterhollohej e pothuajse humbiste. Momentet filozofike ndonjehere pakeza te lodhshme pikerisht per te njejten arsye 'sterzgjatjen' gjithesesi nje liber i vecant ne subjekt. Akoma me interesante fakti qe libri eshte konsideruar i pamoralshem kur per mendimin tim ai liber nuk ben gje tjeter vecese nxjerr vlerat e moralit ne pah. Isha kurioze te lexoja nje roman te Oscar Wild. E lexova. Te them te drejten, i pelqej dramat e tija me teper.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2009 21:22
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Tesi i D'ubervillve - nga - Thomas Hardy

Tess of the D'Ubervilles eshte nje liber qe pershkruan viktimen e shoqerise.
Tess eshte vajza e madhe e nje familje te varfer. Familja e saj jane trashgimtaret e fundit te nje familje dikur te pasur edhe fisnike qe tashme eshte zhdukur. Babai i saj eshte nje pjanec pertac i cili edhe pse jo mizor ndaj familjes se tij eshte i papergjegjshem per ta. E ema e saj i merr gjerat thjesht e lehte atehere edhe i sterzgjate e komplikon ato qe jane vertet te thjeshta e te lehta. Tesi eshte motra e madhe e nje grumbulli femijesh qe asnjehere nuk arrin ta mbash mend se prej sa femijesh formohet. Ajo eshte gjithemon e ndergjegjshme per qesharakllekun qe perben familjen e saj. E shtyre, pothuajse e forcuar nga prindrit e saj Tesi niset ne kerkim te nje tjeter familjeje me te njejtin mbiemer si te sajin qe supozohet se jane ende te pasur, per te kerkuar ndihme per familjen e saj te varfer. Ajo gjen pune ne shtepine e te ashtu-quajturve kushurinj te saj edhe fillon vuajtjet e saj te shumta e te pashtereshme. Tesi fillon si nje viktim e ambjentit edhe vazhdon po si e tille. Opinioni gjykon e perndjek femren nga fillimi deri ne fund te romanit edhe eshte edhe shkaterruesi i saj.
Libri ishte interesant ne kuptimin qe te ben per vete, deshiron ta ndjekesh, por te le me nje ndjesi te hidhur e te dhimbshme e deshperuese.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2009 21:34
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Re: Piktura e Dorian Grei - nga - Oskar Uaild

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
"The picture of Dorian Grey" nga Oscar Wilde eshte nje histori interesante e ngjashme me nje eksperiment shkenctaro - psikologjik.

Cfare do te ndodhte nqs do te mundje te beje te gjitha poshtersite e mundshme, te zbatoje te gjitha mekatet qe te deshiroje, te shkelje mbi kedo e mbi gjithecka, ti lejoje vetevetes cdo gje qe kjo bote mund te ofroj edhe fytyra jote te vazhdonte te mbarte pamjen e nje engjelli. Nje fytyre e bukur, e pafajshme, e mahnitshme... perhere.

Dicka e tille i ndodh Dorian Grey. Nje mik i tij piktor, pikturon nje pikture te tijen ne nje moshe kur pafajsia vishte ende fytyren e tij. Portreti eshte gjenial. I mahnitshem, duket i gjalle edhe i paaritshem. Ve vete autorin e tij ne dyshim se do te mundet te bej ndonjehere nje pikture te dyte qe ta kaloj nivelin e asaj pikture. Por mbi vleren e tij artistike piktura ka nje tjeter mrekulli se brendshmi. Ajo mbart te gjitha nenqeshjet egoiste, hidhtesine e pashmangshme te shpirtit mizor te Dorian Grey. Te gjitha rrudhat e tij, ngerdheshjet poshteruese. Romani studion, teston aftesine e nje njeriu per te qene i drejte kur gjithecka qe ve ne peshore veprimet e tij eshte vetem morali i tij. Kur nuk mbeten shenja aspak mbi lekure te asaj cfare ndodh ne shpirt.

Ishte interesant. Ne disa pika pakez i stergjatur edhe interesi te sterhollohej e pothuajse humbiste. Momentet filozofike ndonjehere pakeza te lodhshme pikerisht per te njejten arsye 'sterzgjatjen' gjithesesi nje liber i vecant ne subjekt. Akoma me interesante fakti qe libri eshte konsideruar i pamoralshem kur per mendimin tim ai liber nuk ben gje tjeter vecese nxjerr vlerat e moralit ne pah. Isha kurioze te lexoja nje roman te Oscar Wild. E lexova. Te them te drejten, i pelqej dramat e tija me teper.

titulli me kujtoj nje novele qe kam lexuar disa vite me pare nga nje autor anglez (kam harruar emrin)
titulli i librit eshte "the potrait" ne shqip "portreti"
dhe ne karperdinen e librit eshte nje pikture, nje fytyre vetem...
the story merr pjes ne fillim te shekullit nemos gabohem! ne londer dhe dhe perfundon ne nje fshat bregdetar ne france...

nje piktor, shok i ngushte i nje intelektuali te njohur ne londer qe eshte zhdukur prej 4-5 vitesh pa lene gjurme ne nje fshat te frances i dergon nje leter/ftese per nje vizit nga londra ne france qe te pikturoje portretin e tij...
gjithe novela eshte nje dialog mes ktyre dy shokeve te vjeter, njekohesisht duke pikturuar potretin e tij. libri sjell ne drite jeten e intelektualve dhe artistve te asaj kohe ne londer, gjithashtu nuk duket se shkon gjekundi pervec nje bisede interresante mes dy intelektualesh,  pyetje pergjigje dhe kujtime te nje goce edhe ajo artiste qe kishte qene e afert ne jeten e te dyve,  dhe kishte vare veten ne rrethana misterioze... 
ngadale gjithcka del ne drite, tregon nje hakmarrjeje superb...
kur mbylla librin dhe i hodha nje sy edhe njehere portretit ne kaperdine, kam mbetur duke veshtruar per nje kohe te gjate...
Perfect... vlerson shume shume te dyja artet , shkrimin dhe pikturen... 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2009 14:23
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

2 libra qe me kane bere pershtypje te madhe

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re captive+ating.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 8 herė.

perpara disa vitesh. Nuk jane artistike,jane me shume edukativ dhe te bejne te mendosh sepse pasqyrojne esencen e femres dhe mashkullit dhe sesi Zoti i ka krijuar ata.
Me pelqejne se tregojne lirine e te qenit aventuriere, te bukur perbrenda ,dhe te forte ne karakter. Ai libri per femrat ,eshte me i thelle, me pelqyen me shume shembujt e krisura te djemve tek libri tjeter hehe, wild at heart. Ate per femrat s'e pelqeva se ne ate kohe s'desha ti futesha aq thelle gjerave.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2011 06:25
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Thumbs up

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re wilderness.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 7 herė.

yeah.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2011 06:26
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:02 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Hapesira Letrare - Kendi i miqeve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.