Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Konkursi i muajit!!!
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Konkursi i muajit!!!

Ja ku jemi serish njerez!
Do te fillojme me konkursin e ri i cili si ai i muajit Shkurt do te ndahet ne dy kategori, ne "Proze" edhe "Poezi".
Shpresoj qe te kemi sa me shume konkurues edhe pjese letrare vertet te arritura. Duke filluar nga ky moment, presim krijimet tuaja.

Per ata qe jane te rinj edhe s'i dine rregullat e konkurseve te ketij lloji po pershkruaj shkurtimisht disa nga pikat kryesore.

Si gjithemon preferohen nje poezi dhe/ose nje pjese proze e papostuar me pare, por lejohen edhe pjeset e postuara per ata antare qe s'munden te krijojne pjese te reja.

Fillimisht pjeset letrare, poezi ose proze do te postohen ne kete teme dhe kur te krijohet nje numer i konsiderueshem pjesemarresish do te hapen dy sondazhe, nje per poezine e nje per prozen.

Ju uroj sukse se te gjitheve!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Modifikuar nga iliriusa datė 17/03/2006 ora 19:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2006 06:59
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Dialogu mes Zemres dhe Mendjes - nga- Analistja

Shpesh here kur jep gjithshka qe ke ne shpirtin tend, ndjenjat, perkedheljet, mendimet, dashurine tende dhe nuk merr asgje mbrapsht, krijohet nje zbrazeti. dhe kjo zbrazeti dhemb. Dhemb ndoshta me shume pamundesia per te dhene dhe ne keto momente mendja jote pyet zemren.
- Pse jep gjithshka qe eshte me e vyera qe ke dhe me vone nuk te mbetet asgje per vete?
Zemra pergjigjet:
-Sepse egzistoj per te dhene dhe kjo eshte arsyeja e egzistences sime.

Dhe mendja vazhdon te pyese: Por ti jep gjithcka dhe nuk merr asgje mbrapsh pse e ben kete?

Zemra pergjigjet: Nuk mundesh te dhurosh me kushte, dhurata eshte nje dhurate e shpirtit dhe kjo vlen per te gjitha gjerat qe jane shpirterore. Une nuk jap per te marr, jap sepse keshtu me mbushet shpirti dhe ne universin e shpirtit asgje nuk humb. Ndoshta personat presin per momentin e duhur, ndoshta nuk e kuptojne, ndoshta eshte shume heret per kete lume jete. E di qe nje lume nuk rresht kurre se rrjedhuri? Keshtu eshte dhe shpirti, rrjedh pa ndalim dhe ne nje moment te gjitha dhuratat do te pranohen.

Por mendja vazhdon te pyese. Por ku fillon ky burim? Nuk ka fund?
Zemra pergjigjet:
- Gjithshka qe ne jemi u krijua nga gjerat qe na kane dhuruar dhe qe u kemi dhuruar te tjereve. Eshte nje proces pasurimi i pafund dhe nga kjo lind burimi dhe nuk ka fund sepse shpirti eshte i perjetshem. Ke me pyetje?

Dhe mendja tha, po kam. Cili eshte sekreti per te mos vuajtur?

Zemra pergjigjet:
- Te dashurosh pa pretendime, te dhurosh pa pretendime, por gjithashtu te dish sa te dhurosh. Nuk mund t'i japesh nje femije ushqimin e nje te rrituri se nuk ja pranon organizmi, ashtu sic nuk mund t'i japesh nje njeriu qe nuk ka etje uje. Do ta lere pergjysem ose do ta derdhe. Gjithashtu duhet te shpresosh dhe te kesh besim tek zoti. keshtu e gjithe lumturia jote do te varet nga ty dhe jo nga te tjeret. Nese nuk ke pretendime nuk ke as zhgenjime si rrjedhoje as nuk do vuash. Do te jesh vete nje burim lumturie per veten tende.


Ps. Mqs Analistja ka probleme me pc e saj me kerkoi ta postoj une kete pjese prej saj. Suksese me tej Analiste!

Modifikuar nga iliriusa datė 17/03/2006 ora 04:46

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2006 00:26
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
WOLF_CUB
Pure Instinct

Regjistruar: 09/03/2006
Vendbanimi: Alpe
Mesazhe: 289

Heshtja qe flet

Jo vetem nje problem psikologjik

"Kam vendosur te hesht" "Nuk e duroj dot heshtjen e tij (saje)" Eshte i heshtur si pus”" "Pasoi nje heshtje e madhe..." "Heshtja e saj fliste shume" "E vetmja pergjigje qe heshtja" "Heshta, se keshtu ishte me mire" "Kishte heshtur pergjithmone" (!)

Permenda shkurt disa forma reagimi qe lidhen me heshtjen dhe per heshtjen pare ne nje dimension tjeter dhe larg interpretimit te perditshem lidhur me te. Mendoj se ne jemi mesuar ta identifikojme heshtjen kryesisht ne dy pamje me interpretim te gjere. Njera, eshte ajo foklorike qe ne fakt megjithse duket siperfaqsore, mbart ne vetevete nje pasuri te madhe pershkrimesh e konstatimesh, te cilat mund te flasin shume. Ndersa tjetri eshte nje interpretim i nje lloji shkencor, qe mund te jete pershkrues dhe me dinamik. Ne rastin e psikologjise se aplikuar ajo(heshtja) mund te jete e pershkruar si nje tipar i theksuar ose jo i personalitetit por edhe si nje simptome shoqeruese e nje patologjie apo crrgullimi psikik.
Heshtja eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me jeten tone. Duket sikur kur degjon te flitet per te te krijohet nje ndjesi apo perceptim per nje lloj gjendje apo natyre, qe eshte ne nje qetesi dhe pasivitet te plote. Ne fakt te gjithe e kemi degjuar ate shprehjen qe perfshin ata qe flasin shume dhe nuk thone asgje.
Sa gjera mendojme kur jemi vetem? Sa te tjera nuk themi ne prani te te tjereve?? Sa here kemi nevoje te rrime vetem dhe sa te tjera ndihemi vetem midis te tjereve. Vetmia morale mendoj se eshte ne te vertete jo vetem nje mosperputhje, por edhe nje element qe deshmon per egzistenzen e nje teresie mendimesh e sjelljesh qe qendrojne ne heshtje dhe qe per arsye te ndryshme nuk dalin ne pah duke bere te mundur qe heshtja te ngjasoje si heshtje, dhe te vertetat e pathena te jene gjuha padukshme e saje . Mendoj se heshtet shume me shume se gjithe mos heshtjet se bashku. Une heshtjen e perceptoj si mbreterin me te madhe dhe me te vrtete te informacionit dhe te vertetave..
Ne fakt edhe ti qe po lexon keto caste duket sikur je ne heshtje (megjithse per shkak te poziconimit le shteg te besosh se po mendon lidhur me dicka specifike). Ceshtja eshte per heshtjen qe pason me pas. Ku nuk eshte vec fokusim i nje uni apo nje zeri qe nuk degjohet e eshte i detyruar te heshte”K.eshte thjeshte nje mrekullim dhe lundrim e me pas pershkrim per natyren e vertete te heshtjes qe sipas mendimit tim, eshte nje nga shtyllat me te forta te komunikimit tone.

Konvencionet e heshtjes.

Te shprehurit me fjale apo verbal, duket sikur ka nje tendence qe te zbehe pak informacionin qe mund te marrim nga tipare te tjera shprehese sic jane gjestikulacioni dhe mimika. Ne kushte te nje komunikimi verbal keto komponente jane si te thuash te shkrire dhe eshte pak e veshtire dhe larguese nga tema nese do te kushonim rendesi informacionit jo verbal.
Heshtja flet pra ne menyren e dyte pra ate jo verbale ku karakteristika vizuale te gjendjeve tona shpirterore dhe intensieti i levizjes se trupit apo gjymtureve te vecanta, deshmon per forma te larmishme te gjendjeve shpirterore pavarsisht se nuk ka dialog.... heshtja ka fytyren e dhimbjes, brenges, deshires, merzise, pengjeve apo nostalgjive te shumta qe mund te kemi. Ajo ka pamje melankolike dhe inatcore, agresive, armiqsore, hileqare dhe te fshehta si vete kuptimi paraprak i kesaje fjale. Ajo shpesh deshmon dhe lind pritshmeri dhe frikera te ndryshme. Dhoma te zbrazura ku kumbon heshtur vec zeri i shpirtit tim - thote zeri i vemitarit dhe ne fakt ai deshmon se po flet shume ne heshtje.
Ne nje fare menyre eshte e heshtur edhe gjuha e simboleve dhe simbolikes. Duke mbajtur sende veshje hajmali, medalione e shenja deshmojme per dicka ne heshtje dhe kur gjuha e simboleve sofistikohet lind kurioziteti dhe pyetjet ; rast qe deshmon se heshtja fliste edhe para se te thyhej. Nje mashkull apo nje femer shpesh pllakosen ne gjendjen e heshtur e te njohur si platonike. E kush nuk mund te deshmoje per vulkanet e mendimeve dhe ndjesive qe provohen ne keto raste.
Mund ti dallojme lehte dhe jo lehte. Nje fytyre me pamje jo te zakonte, nje levizje e intensifikuar dhe nervoze e duarve apo dickaje tjeter. Te gjitha mund te behen, po, ne prani te te tjereve megjithate jane veprim te qajtura te heshtura..

Heshtja e madhe


Vertete pas kaq e kaq vite polemikazh debatesh , shembujsh te ndryshem, provash, eksperimentesh, zhgenjimesh e mashtrimesh. A mund te flitet per egzistencen e saje; pra te nje heshtje te plote?! Heshtje te plote ne sensin e vdekjes absolute, jashte presionit dhe normave tona te qendrimeve dhe reagimeve dhe jashte kontekstit te moralit dhe kultutes. Ne fakt mendoj se kjo lidhet me shume me format tona te drejtperdrejta dhe te ndikuara por patjeter nga nje lloj niveli cilesor qe lidhet me logjiken forcen imagjinates dhe nivelin kreativ te c”¦donjerit nga ne ; ku nga njera ane jane e prekshmja dhe e dukshmja dhe nga ana tjeter shkohet deri ne nivelet e ESP (extra sensory perceptions). Por une dua thjeshte te permend fillimisht perfytyrimin, qe tek une mungesa e ndonjehershme me ben te kem ndjesi prej vegjetativi. Ndoshta keto jane shenja te nje fillese te heshtjes se vertete do te thosha; nese ne, pra, veme re apo pikasim se perfytyrimi eshte mpakur mbase mund ta quanim nje percues energjik drejt heshtjes se madhe. Po vertet a ka heshtje pas vdekjes fizike(?) Une ne fakt nuk jam ketu per te thene kete dhe as per te bere interpretim religjoz. Mendoj se nuk mund ta shmangim kete subjekt ne teresine e subjektivitetit te saje dhe per arsyen e thjeshte se argumenti qe me kerkohet per te mbrojtur idete e mija eshte ai i heshtjes qe jo vetem flet, por edhe gjithmone ka four dhe rrjedhimisht do te vazhdoje te flase. Ketu s'ka fantazma e as shpirtera qe rendin e flasin heshtur, ka vec fytyra te mendjeve qe nuk e kuptojne njelloj domethenjen e kesaj mrekullie intriguese qe te krijon ndjesine e te veretave qe jane thelle abiseve te shpirtit dhe pavetetdijes sone dhe qe shume prej tyre nuk e gjejne kurre rrugen e drites ngelin ne burgjet e heshtjeve tona here mrekulluese, magjike, dhe te dhimbshme..
Gjithe keto heshtje te vogla duket sikur rrugetojne drejt asaje qe ne e quajme heshtje e madhe. Duket sikur ka ngjyrime filizofike ne keto fjale dhe ne fakt mendoj se eshte e vetmja menyre per te na qartesuar relativisht drejt rruges se ciles synojme t” japi zgjidhje.
Kur degjojme te flasim per heshtjen e madhe te gjithe Un-et tane duket se ndjejne nje veteasgjesim dhe mbrohen ne forma te ndryshme. Askush nuk do qe te vdese. Dikush e pranon si fakt i nje ideologjie te caktuar dhe dikush tjeter ne te kundert te tij, nuk e pranon! Ka dhe nuk ka.Jete dhe vdekje!!



Heshtja si qendrese


Nese i afrohemi dikuj qe hesht sepse eshte natyre e tille. Dhe nje tjetri qe hesht per shkaqe te ndryshme. Dhe me pas nje tjetri dhe nje tjetri mund te veme re qe ne thelb kemi te bejme me heshtje ne natyra te ndryshme. Dikush mbrohet duke heshtur dhe arsyet pse ndodh kjo gje mund te jene ne subkonshin e tij por dhe ne realitetet qe gjithsesi per nga natyra e reagimit kane lidhje me te parin. Une kam prirje qe heshtjen si qendrese, ta quaj me shume si te pavetedijshme, pavarsisht se per cfare qellimi heshtesi mendon se heshte. Kemi dhe heshtje patologjike ku depresivi nuk ka motiv per te folur ne ate erresire te ndjsive te tij. Por edhe ne kete gjendje ai perseri nuk hesht pavarsisht se ka raste ku mendon se ndjesite e tij nuk do ti pelqenin te tjereve. Ne jemi mesuar ti biem shkurt e te themi se u mbyll ne vetevete por ne fakt atje ne kete mbyllje ne vetvete kemi nje mori mendimesh nga me negativet e me te zymtat. Heshtja ketu ben nje lloj rezistence ndaj realitet(eve)it duke menduar ne inferioritet te plote, tradheti braktisje, vetevrasje(perjashtim bejne vetem barazhet te skizofrenet). Dhe mendoj se te vrasesh veten(pavarsisht nga perbajtja tejet irracionale e te menduarit qe te con ne kete veprim) deshmon per nje intensitet te menduari madje te madh, qe ne fund te shpie drejt nje akti qe askush nuk do ta deshironte. Pra edhe njehere evidentojme "jo heshtje"edhe atje ku heshtja duket si me e madhja.

Interpretimi ne heshtje I heshtjes


Ne kete rast do te beja ndarje midis tip personaliteteve te ndryshem, menyres se si i perjetojne dhe i interpretone fakte te ndryshem duke mberritur e interpretimet patologjike ne heshtje te sjelljeve jo verbale. Rastin e me poshtem mund et quajme thjesht ; "kaloi dhe nuk me foli"

„« Mos valle I ka mbetur hatri (fillon analiza e shpejte e ngjarjeve)
„« C”¦fare I duket vetja atij; hajt se do ta shohe( frustracion me agresivitet)
„« Mbase nuk me vuri re(relativisht racional)
„« Asnj lloj reagimi (I ftohte dhe mosperfiles ne dukje)
„« Reagim I shpejte duke I kerkuar llogari pse dhe si.
„« Mos ai(ajo) kujton se ia kam bere une ate veprim.? ( tendenca paranojake)
„« Indiferentizem shqeruar me buzeqeshje dhe kryelartesi(nje forme deliri)

Ketu nuk pemenda nje mori reagimesh te crregullimeve te ndryshme te personaliteti dhe atyre afektive, neurotike etj. Mendoj se nuk na ndihmon ne qellim por vetem se na ben te ndryshojme fokus.
Sic dhe e pame, ne varesi te cilesive dhe karakteristikave te personalitetit reagojme ndrysh perballe nje fakti qe ne fakt do ta quajmete paqellimshem dmth subjekti vertete nuk ka pare askend. Ai (subjekti) heshti dhe kjo situate qe e mjafte per te lindur nje mori interpretimesh dhe reagimesh te cilat ne nje menyre ose ne nje tjeter i pergjigjen gjuhes se heshtjes, ne heshtje, duke mos heshtur. Dua te theksoj se ne familjen e ketyre reagimeve ne varesi te vendit dhe personit mund te hasim reagime nga me ekstremet e natyres dhe sjelljeve njerezore.


Heshtja dhe thyerja e saje


Nese dikush krijon nje imazh te caktuar si pasoje e sjelljeve te tij ne nje ambient publik pajeter kemi nje loj kompromisi te heshtur apo skeme dhe nje lloj rutine ne mardheniet e ndersjellta midis tyre.
Ndrsa shkruaja keto rreshta ne lokalin qe frkuentoj rregullisht, papritur vura re se po me veshtronin shume sy kurioze. Pas pak caste habie e kuptova se kisha kryer nje veprim te pazakonte qe nuk e kisha bere kurre. Une po shkruaja, pra nuk isha me ai qe ata ishin mesuar te shihnin ne te perditshmen me kafe dhe biseda me miqte.
Papritur fillova ta ndiej se kish filluar te ndikohesha nga kurioziteti i tyre. C”¦te mendojne valle se po shkruaj? Pergjigje mund te lindin plot por i rendesishem eshte fakti se ishin ata qe donin te dinin me c”¦do kusht. Une kisha qene teper indiferent pak caste me pare dhe isha i perqendruar ne material”K.por vendosa te shkruaj edhe per kete skene qe lindi rastesisht dhe u be skup per vazhdimin ndryshe te mendimit , te pakten ne ato caste. Skaloi shume dhe pergjegjesi I lokalit(me te cilin kam konfidence) m”¦u afrua kurioz dhe duke hezituar nje cast me pyeti: "Pash zotin cfar je duke shkruar? " une i zgjata letren dhe pasi e lexoi ai u largua duke tundur koken dhe duke buzeqeshur vazhdimisht (nuk I kish shkuar ne mendje se une isha duke shkruar pikerisht per kuriozitetin e tyre). Dhe nuk kaloi shume kohe deri sa une hodha perseri nje veshtrim hulumtues perreth dhe. Pergjegjesi i lokalit mbase e kishte bere punen e tij duke i qartesuar ne kuriozitetin e tyre qe me pare kish qene dhe i tij ne castet kur une vec po punoja ne heshtje dhe qe perseri vazhdova te punoj sepse ata me lane ne heshtjen time e cila tashme po tenton tju flase ju.

Kur heshtja mendon fuqishem”K..

Dikush do te thoshte kohe me pare se eshte e pamundur te shterret krijimtaria dhe interpretimi i atyre qe ne I quajme mardhenie dashurore(ketu ne cift). Shumkush e ka provuar dhe thuajse te gjithe jemi ne dijeni per ate qe quhet dashuri platonike. 'Ata' ose 'Ato' ndryshojne thellesisht menyren e te sjellurit, ku vendin me te rendesishem dhe substancial e ze heshtja. Dikush mund te jete kreativ dhe te sublimoje energjite ne art apo sport dikush tjeter mun ti shprehet nje miku apo mikje per ate qe ndien dhe qe sipas tij askush nuk e ka ndier me fort”Kaskush nuk e ka dashur dhe nuk do ta doj aq shume sa ai ose ajo.
Valle a mund ta perjashtojme zerin e vetmitarit, nete pa gjume dhe kultin mbi te cilin vendoset nje krijese e zakonshme duke u shnderruar si dicka hyjnore sepse ne mendjen e vetmitarit ne mungese projektohet dicka dhe. Por une mendoj se eshte me rendesi te permendim vetem faktin qe te gjithe deshmojne per fuqine dhe intensitetin e kesaje ndjenje, pjesa me e madhe e te ciles gjenerohet ne vetmi. Nga jashte fasada ne forme fytyre flet shume shume vetem per ndryshime te sjelljes sic mund te jete nervoziteti melankolia, apo edhe heshtja e pafjale qe pllakos por qe ne fakt verifikohet si jo e tille pas refleksionesh e analizash. Ne te verete egziston edhe kontakti i shenjave dhe joshjeve reciproke qe kanalizojne dhe mundesojne te menduarit dhe me pas te ndjerit por, ka edhe raste kur gjithcka zhvillohet ne heshtje dhe pa dijenine ose qellimshmerine e pales tjeter.
Ne kete fushe kemi nje larmi sjelljesh interpretuese qe rrjedhin nga natyra relativisht seksuale e njeriut dhe qe variojne nga tip personaliteti. Dikush te sheh embel, te josh e me pas largohet ne heshtje...ashtu si e filloi. Dhe qindra raste te cilat nuk eshte vendi te tentojme dhe ti interpretojme. E rendesishme eshte te theksojme se e verteta e heshtjes shpsh ka fytyrene te kundertave qe ne themi dhe bejme te detyruar mbase nga rrethanat kenaqesite. Presionet dhe frikerat e ndryshme. Shpesh ”§nuk dua eshte vertetuar si e kunderta. Une atehere nuk ta thosha dot se si me erdhi kur mohova se te doja. Por nuk ta thosha dot se”K”K! Pra e pa thena ose me mire e thena ndrysh eshte njeloj si te heshtesh dhe ti leshe tentativat tona per te deshifruar informacionin jo verbal dhe shpesh te varfer qe na jepet.
Ne kete fushe jane me te theksuara simpatite dhe antipatite e ndryshme. Dua te theksoj se ka edhe antipati qe lindin prej simpative dhe qe mund te interpretohen ne shume forma. Dashurite joshjet simpatite armiqesite, urrejtjet, paragjykimet, xhelozite, posesiviteti por dhe respekti reciprok verifikohet ne keto raste ku duket se mbreteria e heshtjes flet me fuqishem se askund dhe qe verifikohet qe ndonjehere ndonjeri te heshte sa eshte gjalle per nje Ӥheshtjeӯ diku, dikur... gjate jetes se tije.

Fitoret dhe humbjet e heshtjes

Shpesh kemi degjuar per egzistencen e njerezve te quajtur Ӥte urteӯ. Te heshtesh, shpesh mund te jete nje veprim i mencur. Hesht dikush qe e ndien dhe kupton se duhet ta beje. Dikush qe eshte i ditur dhe qe nuk mendon se eshte i tille. Ketu dija dhe dituria flet heshtur dmth pa frazat e rendomta dhe titujt qe shpesh nuk deshmojne asgje.
Nese do te therresim ne ndihme folkun dhe do ti referohemi fjales se urete si heshtja eshte flori ”K”K.etj do te mund te interpretonim nje rast ku nuk behet fjale per nje kompromis, nenshtrim ap konformizem”K..megjithse mund te pikasime dhe elemente te tille. Mendoj se heshtja eshte flori per vete natyren e kthjellet te mendimit, te pa pergjuar, te pandikuar nga frika apo bezdia e interpretimit te dikuj. I dituri hesht shpesh se nuk I duket e udhes dhe e kohes te flase. Por vjen nje cast kur megjithse mund te flase pak ti kupton se ne te vertet ai nuk ka heshtur kurre. Ne fakt dituria hesht kur eshte vertete e tille deri sa e kupton se kur duhet te flase madje te klithe”K.mua me kujtohet nje thenie e nje te mencuri qe thoshte ”§.... gezimi I diturise duhet te jete britma jote e fundit”Ø.
Shpesh ka ndodhur qe njerez qe kane heshtur ne momentin e duar kan fituar jeten.....te tjere e kane humbur. Por gjthsesi mendoj se nuk duhet te ngaterrohet rastesia me urtine. Ne te dya rastet e mesiperme ishte protagoniste heshtja. ”§Ai heshti atehere kur duhet te fliste”Ø, ndersa tjetri ”§foli kur duhet te hesht”¦e”Ø.
Duket sikur po mendojme shume dhe ne menyre kaotike per heshtjen”Kapo jo???? Vetem pak tinguj e me pas fjale na ndajne nga thenia e atij mendimi qe gelon ne mendje dhe qe duket sikur pak caste me pare nuk donte te thoshte asgje(!)

Anet e erreta te heshtjes

Nese do te shohim se si fugsionon bota e krimit do te veme re se nuk ka shume gjera te dukshme. Megjthse te kuptuarit eshte pjese e mesuar dhe e koduar me simbole fjale e fraza te tilla qe nenkuptohen ketu perseri vihet re nje heshtje e madhe qe me shume eshte lloj sekretmbajtje fanatike. Nga kontakte te tilla qe ne mendjen e nje njeriu te thjeshte disa reagime ne heshtje mund te interpretohen si normale, ne te vertete mund dhe kane pasur e kane pasoja fatale. Shpesh duket se jane shume paranojake dhe veprojne me shume nga frika se sa nga llogjika apo mizoria.
Frika ne te vertet eshte nje lloj mbretereshe e vecante. Mund te ta mbylle gojen dhe ti te heshtesh pergjithmone”Kpor edhe mund te besh dike qe te jete heshtja vete(duke e eleminuar). Ketu rralle llogjika kalon ne rugen e ndjenjes. Heshtja eshte nje rregull I rrepte qe duhet zbatuar.
Ne te shumta e rasteve qe kemi degjuar se kriminelet dmth vrsesit nuk jane ata qe bejne si gore tere diten, duke u hequr si te tille. Dhe pervoja ime me ka bere te njoh shume syresh dhe siper cudi pjesa me e madhe kane qene tipa shume te heshtur. Nga ata qe shperthejne rralle, por qe”K”K! Pra mendoj se nuk mund te themi se ata jane apo kane qene njerez te varfer ne mendime dhe kane pasur si tendence zgjidhjem shkurt te problemeve. Un nuk dua te bej pergjithesime. Thesht mendoj se ky eshte nje rast tjeter i te menduarit ne heshtje qe eshte verifikuar shpesh si i perpiluar der ne detajet me te hollesishme dhe pa komunikuar me asnje. Pra edhe kjo forme reagimi eshte nje forme tjeter qe lind nga ajo, qe duket si heshtje, por qe nuk eshte e tille.


Te pafjalet e perhershem

Duket sikur jane ata qe heshtin me shume se te tjeret. Dikush i ka quajtir ”§bij te nje bote tjeter”¦. Mendoj se eshte e drejte; se meqe jeta e tyre eshte e privuar nga nje nga themelet e saje dhe qe eshte tingulli, mungesa e te cilit i ben te jene shume ndryshe.
Shurdhmemecet lindin te tille dhe gjithe jeten, megjithse mundohen shume arrijne vec te belbezojne e te bejne vec shenja qe eshte gjuha e tyre thelbesore. Vetmia e tyre eshte heshtje ne kuptimine plote. Ata nuk mund te degjojne dhe natyrisht jane te privuar nga terheqja e vemendjes qe vjen prej tingujve. A thua te mendojne valle ne heshtje e tyre”K”K??? Patjeter madje shume. Ata edhe shprehen me menyrat e tyre por ne te vertete mendoj se me shume se te kushdo tjeter natyra e ka skalitur te ata fytyren e veretete te heshtjes qe flet. Ata jane me te sofistikuar dhe kane nje potence me te madhe ne shqisat e tjera ne dallim nga normalet. Pamjen e kane me ekspresive dhe reagimet e tyre jane me shume se askund tjeter te vizatuara, te skalitura shpesh ne fytyrat e tyre. Ata shpesh heshtin sepse kjo bote kerkon argumente te cilat sot me shume se kurre po behen te veshtira per tu krijuar e thene dhe me shume te veshtira per t”¦u kuptuar. Pra te detyruar pjesen me te madhe ata qendrojne ne heshtje. Jane pjese e nje bote ku mendimi dhe fjalet rrjedhin lirshem vetem midis tyre.
Nese do te llogarisnim shkurt mund te nxjerrim qe gjate ciklit te jetes ata lene mijra fjale pa thene me shume se te tjeret qe kane edhe ata caste me ”§shurdh-memeceri”Ø. Keto fjale, pjesa me e madhe tyre i merr me vete ne bote tjeter. Kjo eshte nje pjese me heshteje ku heshtja eshte e tille jo sepse do te jete, por qe gjthsesi eshte e tille ne mos”¦heshtjen e saje me te fuqishme se askund.
Ne kushte pak me te ndryshme ndodh me te verberit, ne kushte e mungeses se imazheve. Jeta e tyre traumatike eshte e ndare midis erresires dhe imagjinates se si mund te jete drita. Ndoshta dikush tenton ti thote e ti pershkruaj ato qe shohin vec me syte e mendje se tyre. Ata heshtin shume se nuk duan mbase te thone ate qe nuk do te kuptohet sepse nuk eshte brenda kuptuesve.


Heshtja dhe arti

Ne te vertete une nuk dua te flas per ate pjese te sublimuar dhe te shnderruara ne art te ndjesive te cilat jane teper individuale. Dua thjesh te pershkruaj rendesine e heshtjes dhe qetesine qe ajo(heshtja) shpesh lind, qofte kur je duke bere nje kundrrim te thjeshte te dickaje te bukur. Kur sheh dicka qe te pelqen shpesh kerkon te flasesh dhe ta ndash me dike qe te kupton dhe qe mendon afersisht s”¦i ti. Meqe natyra eshte kulti I romantikes dhe te menduarir e te perceptuarit e saje eshte shume i ndryshueshem. Nese dy persona perjetojne caste te bukura nga nje fenomen apo peisazh kjo e perbashket eshte vetem ne ngjashmerinee mrekullise si ndjenje. Ne pjesen e sublimuar qe quhet art, ndjesite shprehen ndryshe. Ndodh ne vetmi ku gjthcka hesht, pervec mendjes tende. Tjetri eshte pozitiv por i ndryshem ne pershkrimin e te njejtit fenomen. Jane te gjitha qe ne i perjetojme por qe mund ti pershruajme ne kushte te nje heshtje dhe qetesie relative. Edhe ketu, mendoj se gjuha e vertete dhe sintetizimi i ndjesive, ndodh ne heshjtje, megjithse, fjale jane edhe ato qe shkruhen...por mund te jene edhe nota muzikore qe lindin andej nga ku askush ska mundur te shohe se si eshte.

Per heshtjen

Ne te vertete une per here te pare shprehem rreth saje . Edhe idea per te bere kete teme me lindi pikerisht nga nje komunikim interesant ku shume gjera nuk thuheshin ose me mire thuheshin ato qe nuk qene”K.. E rendesishme eshte te dish te dallosh dhe me pas te perpiqesh te pershkruash dhe pse jo me pas te interpretosh. Shpesh me duket se kete material do ta shkruaja 100 here dhe te 100 heret do te kishte ndryshime. Mendoj se nuk ia kam aritur qellimit dhe kjo jo per faktin e subjektivizmit te kesaje teme por per nje lloj enigme ende mistrioze qe une ve re ne kete fenomen. Por mendoj se rendesishme eshte te tentosh dhe mendoj se une jam ndoshta i pari qe flas per heshtjen ne kete forme, qe me gjthe nje shtrirje dhe kaosi ne renditje dhe objektiv, perseri mendoj se eshte teme qe vlen te preket per vete natyren vezhguese dhe imagjinaten te cilat jane mendoj te rendesishme per shkencen rreth te ciles ne po tentojme te studiojme




* * *




Poeti i shquar Anglez Shelley ne fund te jetes shkroi fjalet e fundit qe mbeten ne mes”KAnd what is the live, I cried”K! Thone se kish klithur se e kish kuptuar pikerisht ne castet qe po ndahej prej saje. Dikush tjeter thoshte se jeta zgjat sa nje pulitje syshe”K ndersa une diku kam shkruar se jeta me duket se eshte nje cast e pak”K.dhe sa shume heshtim e nuk themi ne kete jete ; sa shume gjera leme pa kryer. Heshtja flet dhe per te verteta e mija dhe te tuat; dhe te te gjithe ne se bashku. Kane nje kuptim njerzit dhe gjerat ne syte dhe mendjen time. Pjesen me te madhe te tyre une i them ne heshtje. Mendoj se dhe une dhe te gjithe ne, jemi shume, shume te papregatitur per te perballuar ato te verteta qe heshtja na thote.


A.Sh Prill ”„2004

__________________
"Teach me half the gladness, That thy brain must know, Such harmonious madness, From my lips would flow..." (Shelley)

Modifikuar nga iliriusa datė 18/03/2006 ora 01:21

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2006 02:09
WOLF_CUB nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė WOLF_CUB Kėrko mesazhe tė tjera nga: WOLF_CUB Shto WOLF_CUB nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto WOLF_CUB nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Casti i falur.

Ky cast qe kaloi
ishte i yti, a e di?
Mendja apo zemra e damkosur
u zhyten ne detin merzi.

Merzi per humbjen e pathene
e pritjes se lodhshme pashprese
casti i keputur nga kenga
qe qan per ne me denese.

je ti faji? Ndoshta jam vete?!
Kompleks i vjeter mendor?
Apo fati i nate pa hene,
qe capitet sonabul me zor?

Po ti nuk mund te pergjigjesh
sepse shiprti koordinata nuk ka
te mund te goditej me shigjete
nga Kupido qe mbrapa nuk pa.

Tani dua vetem te fle
dhe me nuk dua t'ja di.
Per ato qe nata na fali
cfare humba une apo ... fitove ti.

Ps: nqs nuk ka filluar akoma konkursi apo nuk eshte kjo tema qe duhen postuar krijimet apo une kam bere dicka tjeter qe nuk i pershtatet rregullave te konkursit ju lutem. MOS ME LINI TE VDES INJORANT.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2006 08:50
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MERMAID
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/03/2006
Vendbanimi: ''Arfime''
Mesazhe: 215

E mua qe jam new ketu ne forum me lejohet te konkuroj?

Modifikuar nga iliriusa datė 22/03/2006 ora 19:47

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2006 15:22
MERMAID nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MERMAID Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me MERMAID (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė MERMAID't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: MERMAID Shto MERMAID nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MERMAID nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Mermaid, ketu konkurohet vetem nga antaret e forumit me krijimet e tyre.

Nuk ka rendesi nqs je antare e re apo e vjeter, mund te konkurosh. Me nje poezi ose nje proze ose me te dyja bashke. Shpresoj te shoh krijimet e tua ketu se shpejti.


Suksese me tej Wolf_Cub dhe Ingmetalboy!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Modifikuar nga iliriusa datė 22/03/2006 ora 19:48

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2006 15:28
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Lightbulb

Pershendetje te dashur miq!Solla nje poezi ne konkurim!Urime te gjitheve!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 27606353055.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 316 herė.

="DIAGNOZAT E NJE SHPIRTI"=

Shpirti qesh,
drillet,
turperohet,
dashurohet,
pervelohet,
piqet,
zihet,
acarohet,
lendohet,
tmerrohet,
zgerdhihet,
ulerin,
hesht,
flet,
noton,
vrapon...,
po!po!-i imi shpirt vrapon.

Shpirti dehet,
kenaqet,
gezohet,
lumturohet,
hidherohet,
shtrengohet,
perqafohet,
ligeshtohet,
terbohet,
egersohet,
melodi kompozon,
kendon...,
vallezon,
po!po!-i imi shpirt vallezon.

Shpirti tretet,
prehet,
qelbet,
kalbet,
cahet,
thyhet,
ndricohet,
lahet,
thahet,
hahet...,
jo!jo!-i imi shpirt nuk hahet.



A.A.
03/19/2006
USA.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2006 18:29
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
WOLF_CUB
Pure Instinct

Regjistruar: 09/03/2006
Vendbanimi: Alpe
Mesazhe: 289

Dritė - hijet e njė brenge.

Befas u kujtova se
Ende s’kisha thënë asgjë për lumturinë e hënës
Që zbret mbrëmjeve mbi qerpikë
Ende asgjë s’kisha thënë
Për shpirtin e spektrit të dritës
Se….
Ka një bukuri që thotë mijëra fjalë
Përballë saj
Jetë bëhet vdekja
E shoh, në çastet kur tek ti
Pafajsisht lulëzon buzëqeshja
Dhe më pas tretet ngadalë
Si vesa n’kënaqësi të rrezeve t’mëngjesit
Dhe unë mbetem i pafjalë
Vdes, i mbërthyer në heshtje…
… për t’u rikthyer sërish
Larg infeksioneve trunore me “parajs뒒
Këmbëzbathur, mbi flakë-ferrin e një brenge
Filloj e kërkoj prap’
Dhe duke kërkuar, me mua flirton shikimi
Dhe sheh shumë krijesa bastarde
Fjalor ekstremitetesh në “mbretëri maskimi”
Por… maskat s’qenë të miat
‘’Maskëmbajtësit’’ ‘’maskëmaskues’’
Duke ndjekur rrugët krijuese të krijimit
U shndërruam në premtues

Atyre që kurrë s’na u dhanë
Atyre për të cilat “do të jenë” na thanë
Për to...
“Jetë-kërkimeve” në të cilat vdesim
tresim gjithë jetën tonë
Duke gënjyer shpirtin me shpresë.
Dhe “gjumi i madh” kënaqet me jetët tona t’pagjumë
Dhe vdekja gjallon e merr krahë
Duke parë tonin fat-përhumbje.

Kush je ti?
A e ke pyetur veten vallë?
C’ngjyrë ka gjaku yt, a lëndohesh a ke mall??
Unë kam kohë që përleshem
Të vras majmunin brenda në mua
Por e ringjall e nesërmja
Nën klimën e sjelleve të tua,
Dhe tek unë, njeriu trembet
Trembet zëri i luleve që kurrë s’mbijnë
Pranë akullnajave shpirt-njerëzore
Kurrë, s’mbarojnë rrugë-lotët
E të brishtave krijesa tokësore.


Të shoh ndonjëherë
Dhe çdoherë më turbull
Ylli i ëndrrës sime po fiket...
… për t’u rindezur, si diell i madh përrallor
Në thellësi të gjithësisë
Që të krijojë buzëqeshjen e artë
Për fëmijët e pafajsisë,
Që do t’qeshin fort
Me përrallën tonë biblike të parajsë-ferrit,
Që s’qe vec jeta jonë
Përzierje e lumturisë dhe vrerit
Dhe do mblidhen bashkë fëmijët e së nesërmes
Pasardhësit e të “lashtëve zemërlënduar”
E do t’këndojnë në “funeralin e frikës”
Këngën e dashurisë së jetuar
Asaj
Që s’ngjit shkallë, por buzë,
që kur puthen
Lindin yje që kurrë nuk fiken;
Se të gjithë yllësitë në botë
Thonë
Se prej puthjeve lindën
Atyre
Që bëhen me “buzët e zemrës”
Atyre
Që mbajnë fshehur mrekullitë e femrës
Patjetër,
Dhe puthjeve që krijuan sytë e tu
Sepse, ti nuk je një krijesë përdhunimi
Por vec një gjallesë
Pak hapa larg kutërbimit,
Që mundesh, po, t’lëshosh aromë njerëzore
Veç po t’bëhesh pjesë e një kurore,
E një kurore që quhet jetë,
Ku patjetër e gjelbra vend do të ketë
Atë ngjyrë që kanë edhe sytë e tu
Ngjyrë që mund të marrë pjesë në buqetë
Të cilën ndrysh’ e quajmë jetë.


Hëna zbret përsëri mbi qerpikë
Ngadalë, me ngjyrën e saj të zbehtë,
Dhe mëngjeseve ti ngadalë i hap sytë
Të lindësh të blertën përreth
Se ndoshta sytë e tu janë një shpresë tokësore
Që t’mbijetojë shikimi
Ndaj, unë për ta po t’flas sot në gjuhën e shpresës
Duke të thënë pjesë të një betimi:
- Në mua kurrë s’do të vdesësh
Veç ... kam një lutje
E s’ta them veç ty,
Ja them dhe mrekullisë
Që mbartin të tutë sy
Ia them tokës, qiellit
“Hënës së qerpikëve” diellit,
Të flas lehtë
Me zërin e një fluture të bekuar
Dhe të klith fort
Si gjetës i lirisë së ëndërruar;
Jeto - dhe mos më kujto asnjëherë mua
Veç… bëhu “njeri” e më pas bëhu “grua”
Që... nesër magjia e syve të tu të mos vdesë
Që jeta dhe emri njeri, të jenë
Kënaqësi,
Që lind
Kur puthen dielli me vesën,
Ndoshta do të ndodhë një ditë megjithëmend
Dhe ti
Do ta meritosh emrin tënd.

WOLF_CUB 2003

__________________
"Teach me half the gladness, That thy brain must know, Such harmonious madness, From my lips would flow..." (Shelley)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2006 23:04
WOLF_CUB nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė WOLF_CUB Kėrko mesazhe tė tjera nga: WOLF_CUB Shto WOLF_CUB nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto WOLF_CUB nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MERMAID
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/03/2006
Vendbanimi: ''Arfime''
Mesazhe: 215

Thumbs up

WOLF pergezime dhe urime, mahnitese poezia jote.

__________________
I don't like studying, I like learning.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2006 00:01
MERMAID nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MERMAID Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me MERMAID (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė MERMAID't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: MERMAID Shto MERMAID nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MERMAID nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MERMAID
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/03/2006
Vendbanimi: ''Arfime''
Mesazhe: 215

Ne rruget e jetes..

Ecja..
Ne rrugicen e pafund,
Shkujdesur..
Ne horizontin e larget
humbisja gjurmet..

U ndala,
pas nje porte te arte
Aty.. te takova
Te ndjeva,
Preka,
Dashurova,
C'do qelize.

Te zhvesha
Dashuri e ''Xhuljetes''

Eca me tutje,
Zemra..
ne heshtjen e nates,
Qante..
Mbi supet e vogla
Plaget e renda
Mbarte..

U Ndala perseri

Pas nje tjeter porte..
Enderr..
por zbathur ishe.
Te mbeshtolla
ne zemren time
Por ti asnjehere
S'me njohe...

Eca perseri
derisa shpirti u lodh
I vetem..
Nata luajti
gjer ne agim.

Nje tjeter drite lindi
nuk isha me vetem
Jam me ty..
Drite e shpirtit
Qe vazhdon
Rruget E jetes...

M.S - ''ARFIME''

__________________
I don't like studying, I like learning.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2006 00:31
MERMAID nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MERMAID Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me MERMAID (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė MERMAID't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: MERMAID Shto MERMAID nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MERMAID nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Konkursi i muajit!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.