Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ismail Kadare > Ismail Kadare. Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 4.17.
Gjithsej 25 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

E re babam edhe ti. Shejtonen beson. Ajo aty rrotull Shkodres ka pa driten e dillit ne prendvere. M'thu mu qe e kam pa dac kur ka lind :p

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2009 15:50
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
E re babam edhe ti. Shejtonen beson. Ajo aty rrotull Shkodres ka pa driten e dillit ne prendvere. M'thu mu qe e kam pa dac kur ka lind :p


sta var jo kot e ke cedrus ate zonen e gjysherve te mi vetem IQVlora e di ..... pastaj ku me ka bo koka bam eshte pune tjeter e kam sekret sta them plas

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2009 16:12
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


sta var jo kot e ke cedrus ate zonen e gjysherve te mi vetem IQVlora e di ..... pastaj ku me ka bo koka bam eshte pune tjeter e kam sekret sta them plas



E qe thu ti, Kadareja ka ba ni novel t'bukun fort per at vend ku ti ke le.

Nejse ma var, s'ma var un baj detyren time si ...

Na qit i foto pash at dill qi n'ngrof tajaren, se duhet "apdejtun" ajo qe ke pas vu motit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2009 16:32
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Hapet Muaji i Sulmeve Kunder Kadarese

Panorama

Arben Kallamata


NJOFTIM:
Njoftohet se është hapur zyrtarisht Muaji i Sulmeve Kundër Kadaresë. Si çdo vit, Muaji i Sulmeve Kundër Kadaresë
hapet në Shtator për t’i paraprirë vendimeve të Akademisë Suedeze për çmimin Nobel në letërsi Ai vazhdon deri vitin tjetër. Veç aktivistëve me motive politike, janë të ftuar të marrin pjesë hidhnakët intelektualë; ish-anëtarë e kandidatë lidhjesh shkrimtarësh në qendër e në rrethe; emigrantë të punësuar dhe të papunësuar që shkëlqejnë në blogje interneti; studiues e kritikë amatorë, vendas e të huaj, si dhe çdo lloj kategorie tjetër xhelozi apo inatçiu që nuk përton të hedhë një dorë baltë mbi shkrimtarin më të shquar të letërsisë kombëtare dhe përfaqësuesin më të denjë të kulturës dhe identitetit shqiptar.
Pjesëmarrja:
Këtë vit Muaji i Sulmit ndryshon paksa nga vitet e mëparshme, sepse edhe vetë radhët e parazitëve që ushqehen në kurriz të Kadaresë kanë pësuar një farë shterrje dhe zhvendosje në përmbajtje. Aradhes që përbënte dikur bazën e sulmeve – nostalgjikët e enverizmit dhe mbështetësit e derës së hoxhave; ish-punonjësit dhe oficerët e sigurimit - duket sikur po iu mbarohen bateritë.
Në kushtet e reja pjesa më aktive në sulmin ndaj Kadaresë mbeten hidhnakët dhe xhelozët, ku përfshihen shkruesit dhe intelektualët me ambicie më të mëdha se mundësitë.
Ky takëm vazhdon të gëlojë që nga koha e artë e Degëve të Lidhjes së Shkrimtarëve në rrethe, që numëronin me qindra ose mijëra anëtarë; nga ajo kohë e mediokritetit dhe mizerjes intelektuale, kur masovizmi i jepte çdo njeriu më pak dëshirë për të shkarravitur mundësinë e shkëlqimit në shtëpitë e kulturës së rretheve; nga ajo kohë kur shkrimtari turk Azis Nesin i drejtohej të pranishmëve në Lidhjen e Shkrimtarëve me fjalët lapidare: “Popull shkrimtar shqiptar...”
Shumë veprimtarë të kësaj lëvizjeje masive letrare e shihnin veten si korifenj të letërsisë - mblidheshin klubeve e mejhaneve me dy qofte zgarre, gjysmë panine dhe një dopjo vodkë përpara, dhe i përcaktonin njëri-tjetrit vendin në letërsinë kombëtare dhe botërore. Jo rrallë bisedat e tyre përplaseshin te Kadareja, i cili vendoste standarde letrare të paarritshme. Por ndërsa pjesa më e madhe e lexuesve dhe letrarëve në Shqipëri admironin shkrimtarin më të shquar të kohës së tyre dhe lexonin me kënaqësi librat e tij, xhelozët dhe rivalët e qebaptoreve vrisnin mendjen si do ta sulmonin.
Me hapjen e Shqipërisë situata nuk ndryshoi shumë. Degët e lidhjeve të shkrimtarëve në rrethe u shpërndanë, ndërsa ish-anëtarëve të tyre iu dha mundësia që me të ardhurat nga bizneset, puna në mërgim dhe ndihma sociale të financonin botime librash që vazhdonin të mos lexoheshin. Nga ana tjetër, mejhane, qofte dhe alkool tashmë gjeje më me bollëk se më parë, kështu që diskutimet për letërsinë nuk u ndërprenë as në mëmëdhe, as në diasporë.
Ndërsa shumë nga aspirantët e dikurshëm të letërsisë panë mundësi të tjera zhvillimi të vetvetes, shkrimtarët e qebaptoreve vazhduan t’i mbeten besnik ëndrrës për të lënë gjurmë në letërsi, të cilën, s’dihet se përse, e shohin të kërcënuar nga prania e Kadaresë. Ideja se mund të lartësohesh duke ulur Kadarenë është kthyer në një fiksim iluzor për disa letrarë shqiptarë, aq sa shumë prej tyre e kanë harruar fare qëllimin fillestar të lojës dhe i janë përveshur me pasion vetëm denigrimit.
E shtrirë përtej letërsisë, e njëjta simptomë haset edhe në betejën për postin e pashpallur të “Intelektualit më të shquar të kombit shqiptar”, ku janë përfshirë edhe të rinj e të reja që shkëlqejnë auditorëve të universiteteve. Të bindur se përfaqësojnë majat e intelektualizmit shqiptar, ata sulmojnë me tërbim çdo shfaqje “konkurrence”, pa kursyer as Kadarenë, as Nënë Terezën, as Skënderbeun, as politikanët shqiptare (kushdo që të jetë në pushtet). Në mbështetje të tyre do të gjeni analistë shoqërorë e politikë, ish-politikanë të transformuar në grafomanë gazetash, si dhe intelektualucë të tjerë që në kushtet kur deti i publikimit të emrave në gazeta dhe internet është bërë kos, kanë nxjerrë sheshit lugët që i zhysin gjithë oreks.
Direktivat e sulmit:
Sulmi i sivjetëm nuk do të përqendrohet thjesht te shkrimtari dhe vepra e tij, por do të përfshijë të gjithë letërsinë shqipe. Ideja është hedhur fillimisht nga studiuesi dhe përkthyesi Robert Elsie-t, i cili ka hedhur i pari tezën se letërsia shqipe nuk njihet në botë. Ajo u tërhoq dhe zyrtarizua nga Rexhep Qosja dhe po kthehet në himnin e vjeshtës para-nobeliste, me një mori zërash që i bashkohen herë solo e herë në kor: Askush në botë nuk e njeh letërsinë shqipe! Ose, në formën më të fundit: Letërsia shqipe nuk është pjesë e letërsisë europiane.
Vlen të përmendet në këtë kuadër shpirti i vetëflijimit të disa shkrimtarëve që i janë bashkuar me vullnet të plotë tematikës së re, duke qenë fare të ndërgjegjshëm se po bëjnë diçka të ngjashme me atë personazhin e fabulës që i kërkoi xhindit t’i hiqte shokut të vet një ****, paçka se për t’u plotësuar kjo kërkesë xhindi kishte vënë kusht që atij vetë t’i shkuleshin të dyja. Këtë vit, si kurrë ndonjëherë tjetër, shkrimtarucë e intelektualucë, pseudokritikë e blogistë profesionistë po pranojnë ta zhysin veten shtatë pash nën dhe, mjafton që të krijojnë iluzionin se po tërheqin sadopak Ismail Kadarenë dhe veprën e tij në orbitën e mediokritetit.
Shembuj të këtij sulmi mund t’i gjeni, ta zëmë, në “Gazeta Shqiptare” (online, 11.09.09) në shkrimin e Prof.As.Dr. Anton Paplekës, i cili ngre që në titull pyetjen “A e ka pasuruar letërsinë europiane letërsia shqipe?”, pyetje të cilës me një trishtim që të këput shpirtin për sinqeritetin keqardhës i përgjigjet negativisht. Papleka argumenton se marrja e çmimeve ndërkombëtare nuk përbën as meritë dhe as prurje dhe se i vetmi matës për ndikimin e letërsisë shqipe (Kadaresë) në letërsinë europiane është mendimi i një kritiku amerikan që ai e ka lexuar.
Por ndërsa Papleka thjesht i heq vizën në mënyrë arbitrare çmimeve që ka marrë Kadare në Britani, Spanjë, Francë, Itali e gjetkë, të tjerë veprimtarë të Muajit të Sulmit po bëjnë çmos të vërtetojnë tezën se këto çmime janë blerë me fondin sekret të ish-sigurimit të shtetit.
Sipas Robert Martikos, një vetëflijues i rrallë që ka sakrifikuar muaj të tërë të jetës së tij për të shkruar një roman të plotë kundër shkrimtarit me të cilin krenohet kombi i tij (tregime, artikuj e poezi kanë shkruar shumë, por roman nuk i kishte dëgjuar veshi njeriu deri këtë behar), sipas Martikos, vepra e Kadaresë është përkthyer, botuar dhe shpërndarë në botë me fonde të veçanta të diktaturës. Është kjo një nga teoritë konspirative më fantastike, më të pabesueshme, por edhe më në modë këtë sezon.
Shpërndarja me bujë e disa kapitujve të librit të Martikos nëpër lista diskutimi shqiptarësh në internet, u pasua me brohoritma entuziaste intelektualësh që u përpoqën të provojnë se veprimtaria e fshehtë për ngritjen e Kadaresë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Fushata e tanishme sulmeve kundër Kadaresë synon të provojë plotësisht, përtej çdo dyshimi të mundshëm se me fondet e sigurimit të shtetit janë blerë juritë e institucioneve që i kanë dhënë Kadaresë çmime ndërkombëtare, pa kursyer në këtë akuzë as International Booker Prize, as Prince of Asturias.
Detyrë e pjesëmarrësve në sulm mbetet që të faktojnë që edhe shpërndarja dhe shitja e qindra-mijëra kopjeve të librave të Kadaresë në Gjermani, Skandinavi, Francë, Britani, Spanjë, Itali, Rusi dhe vende të tjera të Europës, në SHBA, Kanada, Amerikën Latine, në Afrikë, në Indi e Japoni e kudo, është kryer me fondet e sigurimit të shtetit. Sigurimi i shtetit ka paguar për përkthimin e librave të Kadaresë në dhjetëra gjuhë të botës; për botimin dhe shpërndarjen e tyre, si edhe për blerjen, tamam si në fushatat e mbjellje, korrje e grumbullim pa firo. 



 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2009 17:32
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Janulla cfare ke dashur te thuash me kete copy paste?Jam kurioz ta di,sepse- We miss you

Ligesia njerezore e komunistve shqiptare eshte e papare dhe e pa degjuar!O pisa o majmune o halete e komit mbylleni bucen!Jeni te paafte, jeni me tru te atrofizuar,jeni xheloze e smirezinj!Fama nuk arrihet ashtu sic mendoni ju o mehmure te komunizmit duker sulmuar krenarine e kombit i cili eshte gjalle akoma.Duhet pune,duhet art,gje qe i mungon shpirtit tuaj te vogel prej euglene!Perpara malit Kadare do te thyeni turinjte tuaj te ndyre o pisa komunist e ju qe i keni sherbyer shkaut e shkijeve!
Librat e kadarese lexohen ne gjithe boten,ndersa me tuajt o ziliqare ,fshijne bythen katundaret neper malet e shqiperise ne natyre te hapur.E shikoni ku jeni me Kadarene?Ndihem i nderuar e krenar kur shkoje te bleje ndonje liber te Kadarese ne Librarite e fameshme te Metropolit Britanik.Tuajat kurre nuk do ta kalojne traun e doganave perendimore.ndoshta ne ndonje nga keto gjuhet e pjerdhura sllave apo greke ndoshta,sepse ata dihet kush jane per ne.ua coni pseudoakademikve ne FYROM,se ata jane si ju.Turp t'ju vije o kafshe komuniste!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 26/09/2009 ora 14:59

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2009 14:51
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


E qe thu ti, Kadareja ka ba ni novel t'bukun fort per at vend ku ti ke le.

Nejse ma var, s'ma var un baj detyren time si ...

Na qit i foto pash at dill qi n'ngrof tajaren, se duhet "apdejtun" ajo qe ke pas vu motit



Cedrus na ka humb me mungojne shkrimet e saj/tij

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2009 14:56
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Vlora nuk kam hyre shume ne forum, se kam qene ne Shqiperi... Zoti  i fal mekatet ..keshtu dhe une ja fala mekatin qe  Kadarea  beri kundrejt nesh por nuk pendohem per cka kam thene...gabimisht ose aksidentalisht gazeta ballkan boti ne muajin maj korespondencen midis meje dhe gjeniut.. 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2009 16:26
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Vlora nuk kam hyre shume ne forum, se kam qene ne Shqiperi... Zoti  i fal mekatet ..keshtu dhe une ja fala mekatin qe  Kadarea  beri kundrejt nesh por nuk pendohem per cka kam thene...gabimisht ose aksidentalisht gazeta ballkan boti ne muajin maj korespondencen midis meje dhe gjeniut.. 


Te keshilloj si mik e si jugor qe jemi qe mos u bashko me fekalet komuniste e ish komuniste!
Ato coftina jane hiena te kombit shqip[tar.Ata nuk i gezon ,perkundrazi i deshperon ngrtja e Shqiperise,zhvillimi i saj ekonomik e shoqeror.Ata i trembin rruget qe lidhin kombin.Keto jane arterie gjaku qe po bashkojne trupin e ndare te Shqiperise,si Ali Tepelena dikur.megjithate une e kam thene se mali i Everestit nuk tutet nga vemjet qe jargaviten ne pacavuret e shumta private te shtypit shqiptar.Kadareja i mund ata me gjenialitetin dhe madheshtine e tij.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2009 17:51
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

12 .Ballkan-------------Aktualitet
 
Botohet korespondenca
 
Kadare dhe Janulla Rrapi emal-e"Pajtimi'
 
Dy email-e te shperndara mbase aksidentalisht, nga zyra e botuesit te Kadarese, Bujar Hudhri, drejtuesi i "Onufrit"nxjerin ne pah pjesen e dyte te historise se shkrimtarit me qytetaren Janulla Rrapi.
Tashme ata bizedojne ne largesi per anen humanitare te ceshtjes, shkimtari nuk pranon santazh por gjithse si  mer persiper te ndihmoje zonjen Rrapi per pensionin e te birit, duke pare ceshtjen si "Humanitare"
Me pare maredhenjet e tyre kane qene e mbushur me deklarata, akuza, shpjegime mediatike te afruara ne formen e nje "Dosieri". Gjthshka ngritur me pretendimin e z. Rrapi se i biri u persekutua nga regjimi per shkak te dashurise me te bijen e shkrimtarit- Dy korespondencat qe botohen sot nxjerin ne pah dhemshurine dhe maturine me te cilen i pergjigjet shkrimtari zonjes Rrapi.
Nderkaq shkrimtari ka ne botim ne shtepine "Onufri"romanin e tij te fundit me titull "Aksidenti"
 
 
 
 
Zonja Rrapi,
 
Po i pergjigjem mailit tuaj te dates 6 maj 2009, ku me drejtoheni per nje problem human: nderhyrjen kunder nje padrejtesie (çeshtje pensioni) ndaj djalit tuaj.
Ne dergesen tuaj ju permendni, me nje gjysme ndjese, nje episod te kaluar, ku u shkel çdo kufi i etikes dhe moralit njerezor kunder familjes dhe, ne radhe te pare, kunder vajzes s'ime. Për parimet e mija morale ështe e huaj çdo ndjenje hakmarrjeje, ndaj pa ngurrim iu them se do ta bej kete nderhyrje, ashtu siç do ta beja per çdo emigrant apo emigrante shqiptare. Aq me teper kur djali juaj, siç e permendni ju vete me te drejte, ndryshe nga ju, nuk ka folur kurre kunder nesh.
 
Ne kontekstin e nje gjyqi te mundshem midis jush dhe institucionit që duhet te zgjidhe problemin e djalit, krijohet pershtypje e nje shantazhi te terthorte nga ana juaj, ne rast se puna perfundon atje. Lidhur me kete, duhet ta dini mire, zonje, se asnjehere nuk mund te ndodhe qe unë te veproj i shtyre nga çfaredolloj shantazhi. Nese nderhyj per nje çeshtje humane, kete e bej vetem nga nje shtysë: parimet e mija.
 
Ismail Kadare
 
P.S. Në qoftź se puna pret, mendoj se eshte me e lehte qe nderhyrja te behet muajin e ardhshem, (mesi i dyte i qershorit), kur te ndodhem ne Shqiperi. Perndryshe do behet me telefon qysh tani nga Parisi.
 

----- Original Message -----
From:
To:
Sent: Friday, May 08, 2009 2:28 PM
Subject: Leter


Zonja Elena dhe zotni Ismail Kadare...dhe se jemi armiq te betuar per njeri tjetrin , prap ju uroje shendet dhe lumturi ne familje(nuk eshte hipokrizi)...U be cu be ne te kaluaren.. per fajin e te dy paleve ..me dokumentat qe jane fakte une prap toleroje ..por c`ndodh ne te vertete.. ?miqte dhe dashamiret e juaj si Kastriot Dervishi, Sadik Bejko, Fahri Balliu etj.. nuk na lene rehat me shpifjet e tyre.. Problemi qe me detyron tju shkruaj juve eshte : futja ne liste e djalit tim per te marre demshperblimin e te persekutuare,gje qe vetem Kastriot Dervishi drejtor i arkivit te M.P.B e pengon duke i derguar ministrit te drejtesise se nuk i takon .. esht i denuar per ceshtje ordinere...Vite perpara ku president ishte z. Sali Berisha Renatos i dhane 2 milion leke dhe 7 milion letra me vlere, sepse ishte ne grupin A per pa aftesi mendore dhe si tani ne te njejten demokraci per hire te Kastriotit nuk ja japin .. Une kam menduar ti hedh ne gjygj ..por me vjen keq se ju do te diskreditoheni per te dyten here... Megjithate une pres nderhyrjen tuaj  ne qoftese e shihni te aresyeshme...Vitet kalojne dhe mosha ben te veten.. te pakten ky djale qe kure nuk flet ndonje fjale per ju. te kete nje fare pensioni per jeten e tije ...Nuk e zgjas shume, se fjalet e teperta jane fukarallek..
 
Respekte Janulla Rrapi
 
Pres pergjigje
 

[/BLOCKQUOTE]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2009 18:10
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

i bien qe ti te jeshe nena e renatos, me çpo kuptoj.

me hiq nje kuriozitet, motivi qe u internuat kush ishte...?

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2009 18:01
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 25 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ismail Kadare > Ismail Kadare.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.