Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Nuk eshte e vertete qe s'ka te forte PS-ja. Te dyja partite kane te fortet e vet. Madje eshte per te vene duart ne koke se zgjedhjet shqiptare behen me te forte ne krah. Jemi shume larg qytetarise dhe per kete jane pergjegjes ata "qytetare" qe bejne fushate me ndihmen e te forteve. Nese Gerti Bogdani eshte nje prej tyre atehere turp ti vije. Do me vinte keq po ta kishte filluar politiken alla-shqiptarce. Mira Veizin se njoh dhe as qe kam ndonje pelqim. Perderisa ka kohe ne politike dhe ka thirrur te fortet dmth qe e njeh mire sistemin e mos-qytetarise.
Sa per te dhene nje shembull te fortet e PS-se ne Tirane kane qene cunat e Bales. Ishin nja 12 vellezer njeri me harrakat se tjetri, qe besonin tek PS dhe rrinin para prapa politikaneve. Shumica jane vrare, ca i fuste dhe i nxirrte Sala nga burgu sa here kishte zgjedhje.
Se kush ka thene te drejten me siper kete nuk e di. Me thene te drejten nuk di kujt ti besoj. Sidoqofte me shume sesa gjetja e te vertetes me ben pershtypje sesi jetojme brenda nje kodi thasethemesh dhe heshtje. Me duhet te mesoj nga forumi qe Paulin Sterkaj paskesh qene me PD-ne dhe eshte bere me PS-ne. Qenka pjestar i rrahjeve te 27 Majit (ku isha vete prezent) se bashku me zevendesministrat. Ajo qe nuk kuptoj eshte si ka mundesi qe keto gjera nuk i thote askush ne TV, si nuk ka nje dokumentar mbi te shkuaren, pse nuk intervistohen keta njerez qe te kuptojme te kaluaren. Me cfare mendsh ndertojme nje shtet pa histori. Mungon historia e 50 vjeteve te komunizmit (me gjithe cardaket qe shajne retorikisht cdo aspekt), ashtu sic mungon historia e ketyre 16 vjeteve. Jetojme ne nje atmosfere ku te gjithe dine gjithcka dhe asgje. Hipoteza te cmendura te tipit Petrit Kola, aluzione nga me te ndryshmet. Nje dite im'ate me tha se Erion Veliaj paska interesa ekonomike se eshte i biri i Vehbi Velias (firma VEVE). Vajta pyeta dhe nuk kishte pike vertetesie ai thashethem, por si zakonisht shqiptaret gjejne variante per te krijuar boten e cudirave. Secili rreket te kuptoje boten nga niveli i ulet popullor. E verteta nuk qendron me tek institucionet, por aty poshte, tek njerezit, te cilet njesoj si ne Sicili ruajne muret e heshtjes, nuk i besojne te vertetes institucionale. Madje vete instutucionet merren dhe jepen me te vertetat e rruges, sic u be me fushaten e PD-se ne 3 Korrik. Ku jane pra te korruptuarit, ku jane te fortet, ku jane kriminelet. Per cfare duhen televizionet private kur nuk merren me keto te verteta.
Avash avash rikthehem tek justifikimi klasik se eshte e kote te pretendohen keto gjera, sepse kriminelet nuk jane aty jashte, por brenda secilit prej jush (ose nesh) qe mbartim mentalitetin e tolerances kriminale. Per hir te partise dhe te bindjeve personale drejtesia lihet ne dore te politikes. Njeri thote mire ja bene qe dogjen Koha Jone. Tjetri rrihet dhe i thyhen dhembet. Ne kohe te PD-se njihja personalisht nje djale qe e futen ne biruce dhe e rrahen 3 dite me rradhe para zgjedhjeve. Kur doli e kishte gjithe trupin te mbuluar me hematoma. Familiaret i bene fotografi dhe ja cuan Amnisty International e cila e integroi ne raportin e atij viti. Raport qe juve nuk e dini ku bie, sepse rrojme me te verteten e brendshme dhe me siguri OSBE dhe Amnisty kerkojne qiqra ne hell. Ne jemi ata qe jemi dhe nuk do na ndryshoje Evropa. Keshtu qe rrahjet dhe thyerjet e dhembeve kthehen ne prestigj per militantet qe do marrin favoret e partise, ne vend qe te krijojne materiale per aplikimin e ligjit.
Te rroje partia desh me thane, por ai kish marue.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datė 05/03/2007 ora 16:53
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|