Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Femrat,sa te afta per te konkuruar mashkullin ne pushtet social? Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Nese krahasojme vendet ku femrat shihen si inferiore jane pikerisht ne ato shtete ne te cilat femrat s'kane force ekonomike,mungese shkollimi ku femrat shtypen.Ndoshta elementi "para" eshte shkaku qe shoqeria shqipetare sheh femren si qenie me te dobet,qe s'eshte ne gjendje te kujdeset per veten financiarisht e si pasoje detyrohet te bjere ne kompromiset arkaike te nje brezi poaq arkaik.

Ne Shqiperi,ne te shumten e rasteve,familja eshte shkaku nr.1 qe "invalidon" nje femer nga te qenurit nje konkurente e denje ndaj seksit tjeter,eshte pikerisht familja ajo qe qe s'i jep krahe femres drejt indipendences,eshte familja ajo qe i ve femres barrieren e nje morali arkaik.Mirepo,si mund te jete nje femer e pavarur ekonomikisht/moralisht nese eshte pikerisht familja qe se lejon te kerkoje shancet me te pershtateshme?Nese s'pranon qe femra te jetoje vetem?Te kete liri seksuale?E nese femrat s'kane liri seksuale,kemi automatikisht te bejme me nje brez meshkujsh te etur per seks.Kemi te bejme me abuzime fizike,me nje mungese sigurie te femres te qarkulloje,te beje pune te caktuara pra dalim serish tek mungesa e shanceve te punes e vartesia ekonomike.


Nga njera ane s'fajesoj ca individe ketu qe kane mendime negativen per aftesite e femres nderkohe qe gjate tere jetes mund te kene pare femrat ne familjet e tyre vetem duke pjellur kalamaj,pastruar shtepine pa asnje kontribut financiar ne familje ndersa i ati zhdepej ne pune.Sjellje parazitare.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2007 21:39
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipėri
Mesazhe: 190

Në nën-ndarjen Diskutime Shoqërore dy tema më poshtë kësaj që po diskutojmë është tema mbi virgjerinë e femrës (që na ka dalë në ankand) një nga hitet e vazhdueshme të forumit horizont.

Vazhdojmë në këtë temë dhe prapë shohim që nëpërkëmbet seksualiteti i femrës.
Ju Amor bëni pyetjen se sa e aftë është femra për të konkuruar mashkullin në pushtet social.
Une nuk jam e qartë se çfarë doni të thoni me pushtet social pasi në këtë temë janë përmendur pushteti politik, sfera private dhe rendi shoqëror.
Nëse i marrim të gjitha bashkë askush nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare pasi sipas mendimit tim dhe jo vetëm çdo individ është i ndryshëm dhe ka qasje të ndryshme ndaj çdo fenomeni.
Ajo që është e përgithshme është se shoqëria shqiptare në përgjthësi ka tendencën të mos i krijojë lehtësira femrave për të bërë karrierë publike pasi kjo rrezikon "ndershmërinë seksuale" të saj. Kjo prirje sidoqoftë po zbehet sepse qytetet sidomos ato që kanë universitete dhe më shumë Tirana janë të mbushura me vajza që jetojnë vetëm dhe ia kanë dalë për bukuri të në sajë të punës së tyre të përballojnë shpenzimet që sjell kjo jetesë, që në fakt as gjyshërit dhe as prindërit e tyre nuk e kanë patur si problem për shkak të regjimeve paraardhëse (flas këtu për shpenzimet që vijnë nga pagesa e qerasë apo marrjes së një shtëpie).
Unë besoj se kjo është një eksperiencë pozitive sepse tashmë ka shumë më shumë vajza që pavarësisht nga ndërgjegjësimi i tyre mbi problemet gjinore po krijojnë një model i cili nuk ka reputacion negativ dhe na prezanton një vajzë të sigurtë në vete, të kualifikuar dhe të sukseshme. Në fakt une nga kjo nxjerr përfundimin se deri më sot prania e familjes dhe e meshkujve ka patur vetëm efekt pengues për rritjen intelektuale, arsimore dhe pse jo dhe për mirëqënien ekonomike të femrave shqiptare.
Për sa i përket sferës politike, unë mendoj se më tepër ka femra hezituese se sa femra që nuk kanë sukses. Në fakt politika është ende një biznes fitimprurës deri më sot në Shqipëri dhe ato që e kanë drejtuar nuk e kanë të lehtë ta dorëzojnë, sepse do të thotë humbje përfitimesh. Përderisa ata që e kanë luajtur këtë lojë deri më sot kanë qenë meshkuj me rregull treshi i bie që këta të fundit të jenë ende dominues. Problem tjetër është dhe ekspozimi më i madh publik i personave që merren me politikë dhe femrat kanë nja dy tipare më tepër që duhet të ruajnë prandaj janë më të kujdesshme kur ndërmarrin këtë karrierë. Politika është e suksesshme në Shqipëri po ka dhe nam të keq ndaj kjo shton argumentet hezitues në rradhët e femrave.

Është e qartë që jemi rritur në një shoqëri maskiliste dhe patjetër kemi brendësuar disa tipare dhe smund të bëjmë sikur kjo nuk ekziston brenda nesh. Kjo tregohet dhe nga temat që hapen në këtë forum dhe suksesi i tyre. Këtë duhet ta ketë parasysh kushdo dhe të dijë të manovrojë brenda disa rregullave. Liria vjen me hapa të ngadaltë por të sigurtë. Po nuk u bëre pjesë e sistemit nuk e ndryshon dot atë.

Çfarë është e nevojshme në Shqipëri është që mundësitë që kushdo ka të mos kushtëzohen nga gjinia.
Për tu ktheyr tek pyetja e Amorit. Ka një sërë elementësh që ndërtojnë një individ dhe personalitetin e tij/ saj. Për këtë arsye askush nuk mund të flasë më absolutizma dhe të thotë po apo jo. Është më mirë që çdokush që përgjigjet në këtë temë të flasë në emër të vet.

Unë mendoj se për sa i përket fushës profesionale për të cilën jam specializuar dhe gjithashtu për aftësinë për tu përshatur me profile të tjera jam e zonja. Sigurisht që ka më të mirë se unë dhe jo domosdoshmërisht meshkuj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2007 12:35
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tonia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tonia Shto Tonia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tonia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Moonlightgirl
Anetar i ri

Regjistruar: 06/03/2007
Vendbanimi: Paradise
Mesazhe: 9

Thumbs up

Nje pyetje per djemte?

Dua tju bej nje pyetje te gjithe atyre djemve qe po shkruajne ne kete teme!

A mund ta di perse perpiqeni te ulni figuren e "femrave" ne Shqiperi?

Ajo mund te jete motra juaj,nena juaj, e dashura juaj,gruaja etc...

Ne nuk ju hedhim poshte,as meritat tuaja, as bashkepunimin tuaj ne asnje drejtim cfaredoqoft ky.

A nuk mendoni se toleranca karshi nesh le shume per te deshiruar?
Asnje femer nuk do tju dominoje, e vetmja gje qe do eshte qe ti lini hapsira per ta treguar veten e saj se eshte e denje per ta respektuar,nderuar dhe dashuruar.

Ashtu sic bejme ne.Ju leme hapsira te tregoni veten tuaj se sa te afte jeni.

Perpiquni ta hapni me shume zemren dhe do ta shihni qe femra eshte thesar.

__________________
O te gjitha o asgje!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2007 16:35
Moonlightgirl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Moonlightgirl Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Moonlightgirl (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Moonlightgirl Shto Moonlightgirl nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Moonlightgirl nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

le ter jete hera e fundit per mua ketu ... por me pare doja te theksoja.... se une personalisht... do te mbeshtesja ate femer... qe ka vullnet.. forc ..guzim ,,inteligjenc....por jo ate femer... qe kerkon te marri ose harrij ti marre gjerat.. jo drejt perdrejt.. sic jene meshkujt ne pergjithesi... por terthorazi.. me dinakeri...dhe me ate gjene e shtrenjete te tyre... qe nuk dua ta perseris prape....
FEMRA QE KA AFTESI..ZOTESI... TE GJITHE MESHKUJT E DUAN...JU FALEMINDERIT...


PS... POR JO ATE MENDIMIN SHUME TE ULET QE PERMENDI .. AMORRI ..QE -- FEMRAT NQS JANE TE LIRA PER SEKS... JANE TE BARABARTA ME MESHKUJT....OH SA E URREJ KETE FEMER....DIHET QE FEMRAT nqs jane te zote per pushte social,,ekonomik.,politik.. normal qe edhe seksualisht eshte e lire... pastaj femra si puna e amorrit te iken nga krevati kur te duash... kerkoka dhe lirine... e seksit.. pika qe s te bie..

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2007 19:38
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Girl-Power
36°C

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: AFERDITA
Mesazhe: 207

Girl-Power

[QUOTE]Po citoj ato që tha ari77labi
[B]le ter jete hera e fundit per mua ketu ... por me pare doja te theksoja.... se une personalisht... do te mbeshtesja ate femer... qe ka vullnet.. forc ..guzim ,,inteligjenc....por jo ate femer... qe kerkon te marri ose harrij ti marre gjerat.. jo drejt perdrejt.. sic jene meshkujt ne pergjithesi... por terthorazi.. me dinakeri...dhe me ate gjene e shtrenjete te tyre... qe nuk dua ta perseris prape....
FEMRA QE KA AFTESI..ZOTESI... TE GJITHE MESHKUJT E DUAN...JU FALEMINDERIT...

Po pse more Ari77labi shkruan gjera qe as i mendon e as je i bindur per vertetesine e tyre!Jam e bindur qe nuk do mbeshtesje nje femer te zgjuar, te afte etj por nje femer te nenshtruar sepse ajo s'do dinte te perdorte asnje "arme" qe te mund te cenonte figuren tende mashkullore.

Nje femer te afte,te zgjuar meshkujt maksimumi mund ta respektojne por jo ta duan.Si mund te duash nje rival?

Problemi i maskilisteve (problem qe ke dhe vete) eshte se vec frikes se konkurrences qe keni mes meshkujsh, po ju shtohet edhe nje tjeter-ajo e femrave qe per ju eshte me e rrezikshme sepse eshte e pa zhurmte e sistematike por cfare eshte me e rendesishme:po flitet per nje konkurrence qe po behet me nje rival qe ju nuk e njihni aspak e aq me teper qe deri me tani e keni nenvleresuar.

Gabim ky qe ben ndryshimin mes fituesve e humbesve.Asgje e asnje nuk duhet nenvleresuar.

Thua se nuk mbeshtet ato femra qe perdorin mjete te terthorta per te arritur qellimet e tyre!Po a nuk keni nje histori te tere ju meshkujt qe perdorni "forcen"si mjet te terthorte per te vene ne zbatim rregullat e juaja?!

Sa i njeanshem qe je Ari77labi ne vleresimet qe ben!

Jam e bindur se cdo femer mund te arrij cdo gje qe deshiron vecse duhet te bindet nje here e mire qe mund te kaperceje ato kufij qe i kane vene, e se mund te marre maksimumin nga jeta e jo ato cka u japin si lemoshe meshkujt!

__________________
Erdhi dita e Arberit ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2007 00:12
Girl-Power nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Girl-Power Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Girl-Power (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Girl-Power Shto Girl-Power nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Girl-Power nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Girl-Power
36°C

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: AFERDITA
Mesazhe: 207

Girl-Power

Citim:
Po citoj ato që tha Moonlightgirl


Ne nuk ju hedhim poshte,as meritat tuaja, as bashkepunimin tuaj ne asnje drejtim cfaredoqoft ky.

A nuk mendoni se toleranca karshi nesh le shume per te deshiruar?
Asnje femer nuk do tju dominoje, e vetmja gje qe do eshte qe ti lini hapsira per ta treguar veten e saj se eshte e denje per ta respektuar,nderuar dhe dashuruar.

Ashtu sic bejme ne.Ju leme hapsira te tregoni veten tuaj se sa te afte jeni.

Perpiquni ta hapni me shume zemren dhe do ta shihni qe femra eshte thesar. [/B]


Pershendetje Moonlightgirl,

jam dakort me ato qe thua por te jemi te ndegjegjshme per liri e per te drejta flasin vetem te pafuqishmit e te dobtit e ne rastin tone femrat shqiptare.

Besoj se femra shqiptare ka eksperimentuar ne kurriz te saj shume menyra per te qene e vleresuar duke "pranuar" edhe kompromisin per te qene dicka me poshte se mashkulli vetem e vetem qe kjo krenaria mashkullore shqiptare te mos tronditet!Epo sikur u be shume kohe qe po e shkel veten me kembe e duke pritur mirenjohjen per kontributin qe jep apo jo?

Mendoj Moonlightgirl se jeta eshte vetem nje e teper e shkurter per te pritur!

Ndaj e vetmja rrugezgjidhje eshte te behemi dhe ne te "emancipuar si meshkujt shqipetare"   sepse vetem keshtu si duket do mund te kemi dhe ne hapesirat e te drejtat qe na takojne!

__________________
Erdhi dita e Arberit ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2007 00:33
Girl-Power nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Girl-Power Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Girl-Power (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Girl-Power Shto Girl-Power nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Girl-Power nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Tonia,
Sipas jush,femra shqipetare ka arritur te jete e pavarur pasi ajo ka zene nje dhome me qera ne Tirane e ka nje pune.Mire.Dakord.
Sa vjeç dipllomohet nje femer?Ne deget normale eshte 22 vjeç(s’po flas fare per dege si imja qe dipllomohesh minimum ne moshen 24-25).Derisa ajo te dipllomohet s’ka ASNJE lloj te ardhure pervec te ardhurave familjare.Per cfare pavaresie mund te flitet ne kete rast?
Femrat e gjithe Shqiperise u dashka emigruar ne Tr ne nje dhome te qelbet konvikti per te mundur te nxjerrin koken jashte shtepise?
Mire,u dipllomua,duhet te jete e afte(sipas asaj qe thate)te kete shtepi,makine,llogari bankare,pune,te jete e lire te beje c’te doje.

Tani c’ndodh ne realitet?
Le te vazhdojme me shembullin: ja,kemi gocen 23 vjeçe me nje rroge 200 euro ne muaj(s’jam shume familjare me sasine e parave qe marrin ne Shqiperi).Lere qe duhet te paguash qerane e cila le te themi per nje shtepi me kushte normale 150euro.Duhet te haje.Duhet te kete makine nese i duhet te levize naten per ceshtje pune.Duhet te kete aq force fizike sa te mbroje veten nga”shoqerite e padeshiruara”dhe ngacmimet.Pra,sille peshtille si te duash femra beqare nese do te beje nje jete normale si ka kushtet.

C’ndodh me meshkujt?
Pak a shume e njejta situate financiare fillestare,por meshkujt ndihen me pak “te detyruar” per te lene nukleon familjar per te gjetur pavaresine.Familja shqipetare meshkujve s’ju ve restriksione.Pra mashkulli i dashur shqipetar nga njera ane ka mamane qe e lan,shperlan,i gatuan.Ka shtepine gratis.Ka liri te pakufizuar.Plus ka dhe rrogen per qejfet per qejfet personale.

Ju me permendet Tiranen dhe shtresen e femrave qe kane studiuar etj.Statusi social i femres nuk matet me te ardhurit ne Tirane.Qekur qenka bere kondite pavaresie per nje femer nje qytet?Ne nje shoqeri te zhvilluar,femra ka liri veprimi pavaresisht nga vendndodhja gjeogafike,pavaresisht nga arsimi.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2007 12:13
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
heathcliff
i larguar.

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: brenda vuajtes.
Mesazhe: 555

pa mohuar meritat e femrave, duhet te dini dicka te gjithe se femres nuk ia mori mashkulli pushtetin, por ajo vet ia la ne dore atij pasi smundi ta perballonte, pasi kishte kaq shume gjera te parendesishme per tu marre, dhe u dorezua, pa me thoni pak ju lutem mos i vendosi kush meshkujt ne kete status e femrat pak me poshte, e nqs vete e kemi arritur kjo eshte edhe per merit te meshkujve dhe nga dobesia e femres, prob nuk esht te mashkulli qe ka shum liri por te femra qe sdi ta fitoje dhe ta mbroj ate, mendohu nje cik dhe ndoshtaa e sheh se fajin e kan vete femrat, pasi ata i edukojn edhe femrat edhe meshkujt, dhe prape ata diskriminojn veten e tyre,,,,,
nuk desha te zgjatem tani, por po u le me nje quiz,,,,

__________________
....i premtova vetes te mos hesht dhe heshtjes te mos flas.... s.o

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2007 12:41
heathcliff nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė heathcliff Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me heathcliff (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: heathcliff Shto heathcliff nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto heathcliff nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
heathcliff
i larguar.

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: brenda vuajtes.
Mesazhe: 555

kush e ka thene?

Femra eshte nje mashkull i deshtuar.......

__________________
....i premtova vetes te mos hesht dhe heshtjes te mos flas.... s.o

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2007 12:42
heathcliff nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė heathcliff Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me heathcliff (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: heathcliff Shto heathcliff nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto heathcliff nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipėri
Mesazhe: 190

S’ka nevojë të shkruhet me tone negative.

Mua më duket se e kam parashtruar se sigurisht dhe Shqipëria ka më shumë kufizime se sa vendet e tjera. E kam pranuar këtë dhe me sa mbaj mend kam thënë që të luftosh sistemin duhet në radhë të parë ta njohësh atë dhe të jesh pjesë e tij. Unë të solla një shembull. Sigurisht që ka kondita e kondita. Edhe femrat në perëndim nga konditat janë të pavarura, nuk është se bëjnë suffragettes movements çdo ditë apo jo?
Nuk ka pse i paragjykon dhomat me qera apo konviktet e qelbura sepse dhe jashtë Shqipërisë studentët i kanë financat e kufizuara dhe kur marrin një shtëpi me qera edhe kushtet e saj nuk janë ideale. Dhe me sa di unë askush nuk ka paratë e veta pa punuar, deri në 18 vjeç prindërit përgjigjen për fëmijët e tyre në perëndim të paktën me ligj se ka nga ata që kanë mundësi ti mbështesin më shumë. Në Shqipëri përgjigjen deri sa mbarojnë çfarëdo shkolle bile dhe në rast papunësie të fëmijës. Çfarë ka këtu ndryshe? Apo andej i japin nr e llogarisë sa lindin dhe i thonë bëni ctë doni tani?
Për sa i përket djemve shqiptarë mua nuk më duket se ke përshkruar ndonjë individ të pavarur, përkundrazi parazitë pa pikë përgjegjësie. Nuk është vetëm liria seksuale ajo që të jep pavarësinë. Në një vend ku vetëm njëra gjini i ka këto liri atëherë ske ce do dhe këtë të fundit.

Me sa kuptoj unë, ti panoramën e Shqipërisë nuk e njeh aq sa duhet dhe të aludosh do të thotë të biesh në gabime. Kush të ka thënë ty se rroga mesatare që marrin njerëzit është 150 Euro? Në Shqipëri as institucionet që studiojnë tregun e punës nuk flasin dot me kaq siguri. Të vetmet rroga që mund te maten janë ato të administratës publike dhe tregu i punës është shumë më i madh se aq. Prandaj ju flas për kontekste dhe njohje të tyre sepse është shumë e lehtë të spekulosh dhe me spekulime dalim specialistë të gjithë. Shkencat e studimeve gjinore gjithnjë e më tepër po mundohen ta studiojnë situatën në një rreze sa më afër individit për arsyen e vetme se duke spekuluar krijohet një imazh dhe perceptim i cili ndonjëherë i vishet artificialisht një grupi dhe mbi këto baza ky grup vlerësohet. Këtë gjë po e vuajnë të gjithë emigrantët shqiptarë sot femra e meshkuj qofshin.

Sidoqoftë unë këtu po jap një shembull që vërej dhe që më duket pozitiv. Po patjetër janë të pavarura femrat që jetojnë vetëm. Patjetër që kanë arritur diçka më shumë se moshataret që jetojnë me familjen origjinale ose atë të bashkëshortit.
Sipas rendit patrilinear rendi shoqëror ndërtohet mbi role të përcaktuara gjinore. Kjo do të thotë që gruaja kujdeset për shtëpinë, nuk punon dhe nuk ekspozohet në publik.
Roli i mashkullit është që të sigurojë të mira materiale për familjen dhe të përfaqësojë familjen në sferën publike. Me atë që kam shpjeguar në shembull roli i mashkullit zhvlerësohet dhe pikërisht këtu fillon ndryshimi.
Ne duhet të jemi fleksibël në situata nëse duam të arrijmë diçka. Këto janë rrethanat dhe kjo është ajo me të cilën mund të fillojë ndryshimi.

Nëse ju doni revolucion bujrum, jeni të gjithë të mirëpritur.
Unë nuk do e parapëlqeja agresivitetin dhe viktimizmin në trajtimin e kësaj çështje. Çdokush ka pjesën e vet të përgjegjësisë ose të llogarisë. Nëse do të arrish diçka apo je në një gjendje të caktuar edhe ti ke kontribuar me pjesën tënde. (Ti në këtë rast = one, nuk e kam aspak personale).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2007 15:20
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tonia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tonia Shto Tonia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tonia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Femrat,sa te afta per te konkuruar mashkullin ne pushtet social?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.