Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Vasil Ballan Ballabani Himares kerkon pavaresine e Vorio-Epirit
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Jo i dashur heroi nuk jane gjithe ortodoksit te gjiyhe spiune.Ata jane popull ,por si te themi per Sollak Sallakun qe po rri e bene sehir se cfare mutra nxjerr nga goja filo greku Bollano i Omonias.Zedhenesi i PSD tha se ai qen ka shkelur 9 nene te kushtetutes.Pra Sallaku duhet te jepte urdher per arrestimin e menjehershem te ketij maskarai.
Sa bukur do te ishte nqse ai do ta bente kete veprim.Cfare beri me priftim Themollari qe xhvarrosi eshtrat e shqiptareve te vdekur per llogari te shovinisteve te athines. Por ai si i lig e i lidhur me krimin e organizuar kerkon qe te vere qeverine perballe grekeve,kur eshte detyra e tij specifike.
Po presidenti qe eshte mbrojtesi i kushtetutes ku ha miza heroi?
Nqse je djale patriot e djale Vlore mendo si i till.E keqja nuk na vjen nga Berisha,por nga dikush tjeter.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2007 19:58
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

O djema

Kujdes me perdorimin e termit tradhetar o djema.

Eshte shume e rende ti thuash tradhetar dikujt, nuk eshte nje "sharje" e thjeshte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2007 20:07
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

Feja e shqiptarit...shqiptaria!

Me falni qe po hyj pilaf me kete thenie,
po s'me vjen hic mire kur shoh qe identifikohen fete me qendrime a deshira politike / nacionaliste.
MOS BENI LOJEN E GREKUT! Ai ate do!

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2007 20:16
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bleta punetore Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bleta punetore nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Pse nuk mund/duhet te "nderhyje" prokuroria

Deklaratat verbale të Vasil Bollanos nuk mund të hetohen
Prokuroria e Përgjithshme: Pohimi nuk është materializuar

Deklaratat verbale të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, sipas të cilit nacionalistët grekë kërkonin referendum të konceptit të "Vorio Epirit", nuk mund të hetohen. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, fjalimi i Bollanos është thjesht një deklaratë, e cila nuk mbështetet në ndonjë plan konkret për ndarjen e Shqipërisë. Në nenin 1, të Kushtetutës së Shqipërisë, thuhet se "Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm". Edhe pse e zeza shkruhet në të bardhë, prokuroria është e pafuqishme të fillojë hetimet, pasi në ligjet shqiptare një deklaratë e tillë nuk mund të hetohet, përderisa personi konkret nuk e ka mbështetur me fakte. "Të tilla deklarata dënoheshin në periudhën para viteve ‘90. Gjithsesi, nëse ka ndonjë plan konkret, apo deklarata është pasuar me materiale shkresore, atëherë ndaj personit që ka lëshuar këto deklarata, pavarësisht postit që mban, do të nisë një hetim", thanë burimet nga akuza qendrore. Sipas tyre, ende nuk ka filluar ndonjë verifikim të fjalëve të Bollanos. Integriteti territorial i Shqipërisë pësoi një goditje të rënde. Gjatë emisionit "Exlusive" në Top-Channel, kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, vendoste paralele midis Kosovës dhe konceptit të "Vorio Epirit". Bollano tha se Vorio Epiri meriton po atë zgjidhje që shqiptarët kërkojnë për Kosovën, duke aluduar për një ndarje të territoreve nga bregu jugor i Vjosës, në një republikë të pavarur. Deklarata erdhi gjatë një interviste që Bollano i dha kanalit Top-Channel, gjatë emisionit që përkujtonte masakrën e Peshkëpisë, ku një komando greke hyri në territorin shqiptar dhe vrau anëtarët e personelit ushtarak të një poste kufitare, në 1994. Pohimet e anëtarëve të partisë, e cila mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri, janë radikalizuar ditët e fundit, kur qeveria shqiptare nisi procesin e shkatërrimit të shumë objekteve pa leje të ndërtuara në zonën e Himarës. Sipas nacionalistëve grekë, treva patriote shqiptare etnike e Himarës është një territor grek. Deklarata e Bollanos, ngjalli shumë reagime në Tiranë. Pas kësaj, Prokuroria e Përgjithshme tha se, nëse konfirmohet se deklarata është e materializuar atëherë do të nisë një hetim në bazë të nenit 267 të Kodit Penal. "Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet", thuhet në Kodin Penal. Një tjetër nen, që mund ta përfshijë Bollanon në hetim thotë: "Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet". Përpos këtyre neneve, kryebashkiaku i Himarës ka shkelur edhe Kushtetutën e Shqipërisë. Në të përcaktohet qartë se "Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm, pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyre t‘i respektoje dhe t‘i mbrojë".


Hetimi


Prokuroria është e pafuqishme të fillojë hetimet, pasi në ligjet shqiptare një deklaratë e tillë nuk mund të hetohet, përderisa personi konkret nuk e ka mbështetur me fakte. "Nëse ka ndonjë plan konkret, apo deklarata është pasuar me materiale shkresore, atëherë ndaj personit që ka lëshuar këto deklarata, pavarësisht postit që mban, do të nisë një hetim", tha prokuroria.




Kushtetuta

- Shqipëria është Republikë Parlamentare.
- Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
- Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
- Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe
trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t‘i respektojë dhe t‘i mbrojë.


Kodi Penal

- Nenit 267 i Kodit Penal: "Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet", thuhet në Kodin Penal.


- Neni 265: "Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2007 20:32
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Edhe ne kuader te shkrimit te mesiperm mendoj:

1) Duhen evituar pergjigje "me prokurori" ndaj provokimeve te tilla, sepse jam i bindur qe kjo eshte ajo qe do greku per te "provuar" ne rredhe te pare ekzistencen e "tokave" greke ne shqiperi dhe ekzistencen e minoritareve te "perndjekur" ne Shqiperi.

2) Deklaratave "politike" (ne kuptimin vetem me fjale dhe pa vepra, te pakten per momentin) te Bollanos duhej tu pergjigjej me nje korr delaratash nga gjithe partite politike shqiptare (duke lene jashte kesaj "loje" ekzekutivin, te pakten per momentin)m pa dallim ngjyre dhe ideje.

3) Gjeja e fundit qe mund te na duhet tani eshte "martirizimi" i Bollanos nepermjet prokurorise. Mendoj qe ky eshte qellimi i tij dhe ne nuk duhet te biem ne kete gracke.

Me tej:

Politika shqiptare ka bere dy faje shume te medha ne kete situate ne Himare.

1) Me sa kujtoj, ne zgjedhjet e para vendore ne Himare, ne ballotazh PS-PD u bene bashke, ne te mire te kombit, kunder PBDNJ, dhe ajo humbi. Me vone kjo "tradite" e bukur atdhedashese e PS-PD u prish per llogari te thjeshta politike dhe pasojat po shifen sot e kesaj dite me keto provokime.

2) Faj madhor i Berishes ne fillimet e demokracise ishte lejimi i kalimit te Omonias nga organizate shoqerore ne parti politike. 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2007 20:44
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Sqarim

Kur ju lutesha te beni kujdes kur i drejtoheni dikujt me termin tradhetar natyrisht nuk i referohesha epiteteve kundrejt Bollanos.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2007 20:51
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nuk e pershkruaj dot gezimin tim kur Sali Berisha u tha anetareve te PD ne Himare me 2000:"votat tuaja t'ja jepni kandidatit te PS",por u pezmatova kur ai perkrahu Omonian me 2007.Ja si po vepron korofillaku e qeni grek Bollano.Une nuk ja fal Berishes kete gabim.Pse mos te kish nje bashkpunim PS +PD edhe tani dhe Bollanua te hante shit.
Per nje gje duhet te jemi te qarte vellezer;Bollano korofillaku nuk talk shit pa nje urdher nga qarqet vorio-epirote greke.Situata nuk eshte shume e favoreshme per tu marre me kete pleh,por ai eshte provokator i shitur.Shtypi shqiptar duhet t'i sulet atij qeni dhe ta beje nje lecke te pavlere.
Eshte e vertete arti nuk na intereson nje perplasje me Greqine e cila do te gjente shkas per te bere akuza kunder qeverise sone,por ato organe qe jane jashte juridiksionit qeveritar duhet te krijojne nje atmosfere mbytese per kete krimb.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 13:28
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Nuk e pershkruaj dot gezimin tim kur Sali Berisha u tha anetareve te PD ne Himare me 2000:"votat tuaja t'ja jepni kandidatit te PS",por u pezmatova kur ai perkrahu Omonian me 2007.Ja si po vepron korofillaku e qeni grek Bollano.Une nuk ja fal Berishes kete gabim.Pse mos te kish nje bashkpunim PS +PD edhe tani dhe Bollanua te hante shit.
.


Sala do ket ndo nje gisht ketu qe nuk bashkepunoj me PS ne zgjedhjet e fundit,per mua nje derr te ishte ne krye te Himares vetem mos ta hapte sqepin per ndarjen nga shqiperia dhe te ishte me grekun,po skan faj ata jo fajin e kan ata kelyshat qe kan votuar....

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2007 20:47
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

VULLNETARE NGA HIMARA KUNDER TURQISE NE1996

Bollano: «ne kemi qenë dhe jemi patriotë, mund t’iu them vetëm një fakt: në kohën e krizës greko-turke për problemin e ishullit Imia ishin shumë të rinj që kërkuan të shkruhen vullnetarë për të luftuar për Greqinë po të qe e nevojshme.»

Bollano zbulon skandal tjetër

Altin Petro
Athinë

Pas deklaratave para disa ditësh në mediat shqiptare për pavarësinë e ‘’vorio epirit’’, kryetari i Bashkisë së Himarës vazhdon propagandën e tij, këtë rradhë në mediat e Greqisë. Në një reportazh të zgjeruar të botuar dje në faqet e gazetës greke “Ethnos” nga gazetari Panos Bailis, Bollano kërkon hapur, këtë rradhë ndihmën e shtetit «mëmë» për vazhdimin e ekzistencës së minoritetit grek në fshatin bregdetar.
Ajo që tërheq vëmendjen në përgjigjet që Bollano i jep gazetarit grek ëshë edhe zbulimi I një fakti tronditës i cili që prej fundvitit 1996, kur ndodhi tensioni mes Greqisë dhe Turqisë për shkak të incidentit për ishullin kufitar Imja në Mesdhe, të cilin turqit e quajnë Karadak, ka qenë I panjohur. Në mbyllje të shkrimit të gazetës greke “Ethnos”, Bollano shton fjalët: «ne kemi qenë dhe jemi patriotë, mund t’iu them vetëm një fakt: në kohën e krizës greko-turke për problemin e ishullit Imia ishin shumë të rinj që kërkuan të shkruhen vullnetarë për të luftuar për Greqinë po të qe e nevojshme»...
Ky fakt është ploësisht i panjohur dhe zbardhet për herë të parë. Ai është një skandal që nëse vërtetohet mund të shënojë çeljen e një procesi hetimor, për të verifikuar të vërtetën se deri ku shkon ajo dhe prej kujt mund të jetë iniciuar.
Shkrimi në gazetën greke vazhdon me deklarata të tjera të zotit Bollano.Që në rreshtat e parë ai i tregon gazetarit grek për trimërinë e të rinjve himariotë para dy vjetësh teksa hynin të patrembur në stadiumin kombëtar «Qemal Stafa» në mbështetje të ekipit grek nën një atmosferë «nga e cila u shokuan akoma dhe policët shqiptarë». Sipas tij, të rinjtë himarjotë atë ditë vërtet u larguan nga stadiumi me shijen e hidhur të humbjes, por «kishin fituar një betejë në një luftë të filluar prej tyre që me 1945 atëhere kur të parët e tyre kishin dalë hapur kundër planeve të Enver Hoxhës dhe kishin përkrahur hapur mbretin»! Sipas kryebashkiakut në fjalë, ndonëse himarjotët zyrtarisht nuk bëjnë pjesë në zonën minoritare të Shqipërisë, kanë pasur gjithmonë një vijë të tyre të ndryshme nga ajo e qeverive ekzistuese në Shqipëri duke kërkuar gjithmonë të drejtat e tyre duke ardhur shpeshherë në konflikt të hapur me këto të fundit, si dhe me forcat e tjera politike në vend, të cilat «luftojnë me ëdo mjet për të rënë kalaja e Himarës» ashtu si bënë më 2003 kur Nano e Berisha zbritën personalisht në Himarë së bashku me qindra ushtarë e policë në mënyrë që të mos fitonte zoti Bollano. Sipas tij problemi më i madh aktualisht për Himarën është zbrazja në masë e fshatrave nga të rinjtë. «Në qoftë se Greqia nuk do të na ndihmojë vështirë se do të mundemi të mbijetojmë»-vazhdon ai. Më pas Bollano tregon se në çdo rast zgjedhjesh, të gjithë kërkojnë «ta hanë të gjallë», por ai dhe përkrahësit e tij jo vetëm që kanë rezistuar, por vazhdojnë të fitojnë beteja të reja. Por sipas tij në qoftë se nuk merren menjëherë masa nga «shteti mëmë»në mënyrë që të rinjtë që rrojnë në Athinë e në Greqi në përgjithësi të kthehen «kjo do të shënojë edhe humbjen më të madhe për ne».
Bollano kthehet në Himarë më 1995 nga Durrësi ku punonte deri atëhere, duke luftuar për të drejtat e bashkëatdhetarëve të tij deri me denoncime në BE, Amerikë e Angli. Sipas tij megjithë përpjekjet e 11000 banorëve të zones, aktualisht në tetë fshatrat e bashkisë, jetojnë më pak se gjysma e tyre duke u përballur gjithmonë me «presionet e vazhdueshme të qeverive shqiptare të të dyja krahëve». Po bëhen përpjekje sipas Bollanos për fallsifikim të dokumentave të pronësisë së zonës duke bërë që me dokumenta fallco shqiptare të kërkojnë prona të grekëve të Himarës. « Po të grekëve –këmbëngul ai, mua nuk më shqetëson aspak që ne na quajnë grekë», bile sipas gazetarit parrulla e Bollanos në zgjedhjet e fundit lokale ishte «votoni greqisht».

Gazeta Albania

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2007 05:07
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aint
bye

Regjistruar: 16/03/2007
Vendbanimi: Orders of magnitude
Mesazhe: 151

Kjo tregon edhe nje here per apatine dhe paralizen e klases politike ne Shqiperi.
Une s'e kuptoj sesi presidenti yne berxollangrenes nuk e shkarkon direkt kete Ballabanin per deklarata anti-kombetare.

__________________
ain't

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2007 06:55
aint nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aint Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aint (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aint Shto aint nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aint nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Vasil Ballan Ballabani Himares kerkon pavaresine e Vorio-Epirit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.