Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Nje strategji e re e Shteteve te Bashkuara?????
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Gjykata Penale dhe mardhėniet SHBA-BE

Nga Franko Egro

Vështirë se mund të vihen në dyshim vlerat dhe aftësitë negociuese të zyrtarëve europianoperëndimorë dhe amerikanë. Por, kur bëhet fjalë për gjetjen e kompromiseve lidhur me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë duket se hendeku është tepër i gjerë dhe i thellë. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është se ai po vjen gjithnjë duke u zgjeruar dhe thelluar. Si për ta konfirmuar vërtetësinë e këtij konstatimi, administrata e Bushit e akuzoi direkt Bashkimin Europian se po i saboton përpjekjet e saj për të mbrojtur ushtarët amerikanë prej ndjekjeve penale nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve. Por, jo gjithçka përfundon këtu. Toni i ashpër u eskalua më tej kur Brukseli u paralajmërua hapur se vetë e ardhmja e marrëdhënieve transatlantike është në rrezik në rast se nuk frenohet ky proces, që realisht ka fare pak gjasa të ndodhë. Pozicionet tashmë janë konsoliduar dukshëm dhe të dyja palët e kanë të vështirë të dalin nga “llogoret” për të gjetur kompromisin. Ky mesazh, ndoshta më i preri dhe më i ashpri deri më sot, qysh prej përfundimit të konfliktit të Irakut, u bë nëpërmjet një letre që administrata amerikane u dërgoi qeverive europiane anëtare të BE-së. Kjo ndodhi në një kohë kur zyrtarët amerikanë parashtruan në Kombet e Bashkuara një tjetër rezolutë, e cila e shtynte edhe për një vit imunitetin e ushtarëve të saj që shërbejnë në forcat ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se ata kanë imunitet nga kjo Gjykatë. Kundërshtimi amerikan ka qenë konstant. Zyrtarët e lartë asnjëherë nuk i kanë ndërprerë përpjekjet për të arritur marrëveshje individuale me shumë qeveri në të gjithë botën. Dhe deri më tani Uashingtoni ka nënshkruar jo pak, por 37 pakte imuniteti, ndonëse kryesisht me vende të vogla në të gjitha kontinentet. Një pakt të tillë Uashingtoni e lidhi edhe me Tiranën. Vetëm pak javë më parë, kryeministri Fatos Nano e nënshkroi atë me shefin e diplomacisë amerikane Kolin Pauell. Nuk ishte e vështirë të dallohej kënaqësia dhe mirënjohja amerikane. Të njëjtin hap e hodhi edhe Maqedonia. SHBA po i vazhdon negociatat edhe më disa shtete të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore. Por tashmë është fakt se përpjekjet amerikane kanë hasur në rezistencën e fortë të europianëve. Brukseli e interpreton atë si përpjekje që synon jo vetëm minimin qysh në embrion të rolit të gjykatës, por edhe politikën e saj europiane. Nuk janë të rastësishme apelet e liderve të kontinentit që u kërkojnë “europianëve të rinj” më shumë respekt për linjën që del nga Brukseli. Ditët e fundit vetë numri një i Këshillit të Europës Peter Shidler i kërkoi Bullgarisë të jetë më e kujdesshme në vendimin që do të ndërmarrë, i cili pritet të jetë i shpejtë. Po ashtu, diplomatët amerikanë i kanë intensifikuar akuzat sipas të cilave, europianët po ushtrojnë presion në rritje ndaj dhjetë kandidatëve të ardhshëm që presin të anëtarësohen në radhët e tyre për të mos nënshkruar traktate individuale me SHBA-në. Janë pikërisht këto zhvillime, që pasojnë me shpejtësi njera-tjetrën që të krijojnë përshtypjen se e ashtuquajtura detantë që po përjetojnë marrëdhëniet transatlantike mund të dëmtohet rëndë. Më konkretisht akoma, mosmarrëveshja ka të bëjë me një nen të Statutit të Romës të vitit 1998, i cili e vendosi dhe e legalizoi vetë Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Ai u lejon shteteve që e kanë ratifikuar atë, të kërkojnë imunitet për trupat e tyre të dislokuara jashtë vendit, nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale të njohura si Neni 98. Ndërkohë Britania e Madhe, Franca, por edhe disa qeveri të tjera europiane e kanë nënshkruar individualisht marrëveshjen me Afganistanin, duke i siguruar kështu mijëra paqeruajtës të vet. Kjo me fjalë të tjera do të thotë se ata nuk mund t’u dorëzohen autoriteteve afgane, për t’u transferuar më pas në Gjykatën e Hagës, ekzistenca e së cilës është miratuar në parim nga 90 shtete. Por, vetë autoritetet europiane botuan udhëzimet e tyre vitin e kaluar, që përcakton kufizime që mund t’u ofrohen individëve që shërbejnë në misione ushtarake ndërkombëtare në vende të ndryshme. Shqetësimi i amerikanëve mori përmasat e alarmit pas një letre të botuar nga zyrtarët europianë në muajin prill. Nëpërmjet saj u kërkohet të gjithë anëtarëve të respektojnë udhëzimet e 30 Shtatorit 2002, të cilat u propozuan nga një avokat i njohur që punon për Shoqatën e të Drejtave të Njeriut “Human Rights Watch”, me seli në Nju Jork. Nga ana e tyre amerikanët insistojnë se janë europianët, ata që po ushtrojnë presion. Sipas tyre, administrata e Uashingtonit nuk po bën gjë tjetër, veçse po respekton rregullat e Traktatit. Në deklaratën e fundit thuhet shprehimisht se udhëzimet e fundit të Brukselit nuk janë në përputhje me Statutin e miratuar në Romë. “Ne vazhdojmë të këmbëngulim dhe të mbrojmë idenë se qeveria jonë po punon në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe me Traktatin e nënshkruar në Romë për marrëveshjen e themelimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve”.

Marre nga e perditshmja shqiptare "Shekulli"

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2003 12:07
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

nje strategji e re e Shteteve te Bashkuara?????

konfliktet ne dekaden e fundit kane hapur debate te shumta per menyren e zgjidhjes se krizave. e ndersa ne lufterat ne ish-jugosllavi diplomacia evropiane deshtoi me konsultimet e saj te shumta, vetem nderhyrja e Shteteve te BAshkuara si ne Bosnje ashtu dhe ne KOsove arriti t'i jape fund konfliktit.

ne uashington zyrtaret thone se pas 11 shtatorit rreziqet e reja te terrorizmit kerkojne nje ndryshim ne menyren e perballjes me to. strategji te reja luftimi qe kerkojne rregulla te reja loje. eshte vetem nje justifikim per politiken aktuale apo vertet shtetet e BAshkuara ne nje te ardhme mendojne te ndryshojne strategjine tyre ushtarake (pasi kombetaren e ndryshuan). Në paraqitjen e strategjisë politike mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar, administrata Bush nënvizoi faktin se asnjë forcë rivale ushtarake nuk do të lejohet që të pengojë mundësitë amerikane.

personalisht me duket se kjo lloj strategjie qe do shpjegohet en materialin e meposhtem, eshte nje pretekst per te menjanuar konsultimin dhe marrjen e vendimeve kolektive per nderhyrjen e shpejte, aty ku administrata do ta shikoje te rendesishme per interesat amerikane, dhe praktikisht venien e supremacise ushtarake politike mbi te gjitha shtetet e tjera ( qe deri para irakut jane konsideruar aleatet me te ngushte te amerikes ).

JUve si mendoni????

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2003 18:57
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

kundërshtimi francez dhe gjerman i luftës në Irak kanë vulosur ndryshimin në të menduarit strategjik të Amerikës. Pentagoni po i rikthen Shtetet e Bashkuara në rolin e tyre tradicional si një fuqi detare. Në këtë strategji Evropa perëndimore, në fakt Evropa në tërësi, do të ketë më pak rëndësi se ka patur.
Gerhard Shrëder dhe Zhak Shirak po shërbejnë si një justifikim i volitshëm për presidentin Xhorxh Bush dhe për sekretarin amerikan të mbrojtjes Donald Rumsfeld që të pakësojnë prezencën amerikane në Evropë. Tashmë që nuk është më e nevojshme një prani masive tokësore në Evropën Perëndimore, shtetet e Bashkuara duan t'i rikthehen kësaj strategjie detare.
Fuqitë detare sillen në mënyra të parashikueshme. Strategjikisht ato përpiqen që të dominojnë oqeanet ( dhe tani dhe hapësirën). Ato nuk parapëlqejnë shtrirje në hapësira të mëdha tokësore të trupave të tyre, por preferojnë të shfrytëzojnë pajisje lokale. U pëlqen të kontrollojnë ose të paktën të neutralizojnë bregdetet e deteve apo oqeaneve që kanë ngjitur.
Nga ana diplomatike nuk kanë aleanca të caktuara por vetëm qëllime të caktuara. Mund të zotohen për diçka por u pëlqen të ndihen të lirë të largohen nga zotimi. Ata gjithashtu duan të kenë një varg të gjatë bazash anembanë botës. Britania i kishte këto në kulmin e lulëzimit të saj dhe Amerika do t'u rikthehet atyre tani. Ky është kuptimi i vërtetë i shprehjes 'koalicioni i vullnetit"

Shtetet e Bashkuara mund të reduktojnë praninë e trupave të tyre në Evropë tani që kërcënimi nga " Bashkimi Sovjetik" është zhdukur. Shtetet e tjera mund ta mbrojnë këtë anë të Atlantikut. Uashingtoni megjithatë dëshirn baza përgjatë rrugëve kryesore detare si psh deti Mesdhe. Kështu Spanja, Italia, Turqia dhe Izraeli bëhen shumë më të rëndësishme se Gjermania. Iraku ka perbere një kërcënim te madh për Izraelin, për balancën në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në rrugët përmes Detit Mesdhe dhe Gjirit Persik. NATO nuk është më aq e rëndësishme.
Gjithsesi kjo nuk do të thotë që të gjitha trupat amerikane do të largohen nga Gjermania apo Evropa perëndimore. Gjermania nuk përbën më një trofe lufte por një platformë lëshimi ( launching Platform). Nuk do të thotë që NATO-s i ka ardhur fundi pavarësisht nga pakësimi. NATO ka mbijetuar edhe kriza të tjera dhe do të mbijetojë edhe këtë. Duke qenë një aleancë politike NATO-ja mund të jetë elastike. Por SHAPE, selia qëndrore e fuqive aleate në Evropë, që përbën krahun ushtarak të NATO-s do t'i nënshtrohet ndryshimeve rrënjësore dhe akoma të paparashikueshme.
Uashingtoni ndoshta do presë edhe pak para se të shpallë këtë strategji pasi kjo do të përforconte dëshirën e Evropës për një politikë të saj të jashtme dhe të sigurisë. Si të gjitha fuqitë detare tradicionale Uashingtoni preferon që të ruajë një ekuilibër pushtetesh midis shteteve të ndryshme në kontinentet e tjera. Kjo është arsyeja që Ramsfeldi i bëri thirrje " Evropës së re" që të balancojë " Evropën e vjetër". Sa i përket strategjisë detare do të bëhet vetë e qartë me kalimin e kohës.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2003 18:59
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
prrenjsaku
freelance/gynecologist

Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113

Wink

po ku je

analiste po ti qenke nam fare papapapapa
po nga i gjen keto tema me aman

Une kam qene ne marine ne vitet 1994- 1995
ne kohen qe u be stervitja midis forcave
shqiptaro-amerikane (Uji i Kristalte ) ne qofte
se e ke degjuar ,dhe une te garantoj per nje gje
flota amerikane ka per te sunduar oqeanet
perhere, nuk ka shtet ne bote te krashasohet
me teknologjine qe ata kane ,si ne armatim e
pajisjet elektronike {radare e te tjera}



__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2005 19:20
prrenjsaku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė prrenjsaku Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me prrenjsaku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė prrenjsaku't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: prrenjsaku Shto prrenjsaku nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto prrenjsaku nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Nje strategji e re e Shteteve te Bashkuara?????

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.