Katilesha
.
Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
E shkuara mbetet jetshkurter sidoqofte!
( Eshte bere per qellime mesimi nje maturanti, por me pelqen dhe mendova ta ndaj me ju).
E shkuara nuk është më kohë , hapat e së cilës mund ti masësh me tik-takun e sekondave dhe orëve që përmbyten në hapësirën e rrumbullaktë të orës. E shkuara , duke e parë nga kulltuku i së tashmës është gjëndje, objekt, mendim, zë, njëri apo thjeshtë një pakohësi që na ndjek hap pas hapi dhe është gjithmonë aty edhe kur duam ta kujtojmë, edhe kur duam të mos e kujtojmë. E shkuara është absurde, paradoksale, i përngjason atyre stalker-ve që të ngjiten pas, që dijnë çdo gjë për ty huqet, dëshirat, ngjyrën e preferuar apo edhe bezdisjet. E shkuara është personalitet, karakter, është ardhja në jetë e një fëmije, është fjala e parë, dhëmbi i parë, hedhja e hapave të para, dashuria e parë, apo lotët që mban mend që ke derdhur një ditë para së sotmes. E shkuara është vetja jonë e konturuar në dimensione të tjera, të cilët kanë latuar të tashmën e sotme që përballë së ardhmes përsëri e tashme e shkuar mbetet. Çudi!
Duket si lojë fjalësh, por nuk është e tillë, është thjeshtë lojë akrepash, lojë ciklesh hënore, lindje e perendime diellore, që gjurmohen në tipare të zmadhuara, në një këmishë që e ke veshur në të shkuarën por që sot nuk të zë më, gjurmohet në kujtime për ato që kanë qënë dhe nuk janë më, ose vazhdojnë të jenë por të ndryshuar, shumë të ndryshuar.
E megjithatë, e shkuara mbetet jetshkurtër, sepse jemi ne që e bëjmë të atillë, jemi ne që e përdorim pavetëdijen tonë si një rezervuar që na shërben për të depozituar kohësitë tona, si një mall stok, të dalë mode dhe që dikur ia kemi ndjerë lezetin. Kjo është e shkuara, pavetëdije!
Por mua më pëlqen kjo përsjatje kohësh, që ne e quajmë jetë. Këto kohësi të pakohësishme ose gjithëkohësishme që mbeten, që mund ti rikthesh kur të shërbejnë, kur duam ne. Më jep një ndjesi të gjithëpushtetshme mendimi që një përmasë mishtore, njeriu (unë), arrin të mbajë ekuilibrin midis tre kohësive; të shkuarës, të tashmes dhe së ardhmes dhe në kohë të caktuara i përpunon me mëndjen e tij sikur të ishin një masë plasteline.
E pse duhet domosdorshmërisht të diktojmë jetshkurtësinë e së shkuarës, kur e dimë që është mëndja ajo që e bën të tillë? Pse të ndalim hapin e mendimit tek koha, tek gjëndja, tek objekti, tek e shkuara, kur mundemi shumë mirë të ndalemi tek ndjesia, tek ai ndriçim krenar prej egoisti të thekur që ti je epiqëndra, ti je arena ku vdesin mijëra orë e rilindin qindra të tjera. Epiqëndra ku fle e shkuara, jeton e tashmja dhe kotet e ardhmja!
Edhe pse duart e së shkuarës na kanë përpunuar, blatosur e skulpturuar, duke na bërë këto që jemi sot, ajo mbetet jeshkurtër sidoqoft. Mbetet jeshkurtër sepse rrezet e saj nuk kanë shkëlqimin e së tashmes, nuk kanë potencialin e së tashmes, ajo thjeshtë shndërrohet në një rrëfenjë që mund ti heqësh një fragment, shtosh një tjetër apo modifikosh një fillim, vazhdim apo fund. Pra, nqs ajo, e shkuara, ishin duart që pikturonin Njeriun, sot këtë stafetë e ka e tashmja krenare, e tashmja jonë, e tashmja ime.
E megjithatë jetshkurtër apo jo, është vetëm një kufi i hollë sa një fije bari që ndan kohët. Është vetëm një kufi i hollë imagjinar, por padiskutim i pushteshëm që të shkuarën e bën jetshkurtër, të tashmen krenare dhe të ardhmen lakmitare. E shkuara është thjeshtë një kufi!
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|