Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit
Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957
|
Dorėhiqet Koshtunica!
Është formalizuar kështu kriza që ka nisur dy ditë më parë pas ndarjes me partnerin liberal të kualicionit qeveritar që është afër Presidentit të Republikës Serbe, Boris Tadic. Një situatë e tillë ka ardhur pas tentativës së vetë Koshtunicës për të imponuar një ndalim të negociatave me BE-në për shkak të njohjes nga ana e perëndimit të pavarësisë së Kosovës
Konservatori Vojisllav Koshtunica ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e kryeministrit të Serbisë. Është formalizuar kështu kriza që ka nisur dy ditë më parë pas ndarjes me partnerin liberal të kualicionit qeveritar që është afër Presidentit të Republikës Serbe, Boris Tadic. Një situatë e tillë ka ardhur pas tentativës së vetë Koshtunicës për të imponuar një ndalim të negociatave me BE-në për shkak të njohjes nga ana e perëndimit të pavarësisë së Kosovës. Në këto kushte Koshtunica ka shpërndarë qeverinë serbe dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja më 11 maj. Dorëheqjen kryeministri serb u dha në një konferencë për shtyp urgjente të mbajtur në orën 16.00. Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka akuzuar partnerët e tij pro-perëndimor e kualicionit qeveritar se nuk kanë arritur të mbrojnë integritetin e Serbisë. Gjithashtu ai shtoi se nuk besonte më tek partnerët e kualicionit të tij Partia Demokratike dhe G17 Plus Parti, të cilët nuk bënë aq sa duhet për të ruajtur Kosovën. Qeveria Serbe është në krizë të thellë, sepse partitë e kualicionit nuk kanë insistuar me vendosshmëri që Serbia të bëhej anëtare e BE-së vetëm si një shtet I bashkuar me Kosovën, ka përfunduar Koshtunica.
_____________________________________________
marre nga BALKANWEB
__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|