Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IntrIgante
Anetar i ri

Regjistruar: 18/02/2008
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 21

me mungon koha per te lexuar gjithe postimet e temes,por nuk besoj dikush ka permendur AMICI MIEI,nje pjese e historise se kinemase italiane.
Tognazzi,Moschin,Celi ecc ...jane thjesht perfekt ne tre aktet e filmit!

ok,sa per ide



Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2010 15:04
IntrIgante nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IntrIgante Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me IntrIgante (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: IntrIgante Shto IntrIgante nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IntrIgante nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shume i forte duket. Kjo skena lart qenka gallate.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2010 19:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Italia a mano armata (1976)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re italia_a_mano_armata.png
Ky file ėshtė shkarkuar 39 herė.

Regjia: Marino Girolami
Skenari: Vincenzo Mannino, Gianfranco Clerici, Leila Buongiorno
Aktor: Maurizio Merli

Nje autobus me femije merret peng ne Milano dhe komisar Betti vihet ne kerkim te autoreve. Arrin te gjeje pengmarresit por nje nga femijet nuk arrin te shpetoje gjalle. I bindur se organizatori i bandes eshte dikush tjeter ai mundohet te gjeje kapon. Gjurmet e çojne ne Genova ku kapobanda eshte nje pasanik me Benz dhe shofer. Gjate hetimeve komisari vret dike per vetembrojtje por e fusin ne burg, ku kriminelet qe ka arrestuar duan ta vrasin. Arrin te dale nga burgu dhe te kape pasanikun me gjithe ortaket gjate nje spedicioni kontrabande.


Film i ngjashem me ate te Romes, por ketu levizet nga Torino, ne Milano dhe pastaj ne Genova. Ka shume makina qe perplasen, bien ne det apo marrni zjarr, por jo gjithmone kane dale mire. Madje ne nje skene ne vend te personazhit duket stunt-man me kaske brenda ne makinen qe po merr flake.

Dy vjet pas Roma Violenta krimi duket me i pjekur. Tashme ka personazhe te ngritur intelektualisht qe i mendojne mire planet dhe bejne biznes kontrabande (jo thjesht vjedhje kuletash). Megjithate kriminelet e vegjel ekzistojne gjithmone, edhe pse eshte emblematik personazhi i nje xhepisti qe behet shofer i pasanikut per te patur nje rroge. Ne nje fare menyre e ardhmja i dorezohet krimit te sofistikuar dhe nuk ka vend per xhepiste te thjeshte.

Kuriozitete:


  • Kolona zanore eshte perdorur gjithashtu ne filmin Grindhouse (2007) te Quentin Tarantinos.


Hapja e filmit (anglisht):


Dublimi anglisht gati-gati eshte me i mire se italisht.

Ndersa kjo eshte pjesa e Grindhouse me te njejten muzike:

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2010 06:49
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Amici miei (1975, 1982, 1985)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re amici174.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 35 herė.

Regjia: Pietro Germi, Mario Monicelli, Nanni Loy
Skenari: Leonardo Benvenuti, Piero De Bernardi, Tullio Pinelli
Aktore: Ugo Tognazzi, Gastone Moschin, Adolfo Celi, Philippe Noiret, Renzo Montagnani

Film me tre pjese qe dalin ne kohe te ndryshme nga regjizore te ndryshem.

Pjesa e pare fillon me kater shoke rreth te pesedhjetave qe mblidhen me ngut per te bere ate qe ata quajne "la zingarata" (verdallisje endacakesh). Ata lene punet, grate dhe problemet per tu nisur pa qellim dhe pa limit kohor ku ti çojne rrotat e makines. Nuk eshte hera e pare dhe nuk dihet kur do jete hera tjeter. Kater burrat bejne lojra dhe shakara me kedo qe takojne, ngrene fshatrat ne kembe, bejne çorap spitalin ku shtrohen, etj. Njeri eshte gazetar, njeri arkitekt, njeri ka restorant dhe tjetri pa pune. Secili prej tyre ka karakter te veçante qe e ben te kendshem per shoqerine. Pikerisht karakteri i njerit, arkitekt Melandrid, ben qe ky te dashurohet me gruan e drejtorit te nje spitali ku shtrohen pas "zingarates". Ai le shoket dhe humb mendjen pas gruas se doktorit, madje martohet me te, gjersa i merzitet dhe le gjithçka pas kraheve. Por tashme kater shoket njihen me ish burrin e asaj gruas, doktorin, i cili ashtu si ata e ka mendjen per shakara dhe çapkenlleqe. Prandaj behen pese dhe fillojne te bejne te njejtat gjera prape. Gjithçka ama merr shije tjeter kur njeri prej tyre vdes papritur... dhe kesaj rradhe nuk eshte shaka.

Pjesa e dyte fillon ku mbaron e para, por vazhdon te tregoje gjera ne retrospektive, disa prej te cilave nuk perkojne me pjesen e pare. Nje nga aktoret ka ndryshuar, por historia e shokeve (tashme te mbetur kater) vazhdon njesoj, derisa njeri peson diçka ne tru dhe filmi mbyllet ashtu si i pari, me nje shije te hidhur.

Pjesa e trete spostohet komplet ne nje azil pleqsh. Aty ne fillim cojne shokun qe pati infarktin ne tru, por ky vazhdon te jete nje pizeveng siç ishte me pare. Shoket e tjere, tashme ne moshe dhe me floke te bardha, fillojne ta vizitojne shpesh, derisa njeri prej tyre spostohet ne azil edhe ai. Pak me vone rradhen e ka i treti te lere biznesin e barit dhe te shkoje ne azil me gjithe gruan. Nderkohe "i dashurueshmi" dashurohet me nje grua ne azil dhe si gjithmone harron shoket. Per ta zgjuar nga dashuria shoket organizojne ca mashtrime te vogla dhe ia arrijme qellimit. I katerti, profesori kirurg, perfundon ne azil ne fund dhe e blen komplet qe te jetoje aty brenda. Filmi mbyllet me lojen e tyre te preferuar, duke gjuajtur shpulla pasagjereve te nje treni qe po niset. Por tashme s'kane fuqi te kercejne dhe shpullat i hane vete...



Xhirimet i fillon Pietro Germi, por vdes pa e mbaruar filmin e pare. Mario Monicelli mbaron filmin e pare dhe krijon gjithashtu pjesen e dyte. Pjesa e fundit del nga duart e Nanni Loy. Historia krijohet ne hapesiren e 10 viteve dhe permban lamtumiren e kastes kinematografike te dikurshme. Aktoret jane pleq, regjizoret jane pleq, dhe filmi ka personazhe qe ngjajne me vete ata. Ideja e daljes mes shokesh si endacak ishte shume terheqese. Madje mendoj do ishte me bukur sikur pjesa e pare te quhej La Zingarata.

Ka difekte te ndryshme. Pjesa e dyte ka nje aktor ndryshe dhe disa mosperputhje kohore me te paren. Pjesa e trete ka montazh te avashte, skena nga larg dhe mbyllet eskluzivisht brenda nje azili (megjithese edhe Compagni di Scuola mbyllet ne nje shtepi, por eshte shume i bukur).

Kete vit ne festivalin e Venezias u prezantua kortometrazhi "L'ultima zingarata" me aktore Mario Monicellin dhe Gastone Moschin. Kortometrazhi rikrijon varrimin e gazetarit, qe mbyll pjesen e pare te filmit origjinal.

Filmi ka ngjashmeri me dy filma te tjere:
1. Me "I vitelloni" per faktin qe nje grup shokesh bejne çapkenlleqe edhe pse jane te rritur.
2. Me i "La grande abuffata" per faktin qe disa shoke ne pleqeri e kane ndare mendjen qe duan t'ia kalojne mire para se te vdesin. Aq me teper Ugo Tognazzi luan edhe ne ate film nje rol paksa melankolik te plakut pas te 60-ave.

Fragment:


Modifikuar nga Fajtori datė 16/09/2010 ora 08:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2010 07:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IntrIgante
Anetar i ri

Regjistruar: 18/02/2008
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 21

hehehe pjesa me siper eshte e forte..'sparecchiavo'' ...sidomos ne toscano.
Uroj ti kesh pare te tre aktet,ka vertete per te qeshur!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2010 17:00
IntrIgante nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IntrIgante Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me IntrIgante (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: IntrIgante Shto IntrIgante nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IntrIgante nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I kam pare. Mu duk pak i tepruar zgjatja ne tre akte. I fundit sidomos eshte teper i thjeshte. Plus qe duke ditur se Tognazzi ishte vertet ne depresio, arrij t'ia lexoj nga syte dhe me vjen keq ta shikoj ne kete rol. Si dhe stili i humorit dhe ca nga aktoret e bejne te ngjashem me filma tip Fantozzi ose Pierino, qe nuk jane tamam krenaria e kinemase italiane. Sidoqofte kuptohet diçka nga filmi. Kur vjen koha per ndryshim, pavaresisht nga aktoret dhe kineastet e vjeter, ndryshimi do behet se sben. Te gjithe do trajtojne realitetin sipas modes se momentit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2010 18:30
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

L'ultimo bacio (2001)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re l'ultimo-bacio-196118.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 24 herė.

Regjia: Gabriele Muccino
Skenari: Gabriele Muccino
Aktore: Stefano Accorsi, Giovanna Mezzogiorno


Kjo eshte historia rrakapjekthi e pese shokeve qe brenda 2-3 ditesh perballen me frikat, zenkat dhe tradhetite e mundshme te partnereve. Carlo eshte 29 vjeç dhe bashkejeton prej kohesh me nje vajze. Tashme ajo eshte shtatzane dhe te dy jane te lumtur. Por shpejt pasigurite e femres shtatazane dhe pasigurite e djalit gati 30 vjeçar te frikesuar nga krijimi i nje familje krijojne dite jo te qeta. Carlo njihet me nje 18 vjeçare, ajo ka aromen e rinise, shkujdesjen dashurine, ndersa partnerja ne shtepi po e rrethon gjithmone e me shume me kontekstin e ri familjar. Gjerat rreshqasin nga duart per te gjetur nje zgjidhje optimiste dhe romantike ne fund. Nderkohe shoket e tjere kane probleme shume te ngjashme. Njerin e ofendon gruaja vazhdimisht, ndersa tjetri eshte akoma i marrosur pas nje femre qe s'ia var. Mes problemesh sentimentale tre prej pese shokeve vendosin te lene gjithçka dhe te udhetojne me kamper neper bote. Por plani komplikohet nga vete pasiguria e tyre qe nuk arrijne te lene gjithçka pas kraheve. Ne ajer mbetet shija e pyetjes nese revolucioni i vertete eshte te jesh besnik apo te hedhesh poshte moralet e besnikerise. Regjizori i jep si gjithmone zgjidhje romantike/sentimentale te ngjashem me filmat amerikane.


Film i bukur me realizim te mire. Regjizori meriton shume oer skenat dhe menyren si rrotullon kameran duke e bere historine terheqese. Ideja dhe aspekti humoristik ngjan me "Manuale d'amore", por ky film ka nota me serioze dhe me tragjike ne momente te caktuara, edhe pse terheq me shijen e karameles ne fillim. Ka fituar shume çmime, por duhet thene se ka nje ritem paksa konfuz duke kaluar gjithe kohes nga nje histori tek tjetra.

Nje permbledhje e gjithe filmit:

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2010 03:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tutta colpa del paradiso (1985)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tuttacolpa.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 20 herė.

Regjia: Francesco Nuti
Skenari: Giovanni Veronesi
Aktore: Francesco Nuti, Ornella Muti

Romeo del nga burgu pas 5 vjetesh pasi kishte grabitur nje banke. Gruaja e ka lene dhe djalin shteti ia ka dhene ne adoptim nje familje tjeter. Ai kerkon ndonje informacion nese djali eshte mire, por punonjesja sociale e fyen dhe e trajton si kriminel. Keshtu ai vendos ta gjeje vete djalin. Zbulon se djali jeton me nje familje ne mal dhe shkon atje disa dite. Askujt nuk i thote perse ka shkuar, por njihet dhe afrohet me banoret lokale dhe me familjen qe ka adoptuar djalin. Ai lidhet goxha edhe me djalin e tij, por tashme si nje i huaj. Megjithese ne fillim kishte qellimin ta merrte djalin, ai kupton se djali eshte vertet mire aty, prandaj vendos te largohet ashtu siç erdhi, me dashurine prinderore dhe pamundesine per ti dhene atij djali nje familje.


Eshte filmi i dyte me regji te vete Nutit. Teknikisht nuk eshte kushedi, por historia eshte mbreselenese. Ndryshe nga shume filma te tjere, ky nuk anon nga komedia por nga drama. Ama eshte nje drame e embel dhe e rralle per shikuesin. Akterimi i Nutit aq i bukur saqe edhe nje femije mund te kuptoje brengen e atij babai ne film.

Filmi transmetohej ne TVSH ne kohe te komunizmit. Ka nja dy pjese puthjesh qe me siguri do i kene prere ne kohet e atehershme.


Fragment kur Romeo shkon te pyese per djalin fill pasi del nga burgu:


Nje nga kenget gallate ne film:

(veç kesaj filmi ka kengen e bukur Lovelorn Man te kenduar nga Francesco Nuti)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2010 04:06
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Caterina va in cittą (2003)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re caterina.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 19 herė.

Regjia: Paolo Virzģ
Skenari: Francesco Bruni, Paolo Virzģ
Aktore: Alice Teghil, Sergio Castellitto, Margherita Buy, Claudio Amendola,


Caterina transferohet ne Rome nga nje province e larget. Ajo eshte nje adoleshente ne hapat e pare. Roma e madhe eshte qyteti i qendrave sociale, levizjeve politike, politikaneve, artisteve, etj. Diferenca mes Caterines se ndrojtur dhe vajzave "te emancipuara" te atjeshme eshte marramendese. Por shpejt Caterina hyn ne shoqeri me vajzen e nje profesori dhe me pas me vajzen e nje politikani te djathte. Nepermjet tyre Caterina njeh boten e klases se ngritur. Edhe prindet e saj gezohen qe vajza ka shoqeri me femijet e atyre qe drejtojne vendin. Madje i ati mundohet te shfrytezoje miqesite e vajzes per te publikuar nje liber. Por tregohet shume servil dhe i prish pune vajzes.
Roma e ngritur, Roma e oligarkive, Roma e lluksit dhe makinave me sirena eshte dy hapa larg tyre, por ata nuk mund ta kapin, sepse shtresat e ngritura nuk lejojne njerez cfaredo te futen mes tyre. Ardhja e familjes se Caterines ne Romen e ngritur perplas dy bote te ndryshme ku viktime eshte vazhdimesia e raportit familjar.


Eshte nje nga filmat me te arrire te viteve te fundit. Histori dinamike pa probleme teknike. Ne fillim mund te duket film per femije, por Caterina eshte mjeti per te fotografuar realitetin e te rriturve. Lidhjet me realitetin nuk mungojne; psh. politikani i ngjan Gianfranco Finit dhe eshte i djathte, me mbeshtetje fashiste siç ka qene Fini. Ne episode te ndryshme i ati ose vajza takohet me Roberto Benignin, Michele Plaçidon, Maurizio Costanzon, etj. Gjimnazi qe del ne film njihet ne Rome si shkolla e parise se Romes (liceo Ennio Quirino Visconti). Gjithçka eshte reale, edhe sjelljet servile te njerezve ndaj personazheve publike (shiko fragmentin).

Filmi ka dale me titull anglisht ne Amerike ne 2005 dhe gjithashtu ne frengjisht. Ka marre David di Donatello per skenarin me te mire.


Fragment me politikanin:

(skena te tilla ne Shqiperi jane identike)

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 09/10/2010 ora 09:53

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2010 09:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

My name is Tanino (2002)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re nametanino.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 12 herė.

Regjia: Paolo Virzģ
Skenari: Francesco Bruni, Francesco Piccolo, Paolo Virzģ
Aktor: Corrado Fortuna

Tanino eshte nje djale siçilian qe njihet me nje turiste amerikane. Ai eshte regjistruar ne universitet por nuk ecen mire me provimet. Merr vesh qe po i vjen letra per ushtar dhe vendos te largohet nga Italia. Shkon ne Amerike per te takuar vajzen qe njohu. Por kjo ka jeten e saj dhe Tanino mbetet i zhgenjyer. Me nje anglishte te çale arrin ti hyje ne zemer familjes se saj dhe qendron ne ate shtepi. Por aty krijon nje raport paksa "te veçante" me mamane e vajzes dhe i duhet te ike. Perfundon prape tek kushurinjte e larget italiane qe e priten ne aeroport. Keta jetojne prej 20 vjetesh ne amerike dhe kane biznese. E prezantojne qellimisht me vajzen bullafiqe te kryetarit te bashkise, edhe ky me origjine italiane. Tainos fillon ti ece jeta mire edhe pse lidhet me nje femer obeze e jeton me nje komunitet italoamerikanesh tip Tony Soprano. Largohet qe andej pas nje sherri me vajzen, por e kap policia ne New York dhe e fut ne burg. Nderhyrja e ambasades dhe kushurinjve amerikane ben qe denoncimi i vajzes te terhiqet dhe Tanino te hipe ne avion drejt Italise, ku e pret sherbimi ushtarak.


Eshte film gallate, ku plluskojne sterotipet e italianeve apo amerikaneve. Tanino eshte brumosur me ide politike dhe sociale, por s'e ka idene cfare pune do beje kur te mbaroje shkollen. Amerikanet kete se kuptojne, sepse ne Amerike jeta planifikohet dhe shkolla behet per nje aresye. Kushurinjte italoamerikane jane per parodi komike, nje perzjerje mes grekeve te "Big fat greek wedding", Tony Sopranos dhe John Gottit (mafiozit qe fliste ne rruge nga frika e pergjimeve). Pamja e Taninos stonon sapo shkel ne Amerike, me kapuçin me ngjyrat e paqes dhe floke prej mesdhetari, ngjan si lypes. Pastaj perdor nje italishte prej qarqesh politike, me fjale librash qe nuk perdoren ne jeten e perditshme.

Duke qene nje parodi italo-amerikane filmi ka dale ne vende te ndryshme.

Ka ngjashmeri me disa filme te tjere italiane:
- Me "Una moglie americana" ku Ugo Tognazzi kerkon grua ne Amerike.
- Me "Permette, Rocco Pappaleo" ku Marcello Mastroianni i ze deren nje vajze amerikane.
- Me "Bello, onesto, emigrato Australia" ku Alberto Sordi eshte pjese e komunitetit te emigranteve te prapambetur italiane.


Trailer:


Nje skene:

Modifikuar nga Fajtori datė 10/10/2010 ora 19:29

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2010 19:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.