Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I tartassati (1959)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tartassati.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 66 herė.

Regjia: Steno
Skenari: A. Fabrizi, R. Gianviti, R. Maccari, V. Metz, Steno
Aktore: Totņ, Aldo Fabrizi, Louis de Funčs

Ehhh taksat, kjo plage e perhershme e tregetareve. Nje inspektor i taksave shkon per kontroll ne nje dyqan. Siç pritej pronari nuk ka deklaruar te ardhurat e verteta dhe rrezikon te paguaje nje gjobe te majme. Keshtu i pervishet punes te korruptoje inspektorin, i cili nuk preket nga ajo ane. Per te arritur qellimin e ndihmon comercialisti, por ky eshte nje sharlatan me vete qe s'e ka haberin. Roli i policit dhe hajdutit ngaterrohet nga njohja e femijeve te tyre, te cilet dashurohen. Dy personazhet krijojne nje komicitet te bukur, qe ngjan disi me Pallati 176, ku dy baballaret nuk durojne dot njeri tjetrin dhe detyrohen te zbuten nga dashuria e femijeve. Nje rol te ngjashem dy aktoret luajne edhe ne filmi "Toto, Fabrizi... e i giovani d'oggi"

Filmi ka nje version francez te montuar ndryshe, ku roli i comercialistit (Luis De Funes) eshte me i gjere.

Eshte shume komik dhe i bukur, dhe paralelizma me Shqiperine e sotme ka sa te duash.


Kjo eshte hapja e filmit:

(gjendet komplet ne youtube me pjeset e tjera pas kesaj)

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 05:48

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 16:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I mostri (1963)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re i_mostri.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 57 herė.

Regjia: Dino Risi
Skenari: Age-Scarpelli, Ettore Scola, Elio Petri, Ruggero Maccari
Aktore: Ugo Tognazzi, Vittorio Gassman

Film me 20 episode te shkeputura nga njeri tjetri, ku perplasen karikaturat e individeve te veçante. Mostrat jane prodhim i nje shoqerie ne tranzicion, e cila dora dores humbet sensin e orientimit. Keshtu gjendet nje baba qe meson djalin te vjedhe apo nje burre qe nuk shkulet nga televizori. Ironia dhe sarkazma udheton qe nga aspektet fizike (p.sh. njerez pa dhembe) e deri tek politika e arti. Madje edhe regjizoret e filmave ironizohen ne nje segment te vecante (Presa della vita).

Ky film ka lene shenje ne kinematografine italiane. Por duhet thene se filmi nuk ben aq shume per te qeshur, aq sa ben te mendosh per boten qe na rrethon. 14 vjet me vone perseritet e njejta ide kinematografike, por kesaj rradhe me Alberto Sordin (I nuovi mostri, 1977).

Paralelizmi me Shqiperine? I bollshem (shiko fragmentet me poshte).

Ne segmentin e meposhtem babai zgjohet ne mengjes, ben gati djalin dhe e dergon ne shkolle. Por ne harkun e atyre minutave mundohet ta stimuloje te behet "kopil" i jetes, te vjedhe, te futet keq me makine, etj (L'educazione sentimentale). Djali ne film eshte Ricky Tognazzi, pra djali i vertete i Ugo Tognazzi-t.


"Anzi, adesso non si chiama pił nemmeno Parlamento, ... si chiama Pappamento. Eh, tu ridi, c'č mica tanto da ridere, sai, ci sarebbe da piangere, altro che storie. Perché, vedi, quelli che dovrebbero pensare agli interessi pubblici pensano invece agli interessi propri. Perché purtroppo c'č questa tendenza alla disonestą, questa tendenza alla malafede. Perciņ nella vita non bisogna mai fidarsi di nessuno, neanche di tuo padre"

Nje burre i dhene pas televizorit shume me teper se pas gruas se vet (L'oppio dei popoli).

"Che ti sei persa..."

Modifikuar nga Fajtori datė 08/09/2009 ora 10:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2009 10:45
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il medico della mutua (1968)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re il_medico_della_mutua.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 51 herė.

Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Giuseppe D'Agata, Sergio Amidei
Aktor: Alberto Sordi

Ne sistemin shendetsor italian pacientet vizitohen gratis, por shteti paguan doktoret ne baze te numrit te pacienteve qe kane. Keshtu njerezit do shkojne tek doktori me i mire dhe ai do pasurohet me shume.
Shume mire deri ketu, por harrojme qe jemi ne Itali, ku doktoret gjejne lloj lloj marifetesh per tu bere te njohur dhe per ti vjedhur paciente njeri tjetrit. Kjo eshte tema kryesore e ketij filmi, i cili ve ne qender nje doktor te ri (Guido Tersilli), i cili meson shpejt truqet e zanatit per tu bere doktor i njohur.

Film i bukur dhe i kollajte per tu pare. Alberto Sordi fiton David Di Donatello si aktori me i mire tek ky film ne 1969. Dalja e filmit ne 1968 beri buje, sepse denoncoi sistemin e korruptuar sanitar dhe oligarkine e doktoreve me emer. Figura e doktorit cinik duket sikur eshte perhapur kudo, me mjeke qe vene perfitimin dhe berjen te njohur para shendetit te pacienteve. Madje duket sikur pacientet jane vetem nje mjet per tu bere i pasur dhe i njohur ne shoqeri.

Nje vit me vone, ne 1969, Alberto Sordi vazhdon rolin ne filmin:
"Il prof. Dott. Guido Tersilli, primario della clinica Villa Celeste convenzionata con le mutue"
por ky film nuk del aq i realizuar dhe spontan sa i pari, ndoshta sepse ndryshon regjizori (Luciano Salce)

Nje fragment nga filmi origjinal i 1968-es:

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2009 17:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sessomatto (1973)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re sessomatto.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 42 herė.

Regjia: Dino Risi
Skenari: Ruggero Maccari
Aktore: Giancarlo Giannini, Laura Antonelli

Nente episode mbi zakonet dhe deshirat seksuale te njerezve paksa te çuditshem.

  1. Signora, sono le otto. Nje sherbyes i etur seksualisht per padronen e tij.
  2. Due cuori e una baracca. Nje familje e rangut te ulet dhe seksi ne nje barake.
  3. Non č mai troppo tardi. Nje djale i fiksuar pas plakave.
  4. Viaggio di nozze. Nje pseudo-macho qe ka probleme ereksioni.
  5. Torna piccina mia. Nje burre i fiksuar pas imazhit te gruas, e cila e ka lene.
  6. Lavoratore italiano all'estero. Si nxjerr lekun nje emigrant italian.
  7. La vendetta. Hakmarrja "e veçante" e nje gruaje, te ciles i vrasin burrin.
  8. Un amore difficile. Nje jugor qe dashurohet me nje transeksual.
  9. L'ospite. Mysafiri dhe deshirat e tij per gruan e padronit te shtepise.

Transformimet e G. Giannini-t jane te mrekullueshme, ndersa erotika e Laura Antonellit mbreselenese. Dy aktoret krijojne plot situata humoristike, fale edhe nje skenari qe krijon figura ekstreme personazhesh. Eshte gje e bukur te shikosh aktore qe jane po aq te zote ne interpretimin e aristokratit apo pabukesit. Ne pamje te pare filmi kujton erotiken e ulet te viteve '80, por eshte plot me detaje, te cilat vetem kineastet e mirefillte mund t'i arrijne. Aspektet qesharake sigurohen nga nje katershe emrash te medhenj te kinemase (regjizori, skenaristi dhe 2 aktoret). Marshin e peste e ofron Armando Trovajoli me muzika origjinale te pershtatshme.

Kuriozitete
  • Aktorja Laura Antonelli konsiderohej "nje fytyre engjelli mbi nje trup mekatesh".
  • Ne vitin 1991 policia i gjen aktores 36 gr kokaine dhe ajo denonhet me 3.5 vjet burg. Por ne vitin 2000 ligji ndryshon dhe ajo falet.
  • Gjate xhirimeve te nje filmi ne 1991 regjizori i kerkon aktores te "rinohet" dhe Laura i nenshtrohet kirurgjise estetike. Operacioni shkon keq dhe aktorja mbetet me shenja ne fytyre. Ajo hedh ne gjyq doktorin dhe regjizorin, por gjyqi zgjat 13 vjet dhe nuk i jep te drejte aktores. Sidoqofte, ai ishte filmi i fundit per aktoren, e cila me pas bie ne depresion. Avokatet hedhin ne gjyq shtetin italian duke pretenduar se depresioni i erdhi pikerisht nga zgjatja e gjyqit te pare. Ne vitin 2006 gjykata i jep te drejte dhe e demshperblen me 108 mije euro per zgjatjen e gjyqit te pare.


Me poshte episodi "Non č mai troppo tardi":


Dhe muzika origjinale e hapjes se filmit:

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 05:52

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2009 14:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Destinazione Piovarolo (1955)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re destinazionepiovarolo.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 34 herė.

Regjia: Domenico Paolella
Skenari: Leonardo Benvenuti, Piero De Bernardi, Gaio Frattini, Stefano Strucchi
Aktor: Totņ

Ne konkursin per tu bere drejtues stacioni, Antonio La Quaglia del i fundit. Keshtu e dergojne ne nje province te humbur qe quhet Piovarolo. Ashtu si thote dhe emri, aty bie shi gjithmone, njerezit jane te prapambetur dhe trenat ndalojne ralle. Keshtu jeta e tij behet qellim i vetem per tu larguar. Por sa me shume kerkon transferimin, aq me shume ndodhin incidente dhe evente qe e largojne ate.

Film komik ku nuk mungon satira politike. I kendshem per tu pare dhe i veçante ne karrieren e Totņ-se.


Ne skenen e meposhtme po kerkon grua, sepse regjimi fashist e ka detyruar te martohet:

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2009 14:12
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Febbre da cavallo (1976)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re febbre_cavallo_titoli_testa.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 32 herė.

Regjia: Steno (Stefano Vanzina)
Skenari: Enrico Vanzina, Massimo Patrizi, Alfredo Giannetti
Aktore: Gigi Proietti, Enrico Montesano

Nje grup shokesh endet rrugeve me nje pasion te vetem: bastet. Ata harxhojne shuma te konsiderueshme ne garat me kuaj, ku gjithmone humbasin parate. Pastaj zbresin ne qytet duke kryer mashtrime te ndryshme per te gjetur leke te tjera. Nga nje shaka ne tjetren, nga nje tren ne tjetrin, tre shoket ngjajne si femije te perjetshem.

Prodhuar fillimisht sa per te mbushur ndonje kasete ne videoteke, me kalimin e kohes u transmetua shpesh ne televizor. Kjo e beri te njihej shume nga publiku, derisa u be kult i vertete. Duhet thene se personazhet e filmit gjendeshin kollaj ne jeten e perditshme te asaj kohe. 30 vjet me vone, ne ditet e sotme, personazhe te tille mund te gjenden ne Shqiperi, ku fiksimi pas basteve i ben disa njerez qesharake. Ne vitin 2002 u prodhua nje vazhdim i historise se 1976-es, por sigurisht nuk pati suksesin e te parit.

Filmi eshte shume i kendshem, por personalisht e fus tek kategoria post '70. Pikerisht duke imituar filma te tille kinematografia italiane perfundoi ne nivelin e Pierinos dhe skenareve te pamenduar.

Por le ti kthehemi humorit:

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2009 14:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il marito (1958)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ilmarito.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 25 herė.

Regjia: Nanni Loy, Fernando Palacios, Gianni Puccini
Skenari: Ruggero Maccari, Ettore Scola, Rodolfo Sonego
Aktor: Alberto Sordi

Nje biznesmen martohet dhe fillon jeten e re me gruan. Ai mundohet t'i beje qejfin asaj ne çdo moment, nuk shkon ne stadium, i pergjigjet ne telefon gjithmone, etj. Por ajo dhe mamaja e saj me truqe dhe manipulime i behen prezence kostante ne shtepi dhe ne jete. Avash avash biznesmeni i suksesshem humbet lirine dhe qetesine e tij per tu gjendur i çoroditur dhe i paafte te vazhdoje punen si ndertues. Pas shume situatash te tilla biznesmeni nuk duron dot dhe peson nje shperthim alla "American Beauty".

Film i hershem i regjizorit Nanni Loy, i cili mban punen e skenaristeve te medhenj italiane (Scola, Maccari, Sonego, Loy). Humori eshte disi i vaket, por historia trajton bukur fillimet e jetes martesore me probleme qe ekzistojne edhe sot. Per me teper 50 vjet me pare, kur ne Itali nuk ekzistonte divorci.

Kuriozitete:


  • Filmi eshte prodhim italo-spanjoll. Por çdo shoqeri i meshonte autoreve te vet. Keshtu ne Spanje nuk rezultojne regjizoret italiane ndersa ne Itali nuk rezulton regjizori spanjoll. Kjo eshte tipike ne prodhimet e perbashketa. Por per sa kohe Sordi eshte "Il marito", ky film mbetet italian.
  • Biznesmeni ka bere luften ne Shqiperi dhe kjo permendet disa here ne film (edhe ne fragmentin me poshte).


Ja nje fragment:

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2009 12:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I vitelloni (1953)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re i_vitelloni.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 21 herė.

Regjia: Federico Fellini
Skenari: Ennio Flajano, Tullio Pinelli
Aktore: Alberto Sordi, Franco Interlenghi, Franco Fabrizi, Leopoldo Trieste, Riccardo Fellini

Pese shoke vijne verdalle neper Rimini (qyteze e vogel asokohe). Ata jane tashme te rritur, tamam burra, por vazhdojne te bejne shaka e te tallen si çunake. Mes historive dhe veçantise se çdo personazhi shoket perplasen me pergjegjesite e jetes dhe kuptojne se tashme jane te rritur.

Filmi i pare i Fellinit qe pershkoi boten. Kampion fitimesh ne kinemate Argjentine, filmi del edhe ne SHBA, Britani dhe France. Eshte film melankolik dhe disi me pak komik.

"Vitellone" eshte shprehje e perdorur ne Pescara. "Viçat e rritur" jane djem te rinj qe rrine akoma bareve dhe nuk gjejne pune. Ne ditet e sotme kjo fjale nuk perdoret ne Pescara.

Nje ide te ngjashme perdor Raul Gardini (president i Montedison) ne vitet '90 para se te vriste veten gjate hetimeve Manipulite. Ai ju referua "viçit qe nuk shkulet kurre nga thithkat e lopes" per t'iu referuar paraziteve te shtetit italian qe thithin energji nga ekonomia e shendetshme e vendit.

Fragment:

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 05:57

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2009 19:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Re: Febbre da cavallo (1976)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Regjia: Steno (Stefano Vanzina)
Skenari: Enrico Vanzina, Massimo Patrizi, Alfredo Giannetti
Aktore: Gigi Proietti, Enrico Montesano

Nje grup shokesh endet rrugeve me nje pasion te vetem: bastet. Ata harxhojne shuma te konsiderueshme ne garat me kuaj, ku gjithmone humbasin parate. Pastaj zbresin ne qytet duke kryer mashtrime te ndryshme per te gjetur leke te tjera. Nga nje shaka ne tjetren, nga nje tren ne tjetrin, tre shoket ngjajne si femije te perjetshem.



Kete e kam pare,por sinqerisht nuk eshte se me ka pelqyer dhe aq ...nje nga komedite e shumta banale italiane,edhe se me vone u kthye ne nje film vertet cult !
Kam pare dhe dyshin,edhe ky jo kushedi cfare,por ketu eshte nje pjese ku Gigi Proietti ne s'gaboj a ndonje tjeter,ben si i fort shqiptar,sec thote nja dy llafe shqip per te tremb dike aty...s'e mbaj mend mire se film qe po e shikoja pa ndonje interes te madh !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2009 01:07
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I ladri (1959)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re iladri.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 56 herė.

Regjia: Luciano Fulci
Skenari: 8 te ndryshem
Aktore: Totņ, Giovanna Ralli

Nje bandit italo-amerikan kthehet ne Itali pas nje grabitje te frytshme ne New York. Ai sjell me vete shumen e madhe te parave, por ato leke kerkohen edhe nga policia italiane dhe amerikane. Fatet e banditit kryqezohen me nje familje matrapazesh qe duan te perfitojne. E nderkohe qe familja bie ne kontakt me banditin per te organizuar planin e ndarjes, komisari i policise (Totņ) mundohet te kuptoje ç'po ndodh.

Eshte film i kendshem, por jo shume komik. Ka difekte te ndryshme ne montazh dhe sidomos dublim. Tema eshte e ngjashme me "I soliti ignoti" qe del nje vit para (ne 1958), por realizimi nuk arrin kurre vepren e Mario Monicellit: "I soliti ignoti". Ndoshta sepse eshte i pari qe ka bere regjizori Luciano Fulci.

Nje fragment:

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2009 19:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.