Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Informacione mbi Superligen Shqiptare. Lajme nga Merkato Etje
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Partizani

Renaldo Kalari bashkohet me Partizanin
Renaldo Kalari është përforcimi i radhës te Partizani. Ish-mesfushori i Kastriotit është bashkuar me skuadrën e Hasan Likës në Pogradec, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës UEFA kundër boshnjakëve të Shiroki Brijeg. Takim i parë në “Pecara” u mbyll 0-0.

24-vjeçari Kalari, i cili ka filluar karrierën e tij me Dinamon në sezonin 2002-2003, e më pas me Laçin, Shkumbinin e Kastriotin, ka zhvilluar në total 69 ndeshje, duke shënuar 9 gola.

Kalari është futbollisti i dytë i ardhur nga Kastrioti, pas gjirokastrite Ylli Shameti (44 ndeshje, 4 gola në Superligë).

Gjatë këtij merkatos së këtij sezoni te Partizani kanë ardhur edhe Ngjela, Larti, Çajku, Përlleshi. Nga Partizani janë larguar Shehi (te Elbasani), Devolli (Tirana), Babamusta (pa ekip) e Shkëmbi (pa ekip).

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Korrik 2008 09:54
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Vllaznia

Canaj: Formacioni që fiton, nuk ndryshon

Që pas ndeshjes në transfertë me Koper, kuqeblutë kanë bërë testimin e parë, në prag të ballafaqimit të dytë të turit të parë të kupës UEFA. Dhe përballja miqësore e së enjtes, në “Loro Boriçi”, me malazezët e Deçiçit, ka rezultuar pozitive për skuadrën e Canajt, e cila, përveçse ka fituar 2﷓1, është pëlqyer jo pakedhe për lojën e saj. I kënaqur nga prezantimi i Vllaznisë ka mbetur edhe tekniku Agim Canaj. “Për mendimin tim, skuadra ka rritje të ndjeshme në krahasim me ndeshjen e parë, të luajtur në Slloveni” është shprehur Canaj, i cili ka besim se një gjendje të tillë ajo do ta paraqesë edhe në sfidën e dytë përballë Koperit.

Në fushë, i njëjti njëmbëdhjetësh

“Formacioni që fiton, nuk ndryshon”. Kjo është një thënie e përdorur dhe e zbatuar shpesh nga trajnerë. Me këtë parim duket se udhëhiqet edhe tekniku i Vllaznisë, Agim Canaj, i cili në ndeshjen miqësore me Deçiç të Tuzit ka nxjerrë në fushë të njëjtët lojtarë, me të cilët ka luajtur një javë më parë në Slloveni, ndaj NK Koper: Bishani në portë; Teli (kapiten), kroati Bashiç, Belisha e E. Beqiri në mbrojtje; në mesfushë Osja, Nallbani, Lika e Smajli; në sulm Kaçi e Lika. Njëmbëdhjetëshi ka funksionuar më së miri në fushën e lojës dhe ka marrë vlerësimet, jo vetëm të teknikut Canaj, por edhe duartrokitjet e shumta të tifozerisë shkodrane, e cila duket se ka bërë “nxemjen” për zyrtaren e një jave më pas, ndaj sllovenëve të Koperit. Ndërkohë, vlerësime pozitive për kuqeblutë e Vllaznisë ka dhënë edhe menaxheri Rudi Vata, i cili, edhe pse ishte me pushime në Ulqin, ka preferuar të udhëtojë së bashku me dy djemtë e vegjël, për të ndjekur nga afër skuadrën e qytetit të tij, mbase dhe për të bërë “një rrugë e dy punë”: të vëzhgojë nga afër edhe ndonjë prej futbollistëve për në merkato.

Kaçi e Sukaj paralajmërojnë

Dy golat, të shënuar nga Albert Kaçi dhe Xhevahir Sukaj në portën e Deçiçit, janë konsideruar si një paralajmërim për ndeshjen e së enjtes ndaj Koper. Ashtu siç ishte parashikuar, kjo dyshe sulmuese ka funksionuar në mënyrën më të mirë në vijën e parë, që duke pasur prapa edhe Likën, tepër ambicioz për të kërcënuar portën kundërshtare, kanë qenë me të vërtetë shumë problematikë për skuadrën nga Mali i Zi. Madje, duke lënë pas kompeticionin europian, tifozeria shkodrane ka filluar të shprehë keqardhje për një prishje të këtij formacioni në sezonin e ardhshëm, kur Sukaj e Lika janë në prag të divorcit me Vllazninë. “Nëse nuk largohet askush nga skuadra, me këtë formacion Vllaznia është pa diskutim kampione e Shqipërisë” janë shprehur tifozët shkodranë, ndoshta duke patur ndonjë shpresë se rrethanat edhe mund ta bëjnë realitet një gjë të tillë, përderisa Sukaj zyrtarisht akoma nuk ka firmosur për skuadrën e re turke, ku pritet të shkojë pas përfundimit të angazhimit me kuqeblutë në kompeticionin europian.

Dje pushim, sot skuadra grumbullohet

Dita e djeshme ka qenë pushim për kuqeblutë e Vllaznisë. Stafi teknik ka ndjekur skemën e zakonshme të regjimit të një skuadre, e cila pas një ndeshjeje zyrtare, sikurse ishte edhe ajo e së enjtes, në miqësoren me Deçiçin, nuk stërvitet. Ndërkohë, menjëherë pas këtij pushimi, sot skuadra do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e kthimit të kupës UEFA, me Koperin slloven, që do të luhet të enjten e ardhshme. Po sot, sipas burimeve të stafit teknik, skuadra do të grumbullohet në hotel “Meteor”, aty ku ka qëndruar edhe në ditët e pragndeshjes së parë. G.M

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2008 09:12
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Elbasani

josa: Vrapi e Fagu do na bëjnë punë
Endri Vrapi e Erbim Fagu pothuajse janë lojtarë të Elbasanit për sezonin e ri. Lajmin e bën të ditur trajneri Mirel Josa, kur thotë se, me të dy futbollistët, pothuajse janë mbyllur proçedurat për t’i patur në skuadër. Josa lë të kuptohet se Laze i ka kopsitur punët me të dy futbollistët, të kërkuar edhe prej tij për t’i pasur pjesë të grupit verdheblu. Madje, Josa kujton se me Vrapin punët kanë qenë të mbyllura që më datën 15 të këtij muaji. “Sigurisht, nuk mund të luanin për ekipin tonë vetëm nëse do të ishin në një kampionat të huaj” saktëson tekniku tiranas. Nga burime pranë Josës thuhet se trajneri edhe të premten paradite ka pasur bisedime telefonike me të dy lojtarët, të cilët i bëjnë shumë punë skuadrës së tij. “Vrapi e njeh mirë klimën elbasanase ﷓ thotë Josa, ﷓ edhe për atë sepse ka fituar titullin kampion me këtë ekip. Ndaj, edhe për këtë arsye, është treguar i gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës”. Gjithsesi, të njëjtat burime saktësojnë se ka qenë vetë kryepankina elbasanase, që e ka bindur mbrojtësin të jetë edhe për një kampionat me këtë ekip. “Më shumë se për mua ﷓ thotë Josa, ﷓ Vrapi do të vijë, sepse kushtet e ofruara nga Laze kanë qenë më të mira se të ekipeve të tjera, ashtu siç ka pasur dëshirë të jetë edhe vetë, sepse e njeh mirë këtë skuadër dhe tifozerinë e saj”. Më tej, tekniku pranon se është tepër i kënaqur edhe me Erbim Fagun, pasi është lojtar që luan në shumë role, ndaj dhe ka ngulur këmbë te Laze për ta pasur në skuadër. Josa pohon se të dy lojtarët i bëjnë punë, por kjo nuk do të thotë se ai s’është në pritje të futbollistëve të tjerë gjatë këtyre ditëve. “Përderisa merkato nuk është mbyllur, s’kemi përse të mos themi se do të vijnë lojtarë të tjerë. Aq më tepër kur dhe Laze nuk është krejt rehat me këtë grup” ka mendimin Josa.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2008 09:13
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

DiNaMo

Dinamo 22 trajnerë në 6 vjet, as 100 ditë në detyrë
Te gjitha lëvizjet e trajnerëve të Dinamos nga viti 2002 e deri më sot



28 korrik 2008: Zllatko Daliç në vend të Marselo Havier Zuletës

30 qershor 2008: Marselo Havier Zuleta në vend të Ilir Dajës

23 shkurt 2008: Ilir Daja në vend të Agim Canajt

verë 2007: Agim Canaj në vend të Redi Jupit

25 tetor 2006: Redi Jupi në vend të Farruk Sejdinit

verë 2006: Farruk Sejdini në vend të Vasil Bicit

27 mars 2006: Vasil Bici në vend të Sulejman Demollarit

14 mars 2006: Sulejman Demollari në vend të Vasil Bicit

15 shkurt 2006: Vasil Bici në vend të Luka Bonaçiçit

29 janar 2006: Luka Bonaçiç në vend të Ivan Kataliniçit

13 nëntor 2005: Ivan Kataliniç në vend të Vasil Bicit

29 gusht 2005: Vasil Bici në vend të Luka Bonaçiçit

verë 2005: Luka Bonaçiç

mars 2005: Agim Canaj në vend të Pedro Pablo Paskulit

15 janar 2005: Pedro Pablo Paskuli në vend të Farruk Sejdinit

verë 2004: Farruk Sejdini

20 shkurt 2004: Vasil Bici në vend të Sulejman Demollarit

4 tetor 2003: Sulejman Demollari në vend të Andrea Markos

verë 2003: Andrea Marko

8 maj 2003: Edmond Zhupa në vend të Aurel Cikleanut

30 nëntor 2002: Aurel Cikleanu në vend të Farruk Sejdinit

verë 2002: Farruk Sejdini

Bledar Kuka

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2008 10:21
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

DiNaMo

Daliç: Më duhen lojtarë shqiptarë
Ndërsa gazetarët, natyrshëm, e pyesnin për lojtarët e rinj që kishte sjellë me vete, trajneri i Dinamos, Zllatko Daliç, e ktheu shënjestrën në një drejtim tjetër. “Kam sjellë dy lojtarë që do të jenë të Dinamos, - tha ai, - Ramadani dhe Petriçeviç, ndërsa një tjetër ende nuk është pjesë e jona. Do të përpiqemi të sjellin të tjerë, ndonëse do të jetë e vështirë sepse kampionati në Kroaci tashmë ka filluar, por unë do të mbështetem më shumë tek lojtarët që do të gjej këtu”.

Natyrisht për skuadrën e rreshtuar në sallën e konferencave të klubit këto ishin fjalë të bukura. Daliç, madje, premtoi se do të investonte më shumë tek lojtarët e rinj të klubit, të dalë nga ekipet zinxhir. “Di se keni lojtarë të talentuar si Ferraj apo Daja, - tha ai, - ata do të jenë e ardhmja e Dinamos”. Kroati ka si plan t’i rrisë ata lojtarë dhe t’i bëjë të vlefshëm për klubin, edhe nga ana financiare.

Si? “Ata mund t’i sjellin të ardhura klubit”, - sqaroi Daliçi, duke nënkuptuar se kërkon të sjellë tek Dinamo modelin kroat, ku klubet jetojnë nga transferimi i lojtarëve në klube më të mëdhenj apo jashtë vendit. Siç njoftohet, puna e parë e trajnerit ishte bllokimi i transferimeve të kapitenit Pisha tek Tirana dhe Çaushajt tek Flamurtari. Madje me Çaushajn bisedoi menjëherë sapo vuri këmbën në selinë e klubit, pa dhënë ende konferencën e shtypit.

Firmë me klauzolë

Trajneri mjaft i ri, vetëm 39-vjeçar, shpreson që të arrijë suksese më të mëdha se deri tani, në karrierën e tij të shkurtër. Sidoqoftë, ai pohon për mediat kroate se kontrata 2-vjeçare me Dinamon ka një klauzolë që e lejon të largohet nëse do të ketë një ofertë më të mirë.



Petriçeviç: Jam shumë i habitur nga Tirana

Sulmuesi më i ri i ardhur tek Dinamo, Frane Petriçeviç, mbeti i habitur të dielën në darkë dhe të hënën gjatë ditës, me kryeqytetin shqiptar, Tiranë. “Më ka habitur qyteti, - tha ai për gazetën, - nuk e prisja që të ishte kaq i bukur”. Djaloshi 29-vjeçar nuk është se vjen nga “Momli”, sepse ka jetuar në Zagreb apo edhe qytete të tjerë të Kroacisë, por edhe ai shpreh të njëjtën tendencë të vizitorëve nga ish-Jugosllavia kur përplasen me realitetin shqiptar. Duke pasur paragjykimin se kryeqyteti i Shqipërisë nuk mund të jetë qytet si të tjerët, habia është e madhe kur e ndeshin.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2008 10:23
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Lajmet e fundit nga kampet e Superliges
VLLAZNIA – Kapiteni Admir Teli beson te kualifikimi i Vllaznisë me Koperin. Lojtari do të largohet pas 1 gushtit.

BESA- Skuadra kavajase do të luajë sot një ndeshje miqësore me Shkëndinë e Tetovës.

SHKUMBINI- Peqinasit e Gugash Maganit do të përballen sot në një test me Tiranën.

DINAMO – Kampionia në fuqi pas mbërritjes së trajnerit kroat Zllatko Daliç vendosi të bllokojë transferimet e Pishës e Çaushajt.

ELBASANI – Trajneri Mirel Josa është i kënaqur me përgatitjet në Pogradec. Priten firmat e Gentian Stojkut dhe Egert Bakallit

BYLIS- Mbrojtësi Johan Driza pohoi se është i nevojshëm plotësimi i skuadrës.

LUSHNJA- Mbrojtësi Laert Ndoni theksoi se Lushnja do të arrijë të mbijetojë në Superiore. Verdhejeshilët do të stërviten në Pogradec e jo në Malin e Zi.

FLAMURTARI- 20-vjeçari Ardit Shehaj kërkon një vend në Kombëtaren U-21 në ndeshjen kundër Greqisë. Sulmuesi Denis Mema vuan nga dëmtime muskulore.

TIRANA- Bardheblutë do të zhvillojnë me Shkumbinin miqësoren e tretë në prag të sezonit të ri. Tirana këkron me forcë mbrojtësin e Partizanit, Tefik Osmani.

APOLONIA- Nga skuadra fierake është larguar mbrojtësi serb Ferizoviç, ndërkohë që kanë mbetur katër të tjerë.

TEUTA- Kongolezi Riçard Bokotola është duke u stërvitur me Teutën. Franc Ahi nuk e kaloi provën.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2008 10:25
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

TIRANA

Ansi Agolli huazohet te Tirana
Ansi Agolli është zyrtarisht i huazuar te Tiranës. Ish-mesfushori i majtë i Ksamaksit e Lucernës në kampionatin zviceran ka mundur më në fund të bindë drejtuesit e skuadrës së tij aktuale, finlandezët e Vaasan, për t’i dhënë lejen e kalimit të rekordmenët e Shqipërisë, Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari, i cili të hënën e ardhshme, më 4 gusht, do të bashkohet me bardheblutë në kampingun maqedonas të 23-herë kampioneve. Ky është një nga lajmet më të mira për trajnerin kroat Bllazhe Slishkoviç, i cili do të ketë për një vit shërbimet e ndërkombëtarit shqiptar.

25-vjeçari Agolli, i cili ka një përvojë të mirë ndërkombëtare si futbollist (tre ekipe të huaja gjatë karrierës së tij, 69 ndeshje, 4 gola) është blerja e shtatë e Tiranës për sezonin e ri. Në formë huazimi te Tirana ka ardhur nga suedezët e Gais edhe sulmuesi Migen Memelli.

Të gjitha blerjet e Tiranës

Mbrojtës

Rezart Dabulla (Shkumbini)

Andi Lila (Besa)

Entonio Pashaj (Teuta)

Abraham Alcheny (Dinamo)

Mesfushorë:

Ansi Agolli (Vaas, Finlandë)

Sulmues

Migen Memelli (Gais, Suedi), sulmue

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2008 10:26
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Partizani, 1,4 mln euro pėr 2 yje

Korrik Xhani vendos ccmimin e kartonit për Bakaj dhe Muzakën: i pari 1 mln, i dyti 400 mijë euro



Albert Xhani ka pasur gjithnjë një ëndërr. Mes të shumtave në fushën e futbollit. Ti afrohet klubeve evropiane me shitjen e një futbollisti në perëndim. Deri tani ka hedhur vetëm ndonjë hap të vogël. Ka shitur Malindin për 40 mijë euro. Por ëndërra shkon me një shifër me 6 zero në fund. Mund të jetë edhe një gabim sepse 1 milionë euro nga transferimi i Bakajt apo 400 mijë euro nga transferimi i Muzakës mund të mos i përfitojë kurrë, megjithatë presidenti e provon. Deri në kokëfortësi.

Xhani ﷓ që lojtarët e tij janë në merkato dhe kërkohen nga shumë klube kjo nuk e bezdis, përkundrazi e gëzon. “Kjo do të thotë që kemi futbollistë të mirë – të thotë – futbollistë që i duan të gjithë”. Dhe i kthehet kundërshtarit direkt të vitit të shkuar. “Më thoni sa lojtarë të Dinamos kërkohen nga jashtë”. Dinamo më njanë, presidenti tregon tratativat për futbollistët që ka nën kontratë. “Kemi pasur oferta konkrete, mbi të gjitha për Bakajn dhe Muzakën. Por shuma që i është ofruar Partizanit në të dyja rastet nuk ka qenë më shumë se 200 mijë euro. Me një shumë të tillë lojtarët nuk lëvizin, ta harrojnë ata vetë e menaxherët apo skuadrat që qëndrojnë mbrapa”. Po sa është ccmimi. “Për Bakaj kam kërkuar 1.5 mln euro, megjithatë do isha i kënaqur edhe me 1 milionë. Ndërsa Muzakën pa 400 mijë euro nuk e lëshoj. Është një ndër investimet e mia dhe të Partizanit më të mëdha”.

Kontratat – të dy lojtarët kanë edhe vite të tjera kontratë me skuadrën e kque. Çka do të thotë se klubi mund të luajë fort këtë verë duke shpresuar që ccmimi i lojtarëve mund të rritet në të ardhmen. Është e qartë që të dy lojtarët kërkojnë të largohen nga Partizani për një aventurë mbi të gjitha ndërkombëtare megjithatë presidenca nuk i jep leje kalimi. Lojtarët shpresojnë që deri në 31 gusht Partizani të ulë vlerën e kartonit dhe në këtë mënyrë klubet e huaja të afrohen më lehtë. Në të kundërt ata duhet të zhvillojnë edhe një vit tjetër si futbollistë në kampionatin shqiptar.

Presidenca – Xhani e di fort mirë se të fitojë aq para është e vështirë, megjithatë sipas tij argumentat për këto shifra janë mëse të justifikueshme. “Ne kemi investuar para dhe shumë gjëra kemi sakrifikuar për këta dy futbollistë. Unë e kuptoj që kushdo dëshiron të largohet në parametra zero , por futbolli dhe klubi kanë rregulla. Pastaj nga ana sportive unë i dua fort dhe prandaj unë dua që të qnëdrojnë të kuq. Unë nuk shes kungulla, dhe them se edhe vetë lojtarët dy fyheshin nëse unë do jepja leje kalimi per ta për 50 mijë euro”.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2008 10:29
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Joshje bardheblu”, tani Osmani mendohet seriozisht
30 Korrik Lojtari e ka drklaruar nën zë se është i tunduar nga oferta e Tiranës



Në fillim ishte një dëshirë e Tiranës, pastaj u kthye në një fiksim bardheblu dhe së fundmi ka përfunduar në një tundim të lojtarit. Që mund të ktehhet gjithashtu në një fiksim. Të Tefik Osmanit. Prej disa ditësh qendërmbrojtësi më i talentuar dhe më premtues i futbollit shqiptar po mendon seriozisht që të luajë sezonin e ardhshëm me skuadrën e Tiranës. Nuk e thotë dot me ë të lartë, fundja është nën kontratë me të kuqtë dhe raporti me presidentin Xhani është ndoshta më i mirë se duhet. Megjithatë përtej deklaratave të dashurisë që i lëshon sa herë i jepet rasti për fanelën e kuqe fshihet një dëshirë e madhe: të veshë fanelën e Tiranës. Mos e quani një tradhëti, Tefiku ka arsye serioze.

Tratativat ﷓ Tirana e joshi e para. Në ambjentet e “Kapricios” aty ku fillojnë përgjithësisht konsumojnë kafe me njëri tjetrin. Devi Muka kaptieni bardheblu ia bëri ofertën direkte. “Eja te Tirana, do bëhesh njeri”, i tha gjysëm me shaka Devi. Dhe Osmani vetë e mori me shaka, derisa më pas erdhi edhe telefonata nga donatori Halili. Osmani nuk u mendua fare. “E ardhmja ime është në dorë të Xhanit”, i ktheu përgjigje. Ndërkohë që kampi bardheblu kërkonte të dinte dëshirën e vetë lojtarit. Osmani nuk u përgjigj. Kaq majftoi që Tirana të kuptojë që Osmani vetë dëshiron të vijë.

Momenti – nuk është më i duhuri për ta diskutuar një gjë të tillë. Partizani luan në UEFA nesër dhe Osmani është i përqëndruar pëkërisht te kjo ndeshje me boshnjakët. “Megjithatë unë kam një ofertë nga Tirana dhe financiarisht është më e mirë se e Partizanit”, pranon vetë lojtari. Por ai nuk dëshiron të bëjë ccështje. “Përderisa jam nën kontratë duhet t’I bindem presidencës së kuqe”.

Xhani – presidenti Xhani nuk shqetësohet shumë. Dhe në fakt ndoshta është për t’u shqetësuar. Sepse nëse lojtari dëshiron të largohet, atëherë a mund ta mbash me zor? “Osmani është i preferuari im ﷓ thotë Xhani – më parë shkon të luajë në Përmet se sa te Tirana. Te Tirana nuk shkon asnjë nga ne”. Dhe ka ndonjë arsye për një mëri të tillë. “Nuk kam asgjë me donatorin Halili, përkundrazi e respektoj shumë, por ne jemi dy skuadra armike, si mund t’i jap unë lojtarë Tiranës”. Sepse ndoshta Tirana nuk la Nallbanin për në UEFA? “Gjeta një portier shumë të mirë”, thotë Xhani për Bakajn.

Finale ﷓ Pas ndeshjes mund të ketë një raund tjetër bisedimesh, ndërmjet lojtarit Osmani dhe presidentit Xhani. Vështirë që ky i fundit të bindet. Vetëm nëse Tirana do të paguajë për kartonin e futbollistit i cili është në kontratë tre vjevcare. Por edhe këtu Xhani thotë një shifër e cila nuk ka nevojë për përgjigje. “200 mijë euro”. Më pas mendohet “Jo, Osmani te Tirana nuk shkon. Nuk ka ccmim”. Qendërmbrojtësi i së ardhmes kuqezi po fillon të shqetësohet. Tirana i jep para më shumë, por Partizani është bërë shtëpia e tij Telenovela vazhdon.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2008 10:34
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

PARTIZANI

“Tifozë ejani, do jetë ndeshje e vërtetë”
30 Korrik Kupa UEFA/ Presidenti Xhani premton pastërti



Futbolli është kthyer në një ccështje morali. Pas akuzave kundër Besës së Kavajës dhe Dinamos për mënyrën e habitshme se si përfunduan rezultatet e këtyre skuadrave në Kupat e Evropës presidenti Xhani u bën apel gjithë tifozëve. “Unë fenomenin e shitjes së ndeshjeve nuk e përjashtoj. Jetojmë në një botë informale, në një vend ku ndodhin nga të gjitha. Në Shqipëri ndoshta janë shitur ndeshje dhe ndoshta besimi te futbolli ka humbur, por unë u premtoj me nderin e familjes sime gjithë tifozërisë së Partizanit që të enjten asgjë nga këto nuk ndodhin. Ashtu si në Bosnjë do të luajmë me pastërti, do të tentojmë deri në fund të kualifkohemi dhe do të japim shembull se si një skuadër shqiptare bën gjëra pozitive në evropë”. Nënteksi është i qartë për Dinamon. “Kampionët duhet të ishim ne, megjithatë Zoti është i madh dhe i sheh të gjitha”.

Përvecc pastërtësisë mbetet ana teknike. A ka shanse Partizani të kalojë turin? “Në ndeshjen e parë na penalizoi gjyqtari. Nëse nuk hidhemi në aventurë dhe nëse nuk kërkojmë me ngulm golin, atëherë mund ta kemi pisk nga kundërsulmi i tyre. Ne duhet të dimë të mbrohemi dhe duhet të jemi të duruar. Në futboll mund të kualifkohesh edhe me penallti, megjithatë unë besoj se do t’ja dalim edhe më parë. Por edhe sikur të qëllojë që të eliminohemi, pasi futbolli është sport ku ndodhin të gjitha, të gjithë do ta kuptojnë që nuk kemi bërë asnjë estradë”.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2008 10:37
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Informacione mbi Superligen Shqiptare. Lajme nga Merkato Etje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.