Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Futboll Klub DiNaMo
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Futboll Klub DiNaMo

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re poci.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 5 herė.

Dinamo me “tredhembësh” kundër Modricës
Dinamo në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve kundër Modricës (22 korrik) do të drejtohet nga zëvendëstrajneri Artan Mërgjyshi e jo nga kroati Zlatko Daliç. 17-herë kampionët, të cilët humbën në ndeshjen e parë 0-2 në “Qemal Stafa” do të luajnë me tre sulmues.

Ja dhe formacioni i mundshëm: Kotorri; Graniç, Diop, Pisha; Sina, Allmuça, Çapja, Ferraj e në sulm :Çaushaj, Xhafaj e Poçi. Sulmuesi argjentinas Kampozano është i dëmtuar, ndërsa Tapia do të qëndrojë në bankinë. Trajneri Mërgjyshi pohoi se Dinamo synon shënimin e golave dhe fitoren në Modricë. Dinamo do të niset ditën e diel drejt Bosnjës.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2008 08:07
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Sina: S’kemi ē’humbasim,

“Rezultati i ndeshjes së parë, kur kemi humbur 0﷓2, na detyron të kërkojmë gjithçka në atë të kthimit, të mërkurën në Zenica”



Elvis Sina, i ardhur te Dinamo gjatë merkatos së verës nga Tirana, i është ngjitur pjesës tjetër të skuadrës blu, e cila e ka rritur optimizmin në prag të ndeshjes së kthimit me Modricën. Edhe pse është humbur ndeshja e parë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, 0﷓2 ndaj Modricës, te blutë ka besim për përmbysje. Aq më tepër që edhe presidenti Sulaj, në një takim me futbollistët, të premten, u ka kërkuar që në Zenica të bëjnë lojën e tyre, sepse mund të ndodhë dhe përmbysja. Për Sinën, ndryshimi i skemës taktike, tashmë në 3﷓4﷓3, kthimi i Kotorrit, por dhe optimizmi i grupit bëjnë që te Dinamo të besojnë dhe te mrekullia. Një aventurë ndoshta, por të gjithë, përfshirë edhe Sinën, pranojnë se Modrica ishte kundërshtari më i dobët, që mund të ketë luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

﷓ Ndeshjen e parë e keni humbur; ç’do të ndodhë me Dinamon në takimin e kthimit, të mërkurën në Zenica?

﷓ Ne kemi besim të madh se mund të bëjmë përmbysjen. Ndryshimi i modulit të lojës në 3﷓4﷓3, aq më tepër që formacioni nuk do të jetë më si në ndeshjen e parë, por me një pjesë të madhe të lojtarëve shqiptarë, na bën të mendojmë se do të jemi ndryshe. Sepse jemi dhe një grup lojtarësh, që ia njohim mirë lojën njëri﷓tjetrit.

﷓ A nuk duket pak si aventureske, që skuadra të luajë me këtë skemë taktike?

﷓ Rezultati i ndeshjes së parë, kur kemi humbur 0﷓2, na detyron të kërkojmë gjithçka në takimin e kthimit, të mërkurën në Zenica. Pastaj, ne nuk kemi çfarë të humbasim, veçse do të shpresojmë se mund të bëjmë gjithçka. Na është dhënë një besim i madh dhe nga presidenca, kur na është kërkuar që të bëjmë lojën tonë në Zenica.

﷓ Megjithatë, Modrica ju mundi pastër në ndeshjen e parë...

﷓ Për kaq vjet sa luaj futboll, edhe duke patur eksperiencë në pjesëmarrjen në Kupat e Europës, për mua Modrica është kundërshtari më i dobët që ka luajtur në Tiranë. Madje, ishte fati ynë që na ra ky kundërshtar, të cilin duhet ta kishim mundur me rezultat të thellë.

﷓ Atëherë, ku gaboi Dinamo?

﷓ Duhet të ishim më të qetë e më të qartë përpara portës kundërshtare dhe të kishim realizuar rastet, që patëm për shënim. Një gol i shpejtë i zbërthente kundërshtarët.

﷓ Te golat e pësuar, faji ishte i mbrojtjes, apo i portierit?

﷓ Po ta keni vënë re, goli i parë ka ardhur pas një aksioni nga e djathta e tyre dhe topi është harkuar, ndërkohë që unë u mundova ta largoja. Por sfera i doli në “shteg” lojtarit tjetër boshnjak, në një kohë që portieri ynë ishtë ë gjunjë, dhe hyri në rrjetë pas gjuajtjes së tij. Gabimi ishte i dyanshëm.

﷓ Çfarë duhet të korrigjoni, që të jeni ndryshe në Zenica?

﷓ Ne duhet të zbatojmë më me rigorozitet detyrat e dhëna nga trajneri. Kthimi i Kotorrit në portë është një forcë plus për ne dhe, duke u mbështetur te kolektiviteti, mund të bëjmë edhe përmbysjen e madhe.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2008 08:11
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Futboll Klub DiNaMo

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.