Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Sigurisht qe eshte mendimi juaj.Duhet t'i lexosh librat e saj me poezi dhe te garantoj se nuk do te dalesh ne perfundime te tilla.

Mundet. Sdq, nga poezite e saja qe kam lexuar me ka dhene ate pershtypje(e cila mund te jete dhe gabim).

Persh.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 17:09
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

cedro deri diku te jap te drejte!Megjithate te falenderoj per mendimet qe ke shprehur! Su... eshte vetvetja si ne poezite qe qendis me penelata te fine,por edhe si karakter shoqeror.Poezia e saj eshte sqimtare, eshte e ndjere.Muza e saj kullon mjalte blete zogez!Spgurisht me Aliun e lidh gjaku e delli i poetit,por jo menyra e te shkruarit poezi.Koha ne te cilen ka shkruar Aliu nga Vajza e Vlores ka qene ndryshe.Poezia moderne nuk eshte levruar aso kohe.Cdo poezi ne aso kohe patjeter duhej te kish rime ne strofat e saj.Sidoqetejete Aliu do te mbetet i pavdekshem me Vlora _Vlora, e cila i kushtohet 1920-s si dhe me ''Hanko hallen''.Prurje te tjera me te arrira priten nga kjo poete ,bije e nje dere te nderuar nga qyteti i Vlores.Brenda poezive te saj ka me shume nga natyra,dielli dhe deti,malet e Laberise se sa nga zymyia e shtepive te gurta me rruge te qendisura me kalldreme si mozaik.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 20:34
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

INEKZISTENCE



Mpreh limat e krahëve,
Fluturimthi për tek ti…
Jashte shi ,
brenda diell…
Aroportit tënd, i gjëmojnë stuhi…
Mosqenia, veson qiell.
Pa re të rozta kujtimesh,
Pa shtreter të ngrohtë trupash të lëmuar…
Do puthen nga tonat buzë – mungese,
Filxhanët e kafesë duke flirtuar,
në “të përgjumurin” takimin tonë…
Dimri,
Na la te ngrire.
Pranvera na gjeti mumjezuar.
Poleni yt i ikjes,
ngjiz mitren time – hon…
Në horizontin e munguar,
Foshnja e asgjë-së,
Vetveten pikon






Mëngjes i çmendur me(pa) ty…



Si një tymnajë hipnotike,
Ti tret shikimin mëngjesor mbi botë,
Në shtratin e reve të dashurisë sime/tënde
Derdhen rënkimesh dhe ca pika lotë…
Të sotmet,
Do ia nis me krahë ëndrrash Hënës,
Netëve të gjata të pritjes përvëluese…
Shuaje etjen në burimet e mia të buzëve,
Që dhembin nga uria jote e mëndafshtë gjarpëruese.
Ma jep gjuhën e nxehtë ta gëlltis brenda vetes
E shpirtin të ta thith gjer në pafundësi.
Flokët që mu lagën buzëve nga puthjet
Do ia thur pelena “bebes dashuri”,
“Foshnjës” që po çmend e dhemb tek unë
E dhemb e klith pashmangshmërisht tek ti…
Dorën e bardhë , të brishtë mos e zgjat,
se shemben konturet e rinj të padurimit,
Lermë të largohem udhës së pasosur,
T’i rrembej vdekjes, agun e zgjimit.
Sytë mos i çel pasi shpinën mua,
ma kthen me një: “Dua” të pa thenë,
Rrugës ku gjëmojnë, e mbyten dashuritë,
trete atë lot ende të parënë…
Se, lagu pa dashur puthjen e brishtë
Që të lashë mbi faqe kur thamë: “Paçim shpirt…”

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2009 22:21
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
INEKZISTENCE



Mpreh limat e krahëve,
Fluturimthi për tek ti…
Jashte shi ,
brenda diell…
Aroportit tënd, i gjëmojnë stuhi…
Mosqenia, veson qiell.
Pa re të rozta kujtimesh,
Pa shtreter të ngrohtë trupash të lëmuar…
Do puthen nga tonat buzë – mungese,
Filxhanët e kafesë duke flirtuar,
në “të përgjumurin” takimin tonë…
Dimri,
Na la te ngrire.
Pranvera na gjeti mumjezuar.
Poleni yt i ikjes,
ngjiz mitren time – hon…
Në horizontin e munguar,
Foshnja e asgjë-së,
Vetveten pikon





Kjo poezi me beri shume pershtypje. Mu desh ta lexoja disa here para se te filloja te shtirrja lemshin e ndjenjave qe ajo aq bukur e ka leshuar ne prehrin e lexuesit. Po me pelqen edhe me shume stili i saj.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2009 03:27
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Kjo poezi me beri shume pershtypje. Mu desh ta lexoja disa here para se te filloja te shtirrja lemshin e ndjenjave qe ajo aq bukur e ka leshuar ne prehrin e lexuesit. Po me pelqen edhe me shume stili i saj.




Flm Ing! Su... e ka mbaruar inxhinierin per ''arkitekture'' para teje . Ajo me stilin e saj te vecante, di te projektoje poezi te bukura!Muza e saj kur shtrydhet pikon nektar me bollek.Me imagjinaten e saj,me thellesine e mendimit ajo di te futet ne labirintet e njerezore,por kryesisht te femres shqiptare.Poezia e saj ciceron ne veshet e lexuesit si nje dallendyshe nen strehet e cative te qytetit te gurte, ne shtepite e tij mjaft te bukura e karakteristike.Kjo dallendyshe vjen nga Vlora e magjishme,per te bere folezen e saj ne Gjirokastren e te madhit Kadare.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2009 12:26
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

ÇAST…


Në oxhakun e ftohtë,
prushi përvëlon misteret.
Malli,
kokën mbështet në prehrin e natës.
Re të zeza, trazon vetmia.
Pas shiut,
qielli i tharë nga lotët,
serenata i këndon tokës së lagur.
Emri yt, djeg buzët e mia.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2009 20:48
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Jam shekuj larg... me prit



Po fluturoj drejt teje,
më prit.
Rrugën, nuk e di por ji i duruar.
Hijen tënde, e shoh gjithandej.
Sytë, dritë, miliona kilometrash kanë lëshuar.
Nuk e dije?
Unë, për ty jam në jetë.
Që pa lindur,
nisa rrugëtimin në mijëra forma shndërruar.
U bëra Evë për të lindur më parë njerëzimin,
e më pas,
për të të kërkuar.
Nuk e dije?
Plagët e këmbëve m’i lëpijnë gjarpërinjtë.
Krahët,
thyer dritareve të mbyllura, pikojnë…
Derë s’ka.
Unë rend përtej kohës.
Hapësirat kam sfiduar,
motër-zanat më përçmojnë…
Zeusi, volli vullkane.
Pandora e hapi të mallkuarën kuti.
E fshehta ime pikon, pikon…
Gjithkush e di.
Imazhe të gënjeshtërta më verbojnë.
Mijëra diej, më shfaqen si sy.
Unë dua të tutë…
Po vij.
Sa pak,
fare pak,
një copëz jete kërkoj.
Nëse derën nuk do të ma hapësh,
Një vend te pragu, s’meritoj?
E sheh?
Mbërrita.
Edhe pse e verbër, shoh dritë.
Hape derën!
Jam shekuj larg.
Do vij patjetër,
më prit.
Më prit…!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2009 13:40
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Jam shekuj larg... me prit


U bëra Evë për të lindur më parë njerëzimin,
e më pas,
për të të kërkuar.
Nuk e dije?



Une mendoja se Adami kish lindur cik me para

Nejse...pertej batutes,vertet e bukur kjo poezia nga ato qe kam lexuar ketu !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2009 13:47
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Poezia duhet besuar dhe une te Zisit e konsideroj thjeshte si fantazi e nje femre seksualisht te limituar.



Ndonje shembull qe eshte femer seksualisht e limituar?
Dhe nje pyetje tjeter,meqe jemi ne teme Doc ,çdo te thote te jesh seksualisht i limituar?!?





Kjo po behet tema ime e preferuar.Te kisha mundesi te shkoja ne Shqiperi do te blija disa libra te saj,por meqenese do kaloje edhe ky vit,Iqvlora je i lutur te pasurosh temen

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2009 14:26
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re u1_suzanazisi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 53 herė.

Tani ju vlonjatet shijet mos i perkufizoni ne baze te qytetit te lindjes por ne baze te meritave.

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Ndonje shembull qe eshte femer seksualisht e limituar?
Dhe nje pyetje tjeter,meqe jemi ne teme Doc ,çdo te thote te jesh seksualisht i limituar?!?


Te rropatesh mes kufinjeve te jetes te gruas siperfaqesisht tradicionale dhe atyre deshirave te fshehta dashnoresh qe nxjerrin koke nepermjet valvules te poezise. Ka problem me kete? Aspak! Thjeshte per mua s'eshte me kredibel kur njoh backgroundin e saje. Dhe une jam merzitur, ooohhh sa merzitur me ato grate e llustruara te Panorama Plus qe perkufizohen rreth figurave mashkullore. Oyeee, nese bashkeshortja e ndonjerit flet per pelqimin e pare; vijon formatimi ne nr. vijues. Cfare çlirimi dhe kenaqesie te lexosh M. Ahmetin ne nje interviste aq te sinqerte dhe pa komplekse, me nje menefregizem qe te ben ta vesh ne piedistal. Puna e saje eshte pasqyrim i asaj qe ajo eshte. Femra si ajo mund te ndryshojne diçka ne mykun e mentalitetit shqiptar, kurse femra si kjo duan thjeshte nje kapak kavanozi me teper per te etaluar ne living.


PS. Mesiper Suzana Zisi per fanset e saje vlonjate.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 13/07/2009 ora 15:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2009 15:36
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.