Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

SUREALE…


Trokojnë hapat e mi mbi këto kalldrëme.
Edhe pse fajin që jam,
…………………....nuk ma ka guri.
Damarët e prerë dje,
Pikojnë pamundësinë për tu përgjakur.
Ulërijnë pa zë, këto rrugica pa emër.

Infarkti i radhës,
Më rrëfen udhën për në zemër…

 

Suzana Zisi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 16:31
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

DILEM˅


Vizatoj një mur,
Me brinjë dhe lëkurë…
Mish dhe gjak,
Vrer,
Katran…
Mjafton amalgama kocka + ujë,
Për të të mbytyr në sy?
E zbërthyer atom pas atomi,
Brenda rrethit,
Gjendem,
Jam.
Kush do e murosë eshtrën e fundit aty?

 

Suzana Zisi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 16:37
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

GRAMATIKË EKZISTENCIALE…



Emër? - Njeri (opsion i dështuar).
Mbiemër? - I ëmbel (edhe pse hidhëron).
Folje? - Kam (por më largohen tinëz).
Fjalë e çuditshme? - Vetja (të cilën duhet ta flak prej...vetes).
Lehje eksituese? Ham…ham…

Ku endesh duke u shndërruar sipas stinës?

Duhet të rendë dora jote - kohë mbi mua,
Që të besoj se…JAM.

 

Suzana Zisi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 16:42
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

Grimca dashurie…


…

Je tretur pyjesh,
…………me fjolla nektari mbuluar?

Pikoj nga degët pishave
………..rrëshirë e ngrohtë nazike…
E sa të zhvishesh ti nga “turpi” i gjelbër,
Pres…

…

Je nderur mbi “akullnajën” time,
…………..i nxehtë dhe tundues si kurrë më parë?
Së largu për mua, ndrin…?
Jemi dënuar:
Unë akulli yt,
Ti i imi zjarr,
që pikë – pikë, më shkrin…

…

Je fshehur yjesh?
Më thith përhumbshëm
………………….si “vrimë e zez딅
Më prek aty ku askush s’ka mundur,
Më tret, më ngjall, më puth, më vdes…

 

Suzana Zisi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 16:47
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

KOHË E ÇMENDUR…


Një Korb,
bën dashuri, me lulen e bardhë të mollës…
Limfa rënkon…
Gjethet e rrudhura, ëndërrojnë shi të klorofiltë…
Teksa kryqëzojmë të sotmen që të vdesë nesër
.................................ngujuar me vargonjtë e erës,
Rrënqethet rrënja…
Të nesërmes,
i masim me pëllëmbë përmasat e dhimbjes…
Thatësirë e trëndafiltë,
Në ç'pasqyrë i kreh flokët hëna?
Penelatat e dritës,
shuajnë zbehtësinë e mendimeve,
Që,
...struken,
.........struken brenda konturit të tyre të përfytyruar.
Mëkatar, njeriu…
Shqiponja,
fluturon në qiellin e hapësirës së bravës së derës…
Kris reja...
Shemrat petale,
nguten të mbulojnë polenin nga shiu.
Kafka është bosh, krejt bosh…
Krizantemat e vdekura,
...............vajtojnë vyshkjen e tyre të sigurt,
Ndërkohë që arkivoli – qese antike mbeturinash
Skërmitet duke u prehur në një qosh…

 

Suzana Zisi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2009 16:50
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

KATARSIS
 
 
 
U ktheva në foshnjërinë e botës sonë.
Femrat e pyllit, ua blatuan foshnjat  perëndive.
U shenjtëruam ne.
Gjyshet, u qëndisën rrobat nipërve me kuaj ere,
mbetën pa atdhe…
Meshkujt, u vunë zgjedhën grave dhe i dërguan në arë.
Zoti,
shkruajti në librin e shenjtë se duhej vënë pak drejtësi…
Djalli,
i shtrirë mbi re, dërgoi shi.
Ne,
si gaforret,
të larë nga mëkatet,
 
Rendim në Ardhmëri…!
 
 
 
 
 
 
 
Të JESH…
 
 
 
Të jesh,
Duhet të të prekin,
Që të vërtetojnë hipotezën e rënies dhe  ringritjes…
                        
Të qeshësh nëse do mundësh,
Mes rrudhave të thella të pritjes,
Duke rrëzuar jargë të lashta dhimbjesh,
                                      Stuhi, përpëlitjesh.
                     
Të jesh,
Do të thotë të vjellësh rininë nga goja e pleqërisë,
Kujtimeve të trishta të rrëmosh.
 
T’i këndosh kufomës tënde psalme biblike.
 
Të jesh,
Do të thotë: Të harrosh.
 
 
 
Suzana Zisi
 
 
 
 
 
 
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2009 05:19
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nje sqarim

Nqse Suzana.... ka mundesi t'i lexoje keto mendime te miat do te ishte mire****!
Ju jeni nje poete e afirmuar,per te cilen flasin veprat dhe njerzit e shquar te letrave shqipe.Ju jeni nje pedagoge universiteti,nje grua dhe nje nene e shkelqyer,nje person publik i nderuar.


Me vjen keq IQVLORA qe te modifikova mesazhin.

ingmetalboy

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga ingmetalboy datė 03/09/2009 ora 17:15

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shtator 2009 23:38
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

amor alcious mundohu t'i lexosh keto poezi,sepse ato pislleqe qe ke shkruar pak me pare, do te te bejne te te vije turp nga vetja kur t'i lexosh.Gjykimet tuaja ose tregojne se nuk ke haber nga e bukura ne poezi,je shpirtkeqe ose je bere vegel e pronarit te topit me nr 21.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shtator 2009 23:46
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

DILEM˅


Vizatoj një mur,
Me brinjë dhe lëkurë…
Mish dhe gjak,
Vrer,
Katran…
Mjafton amalgama kocka + ujë,
Për të të mbytyr në sy?
E zbërthyer atom pas atomi,
Brenda rrethit,
Gjendem,
Jam.
Kush do e verë tullën e fundit aty?



Nuk ka dileme, por shtjellim te saj. Ngrirje poetike e nje amalgamimi te cuditshem.

Dhimbja arrin caqe te tejskajshme dhe zgjidhja ngjet me nje lindje te veshtire.

Poetja manipulon bukur me artin e saj. Dy rreshtat e para jane plot shperthim. Ka zgjedhur cdramatizimin e misterit qe ne aktin  e pare, karakteristike kjo e poezive te shkurtra dhe plot alegori. Nje forme jo e zakonte por e goditur po ashtu. Ne permbylljen e vargjeve me nje pyetje shihet nje ankim, apo nje deshire; aty eshte po aq bukur edhe nje thirrje, nje ftese, nje ndjellje.

Te njohesh poezine eshte njera ane, por ta ndertosh ate nga grimca poetike eshte nje gje tjeter. Duket se poetja i njeh mire te dy keta elemente.

Urime

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2009 16:43
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Po ju sjelle ketu poetin e mirnjohur te teksteve te kengeve fituese ne RTSH Z A Doci.
Ja si shprehet ai per poeten S Zisi me dt 02/05/2008:


Sinqerisht te lumte per vargjet dhe poezite tejet njerzore dhe filozofike. Une shkrova keto vargje, meqense sot asht e premte...

Poetët në fund javë
Dalin lodhshëm nga kuvlia e muzave
Zhyten në vëtminë e së djelës duke pritur…
Poetët në fund javë
Vijnë me muzën e rjepur.
Ata rjepin lëkurën e tyre poetike
Dhe falin sinqerisht gabimet e të tjerëve
Me dedikimet e pafundëm dhe autografët e tyre në promovime.
për librat që askush nuk ua lexon


A Doci me 04'06/08

Ju lexova me endje. Me befason mendimi juaj poetik. Une desha te te vij pas per keto ndjesi qe keni ju ne poezine e brishte.





A Doci

por dashurija tek vargu yt Suzanë
merr tjeter forcë, madje dhe brishtesi
ajo asht e madhe...sa nje oqean
dhe mban brenda saj nje Golfstrim te ri...


Te shkruaj per Ty
Me jep nje varg uha!
Te shkruaj per ty
me duhen metafora.
Te kendoj per Ty
Tingujt ujvara m'i dha.
Te vjerrsheroj per Ty
pse jo, me dridhet dora!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 03/09/2009 ora 18:06

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2009 17:40
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.