BIONDIA
Ne zemren tende.
Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184
|
Rikthimi i ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango në jetën politike, por edhe atë akademike si drejtori i një institucioni në varësi të Ministrisë së Arsimit, është gjykuar i drejtë edhe nga kryetari i Konferencës së Rektorëve, Jorgaq Karçani, i cili një vit më parë, gjatë periudhës së ashtuquajtur si skandali Pango, ka gjykuar të kundërtën. Veç të tjerave, Karçani, si kryetar i Konferencës së Rektorëve, në atë kohë ka kërkuar edhe heqjen e të drejtës së mësimdhënies.Por, një ditë më parë ai ka sqaruar për Gazetën se, dhënia e një posti drejtues në një institucion në Ministrinë e Arsimit është një veprim i drejtë dhe jo vetëm kjo, por edhe rikthimi në mësimdhënie i Pangos për të nuk përbën asnjë problem, duke qenë se i është njohur pafajësia nga institucionet e gjyqësorit. Jam i mendimit se një person që merr pafajësinë ka të drejtë të kthehet në punë. Ndaj, këtë emërim të tij në këtë post e gjykoj si një vendim normal, - ka theksuar Jorgaq Karçani. Sipas tij, çdokush kur akuzohet për një shkelje në punë pezullohet derisa instanca të tjera të vendosin, ndaj duke qenë se gjyqësori ka dhënë sentencën për të, ai ka të drejtë të rinisë sërish profesionin e tij. Marrjen e postit nuk e shoh si një gjë të çuditshme, madje pas pafajësisë që ka marrë, jo vetëm i jepet e drejta të kthehet në punë, por edhe në mësimdhënie thotë Karçani ndërkohë që supozon se nëse do të kërkojë Pango, ai patjetër mund të japë mësim edhe në fakultet, aty ku ka dhënë mësim për shumë vite me rradhë.
Urimet
Për postin e ri të Ylli Pangos, kanë qenë të shumta edhe urimet nga shokët e miqtë e tij. Por, një gjë tjetër kureshtare është se edhe simpatizantët e tij e kanë uruar nëpërmjet internetit, në faqen e tij në Facebook. Kanë qenë të shumta mesazhet e urimit në këtë faqe, duke i dhënë kurajë për punën e re dhe për rikthimin e tij sërish në jetën politike të vendit. Edhe miq pranë zotit Pango kanë theksuar për gazetën se, e kanë uruar këtë të fundit për emërimin në këtë post të ri, ndërkohë që ai u ka konfirmuar vërtetësinë e detyrës së tij të re.
MASH
Por, ata që nuk e pranojnë se ish-ministri i Kulturës ka nisur punë si drejtor në Komitetin e Shkencave pranë Ministrisë së Arsimit, janë drejtuesit e këtij institucioni, edhe pse lajmi është konfirmuar nga përfaqësues të tjerë të Qeverisë. Zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata, ka theksuar se nuk është në dijeni që Pango është kryetar i ndonjë institucioni në varësi të MASH-it. E njëjta gjë është deklaruar edhe nga përfaqësues të tjerë të këtij dikasteri. Nuk jam në dijeni që zoti Pango të jetë drejtor në ndonjë institucion në varësi të MASH-it. Nuk kam parë asnjë vendim të tillë qeverie, - ka deklaruar Shamata.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|