Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Mashtrimi i radhes
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
vogelushi
Anetar i ri

Regjistruar: 19/12/2008
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 9

Mashtrimi i radhes

Ne daten 10/03/2009 aty afer mesnates, ne nje zone te Romes te quajtur Tor Bella Monaca, dy vellezer Shqiptar te moshes 37 dhe 33 vjec kane qene sulmuar nga nje grup prej 30 vetesh. Dy vellezerit Shqiptare ishin duke ecur pergjate rruges Paolo Ferdinando Quaglia rreth ores 23.40 kur u gjenden te rrethuar nga nje grup njerezish te armatosur me hunj, gure, zinxhira dhe dikush prej tyre kishte edhe pistoleten ne dore. Keta njerez kane sulmuar dy vellezerit shqiptare pa shkak dhe me nje egersi te verber..... Policia italjane beri te ditur se te kur kishte mberritur ne vendngjarje kishte gjetur vetem dy vellezerit te cilet nuk kishin pranuar ndihmen e mjekeve te nderhyrjes se shpejte dhe nuk i kane dhene asnje informacion policise mbi ngjarjen ne fjale.

Kjo eshte nje nje ngjarje ndoshta ne thelb banale dhe mund te them se nese hyjme me thelle ne realitetin e emigrimit Shqiptar ky rast duket si nje kokrize rere ne mes te shkretetires.... Shqiptari ne emigrim eshte i detyruar te perballet me nje seri gjigande problemesh te cilat ne me te shumten e rasteve do mund te evitoheshin qe pa lindur. Dhe shume prej tyre u jane krijuar dhe vazhdojne t'u krijohen ne menyre artificiale nga organet e pushteteve lokale dhe vendore ne vendet ku jetojne ne emigrim (ve theksi mbi Italine dhe Greqine) te mbingarkuara pastaj ne menyre cuditerisht te koordinuar me poshtersine e organeve pushtetore Shqiptare. Dy Shqiptare qe rrihen nga "rondine"-t (rojet e qytetit) italiane te cilat tani mund te ekzistojne me ligj, s'jane asgje perpara mijera e mijera te tjereve te cilet masakrohen shpirterisht ne labirintet burokratike te ndertuar posacerisht per ta nga politikat ligjvenese. Nuk dua te nenvleftesoj faktin e ndodhur... Ne baze te Nenit 8 te kushtetutes Shqiptare nje perfaqesues i shtetit eshte i detyruar me ligj te paraqitet ne vendngjarje , te kujdeset per nenshtetasit dhe te koordinoje punen me organet ligjore vendase per te cuar ne zbatim ligjet e dy vendeve dhe t'u japi perkrahjen e nevojshme te demtuarve.... duket pak si perralle por kete thote Kushtetuta Shqiptare.
Ndoshta eshte e tepert te pretendosh deri ne kete pike se ne fund te fundit s'jemi Amerikane.....

Ah, po tani me erdhi ne mendje... Qeveria po mendon per ne... Ne keto kohera te veshtira ku kriza boterore po fundos shtetet me te fuqishme ne bote dhe po varferon popuj te tere, Shteti Shqiptar mendon se si ti joshi Emigrantet per tu rrjepur deri ne qindarken e fundit. Ne vend qe te hapi rruget per futjen e investimeve ose te pakten te krijoje kushte lehtesuese ku Emigranti qe ka pese leke te kthehet ne Shqiperi me nje projekt pune duke krijuar edhe burim te ardhurash. Kryeministri del para ekraneve me Ate veshtrim dashamires qe e karakterizon dhe peshtjelle ne nje dashuri prinderore si babai i kombit qe eshte u ben te ditur Femijeve te larguuur prej vendit per te cilet Ai Vet dhe Qeveria e tij personale po kujdesen. Se parate e tyre tani mund ti cojne ne bankat e Tija PaMerak. Se e ka rritur nivelin e garancise qe dhe po i humbi nuk ngelemi pa gje si ne '97.
Lum ne .... Edhe pse deri tani nuk ka patur kohe dhe mundesi te merrej me emigrantet Qeveria nje nder te fundit po na e ben... PO MENDON PER PARATE TONA.... sepse ne keto kohera ku hallet po shtohen, ku emigranti po rrihet, po vidhet, po poshterohet shteti yne mendon se si te joshi..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2009 12:20
vogelushi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vogelushi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vogelushi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė vogelushi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: vogelushi Shto vogelushi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vogelushi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

SkyTG24 ka pergatitur nje speciale shume interesante mbi problemin e rumuneve dhe shperthimin e racizmit ne Itali. Jane 25 minuta dokumentar ku kuptohen shume gjera ne lidhje me dhunen qe po ushtrohet mbi emigrantet e huaj. Por aty del dhe se:

1. Bashkepunimi i afert i qeverise rumune me ate italiane per te kapur kriminelet. Psh ne Itali paska police rumune qe bashkepunojne direkt gjate hetimeve mbi rumunet (per tu pergezuar).

2. Rreptesia e ligjeve ne Rumani ku nuk ekziston as arresti i shtepise dhe denimet jane me te renda.

Do mundohem ta gjej qe ta shikojne te gjithe. Aty do kuptohet pse rrihen shqiptaret e rumunet rrugeve te Italise. Bashkepunimi me Rumanine eshte shume me i madh (dhe jam i sigurte qe do ndihmoje te kaloje shpejt problemi rumun), ndersa bashkepunimi me Shqiperine eshte ne nivele qesharake (dhe shqiptaret do mbeten popull pa dinjitet).

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2009 15:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Aty do kuptohet pse rrihen shqiptaret e rumunet rrugeve te Italise. Bashkepunimi me Rumanine eshte shume me i madh (dhe jam i sigurte qe do ndihmoje te kaloje shpejt problemi rumun), ndersa bashkepunimi me Shqiperine eshte ne nivele qesharake (dhe shqiptaret do mbeten popull pa dinjitet).


Po dhe ky lajm ska bere shume buje sepse njerezit qe rrifeshin ishin emigrante po te kishte qen e kunderta me jave do diskutohej kjo gje por nuk eshte hera e pare qe fajin ja vejne emigranteve te hauj per cdo vrasje me motiv familjar o dhe tjeter dhe pastaj cuditerisht del ne te shumten e rasteve nuk jane ato por vete italianet .
Ndoshta te kujtohet nje nga mizorite italiane e viteve te fundit kur ne Novi Ligure nje vajze vrau me 200 e ca thika vellane dhe mamin e saj sa u mor vesh qe ajo tha qe e kane vrare disa shqiptare ne rruget e italis dolen ne rruge me protestuar Bosi me shoke ( fajtor po te mos shkruaje kaq mire do mendoja qe je antar i LEGES )kunder shqiptareve u bene emisione ato 2 dite pa mbarim ne televizor per keta 2 shqiptare qe ajo akuzoi per te dale diten e 3 te pafajshme se i kishte vrare ajo ....por askush nuk doli dhe kerkoi fajle per fjalet ofendimet dajakun qe hengren keta muratore te shkrete ....
Perdhunimet ne itali sipas statistikavete qeverise ne 10 raste te bera 8 jan bere nga njeres me kombesi ITALIANE por keto si thote njeri sepse LIGJI NUK ESHTE I BARABARTE PER TE GJITHE .
Cfare kerkon nga qeveria jone nga punonjesit e polizise tone qe te vjen turp te mendosh qe perfaqesohesh nga keto njeres kur shumica jane me 8 klase shkolle qe sdine as gjerat me elmentare te sjelljes njerezore (fakte te dokumentuara dhe ne top chanel )
Fajtor eshte hera e pare e polizia rumune vjen dhe te them te drejten me kete figure te keqe qe bene me mire te mos vinte kjo polizia e famshe qe thua ti sespe ka treguar qe ne ate shtet drejtesi eksiton sa eksiton nje kal me ngjyre jeshile .....kan adh 10 punonjes te cilet ushtruar dhune mbi keta dhe i ka detyruar qe te pohojne nje krim kur ate se kan bere .. sepse si analiza e DNA si te gjitha provat qe kane marre ne vendin e ngjarjes nuk i perkasin asnjerit nga keto njeres .....por kane harruar nje detaj kjo polizi (i fejuari i vajzes ) ka dhene nje deshmi te rreme heren e pare ka pas frike nga reagimi i prinderve te vajzes pastaj ka treguar te verteten qe "skan qen ulur ne stol por shtrire ne bar" por polizet rumune skan arritur te jene te pranishem ne versionin e dyte ....tani lind pyetja si ka mundesi qe nje qe ska perdhunuar te thote Po pa asnje motiv dhe pse keto dine versionin e pare te gabuar dhe jo te dytin, si ka mundesi kur ligjet ne rumani jane kaq te forta keta te pranojne kete gje kur se kan bere ,si ka mundesi qe ky te dije cdo detaj ne imtesi pa qene ne vendin e ngjarjes ,kush ja ka treguar ???
E dyta qe eshte me e rendesishme qe mediat italiane e kan fshehur dhe vashdojne ta fshehin se jane keta njere sjane rrafur dhe nga polizet ( e vertetuar nga deputet italiane dhe e dhene ne emisinonin porta porta rai uno) italiane dhe ato rumune per te pranuar fajin se atyre i duhej nje njeri per te akuzuar dhe kan gjet keto ...njeri nga keto nuk ka asnje precendet penal mendo sesa kriminel qe eshte dhe per ate nate ka nje alibi qe ka qen me 7 njeres ne nje bar (deshmitare ITALIANE )
Ai populli pa dinjitet i nuk besoj se jane shpitaret sepse po ta thoja nje gje te tille do shaja veten time por vete populli italian qe do me doemos te beje fajtor per cdo gje qe ndoth emigrantet sikur delinkuentet vrasesit hajdutet e tij kane dal ne pension ...fajtor jo gjithmon faji eshte i UJKUT nganjeher dhe KESULKUQA ka faj por duket e pafajshme .....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2009 17:34
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

http://www.ultimenotizie.tv/notizie...iplomatico.html

http://www.inviatospeciale.com/2009...taliano-esiste/

keto per fajtorin ne pritje qe te na tregoje cfare thoshte SKY24

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2009 17:57
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: Mashtrimi i radhes

Citim:
Po citoj ato që tha vogelushi
Ne daten 10/03/2009 aty afer mesnates, ne nje zone te Romes te quajtur Tor Bella Monaca, dy vellezer Shqiptar te moshes 37 dhe 33 vjec kane qene sulmuar nga nje grup prej 30 vetesh. Dy vellezerit Shqiptare ishin duke ecur pergjate rruges Paolo Ferdinando Quaglia rreth ores 23.40 kur u gjenden te rrethuar nga nje grup njerezish te armatosur me hunj, gure, zinxhira dhe dikush prej tyre kishte edhe pistoleten ne dore. Keta njerez kane sulmuar dy vellezerit shqiptare pa shkak dhe me nje egersi te verber..... Policia italjane beri te ditur se te kur kishte mberritur ne vendngjarje kishte gjetur vetem dy vellezerit te cilet nuk kishin pranuar ndihmen e mjekeve te nderhyrjes se shpejte dhe nuk i kane dhene asnje informacion policise mbi ngjarjen ne fjale.

Kjo eshte nje nje ngjarje ndoshta ne thelb banale dhe mund te them se nese hyjme me thelle ne realitetin e emigrimit Shqiptar ky rast duket si nje kokrize rere ne mes te shkretetires.... Shqiptari ne emigrim eshte i detyruar te perballet me nje seri gjigande problemesh te cilat ne me te shumten e rasteve do mund te evitoheshin qe pa lindur. Dhe shume prej tyre u jane krijuar dhe vazhdojne t'u krijohen ne menyre artificiale nga organet e pushteteve lokale dhe vendore ne vendet ku jetojne ne emigrim (ve theksi mbi Italine dhe Greqine) te mbingarkuara pastaj ne menyre cuditerisht te koordinuar me poshtersine e organeve pushtetore Shqiptare. Dy Shqiptare qe rrihen nga "rondine"-t (rojet e qytetit) italiane te cilat tani mund te ekzistojne me ligj, s'jane asgje perpara mijera e mijera te tjereve te cilet masakrohen shpirterisht ne labirintet burokratike te ndertuar posacerisht per ta nga politikat ligjvenese. Nuk dua te nenvleftesoj faktin e ndodhur... Ne baze te Nenit 8 te kushtetutes Shqiptare nje perfaqesues i shtetit eshte i detyruar me ligj te paraqitet ne vendngjarje , te kujdeset per nenshtetasit dhe te koordinoje punen me organet ligjore vendase per te cuar ne zbatim ligjet e dy vendeve dhe t'u japi perkrahjen e nevojshme te demtuarve.... duket pak si perralle por kete thote Kushtetuta Shqiptare.
Ndoshta eshte e tepert te pretendosh deri ne kete pike se ne fund te fundit s'jemi Amerikane.....

Ah, po tani me erdhi ne mendje... Qeveria po mendon per ne... Ne keto kohera te veshtira ku kriza boterore po fundos shtetet me te fuqishme ne bote dhe po varferon popuj te tere, Shteti Shqiptar mendon se si ti joshi Emigrantet per tu rrjepur deri ne qindarken e fundit. Ne vend qe te hapi rruget per futjen e investimeve ose te pakten te krijoje kushte lehtesuese ku Emigranti qe ka pese leke te kthehet ne Shqiperi me nje projekt pune duke krijuar edhe burim te ardhurash. Kryeministri del para ekraneve me Ate veshtrim dashamires qe e karakterizon dhe peshtjelle ne nje dashuri prinderore si babai i kombit qe eshte u ben te ditur Femijeve te larguuur prej vendit per te cilet Ai Vet dhe Qeveria e tij personale po kujdesen. Se parate e tyre tani mund ti cojne ne bankat e Tija PaMerak. Se e ka rritur nivelin e garancise qe dhe po i humbi nuk ngelemi pa gje si ne '97.
Lum ne .... Edhe pse deri tani nuk ka patur kohe dhe mundesi te merrej me emigrantet Qeveria nje nder te fundit po na e ben... PO MENDON PER PARATE TONA.... sepse ne keto kohera ku hallet po shtohen, ku emigranti po rrihet, po vidhet, po poshterohet shteti yne mendon se si te joshi..

Ata u rrahen per rumune ishte nje keqkuptim i rastit sepse grupi ne fjale ishte ne gjueti rumunesh. Asgje nuk e justifikon as gjuetine e rumuneve as edhe rrahjen pa asnje shkak te njerzve ne nje shtet europian ku behet fjale per shtet ligjor.
Ne vend qe te merresh me fenomenin ne fjale ku te na jepet mundesia te gjithve te shprehim ndonje fjale ja keput me politike e kundra Sales a thua se Edi apo dikush tjeter do te beje mrekullira.
Qe ne nuk jemi Rumani kjo dihet pastaj rumunet jane shtetas europiane EU dhe jo ekstrakomunitare si ne shqiptaret. Rumania ne baze te akordeve Eu mund te dergoje dhe mbaje police ne Itali e kudo ne komunitetin europian.

Ata qe ushtruan dhunen nuk jane njerez te autorizuar te bejen rojen e qytetit dhe po te ishin te autorizuar ne asnje menyre nuk kane te drejte te vejne duar mbi askend, por me ane te celularit qe u jepet gratis thirrin policine apo karabinieret qe bejne nderhyrje.

U desh nderhyrja e ministrit rumun per te kthjelluar pak publikun se 8 nga 10 krimet e perdhunimit kane per autore italiane por ata fatkeqsisht per ne nuk bejne lajm. Ashtu sikurse shtepia qe u shuajt para disa ditesh ne Firenze e keshtu me rradhe.

E di qe ne duhet te jemi te mire te urte shembullore dhe te mos gabojme ne asnje moment sepse jemi ne vend te huaj por çkusur te mbaj une se gabon ti apo tjetri e ha dru une.
Megjithate ajo qe kam thene mbetet qe krimi shqiptar tashme eshte i paperfillshem ketu ne itali.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2009 22:32
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Re: Re: Mashtrimi i radhes

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Megjithate ajo qe kam thene mbetet qe krimi shqiptar tashme eshte i paperfillshem ketu ne itali.


Krimi shqiptar eshte shume i fuqishem ne Itali, vetem se e "ka kapercyer" disi dazen fillestare te krimeve "bastarde". Ka bere nje hap cilesor, prandaj dhe vemendja e shtypit italian eshte perqendruar tek rumunet, sepse jane keta te fundit qe jane akoma ne fazat "fillestare".

Dmth, nuk eshte zhdukur krimi shqiptar, por e ka "zbehur" ai rumun.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2009 22:59
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Pse zbehur more Arturm.
Sa kohe ke ti qe nuk degjon per krime shqiptare, realitetin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2009 23:03
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Pse zbehur more Arturm.
Sa kohe ke ti qe nuk degjon per krime shqiptare, realitetin.



Realiteti eshte qe ka shume kohe qe nuk degjoj per krime shqiptare, ke te drejte.

Por kjo jo se nuk ka, por jane te nje tipi tjeter, "me cilesor" (si psh droga, prostitucioni dhe armet) dhe qe nuk i bie ne sy qytetarit te thjeshte. Ndersa rumunet bejne krime "te rendomta" dhe sidomos drejtpersedrejti kunder qytetarit te rendomte (ne i benim ne vitet '90 ato gjera, jo kaq shume perdhunime por te tjerat po). Kjo krijon me shume frike, prandaj dhe shtypi na ka lene ne plan te dyte ne, vetem kaq.

Me sa shikoj e njifke mire shtypin italian dhe duhet te jesh dakort me mua qe e ka "me vale". Nuk duhet asgje qe ta kapi prape me shqiptaret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2009 23:08
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Per fat te keq video e speciales nga SKY nuk gjendet. Ishte nje permbledhje e mire e situates aktuale.

Shqiptaret dhe rumunet duan te mbrohen dhe bejne mire. Por nese marrim rastin konkret, te 14 vjecares se perdhunuar, mund te kryhen gabime nga policia (SKY e tregonte mire kete), mund edhe te arrestohen fillimisht njerezit e gabuar duke deklaruar publikisht se u kapen rumunet, por nuk mund te mohohen faktet. Fakti eshte qe njeri nga celularet qe i vodhen viktimes ne Itali doli papritur ne Rumani (fale bashkepunimit rumun). Ndersa celulari tjeter ju gjet nje italiani ne Itali, qe tha se e kishte blere nga nje senegalez.

Si perfundim celulari ne Rumani tregon se krimin e kane kryer PRAPE SE PRAPE rumunet, keshtu qe urrejtja italiane eshte plotesisht e justifikuar. Mund te kete dhe intepretime te tjera por pak si veshtire te shkoje celulari deri ne Rumani kur krimin e beri dikush qe s'ka lidhje me Rumanine.

Nuk e di sa jane te besueshme statistikat qe tha Piktori. Pak jave me pare statistikat treguan se pjesen me te madhe te perdhunimeve ne Itali e bejne te huajt. Por ketu flasim per perdhunime te rastit, jo per ato brenda familjes. Se di ku i gjeti ministri rumun shifrat per te deklaruar se 8/10 i bejne italianet.

Thene kjo, urrejtja italiane eshte rezultat i viteve tolerance nga ana jone, i skafeve me femra moldave te perdhunuara ne Fier e Vlore, apo te skafeve me droge qe zbarkonin ne Brindisi. Ndersa rojet e qytetit (qe sot ministri Marroni deklaroi se do bejne kurse) jane rezultat i marokineve qe te ofrojne drogen ne mes te dites poshte deres se ndonje pallati. Apo rezultat i grupeve te meshkujve qe rrine ne trotuaret e lagjes duke pire pije nga supermerkata dhe duke ngacmuar femrat qe kalojne per tu futur ne shtepi. Personalisht njoh gra qe nuk ja mban te kthehen ne shtepi ne oret e vona dhe shkojne flene tek miqte, kam pare femra te tmerruara nga ndonje marokin apo zezak qe i ndjek deri tek dera e shtepise. Jane meshkuj qe vijne nga kultura maskiliste, ku femrat nuk duhet te dalin nga shtepia darkave, ndersa ne Itali femrat qe dalin jane per tu ngacmuar, keqtrajtuar, madje dhe perdhunuar. Pra, shkurt hesapi, eshte impakti i kulturave te ndryshme ne bashkepunim me difektet institucionale te Italise, qe ka toleruar atehere kur s'duhej dhe nuk ka integruar te huajt atehere kur duhej. Perfundimi eshte qe keto kultura nuk jane kompatibel dhe me te drejte nje pjese e mire e shoqerise italiane eshte e revoltuar. Por nuk jane te revoltuar me mua apo ju qe na njohin. Jane te revoltuar me kriminele te ketij niveli, qe mendojne se nje vend i huaj eshte vetem per tu shfrytezuar ne menyre kriminale, per te shitur droge, per te perdhunuar femra, apo per ti bere prostituta me zor.

P.s. Per sa i perket rumuneve te arrestuar mbi ate vajzen e perdhunuar, ishin pjesa me e madhe me precedente penale. Ne fakt policia i njeh mire personazhet problematike. Per kete aresye vajti kapi (gabimisht) ata qe dolen ne TV. Ky eshte cmimi qe duhet te paguajne personazhet kriminale, sepse eshte normale qe drejtesia dhe policia te dyshoje fillimisht per kriminelet e njohur. Nese vertet njerezit duan drejtesi atehere te mos shkelin 99 here ligjin qe heren e 100 te mos akuzohen padrejtesisht. Drejtesia nuk eshte kompjuter i pagabueshem, edhe pse te gjithe duan te mendojne idealisht ashtu. Por nga ana tjetr policet mendohen 100 here para se te akuzojne nje nga ne, qe s'ka precedente, dhe mendohen vetem 2 here para se te akuzojne nje kriminel me precendente te tjere. Keshtu funksionon bota, me teorine e probabilitetit, dhe me duket plotesisht e pranueshme. Aq me teper qe nje akuze qe zgjat 4-5 dite nuk vret imazhin e rumunit me precedente penale me shume sesa ka vrare precedenca e tij kriminale shoqerine italiane.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 17/03/2009 ora 01:50

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2009 01:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vogelushi
Anetar i ri

Regjistruar: 19/12/2008
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 9

Re: Re: Mashtrimi i radhes

[QUOTE]Po citoj ato që tha Piktor
[B]Ne vend qe te merresh me fenomenin ne fjale ku te na jepet mundesia te gjithve te shprehim ndonje fjale ja keput me politike e kundra Sales a thua se Edi apo dikush tjeter do te beje mrekullira.


Nuk eshte koment politik por thjesht nje shqetesim i lindur nga fenomenet shoqerore te momentit dhe reagimet e institucioneve Shqiptare qe per mua kane qene dhe jane jashte c'do linje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2009 19:59
vogelushi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vogelushi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vogelushi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė vogelushi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: vogelushi Shto vogelushi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vogelushi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Mashtrimi i radhes

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.