erious
.
Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217
|
01.10
i Panjohuri - Permende mikeshen time mbrem ? Aludon se e njeh. Do te ishte çudi, kur ankohesh se nuk me njeh as mua.
Une - Nuk te njoh, por dua. Atë nuk e njoh dhe as dua.
-Pse ma permende, nuk kapa nentekstin ?
-Sa u shqetesove! Qenka e rëndësishme për ty! Po nga unë c'kërkon, atëherë?
-Së pari, partneri nuk ngacmohet.. së dyti, nuk te kerkoj për castin-këtë e kam zgjidhur. Të gjithë e kanë te lehtë këtë.Mbetet perspektiva, tjetër gjë kjo.
-Se mos keqkuptohemi si ngahere. Nuk jam xheloze, s'ka si te jem për ty. Dhe gezohem qe e ke zgjedhur castin, por shumë çaste bashke bëjnë perspektiven dhe jo sms nervoze. Kupton ?
-Kuptoj. Kuptoj qe edhe ti e ke zgjedhur castin, ndoshta edhe perspektiven. Këtu ndryshojmë ne te dy: ti shumë kureshtare, unë pretendues.
-Ti nuk mund të dish asgjë për castin dhe perspektiven time. Më fal, por flet kot. Dhe as unë nuk mund te tregoj, se nuk te njoh. Ndaj s'mund te t'i besoj sekretet e mia: ne dua kend, ne bëj dashuri, si qaj, si vuaj, si lodhem, si vetsugjestionohem, ne jam vetëm a vet e tretë. Si te t'i them ty.. o pretendues, a s'di çfarë emri te te ve ?!
-Mendo si të duash për mua dhe qëllimet e mia. Here te dukem talles, here i frikshem, here mendjemadh, here detektiv. Për ty flas edhe kot, madje edhe provokoj, ngaqë s'di asgjë. Meqë ti do, unë po zhdukem nga celulari yt. Mbetem dashamires.
-Si te ta them fare shqip o dashamires ? unë nuk dua qe ti te zhdukesh, dua qe ti te shfaqesh. Por ti je si unë, qe kur kam frikë te kaloj bulevardin nga trafiku, marr taksi.
-Pse mendon se te takoj perben rrezik për mua ? Nuk ka kuptim ta bëj këtë pa pasur një shprese. Asgje me shumë, fare thjeshtë.
-Të kujtohet qysh shkruhemi ? Qe me 15:30 nuk më ka ndodhur me pare. Me beso mua tani, te besoj unë me vonë. Me tako.
-Problemi është se tani nuk mund te besoj dot. Kam arsye te jem i sigurt se nuk je e gatshme për lidhjen tonë.
-Arsye ? Po kjo qe po bëjmë, a ka arsye ? Ti nuk je bindur ende te me takosh ? Çfarë pret ? Sa për te dhënë një dorë, unë dhe celulari im jemi shumë te afert qysh se ke ardhur ti. Njerezve afër meje u vjen keq kur me shohin duke shkruar e pritur sms, por unë ndihem mirë. S'e mohoj. Po ti si ndihesh ?
-Shumë mirë dhe shumë keq. E mbyllim për sot, se lame nam.
-Dakord, kalofsh mirë, naten!
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|