Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Artan Hasani
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Artan Gjyzel Hasani

KAMELEONET - pjesë nga romani “ Një shqiptar në oborrin e El Grekos “

Nga një librari në krahun e majtë del një vajzë që i ngjan shumë Fridës. Edhe Frida bën pjesë te ish-at e mi. Tek ish-at absolutë, sepse nuk e kam takuar më që kur u ndamë. Më kish tërhequr shumë, por ndoshta e kisha njohur në një periudhë të papërshtatshme të jetës sime. Kish qenë pranverë dhe filozofimet e mia të atëhershme kishin patur një karakter më social .
Kish qenë ndoshta fillimi i kësaj epoke që jetojmë sot. Kanalet televizive gëlonin nga modele anemike që të jepnin mënd për gjithshka, sigurisht edhe për politikën globaliste, meshkuj me fytyrë katrore dhe me nofulla të spikatura reklamonin lavatrice, yje të perënduar të kinemasë protestonin kundër ndotjes së mjedisit. Si edhe më parë gazetarët vazhdonin të ishin të pështirë dhe të pacipë në reportazhet e tyre. Lakuriqësia nuk ishte më tabu, por detyrë. Një detyrë e shenjtë që i conte të gjithë në krahët e një eksibizionizmi pothuajse pornografik me pasojë rënjen e nivelit të fantazisë mashkullore. Asgjë e trupit femëror nuk ishte më e paekspozuar dhe e panjohur për publikun mashkullor i cili gjithnjë e më shumë shtonte vizitat te psikologët dhe më shpesh te psikiatrët. Farmacive ishte shfaqur Viagra dhe dashnori i gruas konsiderohej publikisht miku ( e pse jo edhe mjeku ) më i mirë i familjes .
Ligji i ndryshimeve dhe i thyerjeve të tabuve kish sjellë pasoja që s’i kishin parashikuar as vetë nismëtarët. Duke dashur të tregohen origjinalë, njerëzit u tjetërsuan aq shumë sa qe filluan të ringjanin me të tjerët. Bisnezmenët visheshin me xhinse të grisura, muratorët me kostume dhe gravata , gjykatëset me mini dhe gjokslëshuara, putanat të mbuluara deri në grykë. Cantat shkollore shiteshin të shoqëruara edhe me nga një prezervativ dhe prezervativët nga ana e tyre kishin nisur të prodhoheshin me ngjyra nga më të cuditshmet duke përfshirë edhe ngjyrën e zezë, gjë që e kish ulur vlerën e zezakëve në tregun e seksit. Qentë qarkullonin me pantallona të shkurtëra, ndërsa zonjat e tyre pothuajse lakuriq. Në Filipine një burrë pretendonte se ishte shtatzënë, ndërkohë që në Holandë dy gay fotografoheshin me dy binjakë bullafiqë – frut i martesës së tyre. Pas pak ishte shfaqur edhe delja Dolly si mishërimi më i qartë i tabuthyerjes, ndërkohë që priftërinjtë kishin nisur të kapeshin në flagrancë kioskave duke vjedhur proteza penisësh artificialë. Gjeneralë në pension pohonin lidhjet e fshehta me armikun dhe studentët të pashpresë në kërkim të ndonjë revolucioni të ri që mesa dukej nuk ekzistonte .
Njerëzimi kish pasur mbifuqinë e duhur për të rrënuar tabutë e fundit, por kishte treguar edhe dobësinë e tij për të administruar gërmadhat e tyre. Qytetërimi më në fund kish arritur të kuptonte pashërueshmërinë e sëmundjes së tij të fshehtë .
Nën moton “ Njih vetveten!“ shumica e njerëzve kuptoi që thellë tyre fshihej një krijesë e paskrupullt, një kafshëz e rrezikshme egoiste që shpesh në mungesë të viktimës hante veten e saj.
Era e Ndryshimeve i bëri njerëzit kameleonë dhe kameleonët e rinj ngjanin aq shumë me njëri – tjetrin sa qe ndryshueshmëria ishte kthyer pa u kuptuar në një uniformitet të ri që s’mund ta ndryshonte më askush.
“Kush i bën gropën shokut, bie shoku në gropë!“ - filozofia e saktë e epokës.
Paraja si edhe më parë vazhdonte të lëvizte botën dhe në bursën e vlerave njerëzore një thes mut kushtonte më shtrenjtë se një gotë lotësh.
Në fillim të kësaj epoke kisha njohur Fridën, një bashkëatdhetare tek e cila Era e Ndryshimeve kish lënë shenja tepër të pazakonta: kish mbetur e pandryshuar si një model mirësie, përkushtimi dhe sinqeriteti. Shkonte në kishë cdo të dielë dhe me mua bënte dashuri me dritën fikur. Kisha shkuar me të thjeshtë për të provuar dicka tjetër, të ndryshme nga nënproduktet e Clirimit dhe të Emancipimit dhe ajo kish ardhur me mua thjeshtë për të mëkatuar. Ishte mëkati më i vogël që mund të bënte dhe unë i jepja të drejtë. I pëlqenin lulet, skuqej kur lexonte ditarin tim dhe qante me dënesë kur shikonte filmin “Gone with the wind”. Luante në piano hymne fetare dhe ballada rock- u dhe besonte se në vitin 2000 do t’i vinte fundi botës, gjë që sipas saj do të ishte dicka e mrekullueshme në tërësinë e vet si fundi i një cikli të vazhdueshëm mrekullish të së shkuarës.
Isha ndarë nga Frida dy javë më pas, sepse më kishte dërmuar pafajësia dhe naiviteti i saj. Sa kohë mund të jetojë i lumtur një burrë i mbyllur në një dhomë me një pikturë, qoftë kjo edhe e Mona Lizës ?
Po të mos kish vdekur nga sëmundja me siguri Leonardoja do të kish mbetur i vrarë nga buzëqeshja enigmatike e krijesës së vet ….

(1999)

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2010 22:44
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Per te gjithe ne...( nga romani "Bushtra")

“Na ishte njehere nje piktor i talentuar, por i varfer, si pasoje e jetes se parregullt qe bente. Pinte alkool dhe luante bixhoz te gjitha parate qe fitonte nga arti i tij. Kur u ish afruar te dyzetave ishte katandisur ne pothuajse lypes. Duke u endur rrugeve ne kerkim te ndonje lemoshe i zuri syri nje shpallje ne te cilen shkruhej : ” Konkurs per portretin me te bukur te nje femije. Fituesi fiton 30 mije franga ari! Nxitoni te paraqisni veprën tuaj! ”.
Duke e parë veten e tij pa rrugëdalje piktori vendosi të konkuronte. Ndoshta piktura e tij do të fitonte vendin e parë dhe me paratë e fituara mund të jetonte mirë për shumë vjet. Kështu, pasi brodhi për ditë të tëra nga një kopësht fëmijësh në tjetrin, gjeti një fëmijë të bukur, me sytë dhe fytyrën më ëngjëllore që kish parë ndonjëherë. Një fytyrë e ciltër me një pafajësi hyjnore. E vizatoi plot pasion dhe pasi e paraqiti para jurisë fitoi vertetë cmimin e parë dhe sasinë e ëndërruar të parave. Me ato para jetoi i qetë edhe nja njëzet vjet.
Por veset e tij, alkooli dhe bixhozi, e katandisën përsëri në një lypsar. Një ditë prej ditësh, duke u endur rrugëve, i zuri syri një shpallje : ”Konkurs për një portret krimineli! Fituesi shpërblehet me 30 mijë franga ari! ”
Brodhi piktori ynë burg më burg deri sa një ditë, në një qeli, gjeti një kriminel profesionist, me një fytyrë të egër e plot shenja thikash, me një vështrim plot urrejtje dhe mllef që të fuste frikën deri në palcë. E vizatoi edhe portretin e frikshëm dhe përsëri fitoi cmimin e parë dhe shumën e parave me të cilat i shtyu edhe disa vjet jetesë normale. Por përsëri veset e tij nuk vonuan ta katandisin si keq e mos më keq. Tashmë ishte plakur shumë dhe nuk mund të vizatonte më. Kishte shitur gjithshka për t’u ushqyer. I kishin mbetur vetëm dy pikturat e famshme të konkurseve pa shitur. E vogëlushit dhe e kriminelit. Vendosi t’ua shiste vetë atyre portretet e tyre, ndaj shkoi për të kërkuar adresat dhe emrat e tyre në një zyrë të gjëndjes civile. Aty mësoi se vogëlushi dhe krimineli ishte i njëjti person që kishte përfunduar me vetëvrasje pak kohë më par녔

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2010 22:15
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Pjese nga "Stina e Peste" (Dialogu Poetik me Aida Dizdarin)

whisper:

Të ndiej të strukur pas gjoksit tim...
siç kam ndjerë dikur edhe të tjera...
po vallë përse stuhia që erdhi tërë fërgëllim
nuk dashka të largohet si ngahera?

Përse shkulm’ e saj na hodhi në këtë breg?
Përse këtu lakuriq ti dhe unë?
Përse puthja jote kaq shumë po më djeg?
Apo vallë stuhia di diçka më shumë...

Në gjoksin tim e strukur, kafshëza ime e vockël,
drithërimën epshore perëndueshëm më fal...
gjer në eshtrat ndiej përvëlimin e gjuhës tënde...
dhe shkrihem... dhe digjem... si prushi... ngadalë...

Fytyrën e bukur në duar ta mbaj...
dhe gjahu yt jam bërë tërë dëshirë...
kafshomë... bremë... ti shpuza ime...
para se stuhia të na thotë “natën e mirë”...

Se nesër vjen mëngjesi... i riu... ndryshe...
këtu ku jemi do vijnë edhe të tjerë...
me kështjella prej rëre më kot për të mbuluar
gjurmën që trupat tanë lanë mbi rërë...


bluemoon:

Stuhitë janë ngatërrimtare,
syzjarrta e flokë-vorbulla,
e shkruar të migrojnë...
... pas të lenë veç rrënoja...

Shkulm’ e saj mund të na kish marrë
e hedhur në njëmijë brigje të tjera,
në njëmijë plazhe algëpikuar
njësoj do të të pija brenda!...

Në prekjen tënde jam drithëruar
si gjethe plot lëng ku ti të ngulësh dhëmbët...
... fije - fije, si borë e freskët,
do të të bie më pas te këmbët...

Kështu kur ndryshe të vijnë mëngjeset,
dhe ti ndër këmbë të më kesh ndjerë,
mos shkel kristalet fërgëlluese,
veç pse mbi rërë na shohin dhe të tjerë...


whisper:

Ja... erdhi agimi... hijet davariten...
yll’ i mëngjesit shtrat’n e qiellit rregullon...
çarçafët e kometave nën jastëkë yjesh
nga meteorët flirtues nis e pastron...

Por në Udhë të Qumështit asgjë s’pipëtin
mbi gjinjtë e tu më të ëmblin gjumë fle
nën përqafimin tënd i zhytur në harrim
si puthje mirënjohëse që qiellit i dhe...

Po ti zeshkane pse përgjon gjumin tim?
Do të dish ëndrrën që po shoh tani?
Të kam falur gjumin gjer në amëshim,
ndaj eja e më fal zgjimin ti...

Ndaj eja ti dëbora ime e kristaltë...
Eja siç vjen ti... plot dëshirë...
mes ngricave nuk do t’ndjesh të ftohtë
cigaren tënde dhe mua duke më pirë...


bluemoon:

Tek ti, systërpikur, si petk më veshi heshtja...
... një drithërimë duarsh brenda gjumit tënd,
frymëmarrja jote e lehtë dikton botë të tjera,
ndryshe nga kjo që kam brenda sot...

Qepallat e shtërnguara të t’puth kam dëshirë,
të lëshohen qerpikët ngadalë
e irisët të çelin prej bebëzash të tkurrura
nën dritën e bardhë...

Në Udhën e Qumështit ti ndjek udhë të tjera,
gjurmë që të tjerë, dikur, diku kanë vënë...
sot brenda gjoksit tim të ndali era
nesër, në tjetër zemër, shpirtin e ke lënë...

Të të prek në zgjimin që nuk ta sjell dot unë
se me krahët e mi ke marrë tjetër fluturim...
... rrahja ime të ngazëllen pa fund,
po, më shumë se unë, ti do dashurinë...

Ndaj të vështroj e befas kam ftohtë,
s’guxoj të të zgjoj se te unë ndale një natë:
Pemët i kanë rrënjët thellë në tokë,
e zogjtë gjithmonë migrojnë larg...


whisper:

Pa gjurmët e të tjerave te ty dot s’do të arrija
dhe udha pa gjurmë s’është udhë kurrsesi...
nga bregu im ato s’mund t’i fshija,
bregun nuk e bën breg veç vala që i fale ti...

Je pemë apo zog, këtë nuk e di...
rrënjë e fuqishme apo i stinës migrim
nën hijen tënde qëndroj për të shplodhur
krahët që ti më dhe për më të gjatin shtegtim...

Ndaj puthmi qepallat dhe brenda tyre hyr,
bëmu drit’ e syrit dhe kurrë mos u fik...
Që vështrimi im të tjerat të mos i kqyrë
për syrin tim bëju ti qerpik...


bluemoon:

Ah, unë s’mundem t’ia ndryj këngën zogut,
dhe erës udhën nuk mund t’ia ndal,
rrezet e diellit t’i burgos nuk dua:
brenda guackës s’e mbyll dot një valë...

Se ti je ujë që rrjedh
furishëm me copëra shkume,
udhës tënde rrëmbyer,
ç’të bëj kur të magjepsesh pas një luleje?

Drita e syrit tënd, - më thua,
drita e syve të mi!
Shtrënguar në gjoks të mbaj e,
s’të bëhem dot perde tani...

Druaj të fluturoj me ty drejt diellit...
... në qiej të panjohur më pushton makth i vjetër:
Sikur Ikarusit krahët t’i treten?
... unë s’kam zemër tjetër...


whisper:

Ah... të qirinjta kisha ëndrrat, por jo krahët e mi
dhe shpesh të qirinjtë qiejt ku fluturova...
nga zjarr’ i fluturimit tim ata u shkrinë...
i mbetur pa qiej përdhe u rrëzova...

Ndaj që atëherë s’besoj më në qiell...
një çarçaf ma zëvendëson atë më mirë...
ngrohur lakuriq nga i yti diell...
për yje mbaj sytë e tu... zhuritur plot dëshirë...


bluemoon:

E di? Sot me ty jam e më ze trishtimi,
sytë e mi shkëlqejnë me tjetër dritë...
... dëshira përvidhet brenda pikes së lotit,
me frik fluturimi qe s’dashka të vijë...


E di? Sot jam me ty e më zë trishtimi,
ra vala mbi një breg e qielli t’u thye,
s’beson më në qiej e s’ke krahë prej dylli...
... vallë të kesh harruar, dikur, ngjyrën e tyre?


Të zhveshësh gjethet e pemëve është lehtë...
... shih vjeshtën, e bën veç me një hap...
Më bukur është të jesh pranverë,
pemëve që s’kanë, fletë t’u japësh prapë...


Jeta mik, s’reduktohet në një ditë,
e qiellit vendin, s’ia zë kurrë një çarçaf...
... mbi qiej të më dashurosh kam dëshirë...
... ndaj më zër për dore e fluturo prapë lart...


whisper:

Siç kam shkruar edhe diku, e brishta ime,
jo çdo gjethe që bie është e verdhë,
dhe vjeshtat nuk janë siç thuhet në rrëfime,
lulet nuk çelin gjithnjë veç në pranverë...


Nga katër stinët unë jam divorcuar...
si nga katër gra që i zgjodha dikur vetë...
por këtë herë symbyllurazi zgjidhmë ti mua
dhe bëju ti stina ime e pestë...


Të lulëzoj për ty në tëndin dimër,
të vyshkem për ty në tëndin behar,
në vjeshtën tënde në të gjelbërta të vishem
e në pranverë sërish shtegtimin të marr...


bluemoon:

Dorën do ta zgjas, të marr mbi tryezë
stinën e pestë që le aty për mua...
... do ta vesh e do të jem siç më do:
gjysmë hije, gjysmë grua...

(2005 - ...)

©Aida Dizdari & Artan Gjyzel Hasani

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2010 14:41
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Ftesė...

Hej ti grua e panjohur e mbetur peng
në pozicionin e misionarit atij shtrati të stërlashtë
eja te unë...
nuk kam shtrat...
por falja veten një casti të ri
le ta ndezim zjarrin që t'u fik...
nuk te premtoj shume
do të të fal seks kur të jesh e veshur deri në grykë...
e kur të jesh lakuriq do të të bëj thjesht dashuri...

(2006)

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2010 12:12
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Histori e padukshme rozafash...

Natën...kur s'jemi unë e ti...
dashuria fshehurazi heq gurë
nga muri që zhgënjimi ngre mes nesh.
Ditën... ai ringrihet...
por kurrë aq sa të na pengojë
kryqëzimin e vështrimeve...
.....................................
Legjendat shkruhen brenda murit...
por lexohen përtej tij...


(2008)

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2010 12:14
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Artan Hasani

Rrokje


Ajo ishte e qeshur si një zanore
dhe ai bashkëtingëllorja e saj e pazëshme -
rrokje në gojën e zhuritur të fatit.
Nga gjuha lëpirë, pështymash lagur,
nga dhëmbët grirë, buzëve përgjakur.

Në fillim vinte dita me heshtjen rimuar
pastaj, pastaj vinte nata palexueshëm,
paluar fletëve të çarçafta, mundimshëm
pëshpëritur, urrejtjes përqafuar,
klithur dhe heshtur e përsëri gabim - shkruar!

Ajo ishte k**vë si një zanore
dhe ai bashkëtingëllorja e saj besnike
në abetaren e të tjerëve...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2010 14:01
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Sme pelqeka fare po hic fare ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2010 14:03
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Sme pelqeka fare po hic fare ...


E di?
Nuk mund te jete ndryshe.
Poezia e Artanit eshte lakuriqe, pa politese, pa mbeshtjellje leter varaku.

Ai i thote kurves kurve packa se kjo mund te jete kryetare e kuvendit te Grave te virgjera dhe plakes plake, packa se kjo mund te kete bere plastike te gjinjve dhe ngritje te mullaqeve.

Poezia e Artanit ka cinizem te pashoq, por ka nje bukuri befasuese. Mprehtesia e mendimit dhe shperthimet bardhezi te shqetesojne vertet, por nuk te dalin lehte nga mendja.


Hapësirë pa kohë…

Ndoshta kur të kenë ikur të gjithë…
muzgjet…agimet…eklipset…ekuinokset…
stinët…gjethet..retë…erërat…
kur të jenë lodhur të gjithë astrologët mbi horoskopët e mi…
kur hapësira s’do të ketë më kohë…
dhe në vizatimet e fëmijëve dera e shtëpise akoma do jetë e mbyllur…
ndoshta kur zogjtë do fillojnë të ngatërrojne pranverat…
dhe Udhë e Qumështit s’do të ketë më gjinj…
atëhere do të shfaqesh ti…
……………………….
hënë e zbehtë…në befasi e zënë
nga Yll’ i Mëngjezit…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2010 14:10
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Lexoje Artan Hasanin, lexoje me inat, por me deshire.
Lexoje sic do te lexoje deftesen me dy nota pakaluese qe sapo e ke marre.

Lexoje Artanin se behesh me e mire.
Do ta kujtosh sa here te kesh ndermend qe te shtiresh e dredhesh bythen.

Nuk te le ai qe te fshehesh vitet nen naze miturishte.

Do behesh me e mire, nese i jep personalitetit tend ate qe ke tenden. Ndihesh pikerisht kush je, edhe pse mund ta kesh hunden e madhe, eshte hunda jote.

Edhe pse gjiri i majte te rri i varur, eshte gjiri qe ka ushqyer vogelushet e tu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2010 14:16
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Ore sme pelqen kjo poesi qe ke vene se kujt i thote kurve ai eshte puna e tij nje nga motivet qe sme pelqen eshte kjo lakuriqsia qe thua ti eshte nje poezi qe sme dha asnje ndienje kur e lexova mu duk bosh me fal po eshte e vertete ...e kunderta ndodhi me kete te dyten me pelqeu shume dhe me futi ne mendime .......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2010 14:16
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Artan Hasani

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.