lost_soul
going nowhere..
Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692
|
Uh.. qenkeni mare me cantat dhe stilolapsat. Pse mer filloi shkolla kaq shpejt .
Nejse, keni te drejte, nxitoja dhe e lash pa sqaruar.
Ideja ishte qe nje peshk pasi kishte kapur nje prehe e perplasi ate pas nje guri nmq qe preha te ngordhte.
Pyetja ishte a perdor a po perdor ky peshk mjet pune.
Kjo nuk eshte pyetje e rendomte, sepse dikur diskutohej qe perdorimi i mjeteve te punes eshte ajo qe e dallon njeriun nga kafsha. Ndersa tani dihet qe lloje majmunesh perdorin mjete pune, si gure per te thyer arren, apo shkop per te kapur milingona, dallimi nuk eshte me aq i ndare me thike.
Argumenti im ishte qe jo, sepse veprimi i peshkut eshte thjesht nje instinkt i evoluar. Ashtu si nje leopard qe e hypen prehen e tij mbi peme per ta ruajtur nga pema, nuk mund te thuhet qe pema eshte mjet pune per leopardin.
Qe nje objekt te quhet mjet pune, ai duhet te identifikohet si i tille. Psh nje gorrille nuk zgjedh nje gur dosido, por e zgjedh ate me peshen e caktuar, formen e caktuar etj. Po ashtu nje gorrille, mer nje dege te holle, ia heq gjethet dhe e ben ashtu nje shkop te cilin e perdor per te kapur milingonat. Me fjale te tjera kerkohet qe nje specie te beje "pune" (qofte duke e ndryshuar ose perzgjedhur) mbi nje objekt qe ky objekt te quhet mjet pune.
Ja kete kisha ndermend.
p.s. Piktor, nuk na duhen kuptimet figurative ketu mor cun
__________________
Walking the drunkard's walk...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|