delira
Anetar i ri
Regjistruar: 31/10/2012
Vendbanimi: Vienė
Mesazhe: 2
|
Lėmsh
nga ArB Elo
Lëmsh
Loz me lëmshin që të bie nga prehri, ndërsa thur çorapet e leshit,
Shtëllungat e tymit të bardhë i bën fill, i kalon në gishta, i bën top,
Qethur janë delet e reve që po mjelin bijtë e tu në vathën e largët,
Të fërkohem këmbëve, të lutem të më përkëdhelesh prapa veshit,
tmë pëshpëritësh fjalë tigrash, ndonëse u bë kohë që jam maçok,
Por ti bën nyje të tjera, hesht, pa anë e fund kjo cergë merimange..
Provoj ta zgjidh, e di, është e kotë, trung jam edhe vetë, me nyje,
Anës vatrës fle dhe thahem në avullin e frymës tënde të parregullt,
Gjuhë çastesh më lëpijnë në fytyrë, qentë që ruajnë tufën e lehin,
Zgjohem, ska ndodhur asgjë, veç ti ndërkohë ke bërë edhe ca yje,
Mëngët e vjeshtës ke filluar me kaçurrelat e bardha të një mjegulle,
e veç gishtat shoh që stë lodhen kurrë, kukullat e varura në penj...
*marrë nga vëllimi me poezi "Mirazh"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|