Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > Basketboll. Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Ndeshjet e kampionatit e basketbollit per meshkuj

Partizani humbet derbin dhe rrezikon vendin e katert. Studenti hedh kandidaturen per play - off.

Studenti: Mancaku, Dardha, Goxhi, Dervishi, Muca, A. Karaj, Nako, Lushaj, Agolli, Topi. Trajner: A. Fagu
Partizani: Zhullima, Killo, Spahi, Cane, Kristafi, Jakova, Sota, Lundra, Fishta, Taledhi, Kuqo. Trajner: F. Ismeti
Gjyqtare: A. Kasmi, A. Shundi

Studenti ka fituar mbreme 86-79 derbin me Partizanin ne basketboll per meshkuj, duke u renditur ne vendin e peste. Nje fitore qe ia rrit shpresat skuadres se trajnerit Arben Fagu per te hyre ne fazen e play-off-it. Kjo eshte fitorja e dyte radhazi e Studentit, brenda 54 diteve, duke mposhtur nje rival te forte e duke lene te hapur luften per vendin e katert. Sfida mes dy ekipeve eshte dominuar nga Studenti ne pjesen me te madhe te kohes, qe tregoi pjekuri me te madhe ne fushe, nderkohe qe Partizani gaboi shume ne gjuajtje. Pjesa e pare e ndeshjes eshte me dy pamje, ku ne fillim eshte Partizani qe dominon ne loje e me pas ne pah del loja e shpejte e Studentit. Perioda e pare e ndeshjes nis e qete, me gabime nga te dyja skuadrat. Ne perfundim te periodes se pare, Partizani udheheq 21-16, minuta qe kane folur per skuadren e kuqe. Ne perioden e dyte, loja behet me interesante, sidomos kur per Studentin aktivizohet Skerdi Muca. Loja kalon ne baraspeshe dhe behet me emocionuese. Per here te pare, Studenti arrin te barazoje ne shifrat 40-40 dhe pjesa e pare mbyllet 45-41 per skuadren e Studentit, qe eshte me i qarte ne lojen e tij. Perioda e trete ka fatin e se dytes, ku eshte Studenti vazhdimisht ne epersi. Partizani perpiqet qe te afrohet, por gabon ne finalizimet e aksioneve, duke i dhene mundesi Studentit te udheheqe 61-54 ne perfundim te periodes se trete. Ne perioden e katert, loja nuk ndryshon, ndonese te Partizani hyn Artan Kuqo. Studenti administron me kujdes lojen, nderkohe qe nga fusha dalin Killo e Spahi te Partizanit e Muca i Studentit me 5 gabime personale. Te kuqte gabojne ne disa gjuajtje nga distanca, duke i dhene mundesi Studentit te sulmoje shpejt e me efikasitet. Perfundimisht, 86-79 per Studentin, qe me merite fiton derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit.

Kampionati, sot ndeshjet e tjera.
Do të luhen sot ndeshjet e tjera të javës së 13-të (meshkuj) dhe të 11-të (femra) të kampionatit kombëtar në basketboll. Një javë që duket se do të jetë e qetë, ku nuk priten shumë surpriza, pasi ekipet kryesuese kanë sfida relativisht të lehta. Të gjitha ndeshjet e femrave do të nisin në orën 11.00.

Java e 14-të
Dje:
Studenti - Partizani 86-79
Sot:
EDS - Valbona 17.00
Tirana - Pogradeci 15.00
Elbasani - Dinamo 13.00
Skënderbeu - Apolonia 11.00
Vllaznia - Flamurtari 11.00
Të martën:
Teuta - Vllaznia 16.00

Renditja:
Valbona 25 12 1 1202-844
Tirana 25 12 1 1361-918
Dinamo 25 12 1 1398-805
Partizani 24 10 4 1196-1117
Studenti 22 7 8 1284-1288
Skënderbeu 21 8 5 975-941
Vllaznia 20 7 6 1066-1043
Elbasani 18 5 8 1070-1197
EDS 18 5 8 986-1027
Apolonia 17 4 9 1024-1192
Pogradeci 16 3 10 989-1210
Teuta 14 1 12 779-1312
Flamurtari 13 0 13 689-1025

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datė 24/02/2004 ora 13:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2004 12:53
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Federata e Basketbollit pezullon 3 gjyqtare

Java e pare e fazes se dyte te kampionatit kombetar te basketbollit duket se ka qene e veshtire per gjyqtaret e ketij sporti. Klubi sportiv "Elbasani", pas humbjes diten e premte ne Korce me Pogradecin, duket se ka marre iniciativen per te bere publike gjykimet e njeanshme te gjyqtareve te basketbollit. Pas nje letre te hapur qe ky klub i ka drejtuar Federates se Basketbollit, presidentit dhe kryesise se saj, drejtuesit e koshit shqiptar kane vendosur te denojne disa prej gjyqtareve, te cilet kane qene ne qender te vemendjes gjate fundjaves se kaluar. Keshtu, gjyqtaret e ndeshjes Pogradeci-Elbasani, Gjergji Berati dhe Gezim Hoxha, jane pezulluar nje jave. E njejta mase disiplinore eshte marre edhe per gjyqtarin Erion Osmani, nderkohe qe vemendja i eshte terhequr gjyqtarit Adrian Dulce per mosparaqitje ne ndeshje. Drejtuesit e Federates se Basketbollit, duke pare presionin e vazhdueshem te klubeve shqiptare per gjykimet e njeanshme, kane vendosur te reagojne, duke dhene nje mase disiplinore. Per te rritur me tej profesionalizmin e gjyqtareve, FSHB-ja i kerkon kolegjiumit te gjyqtareve te Tiranes te jete me i kujdesshem ne drejtim te mbarevajtjes dhe ecurise se gjykimeve ne sportin e basketbollit. Ne letren qe i drejtohet Shefqet Bekteshit, kryetarit te kolegjiumit te Tiranes, sekretari i FSHB-se, Andrea Troja, shprehet: "Ne duam te krijojme nje respekt dhe sinqeritet ne marredheniet profesionale midis nesh per nje mbeshtetje dhe kontribut te vlefshem, si dhe ne perpjekjet qe na kerkohen per eliminimin e fenomeneve jo te drejta dhe reale te gjykimit ne ndeshjet e basketbollit."

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2004 12:55
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Ndeshjet e kampionatit e basketbollit per femra

Skënderbeu mposht Tiranën në "Asllan Rusi". Keshtu skuadra korçare fiton me shume distance ndaj rivales së saj me te ngushte, Tiranes.Korçaret, sërish fituese në kryeqytet.

Tirana - Skënderbeu 58-90

Tirana: Kostallari, Goga, Dane, E. Bujari, Shahinlli, Lulaj, Osmanaj, Krifca, Shehu, G. Bujari. Trajnere: E. Alibegaj.

Skenderbeu: Shehu, Plasa, Nakolli, Gegolli, Ropi, Kacori, Seferi, Pambuku, Ramo, Katro, Doja. Trajner: A. Kostani.

Gjyqtarë: E. Koçi, G. Dumba

Skënderbeu në basketboll për femra ka dalë triumfues për të dytën herë gjatë këtij sezoni nga pallati i sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, duke mundur dje ekipin e fortë të Tiranës. Ndeshja mes dy ekipeve rivale për një vend në play-off është fituar me meritë nga korçaret, që e kanë udhëhequr gjatë gjithë kohës ndeshjen. Tirana, me shumë vajza të reja në përbërje, u ka rezistuar mirë korçareve në 10 minutat e para, por më tej është dorëzuar përballë lojtareve me përvojë të Skënderbeut. Një sukses që e pozicionin Skënderbeun në vendin e dytë në renditje, së bashku me Luftëtarin. Ndeshja pati nivel të mirë, qe e shpejtë dhe luftarake, por edhe me shumë gabime. Perioda e parë e lojës ishte më e bukura, me aksione të shpejta nga të dyja skuadrat. Skënderbeu shkëputet, por ndien nga afër Tiranën. Kjo periodë mbyllet 24-19 për korçaret, që në 10 minutat e dyta krijojnë shkëputje. Tirana gabon në gjuajtje dhe pjesa e parë e ndeshjes mbyllet 51-31 për Skënderbeun. Në periodën e tretë loja ndjek ritmin e diktuar në fushë nga Skënderbeu, ndonëse Tirana përpiqet me lojtaret e saj. Kjo periodë mbyllet 76-42 për Skënderbeun, që e fiton krejt ndeshjen me shifrat 90-58. Një sukses i merituar i korçareve, që arrijnë fitoren e parë në këtë fazë të dytë, ndërkohë që Tirana nuk e ka shijuar ende një të tillë. Lida Shehu ishte shënuesja me e mirë, me 30 pikë, ndërsa te Tirana, Kostallari shënoi 19 dhe Krifca 16 pikë.

Java e 11-të
Dje:
Tirana - Skënderbeu 58-90
Sot:
Elbasani - Partizani 11.00
Mati - Studenti 11.00
Flamurtari - Përmeti 11.00
Apolonia - Luftëtari 11.00

Renditja:
Flamurtari 20 10 0 966-612
Luftëtari 19 9 1 811-527
Skënderbeu 19 8 3 824-700
Tirana 17 6 5 824-712
Studenti 16 6 4 789-588
Elbasani 14 4 6 680-753
Apolonia 14 4 6 704-700
Përmeti 12 2 8 607-786
Partizani 12 2 8 484-703
Mati 10 0 10 374-882

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2004 13:06
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Basketboll, java e 15 - tė vendimtare

Basketbolli do të nisë javën e 15-të me dy takime tepër të rëndësishme dhe tepër vendimtare për ecurinë e rënditjes deri në fazën e plej - offit për femra Luftëtari – Flamurtari dhe për meshkuj Tirana- Dinamo. Takimi i femrave midis dy skuadrave rivale që kryesojnë tabelën e rënditjes ka bërë që për herë të parë federata e basketbollit të dalë jasht vetvetes duke hedhur short për gjyqtarët. Janë tre ndërkombëtarë Shefqet Bekteshi, Ervin Koçi, Gentian Cici dhe një i kategorisë së parë Eno Bozdo që do të vihen në vazo një orë para takimit. Një ndeshje kjo që në fazën e parë është kontestuar duke vënë nën akuzë gjyqtarët dhe organnizatorët e klubit sportiv Flamurtari. Ndërkohë dy vëzhgues të fderatës Rudolf Cici dhe Shpëtim Bozdo do të jenë të pranishëm edhe me funksionin e antarve të komisionit të caktimit të gjyqtarve. Kjo përsa i përket takimit të femrave ku duhet theksuar se takimi i parë i zhvilluar në Vlorë ka përfunduar me 18 pikë diferencë në favor të skuadrës vlonjate. Në ndeshjen e meshkujve derbi kryeqytetas ruan enigmën e fituesit pasi takimi i fazës së parë është fituar nga dinamovitët dhe do të jetë përcaktues në rënditje pasi të dy skuadrat janë me pikë të barabarta dhe detytrimisht njëra do të mbetet një pikë më pas. Dy teknikët Roland Avrami i bardhe e bluve dhe Eduart Çarçani i bluve do të ballafaqohen mis tyre në një takim që merr vlera të veçanta edhe për përbërjet e te dy skuadrave ku aktivizon disa prej pikave më të forta të erkipit tonë përfaqësues. Takimin e meshkujve Tirana -Dinamo dhe atë femrave Luftëtari – Flamurtari do të transmetohen nga ekrani i vetëm sportiv në vënd Telesport.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2004 15:42
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Gjirokastritet fitojnė ndeshjen me bardheblutė dhe renditen vetėm nė krye.

Luftëtari, fitorja që nuk bind.

Tirana - Luftëtari 43-55
TIRANA: Kostallari, Goga, Dane, E. Bujari, Shahinlli, Lulaj, Osmanaj, Krifca, Shehu, G. Bujari. Trajnere: E. Alibegaj
LUFTËTARI: Llukani, V. Popjankova, Çakiçi, K. Popjankova, Hristova, Çulli, Mamushi, Sotiri, Stroka, Myrtaj. Trajner: Th. Kuçi
Gjyqtarë: A. Greva, G. Shaqiri

Luftëtari, kampion në basketboll për femra, fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e luajtur dje në mbrëmje në kryeqytet dhe shkëputet 2 pikë nga ndjekësja e saj, Flamurtari. Një sfidë e fituar me vështirësi nga gjirokastritet, që në periodën e tretë ishin në disavantazh. Tirana bëri një lojë të mirë, rezistoi në shumicën e kohës, duke u treguar një ekip kompakt në fushë. Ndërsa te Luftëtari, loja e vajzave të reja la për të dëshiruar dhe vetëm hyrja e lojtareve kryesore e zgjidhi fitoren në favor të kampioneve. Për t'u veçuar numri i paktë i pikëve të shënuara në këtë ndeshje, 98, i ndikuar nga gabimet e shumta në gjuajtje dhe nga i ftohti. Ndeshja nis e qetë dhe pa shumë emocione, ku Luftëtari që në fillim merr komandën e lojës. Gjirokastritet krijojnë një epërsi të lehtë, të cilën e ruajnë deri në përfundim të pjesës së parë, që mbyllet 31-23 për Luftëtarin. Në periodën e tretë, loja ndryshon, pasi Tirana luan mirë e mbrohet me kujdes, ndërsa Luftëtari çalon me vajzat e reja. Kjo sjell avantazhin e Tiranës, 40-36, në përfundim të periodës së tretë. Por hyrja e Popjankovës dhe e lojtareve të tjera te Luftëtari ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Gjirokastritet sërish kryesojnë dhe arrijnë të fitojnë ndeshje me shifrat 55-43. Gjithsesi, një fitore e vështirë e Luftëtarit, që nuk bindi me lojën e tij, ashtu si një javë më parë ndaj Flamurtarit. Moceva e Luftëtarit ishte shënuesja më e mirë me 25 pikë, ndërsa Kostallari shënoi 12 pikë për Tiranën.

Femra
Java e 13-të

Dje
Tirana - Luftëtari 43-55
Sot
Partizani - Skënderbeu 11.00
Elbasani - Studenti 12.00
Flamurtari - Apolonia 11.00
Mati - Përmeti 11.00

Renditja
Luftëtari 25 12 1 1001-654
Flamurtari 23 11 1 1148-766
Skënderbeu 21 9 3 909-747
Studenti 20 8 4 954-654
Tirana 20 7 6 940-808
Elbasani 18 6 6 829-853
Apolonia 16 4 8 797-839
Përmeti 14 2 10 734-1000
Partizani 14 2 10 570-867
Mati 12 0 12 451-1048

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Mars 2004 11:23
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Elbasani ne basketboll per femra

Elbasani në basketboll për femra pas një heshtje të gjatë arrin fitoren e parë në fazën e dytë. Skuadra që është detyruar të paranojë humbjen me Elbasanin eshte ajo e Teutës që ende nuk po e provon shijen e fitores pas një heshtje të tejzgjatur. Takimi midis këtyre dy skuadrave i vlefshëm për javën e 15 të kampioantit kombëtar është luajtur në mes javë në pallatin e sportit Tomorr Sinani të qytetit të elbasanasit ku vëndasit kanë djersitur shumë për të fituar këtë takim. Fillimisht të dy skuadrat kanë zhvillluar një lojë me veprime mbrojtëse ku dhe sulmet kanë qënë të ngadalsuara dhe pa frymmarrje. Por vëndasit kanë arritur të ruajnë një farë autoriteti duke ruajtur avantazhin me pikë të vogla. Ndërkohë në kampin e djemve të detit pas ardhjes në krye të pankinës së teknikut Artan Terihati gjithçka ka ndryshuar për mirë por jo në nivelin e kërkuar.Djemtë e skudarës së Elbasanit të të drejtuar me maturi nga tekniku Edmond Biçoku kanë demonstruar stabilitet dhe qëndrueshmeri deri në përfundim të periodës së katërt ku kanë fiksuar shifrat 85-78 gjë që i ka dhën dhe fitoren e parë në këtë fazë të dytë që ka qënë tej maset e tensionuar për to.Kështu me këtë fitore skuadra elbasanase konsolidon veten në vendin tetë në rënditje dhe fiton më shumnë,m besim në vetvete.Ndërkohë që kryesimi i tabeles së rënditjes nuk ka ndryshuar duke njohur Tiranaën kryesuese që ndiqet nga Valbona me pikë të barabarta me të ku diferencën e bën fitorja në takimin direkt.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datė 30/03/2004 ora 12:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Mars 2004 17:56
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Luftėtari: Nė Korēė, vetėm pėr fitore

Gjirokastritet do të përballen me një sfidë të vështirë ndaj Skënderbeut.

Luftëtari vazhdon i qetë kampionatin e femrave në basketboll, duke fituar ndeshje pas ndeshjeje. Fundjavën e kaluar, gjirokastritet fituan ndaj Studentit, ku e veçanta ishte se trajneri i kryeqytetaseve ishte Sulo Beqiri, ish-trajner i gjirokastriteve vite më parë. Ai, për herë të parë drejtoi një formacion kundër ish-ekipit të tij. Në këtë takim, Luftëtari aktivizoi 6 lojtare: Mocevën, Llukanin, Çakiçin, K. Popjankovën, Hristovën dhe Sotirin, ndërsa Studenti aktivizoi Ajdinin, Çukanin, Golemin, Deliun, Çanin, Zenelin, Çapokun e Mazrekun. Pas ndeshjes, trajneri Thoma Kuçi do të shprehej për kampionatin:
- Studenti nuk paraqiti asnjë rezistencë dhe të shtunën zhvilluat vetëm një ndeshje formale...
- Studenti ështe një ekip që ka zhvilluar lojëra me nivel dhe luan mjaft mirë taktikisht, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm. Në ndeshjen e fundit nuk i luajti titullarja dhe shënuesja rezultative, Përmeti. Ne e kishim vlerësuar ndeshjen dhe nuk lëshuam deri në fund, gjë që nuk i dha mundësi Studentit për më shumë.
- A nuk humbasin vlerat e kampionatit kështu?
- Kampionati i basketbollit për femra dihet që nuk është i nivelit të lartë dhe, përveç 3-4 ekipeve, të cilat janë të një niveli disi të kënaqshëm, ekipet e tjera lënë shumë për të dëshiruar. Kjo si rrjedhojë e shumë problemeve që tashmë janë të njohura.
- Ju aktivizuat vetëm Sotirin dhe jo lojtare të tjera të reja. Pse?
- Kjo është e vërtetë, pasi vetëm Sotirin kisha në dispozicion nga lojtaret e reja, pasi gëzon formën e duhur. Edhe të tjerat, kur të arrijnë atë çka u kërkohet, do të luajnë siç ka ndodhur më parë, kur ishin në formën e duhur.
- Ndeshja e radhës është ajo me Skënderbeun në Korçë. Si e parashikoni këtë sfidë?
- Të vështirë, sigurisht. Ekipin e Skënderbeut e vlerësojmë si një ndër më të fortët e kampionatit, sidomos kur luan në fushën e tij. Është një ekip me lojtare të nivelit të lartë dhe me mjaft përvojë. Por duke pasur objektiv fitimin e titulit kampion, ne do të shkojmë në Korçë vetëm për fitore.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2004 12:11
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Aleksandėr Damo i huazohet Dritės.

Basketbollisti shqiptar me klub të ri në Kosovë.

Basketbollisti nga Shqipëria, Aleksandër Damo, që nga e shtuna e kaluar është pjesë e skuadrës së Dritës së Gjilanit deri në përmbyllje të këtij sesoni. Marrëveshja e arritur ndërmjet Dritës dhe Mabeteksit do të vlejë deri në përfundim të këtij sezoni, pasi më tej Damo do të kthehet sërish te Mabeteksi. Aleksandër Damo vjen te Drita si zëvendësim për boshnjakun Shuta Xhenan, i cili tashmë është kthyer në Bosnjë. Ndonëse ka kohë që trajneri i Dritës, Bujar Shehu, ka paralajmëruar se duhet të ndërrohen disa lojtarë në skuadër, drejtuesit e Dritës, paksa me vonesë, kanë ndërhyrë në këtë sugjerim të tij. Sipas Shehut, Drita deri më tashti kishte angazhuar lojtarë të paverifikuar, ndaj edhe rezultatet e saj nuk kanë qenë të lakmueshme. Damo, në këtë sezon nuk është aktivizuar rregullisht në lojë, pasi trajneri i Mabeteksit nuk e kishte vlerësuar të tillë praninë e shqiptarit në fushë, ndërkohë që zyrtarët e KB Mabeteksit e kishin angazhuar në rolin e zëvendëstrajnerit. Aleksandër Damo, gjatë një ndeshjeje të këtij sezoni sportiv, ka luajtur me fanellën e Kastriotit të Ferizajt, duke shënuar plot 60 pikë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2004 12:11
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

FSHB

Ka perfunduar seminari i trajnerëve të basketbollit, që u organizua nga Federata Shqiptare e Basketbollit për një javë rresht në mjediset e pallatit të sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet. Ky seminar u drejtua nga specialisti italian i FIBA-s, Mario Blasome, ku morën pjesë trajnerë të ndryshëm nga të gjitha ekipet. Sipas drejtuesve të FSHB-së, ky seminar ishte mjaft pozitiv, pasi do t'u shërbejë trajnerëve shqiptarë për të rritur më tej profesionalizmin e tyre në këtë detyrë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2004 12:13
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Valbona - Teuta

Diten e martë (sot), në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, do të zhvillohet ndeshja e prapambetur e javës së 19-të të kampionatit kombëtar në basketboll për meshkuj, midis Valbonës dhe Teutës. Kjo sfidë do të luhet pasdite, në orën 17.00, dhe do të gjykohet nga dyshja shkodrane Nehani - Haliti. Ky takim është një shans i mirë për kampionët e Valbonës për t'iu shkëputur ndjekësve, pasi mendohet një fitore e lehtë e skuadrës tropojane ndaj kundërshtares modeste të Teutës, me djem të rinj në përbërje.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2004 12:13
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > Basketboll.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.