Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > poezi te poeteve te huaj Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Jorge Luis BORGES

Naivi

Cdo agim (na thote) prodhon mrekullira plotperplot
qe mund te shkaterrojne cdo thesar; capa njerezore
kane matur henen, i kane rene asaj kryq, terthore
dhe pagjumesia bren vitet, miljet, dje dhe sot.
ne kaltersi, endrra te liga publike pergjojne
endrra qe erretojne diten. Nuk ka ne globin tere
dicka qe te mos jete tjetra, ose e kundra, ose asnjera
mua vetem cudite e thjeshta me shqetesojne
habitem qe nje celes mund te hape nje dere
qe dora ime eshte para syve te mi e ndere
habitem qe shigjeteza e sekondave, e mprehte
nuk e arrin qellimin qe arrihet lehte
habitem qe mund te jete e bukur nje shpate katili
habitem qe trendafili te kete arome trendafili

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2005 12:22
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Omar Al- Khayyam
1

Natën kur flija, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumturi.
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa;
se ke shekuj që të flesh në qetësi".


2

Në ëndërr, kur Agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
"Cohuni, djema, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte".


3

Dhe posa në tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrën "Portat çelni!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli".


4

A di përse këndesi po këndon
Dhe menatë nga gjumi po të zgjon?
Që shkoi një ditë po të lajmëron,
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.


5

U gdhi! Me verë zëmrën e zbardhëlloj
Përdhe çdo Fe të Natës e dërmoj:
Në Djall dërgoj Parajsën e përpjetë,
Gërshetin me lahutën lavdëroj.


6

Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar
Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.


7

Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi këngën e dëfrimit
Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.


8

Zgjo-hu! Mëngjezi me shigjet' e grisi
Perden e Natës, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Cdo majë mali, pallati e lisi.


9

O Engjëll faqedritë, ja u gdhi,
Shtjer Verë dhe këndo me ëmbëlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan,
Qysh dimërojnë sot në Varrverri.


10

Ja, Mars'i ri dëshirat na valon,
Cdo shpirt i mënçur në Gërmadhë shkon
Ku dor' e Moisiut zbardh nga degët
Dhe frym' e Krishtit tokën gjelbëron.

11

Mbi lulet po pikojnë vesë retë,
Dhe me një zë qiellor Bilbili shkretë:
Ah, Verë! Verë! Trëndafilit
I lyp t'i skuqë faqëzën e zbehtë.


12

Bilbili nëpër kopshtet në Pranverë
Sheh Lilin Kup' e Trëndafilin Verë
Dhe thotë: "Puthuni e pihuni!
S'e gjeni këtë ditë tjatër herë".


13

Shiko luadhe, lule, bukuri,
Lumenj kristali, kronj e brohori:
Nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti,
Gëzo mi Dhe Parajsën me Huri.


14

Desh Trëndafili e thotë: "Lulëzoj
Dhe botës bukurinë po ia shtoj:
Pastaj e hap kuletën e mëndafshtë
Dhe përmbi kopsht thesarin po e shtroj".


15

"Jam, thotë, lulja e Josefit t'ri
T'Egiptes, xhevahir, zëmërflori:
Ja edhe rrob' e kuqe gjak, e çjerur
Prej vllezërve dhe gruas Petefri.


16

Tufani kopshtin kur ma çkatërron
Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dërmon,
Pështillem si burbuq' i Trëndafilit,
Po zemra gjak përbrenda më pikon.


17

U dogja dhe u përvëlova: Verë!
Nga vrer'i lotëve u shova: Verë!
Në Qelq rubin, e Dashur, dhe Luten
Dhe nga ky zjarr shpëtova: Verë!


18

Me Ver' e Vajza, me Lahut e Valle,
Me Fyell e me Këngë po s'u çmalle,
Jeta s'vlen hiç: Se pa këto nuk është
Veç pemë helmi, pus e tym vërdalle.


19

Nga njëra dorë Trëndafil e Grua,
Nga dora tjatër patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni - i ardhtë keq për mua!"
Po as m'a fal pendimin, as ia dua.


20

Një Engjëll më tërhiqte në Xhami,
Një Djall po më zvarrniste në Dolli;
Po Ver' e kuqe e fitoi davanë:
Gërshet këtej - edhe andej Hardhi.

21

Në prehërin e Hurisë kur gëzohesh
Veten humbet, e veten gjen, bekohesh:
Kur pi kungatën shpirtrëmbenjëse,
Përsipër Jetës, Vdekjes lartësohesh.


22

Te Shpell' e Verës kemi hedhur mendjen,
Dehemi, puthim për të mbledhur mendjen:
C'pyet? Gjykim e tru na kanë rrjedhur,
Se Vajzat na e kanë vjedhur mendjen.


23

"Pse s'pi më pak?" më thonë njerëzia,
"Për ç'arësye s'ka kufi Dollia?"
Një: Faq'e Vajzës; dy: Rubin'i Verës,
Ja shkaqe si kristal nga qartësia.


24

Drit' e Kungatës vlen çdo mbretëri
N'Evropë dhe n'Afrikë dhe n'Azi:
Rënkim'i Vajzës mallëngjen më rëndë
Se çdo shamat' e turmës në Xhami.


25

Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbeje,
Dhe adhuroje si Altar prej Feje:
Një qind Qabera s'vlejnë sa një Zemër;
Zemër kërko, Haxhi, jo Gur Qabeje.


26

Si mjer' ay që Dashuri s'ka ndjerë
Dhe zemra s'i ka ndritur në prënverë:
Pa Ver' e Dashuri çdo dit' e shkuar
Prej meje s'nëmërohet asnjëherë.


27

S'ka hir apo shëmtim në Dashuri,
Për Ferr e për Parajsë s'ka mërzi,
As për pallate a kasolle a shpella
As për mëndafsh a rrecka a stoli.


28

Kjo zemr' e marr' e mbytur në mjerime
Pa prerë vuan e lëshon rënkime:
Kur më dha Zoti Verë Dashurie,
Ma mbushi kupën gjak prej zemrës sime.


29

E prisja! Si rrufeja më tronditi!
E Dashura më shkoi, më neveriti:
S'e çmoja kur e kisha... Ah, çma priti!
Në Ferrin nga Parajsa më vërviti.


30

Rënkoj e psherëtij, se s'të kam pranë,
M'u çuar zëmra, vojtjet mënt s'më lanë,
Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punë:
Vrermjalt' e flagëves' e qiellhapsanë!

30

Rënkoj e psherëtij, se s'të kam pranë,
M'u çuar zëmra, vojtjet mënt s'më lanë,
Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punë:
Vrermjalt' e flagëves' e qiellhapsanë!


31

Nga hidhërim'i ndarjes jam përpirë,
Sa e sa herë zemra m'është grirë:
Ty natën të kujtoj e psherëtij,
Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirë.


32

Kur s'dhëmp e s'shëmp nuk është Dashuri,
Pa Ferr s'gjen dot Parajsë dhe Huri:
Kur zjarr' e ke në gji, me nat' e ditë
Sot ndrit me gas e nesër ndes më zi.


33

Te rrug' e Trëndafilit plot me gjëmba
Pikova gjak, u çora dhe u shëmba:
Pa qindra plag' e çpojtje s'qepeht krehri
Në flokët e së Dashurës me dhëmba.


34

Zemrën me sy e dashura ma ndes,
Zemraqiri me flakën rron e vdes:
Te flak' e bukur zemraflutur turret,
Kurban e tëra digjet pa kujdes.


35

Me syrin bukuri e dritë çpall,
Në zemrën Dashuri e zjarr më kall:
Ti s'më vë re aspak ose më tall,
Kur unë pshërtij për ty me mall.


36

Zefire, fryre, syri im të pa,
Nga gjoksi zemra m'iku dhe më la
Dhe dyke fluturuar pas të ra:
Banesën sot në gjoksin tënt e ka.


37

Selvia që më bëri skllav e mbret
Tani më nisi prapë muhabet;
Më qesh me buz' e sy, se shpirti i thotë:
"Bëje të mirën dhe e hith në det".


38

E dashura shkëlqeu, më vërboi,
Zemra më fliste gjuha më pushoi:
Kush pa me sy torturë kësisoj?
Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.


39

Kush në Gërmadhen të ka prurë, kush?
Kush ta ka çfaqur natën mirë, kush?
Kush të ka fryrë të më ndezësh furrë
Nga Dashuria të sëmurë, kush?


40

Në këtë Dhe pa prehje, pa pushim,
Jam lodhur me kërkim e udhëtim:
Të bukur Qiparis si ti s'kam parë,
S'të kapërcen as hëna në shkëlqim.

41

O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi,
M'e shtrenjtë je se shpirt dhe syt' e mi:
Gjë më të çmuar se sa jeta s'ka;
Një qind herë më e çmuar më je ti!


42

Si në mëngjes burbuqi i vesuar
Me rrezet buzëqesh i ngushëlluar,
Më ndrit me gas fytyra e përlotur
Kur zemrën ti ma ngroh me syt' e shkruar.


43

Ti, që me faqe Rrushin e kapërcen,
Dhe që me zë Bilbilin e gënjen,
Një sy i luan Mbretit t'Babilonës
Dhe mbretëresh' e kulla ia rrëmben.


44

Për ty bëj be të hedh në det dhe nderin;
Në shkelça fjalën, shkelmin nem dhe vrerin:
Në mos mjaftoftë jeta ime e zezë,
Laj borxhin në të Funtmin Gjyq me Ferrin.


45

Sa kohë munt, e Dashur, ngushëllomë,
Nga barr' e vrerit zemrën lehtësomë;
Se bukuria jote s'rron për jetë;
Shpejt! Nesër zbresim që të dy në Llomë.


46

Me buzët gjak, Sirenë, dehm' e mpimë,
Me dhëmbët e me thonjtë çirm' e grimë:
Me krah' e me gërshetë mbytm' e shtrimë,
Me syt' e tu të zjarrtë tretm' e shkrimë!


47

Me Bukë sa për shpirt, me Hën' e Zanë,
Me Ver' e Harp' e Vjersha dhe ty pranë
Në Pjergull të Gërmadhës jam m'i lumtur
Se në pallat a fron një qint Sulltanë.


48

"Sa bukur të jesh Mbret!" disa mendojnë;
"Sa ëmbël në Parajsë!" ca besojnë:
Ah, merr trumpetat e ler kusurin,
Daullet, pompat lark le të gjëmojnë.


49

Në botë kotësira mos lakmo
Të mirat e të ligat ia harro:
Kthjelloje zemrën si ky Qiell i kaltër,
Si Yll më ndrit, si Diell perëndo.


50

Shpirti për ku m'u bë prej Perëndie?
Për Qiell a Ferr? S'e di, po veresie
S'lë gas të saktë, Ver' e Vajz' e Këngë,
Për profka, ëndrra, prralla shenjtërie.

51

Se save që për Dhenë bëjnë rragë
Dhe save që për Qiell hedhin flagë,
Nga Kull' e Natës Korbi u bërtet:
"Të çmëndur! S'ka as lart as poshtë çpagë!"


52

Me vajzën në prënver' e në lëndinë
Me Këngën, me Lahutën, me Dollinë
Dëfrej: le të më shajnë; s'më ha malli!
Këtu e gjej Parajsën, Perëndinë.


53

Me Ver' e Valle, me Huri - në pastë,
Te vija në lëndin' u shtri - në pastë,
Dhe humbi fare Ferr'i zi - në pastë,
Dhe ja, Parajsa na u gdhi - në pastë.


54

Një kupë Verë, mor Saki - ta puth!
Vajzën e bukur si selvi - ta puth!
Atë gërshet si lak të zi ku kapet
I urti plak e djal'i ri - ta puth!


55

Nem kupën dhe këndo një melodi,
Me Engjëj dhe Bilbilë simfoni:
Se Vera qesh, këndon, kur rrjeth nga shishja
Dhe s'duhet pirë veç me brohori.


56

Me gjithë Trëndafijt' Irami u shua,
Qelqi magjik Xhamshid u çduk në prrua,
Po prapë Vreshta Rrush rubin na nxjerr
Dhe kopshti lulëzon ku rrjeth një krua.


57

Shih, mijëra burbuqe lulëzojnë
Dhe erët mijëra përdhe rrëzojnë;
Dhe ditët që na sjellin Trëndafilin
Xhamshid e Kaj-Kobad na i çkallmojnë.


58

Po eni me Khajamin dhe ia shtroni
Dhe Kaj-Kobad e Kas-Khosro harroni:
Rustemi le t'ju ftojë në kushtrim
E Taji në zijafet, mos i dëgjoni.


59

Eja, mbush Kupën e në zjarr gëzimi
Vërvit çdo vrer e helm të zi pendimi:
Se Shkab' e Kohës Jetën na shkurton,
Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi.


60

E Dashur, mbushma Kupën që kthjellon
Të sotmen nga vreri q'ikën, tmerr q'afron:
Po nesër? nesër ndofta fryra, humba
Në shqotën ku e djeshmja fluturon.

61

Na fryri dita, mor Saki: sill Verë!
Jetën s'e shohim përsëri: sill Verë!
Bota një her' u mbyt në kataklizmë,
Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verë!


62

U bëra prapë djal' i ri: sill Verë!
Kërcej me flag' e lumturi: sill Verë!
S'ka gjë, në qoftë e hidhur, mor Saki,
Si jeta ime në Persi: sill Verë!


63

Sakinjtë derdhin Ver' e vala rrushi,
Në zemra shuajn' afsh' e avull prushi:
Lavdi, o Zot, se dhe këtë ballsam
Që na shëroi e me shëndet na mbushi.


64

Si merimanga vallë pse ta tjerim
Perin e Jetës, kur pastaj e çtjerim?
C'do të fitojmë kur aspak s'e dimë
Frymën që marrim jasht' a do ta nxjerrim?


65

Në Nishapur ose në Babilon,
Me Kupën që tharton e ëmbëlson,
Fletët e Jetës një nga një na bien
Dhe lëngu i saj pa reshtur na pikon.


66

Ah, mbushini Kupat! Zemra na thërret,
Se Koha nëpër këmbë po na shket:
E djeshmja vdiq, e nesërmja s'na gjen;
C'mërziti kur e sotmja ka lezet?


67

Ditën e shkuar fare e harro
Dhe për të nesërmen mos u mendo:
Gëzo një çast të lumtur, faqebardhë,
Dhe Jetën n'erë mos e çkatërro.


68

Për nesër mos u verdh sa pa e parë,
Të sotmen e gëzo, mor djal' i mbarë:
Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokët
Që shkuan shtatë mijë vjet më parë.


69

Me Buzët trëndafilen shtatselvi
Këndo e nat' e ditë zbras Dolli:
Se nesër Vdekja fryn, te çthurr si lule
Dhe fletët t'i përmbledh në Dhe të zi.


70

Të shkuarat mos i kujto me lot
Dhe për të pritmet mos u loth më kot:
Sa kohë në luadhin je, kullot;
Nga drapr' i Vdekjes nukë shpëton dot

71

Buza që puth e Vera që po pi
Vërtet mbarojnë dhe ato si hi:
Po sot të paktën je një hi i gjallë,
Gëzohu sa s'kalon në Hiç të zi.


72

Sa kohë po vazhdon kjo Jet' e ngratë
Për qafe kape Qiparisn' e gjatë.
Se nesër Mëmë-Dheu do t'të kapë
Dhe posa të pushtoi s'të lëshon prapë.


73

Sa nga të dashurit mbi këtë bar
Që m'emëruan për trashëgimtar
I zbraznë Kupat rrotull nja dy herë
Dhe heshtn' e zbritnë një nga një në varr.


74

Më shkuan shokët! Vdekja pa mëshirë
M'i shtrydhi një nga një si Rrush në Tirë:
Festuam, pim' e biseduam bashkë,
Pastaj u shtrin' e thanë: "Lamtumirë!"


75

Dhe ne, që sot dëfrejmë në lëndinë,
Ku pleqtë na bekuan me Dollinë,
Dhe ne në shtrat të dheut do të zbresim
Dhe do ta zbrazim vendin për risinë.


76

Si lot pikon nga Qiell'i mvrojtur shiu
Sis' i jep lules si një çilimiu;
Nga varri bukën ia mëkon njeriu:
Bga pluhr'i tij kjo lul'e bukur mbiu.


77

M'i kuqi Trëndafil i çdo behari
Nga toka mbin që piu gjak Qesari:
Në gji të kopshtit manushaqja shket
Prej faqes Vajzës me ulli nga Varri.


78

Dhe kjo lëndin' e njomë që po çel
Bregun e lumit ku tani po ngel,
Ah, pshtetu leht' e but' e mos e shkel,
Se s'di nga cila buz' e bukur del.


79

Ah, Trëndafili me prënverën shkon
Vjeshta risisë fletët ia rrëzon:
Bilbili, që në degët i këndon,
Ikën - e kush e di ku fluturon?


80

Ah, pini dhe Khajamit shtjerini!
Profetët le të flasin, lerini!
Një gjë ësht' e vërtetë: Lulja vdes,
Si lulëzon, - dhe profkat prejini!

81

Cdo shpresë që në flakë na përfshin
Shuhet e bëhet hi; a shkrepëtin
Mbi kum të shkretëtirës si dëbora
Një or' a dy - dhe menjëherë shkrin.


82

Në Dhe, o shpirt, të mirat si për Mbret
Dhe gazet e dëfrimet plot lezet
S'të janë veç si ves' e lulevet,
Që ndrit menatë dhe pastaj humbet.


83

Edhe ay që mbleth e shin flori
Edhe ay q'e heth, e derth si shi,
Kur vdesin nukë bëhen ar e mjaltë:
Po kalben, myken nënë Dhe të zi.


84

Te ky Karvan - Saraj faqekëmbyer,
Që netët edhe ditë ka për dyer,
Sulltanë pas Sulltanëve u shtruan
Sa ish' e thën' - e iknë të pakthyer.


85

Ja, sot gas paske dhe shëndet: pastaj?
Ja, mot të patshim si simvjet: pastaj?
Ja, qofsh i lumtur një qint vjet: pastaj?
Ja, për çudi, dy qint si mbret: pastaj?


86

Dhe tre qint vjet të rrosh e plot me dritë,
Këtejza do të shkosh me lot një ditë,
Qofsh Mbret i lart' a lipës i ngratë
Në trap do të mbarosh pa mot i mpitë.


87

S'banojnë veç luanë dhe zhapi
Në sallat ku Xhamshidi u shtri, u pi:
Bahrami, që me lak onagre kapte,
U lak, u kap në llom' e pellgpusi.


88

Kështjella gjer në Qiell një herë ndriti
Dhe Mbretër e Qesarë brënda priti:
Përmbi gërmadha tani qyqja qan:
"Ku vajti, ah! ku? ku, ku zbriti?"


89

Nga mur'i Tusit Korbi po vë re
Kafkën e Kaj-Kavusit tej përdhe
Dhe kujës ia kërcet: Kaj, Kral i Ngratë,
Daullet dhe trumbetat ku m'i ke?


90

C'fitova nga të gjith' andrallat? Hiç!
Dhe nga mundimet e vërdallat? Hiç!
Sa para bën se sot jam Yll e Dritë
Kur shuhem nesër, shkoj me prrallat? Hiç!


91

Aristotel ndriçofsh, ngrysesh e hump!
Qesar çdo fron zaptofsh, përmbysesh, hump!
Qelqin Xhamshid kungofsh, thyhesh e hump!
Bahmar u lavdërofsh, mbytesh e hump!


92

Ah, Rrot' e Qiellit vrasëse, mizore,
Sa shtyp e shtrydh në Tirën shekullore:
Ah, Dhe i zi, në gji sa xhevahire,
Përpin, e sa dafina prej kurore!


93

Ah, Zot, që botën me një urdhër themelove,
Sa e sa zemra copëtove e shove:
C'burbuqe buzëkuqe, flokëzeza,
Pa lulëzuar në qivur m'i shtrove!


94

O Racë Njerëzore e verbuar,
O Hiç, mbi Er' e Pluhër e ndërtuar,
O Hiç, e korkolitur mbi Avushën,
Përball' e pas prej Hiçit e rrethuar!


95

Apo mos e harruat Historinë
Që Botës i dha Dritën, Diturinë,
Se Zoti me ca Llom' e Baltovinë
Sipas fytyrës s'Tij gatoi Njerinë?


96

Krijesa zbardhëlloi, Parajsa leu,
E para krijatyrë del nga Dheu:
Po pak qëndroj! Një drapër Vdekja këreu,
Adamn' e shkret' e korri, e rrëmbeu.


97

Si en' e bën me mend e thellësi,
Kuror' i thur me nder e me lavdi:
Pastaj Poçari Kryeveprën kap
Dhe e dërmon përtokë, e bën hi.


98

Pse pra mërziti për mjerimn' e zinë?
Kështu e bëri Zoti Njerëzinë:
Krijesa llome, mbrujtur vrer e helm,
Vajtojnë pak e çduken në Greminë.


99

Njeri, Margaritari i Krijesës,
Q'u shove nga tortyrat e Jetesës,
Pi Kupën e harrimit e të prehjes,
Ckulu nga pellgu i frikës dhe i shpresës.


100

Përulu Fatit tiranik e vrer,
Pi Verë, mos përfill Parajs' e Ferr:
Linde nga Pluhuri, në Pluhur kthehesh,
Sa je mbi Pluhër, lagu, mos u ter.

101

Ah, kap e kap çdo gas e çdo dëfrim
Në Pluhër sa pa zbritur për pushim,
Pluhër në Pluhër, nënë Pluhurin shtrirë,
Pa Ver' e Këng' e Grua - pa mbarim!


102

Pi, pi sa kohë ligjëron Bilbili,
Puth, puth sa ësht' i çelur Trëndafili,
Dhe Kupën plot shafran pa drithm' e zbras
Kur të ta japë natën Xhebraili.


103

Një çast nga Pus'i Jetës të ngjërojmë
Dhe para se të vdesim ta gëzojmë:
Se Yjt' u shuan dhe Karvani u gdhi
N'Agimn' e Hiçit! - Oh, le të nxitojmë!


104

Pra, si Zambaku që me sy përpjetë
Pret vesën gojëhapur lart nga retë,
Ashtu dhe ti, se nesër u përmbyse
Si Kupë bosh me kokën tatëpjetë.


105

Kur të gjesh Verë, pije pa mejtuar,
Kur të gjesh Vajzë, puthe pa pushuar,
Se as për mjekrën tënde as për timen
S'kujdeset Zot'i Math i lavdëruar.


106

Rrot' e çkujdesur po vërtit Dynjanë,
Shenjtorët nuk ja shqitnë dot Davanë:
Kij mendjen, nesër vdes, merr ëndrra fund,
Të piu varri, krimbat do t'të hanë.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2005 12:23
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Francesko Petrarka

Madrigal

Nje engjellushe e re me krah te lehte
nga qielli zbriti prane nje te kthjellti lume
ku une po shkoja, sic duke qesh fatlume
e vetme ish s'kish shoqe pas vertet
e pashe qe ngriti nje lak te bukur shume
mbi bar tendosur e gjelberim mbi gjunje
dhe kur me kapi. C'ngjau, kush mund ta dije?
Dy syte e saj i pashe si shkendije...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2005 12:40
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Reiner Maria Rilke

Vajzat kendojne

Te gjithe ne "dike" presim cdo dite;
Dhe teksa nga cdo syth shperthen blerim,
Dhe gjersa dhimbja s'do na ket' djegur syte
Do qepim ne, do qepim pa mbarim.

As kengetarja jon' e trishte s'do pushoje me,
As prilli s'do vije per ne qe te na ngrohe,
Dhe nese ndonje dite do gjejme ate "dike",
Te mjere ne, te mjerat! S'do na njohe.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 08:28
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Rabindranat Tagore

Trendafili

Nje trendafilin tend keputa, o jete;
Ne gji e shtrengon, vec gjembi me shpoi!
Ra nata, e lulja u fik e mbaroi:
Vec dhimbja me mbeti.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 14:16
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Li Bo

Midis te tjereve

Vera e forte e Lanlinjit
Perhap aromen - mrekulli!

Kup' e fildishte mbushur plot
Me vere qe shndrit posi inxhi.

Nese i zoti do ta dehe
Mikun e tij, un' fort po druaj

E s'do marr vesh si do te ndihet:
Ne vend te tij a ne te huaj!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 14:18
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Li Bo

Ujera qe rrjedhin

Ne ujerat qe rrjedhin
Hena vjeshtarake.

Ne gjolin e jugut
Qetesi e paqe.

Tani lulja e lotos
Dic do te me thote,

Dicka te trishtuar,
Qe sundon ne bote,

Qe dhe shpirti im
t'mbushet me trishtim.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 14:20
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Li Bo

Nostalgji

Hen' e argjendte mbi shtratin tim
lodron.
Ka ardhur dimri? Mbi shtrat shoh nje shkelqim.

Ngre syte dhe sodis diskun e bardhe;
Ul syte dhe mendoj per fshatin tim.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 14:22
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Juan Mei

Prehje

Marr librin dhe duke kerkuar
Dremitem prane te dera...

I shkundi bajamet era?

Zgjohem ne petale i mbuluar.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 14:24
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Jang Vei - Cen

Agimi

Agimi i kthjellet. Poshte andej nga lumi
Hapen kurora lulesh ngjyra-ngjyra.
Nje plak nga fshati vjen me zgjon nga
Gjumi

Me fal lule te bukura,
Ne tufe dy flutura...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 14:26
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > poezi te poeteve te huaj

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.