Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Historia e Ēamėrisė Vlerėsimi i Temės: 8 votime, mesatarja 4.75.
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Si u realizua pėr 40 vjet zbrazja e Ēamėrisė

Ndërrimi i emrave të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë së jugut nga grekërit para dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore është i qartë. Bashkëpunimi i këtyre të fundit me gjermanët në dëm të Shqipërisë për pastrimin dhe kolonizimin e zonës së Çamërisë si në Janinë, Gumenicë etj., është gjithashtu i dokumentuar.

Çështja çame ose e quajtur atëherë minoritet shqiptar në Greqi, lindi që me vendimin e Konferencës së Londrës, më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit të atëhershëm grek dhe e forcave të ndryshme nacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore; vrasjet, burgimet, nga dëbimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.

MASAKRA E 72 KRERËVE ÇAM NË VITIN 1913

Dëshmitë historike hedhin dritë mbi masakrën në Përroin e Selamit (Paramithi), më 1913, të 72 krerëve të Çamërisë nga kapiteni Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve, që u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të grekëve. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923, për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën shoviniste greke. Bilanci ishte shumë tragjik për popullsinë shqiptare. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai filloi goditjet sistematike në Filat, Pituljetë, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa popullit të Paramithisë iu ndalua të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj myslimanëve. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, perkatesisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika, duke i kolonizuar me grekër me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.

Praglufta italo-greke, çamëve në vend të pushkëve kazma e lopata Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumenicë, nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv.prefekti i Gumenicës, Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontigjent, 350 vetë u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. “Në këtë mënyrë, shkruan Jani Sharra, qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut”, duke e paragjykuar popullsinë çame. Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët.

Por, për çudi, në vend të armëve u dhanë kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në considerate për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t’i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se “Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive”.

LUFTA SOLLI TENSION NË ÇAMËRI

Shpërthimi i luftës italo-greke, më 1940, thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. “Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën, shkruan Jani Sharra, rrallë ndonjë çam u bashkua me ta”. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç’të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se, pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët, që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari. Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna e qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë.

Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore. Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por, ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë, që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje, fshatarët e Varfanjit, Salicës, etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera, ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin, se asgjë e keqe nuk do t“i gjente. Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam.

Për këtë situatë, studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame”. Për qarqet shoviniste greke, nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre, ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurtë, “më pas njerëzit e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin”, domethënë banorët e Karbunarit.

ÇAMËT NJË BATALION PËR VETËMBROJTJE

Disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion, i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 vetë. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishnin marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por, përkundrazi, u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke, ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë.

FORMACIONET ÇAME NË LUFTË KUNDËR FASHIZMIT

Në mars të vitit 1943, u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste, i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin.

Në shkut të vitit 1943, u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konispolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944, në Qeramicë, u formua Batalioni IV “Ali Demi” me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij, në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun, ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it. Edhe gjermanët u përpoqën t“i hedhin çamët në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste.

PËRPJEKJET PËR TË VENDOSUR LIDHJET LANÇ DHE EAM

Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke “që të bëjnë punë në minoritete, duke qenë në lidhje gjithmonë me ne”. Po kështu do të procedohej edhe në Çamëri. Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, “për t’i bërë masat e minoritetit t’i drejtojnë sytë nga Greqia”. Në një miting, që ishte bërë në Akrovjan, ishte deklaruar hapur se “ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komuniste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi”. Sipas të njëjtit burim, del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnica ishin dërguar për te Zerva 23 vetë, “pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes” (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në shqiptarët çamë në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj.

NJË DELEGACION SHQIPTAR NË KONFERENCËN E EAM

Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë, më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fisnike të bashkëjetesës midis fqinjëve me devizën: luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhe gjithë reaksionit në shërbim të tij. Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte një këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj.

Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes, siç ishin mbajtja e rregullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj. Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj, Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të dërguarit të posaçëm gjerman për Evropën Juglindore, Nojbaherit, “për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti”, “të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman”. Mirëpo, autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e këshillit krahinor çam, ç’ka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i
jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithatë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve.

Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes për një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës, pasi ata synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të tillë. Madje, zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare. Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t’u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. Sipas raporteve, që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët - grupi nacionalist shqiptar po punon për t“ia aneksuar Çamërinë Shqipërisë”. Në përgjigje të këtij telegrami, pohohet me gojën plot se “ky grup është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë”. Rreziku i një raprezaljeje nga shovinistët e Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë që të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare.

MUKJA, RRITET SHPRESA E ÇAMËVE

Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër, që Nuri Dino i dërgonte, më 21 shkurt 1944, Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje për bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it, me synimin që “grekërit të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...”. Dhe më tej, ai i kujton Sh.Peçit se “mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë”. Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim “për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit, që s’mund të na ndajë”. Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me “kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar”. Përballë bashkimit të armiqve të
kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte mëse i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943). Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it.

Kjo manovër djallëzore synonte së pari, ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe koniunktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj. Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin Mininë, më 3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame çarmatimin e plotë, mobilizimin e përgjithshëm në radhët e EDES-it, si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri. Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it. Ka mjaft dokumente me dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste.

Luan Kondi
Panorama

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2003 13:00
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Popullėsia e gjeografia e Ēamėrisė

Prof.As. Dr. Selman SHEME


Në jug-perëndim të gadishullit të Ballkanit, gjatë brigjeve lindore të detit Jon, nga liqeni i Butrintit dhe lumi i Pavllos në veri dhe deri ne gjirin e Artës në jug, shtrihet një trevë me tipare të veçanta të peisazhit dhe të popullimit human që e diferencojnë nga regjionet përreth. Kjo krahinë njihet nga populli me emrin Çamëri për vëndin dhe çamë për banorët e tij. Ndërsa në literaturë kjo hapesirë njihet me emrin Epiri i Jugut për vendin dhe epiriotë për banorët e tij. Këdo që të pyesësh nga banorët e vjetër të kësaj treve të japin këtë përgjigje "Çamëri zihet ka lumi i Shalsit (Pavlla) në veri, jaram të guret e Zesë në Prevezë".


Brenda këtyre kufijve shtrihen rrethet e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit, Paramithis dhe Filipiadhës. Në lindje, Çamëria apo Epiri i jugut shtrihet nga malet e Murganës, vijon në basenin e Janinës dhe lumin e Artës dhe përfundon në gjirin e Artës. Në perëndim Çamëria ka dalje deri në detin Jon. Vija bregdetare është mjaft e përthyer, ku janë formuar shumë gjire, kepe e gadishuj. Pozita gjeografike e Çamërisë ka rëndesi të madhe ekonomikë, gjeopolitike dhe strategjike. Nëpër territorin e saj kalojnë rrugë të rëndësishme që lidhin shtetin amë Shqipërinë me Greqinë si dhe ishujt e Jonit me Janinën me Greqinë kontinentale. Portet e Çamërisë lidhin në mënyrë të natyrshme pjesën jugore të gadishullit të Ballkanit me gadishullin Apenin si dhe basenin e Adriatikut me mesdheun lindor. Çamëria apo Epiri i jugut në periudha të ndyshme historike nuk ka qenë njësi administrative më vehte dhe e përcaktuar mirë gjeografikisht. Sipas të dhënave që jep Sami Frashri në "Fjalorin e Përgjithshëm të Historisë dhe Gjeografisë", (Kamusul-Alam) në vitin 1889 krahina e Çamërisë bënte pjesë në Sanxhakun e Janinës dhe Prevezës të vilajetit të Janinës. Në ndarjen e sotme politiko-administrative rripi verior i Çamërisë me qëndër qytetin e Konispolit bën pjesë në rrethin e Sarandës të Republikës së Shqipërisë. Në këtë zonë në kohën e monarkisë së Mbretit Zog ishte krijuar një nënprefekturë me emrin Çamëri dhe me kryeqëndër Konispolin. Pjesa më e madhe e sipërfaqes dhe e popullsisë së Çamërisë me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 mbeti jashtë kufijve shtetëror nën sundimin grek. Kjo pjesë në ndarjen administrative të Greqisë sot shtrihet në kater prefektura: në prefekturen e Thesprotisë, të Prevezës, Artës dhe të Janinës. Këto katër prefektura përfshihen në krahinën e Epirit, siç e emërtojnë grekërit Çamërinë. Siperfaqja e Epirit (Çamërisë) është 9203 kilometër katror, ndërsa pa ujrat e brëndshme është 9076 kilometër katror. Para pushtimit grek, viset e Çamërisë që bëjnë pjesë në trungun etnik shqiptar (rrethet e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit dhe Paramithisë) ku popullsia ishte me shumicë shqiptare kishte dhe ka një siperfaqe prej 2550 kilometër katror. Brezi anësor (periferik), rrethet e Artës, Prevezës dhe Janinës kishin dhe kanë një siperfaqe prej 6526 kilometër katror.Në këto hapësira jetonte dhe vazhdon të jetojë një popullsi multietnike shqiptare, greke, vllahe etj.

Mjedisi
Çamëria apo Epiri i Jugut përbën një regjion me tipare origjinale të peisazhit gjeografik. Megjithëse relieve në përgjithësi ka karakter kodrinor-malor të pakta janë zonat ku lartesitë kalojnë 1000 meter mbi nivelin e detit. Në pjesen lindore në formën e një harku me drejtim veri-perëndim, jug-lindje, shtrihet sistemi malor i Pindeve. Në drejtim të perëndimit relievi fillon të ulet gradualisht në një zonë kodrinore me lartësi mesatare e cila në afërsi të bregdetit, në perëndim dhe në jug, ja lë vendin ultësirave të Llurit, Frarit, Rajit, Kuçit, Lopsit etj. Nga kreshtat e larta të vargmaleve të Pindit zbresin përrenj e lumej të rrëmbyer të cilet vijnë duke u bashkuar mes tyre duke krijuar sistemet kryesore të lumejve të Çamërisë të cilët janë ata Kalama, Akeron, Lluri dhe Arta. Këta lumenj shfrytezohen gjerësisht për ujitje, duke i dhënë jetë krahinës. Çamëria ka një klimë të këndshme subtropikale-mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht dhe vere të nxehtë dhe të thatë. Tiparet e relievit krijojnë një variacion mikroklimatik nga lindja në perëndim. Ndërsa në lindje në kreshtat e maleve mbi qafa e gryka të tyre shkëlqejnë sheshet e dëborës së përhershme, në brigjet e ulta të detit Jon ka mbi 280 ditë me diell, me temperature optimale për një aktivitet turistik balneta, nga muaji prill deri në fund të muajit tetor. Vegjetacioni tipik mesdhetar vesh me gjelbërim të përhershëm malet kodrat dhe ultësirat e Çamërisë. Ndërsa në shpatet e vargjeve malore në lindje pishat alpine mesdhetare shkundin dëboren, në bregdet shkundin petalet plot erë, agrumet dhe drurët frutorë. Brezaret e ullinjëve, vreshtave dhe agrume shtrihen gjatë gjithë bregdetit dhe nëpër luginat e lumenjve ato arrijnë deri në brendësi të regjonit. Çamëria përbën një krahinë me peisazhe antropike unikale në Ballkan. Po të lëvizim me një anije nga limani i Igumenicës drejt hapësirës blusaks të detit Jon dhe prej andej të hedhim njeë veshtrim mbi këtë krahinë, horizonti të ofron një amfiteater kolosal e të mahnitshëm të natyrës veshur me një kolorit të larmishëm ngjyrash ku dominojnë peisaazhet antropike me blerim të përhershem.

Popullsia dhe vëndbanimet
Gjatë gjithë rrjedhave të historisë Çamëria ka qenë një regjon i banuar nga popullsi autoktone shqiptare. Banorët e kësaj treve me gjuhë, kulturë, tradita dhe zakone të lashta të përbashkëta janë pasardhës të fiseve Pellasgjiko-Ilire, të quajtur Thesprotë, Mollosë, Elimë, etj, të vendosur aty që në paleolitin e mesëm. Qëndra e tyre shpirtërore ishte tempulli i famshëm i Dodonës, i cili ndodhet ne jug-përendim të Janinës. Për autoktoninë Ilire dhe vazhdimësinë Iliro-Shqipëtare të popullsisë së Çamërisë në trojet e veta gjenden shënime të bollshme në veprat e autorëve klasik si: Strabonit, Herodotit, Tulqiditit, Ptolemeut, Plinit, Stefan Bizantinit, etj. Gjeografët e historianët e vjetër grek (Straboni dhe Herodoti), duke mos e njohur gjuhën e fiseve fqinjë që ndryshonte nga gjuha Helene i quajtën banorët në veri të gjirit të Ambrakisë, Pellazgë, ose Barbarë. Për këtë arsye, për të dalluar Helenët nga kombësitë e tjera, ata përdornin këtë formulë "Pas mi elit varvaris" (kush nuk është Helenë është Barbarë). Çamët dhe Epiriotët në tërësi kanë pasur të ndryshme nga Helenët midis të tjerash, edhe skeletin, gjuhën, historinë, kulturën, zakonet, ligjet monedha etj. Epiri në antikitet ishte një nga shtetet e Ilirisë së jugut që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet anitke) dhe rrjedha e mesme e Vjosës në veri, deri në gjirin e Ambrakisë në jug, nga malet e Pindit në lindje deri në brigjet e detit Jon në perëndim. Emërtimi Epir, ose Epirus për këtë krahinë (në greqisht do të thotë sterë, tokë) u përdor nga autorë grek si një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore. Vetëm nga fund i shekullit të VI p.e.s. ai u shndërrua në një emër të përvecëm gjeografik. As në kohën e sundimit romak, as në mesjetë Epiri nuk konsiderohëj si pjesë e Greqisë. Shqipëria e jugut (Epirus) gjatë afro 5 shekujsh të sundimit turk, bënte pjesë në vilajetin e Janinës. Gjatë shek XVII-XIX, kur çështja e orientit zinte vëndin kryesor në problemet e diplomacisë europiane Çamëria dhe tërë Epiri i jugut deri në Artë konsideroheshin nga shkrimtarët, udhëtarët e huaj dhe të gjitha enciklopeditë e botës si vende të banuara kryesisht nga shqipëtarët. Në atë kohë dhë grekët nuk guxonin ti shtrinin pretendimet e tyre në Çamëri. Studiuesit, Konsujt dhe udhëtarët e huaj si Pukëvili, Lik, Brukton, Holent, Boe, Lir, Han, Dozor, etj, që vizitonin shqipërinë në shekullin XIX, konstatuan se trevat që shtriheshin në mes të lumit Kalama, gjirt të Artës e deri në Prevezë populloheshin nga shqipëratë autoktonë. Gjuha, veshjet, doket, zakonet, si dhe tipi fizik i tyre ishin dëshmitarët më të fuqishëm, thonin këta të huaj, që provonin më së miri origjinën e tyre etnike të përbashkë. Autoktoninë shqipëtare në viset e Çamërisë ishin të detyruar ta pohojnë edhe studiues që nuk ushqenin ndonjë dashuri të veçantë për popullin tonë. Pushtimi turk i Çamërisë shkaktoi një migracion të vazhdueshëm dhe masiv të banorëve të këtyre viseve, i cili u orintua në pjesën jugore të Greqisë dhe Italisë. Sipas një statistike turke të vitit 1910, pak kohë para se çamët të futeshin nën zgjedhën greke në sanxhakun e Çamërisë, numri i përgjithshëm i popullsisë arrinte në 72999 banorë. Prej tyre shqipëtarët përbënin 84%, ose 60897 banorë, ndërsa grekërit 12%, ose 9840 banorë. Ndonëse me një unitet të tillë gjuhë, kulturë, zakonesh, kombësia, Çamëria në vitin 1913-tën u aneksua nga Greqia. Kufijtë politik të vitit 1913 ndikuan jo vetëm në jeten ekonomike duke copëtuar tregun unik kombëtar por edhe në përbërjen demografike të kësaj treve. Pas vendosjes së këtyre kufijve, popullsia shqipëtare erdhi duke u copëtur nga emigracionet e herëpasherëshme për në shtetin amë, Shqipëri si dhe në Turqi, SHBA. Ky emigracion u diktua nga politika shkombëtarizuese që nisi të ndjekë Greqia sapo aneksoi Camërine. Mbas kësaj periudhe fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë kjo sistematike e shtetit Grek dhe forcave të ndryshme ultra-necionaliste për spastrimin etnik të kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat si: torturat e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesdmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amëtare, madje edhe në shkollat fillor, vrasjet, borgosjet, dëbimi me dhunë dhe deri në masakrat e përgjakshme. Në përfundim të luftës së parë botërore më 1918 u hartua plani për grabitjen e tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës "Reformë Agrare" i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqipëtarëve me mijra hektarë tokë, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijra rrënjë ullinj, të cilat u bënë pronë e popullsisë greke. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste nga sanksionet ekonomike, arsimore e kulturore, nga lufta rraciste dhe nga inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme pas Konferencës së Lozanës të vitit 1923 për të shpërngulur me forcë popullsinë çame ne Turqi shënon një kulm të pa parë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci për popullsinë shqipëtare qe shumë tragjik. Megjithë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar shpërnguljen, Greqia arriti të dëbojë me forcë për në Turqi 35 mijë shqiptarë të Kosturit dhe Follorinës dhe 55 mijë shqiptarë muslimane të Çamërisë. Një pjesë e refugjatëve greke që erdhen nga Anadolli u vendosën në trevat shqiptare të Çamërisë. Refugjatët greke të Turqisë okupuan shtëpitë, arat, ullishtet, vreshtat dhe gjithë pasuritë e shqipëtarëve të shpërngulur. Pas zbatimit të traktatit të Lozanës e deri në vitin 1937 kanë emigruar në shtetin amën e Shqipëri në Amerikë dhe vende të tjera edhe 27 mijë shqiptarë të tjerë muslimanë. Sipas statistikave greke të vitit 1937 Çamëria kishte 279 fshatra dhe një popullsi prej 12619 banorë, nga të cilët vetëm 20200 ishin grekofonë por edhe ata me origjinë shqiptare. Pjesa tjetër 92 419 banorë ishin thjeshtë shqipëtarë. Popullsia shqiptare, sipas besimit përbëhej nga 59 419 shqiptarë ortodoksë dhe 38 mijë shqiptarë muslimanë. Procesi i emigracionit të popullsisë shqiptare në shtetin amë vazhdoi gjatë gjithë periudhës 1924-1944. Ai arriti kulmin në vitin 1944, kur shovinistët grekë arritën qëllimin final për përzënien me dhunë të popullsisë shqiptare dhe spastrimin etnik të popullsisë çame. Në periudhën e qershor 1944-mars 1945 bandat e organizatës ultra-nacionaliste greke EDHES kryen një masakër të shëmtuar kundër popullsisë civile muslimane duke vrarë më shumë se 2800 vetë, gra, burra, femijë dhe pleq. Gjitahshtu u shkatërruan 68 fshatra, u dogjën e u rrënuan rreth 5800 shtëpi dhe u grabitën sasira të mëdha drithrash e produkte të tjera ushqimore, bagëti të trasha e të imta etj. Para këtij genocidi të pashëmbullt, krahasuar me Holokausin Gjerman ndaj popullsisë çifute, popullsia shqiptare, muslimane e Çamërise u detyrua të lërë vatrat stërgjyshore dhe të emigrojë në Shqipëri. Numëri i emigrantëve ishte rreth 35 mijë. Shqipëria e cila ende nuk kishte dalë nga lufta nuk mundi tu japë bashkëkombasve të saj përkraje politike, ushtarake dhe materiale. Në këto rrethanë popullsia çame u gjend përballë varfërisë dhe mjerimit të madh. Sot popullia çame jeton e shpërndarë në Delvinë, Sarandë, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Peqin, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Shijak, Sukth, Tiranë, Fushkrujë dhe një pakicë në Milot, Lezhë dhe Shkodër. Numëri i saj arrin në rreth 250 mijë banorë. Shqipëtarët e Çamërisë që jetojnë në shtetin amë ruajnë traditat, zakonet e të parëve dialektin e tyre të lashtë, këngët, folklorin veshjet e tyre karakteristike, të vendosur për tu kthyer në trojet e tyre.
Sot Epiri apo Çamëria ka një popullsi prej 324 541 banorë (sipas të dhënave statistikore të vitit 1991).Popullsia është multietnike dhe përbëhet nga shqipëtarë të besimit kristian ortodoks, grekë, vllehë etj. E ndodhur nën presionin sistematik të shtetit grek për helenizimin e saj popullsia shqiptare për ti shpëtuar diskriminimit dhe dhunës fsheh identitetin e vet etnik. Bazuar në treguesit statistikor të emigracionit të popullsisë shqipëtare çame në Turqi pas Konferencës së Lozanës si dhe në shtimin natyror të saj në 80 vitet e fundit, llogaritet që numri i kësaj popullsie në Turqi sot të këtë arritur në 720 mijë banorë. Nga të dhënat e mësiperme rezulton se numri i popullsisë çame në Shqipëri, në Çamëri apo Epir (Greqi), Turqi dhe në diasporë (SHBA), i kalon të 1 milion banorë. Qendrat kryesore urbane të Çamërisë janë: Janina, Filati, Konispoli, Gumenica, Margëlliçi, Parga, Paramithia, Preveza, Filipiadha etj. Në trevat jug-shqiptare në Greqi ndodhen edhe qytetet e Konicës, Kosturit, Follorinës dhe Grebenese me rrethinat e tyre.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2004 17:34
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Bravo,analiste,ketu me pelqeve jashte mase.Se fatkeqesisht ne Shqiperi ka akoma njerez "largpames" qe nuk kane minimimin e njohurive mbi historine dhe kulturen e popullit tone ne pergjithesi dhe Camerise ne vecanti si dhe per politken shfarosese (qe do t`ua kishte zili edhe Hitleri me Gebelsin) qe plehrat greke kane ndjekur kundrejt popullit shqiptar dhe kryesisht ndaj krahines shqiptare te Camerise.
Jimmy

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2004 23:49
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
armandito
Anetar i ri

Regjistruar: 18/10/2004
Vendbanimi: Tirana e Re
Mesazhe: 12

Lightbulb

Histori e CAMERISE

Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë qqë të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare. Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje pë bashkimin e dy forcave kryesore

politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që "grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar". Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943). Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj. Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin mininë në 3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame këto kushte:1-Çarmatimin e plotë 2-Mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë çame në radhët e EDES-it si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri. Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944 që ka patur ato konseguenca që dihen. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it. Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste. Pozita e Çamërisë dhe e çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë. Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs. Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës di dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës. Por si qëndron e vërteta ? Është rasti të (konfirmohet) pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë. Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij.

Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se "ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun". Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar... Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 rreth 10000 luftëtarë. Sipas marrëveshjes me autoritetet gjermane duhej të mbetej e lirë nga ushtria e Zervës një rrip bregdetar prej 10 km. Mirëpo më 3 korrik 1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën bregdetare pranë Pargës. Po ashtu, gjatë natës 6-7 korrik filluan në befasi veprimet luftarake të trupave të Zervës kundër reparteve gjermane në perëndim të Artës dhe në rrugët Janinë-Artë dhe Janinë-Gumenicë. Siç shpjegohet në dokument "ndryshimi i qëndrimit të Zervës nga marrëveshja e arritur me gjermanët ndodhi si rezultat i ndërhyrjes së oficerëve të ndërlidhjes aleate, të cilët morën përsipër vetë udhëheqjen e ushtrisë së Zervës. Madje thuhet se edhe urdhrin për sulm kundër gjermanëve e dhanë oficerët ndërlidhës të aleatëve. Nisur nga ngjarje të tilla as edhe gjermanët nuk ishin të qetë për marrëveshjen që nënshkruan. Lajmet e shërbimeve sekrete gjermane konstatonin që në rast zbarkimi të aleatëve, EDES-i do të luftojë kundër gjermanëve, duke iu referuar udhëheqësit të EDES-it papajoanu. Në gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetë.

Në vitin 1947, pavarësisht nga dëshira e amerikanëve, që qeveria greke të mbështetej mbi një koalicion sa më të gjerë, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakënaqësinë e tij ndaj kandidaturës së Zervës si ministër i Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i vendosur saqë ai shkonte deri atje sa të kërcënonte udhëheqësit grekë se, në rast të kundërt, do të tërhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan në Athinë Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku në SHBA në shumicë ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste që janë në kundërshtim me idealet e demokracisë sonë". Kështu, atij iu bë e qartë se nuk meritonte besimin si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA. Po kështu, një personalitet tjetër me peshë, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervën, i deklaronte sekretarit të tij të njëjtën gjë, se ekzistonte një opinion i fortë publik, i cili ishte kundër Zervës në SHBA dhe në vendet e tjera si Franca dhe Anglia, të cilat ishin mike të Greqisë dhe se ai e ndjente se për këto arsye në qoftë se Zerva do të bëhej ministër i Rendit Publik, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për Greqinë dhe mund të përmbysë punën që po bën Misioni Amerikan për të". Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane. Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendencë antigreke, por përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës, të cilat ishin pikëmbështetja e tyre. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte përcaktuar deri në 2000 veta që bashkëpunuan "me gjithë zemër me gjermanët", por ai nuk mohonte faktin që pati edhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve.

Tërheq vëmendjen një fakt se shifra që jep Palmeri, përkon me numrin e të dënuarve nga gjyqi famëkeq i Janinës, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistëve", i zhvilluar në vitin 1945-1946, i cili dënoi në mungesë 1930 shqiptarë të Çamërisë. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- "pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kunër minoritetit shqiptar" hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç'vend patën gjermanët në genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një "situatë grindjesh". Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët". Genocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se "Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944... Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë s padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje këtë genocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë e ka pohuar vetë N. Zerva. Në letrën dërguar më 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Të marrë përsipër detyrën e sqarimit të bashkëatdhetarëve (grekëve) se kush e pastroi Çamërinë nga shqiptarët". Këtë fakt e dëshmojnë edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të refugjatëve çamë në Shqipëri. Në një memorandum të këtij Komiteti dërguar Ministrave të Jashtëm në Moskë i cili u publikua në gazetën "Bashkimi" dhe pastaj edhe në "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit të gjermanëve, monarkistët grekë dhe faashistët, bashkë me Gestapon, sulmuan popullsinë dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar në territorin e Shqipërisë.

Ajtet e autoriteteve greke ishin në kontradiktë të qartë me Kartën e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltës dhe të Potsdamit". Pozitën e gjermanëve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundër popullsisë çame e kompromenton më tej një dokument tjetër që vjen nga një ditar i njërit prej nacionalistëve çamë, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe një enigmë tjetër, se si hyri Zerva në Çamëri, kur populli çam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte të hynte në Çamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë çame, e cila ishte e vendosur të vetëmbrohej. Prandaj, ai ndërhyri pranë autoriteteve gjermane të pushtimit që ata të bënin çarmatimin e saj dhe ia arriti këtij qëllimi. Çarmatimi i popullsisë u krye nga gjermanët me një urdhër direkt të Hitlerit. Autori i lartpërmendur pohon se gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e tyre, për bashkimin kombëtar. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Tetor 2004 20:04
armandito nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė armandito Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me armandito (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: armandito Shto armandito nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto armandito nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re shtjefen%20gjecovi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 94 herė.

Luftëtar Çam.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Gusht 2005 03:24
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re scannen%201.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 93 herė.

Veshje tradicionale e grave çame...

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Gusht 2005 04:23
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Cameria Toke Etnike Shqiptare

Cameria eshte gjeografikisht e lokalizuar ne veri-perendim te Greqise. Ky rajon i mrekullueshem ka nje trashegimi te pasur te Shqiperise dhe vetem ne vitin 1912 eshte aneksuar ne menyre te pandershme dhe te pajustifikueshme nga Greqia. Kjo ishte si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha per t'i dhene Camerise, Greqise, ne te njejten menyre sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.

Fjala Cam eshte nje evolim "t'chiam" qe eshte vete emri i nje lumi te vjeter qe kalonte permes Camerise. (Fjala T'chamis haset ne shume harta te vjetra romake dhe helenike, duke na treguar se emri Chameria eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga shqiptaret). Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se cdo gje rreth Camerise tingellon shqiptare. Ajo ka me shume se kuptim topologjik, ndersa Camet kane nje etnitet, tradite dhe zakone te mirefillta shqiptare.

Nje pjese e madhe e popullsise came eshte e lokalizuar ne bregdet dhe shkon pergjate Gjirit te Prevezes. Nje numer tjeter i madh i qyteteve dhe fshatrave te tyre jane te lokalizuara ne te dy anet e "kalamait".

Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Camerise jane perzene me force nga forcat greke ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Gati 850.000 prej tyre jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44.

Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur mjaft fshatra dhe qytete dhe si rezultat i kesaj gati 9000 shqiptare jane vrare barbarisht. Numri zyrtar i tyre ne Shqiperi eshte ne mes 150.000 dhe 300.000 banore.

Popullsia e Camerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllehe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare ishin te besimit musliman. Procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Ndersa 20% ishin kristiane ortodokse. Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se pare boterore e gjeti komunitetin shqiptar te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks. Pas luftes nje pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke duke lene ortodoksit dhe gati 13 % muslimane, qe tashme ishin konvertuar ne ortodokse per te mbijetuar.

Presion nderkombetar ndaj Greqise per problemin cam Reagim i Ministrise se Jashtme te Turqise

Greqise i duhet ushtruar presion nga vendet e Keshillit te Evropes dhe te BE-se per te ndaluar persekutimin e saj, ndaj shqiptareve etnike dhe per te shperblyer humbjet e tyre materiale. Cdokush qe perkrah supermacine e ligjit dhe te vlerave humanitare bashkekohore, duhet te zgjeroje mbeshtetjen e tyre te shoqatat shqiptare te Camerise. Ato kerkojne njohjen e 4000 shqiptareve, te cilet jane shfarosur nga Greqia. Kerkojne gjithashtu te drejten e 100.000 shqiptareve, te cilet jane debuar nga tokat e tyre dhe qe nuk kane as mundesine te shohin varret e te pareve te tyre, si dhe 100.000 shqiptareve qe jetojne aktualisht ne Greqi.

Ne kete kontekst, realizimi i pikave te meposhtme, mbetet i nje rendesie jetesore per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes se shqiptareve etnike ne Greqi.
1. Mbledhja e nje konference nderkombetare, me pjesmarrjen e qeverise shqiptare, per rivendosjen e te drejtave te minoritetit shqiptar ne Greqi dhe per njohjen e genocidit ndaj cameve.
2. Njohjen nga ana e Greqise te identitetit etnik te shqiptareve ortodokse dhe cameve, ne te njejten menyre me te cilen qeveria shqiptare njeh dhe respekton te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi.
3. Shperblim per pronat e popullsise came nga qeveria greke.
4. Leje per themelimin e nje kishe te pavarur per shqiptaret ortodokse ne Greqi, e cila eshte nje e drejte qe u eshte dhene nga Traktati i Sevres, nenshkruar ne vitin 1920.
5. Riatdhesimi ne Greqi i popullsise came, te debuar ne Shqiperi dhe demshperblim per humbjet e rezultuara nga konfiskimi i pronave te cameve ne 55 vitet e fundit.
6. Ridhenia e shtetesise greke, popullsise came, qe i eshte hequr ne menyre te paligjshme
7. Dhenia fund e trajtimit diskriminues kundrejt shqiptareve ne Greqi dhe kthimin e pronave te tyre, te konfiskuara ne menyre te paligjshme nga autoritetet greke.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2005 21:38
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Genocidi dhe masakrimi i cameve nga greket

Nderrimi i emrave te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise se jugut nga fashistet greke para dhe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Perpjekjet per spastrimin e shqiptareve dhe masat e renda te aplikuara kunder tyre.

Ceshtja came dhe pergjithesisht ceshtja e minoritetit shqiptar ne Greqi, lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913, e cila e shkeputi kete treve shqiptare dhe ia aneksoi ate Greqise. Qe nga kjo kohe fillon nje presion i vazhdueshem, nje politike sistematike e shtetit grek dhe e forcave te ndryshme ultranacionaliste per shkombetarizimin e kesaj treve. Per kete qellim u perdoren te gjitha menyrat, si tatimet e renda, grabitja e tokes, perjashtimi i popullsise nga pjesemarrja ne administraten shteterore, ndalimi i dhunshem i arsimit ne gjuhen amtare, madje edhe ne shkollat fillore, vrasjet, burgimet, denimi me dhune deri ne masakrat e pergjakshme.

Me 1913 u krye masakra ne perroin e Selamit (Paramithi) e 72 krereve te Camerise dhe e qindra te tjereve nga kapiteni famekeq Deli Janaqi. Ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, me 1918, u perpilua plani i grabitjes se tokave te popullsise came. Ligji i te ashtuquajtures Reforme Agrare, i aplikuar vetem ne Cameri, u rrembeu shqiptareve te cilet u degdisen ne Anadoll, me mijera hektare toke buke, siperfaqe te medha me vreshta, qindra mije rrenje ullinj, te cilat u bene prona te elementeve greke. Keto masa u pasuan nga organizimi i cetave terroriste ne territorin e Camerise, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsise shqiptare ne injorancen me te thelle, inkurajimi i kryqezatave fetare.

Perpjekjet e dhunshme te vitit 1923 per ta shperngulur me force popullsine came ne Turqi, shenojne nje kulm te papare ne politiken e eger shoviniste greke. Bilanci qe shume tragjik per popullsine shqiptare.

Greqia qe nder shtetet e para ne Ballkan ne te cilat triumfoi fashizmi. Ne gusht te vitit 1936, Jorgos Metaksai vendosi diktaturen fashiste. Viktima e pare ishte popullsia came. Fashistet e ores se pare, tregtari Stavro Koconi dhe oficeri i xhandarmerise Zambeta filluan goditjet sistematike ne Filat, Pituljete, Gumenice per zhdukjen e popullsise came. U shkua deri atje sa populli i Paramithise u ndalua me violence te fliste ne gjuhen shqipe. Qeveria greke beri cmos qe te percante popullsine shqiptare came, duke u perpjekur te kunderveje te krishteret ndaj muslimaneve. Kjo politike shteterore nuk kaloi pa lene gjurme, pasi popullsia e kesaj zone ne shumicen derrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qe qarqet intelektuale te dominonin situaten. Popullsise came iu ngarkuan taksa te renda, te cilat nuk kishin vetem natyre fiskale, por synonin ta detyronin ate te emigronte ne Shqiperi ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptare te fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me greke, me qellim ndryshimi te raporteve te popullsise.

Para se te hynte ne Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi nje fushate te re masakrash dhe krimesh nga me monstruozet kunder popullsise shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore. Te gjithe meshkujt nga 16-70 vjec, mbi 5000 burra, u burgosen dhe u derguan ne ishujt e larget te Egjeut. Ky veprim u krye ne baze te vendimit te marre me pare ne Gumecine nga nje mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janines, Spiridoni, ku merrnin pjese edhe zv/Prefekti i Gumenices Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqise dhe perfaqesues te grekeve te Camerise. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 te tjere vdiqen me vone gjate internimit nga torturat dhe uria. "Ne kete menyre-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi ne kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsine came.

Rekrutet came, si shtetas greke te mobilizuar ne vitet 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak, me urdher te Korparmates se Janines, u vune te thyejne gure dhe te ndreqin rruge ne formen e punes se detyrueshme. Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro, me 2000 djem came, u kerkonte mendime per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket. Por per cudi, ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te vepruar ne prapavija per ndertim rrugesh. Ishte nje qendrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj cameve dhe njeherazi dhe nje fyerje e poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetare, por si rober lufte. Nga ana tjeter, Italia gjate pergatitjeve te luftes me Greqine nuk mund te mos merrte ne konsiderate per interesat e saj gjendjen diskriminuese te shqiptareve te Camerise. Ciano, minister i Jashtem i Italise, ne gusht te vitit 1940, do t'i vinte ne dukje ambasadorit grek ne Rome se "Greqia ishte e vendosur me te gjitha mjetet qe disponon te vazhdoje nje program politik, ka diskriminuar ne menyre teper te rende shqiptaret ne favor te grekeve. Dhe kete e ka bere ne te gjitha fushat e veprimtarise, qe nga ajo e lirise personale e ne ate ekonomike, deri ne ate te mesimit te gjuhes... i kane larguar shqiptaret ne rajone larg qendrave te medha, duke i mbajtur ne kushte primitive".

Shperthimi i Luftes Italo-Greke me 1940 thelloi tensionin politik ne Cameri. Megjithe perpjekjet e pushtuesit per ta terhequr minoritetin shqiptar ne anen e tij dhe pavaresisht se popullsia came gjate regjimit fashist te Metaksait kishte vuajtur shume, ajo pergjithesisht mbajti nje qendrim neutral ndaj paleve ne konflikt. "Edhe kur italianet pushtuan Gumenicen-shkruan Jani Sharra-rralle ndonje cam u bashkua me ta".

Gjithkush mund te shtroje pyetjen: pse u mbajt ky qendrim i ashper ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo nje mase vetembrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetem nga frika e nje hakmarrjeje te mundshme te shqiptareve per krimet qe ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Te dhenat provojne se asnjera prej ketyre arsyeve nuk perbente shkakun e ketij veprimi kriminal. Synimi ka qene akoma me i larget dhe njekohesisht me antishqiptar. Edhe ne situatat e veshtira dhe te komplikuara, kur Greqise po i trokiste lufta ne dere, autoritetet greke me gjakftohtesi u perpoqen te perfitonin c'te mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar nje moment i pershtatshem ne marredheniet nderkombetare per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise. Kete e provon edhe fakti se pas shperthimit te luftes, pasi u be e qarte se kapitullimi i Greqise perballe ushtrive italiane ishte i afert, autoritetet lokale greke te Camerise pergatiten listat dhe po perpiqeshin te siguronin mjetet e nevojshme te mbartjes per te gjitha grate dhe femijet qe kishin mbetur ne Cameri me qellim qe kur te hynin ushtrite e huaja ketu, te mos gjenin kembe shqiptari.

Pas thyerjes se ushtrive italiane dhe terheqjes se tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverise se re greke mbi popullsine shqiptare te Camerise. Te burgosurit dhe te internuarit came u liruan vetem pas pushtimit te Greqise nga ushtrite gjermane ne nje gjendje te rende shendetesore dhe shpirterore.

Pas pushtimit te Greqise nga gjermanet, pritej qe camet e kthyer nga internimi te hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qe kishin qene shkaktare te vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkerisht gjendjen e rende qe u krijua nga pushtuesit e rinj gjermane. Per kete qellim u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar. Njerez me ndikim ne krahine si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Cafuli, Jasin Sadiku dhe shume te tjere punuan me perkushtim per te krijuar atmosferen e mirekuptimit midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare. Madje fshataret e Varfanjit, Salices etj., derguan perfaqesuesit e tyre ne fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qe te ktheheshin se asgje e keqe nuk do t'i gjente.

Ne zonen e Gumenices dhe te Filatit ishte bere rregull qe asnje grup i rezistences greke nuk dilte ne zonat e lira pa qene i shoqeruar nga nje shqiptar cam. Pikerisht per kete veprimtari e sakrifice, jo pak came dolen para gjykatave te pushtuesit dhe u burgosen. Duke pasur parasysh kete realitet te mirekuptimit dhe te bashkepunimit midis dy komuniteteve (greke dhe came shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptaret came te ishin kriminele, do te zhdukeshin te gjithe fshatrat e krishtere te Thesprotise rreth fshatrave shqiptaro-came".

Per qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshem mirekuptimi dhe bashkeveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Per te nxitur percarjen e tyre, ata nxiten vrasjen e cameve me influence si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptareve te tjere nga ceta e Kocnikolles, punet moren nje drejtim te rrezikshem. Te revoltuar nga keto akte, nje grup camesh u drejtuan per te djegur Rahulin, por u doli perpara popullsia e Karbunarit, nje fshat i madh i perbere prej shqiptaresh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpetoi nga nje katastrofe e sigurte, "me pas bandat e Zerves theren edhe grate dhe femijet e atyre qe shpetuan Rahulin", domethene banoret e Karbunarit. Ne keto rrethana, disa krere te Camerise u perpoqen te formonin nje batalion per mbrojtjen e saj. U formua nje batalion i cili kishte vetem gjysmen e efektivit te nje batalioni te zakonshem, afro 300 veta. Per arsye se gjermanet nuk donin te prishin marredheniet me qeverine kuislinge te Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politike te shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi te bashkepunonte me gjermanet, nuk u fut ne kete batalion dhe nuk i perdori armet kunder popullsise greke, por perkundrazi u rezistoi ne menyre demonstrative perpjekjeve te gjermaneve per ta hedhur kunder elementit grek. Qellimi i armatosjes se popullsise came ishte thjesht nje mase vetembrojtese, pasi ata kishin vuajtur shume nga shovinizmi grek. Por ajo qe i shqetesoi me shume atehere forcat shoviniste greke ishte ngritja e keshillave shqiptare ne te gjithe Camerine. Ne mars te vitit 1943 u formua ceta e pare mikste, e cila bashkepunonte me EAM-in. Tashme, edhe biografet e Zerves, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve myslimane ne radhet e rezistences antifashiste greke, ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpermendur thekson se camet nxorren mbi 1000 luftetare. Popullsia came filloi te organizohej ne luften kunder fashizmit ne dimrin e viteve 1942-1943, madje qe ne veren e vitit 1942 u krijua ne Filat grupi ilegal i rezistences antifashiste i perbere nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shume te tjere. Ata punuan ne rreze te kufirit te Shkalles se Zorjanit e me thelle per organizimin e rezistences, per krijimin e bazave te luftes, per popullarizimin e ideve te Kartes se Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe te drejten e vetevendosjes pas fitores mbi fashizmin. Ne shkut te vitit 1943 u krijua ceta "Cameria" dhe pak me vone batalioni "Cameria", i cili zhvilloi ne shtator 1943 betejen e famshme te Konsipolit kunder gjermaneve, qe zgjati 55 dite. Ajo beteje u shqua per pjesemarrjen e gjere te popullsise se Camerise, te Delvines dhe te minoritetit pa dallim kombesie e shtresash shoqerore. Ne mars te ketij viti u krijua formacioni i pare mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimeri kunder gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun, ne Revani, ne Theojefira, ne Pleshavice, ne malin Kacidhjar e gjetke. Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV "Ali Demi" me me shume se 500 djem came. Ky batalion hyri ne perberje te Regjimentit XV te Ushtrise Nacionalclirimtare Greke (EAM). Gjate luftimeve te tij ne rrugen Janine-Gumenice, Koske, Smarte e Lopes si dhe ne Mallun rane trimerisht deshmoret Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shume came moren pjese ne Brigaden VI, VII, IX dhe XI te ushtrise greke. Edhe misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e mohonte pjesemarrjen e cameve ne radhet e EAM-it.

Edhe gjermanet u perpoqen ta hedhin minoritetin shqiptar ne lufte kunder EAM-it dhe Frontit Nacionalclirimtar Shqiptar. Keto perpjekje regresive shoqeroheshin me nje propagande me ngjyra te theksuara nacionaliste.

Ne kuadrin e bashkepunimit te popullit shqiptar dhe atij grek, u bene perpjekje per te vendosur ura lidhjeje ne linjen e atyre forcave qe udhehiqeshin nga Partite Komuniste. Ne bisedimet midis perfaqesuesve te te dy paleve ishte vendosur qe ne tetor te vitit 1943, te harmonizohej puna ne minoritet. Per kete qellim ishte pranuar qe te vinin ne minoritetin grek ne Shqiperi anetare te Partise Komuniste Greke "qe te bejne pune ne minoritete duke ene ne lidhje gjithmone me ne". Po keshtu do te procedohej edhe ne Cameri.

Minoriteti grek ne Shqiperi u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek per te depertuar ne te, me qellime te hapura antishqiptare. Te derguarit e EAM-it ne minoritet, si Aleks Janari, me propaganden e tyre shfrytezuan marreveshjen qe permendem me siper, per te ngjallur ndjenjat nacionaliste te minoritetit, "per t'i bere masat e minoritetit t'i drejtojne syte nga Greqia". Ne nje miting qe ishte bere ne Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojme te jemi nje Greqi qofte komunikste, qofte djalliste, por vetem Greqi te jemi". Sipas te njejtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me te holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin derguar per tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 sterline per tre anetare te familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin force ne minoritetin shqiptar ne Greqi, domethene ne Camerine e pertejme, duke ndikuar ne coroditjen e popullsise came ndaj situates ne luftes dhe te mbeshtetjes se saj. Megjithate, Kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar te Shqiperise, duke pasur bindje ne vijen e bashkepunimit midis dy popujve, dergoi nje delegacion ne Konferencen Panepirotike te EAM-it sipas fteses se bere nga Komiteti Panepirotik Nacionalclirimtar i Greqise me 14 qershor 1944. Duhet shenuar se ky bashkepunim inspirohej nga qellime fisnike te bashkejetses midis fqinjeve me devizen: lufte e ashper dhe e paprere armikut nazist dhhe gjithe reaksionit ne sherbim te tij.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2005 21:41
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re aacllg.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 78 herė.

Eeeee o vend i vuajtur dhe historia jote !

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Dhjetor 2005 23:54
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Kete material e gjeta tek Albanian American Civic League. Nuk pata kohe ta perktheja ndaj po e ve ne anglisht te kjo teme.







One of the most striking impressions of contemporary Epirus is the emptiness of the interior of this northern Greek province, which is known to Albanians as Chameria. Vast forests now cover what was once prime grazing land leaving just scattered settlements marooned as a result of a cruel history that has driven Albanians, Slavs and Greeks from this region because of their ethnicity or political beliefs. The ever- encroaching wilderness has enveloped many villages once occupied by ethnic Albanians or Chams, who were forced to flee their homes towards the end of the Second World War. There are, however, some haunting reminders of this once populous region in the form of ruined houses, mosques and other buildings, which protrude from the hillsides or in isolated pockets hidden in undergrowth on the outskirts of new settlements.

These older buildings of Epirus/Chameria comprise one of the most important geographically concentrated clusters of historic monuments from the Venetian and Ottoman periods in south eastern Europe. They exist in a compact region stretching inland from the 1913 Greek – Albanian border south to Ioannina and Arta, and down to Vonitsa and Preveza on the coast. Apart from the theatre at Dodona, there are few monuments from the ancient period. The few outstanding remains are focused on the Illyrian hilltop forts, which later became the foundations of the great Venetian and Ottoman citadels such as Rogoi and Karavosstari Castle. There are also numerous important Islamic monuments to be found throughout Epirus, which include the hauntingly beautiful mosque in the lake at Ioannina, the Ottoman military edifices at Pende Pigada, and many graceful bridges at Arta and elsewhere. Thousands of mostly uninhabited ordinary houses have somehow managed to survive the violent and tragic history of the region during the late nineteenth and early twentieth centuries.

The disgraceful state of preservation of much of this heritage by the Greek government should be a matter of international concern. Although there has been some progress in declaring conservation areas in Greek cities in recent years, many historic buildings once occupied by Albanians have been demolished since 1945. In the countryside, some restoration work has begun at a very basic level in buildings such as Rogoi Castle, but the greater share of available resources goes to sites like Dodona which can find a place in the approved ‘canon’ of Greek history. However, alongside this work there are many gross distortions of both ancient and modern history in the information provided for visitors. The Illyrian period is never mentioned, and the nature and ethnic background of rulers such as King Pyrrus is either omitted or grossly distorted. The fact that local tribes during the ancient period were a mixture of Greek and non-Greek speakers is omitted.

In the modern period, the nature of such distortions becomes much worse. This is especially the case during the period of rule by Ali Pasha of Tepelena (1788-1823)



Many Ottoman monuments have no historical or cultural information available at all to visitors. The very few surviving mosques have been taken over as ‘museums’, following the model pioneered by the Yugoslav communists, despite the existence of observant Muslims in many localities. Muslim cemeteries are frequently desecrated by modern building works, particularly road building. At the same time most restoration work is financed by the European Union, which is unaware that EU funding is being used to underwrite the ideological projection of Greek nationalist history.



The most acute crisis for the Cham architectural heritage concerns domestic properties. This is naturally inextricably linked with the failure of the Greek government to deal properly with the original Albanian Cam owners. Practices differ in each locality. In some cases, historic houses belonging to absent Cham families are respected monuments in their locality, and are not interfered with, even if they are in a poor state of repair. Others however, are often used illegally for inappropriate purposes, such as shelter for farm animals. Elsewhere such houses have been seized by illegal Greek owners or squatted in by internal migrants in Greece. In other places there are important collections of old Albanian tower houses, or Kullas, of outstanding architectural quality that have survived amongst the forests and scrub land by virtue of being in old military zones near the Albanian border.

The most important urban monuments are at Paramithia and Margariti, and in small towns like Perdika. Paramithia has a large Cham tower kulla that is wrongly ascribed by the Greek local authority as ‘Venetian’, and a magnificently situated Ottoman fortress which it is made very difficult to access. Margariti has numerous very important large domestic houses, including the old residence of the Ottoman pasha. The latter is completely overgrown by vegetation, and is impossible for visitor access. In some locations, Cham houses have been illegally taken over by local Greek interlopers, including the Greek Orthodox Church, which can result in either the demolition or inappropriate restoration of the Cham property.

Thus the preservation of the wider social and historic heritage of Cameria interfaces with the political and legal problem of justice for the Cham property owners and compensation claims by families affected by the Zervas genocide in 1943-44 and earlier ethnic cleansing attempts. The strategy in Epirus of successive Greek governments has been to allow a slow and largely hidden process of erosion of Cam history and heritage and its substitution by Greek ‘modernity’. A similar process also affects thousands of properties in Northern Greece owned by Slav-Macedonians, who were forced to leave Greece after supporting the losing side in the Greek Civil war 1944-1949. In these cases, Greece is in breach of European Union and international law applicable to the payment of compensation and property restitution for the victims of war and ethnic cleansing. The main reason for the continuation of the ‘state of war’ by the Greek Parliament and the illegal restrictions on the Turkish and Slav-Macedonian minorities is to prevent a rational resolution of these issues and protect Greece from financial compensation claims.

It is not only Greece that should be chastised for the neglect of Cham architectural heritage. The Albanian government has also shown considerable disregard for matters relating to Cham property issues in Greece. It was only after the publication of a British document on the status of Cham property in Greece in April 2002 that the Albanian parliament began to address the Cham issue(1). Despite the draft resolution on compensation and restitution of Cham property approved by the parliamentary group of the ruling Socialist Party in March 2004, there has been no further progress in the matter. If the Tirana government continues to delay resolving this issue, it will be responsible for further condemning the Cham cultural and historical heritage and tradition in Epirus to oblivion. Some critics of the Socialist government in Tirana would also claim that this neglect has been paralleled by the indifference shown by that government to the preservation of historic Ottoman areas such as Korca Market in Albania itself. It is in the general interests of all Albanians and anyone concerned with the preservation of south east Europe’s architectural heritage, to halt this process of architectural erosion. The neglect of the Cham cultural heritage by both the Greek and Albanian governments, shows complete disregard and indifference to international and EU law and natural justice. Greece as a European Union member is legally bound to respect minority rights and minority cultural rights.

In regard to the heritage of the Chams and other minorities in Greece, there appears to be little or no respect for minority cultures, combined with a subtle and active government policy directed towards their complete erosion or assimilation. Many EU laws have never been properly incorporated into national legislation in Athens, and it is a scandal that Greece continues to receive funding for heritage projects that in many instances in North Western Greece actively promote the destruction of a central element in that heritage.

It is time the issue of the Cham heritage in Greece was properly internationalised. A possible avenue for those seeking to preserve this heritage is to seek the involvement of international bodies such as UNESCO and Monuments in Danger or the British organisation SAVE Europe’s Heritage, to force Greece to recognise the problem and take appropriate steps to remedy it. The decay of these buildings is accelerating at an alarming pace and unless measures are taken soon Europe will have lost a fascinating glimpse into its Ottoman past. Cultural heritage is also important in international relations. For example, the destruction of Buddist statues by the Taliban in Afghanistan in 2001 was a quite significant factor in mobilising international opinion against the Taliban regime, and helping legitimise humanitarian military action in that country. In the same way, in northern Cyprus attacks on Orthodox churches, the theft of icons and associated vandalism has been valuable in illustrating and focusing international attention the human rights issues there.

The cultural policies and minority rights orientation of modern Greece are quite incompatible with European Union membership and international law, and the government and civil society organisations in Albania should have no hesitation in a vigorous pursuit of Cham rights in this respect, as in others. If Greece does not change its current policies, the EU has various responses to penalise Greece, such as those applied over the environmental crisis on the turtle nesting beaches on the Ionian island of Zachinthos. EU funding was withheld here until there was compliance with EU law on wild life preservation.

The promotion of the restoration of the Cham buildings is also part of the wider issue of the opening up of Ottoman heritage as a normal part of modern Greek - and European - history. It also encompasses the wider question of improving the human rights and legal status of all ethnic Albanians living in Greece. The cultural achievement of the 500 years of Turkish rule is never subject to rational evaluation in modern Greece. An author writing in the authoritative reference volume ‘Blue Guide Greece’ recently stated that there was “no Ottoman archaeology in Greece”(2).

In order to assist moves to restore the most important architectural sites, a number of clear steps need to be taken. A comprehensive inventory of Cham monuments should be drawn up, so that it is clear to the international cultural community what buildings need to be preserved. A central cadastral register of house ownership before the 1944 massacres is urgently needed. A comprehensive map of Chameria needs to be produced, showing Cham place names and modern Greek place names. The Albanian language in Greece has been marginalised and needs proper recognition as a minority language, along the lines of the use of the Turkish language in Thrace. The Greek displacement of the Cham physical heritage has been possible because it has been de-legitimised in international cultural discourse, and a canonic version of Greek nationalist history of the heritage substituted.

Above all, the Albanian government and associated cultural organisations and universities in Albanian communities throughout the Balkans and the diaspora, need to clearly understand that the Cham heritage is not a sectional cause. The legacy of Cham occupation in north western Greece should be recognised as central to gaining international recognition of Albanian culture as is the struggle for the independence of Kosova, and the improvement of human rights for Albanians throughout the world.

(1) The Cham Issue - Albanian National and Property Rights Claims in Greece, by Miranda Vickers, Conflict Studies Research Centre, April 2002

(2) The Blue Guide to Greece, A & C Black, London, 1999

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2007 03:34
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Historia e Ēamėrisė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.