Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Te Ndryshme nga Futbolli Shqiptar Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 4.50.
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Edhe dje, arbitrat e kategorisë së parë dhe të dytë kanë zhvilluar testimet fizike dhe teorike në stadiumin "Selman Stërmasi". Sërish nga përgjegjësi i arbitrimeve, Uvil Zajmi, janë mbajtur të fshehta, si një ditë më parë, rezultatet e testeve që, sipas tij, do të publikohen në ditët në vazhdim. Jo vetëm kaq, por para dy ditësh ishin gjyqtarët e "top-listës", që u testuan. Katër prej arbitrave më të mirë të Shqipërisë ngelën në klasë, pasi nuk i kaluan dot testet fizike dhe ky fakt u zbulua pa ndihmën e drejtuesve të arbitrimeve. Në fakt, kohë më parë, komiteti ekzekutiv miratoi listat e arbitrave, asistentëve dhe vëzhguesve, të cilët do të gjykojnë në sezonin e ri 2003-2004. Nga komiteti, por edhe sektori i garave, u tha se transparenca do të jetë maksimale në drejtim të gjyqtarëve. Nga drejtuesit e FSHF-së u betua se nuk do të kishte më në radhët e arbitrave të paaftë, nga ata që nuk plotësojnë testet fizike dhe teorike, pasi tashmë ata janë larguar. Ndërkohë, për të "korruptuar", as nuk bëhet fjalë dhe të gjithë arbitrat aktualë, nëse nuk arrinin normat, nuk do të gjykonin asnjë ndeshje. Edhe përgjegjësi i arbitrimeve, Uvil Zajmi, pak ditë më parë ishte shprehur se transparenca do të ishte 100 për qind për të gjithë gjyqtarët e kampionatit shqiptar të futbollit. Por, deri tani, nuk ka ndodhur kështu, pasi duket se vetëm arbitrat kryesorë të kategorise se pare do të hidhen në short, ndryshe nga ç'ishte thënë para fillimit të sezonit të ri futbollistik. Të marrim gjyqtarët, të cilët do të arbitrojnë në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Të gjithë emrat janë vendosur nga FSHF-ja. Jo se duam të paragjykojmë ndonjë veprim të pjesës së arbitrimeve në FSHF, por caktimi i gjyqtarëve pa short të jep përshtypjen se është pak enigmatike dhe mund të ketë edhe ndonjë "dorë të zezë". Si gjithmonë, ka dhe do të ketë kontestime, por nuk do të ishte më mirë sikur arbitrat, edhe kur bëhet fjalë për skuadra jo të elitës, të vendoseshin nga shorti. Por sikur brenda këtyre 22 gjyqtarëve, që do të drejtojnë sot dhe nesër në Kupën e Shqipërisë, të ketë nga ata që nuk i kanë kaluar normat fizike? Nuk ju duket e padrejtë? Korrupsion nuk do të thotë vetëm përfitim, por edhe favorizim të ndonjërit. Dhe kjo mund të bëhet fare lehtë, kur mbahen të fshehtë emrat e të "ngelurve në klasë", 4 ditë para fillimit të kampionatit. Këta të fundit, realisht nuk do të jenë në gjendje të arbitrojnë në ndeshjet zyrtare, ndonëse "goglat" e Zajmit mund t'i katapultojnë sa hap e mbyll sytë në gjykimin e ndonjë ndeshjeje edhe të kategorise se pare.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2003 18:21
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Perfundimi i Javes se Pare.

Lushnja–Tirana 0

Në ndeshjen e luajtur në Berat, ekipi kampion i Shqipërisë, Tirana, ka fituar 6-0 ndaj Lushnjës. Takimi filloi me një lojë të mirë të ekipit të Tiranës. Sapo kishin kaluar tre minutat e para organizatori i saj ka vënë në shënjestër portën e mbrojtur nga portjeri Rumun, Enea. Deri në minutën e 38, mbrojtja e ekipit të Lushnjës ka rezistuar, por ka qenë minuta e 39-të kur Mahir Halili hapi serinë e golave për Tiranën. Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Devi Muka e ka çuar rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë ekipi lushnjar filloi të kërkonte golin, por ka qënë minuta e 64 kur golshënuesi i Tiranës Indrit Fortuzi thellon rezultatin në 3-0. Pesë minuta më vonë, Halili ka shënuar golin e dytë të tij dhe të katërtin për Tiranën. Futbollistët krye-qytetas nuk janë kënaqur me këtë rezultat. Dy minuta para përfundimit të ndeshjes, Sokol Bulku dhe Indrit Fortuzi kanë shënuar dy gola të tjerë për Tiranën. Trajneri i Tiranës, Mema, tha se “skuadra e meritoi fitoren, pas një loje të bukur që zhvilloi”.


Partizani–Vllaznia 4:1

Vllaznia është mposhtuar nga Partizani në “Qemal Stafa”. Ndeshja është mbyllur 4-1, në favor të ekip kryeqytetas. Loja ka filluar e qetë nga të dyja skuadrat dhe me disa raste për shënim. Në minutën e 25 ekipi i Partizanit sulmoi tre herë radhazi portën e Vllaznisë me anë të Abilos, por pa rezultat. Një minutë më vonë braziliani ka arritur të tundë rrjetën e shkodranëve, duke u bërë goli i parë i kampionatit. Pas 9 minutash është realizuar goli i dytë nga Muzaka për Partizanin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për vendasit. Në pjesën e dytë, ekipi i Vllaznisë filloi të luante më mirë dhe ariti që në minutën 56 të shënonte golin e parë dhe të vetëm të takimit. Kur të gjithë mendonin për një barazim nga ana e shkodranëve. Në të 78-ën sulmuesi brazilian Abilio ka vulosur rezultatin në shifrat 4-1.


Dinamo–Besa 2:0

Dinamo ka fituar trepikëshin e parë të kampionatit brenda fushës së saj. Kryeqytetasit mundën dje Besën me rezultatin 2-0. Ekipi i Besës shkonte në kryeqytet të paktën për të marrë një pikë, por kjo gjë nuk ndodhi. Ekipi i Dinamos është vënë në kërkim të golit që në minutat e para të takimit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë në pjesën e dytë dinamovitët hynë në fushë me synime për të fituar ndeshjen. Kështu, në minutën e 50, sulmuesi Ilir Qorri entuziazmoi tifozët tiranas, duke realizuar një gol spektakolar, duke u krahasuar nga goditja me brazilianin Roberto Carlos. Pas pësimit të golit, ekipi kavajas është tërhequr në gjysmëfushën e tij. Dinamovitët kanë përfituar nga kjo tërheqje dhe në të 76-ën, Bakalli ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.


Teuta-Shkumbini 1:0

Edhe lojtarët e qytetit bregdetar të Durrësit kanë arritur ta fillojnë mirë kampionatin. Teuta fitoi ndeshjen e parë përballë ekipit të Shkumbinit me rezultatin 1-0. Ka qenë një lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por ka mbizotëruar efekti fushë në rezultat. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0. Në pjesën e dytë ekipi i Teutës bëri gjithçka për të fituar. Në minutën e 67, Bespalla ka dhënë një pas të saktë për Begenë dhe ky i fundit e ka çuar topin në rrjetën e portës kundërshtare, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.


Elbasani–Flamurtari 2:1

Flamurtari nuk mundi të përballonte dot sulmin e ekipit Elbasanas, duke humbur 2-1. Loja ka qenë e bukur nga të dyja skuadrat, por vendasit arritën të bënin një presion në portën e vlonjatëve, duke shënuar dy herë. Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 31, me anë të Serianit. Por kjo nuk ka mjaftuar. Ka qenë kapiteni i Elbasanit, Gentian Stojku, që ka përmbysur gjithçka në favor të skuadrës së tij. Në minutën e 70, ai shënon golin e barazimit për skuadrën e Elbasanit dhe, 2 minuta para përfundimit, atë të fitores dhe të dytin në emrin e tij.

Java e parë e kampionatit:

Tirana 3 pikë
Partizani 3
Dinamo 3
Elbasani 3
Teuta 3
Shkumbini 0
Flamurtari 0
Besa 0
Vllaznia 0
Lushnja 0

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2003 18:26
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Sekretari i klubit "Tirana" kërkon ndihmën e FSHF-së për rikonstruksionin e stadiumit
Muça: "Selman Stërmasi" ka lëshuar sinjalin SOS

Ka qenë ora 9:45 e paradites së djeshme, kur në drejtimin e shefit të klubit "Tirana", Shkëlqim Muçës, ka mbërritur një zile telefoni. Ishte sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Sulejman Starova, i cili i kërkoi Muçës lejimin për të bërë një seancë stërvitore skuadra kombëtare e Gjeorgjisë. Përgjigjja e sekretarit ka qenë e prerë: "Është e pamundur. Stadiumi "Selman Stërmasi" ka mbaruar plotësisht dhe nuk mund të durojë dot stërvitje të njëpasnjëshme, si të ekipit tonë dhe atij mik. Jo se nuk duam, por duhet të na kuptoni që ky stadium po mbahet me mish e me shpirt nga ana jonë të paktën vetëm për ndeshjet e kampionatit." Një bisedë e tillë telefonike midis shefash ka mjaftuar për të marrë shkas dhe për të ngritur një problem që shumë herë është diskutuar, por deri tani nuk ka marrë zgjidhje konkrete. Shkëlqim Muça dhe përgjegjësi Hamdi Zhegu kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e një prej stadiumeve më të vjetra shqiptare, siç është ai "Selman Stërmasi". Në një deklarim për "Sportin shqiptar", të dy drejtuesit janë shprehur: "Ky stadium është ndërtuar që në vitin 1959 dhe që nga ajo kohë nuk është vënë më dorë në të. U bënë pothuajse 44 vjet që këtu po luajnë të tri ekipet kryeqytetase dhe gjendja sot është e mjerueshme. Bari që ka tani është lule tërfili dhe pas një muaji ai do të zhduket përfundimisht, duke u kthyer në fushë balte, ku vetëm futboll nuk mund të luhet. Për mua, si drejtues klubi, ky stadium ka kohë që e ka lëshuar sinjalin SOS dhe deri tani nuk është bërë asgjë për sa i takon rikonstruksionit,"- thotë Shkëlqim Muça. I pyetur në lidhje me mundësinë se kush mund të financojë që gjendja e stadiumit të ndryshojë, shefi i klubit shprehet se vetëm Federata Shqiptare e Futbollit mund të vërë dorë mbi të, ashtu siç ka bërë në Shkodër, Durrës, Kavajë apo Ballsh. Sipas tij, Bashkia e Tiranës nuk mund të paguajë për fushën, sepse nuk është ajo që e organizion aktivitetin futbollistik. "Vetëm Federata mund të vërë dorë dhe ta bëjë fushën e "Selman Stërmasit" nga e para. Është ajo që e organizon aktivitetin dhe normalisht duhet të shpenzojë që të paktën njëra nga skuadrat e kryeqytetit, siç është Tirana, të ketë stadiumin e saj. Nga ana e FSHF-së na është premtuar se këtë vit do të bëhej diçka, por deri tani asnjë punim nuk është zhvilluar. Shpresojmë që vitin që vjen, kur të përfundojë edhe ky edicion, drejtuesit më të lart të futbollit në vend do ta miratojnë fondin për restaurimin e stadiumit. Vetëm në këtë mënyrë do të mbyllen hallet për ne dhe futbollin shqiptar në përgjithësi,"- përfundon Muça.

Hamdi Zhegu, përgjegjësi i stadiumit
"Duhet medoemos të bëhen të gjitha përpjekjet, që këtij stadiumi të madh në vend t'i ndryshojmë fytyrë. Gjendja është skandaloze dhe është e pamundur që punëtorët e fushës ta mirëmbajnë, kur këtu luajën të tri skuadrat e kryeqytetit. Madje ditët e fundit kanë filluar stërvitjen kombëtarja jonë dhe ajo gjeorgjiane, duke e bërë të vështirë që ditën e premte Tirana të luajë një ndeshje futbolli normale ndaj Besës. Nuk e di sesi do t'i vejë halli këtij stadiumi, por një gjë është e sigurt: pas dy muajsh në të nuk do të shihet më futboll, pasi sezoni i dimrit ka trokitur,"- i jep fund shqetësimit të tij përgjegjësi i stadiumit "Selman Stërmasi", Hamdi Zhegu.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2003 16:40
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kampionati kombetar

Kuriozitete, shifra dhe fakte nga java e 3-tw e Grupit A1 dhe java e parë e Grupit A2
Tirana, më shumë se 5 gola për ndeshje

- Katër fitore (të gjitha shtëpiake), një barazim, 19 gola të shënuar (shifra më e lartë deri tani), prej të cilëve 17 të shënuar nga vendësit dhe vetëm dy prej miqve, 3 kartonë të kuq dhe dy penallti. Këto shifra na serviri "sofra" e javës së 3-të të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit.
- Së bashku me 30 golat e dy javëve të para, numri i përgjithshëm i tyre arriti në 49, që do të thotë 2 gola më shumë se vjet, të shënuara në 6 takime më pak se në kampionatin e kaluar.
- Pas fitores së javës së parë (6-0) ndaj Lushnjës, kampionët bardheblu realizuan një tjetër fitore me shifra të thella (7-1) ndaj Besës. Fitoren e tretë më të thellë në këto javë e ka arritur Elbasani, që ka mposhtur 5-0 fqinjin e tij, Shkumbinin.
- Tirana, kjo "makinë" e vërtetë golash, ka shënuar deri tani aq sa kanë shënuar 7 skuadrat e vendeve 4-10, të marra së bashku. Ndërkohë, dinamoviti Qorri, që kryeson listën e golashënuesve, ka shënuar më shumë se Lushnja, Flamurtari, Vllaznia e Shkumbini së bashku (ato kanë realizuar vetëm 4 gola).
- Ziambo i Dinamos dhe Memelli i Elbasanit kanë shënuar më shumë se një gol këtë javë. Kështu, në këto 3 javë të para të kampionatit, janë regjistruar 5 dygolësha, ndërkohë që Qorri i Dinamos ka firmosur 4-golëshin e vetëm deri tani.
- Nga të gjithë golashënuesit e deritanishëm, vetëm tiranasi Fortuzi ka mundur të shënojë gola në të trija ndeshjet e zhvilluara. Ai tani renditet në vendin e dytë, me 4 gola të realizuar.
- Të dyja penalltitë e kësaj jave, të transformuara nga Mancaku (Teuta) dhe Kornea (Lushnja) në gola, kanë realizuar decizive. Të gjitha penalltitë e dhëna në këto 3 javë (5) janë kthyer në gola.
- Mbas dy javëve të para të kampionatit, gjyqtarët tanë kanë ndëshkuar me kartonë të kuq 3 futbollistë. Dy futbollistë kanë qenë kontigjent i skuadrave mike, që edhe kanë humbur (Sheta-Besa dhe Luka-Vllaznia). Për hesap të lushnjarëve është dhënë një penallti, një karton i kuq dhe një fitore 3-pikëshe.
- Barazimi i vetëm i javës u fiksua në stadiumin "Niko Dovana", në ballafaqimin Teuta-Partizani. Katër nga pesë takimet e fundit, të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, kanë përfunduar në barazim. Tri prej këtyre ndeshjeve kanë përfunduar me të njëjtin rezultat, 1-1, dy në Durrës dhe një në Tiranë.
- Dinamoja ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke i shkaktuar Vllaznisë humbjen e tretë në këtë kampionat. Me 3 gola diferencë ndaj shkodranëve në kryeqytet, blutë nuk fitonin qysh nga 26 shkurti i vitit 1995, kur fiksonin shifrat 4-1. Fitorja 3-0 mes kuqebluve dhe dinamovitëve regjistrohet për herë të tretë, duke nisur qysh nga viti 1950, kur kanë filluar duelet ndërmjet tyre.
- Që nga sezoni '98-'99, fitoret e Tiranës kundër Besës kanë njohur vetëm progres. Nga 2-0 në 3-0, 5-0 dhe tani së fundi 7-1. Ky është rezultati më i thellë në historinë e fitoreve të bardhebluve ndaj verdhezinjve. Kështu, kampionët kanë marrë hak për atë humbje "poshtëruese", pësuar në Kavajë në sezonin '92-'93, po 1-7. Për "statistikë", Fortuzi ka firmosur golin e 180-të, që tiranasit kanë shënuar në portën e kavajasve.
- Edhe elbasanasit kanë sigluar fitoren më të thellë kundër peqinasve. Në 13 takimet e para, portokallinjtë kishin shënuar vetëm 7 gola në portën e Shkumbinit, ndërkohë që vetëm në takimin e së shtunës, ata shënuan plot 5 gola. Interesant është fakti se të gjithë golat Shkumbini i ka pësuar në stadiumin e Elbasanit.
- Ashtu si Vllaznia e Shkumbini, edhe Flamurtari është përballur me humbjen e tretë radhazi. Këtë humbje ia ka shkaktuar skuadra myzeqare e Lushnjës, falë një goli të vetëm realizuar me 11-metërsh. Kështu, lushnjarët kanë sigluar fitoren e 20-të përpara tifozëve të tyre, ndërkohë që kanë realizuar golin e parë në këtë kampionat.
Erzeni vizitoi Kuçovën pas 55 vjetësh
- Të shtunën ka nisur edhe kampionati i Grupit A2, me ndeshjet e para të tij. Si në Grupin A1, edhe këtu u fiksuan 4 fitore (vetëm njëra shtëpiake) dhe 1 barazim. Plot 21 herë është tundur rrjeta në këto 5 takime, me mesataren e lartë 4 gola për çdo ndeshje.
- D. Bubeqi (Bylis), Braho (Luftëtari) dhe Rodi (Naftëtari) kanë firmosur dygolëshat e parë të këtij grupi.
- Të dyja penalltitë e ekzekutuara i kanë përshëndetur rrjetat, po pa efekte decizive.
- Muzha i Apolonisë dhe Lala i Erzenit kanë qenë të vetmit që janë përcaktuar persona "non grata", duke koleksionuar kartonët e parë të kuq.
- Veleçiku i Koplikut dhe Egnatia e Rrogozhinës kanë hedhur hapat e para të brishta në Ligën e Parë. Të dyja skuadrat janë "tradhtuar" nga emocionet dhe eksperienca në kësi lloj ndeshjesh, duke mos e menaxhuar si duhet rezultatin e arritur përkohësisht. Kështu, rrogozhinasit, epërsinë prej dy golash, nuk kanë mundur ta ruajnë dot, duke iu kënaqur vetëm pikës së parë, ndërkohë që vetëm për 25 minutat e fundit, kënaqësia e pikës së parë i është hequr skuadrës së Veleçikut.
- Derbi i zonës, Apolonia-Bylis, ka përfunduar, si edhe vjet, me fitoren e miqve, por me përmasa më të mëdha, nga 1-2 në 1-4.
- Për herë të fundit, para se të ndesheshin të shtunën, Laçi e ka vizituar Lezhën në sezonin '95-'96, ku dhe kishte merituar fitoren e parë atje. Ndërsa të shtunën, laçianët kanë dubluar fitoret ndaj vendësve. Tani balanca e fiksuar në dekadën e fundit është prishur, duke anuar nga ana e Laçit, me 1 fitore dhe 1 gol më shumë.
- Plot 55 vjet më parë, Erzeni luante ndeshjen e fundit në Kuçovë, ndaj vendësve. Atëherë skuadrat përvijonin çiftin Spartak-8 Nëntori. Në atë kampionat, shijakasit i fitonin të dy takimet, 4-2 në Kuçovë dhe 3-1 në Shijak. Por të shtunën kuçovarët kanë fituar thellë, 4-1, duke iu gëzuar fitores së parë ndaj Erzenit. Vetëm 1 gol më shumë kishte shënuar deri të shtunën Naftëtari në 4 takimet e zhvilluara me Erzenin.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2003 08:50
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Gjyqtarėt dhe ndeshjet pėr kampionatin e grupit A1 dhe A2

Grupi A1
Java e 4-t:
Teuta - Lushnja
G.Duraj (Memaliaj)
Partizani - Dinamo
B.Pashaj (Tiranë)
Vllaznia - Elbasani
K.Meta (Tiranë)
Shkumbini - Tirana
L.Guzja(Tiranë)
Besa - Flamurtari
I.Gashi (Durrës)

Grupi A2
Java e 2-të:
Apolonia - Naftëtari
M.Metohia (Lezhë)
Bylis - Veleçiku
A.Nase (Tiranë)
Tomori - Besëlidhja
S.Çekaj (Laç)
Laçi - Egnatia
A.Janku (Tiranë)
Luftëtari - Erzeni
P.Lapi (Shkodër)

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2003 08:58
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Arrow

Disiplina me "dorė tė fortė"

Tre futbollistë dënohen nga 4 javë, ndërkohë që Magani gjobitet për lojë të rëndë

Ndryshe nga ç'pritej, dje komisioni i disiplinës ka marrë masa shumë të ashpra për futbollistët që kanë fyer gjyqtarët në javën e tretë dhe të parë të grupeve A1 dhe A2. Pasi janë mbledhur dje, si gjithmonë, në orën 12.00, anëtarët e komisionit, kanë shqyrtuar të gjithë dokumentacionin që sektori i garave u kishte vënë në dispozicion për këtë mbledhje në lidhje me ngjarjet e javës, për ndeshjet e Grupit A1 dhe A2. Edhe pse gjatë javës që sapo përfundoi nuk ka pasur probleme serioze, komisioni është treguar i ashpër kundrejt atyre që kanë fyer gjyqtarët. Relacionet e mbërritura në Federatë kanë treguar se tre prej futbollistëve mes Grupit A1 dhe A2 kanë fyer gjyqtarët. Komisioni, pasi u konsultua edhe me rregulloret e aktivitetit, vendosi që tre futbollistët të dënohen respektivisht me katër javë pezullim. Kështu, Edlir Gega i Lushnjës dënohet të qëndrojë jashtë fushave të futbollit 4 javë, pasi ka fyer gjyqtarin e ndeshjes Lushnja-Flamurtari, Pajtim Lapi. Me të njëjtin motivacion është dënuar edhe Bledar Lala, por këtë radhë në ndeshjen Naftëtari-Erzeni, ku kryesor ka qenë Pashaj. Edhe futbollisti i Apolonisë Leandro Muzhai nuk i ka shpëtuar disiplinorit, pasi duhet të qëndrojë larg ndeshjeve 4 javë. Duket se komisioni i disiplinës ka filluar paksa si rëndë me vendimet, duke mos toleruar asnjë futbollist, kushdo qoftë. Disiplinori nuk ka harruar të marrë një masë me gjobë edhe për lojën e rrezikshme që është parë në ndeshjen Elbasani-Shkumbini. Për një ndërhyrje të rrezikshme, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda për futbollistin e "portokallinjve" Memelli, kapiteni i peqinasve, Gugash Magani, gjobitet me 15.000 mijë lekë të reja.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2003 09:03
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Java e Katėrt

Emocione të shumta në javën e katërt të kampionatit. Partizani mund Dinamon në derbi dhe niset në ndjekje të Tiranës. Bardheblutë kthejnë rezultatin në Peqin, ku shënojnë tre gola, pasi kishin mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0-1. Fiton dhe Vllaznia, që merr tre pikët e para në këtë kampionat.

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, ndonëse nuk ka mbushur shkallët e stadiumit, ka ofruar një ndeshje të bukur dhe plot ritëm. Sfida e djeshme ka qenë e tëra një betejë mes dy skuadrave që nuk kanë rreshtur së kërkuari fitoren, por trepikshi në fund i ka takuar skuadrës së Ilir Spahiut. Goli i Bejzades që në pjesën e parë të takimit i ka shokuar blutë, të cilëve iu deshën disa minuta për të ngritur kokën, por goli i djemve të Markos ka ardhur vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Barazimi nuk ka zgjatur shumë, sepse braziliani Abilio ka shënuar një gol të lehtë brenda zonës, duke ekzaltuar pankinën e Partizanit dhe tifozët në stadium. Dinamo është përpjekur më kot për të shënuar qoftë edhe një gol, por ajo që u vu re ishte se bluve u mungoi finalizimi. Partizani konsolidon në këtë mënyrë pozitat në renditje dhe do të presë ndonjë gabim të Tiranës. E për sa u takon bardhebluve: në fillim u krijua përshtypja se kjo Tiranë mund të thyhet. Shkumbini mbyll pjesën e parë në avantazh, por e dyta flet për kampionët, që shënojnë tre gola, shto këtu dhe një penallti të humbur nga Fortuzi. Dhe gjithë kjo përmbysje ka ndodhur pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Pinari. E thënë ndryshe, tre pikë të marra me zemër nga bardheblutë. Te fitorja është rikthyer dhe Vllaznia. Shkodranët, të mbetur me 10 vetë në pjesën e dytë, e pasi kanë humbur një penallti me Sinanin, kanë gjetur golin në minutën e 82-të, me Sinanin. j.d


Ndeshjet e javës së katërt grupi A1

Teuta-Lushnja 2-0
(Renato 58’, Zëre 80’)
Shkumbini-Tirana 1-3
(Balliu 6’/ S.Bulku 61’, Muka 75’, Xhafa 87’)
Vllaznia-Elbasani 1-0
(Martini 82’)
Partizani-Dinamo 2-1
(Bejzade 1’, Abilio 62’/ Ishka 51’)
Besa-Flamurtari 0-0

Renditja

1.Tirana 12
2.Partizani 10
3.Teuta 10
4.Dinamo 9
5.Elbasani 7
6.Lushnja 3
7.Vllaznia 3
8.Besa 2
9.Flamurtari 1
10.Shkumbini 0

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 07:25
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Federata: Ja pse nuk u aktivizua Brachini

Një ndëshkim i marrë në sezonin e kaluar ka lënë jashtë ndeshjes së të shunës së fundit, Partizani- Dinamo, futbollistin Brachini. Lajmi është bërë i ditur dje nga shefi i Sektorit të Garave, Hito Hitaj, i cili ka sqaruar se futbollisti Brachini, që nuk mund të luante në këtë ndeshje, pasi ishte i dënuar më parë nga Komisioni i Disiplinës. Ky reagim i FSHF-së ka ardhur menjëherë pas ofendimeve në kor që kanë bërë sportdashësit e Partizanit në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” në ndeshjen derbi Partizani-Dinamo. Sipas Hitajt mbrojtësi brazilian i të kuqëve është i federuar konform të gjitha rregullave por detyrimet që ai ka nuk e lejojnë të luajë derisa t’i shlyejë plotësisht. “Brachini ka qenë i regjistruar si i federuar me Partizanin por nuk e ka patur të plotësuar dokumentacionin e tij. Ditën e premte ai ka përfunduar gjithçka me dokumentacionin dhe mund të luante normalisht në ndeshjen derbi. Por dënimi që i është bërë nga Komisioni i Disiplinës gjatë sezonit të kaluar nuk e lejoi që të luante kundër Dinamos”, ka theksuar Hitaj. Brachini është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e zhvilluar në datën 7.5.2003 me 10 javë pezullim dhe me një gjobë prej 100 mijë lekësh për goditje të kundërshtarit. Sipas Hitajt, Brakini akoma nuk i ka plotësuar 10 javë pezullim dhe nuk ka paguar gjobën prej 100 mijë lekësh. Sipas tij, nëse ai do të aktivizohej atëherë skuadra e Dinamos i kishte të gjitha mundësitë që në bazë të rregullores të merrte ndeshjen në tavolinë. “Nëse Brachini do të luante atëherë skuadra e Dinamos e fitonte ndeshjen në tavolinë”, thotë Hitaj. Sipas drejtuesve të Federatës në bazë të dhënave që disponojnë Brachini rezulton si një nga futbollistët më problematikë të kampionatit në sezonin e kaluar.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2003 17:53
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shefi i sektorit të garave në FSHF, i shqetësuar për terrenet sportive.
Hitaj: Jemi në krizë për stadiume


"Jemi në vështirësi të jashtëzakonshme. Nuk kemi stadiume ku të luajnë skuadrat që marrin pjesë në kampionat." Me këto fjalë e ka përkufizuar shefi i sektorit të garave, Hito Hitaj, gjendjen pas javës së 5-të dhe të 3-të të grupeve A1 dhe A2 të kampionatit shqiptar të futbollit. Shefi i sektorit të garave ka pranuar se në këtë pikë të kampionatit shumë ekipe nuk kanë stadium ku të luajnë ndeshjet e tyre. "Ekziston një gjendje shumë e keqe në infrastrukturë. Nuk dihet se ku do të luajnë disa ekipe të Grupit A2, por gjendja nuk është më mirë as në Grupin A1," - është shprehur Hitaj. Shefi i sektorit të garave, në prag të ndeshjeve për Kupën e Shqipërisë, është dukur shumë i shqetësuar për ato skuadra që nuk kanë ku të luajnë. Sipas Hitajt, gjendja për disa ekipe është në pikë të hallit dhe nuk dihet se ku do të luajnë ato në vazhdimësi. "Për shembull, në këtë moment që flasim, skuadra e Veleçikut nuk lejohet të luajë në stadiumin "Loro Boriçi" nga drejtuesit shkodranë, pasi këta të fundit nuk duan që stadiumi i tyre të dëmtohet, prandaj kanë marrë këtë vendim. E njëjta situatë edhe me Erzenin, ku drejtuesit e klubit krutan pretendojnë se shijakasit nuk kanë paguar para për stadiumin, kështu që nuk do të lejojnë që Erzeni të luajë në këtë stadium. Prandaj, duke parë këtë gjendje, them se jemi në vështirësi për stadiume,"- është shprehur Hitaj. Sipas tij, komiteti, me një vendim të posaçëm, para se të fillonte aktiviteti për sezonin e ri futbollistik 2003-2004, ka miratuar të gjitha stadiumet, ku mund të luhet futboll në këtë kampionat. Në këtë listë nuk figuron fusha sportive e Veleçikut. Kështu, para fillimit të kampionatit, të gjitha ekipet janë detyruar të lidhin një kontratë me disa stadiume të tjera në qytetet fqinje. Nga ana tjetër, sot dhe nesër, për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, sektori i garave nuk ka vendosur ende se ku do të luhen ndeshjet e këtyre dy skuadrave. Sipas Hitajt, probleme po nxjerrin edhe stadiumet që janë në rikonstruksion e sipër, si në rastin e stadiumit të Fierit, Kavajës (thuhet se përfundon më 1 nëntor), Erzenit, Lushnjës dhe disa qyteteve të tjera. Këto fusha u kanë sjellë disa probleme skuadrave me vendin ku do të luhen ndeshjet. "Edhe në fundjavë do të kemi probleme, pasi kemi disa përplasje ndeshjesh, kështu që do të mundohemi që problemet t'i zgjidhim sa më shpejt" - ka vijuar më tej Hitaj. Duke iu rikthyer ndeshjeve të fundjavës së kaluar, shefi i sektorit të garave është shprehur se, në përgjithësi, në të dy grupet, ndeshjet kanë qenë të rregullta dhe pa probleme. "Edhe policia ka bërë një punë të mirë, me përjashtim të ndeshjes në Kuçovë, kur duhet të ishte treguar më e shpejtë në mbrojtjen e gjyqtarëve," - tha Hitaj. Por shefi i sektorit të garave nuk ka lënë jashtë diskutimit edhe temën e gjyqtarëve, të cilët, sipas tij, po gjykojnë shumë mirë në këto ndeshje. Por sipas Hitajt, edhe gabimet që mund të jenë bërë në fushë, nuk kanë qenë të qëllimshme, por normale. Gjithashtu, shefi i sektorit të garave ka thënë edhe dy fjalë për disa fenomene të vërejtura në fushat lojës. "Disa futbollistë, nga ata që luajnë prej kohësh në kampionatin shqiptar të futbollit, në ndeshjet e fundit mundohen të bëjnë lloj-lloj hilesh, duke parë që nuk mund të fitojnë me zotësi. Kjo, sigurisht, nuk është e drejtë dhe ata mund të ndëshkohen," - ka përfunduar Hitaj.


Kupa, starti në orën 15.00

Sektori i garave ka vendosur edhe orarin e ndeshjeve për Kupën e Shqipërisë. Të gjitha takimet, sipas shefit të sektorit të garave, Hito Hitaj, do të fillojnë në orën 15.00, ndryshe nga ndeshjet e kampionatit, të cilat fundjavën e kaluar kanë filluar në orën 16.00. Ky ndryshim i orarit është bërë, pasi në tetor ndeshjet e kampionatit luhen në orën 15.30, ndërkohë që ato të Kupës së Shqipërisë gjysmë ore përpara.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2003 15:25
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Futbollisti i Naftëtarit, Sokol Kanani, dënohet një vit
Disiplinori, krasitje A2-shit


Komisioni i disiplinës dënon rëndë futbollistët që gjatë ndeshjeve të Grupit A1 dhe A2 kanë goditur ose fyer gjyqtarët. Disiplinori, i mbledhur si gjithmonë të mërkurën në mesditë, ka marrë në shqyrtim të gjitha çështjet e servirura nga sektori i garave. Në ndihmë të këtij komisioni janë vënë edhe kasetat e ndeshjeve për të dyja grupet, A1 dhe A2. Pasi komisioni ka shqyrtuar të gjitha dokumentet, ka marrë disa vendime të rënda, sidomos në Grupin A2. Kështu, disiplinori ka dënuar me një vit pezullim futbollistin e Naftëtarit, Sokol Kanani, pasi në ndeshjen me Luftëtarin ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor. Në këto kushte, duke parë që edhe sektori i garave i ka kushtuar një rëndësi të veçantë paprekshmërisë së gjyqtarit, komisioni i disiplinës e ka dënuar Kananin të qëndrojë një vit jashtë fushave të lojës. Nuk ka shpëtuar nga "shpata" e disiplinës as futbollisti i Erzenit, Arens Bajrami. Ky i fundit është dënuar 4 javë, pasi në ndeshjen Erzeni-Laçi ka fyer publikisht publikun e pranishëm në stadiumin e Krujës. Nuk kanë shpëtuar pa u ndëshkuar as disa futbollistë, të cilët gjatë ndeshjeve të fundjavës së shkuar kanë luajtur shumë ashpër. Komisioni i disiplinës ka gjobituar me 15.000 lekë të reja futbollistin e Partizanit, Henri Ndreka, dhe atë të Besëlidhjes, Argjend Gjinaj. Të dy këta futbollistë kanë luajtur shumë ashpër dhe e kanë rrezikuar kundërshtarin disa herë në lojë. Po kështu, për kampionatin e 17-vjeçarëve, komisioni i disiplinën i ka dhënë në tavolinë ndeshjen Tiranës, pasi gjatë fundjavës, në ndeshjen me Besën, kavajasit janë larguar nga takimi, në mes të pjesës së dytë. Edhe trajneri i Besës, që ka qenë iniciatori i këtij vendimi, është pezulluar nga disiplinori po 1 vit. Një pezullim 1-vjeçar ka marrë edhe futbollisti Orges Xheka, që gjatë ndeshjeve po të 17-vjeçarëve ka goditur gjyqtarin e takimit. Për kategorinë 19 vjeç, pezullohet 4 ndeshje futbollisti i Skënderbeut, Arben Baçe, pasi ka fyer gjyqtarin e takimit. Në fund, Shkumbini humbet në tavolinë ndeshjen me Elbasanin 0-2, pasi peqinasit nuk kanë mundur ta organizojnë takimin.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2003 14:02
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Te Ndryshme nga Futbolli Shqiptar

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.