Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Jeni pro apo kunder luftes qe ka filluar ne Irak ?
Ky sondazh ėshtė i mbyllur.
Jam Pro 10 47.62%
Jam Kunder 11 52.38%
Gjithsej: 21 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 18 Maj 2003, ora 21:30  (120 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]

Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

te rejat e fundit

Kriza irakene dhe dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane për zgjidhjen e saj janë në qendër të shkrimit me titull “ Rumsfeld kritikon OKB dhe NATO-n për qasjen ndaj Bagdadit,” botuar në të përditshmen amerikane Nju Jork Times.
Sipas kësaj gazete, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka sfiduar si Kombet e Bashkuara ashtu edhe NATO-n duke i tërhequr vëmendjen se rrezikonin të humbnin rëndësinë. Duke lejuar Irakun të shkelë 17 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, Rumsfeld citohet të ketë thënë se OKB-ja po kthehet në një Lidhje të Kombeve duke zgjedhur fjalët para veprimeve. Ndërkaq duek lejuar Irakun të marë kryesinë e rradhës të Komisionit për Çarmatim të OKB-së, dhe Libinë të drejtojë Komisionin e të drejtave të njeriut që fillon në mars, Kombet e Bashkuara e kanë vendosur veten në pikën më të ulët të veprimtarisë së tyre. Më tej Nju Jork Times citon Rumsfeldin të ketë kritikuar Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën që kanë bllokuar vendimin e NATO-s për të mbrojtur Turqinë e cila rrezikohet nga Iraku. Por Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s nuk do ta lenë vetëm Turqinë, ndërkohë që do të jetë reputacioni i Aleancës Veri-atllantike që do të dëmtohet nga ky veprim, i referohet Nju Jork Times, Sekretarit amerikan të Mbrojtjes. Në përgjigje të kritikave të Rumsfeldit, ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher tha se vendi i tij nuk po i bën bisht detyrimeve për mbrojtjen e Turqisë, por ai tha se NATO duhet të presi raportin e ardhshëm të inspektorëve, duke ritheksuar edhe njëherë mbështetjen për punën e këtyre të fundit. Mediat gjermane kanë bërë të ditur se Gjermania dhe Franca po përgatitin një plan të përbashkët që parasheh dërgimin e disa mijëra paqeruajtësve të OKB-së në Irak në mënyrë që të parandalojë sulmet ushtarake. Zyrtarët amerikanë konfirmojnë për Nju Jork Times se ministri gjerman i mbrojtjes, nuk ka pranuar t’i japë më shumë detaje për planin homologut të tij amerikan.
Ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se nuk do të mbështetin një plan të tillë, i cili të kujton dështimin e paqeruajtësve të OKB-së për të parandaluar masakrat në Bosnje. Ndërkaq sekretari amerikan i Mbrojtjes nuk ka harruar të theksojë se ishte i kënaqur me mbështetjen e një numri vendesh evropiane mes të cilave edhe Shqipëria.
Ndërkaq Rumsfeld ka nënvizuar se lufta nuk është asnjëherë një zgjidhje e lehtë, por rreziqet e saj duhen marrë parasysh kur bëhet fjalë për rreziqet e armëve të shkatërrimit në masë të Irakut, përfundon Nju Jork Times.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2003 09:45
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

plani Gjermani France per Irakun

Gjermania dhe Franca kanë hartuar një plan të përbashkët për zgjidhjen e krizës irakene. Bazuar në detajet që janë bërë publike plani parasheh trefishimin e numrit të inspektorëve në Irak, vendosjen e disa mijëra trupave të Kombeve të Bashkuara, si mbështetje për inspektorët, dhe zgjerimin e zonave të ndalim fluturimit në të gjithë vendin. Njëherësh gjykata e Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë shkeljet e të drejtave të njeriut.
Rusia, përmes ministrit të mbrotjes, Sergei Ivanov, ka shprehur mbështetjen e sja për planin.
Megjithatë Franca dhe Gjermania kanë deklaruar se nuk ekziston ende një plan, për më tepër sekret, dhe kanë hedhur poshtë propozimin për vendosjen e trupave paqeruajtëse në Irak.
Megjithatë zëdhënësja e qeverisë gjermane ka pohuar se shumcka varet nga Këshilli i Sigurimit.
Timothy Garden nga instituti Mbretëror në Londër për marrdhënie ndërkombëtare.

“Kjo vendos dicka më konkrete në tryezë të premten më 14 shkurt, kur dy krerët e inspektorëve, Blix dhe Baradei, do të raportojnë para Këshillit të Sigurimit. Kjo në një farë mënyre i jep alternativë një rezolute të dytë që mund t ëbëjë thirrje pë rluftë. Mendoj se ka një ndjenjë t ëfortë ne Francë, Gjermani, Belgjikë e ndoshta dhe tjetërkund, si për shembull në Rusi e ndoshta dhe në Kinë, që ata duan disa alternativa të tjera për diskutim”, sqaron eksperti Garden.
Diskutimet mbi mënyrën se si duhet trajtuar dhe zgjidhur kriza irakene vazhdon të thellojë debatet. Plani franko-gjerman është cilësuar si diverzion nga Uashingtoni, për më tepër që në konferencën e sigurisë të mbajtur në fundjavë nuk është këshillur mbi këtë plan Sekretari amerikan i mbrojtjes Rumsfeld.
Ndarjet janë bërë dhe më të dukshme pas bllokimit të planeve të NATO-s për mbrojtjen e Turqisë, anëtare e Aleancës, në rast të një lufte në Irak. Bllokim që vjen nga Franca, Gjermania dhe Belgjika.
Eksperti Garden thotë se këto veprime vetëm s athellojnë bindjen amerikane për të vepruar në bazë t ëmardhënieve dypalëshe, në vend të atyre shumëpalëshe, ku përfshihet dhe NATO-ja.

“Amerikanët ishin të tejlodhur me NATO-n nga njëra anë dhe mendoj se kjo vetëm do të konfirmoj se NATO-ja nuk do të drejtojë operacione sigurie sipa spikëpamjes amerikane. Ndërsa Amerika do të vazhdojë të trajtojë problemet në marrëveshje dypalëshe. Dhe nëse shohim pas në histori përgjatë 20 viteve, ne mund të themi se dita kur NATO-ja bllokon diskutimin për të marrë mbrojtjen e Turqisë, është kthimi i vetvetes në të parëndësishme”, nënvizon eksperti nga Londra, Garden.
Ndërkaq Franc Dieter Shvarc nga Instituti për cështjet e sigurisë ndërkombëtare në Berlin pohon s erritja e krizës irakene është dëshmuar katastrofike për marrdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe disa fuqive evropiane.

“Tani është një katastrofë në marrëdhëniet evropiano-amerikane. Sadam Hyseini ishte shumë i suksesshëm në krijimin e kësaj ndarje në botën perëndimore”, përfundon Shvarc.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2003 19:48
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

nje sqarim i vogel

Per sa i perket varferise ne irak nuk eshte faji i sadamit por i bllokadave terroriste te inponuara nga shteti kryesor terrorist ne bote dhe per sa i perket nivelit kulturor shiko pak statistikat e OKB ne vitet 80 ku iraku ishte shteti qe kishte buxhetin me te madh ne arsim dhe detyrimisht shteti me popullin me te arsimuar ne bote.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2003 12:31
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

arsyetimi

arsyet qe sot amerika propozon per lufte jane arsye te cilat nuk i kupton njeri pervec se presidentit si nje qenje superiore.duke filluar me armet e shkaterimit ne mase amerika nuk ka si te armatos dhe te carmatos shtetet sipas interesave te saja apo sipas llogjikes te nje personi i cili ka nevoje per psikolog.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2003 12:36
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Botaed

E para e punes te pasurit e buxhetit me te madh ne bote per arsimin (duke supozuar qe statiskat e tua jane te verteta) nuk do te thote qe ke popullsine me te arsimuar ne bote se nqs Sadami i mesonte qe 1+1=3 ata te shkretet po budallenj ngeleshin.

E dyta, po te hiqte dore Sadami nga armet e tij s'kish per te pasur me bllokada ndaj Irakut, dhe as te vdekur te pafajshem; keshtu qe fajtori eshte Sadami vete.

E treta, Sh.B.A. i çarmatos shtetet sipas deshires sepse eshte shteti me i fuqishem ne bote aktualisht dhe asnje s'i del dot perballe, duke perfshire edhe ty dhe ata pak veta qe mendojne si ti (nuk e di si te te klasifikoj: Marksist, Bin Ladenist, Anarkist). Qeveria dhe regjimi politik ne Sh.B.A. nuk jane perfekte, dhe s'do te jene ndonjehere por jane goxha te pranueshme po te konsiderohet fuqia dhe mundesite e pakufishme qe jane te hapura per nje supershtet te ketille.

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2003 23:14
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Po i le menjane deklaratat ekstreme apo relative.

Nuk shkohet asnjehere ne lufte pa patur nje mbeshtetjen masive. Se pari duhet nje mbeshtetje e brendshme. Asnje qeveri nuk mund te niset e sigurt ne lufte nese nuk ka mbeshtetjen e pjeses me te madhe te popullit. Kur behet fjale per lufte nuk del 51% e njerezve te jene dakort, por duhet 90% e tyre te jene te bindur. Se dyti duhet nje mbeshtetje nderkombetare nga pjesa me e madhe e shteteve. Fakti qendron se USA dhe Anglia nuk kane arritur aspak ne krijimin e opionit publik nderkombetar te favorshem per luften. Ne keto kushte lufta nuk mund te fillohet. Asgje nuk do ta justifikonte kete lufte. Dhe asgje faktikisht nuk e justifikon perderisa nuk ka asnje prove te lidhjes se Irakut me Bin Ladenin. As prova te ekzistences se armeve te ndaluara nuk ekzistojne. Dhe sidoqofte nuk ka asnje aresye ne bote qe te justifikoje urgjencen amerikane per te sulmuar irakun pa mbeshtetjen e gjere perendimore.

Neser ne gjithe boten do kete manifestime te medha kunder luftes. Ndersa 90 bashki amerikane i kane kerkuar qeverise te mos shkoje ne lufte. Disa prej tyre jane qytete te medha si Chicago. Kjo eshte nje disfate e politikes se Bushit dhen je diskretititim amerikan pa precedent ne arenen nderkombetare. Tentativa amerikane per te forcuar aleancen atlantike te hyje ne lufte tashme ngjan gjithmone e me shume me nje veprim histerik i nje shteti qe ka dale nga parimet e civilizimit dhe bashkejeteses ne planet. Eshte tashme nostalgji ajo amerike e pjekur qe hyri ne luften e dyte boterore vetem pasi u mendua shume here dhe pasi i sulmuan Pearl Harbor-in. Amerika e sotshme po kerkon lufte me ngulm dhe kjo nuk ka asnje grimce pjekurie. Eshte e vertete qe me i forti ben ligjin, por te gjithe mendojme se jemi njerez te civilizuar. Dhe ne kete civilizim me i forti ndjek ligjet dhe rregullat. Jemi vete ne, vete amerika, qe kontribuoi ne ngritjen e rregullave te civilizimit dhe tashme i zbaton ato vetem brenda kufijve te vet, duke dhunuar te gjitha traktatet dhe etiken nderkombetare. Patjeter qe mund te beje cte doje meqe ka ushtrine me te forte ne bote, por kjo do sjelle izolimin e saj te metejshem, mungesen e lirise edhe brenda ne amerike. Kufinjte do kontrollohen dhe terrorizmi do jete me prane. Ja pse nuk shkohet ne lufte pa implikuar dhe shtetet e tjera.

E gjithe kjo histori qe po jetojme ka konseguenca qe do i mbajme mend mire ne ta ardhmen. Po jetojme dite tensioni qe po ndryshojne teresisht konfiguracionin politik-shoqeror ne gjithe globin.

USA-n e mbeshteti nje pjese e mire e botes kur sulmoi Afganistanin. Kjo ndodhi sepse gjithe bota "u prek" nga atentati i 11 Shtatorit. Ai atentat ishte nje fishek ne favor te amerikes, por mesa duket po e perdor per qellime me te medha sec duhet. Mbase kesaj rradhe USA hodhi hapin me te madh sec ka kemben. Jam i bindur se Bushi e di mire cpo ben, e ka te qarte qe ka hedhur nje hap qe do mbetet ne historine e ketij shekulli qe hyri. Ai eshte i vetedijshem per luften qe predikon perpara amerikaneve pa marre akoma miratimet nderkombetare. Dhe pikerisht ketu qendron problemi, tek fakti qe ai vazhdoi te propagandoje lufte edhe kur e pa qe ambjenti politik-shoqeror nderkombetar nuk ishte gati.

Vizitor te ftoj te mendosh pak me gjere ne lidhje me kete lufte. Cdo shtet eshte i lire ti mesoje femijeve qe 1+1=3 nese do. Amerika nuk mund te mbaje llogarite e te tjereve. Gjithashtu nuk ka asnje element per te bere nje lufte urgjente pa marre miratimin e inspektoreve, pa patur fakte se ne Irak ka arme. Dhe sidoqofte USA eshte ne NATO. Nese Iraku sulmon USA-n atehere do te shkaterrohet brenda dy ditesh nga gjithe shtetet e tjera. Kjo lufte nuk eshte preventive por pushtuese (lajmet sot ne mengjes thane se ka trupa amerikane speciale ne kufij qe po pergatisin PUSHTIMIN e Irakut).

Ju ftoj te beni nje reflektim. Te gjithe ne qe shkruajme ketu jemi te influencuar nga mediat. Ju ne amerike degjoni vazhdimisht Bushin qe thote llafe te bukura sikur lufta te jete loje. Ne ne Europe degjojme llafet e mediave qe pasqyrojne te dyja palet. Si perfundim le te dalim nje sekonde nga keto influenca. Le te mendojme vetem nje sekonde. A fillohet lufta ne keto kushte percarjeje politiko-shoqerore nderkombetare ????? Vete Berluskoni po rrezikon shume kesaj rradhe. Ka urdheruar te hiqen flamujt e paqes nga isitucionet publike, ndersa bashkite e shume qyteteve per proteste nuk i heqin. E nderkaq Tareq Azis takon papen mu ne mes te Romes. E nderkaq kisha e krishtere shpall mbeshtetjen ndaj planit francez kunder luftes per te shpetuar vellezerit irakene. E nderkaq te shtunen ka protesta ne gjithe boten kunder luftes ne Irak. Eh mor Bush, e ktheve Saddamin nga diktator ne aleat perendimor. Keq kjo lloj politike, shume keq.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2003 06:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

lufta ne IRAQ

Vetem një thenje po ua citoj dhe kerkoj falje qe do ta bëjë në gjuhen angleze.
WHEN BOSS SAYS HI
DONT ASK WHY,BUT HOW HI.



TUNG!

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2003 08:09
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

oj tung

oj tung ti dhe ai tjetri me lart .Une nuk jam bin laden megjithese po te kisha fuqi nuk do shikoja ndonje arsye te mos isha (por jo me preteksin e fese)dhe nqs ju i bazoni idealet tuaja ne interesa fare banale atehere nuk me ben cudi qe mbeshtesni a mer dhe iken.megjithate do te ma kishte qejfi tju beja nje pyetje.EDHE SA KOHE DO TE ZGJAS QE MILIONA NJEREZ NE BOTEN E ASHTUQUAJTUR TE TRETE DO TE PAGUAJNE ME GJAKUN E TYRE DIFEKTET E QEVERIVE ME POLITIKANE TE VERBUAR NE BOTEN E ASHTUQUAJTUR TE PARE?nqs ti nuk e di kush atehere po te ndihmoj une se per ke e kam fjalen dhe meqenese po flasim per ameriken ketu atehere pres nje pergjigje dhe jystifikim per hedhjen e bombes atomike dhe kercenimet sot per hedhjen e saj kunder kujt ti doj qejfi plus pastaj nje jystifikim te vogel per 27 shtetet qe amerika ka borbaduar ne luften e katert boterore.hajt tung or ju.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2003 12:09
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

botaed-it

Zotri botaed po ta sqaroj nje punë,fjala TUNG ne KOSOVË perdoret si shkurtesë e fjales se bukur TUNGJATJETA!
Sa i perket botes se lll-të lexoje pakes MALTUSIN,kurse ndoshta e ke ndegjuar edhe nje thenje te urtë ''MA MIRE ME KAN QIRI I FIKUR SE I FLLIQUR".



Shëndet!!!!!!!!!!!

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2003 13:06
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Fajtor,

Thua qe nuk shkohet asnjehere ne lufte pa pasur mbeshtetje masive. Ky term "mbeshtetje masive" eshte i veshtire te perkufizohet megjithate ta zeme se po pranojme perkufizimin tend te 51% te popullsise dhe te opinionit nderkombtar. Luftera te atilla sic thua veshtire se ndodhin, dhe edhe ne ate rast nuk eshte e thene qe te jene te drejta. P.Sh. Lufta e pare boterore filloi ne kushtet e nje euforie popullore ne te gjitha shtetet pjesemarrese si dhe me mbeshtetje te opinionit nderkombtar, per aleancat e ndryshme, por kjo nuk e beri ate nje lufte te drejte apo jo?

Thua qe nuk ka prova te lidhjese se Sadamit me Bin Ladenin, dhe as qe Iraku ka arme biologjike e kimike. Per te paren jam dakort me ty, per te dyten kemi mendime te ndryshme. Po degjoja Hans Blix qe po fliste tani perpara Keshillit te Sigurimit. Sipas tij ka rreth 1,000 ton materiale biologjike e kimike qe Iraku thote qe i ka shkaterruar vete por per te cilat nuk ka prova qe jane shkaterruar. Une, ti dhe Shqiptaret e tjere mbi nje moshe te caktuar kemi jetuar vete nen diktature dhe e dime mire se cfare jane ne gjendje te bejne diktatoret kur i bie ne dore. Mendo thjesht per mijera Kurdet qe u helmuan me gaz nga Sadami ne Halabja dhe pyete veten se a mund te lihet nje person i tille ne krye te nje shteti me 23 milione banore. Mendo se si do te ishim ne sot sikur Sh.B.A. te mos kishte bere presion ndaj regjimeve komuniste, jo kompjutera qe s'do te kishim por mund te kishim perfunduar ne ndonje kamp internimi, ose duke spiunuar shoket tane per te fituar buken e gojes.

Neser do te kete protesta ne te gjithe boten kundra luftes. E c'rendesi ka? Njerzit gjithmone gjejne nje arsye qe te protestojne sido qe te jete. Sic thoshte "Ekonomisti" vjeshten e kaluar "Rrofte lufta qe na mblodhi te gjithe ata qe duan te protestojne kundra Sh.B.A., kapitalizmit, e globalizimit!"

E gjithe kjo mesele do te kete disa pasoja te thjeshta kur te fashitet:

1) Nje fitore te shpejte te Sh.B.A. ne Irak dhe gjetjen e armeve kimike e biologjike.
2) Uljen dhe poshterimin e Frances dhe Gjermanise kur te gjenden keto arme te shkaterrimit ne mase.
3) Fillimin e riorganizimit te aleancave ne boten perendimore dhe izolimin e perkohshem te Frances dhe Gjermanise.

Lufta ka per tu bere; javen e kaluar kishte 113,000 trupa amerikane ne kufijte e Irakut, dhe kete jave qe vjen duhet te arrijne 150,000 deri ne 175,000 qe duhen per nje vale fillestare. Ti mendon qe "ne" ne Sh.B.A. jemi te influencuar nga mediat dhe s'lexojme mediat Amerikane, une po te pyes cilat gazeta Amerikane lexon ti? Tarek Azisi mund ta takoje Papen, ky eshte po ai Pape i cili nuk hoqi Kardinalet pergjegjes per abuzime seksuale ndaj femijve, dhe eshte Pape i asaj kishe e cila e toleroi Holokaustin Nazist. Kishes Katolike une nuk i ze bese Fajtor dhe termi qe perdor ti; "Kisha e Krishtere" eshte e gabuar pasi Krishterimi ka shume e shume sekte (Katolicizmi eshte thjesht me i madhi).


Botaed

Derisa sa ti mbeshtet Bin Laden oj tung atehere eshte e veshtire te diskutosh me ty, ne mos e pamundur. Sh.B.A. nuk do te kerkoje ndonjehere falje per bomben atomike mer bukurosh se po te mos ishte per Sh.B.A. ti do kishe perfunduar ne ndonje shtepi ne Gjermani duke punuar si skllav ( te genjen mendja se do te ishte i barabarte me vellezrit ariane he ). Sa per 27 shtetet ne luften e katert boterore, me vjen keq po paske pire nje cike si teper mbreme se bota ka njohur dy luftera boterore po duket qe flet nen influencen e substancave te forta

Xeni,

Nje korrigjim te vogel:
When the boss says jump,
Don't ask why, but how high!

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2003 16:16
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.