Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Kuriozitete mjekesore Vlerėsimi i Temės: 7 votime, mesatarja 4.14.
Gjithsej 22 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Agata-1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/02/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 69

Këtij femijë 14-muajsh të lindur pa pore në lëkurë, i janë shfaqur luspa peshku, fakt ky që i ka habitur mjekët.

Doktorët besojnë se Song Sheng, i lindur në Jinhu, pjesën lindore të Kinës, mund të vuajë nga një keqformacion gjenetik, gjë që e bën trupin e vogëlushit të mos jetë në gjëndje të përshtatet me temperaturën dhe të mos ftohet.

Song Sheng, i quajtur edhe si “djali peshk” nga banoret e zonës, filloi te zhvillonte luspa që në ditët e para të jetës, e shkaktuar nga mungesa e poreve në lëkurën e tij.

Mjekët mendojnë se për shkak të pamundësisë së djerësitjes nëpërmjet lëkurës së tij, ajo është shndërruar në një lëkurë si ajo e peshqve, me luspa.

Kështu që familja e tij, ia kontrollon temperaturën e trupit të tij duke e shtrirë atë në banjë me akull.

Song Dehui, i ati, thotë : “Ai ndjen shumë dhimbje gjatë gjithë kohës dhe nëse nuk kemi akull mjaftueshëm fillon të ketë ethe”

E megjithatë, mjekët, të gjendur para një situate të rrallë – të një sëmundjeje gjenetike të quajtur ‘Lamellar ichthyosis’, i kanë bërë të ditur familjes së fëmijës se deri më tani nuk njihet asnjë kurë për ta shëruar.

“Mund të trajtohet por jo të kurohet, kështu që jemi duke u lutur për ndonjë mrekulli ose ndonjë kurë popullore” shprehet i ati.

http://www.telegraph.co.uk/news/wor...months-old.html

__________________
Njerezit mendojne qe gjenite jane personat me te lumtur, ama nuk marrin parasysh qe ata duhet te merren gjate gjithe kohes me injorante!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2010 17:57
Agata-1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agata-1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agata-1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agata-1 Shto Agata-1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agata-1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Pacientėt me Autizėm mė tė afruar nen ndikimin e Oxytocin*

Një ekip Francez ka treguar se administrimi intranasal ( nga hunda) e Oxytocinit*, një hormon i njohur për rolin e saj gjate lindjes dhe laktacionit. Eshte perdorur edhe tek AUTISTET për të forcuar sjelljen sociale te tyre.
Ky ekperiment ka vertetuar përmirësimin ne aftësinë e disa pacientëve me autizëm, për të bashkëvepruar me njerëzit e tjerë. Pas inhalimit te Oxytocinit*, 13 nga pacientë treguan një shkallë të vëmendjes në fotot (vëzhgim) më të larta dhe bashkëveprojnë me individë më mirë në lojëra me topin.

Burimi Science actualites.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 13:08
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Re: sindroma e dores aliene

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Cod. A23052006

Para pak netesh tek Discovery channel ishte nje emision i quajtur "Medical incredible" qe jepte raste te semundjeve te rralla dhe nje nder to ishte edhe kjo semundje...Sindroma e dores aliene.ne nje fare menyre truri nuk arrinte te perfundonte nje veprim ne sinkroni dhe dy anet e trupit vepronin ne kundershtim njeri me tjetrin.Personi qe vuante nga kjo sindrome nuk arrinte te conte nje veprim deri ne fund pa u futur "ne lufte" me gjymtyret e vet...Kur donte te mbyllte deren nderkohe qe njera dore e shtynte deren,tjetra e ndalte deren.Nderkohe qe njera dore zberthente kemishen tjetra e mberthente.Personi problemin me te madh e kishte kur ngante makinen...Nderkohe qe njera dore e kthente makinen majtas,tjetra e kundershtonte duke u munduar ta kthente djathtas...Jete alienesh me pak fjale

ahahahahah ahahahah ku kisha qene per ta lexuar me pare...

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 14:57
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: Pacientėt me Autizėm mė tė afruar nen ndikimin e Oxytocin*

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Një ekip Francez ka treguar se administrimi intranasal ( nga hunda) e Oxytocinit*, një hormon i njohur për rolin e saj gjate lindjes dhe laktacionit. Eshte perdorur edhe tek AUTISTET për të forcuar sjelljen sociale te tyre.
Ky ekperiment ka vertetuar përmirësimin ne aftësinë e disa pacientëve me autizëm, për të bashkëvepruar me njerëzit e tjerë. Pas inhalimit te Oxytocinit*, 13 nga pacientë treguan një shkallë të vëmendjes në fotot (vëzhgim) më të larta dhe bashkëveprojnë me individë më mirë në lojëra me topin.

Burimi Science actualites.

Oxitocina eshte hormoni me i ciditshem i njeriut. Jane bere studime te ndryshme mbi kete hormon dhe vec efekteve te njohura ne lidhje me seksin barren\, laktacionin. dashurine etj te tilla te lidhura me sjelljen seksuale, eshte vene re edhe nje efekt hipertensiv

Oxitocina eshte eksperimentuar tek te semuret ne dialize.
Keta te semure vuajne nga nje hipotension volumodepandant gjate dializes. Pra tensioni arterial ulet si rezultat i largimit te sforcuar te lengjeve nga shtrati vazal. Oxitocina ne doza minimale duke vepruar mbi muskujt e eneve te gjakut ka efekte te mrekullueshme per te ruajtur TA gjate dializes. Nuk eshte perpiluar akoma ndonje protokoll mjekimi, sepse nuk dihen mire efektet e tjera anesore tek keta te semure, por ky eksperimet tregon se fusha e veprimit te hormonit eshte shume me e gjere se sa eshte menduar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 16:43
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Dhjetė efektet e ēuditshme anėsore tė ilaēeve

Sipas lajmit të dhënë në adresën 'howStuffWorks', pa parë llojin e ilaçit, efektet anësore më të përhapura janë përzierje, të vjella, reaksione alergjike, pagjumësi, rrahje zemre dhe vartësi. Prandaj nëse duhet të merrni ilaçe lexoni me kujdes fletën e ilaçit në të cilën shkruhen dhe efektet anësore që mund të japë ai. Ja dhjetë efektet anësore që shkaktojnë ilaçet:
1. Deformime të lindura: Ilaçi Thalidomide i cili filloi të rekomandohej me recetë që në vitin 1950 është përdorur nga mijëra gra shtatzëna në 50 shtete të botës për të fjetur më mire dhe për të ndërprerë të vjellat. Por pohohet se ilaçi nuk është i sigurt për gratë shtatzëna. Afërsisht 10 mijë gra të cilat përdorën këtë ilaç gjatë viteve 1956-1962 lindën fëmijë me deformime të ndryshme si (pa krahë apo pa këmbë, deformime të këmbëve dhe duarve). Edhe ilaçi Accutane i cili përdoret shumë në kurimin e akneve mund të shkaktojë fekomali (deformime në trup). Prandaj është shumë e rëndësishme që para se të fillojë përdorimi i këtij ilaçi të dihet nëse gruaja është apo jo shtatzënë.

2. Vetëvrasje: ilaçi Lariam është përgjegjës për vetëvrasjen e disa ushtarëve. Ushtria e SHBA ndaloi përdorimin e këtij ilaçi në vitin 2005 tek marinarët. Bëhet e ditur që të sëmurët të cilët përdorin ilaçin antidepresiv mendojnë të vetëvriten. Në vitin 2003 FDA vendosi që ky ilaç të mos u rekomandohet fëmijëve dhe të rinjve nën moshën 18vjeç.

3. Sjellje të detyruara: efektet anësore të të gjitha ilaçeve nuk janë vetëm fizike, disa prej tyre mund të ndryshojnë sjelljen e personit. Tek disa të sëmurë që kanë përdorur ilaçin Mirapex janë vënë re probleme në mënyrën e të sjellurit, ndërkohë që personat kumarxhi kishin filluar të konsumoni alkool, atë të cilët nuk kishin luajtur asnjëherë bixhoz e kumar në jetën e tyre filluan të shkonin të paktën një here në javë në kazino ose të kalonin orë të tëra para lojërave të fatit. Si një shembull konkret kemi një njeri i cili kishte përdorur ilaçin Mirapex,në vitin 2008 hodhi në gjyq firmat Pfizer dhe Boehringer për shkak të varësisë që ilaçi i kishte shkaktuar ndaj bixhozit dhe nga ky gjyq fitoi 8,2 milion dollarë dëmshpërblim.

4. Probleme në kontrollimin e zorrëve: ka shumë ilaçe të cilat të ndihmojnë në dietë. Një pjesë e tyre kanë efekte të pakëndshme. Hapi për dobësim Xenical është prodhuar për të parandaluar përthithjen e yndyrnave në trup dhe për të pakësuar kaloritë e përdoruesve. Studiuesit të cilët bënë një eksperiment klinik pohuan se ky hap mundëson nxjerrjen nga trupi të vetëm 30% të yndynave. Të sëmurët që përdorën këtë ilaç ishin të detyruar të konsumonin të paktën 15 gr yndyrë. Kur konsumonin më shumë se sasia e rekomanduar pas buke vihej re një aktivizim i zorrëve të cilin të sëmurët nuk mund ta kontrollonin. Përveç kësaj janë shfaqur edhe efekte të tjera anësore si gazra, sekrecione, diarre, shkuarje e shpeshtë në banjë .

5. Sjellje të çuditshme në gjumë: disa ilaçe mund të bëhen shkak që të sëmurët të shohin ëndrra të pakëndshme, somnambulësh dhe të shfaqjes së sjelljeve të dhunshme në gjumë. P.sh ilaçi Chantix që të ndihmon në lënien e cigares mendohet se shkakton ankthe dhe ëndrra të frikshme dhe hap rrugën e terrorit të natës. Përveç kësaj ilaçet Lunesta dhe Ambien që jepen për pagjumësi mund të shkaktojnë të njëjtat efekte anësore. Efekti anësor i ilaçit nuk është vetëm shfaqja e somnambulizmit. Efekte tjera janë si ngrënia, bisedat telefonike dhe përdorimi i makinës gjatë kohës që personi është në gjumë.

6. Haluçinacionet: Mirapex shkakton halucinacione. Të sëmurët me Parkinson që përdorin ilaçin theksuan se shohin gjarpërinj që zvarriten nëpër mur. Në vitin 2000 FDA vendosi që para përdorimit të ilaçit Lariam i cili bëhet shkak për shfaqjen e haluçinacioneve duhet të informohemi rreth të kaluarës së të sëmurit nëse ka kaluar depresion apo ndonjë psikozë tjetër.

7. Urinë me ngjyrë: disa ilaçe të rekomanduara me recetë mund të ndryshojnë ngjyrën e urinës. Ilaçet si Phenazopyridine që përdoren për të kuruar infeksionet e rrugëve urinare i japin urinës ngjyrë të kuqe. Edhe ilaçet si Flagyl, Furazolidone apo Aldomet që përdoren nga gratë shtatzëna për të kuruar tensionin e lartë mund ta errësojnë urinën. Kur ilaçi Phenolphthalein përdoret për një kohë të gjatë e kthen urinën në ngjyrë vishnje. Edhe ilaçi Elavil që përdoret si antidepresiv tek fëmijët që lagin natën apo Roxabin që përdoret për çlirimin muskular e ngjyrosin urinën me ngjyrë jeshile. Edhe Dyrenium e kthen urinën tuaj në ngjyrë të kaltër.

8. Probleme në shikim dhe në shqisat e tjera: Ndërkohë që disa ilaçe të lënë në gojë një shije të hidhur disa të tjerë mund të ndryshojnë shqisën tuaj të të shijuarit. Vasotec që përdoret për kurimin e tensionit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës ndikon në pesë shqisat tuaja. Zhduk shqisën e nuhatjes dhe të shijuarit, shkakton oshëtimë në vesh dhe një shikim të turbullt.

9. Dhimbje dhe djegie: Allegra si ilaç alergjie shkakton dhimbje shpine dhe muskulare. Ndërsa Lipitor përveç shkaktimit të lodhjes muskulare bëhet shkak edhe i djegies dhe paralizimit.

10. Humbje kujtese: Humbja e kujtesës mund të rrjedhë dhe nga ilaçet. Tek disa përdorues të Mirapex është vënë disa here një humbje kujtese aftashkurtër. Ky efekt anësor shihet dhe tek ato që përdorin statinë për të ulur kolesterolin.

Articles de Farmacia USHT

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2010 17:08
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: Dhjetė efektet e ēuditshme anėsore tė ilaēeve

Me ardhka keq po ky artikull paska gabime shume te trrasha. WAW
Po kap vetem nje pjese:

"Flagyl, Furazolidone apo Aldomet që përdoren nga gratë shtatzëna për të kuruar tensionin e lartë mund ta errësojnë urinën".

Ilaci i pare perdoret kunder variceve dhe ka veti qe te ngushtoje dhe drenoje venat, nuk ka asnje lidhje me tension.
Furazolidone eshte nje antibakterial per trajtimin e diarrhese. ka qene ne qarkullim per shume pak kohe. Nuk jep ngjyrim te urines, por jep te tjera efekte.

Aldometi, mbetet ilaci me i mire per trajtimin e TA te fazes se trete te barres. ka efekt qendror(vepron ne zonen e TA ne tru), nuk jep ngjyrim te urines. Aldometi eshte ilaci me i mire per te trajtuar hipertensionin e barres dhe ka shpetuar mijra jete.

Ka shume efekte anesore, por ne perqindje te vogel dhe te gjitha jane te rikthyeshme.

zaten po te shohesh farmakologjine keshtu jane te tera ilacet. Prandaj ka mjeke, ka dhe farmaciste, ka dhe mend ne koke dhe... rollover

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2010 13:22
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Per te preçizuar ndonje gabim te mundshem:

Ku i bie zona TA ne tru? Apo behet fjale per trurin e majmunit... ne teme njerezish

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2010 15:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

OK, me hollesishem per veprimin e Aldometit. Quhet ndryshe edhe alfamethyl Dopa, eshte nje medikament qe frenon prodhimin e Dopamines qendrore, ne tru pra. Ky medikament ne ndryshim nga te tjeret antihipertensive ka efekt central.

Dopamina prodhihet ne disa zona te trurit, por kryesisht nga Hypothalamusi, megjithate Aldomet vepron mbi dopaminen qe prodhohet nga zonat e tjera, si "substanca nigra" dhe ne zonat e sinapseve neurotransmetuese.

Si vepron Aldometi?

Ai frenon kthimin (konvertimin) e levo DOPA-s ne dopamine duke ndikuar ne nje enzime qe sherben konvertuese. Vete dopamina me vone transformohet ne epineftine e norepinefrine me efente shume te fuqishme hipertensive.

Mekanizmi eshte shume me i hollesishem, por besoj se edhe me kaq kuptohet.

PS. Faje, mos mendon se truri i majmunit ndryshon shume nga ai i njerzve ne nivelin fiziologjik bazal

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2010 19:10
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
PS. Faje, mos mendon se truri i majmunit ndryshon shume nga ai i njerzve ne nivelin fiziologjik bazal

Mendoj qe duhen thene gjerat si jane, jo ne menyre aproximative. Zona TA i referohet vetem majmunit, jo njeriut. Tek njeriu nuk flitet ndonjehere per zone TA.

Dhe sidomos...
TA eshte ndarje anatomike, jo fiziologji bazale. Precizimet le ti bejme sa me mire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2010 20:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Mendoj qe duhen thene gjerat si jane, jo ne menyre aproximative. Zona TA i referohet vetem majmunit, jo njeriut. Tek njeriu nuk flitet ndonjehere per zone TA.

Dhe sidomos...
TA eshte ndarje anatomike, jo fiziologji bazale. Precizimet le ti bejme sa me mire.

Ja si jam shprehur "Aldometi, mbetet ilaci me i mire per trajtimin e TA te fazes se trete te barres. ka efekt qendror(vepron ne zonen e TA ne tru), nuk jep ngjyrim te urines. Aldometi eshte ilaci me i mire per te trajtuar hipertensionin e barres dhe ka shpetuar mijra jete."

Duhej thene ne zone pergjegjese per Tensionin Arterial te Larte. OK. Apologji.

Je i kenaqur tani me shpjegimin? Jo per gje po ja duhet vistoja e shefit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2010 21:14
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 22 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Kuriozitete mjekesore

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.