briseide
Shtrige
Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388
|
Citim: Po citoj ato që tha Balerina
Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe jemi ne kete gjendje (well, ne bashke me te). Kudo ku vriten intelektualet nuk do te kete zhvillim, sepse nuk praktikohet Darvinizmi social. Shqiperia do te rrinte ne vend numuro, sepse, kujtoni qe thelbi i komunizmit eshte mos-konkurimi. Nuk ka treg te lire, qe te konkurojne njerezit, qe te kene motivim, qe te shkonin siper. Plus, njerezit nuk eshte se ishin te kenaqur, ata mendonin qe ishin te kenaqur. Slloganet qe perdoreshin, jo me kot perdoreshin...e kishin nje efekt mbi njerezit.
Enveri nuk u respektua nga liria e zgjedhjes, por nga prania e frikes. Tani respektohet sepse jeton akoma brezi qe e mban mend ate kohe, kur cdo gje ia jepte qeveria dhe ata vetem zbatonin urdherat sipas parametrave. Akoma egziston ai mentaliteti komunist, prandaj nuk dine njerezit qe ne nje sistem demokratik, eshte detyra e cdo qytetari te lire te cilit te drejtat natyrale i jane marre, qe ta hedhe poshte sistemin.
Ashtu sic ka qene Enver Hoxha nje nga personazhet me te medhenj te shtetit (komplet koicidence) ashtu ka qene dhe Hitleri, mos harro. Ku qendron madheshtia e nje rrugaci qe nuk arriti te mbaronte nje shkolle te larte ne Paris, qe u ndihmua nga burri i motres, por pastaj e vrau ate? Ne syte e mi, nje shtet qe udhehiqet nga nje njeri pa arsimim eshte direkt nje shtet i deshtuar. Po prandaj i hoqi qafe ai intelektualet vitet e para te komunizmit; i perdori dhe si shembuj, plus dhe siguroi jetegjatesine e sistemit qesharak te tij.
Briseide, cfare do te thote qe blihen shume suvenire rreth Enverit? Asgje! E di ti qe libri numer 1 ne Turqi tani per tani ishte nje liber rreth Hitlerit? Po pse, njeri qe respektohet eshte Hitleri? Une e respektoj per oratorin qe ishte, dhe per aftesite e tij per t'ua mbushur mendjen turma njerezish, edhe pse depresioni ekonomik qe beri kerdine neper bote luajti nje rol gjigand. Mos harro, ai depresion ekonomik beri qe gati gjysma e botes te marre nje zgjedhje te deshperuar: komunizmin.
Une mendjen e kam te mbushur Balerina,btw flm per sugjerimin.Ne asnje pasazh s'kam mbrojtur idete komuniste,pasi nuk jam e tille.Te "mbrosh" Enverin s'do te thote t'i perkrahesh ideologjine.Ndoshta bere konfuzjon me shprehjen time :dikur mendoja qe komunizmi...Per qartesi mund te perforcoj idene time duke te thene qe,pertej trashegimise qe na ka lene regjimi totalitar komunist,sot mungojne ne nje subjekt politik ato karakteristika qe ai kishte te lindura a te fituara ...kapaciteti i nje njeriu te mbaje gjalle nje popull me dinjitet te plote.
Me duket shume e thjeshte te besh supozimet qe avancove:prania e frike,sikur po flet per prindin qe respektohet se ushtron dhune ndaj femijes,po eshte mese normale qe per shume ka qene keshtu ne ato rrethana.Te siguroj qe,mesa me kane treguar gjysher e te moshuar,qe te impononte respekt per ate qe ishte dhe bente,sikur Shqiperia ka qene krejt bote tjeter...nejse se eshte veshtire te besh pershkrime te detajuara.Gjithsesi sģjane vetem brezat qe po shkojne qe e kujtojne dhe i vleresojne mendimin.Kontradiktore si shprehje - respektohet se eshte brezi qe e kujton - kur ishte kaq i tmerrshem perse kujtohet me mall?
Hoxha S'mund te zgjohet ne mengjes duke menduar:sot do behemi demokrate se eshte me mire,mos harro qe Hoxha ka mbaruar studimet ne France...E pe si ju pergjigjem demokracise,s'ka mendje te ndritura,dhe ato qe kemi jane larguar,fenomen i ashtuquajtur "brains on the run".
Ne Shqiperi ka vetem demagogji dhe antipolitike per momentin,ka shume koje qe ka rene komunizmi,une do shqetesohesha per pasojt sociale me teper.
Me kujton Hitlerin,po flet per nje super fuqi,qe mbarte nje force te jashtezakonshme ekonomike (te ringjallur) e militare,e drejtuar nga nje gjysem i shkolluar me nje capacitet te tille te gjeje perkrahjen e personave me influente ne pushtet?Po une i them bravo i qofte Hitlerit,nje nga gjerat me te shpifura qe ka bere nena po qe ate qe beri s'e perserit dot njeri.Shkolla eshte kot kur s'ke kapacitet.
Edhe Duce ashtu si mori shume vendit te vet,ashtu edhe i dha.Po s'me duket se duhen vene ne krahasim,perderisa ishin te djathte dhe larg ideologjise Enveriote.
Nuk e justifikoj per asnje gje Hoxhen,pertej faktit qe dedikoi jeten Shqiperise.
Artikullin per Gotat ne Gjirokaster e solla per kronike e kuriozitet.Komunizmin e zgjodhen per depresion dhe per loje:edhe Italia kot shpetoi nga komunizmi,si ajo loja:ke te marr e ke te zgjedh doren e xhaxhit Enver?
Poshte komunizmi,liri popullit :p:p:p
__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|