Keni
Vezhgues
Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
Duhet ta pranojmė Jezu Krishtin
"Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë" (Gjoni 1:12).
"Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur..." (Efesianëve 2:8-9).
(Jezui thotë) "Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai." (Apokalipsi 3:20).
Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Perëndia, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal. Këto dy rrathe parapesin dy jetë të ndryshme:
Perëndia ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo:
"Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m'I fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshte. Ulu në fronin ejetës sime dhe udhëhiqe atë, Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem."
Sipas premtimit të dhënë në librin e Apokalipsit 3:20,Jezui ka thënë se do të hyjë në jetën tënde.
"Kjo dëshmi thotë: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe këtë jetë e marrim me anë të Birit të Tij. Kush e ka Birin e Perëndisë, ka edhe jetën. Kush nuk e ka Birin, nuk e ka as jetën. Po ju shkruaj që ta dini se jetën e përjetshme e keni sepse besoni në Birin e Perëndisë" (1 Gjoni5:11-13).
Falënderoje shpesh Perëndinë që Jezui është në jetën tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet prej teje (Hebrenjve 13:5). Sipas premtimit të Tij, mund ta dish se Jezui jeton në ty. Ai ta dha jetën e përjetshme në çastin kur e ftove Atë në jetën tënde. Ai kurrë nuk do të të mashtrojë.
Kur pranove Jezuin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë:
1. Jezui hyri në jetën tënde (Apokalipsi 3:20; Kolosianëve 1:27).
2. Mëkatet t'u falën (Kolosianëve 1:14).
3. U bëre fëmijë i Perëndisë (Gjoni 1:12).
4. T'u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5:24).
5. Fillove të zbulosh planin e madh që ka Perëndia për jetën tënde (Gjoni 10:10; 2 Korintasve 5:17; 1 Selanikasve 5:18).
A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezuit si Zot? A dëshiron ta falënderosh Perëndinë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar ti shpreh besimin tënd.
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|