Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > A e shiti Enver Hoxha Kosovėn?!
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

A e shiti Enver Hoxha Kosovėn?!

Ky artikull eshte marre nga Trepca.net



Kjo është "një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e "Korrierit", për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës

Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI
Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane


Enver Hoxha me vëllan e tij Stalinin - derisa ("miqtë" e tij) kosovarët internoheshin e persekutoheshin nga nëna Shqipëri - A i thuhet çmendurisë dashuri për Kosovën !?


Ne nje artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull: "Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.

Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte permes nje artikulli "polemizues", qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime"krejtesisht pa vend". Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na spjegon "bemat e mira" te Enverit per Kosoven.

Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!

Se pari:

Si, dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?

Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t'ja faturosh nje tjetri si "lajthitje", sic ben ambasadori i kaluar ne "Komentet falsifikuese" ne "Korierin" e 5 nentorit, eshte e kunderta.

Megjithate le t'ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!

Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).

Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: "Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.

Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.

I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).

Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia" vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse - ne do ta shohim ne vijim:

Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: "Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.

Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo... pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).

Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine", shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:

"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-58).

Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: "Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine". (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)

Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: "Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).

Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).

I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: "Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).

Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: "Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).

Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: "A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!" Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: "Kjo nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet". (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!

Se dyti:

Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!

Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c'ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c'perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)

Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben "polemizuesi", do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite "e propogandes megallomane ne mbrojtje" te Kosoves.

Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten "Zeri i Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj te ashtuquajtur "bomba". C'kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve?! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.

Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, "mbron" Kosoven, "i digjet zemra" per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.

Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te "principates" se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: "Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).

Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: "A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c'duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito".

Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!

Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: "Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve"! dhe qelloi...". Komentet, mendoj jane te teperta.

Te "paverteta" e te "pa qena" i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -'70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.

Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t'ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.

Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!

Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje "ish diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri "nga qe i donte shume kosovaret" edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.

Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve '70- te dhe '80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare. Aferim!...

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2004 17:14
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Kjo është qesharake.E shiti Enveri Kosovën?Kur i bënë këtë pyetje një figure te shquar te Kosoves ai u pergjigj:"Kur u shit Kosova Enveri akoma nuk kishte lindur".Pavaresisht kesaj deklarate eshte diçka qe e ben krejtesisht te kote kete pyetje.Kufijte dhe zonat e influences u ndane ne Jalte mga tre kokat e asaj kohe:Stalini,Çurçilli dhe Ruzvelti.Pra Enverin nuk e pyeti njeri:Si thua ti?Kujt t`ja japim Kosoven?Edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris ligjin e benin Fuqite e Medha dhe as Enveri dhe as Mehmet Shehu apo ndonje tjeter.Nuk dua te bej politike fare dhe te hyj tani e donte apo jo Enveri Kosoven.Por diçka eshte e qarte:Enverin nuk e pyeti njeri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2004 23:31
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Dita dites akoma me shume gjera qesharake lexoj si partizanet i hapen lufte gjermanit , enveri shiti kosoven..

Shqiperine nuk eshte se e pyet njeri , nuk eshte se ka ndonje influence te madhe deshte , sdeshte shqiperia kosoven nuk ishte ne doren tone te vendosnim fatin e saj.

Enveri ishte i besuari i Stalinit asgje tjeter, dhe ata vete kane thene "They are loyal like dogs"

Pyetja reale eshte: A beri presion Enver Hoxha per ceshtjen shqiptare qe te zgjidheshe apo e injoroi fare per te mbajtur marrdhenie te mira me jugosllavine, ne fillim? se per tu shitur kosova ishte shitur me kohe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2004 00:16
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qorri
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 26/12/2003
Vendbanimi: ketej nga bregu i lumit
Mesazhe: 250

Citoj Endri


Pyetja reale eshte: A beri presion Enver Hoxha per ceshtjen shqiptare qe te zgjidheshe apo e injoroi fare per te mbajtur marrdhenie te mira me jugosllavine, ne fillim? se per tu shitur kosova ishte shitur me kohe. [/B][/QUOTE

JO.Ne planin e qeverise shqipetare ishte aneksimi i Shqiperise si Republika e shtate Jugosllave.Arsya per nje vendim te tille ishte vartesia e plote ekonomike e Shqiperise nga Jugosllavia.Koci Xoxe e shprehu hapur ne vitin 1948.Kjo ishte nje nga arsyet e asgjesimit te tij nga Enver Hoxha.(A LOGORECI.ALBANIANS EUROPES FORGOTEN SURVIVORS)

__________________
I SAY WHAT I THINK AND I DO WHAT I SAY

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2004 18:34
qorri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qorri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qorri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qorri Shto qorri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qorri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Tani o qorri ti po bie ne kundershtim me veten tende ne 2 pika.E para qe thua se ne plan te qeverise shqiptare qe aneksimi iShqiperise nga Jugosllavia.Atehere pse nuk u anksuam?Dhe e dyta dhe me e rendesishmja nqs ky qe plani i Enverit pse eleminoi Koci Xoxen.

P.S sa per Koci Xoxen ke te drejte e tha hapur dhe e kishte kohe qe po punonte per ate plan dhe prandaj e hengri.

P.S 2 mos harroni qe kosovaret nuk u lane vetem nga qeveria shqiptare perndryshe as qe kishin per te patur ato pak te drejta qe ua dhe kushtetuta e 78.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2004 18:43
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Artikull shumë interesant që përmban të vërteta të hidhura për Shqipërinë!!

Është e vërtetë që Sh.Enver s'e pyetën për Kosovën e as për Shqipërinë dhe arsyeja është se zotër të shqiptarëve në atë kohë ishin Sh.Stalin dhe Sh.Tito. Fakti që antishqiptarët (serbët) krijuan PKSh-në dhe se kjo "Parti" bëri më tepër luftë kundër shqiptarëve (Ballit) se kundër gjermanëve besoj se e vërteton. Plani për aneksimin e Shqipërisë si republikë e 7 e Jugosllavisë nuk ishte i Enverit (dhe aq më pak i Xoxes), por i Titos (se Enverin (sic thotë populli) as e p*****te njeri për fatin e shqiptarëve e të Shqipërisë [më falni për shprehjen]) dhe nuk u realizua sepse Jugosllavia u prish me B.S. (Stalini u "zu" me Titon). Dhe mund të jetë e vërtetë që Enveri s'e shiti Kosovën. Por e vërteta është se Enverit s'i interesonte as Kosova e as Shqipëria, i interesonte vetëm pushteti i tij. Ishte i gatshëm ta bënte Shqipërinë republikë të 7 të Jugosllavisë (dmth ta shiste edhe Shqipërinë) me kusht që mos t'i hiqnin pushtetin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2004 20:35
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Jo se dua te mbroj Enverin, por pse mos te themi se Kosoven e shiti: Sulejman Delvina se kryeministri i pare shqiptar, Fan Noli si lider i revolucionit demokrat, ... Ahmet Zogu si mbret etj etj???
Te gjithe keta kane qene lider shqiptar dhe gjate qeverisjes se tyre Kosova nuk ka qene pjese e Shqiperise.

Mendimi im personal eshte se Enveri duhet te kete patur shume frike prej Jugosllaveve dhe planeve te tyre per aneksimin e Shqiperise si Republika e shtate. Mos te harrojme faktin se pjesa derrmuese e Bllokut te lindjes ishin sllave, dhe cfaredo konflikti midis Yog. dhe Shqiperise do te ishte katasrofal per Shqiperine, dhe biles pa i egzagjeruar gjerat, Sovjetiket shume mire mund ti jepnin per "detyre" Yog. te dergonte trupat e saj ne Tirane per te mbikqyrur "mbarevajtjen" e ndertimit te komunizmit.

Fakti se Enveri e ngriti zerin ne 81-shin, shume mire mund te lidhet me ardhjen e Milloshevicit ne fuqi, i cili hypi ne pushtet me thenien nacionaliste drejtuar serbeve te Kosoves "Asnjeri nuk mund t`ju preki ju ketu, ju jetoni ne atdheun tuaj, kjo eshte toke serbe".

Diku ne artikull thuhet se Enveri denoi me vdekje dhe internim nje numer te konsiderueshm kosovaresh, por mos te harrojme se ne te njejten kohe numri i shqiptareve te denuar me vdekje, burgim apo internim duhet patjeter te jete nje shumefish teper me i madh sesa ai i kosovareve te denuar.
Nga ana tjeter mos te harrojme se Enveri ishte komunist, dhe ma do mendja se ne fillimin e karrieres se tije si i tille ai besonte ne solidaritet, vellazeri, barazi, komunizem etj etj... , keshtu qe ne nje menyre apo ne nje tjeter ai vertet ka besuar ose shpresuar se kosovaret vertet mund te jetonin ne harmoni me fqinjet e tyre sllave. (Mos te harrojme dhe faktin se Tito ka qene kroat dhe jo serb.)
Duke llogjikuar ne te njejten menyre dmth. se Enveri shiti Kosoven atehere pa "frike" mund te themi se Tito shiti Kroacine, Stalini shiti Gjeorgjine etj etj ... . JO or jo Enveri, Tito, Stalini ... besonin ne te ashtequajturen komunizem, nocioni komb per ta ishte nje dicka e dores se dyte mbase dhe te trete. Dhe keshtu mund te rimme dite te tera te diskutojme.
Nuk dua ta nxjerr Enverin si njeriun me dashurine me te madhe ndaj Kosoves, se e dashuronte Kosoven apo jo kete e di vete ai dhe perendia.
Qe ka qene diktator, kete e dime te gjithe, por ama per c`faredo gjeje qe po ndodh apo ka ndodhur tja hedhim fajin Enverit sikur nuk ka lezet.
Apo jo???

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2004 22:38
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Enveri nuk e pat kurre Kosoven dhe prej kesaj lind dhe fakti qe s'kishte si ta shiste. Por nje gje i them vellezerve Kosovar, me mire qe se pat Enveri se do i kishte internuar e pushkatuar me keq sec beri serbi. Mendjet e semura dhe zemrat pa ndjenja (si ajo e xhaxhit) jane teper te rrezikshme.

Cfare beri Enveri ishte me e keqe se shitja, por i la vellezerit KOSOVARE te vriteshin nga duart e ndyra te serbeve. Beri ate qe mbylli kufirin KOSOVE-SHQIPERI, beri dhe ate tjetren qe nuk i quajti Kosovaret kurre Shqiptar, si edhe na ndau e na percau per se gjalli. E me te madhen qe beri eshte se Shqiperia vetem prej atij Enveri do i jete gjithmone borxhlie Kosoves, sepse kurre s'na pati krah te djathte me i ndihmuar e i mbajtur afer. Pra Enveri ne plan te pare se shiti Kosoven, por e la te rrenohej e te shkaterrohej. Tani me thoni ju mua ne ka rendesi ne e shiti apo jo Enveri Kosoven or cuna e goca.

(cmenduri!)

P.S Trojan, postimi jot me pelqeu deri diku, por s'jemi ne shqiptaret qe gjithmone kemi luftuar per trojet tona?
Kosova eshte truall Shqiptar.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2004 02:16
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

1. Është e vërtetë ajo që the, edhe Stalini e shiti Gjeorgjinë edhe Titoja e shiti Kroacinë. Por s'e bënë se ishin komunistë. As Stalini, as Titoja e as Enveri s'ishin komunistë; komunizmi për ta s'ishte qëllim, komunizmi ishte mjet. Qëllimi i tyre ishte pushteti i përjetshëm, dhe në 1 kohë kur qytetërimi dhe popujt e Evropës po përqafonin demokracinë e vetmja mënyrë për të qënë i përjetshëm në pushtet ishte komunizmi.

2. E s'besoj që Enveri t'a ketë dashur Kosovën. P.sh. në gazetën "Zëri i Popullit" (dmth Zëri i Enverit) për shumë kohë lexoje cmëndurira të tilla si: "miqtë kosovarë" në të njëjtën kohë që lexoje "vëllezërit serbë" ose "vëllezërit sovjetikë" e deri tek "vëllezërit kinezë".

3. E sa për faje apo jo të Enverit, besoj që ka pasur aq faje e përgjegjësi sa edhe padrejtësi u janë bërë shqiptarëve gjatë gjithë kohës që ai mori e mbajti përsipër fatin e shqiptarëve.


P.S. Mos mendoni se jam komunist duke u nisur nga pjesa e parë e këtij mesazhi, jam antikomunist. Dhe për mendimin tim komunizmi është pervers (që nga mënyra e marrjes së pushtetit e deri tek barazia e njerëzve)!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2004 03:27
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Enver Hoxha e la ne dore te Komunsiteve Jugosllave Kosoven, ia fali atyne edhe pse si Italia fashiste si Gjermania naziste e bane nje bashkim te perkohshem te Shqiperise me Kosoven i cili shume mire mund edhe te vazhdonte mqs nga fuqite e medha s'kishte kundershtime.....
Po shprehja e tij se populli kosovar do te arrije me shpejt ne komunizem nen Jugosllavi s'ju duket tradhti...
Po heshtja dhe dorezimi ne dore te partizaneve Jugosllave i qindra e mijerave luftetareve patriote kosovare dhe zhdukja e tyre fizike s'ju duket tradhti...
Po sa here qe TV shqiptar eshte shprehur:erdhi delegacioni vella Kinez dhe miqte nga Kosova s'ju duket tradhti....
Po heshjta TOTALE e mos DEKLARIMET ZYRTARE mbi gjendjen ne Kosove qe nga 1945 deri me 1974 regjimin policor e aparteidin qe eshte ushtru atje nuk eshte tradhti.....
nuk e di se cfare quani tradhti ju po mua me mjafton edhe nje nga keto...
per te thene se Enver Hoxha e ka tradhtuar Kosoven

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2004 08:21
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > A e shiti Enver Hoxha Kosovėn?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.