Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Moto GP > Klasi 125cc
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Klasi 125cc

Në klasin 125cc mungojnë italianët pretendentë.

Sezoni 2004, për klasin 125cc, do të fillojë pa kampionin e saj, Daniel Pedroza, i cili është ngjitur një kategori më sipër. Gjithsesi, në garën e parë të Uelkomit do të jetë Roberto Lokateli i Aprilias, i cili do të paraqitet si veteran, për t'u ndjekur nga Andrea Doviciozo me Honda dhe Stefano Peruxhini me Xhilera. Në luftën për titull, në këtë sezon, me sa duket, do të jetë edhe skuderia e Sedorfit, me spanjollët Barbera dhe Bautista. I riu Hektor Barbera, i cili sezonin e shkuar u rendit në vendin e tretë, duket se do të jetë rivali më i madh i pilotëve italianë për titullin kampion në këtë sezon. Piloti iberik, i cili garon me skuadrën e lojtarit të Milanit, Klarenc Sedorf, paraqitet në këtë sezon pretendent kryesorë për fitimin e titullit. Në këtë klas, me sa duket, nuk ka më ndonjë italian që të paraqitet si pretendent kryesor, megjithëse ata mund të ngushëllohen me Roberto Lokatelin, Andrea Doviciozon dhe Stefano Peruxhinin. Gara do të jetë këtë javë në Uelkom. Sido që të përfundojë, ju sigurojmë që nuk do të mungojë spektakli dhe ekuilibri.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2004 10:25
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Lokateli: Kjo ishte gara mė e bukur e karrierės

Roberto Lokateli, me Aprilia, ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Gjermanisë në klasin 125cc. Për këtë klasë, gara ka qenë e mbushur me shumë sfida. Në fillim kanë qenë Hektor Barbera dhe Pablo Nieot, të cilët luftonin për vendin e parë. Në vendin e tretë ishte Andrea Doviciozo, me Honda, ndërsa 2 të parët pilotonin motorët Aprilia. Gjithsesi, në fund ka qenë Lokateli ai që u ka rezistuar sulmeve të pilotëve të ndryshëm. Me këtë fitore, ai ka zbritur në vend të dytë Hektor Barberën në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë. Në dy xhiro nga përfundimi i garës, Lokateli e ka rritur shumë nivelin e tij dhe ka arritur ta mundë Doviciozon. "Nuk kam pse ta fsheh, kjo ishte gara më e bukur e jetës sime," - ka thënë përfundim Lokateli, i cili në këtë sezon ka arritur edhe një fitore tjetër, atë në Muxhelo. "Në një pikë të garës gjendesha në vendin e 12-të, por pashë më pas se me kalimin e xhirove motori përmirësohej. U nisa nga rreshti i 3?të, megjithatë, me sa duket, edhe këtë herë funksionoi ajo shprehja që them, se duhet të presim ditën e diel për të vlerësuar Lokatelin e vërtetë. Me eksperiencën time 10?vjeçare që kam mund të rikuperoj gjithmonë diçka. Me këtë fitore të sotme arrita të rikuperoj shumë pikë ndaj Doviciozos, megjithatë duhet të presim se çfarë do të ndodhë më pas." Ndërsa Hektor Barbera, në përfundim të Çmimit të Madh të Gjermanisë, ka thënë: "Në fund të garës nuk arrita të fitoja, megjithatë mendoj se duhet të bënim edhe një xhiro tjetër. Gjithsesi, me këtë rezultat arrita të marr pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme për pilotë, pra dua të them se fitohet edhe kështu," - ka përfunduar piloti spanjoll.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2004 10:03
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Moto GP > Klasi 125cc

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.