Bledumi
----------
Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110
|
Citim: Po citoj ato që tha amor alucius
Nxënëset femra ua kanë kaluar moshatarëve meshkuj në të dyja provimet, madje edhe në matematikë. Në nivel kombëtar, arritja mesatare e meshkujve në gjuhë shqipe është 45.77 pikë dhe e femrave 60.5 pikë. Kurse në provimin e matematikës, arritja mesatare e meshkujve ka qenë 22.4 pikë dhe e femrave 26.58 pikë, thuhet në raport. Në të gjitha rrethet pa asnjë përjashtim, nxënëset femra kanë marrë nota shumë më të larta se meshkujt, në të dyja lëndët, madje në disa rrethe diferenca është jashtëzakonisht e madhe: në Devoll, Kavajë, Kolonjë, Delvinë, Peqin. Për më tepër, kanë qenë femrat ato që kanë marrë më shumë dhjeta dhe meshkujt ata që kanë marrë më shumë katra.
Nga E.Spaho per shekullin
Nqs behet fjale per ne Shqiperi,jam plotesisht dakort me gazetarin.
Jane vete kushtet e tilla te cilat i japin perparesi femres te mesoje me shume ne shkolle.Meshkujt anohen me shume per te siguruar gjendjen ekonomike te familjes,gje te cilen femra nuk e ben.Femra eshte me e preokupuar per punet e shtepise dhe pjesen tjeter te kohes normalisht qe e kalon duke lexuar (fusim ato femra qe kane vullnet,por edhe ato qe skane duan apo sduan do merren me shkollen,pasi skane cbejne tere diten).Mashkullit i bie barra e shtepise dhe pavaresise ekonomike me shpejt se femra dhe ne disa raste zgjedh te vazhdoje me mire kete rruge dhe te leje pas dore shkollen,ne me te shumten e rasteve.Nuk po marr shembuj te tjere,po marr veten.Kur mbarova gjimnazin arrita te fitoja ato dege qe doja dhe zgjodha ate qe vazhdoj tani.Me te vertete ishte nje zorr ose turp i madh per mua (ne vitin e pare ne Fakultet) kur i kerkoja leke per te blere dicka ose per ti mbajtur si leke xhepi,familjes.Per kete arrita te gjej punen qe kam duke lene deri diku,pas dore shkollen.Nqs do krahasohesha me nje shoqen time te klases e cila ka dale shkelqyshem,nuk do me vinte aspak turp te ballafaqohesha me te (persa i perket notave),pasi jam i ndegjegjshem qe edhe studioj edhe vazhdoj pune,kur ajo rri mbi 4 ore mbi libra.Normale qe do dilte me mire se mua dhe jo vetem ajo.Por per kete nuk behem dhe skam per tu bere pishman,pasi kjo eshte rruga qe zgjodha.Dhe mendoj se kjo eshte rruga qe zgjedhin pjesa me e madhe e meshkujve Shqipetare,duke perjashtuar ata qe i kane vene vizen shkolles.
__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|