Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Ēėshtja Ēame
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
armandito
Anetar i ri

Regjistruar: 18/10/2004
Vendbanimi: Tirana e Re
Mesazhe: 12

Post

Ēėshtja Ēame-Valle a ka nje zgjidhje te perbashket per te dy palet???

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ēameria-english.doc
Ky file ėshtė shkarkuar 11 herė.

Problemi i popullsise shqiptare te martirizuar te Camerise ka sensibilizuar rrethet e politikes sone kombetare.
Ngjarjet qe ndodhen ne kete krahine te Camerise jane komentuar nga qarqe te ndryshme greke, sipas interesave te tyre, me arsyen e vetme per te mbuluar fytyren e tyre te shemtuar. Eshte per t'u habitur se keto manifestime te shovinizmit te eger grek jane manifestuar edhe nga ish-kryeministri grek, z.Micotaqis, ne nje interviste dhene ne Tirane, me 5 maj 1993, ne Pallatin e Kongreseve, ku ka qene prezente edhe zevendesministrja e jashtme greke, zonja Virirgjini Cudheru. Kur u pyet per shqiptaret e Camerise, ai e humbi etiken diplomatike dhe perdori fjalorin me te rendomte se, sic thone, edhe ai ka qene ne bandat e kriminelit Zerva... Keto manifestime te shovinizmit absurd grek jane rezultat i formimit ideologjik ultrashovinist, qe ka zene rrenje edhe ne kokat e personaliteteve te ndryshme, edhe ne kete epoke te qyteterimit te sotem, ku Greqia eshte anetare e Bashkimit Evropian.

Si shkak te rendesise sone kombetare qe ka problemi i shqiptareve te Camerise, e shoh te arsyeshme t'i pergjigjem absurditeteve te botekuptimit te ultrashovinizmit qe qarkullon bujshem ne Greqine e sotme.

Duhet ditur se debimi me dhune te tejskajshme nga vatrat mijeravjecare te shqiptareve te Camerise eshte rezultati i politikes shoviniste greke. Kjo rezultoi me 27.6.1944.

Historikisht shqiptaret e Camerise qe perbejne vazhdimesine e truallit arberor kane ruajtur me krenari atdhetarine e tyre dhe asnjehere nuk jane nenshtruar per te bere lojen e pushtuesit. Ne enciklopedine greke "Pirsos" lexojme: "Populli shqiptar i Camerise karakterizohet nga keto cilesi: fisnikeria, bukuria fizike, mikpritja e trimeria. Eshte fetar, respekton familjen, eshte luftarak, dhe nese ndokush i ndjekur nga atoritetet i kerkon mbrojtje, nuk e dorezon".

Ne shek 19 kur ne Greqi ziente levizja per pavaresi, heroi legjendar cam Murto Hamzai me trimat e tij, komandant ne Tripoli te Pelloponezit, mbeshteti luftetaret si: Teodor Kollokotronin, Bubulinen etj. Ai iu kundervu sarashqerit te Rumelise, i cili per t'i bere balle kesaj levizjeje dergoi Xherardin Hasan Madanogllu. Perbri luftetareve te lirise, Murta Hamzai luftoi trimerisht kunder pushtuesve turq. Ketij cami legjendar, muza popullore i thuri vargje lavdie. Keto i gjejme ne veprat e historianeve Paparigopolos, Kordatos "fq 24,43). Gjithashtu per fisnikerine e kesaj popullsie flet dhe Lord Bajroni, i cili vizitoi Filatin dhe u mireprit nga e ema e Xhaferr Pashe Demit. Atij i terhoqi vemendjen gjithe madheshtia dhe respekti i kesaj familjeje dhe ne teresi i popullsise."nga libri "Shqiptaret dhe prejardhja greke" A.Kola.fq 367,368)

Shqiptaret e krahines se Camerise e kane dashur dhe kane luftuar per vendin e tyre, por fatkeqesisht rane nen sundimin e mbreterise greke. Jeta e keaj popullsie fisnike u perfshi ne nje veprim te gjithanshem shoveno-teokratik, qe perfaqesohej nga normat e ligjishmerise mbreterore greke. Mizorite ndaj saj nga pushtuesit qe do t'i shtjellojme me poshte, ishin pikerisht ato qe konkluduan ne shpernguljen mizore te saj dhe jo ashtu sic na e servirin ata qe e pergatiten ate, si dhe sherbetoret e tyre. Shqiptaret e Camerise jane viktima te politikes se egersise shoviniste greke. Politika greke ndaj kesaj popullsie ne radhe te pare filloi me konfiskimin e pasurive. Internimet dhe burgimet qene te zakonshme. Kjo procedure behej me qellim qe te detyronin largimin e tyre. Por megjithate ka patur dhe personalitete greke, qe nuk ishin dakord me kete forme trajtimi. Konkretisht deputeti i Janines, Kristos Kristovasilis duke iu drejtuar komandantit te divizionit te tete shkruante ne gazeten "Elefteria": "Fatkeqesisht ne as kemi patur e as kemi nje politike te drejte ndaj shqiptareve te Camerise, dhe sikur te mos kishim nje minoritet do ta krijonim nje te tille per te forcuar lidhjet tona me Shqiperine mike" "Kujtime M.Demi)

Keto qene vetem disa mendime te njerezve qe e shikonin te ardhmen me qarte. Por perfaqesuesit e administrates, te brumosur me pikepamjet e tyre shoviniste, kishin mendime te tjera. Guvernatori i Epirit, Petihaqis, ne nje takim me nje komision te krahines u deklaronte: "Sido qe te beni dhe te perpiqeni, ne do t'u debojme, kete ta keni te qarte." Keto qendrime ishin manifestime te formimit te tyre dhe te programit te administrates, ishin pikerisht ata qe ne Luften Ballkanike u sulen ne territoret e Shqiperise se Jugut dhe masakruan shqiptaret ne Panarit dhe Hormove. Politika ndaj shqiptareve te Camerise ishte thjesht vazhdim i kesaj politike. Duke e pare realisht situaten theksojme se populli i thjeshte grek nuk udhehiqet nga keto parime, por perkundrazi, ata kane manifestuar dashamiresine dhe afrimin, gje qe shihet edhe ne ditet tona. Sic dihet, me 1935, ne Greqi u permbys regjimi pluralist si rezultat i grushtit te shtetit nga nje maniak i quajtur Jani Metaksai. Regjimi fashist i tij nen parullen: "Qyteterimi i trete grek" e zhyti Greqine ne nje situate te rende ekonomike dhe politike. Gjendja e shqiptareve te Camerise u keqesua se tepermi. Provokimet, gjurmimet, internimet dhe burgimet qene te panderprera. Prefekti i krahines, Andonaqeas, pervec te tjerave ndalonte dhe te perdorimin e gjuhes amtare ne vende publike. Gjendja e popullsise shqiptare te Camerise sa po vente dhe keqesohej. Kete e konstatoi drejtori i pergjithshem i kryeministrise, Konstandin Grapsas, i cili vizitoi Filatin me 1938 "Kujtime M.Demi)

Pushtimi i Shqiperise nga Italia pergatiti dhe Luften italo-greke si pikesynim i Italise. Qeveria fashiste greke e Metaksait shtoi masat shternguese ndaj shqiptareve. Provokimet dhe ekzekutimet qene ne rendin e dites. U vra Safet Dinua, Omer Demo dhe Muftiu i Filatit nga komandanti i xhandarmerise greke, Vardakulaqis. U mobilizuan te gjithe djemte dhe u derguan ne pune te detyruara. Ne veren e vitit 1940, te gjithe banoret e krahines nga 14 vjec e lart u internuan ne ishuj e detit Egje si Mitiline, Lezbo, Mitihine dhe Hio. Plani i tyre i djallezuar qe duke pare se si do te kryqezoheshin ngjarjet, qe t'i percillnin ne Turqi duke realizuar endrren e tyre.

Kapitullimi i Greqise beri te mundur kthimin e te internuarve ne shtepite e tyre, te plackitura dhe te shkaterruara. Megjithate ne keto ngjarje shqiptaret e Camerise nuk u nis-_ga parimet e hakmarrjes, por thirren komshinjte e tyre per mirekuptim dhe bashkepunim, por ata jo vetem qe nuk iu pergjigjen kesaj iniciative, por filluan edhe vrasje sic eshte rasti i Gjinikasit 12-vjecar ne Margellec dhe i Qemalit 13-vjecar ne Filat. Nuk qene absolutisht kriminele shqiptaret e Camerise, por bastardet e politikes shoveno-teokratike greke qe perpiqen te justifikojne aktet kriminale me ane te demagogjise, hipokrizise dhe mashtrimit. Ne ate periudhe, ne jemi te ndergjegjshem se edhe nga ana e minoritetit shqiptar qe kane bashkepunuar me okupatoret dhe kane kryer akte te papelqyera, ashtu sic kane bashkepunuar edhe greke me okupatorin, p.sh. Forcat e Edesit permes agjentit te pushtuesit Ferrlacio kane bashkepunuar me armaten e 11-te italiane dhe 22-te gjermane te fed marshalit Lanc."lib."Imperializmi anglez dhe rezistenca greke 1940 - 1945". N. Zhanga) Gjithashtu greket kane bashkepunuar me pushtuesin permes qeverise kuislinge, e cila krijoi te ashtuquajturat batalione te sigurimit, qe perkrahen forcat pushtuese ne operacionet kunder forcave te rezistences greke.Kjo tregon se dhe ne Greqi jo vetem qe keto forca mbeshteten okupatorin, por masakruan popullsine civile si ne Farcalla Kavrita etj.

Per cudi ato forca jo vetem qe pas luftes nuk u preken, por perkundrazi u bene mbeshtetesja e qeverive te pasluftes. Popullsia shqiptare e Camerise u be objekt i masakrave qe stigmatizojne qyteterimin grek. Historiani Niko Zhanga, ne librin e tij qe permendem me lart shkruan: "Aktet e shemtuara qe jane bere nga EDE -si historia qe duam ta kemi te bardhe fsheh fytyren nga turpi. Per te qene me te sakte ne librin "Thesprotia" te Jani Sharres, fq . 668-670 citohet: "Ne fshatin Kastri, i quajturi Rexhep Lila dhe i vellai 14-vjecar kur hyne bandat e EDE -it ishin ne shtepine e Miho Petros. Ata u moren dhe u vrane ne vendin e quajtur Shkalla e Manolles. Familja ne te cilen ndodheshin donin qe t'i ndihmonin, por nuk kishin fuqi perpara forcave te Zerves. Mbeten pas tyre dhe gruaja Hanja, dy femijet, Rustemi 4 vjec, Liljana 9 muajshe , Hasanela me vajzen, qe kishte nje djale 3 vjec, Skenderin. Nderkaq zervistet filluan t'i keqtrajtonin seksualisht per 3 dite rrjesht, duke shfryre instiktet e tyre shtazore dhe perfundimisht i vrane ne rrugen ne mes Mavrullit dhe Varfanjit ne vendin e quajtur Tre Ullinjte. Nuk jane vetem keto qe permendem, por vijojne dhe akte te tjera qe i bashkangjitin nga origjinali, qe t'i lexojne lehte edhe ata qe i bene vrasjet e 32 femijeve te moshes 3-4 vjec ne shtepine e Sali Hafuzit, i vrare nga juristi Stavropollos. Plackitjet, dhunimet dhe masakrat ne Paramithi jane nxitur dhe bekuar nga episkopi Doroteu, bashkepunetor i pushtuesve. Keto perbejne vulen e turpit, qe permes ketyre akteve shtazore kane marre persiper mallkimin e viktimave. Ky eshte realiteti historik qe nuk mund te fshihet.

Shovinistet greke e kane patur gjithmone si parim dhe program qe te debonin minoritetin shqiptar ne krahinen e Camerise, dhe si rrjedhoje e kesaj politike shfrytezuan ngjarjet e zhvilluara gjate pushtimit nazisto-fashist, me te cilin edhe ata kane bashkepunuar. Ne asnje menyre nuk mund te justifikohen nga qarqet sunduese aktet e tyre, te cilat perbejne turpin e Greqise. Pikepamjet e antishqiptarizmit ne nje kohe kur megjithese raportet ndryshuan jane manifestuar dhe ne vitet e mevonshme, e kemi te qarte e te fresket aktivizimin e organizatave fashiste MAVI dhe te episkopit te Konices Sebasiani, te cilet me ane te diversionit te tyre, na vrane dy oficere ne Peshkepi, hodhen fletushka propagandistike etj.

Republika e Shqiperise e udhehequr nga normat qe perjetojme , brenda bashkesise evropiane ka patur si parim: mirekuptimin dhe bashkepunimin e sinqerte ne te gjitha fushat. Minoriteti i vogel grek ne Shqiperi, jo vetem qe i ka te gjitha te drejtat te barabarta me pjesen tjeter te popullsise ne te gjitha drejtimet, por dhe bijte e tij marrin pjese aktive ne jeten politike dhe ekonomike te republikes. Persa i takon problemit te shqiptareve te Camerise, nuk ka perse mos te shikohet me dinjitet si nje problem kombetar qe kerkon zgjidhje, pavaresisht nga koha qe kaloi. Qarqet perparimtare greke nuk mund te shfrytezojne tokat e grabitura, por t'u referohen bisedimeve per zgjidhjen e problemit.

Republika e Shqiperise dhe ajo greke brenda bashkesise evropiane dhe ne vijin te traditave vellazerore qe ekzistojne mes dy popujve, do te dine te zgjidhin mosmarerveshjet artificiale dhe te ecin se bashku me sinqeritet ne boten e re.

Modifikuar nga armandito datė 20/10/2004 ora 18:07

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2004 20:44
armandito nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė armandito Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me armandito (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: armandito Shto armandito nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto armandito nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
pirrua i epirit
Anetar i ri

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 1

Cfare nenkupton me "te dy palet". Shume teks i mire dhe interesant por c'lidhje kishte me titullin.

__________________
Budalla eshte ai qe nuk do te dij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2005 23:00
pirrua i epirit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė pirrua i epirit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me pirrua i epirit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: pirrua i epirit Shto pirrua i epirit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto pirrua i epirit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Ēėshtja Ēame

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.