Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > kanceri dhe tumori Vlerėsimi i Temės: 8 votime, mesatarja 4.75.
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

metastaza (2)

Cod. A13022005

pra qelizat kancerogjene duhet te shprehin te gjithe molekulat e nevojshme per me mundur te vendosen ne nje vend te ri ku te japin kancer si metastaze.qelizat per te migruar sic u permend dhe nga durrsakja perdorin ne pergjithsi 2 lloj rrugesh per tu cvendosur:gjakun dhe sistemin linfatik.ne sistemin linfatik mund edhe te japin kancere ne pikat e linfonodeve qe do te kishte pasoja shkaterruese per trupin e njeriut sepse do te hiqte mbrojtjen e pare qe behet nga trupi kunder agjenteve qe shkaktojne semundje me prejardhje nga jashte.
per sa i perket gjakut perserisa perdorin sistemin e madh dhe te vogel mundesia me e madhe ku mund te vendosen eshte ne mushkeri dhe ne melci perderisa gjaku ne vena kalon melcine perpara se te mberrije ne zemer dhe ato qe mberrijne ne zemer shkojne ne mushkeri per tu rioksigjenuar.ne keto levizje qelizat kancerogjene ngecin neper keto organe dhe shkaktojne nje perhapje te kancerit.pasojat jane te mendueshme kur mendojme se melcia eshte organi kryesor per detoksifikimin e helmeve te ndryshem,per formimin e faktoreve te mpiksjes se gjakut,per depozitim te sheqernave per formim substancash qe sherbejne per trasportin e kolesterolit etj.ne mushkeri po varet ne cilen zone jane vendosur qelizat sepse ka zona ku shkembimi i gjakut eshte me i madh dhe zona ku eshte me i vogel.sidoqe te jete fakti qe eshte metastaze ul shume mundesine e mbijeteses se pacientit.
si per te treguar nje pjese te injorances time i bej pyetjen vetes dhe juve:
mir fola dhe degjuat per metastazen por nese kemi nje kancer perpara si mund ta dallojme dhe te themi qe kjo eshte kanceri origjinal ose eshte metastaze e nje kanceri tjeter?
pergjigjen e plote nuk mund tua jap sepse nuk e di(normalisht qe do te pyes per pergjigjen se kjo pyetje me erdhi ne keto momente dhe mbeta si guhak si i thone nga anet e mija)mund te them qe perderisa qelizat e reja mundohen te kapen ku munden do te kemi nje shperndarje disomogjene(jo te njellojte)nese eshte metastaze kurse ne rastin e kancerit origjinal perderisa problemi eshte ne nje numer te caktuar qelizash qe jane te formuar ne stromen e kancerit do te jene me te mbledhura.po ashtu ne duket se ka te beje dicka edhe me dendesine e eneve te gjakut brenda kancerit origjinal dhe ai metastaze qe i dallon njeri nga tjetri...por se mbaj mend mire kete gje...per te tjerat nese di ndokush ndonje gje me teper ta thote ,nese jo kur te pyes do ju pergjigjem dhe ua siguroj se do ta bej sepse eshte nje pyetje qe ka rendeis fondamentale....

me kaq mbaroj "hyrjen" per sa i perket kancereve,klasifikimit dhe dallimeve ndermjet tyre.
tani pse quhet nje semundje gjenetike?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 05/05/2007 ora 00:12

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2005 23:11
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

disa terma qe mund te ngaterrohen ATROFIA dhe HIPERTROFIA

Cod. A22022005

do doja te shtoja nje pjesez pergjigje per sa i perket asaj pyetjeje qe lashe pa iu pergjigjur me siper te cilen ma tha nje shok i imi dhe qe ka baza shkencore:mund te dallohet nje metastaze edhe duke bere nje analize citologjike dmth duke analizuar qelizat qe e perbejne kancerin.nese marr nje shembull:nje kancer ta zeme se vjen nga prostata dhe vendoset ne kocke duke analizuar qelizat mund te gjejme ato karakteristika qe nuk i kane normalisht qelizat e kockes.
(pergjigja nuk eshte akoma e plote)

ateher e lashe tek shpjegimi i arsyes pse kanceri eshte nje semundje gjenetike.perpara se te kaloj ketu dua te shpjegoj nja 2,3 terma qe mund te ngaterrohen por qe besoj do ti hasni edhe kur te lexoni shkrime te ndryshme shkencore:

HIPERTROFI:quhet situata kur kemi nje rritje te dimensioneve te qelizes pa shtim ne numer,e theksoj nuk ka shtim ne numer.rasti me i mire eshte ai i hipertrofise se muskujve kur behet palester.ne kete rast shtohen dimensionet e fibrave te muskujve por nuk kemi nje shtim ne numer.shtimi i dimensioneve behet nga sinjale te ndryshme te ardhura nga hormone qe cojne ne nje shtim te perdorimit te ADN dhe rezultati eeshte nje shtim i prodhimit te proteinave te ndryshme strukturore qelizore.

ATROFI:qehut situata e kundert kur kemi nje zvogelim te dimensioneve te qelizave.shkaqe per kete mund te jene qe nga nje nderprerje e inervimit nga nerva te ndryshem e deri te nje nderprerje e hormoneve ose stimujve qe duhen per nje mbijetese te qelizes.apoptoza ose sic mund te quhet ndryshe vdekje e programuar con ne nje atrofi te qelizes...
me duhet ta nderpres mesazhin per mungese te faktorit kohe

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 05/05/2007 ora 00:13

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2005 11:00
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

disa terma qe mund te ngaterrohen(2)

Cod. B05032005

nese me lejohet te jap disa shembuj te tjere per sa i perket hipertrofise dhe atrofise do te permendja nja 2:
per hipertrofine od te doja te permendja faktin qe kur ka nje tension te larte ne gjak zemra duhet te punoje me shume per te mundur kete presion dhe te shperndaje gjakun neper trup dhe per kete duhet te shtoje fuqine tkurrese te veten dhe e ben duke bere nje hipertrofi te qelizave te veta.por...nese kjo gje qendron per nje kohe te gjate ndodhin probleme ku nje nder to eshte edhe infarkti(infarkt si term do te thote vdekje e qelizave te nje zone prandaj mos mendoni se kemi vetem infarkt kardiak por ka edhe infarkt polmonar ose hepatik...shpresoj se eshte termi i duhur ky i fundit ne shqip).pra, jo gjithmone kemi nje hipertrofi fiziologjike te mire por ka raste qe con ne probleme dhe shembulli qe perdora me siper eshte edhe nje nder frikat qe duhet te kete nje person me presion te larte gjaku(me detajisht do ta shpjegoj ne nje teme tjeter kete gje se ketu nuk me duket vendi)

per sa i perket atrofise mund te permend faktin qe astronautet ne hapesire pesojne nje shkaterrim te muskujve si pasoje e mungeses se stimujve ose te atyre qe mund te quhen pika referimi.duke qene se pesha nuk ka me rendesi ne hapesire muskujt fillojne te prishen.afersisht te njejtin pasoje kane edhe qelizat e trurit qe ne disa rase sjellin pasoja te renda.ne fakt nje nder problemet qe po hasin shkencetaret qe mendojne ne udhetime nderplanetare ne te ardhme eshte edhe kjo.

(keto informacione shtese i solla thjeshte per te hequr kureshtjen e ndokujt dhe ndoshta mund te duken pak si larg temes se kancerit.nese ju duke te panevojshme me falni)

kalojme ne 2 terma te tjera qe do ti hasni:nekroze dhe apoptoze...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 05/05/2007 ora 00:14

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2005 23:17
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

disa terma qe mund te ngaterrohen(3)

Cod. A12032005

si nekroza edhe apoptoza jane 2 terma qe tregojne vdekje qelizore por ndryshojne njera nga tjetra per sa i perket mekanizmave qe cojne qelizen ne vdekje.
ne rastin e nekrozes qeliza vdes "nga halli" dmth eshte nje shkak i jashtem qe e con qelizen ne vdekje dhe kjo gje mund te jete nje mungese oksigjeni si ne rastet e iskemise(term qe tregon mungese oksigjeni)cerebrale ose kardiake ose ne rastet kur qeliza prishet nga nje presion i jashtem ose ne rastet kur ka nje mungese te lendes se pare si psh glukoza etj...

ne rastin e apoptozes eshte qeliza vete qe vetvritet.rastet me te mira jane ato kur ne fazen e embrionit eshte nje proces apoptoze qe con ne ndarjen e gishtave te duarve dhe te kembeve.ose rast tjeter eshte ai i sistemit imunitar:kur qelizat e sistemit imunitar gjate procesit te rritjestregojne nje agresivitet kundrejt qelizave te trupit(antigjeneve(struktura te shprehura ne siperfaqen e qelizave) te themi me sakte)atehere u jepet nje sinjal qe i con drejt vdekjes.nje anomali e kesaj con ne semundje si lupus,skleroza multiple,diabet etj.

nuk kam dhene detaje te imta per sa i perket mekanizmave por ne rast se doni mund te them disa gjera me shume...ose ose mund ti rikap si argumente kur te tregoj se si mbrohet trupi nga kanceret...thjesht me thoni dhe mund te pergatis dicka me teper.zgjdhni e merrni...

edhe 3 terma te fundit dhe mbarojme per sa i perket termave qe mund te ngaterrohen:hiperplazia,aplazia dhe metaplazia.
(termat qe po shpjegoj me siper ne rradhe te pare do ti hasni ne kete teme keshtu qe nuk eshte se po i shpjegoj kot)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 08/02/2007 ora 23:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2005 11:40
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

disa terma qe mund te ngaterrohen: HIPERPLAZIA dhe APLAZIA

Cod. B17032005

per sa i perket hiperplazise eshte nje term qe nenkupton nje shtim ne numer te qelizave,dhe sic e shihni ndryshon nga ipertrofia qe ishte shtim i dimensioneve.shembujt me te mire te kesaj jane kanceret por mund te permend edhe 2 shembuj te tjere sic eshterasti i rigjenerimit te melcise ne rast te heqjes se nje pjese te saj.nese nuk gabohem deri ne 70% e melcise qe hiqet mund te kompensohet nga nje iperplazi e qelizave qe mbeten.po ashtu mund te them qe ne perfundim te ciklit mestrual kemi nje iperplazi qe qelizave te endometrit(shtresa me e brenshme e uterusit)qe e pergatisin uterusin per nje cikel te ri.

per sa i perket aplazise eshte rasti kur kemi mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen.zakonisht raste te tilla mundohen te kompensohen nga nje ipertrofi e qelizave te mbesin:nuk me kujtohet mire dhe shpresoj qe dikush te me ndihmoje por me duket se eshte nje semundje e palces qe con ne zevendesimin e qelizave qe jane prekursore(format fillestare te qelizave qe dote formohen me vone)te qelizave te gjakut me qeliza dhjamore.nese dikush e di me mire ta plotesoje.

per sa i perket metaplazise eshte term qe perdoret kur nje lloj epiteli nderrohet me nje lloj tjeter.shembulli me i mire qe kam lexuar tani shpejt ishte ne rastin e kthimit te ushqimit ngastomaku drejt gojes(rigurgito gastro esofageo eshte termi ne italisht)i cili mund te coje ne nje nderrim te lekures qe vesh pjesen e brendshme te ezofagut nga pavimentoz ne cilindrik(te me falni per mungesen e terminologjise ne shqip)

pak a shume keto jane termat dhe mund te kete edhe te tjere qe nese me dalin perpara do ti shpjegoj.

qe te kalojme tek pjesa gjenetike e kancereve...besoj te gjithe keni degjuar per mitozen dhe se si ndodh ajo.me poshte po i bej nje pershkrim dhe do mundohem te fus edhe disa detaje te tjera rreth saj...

(ne rast komentesh ose gabimesh korregjoni!!!)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 21/12/2007 ora 19:21

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2005 10:10
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ndarja qelizore si koncept

Cod. A25032005

mitoza eshte nje proces qe con ne ndarjen e qelizes nga nje qelize "prinder" ne 2 qeliza bija.eshte ky proces pergjegjes per ndarjen e zigotes dhe ne rritjen e numrit te qelizave ne trup.per te qene me i sakte mitoza eshte nje faze e ndarjes se qelizes sepse normalisht egzistojne edhe ato qe quhen faza pergatitore.normalisht nje faze ndarjeje e qelizes zgjat 24 ore tek gjitaret dhe mitoza ze vetem 1 ore te gjithe ketij procesi.gjith pjesa tjeter merret me pergatitjen e qelizes per kete ndarje qe jane rritja ne dimensione,dyfishimi i organeleve si dhe i materialit gjenetik etj.
23 oret e tjera jane te quajtura me nje term tjeter qe eshte "interfaza"ose sic mund ta themi me thjesht "faze pergatitore".
interfaza eshte e perbere nga disa nenfaza qe jane G0,G1,S,G2.G0 eshte ne fakt nje moment qe ndjek nje ndarje te meparme te qelizes ose eshte nje gjendje qe mund te qendrojne qelizat prekursore,psh ne rastin e qelizave te gjakut ne palcen kurrizore etj.
G1 eshte momenti qe qeliza fillon te zmadhohet ne dimensione dhe fillojne edhe ndryshimet ne berthamen e qelizes ku kryesisht ndryshimet i perkasin kromatines qe pergatit ADN per dyfishimin e saj.po ashtu ne kete faze kemi edhe dyfishim te organeleve.
S eshte faza e sintetizimit dhe kryesisht e dyfishimit te ADN qe do te beje te mundur percimin e tipareve ne menyre te sakte nga nena tek bijat gje qe eshte themelore per qelizen vete.
G2 eshte nje faze e fundit e perkohshme e cila i sherben qelizes si "check up" perpara s eti futet mitozes.

me pak fjale keto jane cfare ndodhin ne fazat e ndryshme te ndarjes qelizore por kjo mund te themi qe eshte nje si tip hyrjeje sepse na parashtrohen disa pyetje:
-si behet kalimi nga faza ne faze?
-kur e kupton qeliza qe eshte momenti per te kaluar ne fazen tjeter?
-ku e kupton qeliza qe duhet te ndahet?
-si mbahet rregullsia ne dyfishimin e ADN?

keto pyetje na cojne pak a shume edhe ne kerkimin e mekanizmave qe normalisht kontrollojne ndarjen,prej anomalive te te cileve ,qeliza kthehet ne nje qelize kanceroze....

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 05/05/2007 ora 00:16

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 16:09
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

membrana qelizore (1)

Cod. B03042005

nese dua te shpjegoj se cilet jane mekanizmat qe cojne ne kancer me duhet te shpjeoj edhe disa gjera ne lidhje me strukturen e membranes qelizore dhe te mekanizmave qe cojne mesazhet nga membrana ne berthame...

qeliza normalisht ndahet nga ambienti qe e rrethon me ane te nje membrane qe eshte e perbere nga nje shtrese dyshe lipidore.nese shohim me kujdes strukturen e saj si dhe menyren si jane vendosur lipidet ne te do te verejme nje perputhje te karakteristikave te perberesve te membranes si dhe te perberesve te ambientit:ne membrane kokat e lipideve jane idrofile dmth te ngarkuara me ngarkesa dhe nuk jane neutrale kurse bishti i tyre jane idrofobe dmth jane neutrale dhe nuk mund te bashkeveprojne me ujin.struktura e membranes eshte e atille qe kenaq te dyja anet e lipideve:kokat idrofile jane te drejtuara nga ambienti i jashtem si dhe nga citoplazma(lengu i brendshem qelizor) dhe jane ne gjendje te veprojne me lengjet qe bien ne kontakt kurse bishtat idrofobe jane te futur ne brendesi te dy shtresave keshtu qe nuk veprojne me ujin ose me lengjet qe normalisht do te conin ne nje destabilizim te membranes nese do te vinin ne kontakt me njeri thjetrin.eksperimente te ndryshme kane vertetuar qe kjo eshte e vetmja forme e qendrueshme.

por...membrana nuk eshte e formuar komplet vetem nga lipidet.ne te jane futur edhe struktura te tjera sic jane proteinat qene dis raste i kapercejne komplet kete dyshtrese dhe rifuten ne brendesi.rast qe mund te permend jane ato qe quhen receptoret G qe e kalojne 7 here dyshtresat duke formuar nje kanal qe sherben per funksionet me te rendesishme te qelizes per sa i perket kontakteve me boten e jashtme.proteinat pra formojne ato qe quajme receptore por edhe ato qe quhen kanale ose pompa ionike.kanalet dhe pompat jonike kane si funskion te mbajne nje perqendrim te sakte te ioneve ne te dy anet e membranes sepse nje anomali ne perqendrim do te conte ne pasoja katastrofike per qelizen duke cuar edhe ne vdekjen e saj nese nuk rregullohet ky perqendrim.duhet te kujtoj edhe faktin qe ndryshime te perqendrimeve te ioneve con dhe ne levizje te masave te ujit qe mund te cojne ne plasje te qelizes si pasoje e rritjes se perqendrimit te tij ne kete brendesi.jonet jane te rendesishem edhe per funksione te tjera ne brendesi te qelizes qe do ti permend me vone....(do mundohem te gjej ndonje figure qe te shpjegoje me mire gjerat qe po them)vazhdon

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 05/05/2007 ora 00:17

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2005 22:57
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

figure e fosfolipideve

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re phospholip.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 398 herė.

Cod. A04042005

atehere ketu keni nje figure te strktures se fosfolipideve qe formojne membranen:quhen te tille per faktin se karboni i trete i bazes se fosfolipidit qe eshte gliceroli ka nje grup fosfat ne fillim dhe pastaj lidhet pjesa tjeter...kjo strukture ka nje ane hidrofobe ose jopolare(bishti)dhe nje ane hidrofile ose polare(pjesa e kokes qe tregohet si rreth)...thjesht te kemi parasysh kaq per momentin

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 05/05/2007 ora 00:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2005 15:56
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

foto e proteinave te membranes

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re membr2.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 391 herė.

Cod. B04042005

dhe kjo ketu eshte struktura e membranes me gjithe proteinat qe kalojne neper te...pak keq por fotot e tjera nuk mi merrte sepse kane peshe me te madhe se 100 kb .shpresoj se kjo e jep idene qe dua te shpreh...
(a di ndonje nese ka ndonje menyre qe te futur dy foto bashke ne te njejtin postim?)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 05/05/2007 ora 00:19

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2005 16:03
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Peshendetje!

Hej se nuk pate shume kohe ti lexoj te gjitha materialet desha te bej nje pyetje:

A ka mundesi qe te sherohet tumori?
Nese po ne cilat faza, apo me mire cfare lloj tumori eshte i sherueshem?

Ju lutem me shkruani!
Mund edhe te jete shkruar diku por sikur nuk ma zune syte.
Flm.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Prill 2005 09:46
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > kanceri dhe tumori

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.