Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > I madherishmi Dritero Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tė vėrteta tė fshehura

Kur era takohet me natën,
Zbret ujku nga mali për gjah;
Ti mbylle me rreze kanatën
Dhe shtrihu me kokën në krah.

Unë ujkut te vatha e dhenve,
Një grackë dinake i ngreh;
Ti zgjohu nga lajmet e qenve
Dhe pyet për mua: "Ku je?"

Në çast më kujto të gjakosur,
Nga dhëmbët e ujkut të zi,
Dhe ndofta ashtu sakatosur,
Te porta më prit kur të vij...

Kjo vjershë i fsheh të vërtetat.
Nga ujku yt shoq s'u përgjak!
Atë e gjakosën gazetat
Me ujqit e tyre përqark.

Kur era takohet me natën,
Nga mali zbret ujku për gjah...
Kështu do ta mbyllja baladën,
Po ujk i gazetës s'më la.

Shkurt, 1993

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 12:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Thumbs up

Re: Heshtja

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Cigarja u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xhame era perdet s'i tund
Dhe hesht korridori.

Me koke mbi tryeze te flesh
Te shohesh endrra te blerta...
Sa ndot!... Te zgjohesh e prape te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!

1990

P.s. Nje nga me te preferuarat per mua dikur.




Sapo doja ta hidhja une, por thashe po i hedh 1 sy se mos eshte postuar me pare..

Edhe mua me pelqen..

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 12:37
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Nje mendim vetetimthi

I humba te gjitha, po lypes s'u ktheva,
S'ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta.
C'u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva?
Atyre doren me gaz mund t'ua mbaja.

Po te gjitha ato u plaken si une
Dhe bukurine e dikurshme s'e kane,
Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume
Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame.

I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat,
Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat.
Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat,
Gezohem se jane te gjitha te mijat.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 12:41
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nqs e ke me germa shqiptare hudhe (ose modifikoje) se i ben nder popullit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 12:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Dashuri e veshtire

Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 13:16
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: Nė vendin tim

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tënd
Njërit i kruhet e tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një kokë e çmendur një vend e çmënd...

1992




Sesi me erdhi ne mend.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 14:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

O Faje po sa e bukur kjo:

Henen si petull e pjekin ne shkemb

Ah....

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 15:23
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Thumbs up

Veçse një ëndërr

Ja keshtu, ti erdhe, ndenje, ike,
Dhe sikur këtu nuk ishe kurrë,
S'erdhe si e dashur, por si mike,
Thjesht si vizitore tek nje burrë.

Për takimin, tjetër ëndërr kisha,
Tjetër doli, siç u ndodh në botë,
Ëndërrova në kulm të trëndafilta,
Si një verë a trëndafil në gotë.

Dhe megjithatë them faleminderit
Ti më dhe një fluturim mbi një ëndërr
Nëpër portën hapur prej ylberit
Dhe s'ka gjë se ëndrra ishte zhgjëndërr.

__________________
.

Modifikuar nga Fajtori datė 17/03/2010 ora 15:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 15:30
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

PROSTITUTA

Qëndron prostituta si pemë frutore pas pemës në këmbë,
Po s'vete njeri t'i këputë dy fruta dhe vuan.
Tek tundet andej e këndej diçka pëshpërit nëpër dhëmbë:
"Fabrikat e vendit dhe kurvat e vendit siç duket s'i duan!!!"

Pastaj pas pemëve kërcen e lodhur një tango të lashtë
Sikur mos kishte shtëpi e drita rreth saj, po shpella dhe guva:
"Ne jemi mall vendi s'na duan! Do sjellin kurva nga jashtë!
Heu!... bota ndihmon, ne bëhemi me kurva"!...

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 18/03/2010 ora 00:07

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 15:43
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

ENDERR E PRERE

Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,
Ka rënë ne ullishte mizë e ullirit.
Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dalë nga plisi kërcelli i misrit

Ne ënderronim të bënim një anije,
Kurkush s'e mendonte me ç'dru do ta ngrinim,
Kishim ndërmënd ta ndërtonim me degë hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poçe me verë
Dhe te lundronim në ishujt e Havajës;
Ta pinim verën me vajzat e ishujve ne Belvederë,
Zezaku të bënte fresk me fletën e palmës.

2.
Mos vdis se kalit i ra në vrapim një patkua
Dhe nisi ta ngrejë nga dhimbja këmbën e parë;
Kërkojme patkonj e s'na jep njëri hua,
S'e gjejmë as nallbanin e marrë.

Ne ëndërronim të shkonim ne hipodrome,
në vënde te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali çalon e s'na ha as barin e njomë;
me sy si gota na sheh si te huaj...

3.
Mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe
Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha,
Të gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet në driza.

4.
Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
Eshtë turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!
Ne ëndërronim një vdekje më të mirë:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne pikën e vesës.

Dy fjale per Dritero Agolli:
Dritero Agolli, u lind ne fshatin Menkulas(Devoll). Mesimet e mesme i kreu ne Gjirokaster, ndersa te lartat ne Moske. Nder vellimet e tij me poezi permendim "Ne rruge dola", "Mesdite", "Hapat e mia mbi asfalt", "Udhetoj i menduar", "Pelegrini i vonuar", etj. Nder dramat: "Fytyra e dyte", "Mosha e bardhe",etj. Nder romanet: "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" etj. Nder tregime: "Njerez te krisur".

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2010 15:55
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > I madherishmi Dritero

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.