Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > marrėdhėniet shqiptaro-greke
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
drite prej drite
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/03/2005
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 34

marrėdhėniet shqiptaro-greke

Mbi dialektikën vendore të ortodoksisë


At Foti Cici


Çdo kishë vendore, siç janë kishat autoqefale të besimit ortodoks, ka disa shenja historike, përveç gjuhës, që funksionojnë si pika kulturore. Këto ngjyrime rëndom lidhen me ngjarje e mite që janë ngurtësuar si të padiskutueshme në ndërgjegjjen kombëtare të anëtarëve të kishës. Këmbëngulja për t’a bërë këtë realitet ndërfutës pjesë të predikimit ortodoks, trashëgohet bashkë me përjetësimin e veçorive teologjike të religjionit. Kjo ka bërë që përkatësit e kishave etnike, për shembull grekët, t’a kenë të vështirë të kryejnë veprimtari misionare jashtë hapësirës gjeografike të kishës së tyre. Në shumicën e rasteve misionarët në fjalë nuk e kuptojnë se pengesat në predikim vijnë nga nostalgjia për përjetimet e tyre vendore, nga kontradiktat me tjetrin e me veten, domethënë nga pafuqishmëria për të ndarë fenë nga folklori, gjë që bën më të brishtë specifikën e subjekteve të reja, në këtë rast shqiptarët.



Ashtu siç është e vështirë për shqiptarët të çrrënjosin një mendësi ateiste, njësoj e vështirë është për grekët të shoshisin vlerat e tyre etnospirituale, të ndajnë, pra, Krishtin nga sheqeri. Si pasojë e këtij pretendimi, tre mëditës të klanit grek që vepron në Shqipëri, detyruan faqen elektronike të KOASh-it të tekstualizojë këto ditë moralin e punëdhënies së tyre. Kjo dëshmon se imazhi publik i kishës autoqefale shqiptare është tjetërsuar dhe nuk shpreh më delikatesën e paimitueshme të kryepeshkopit Anastasios Janullatos.



Epërsimi brenda një simbolike të tillë jo vetëm që i trimëron përkatësit, por dhe i bën të ndihen përgjegjës për të gjithë bashkëpërkatësit e kulturës së tyre, të cilët renditen në gjithësinë helene tej kombësisë së mirëfilltë, përderisa edhe kjo përcaktohet me të njëjtat metoda mitbërëse. Jo rrallë këto pika etnokulturore bëhen e vetmja shtysë në përkatësinë spirituale për ortodoksët grekë. Kuptohet se nën këtë barrë frymore besimtari vetëvendoset mbi gjeografinë e mbi gjuhën, të cilat konsiderohen si të përkohshme, kur vetë vlerat kalimtare janë përherësuar. Prandaj dhe kur shohim foto afrikanësh me fustanella arvanitase, a me flamuj bardheblu, konstatojmë dorëzimin e gjeografisë nën shtojcat njerëzore të ortodoksisë.



Në një perspektivë çiltërsie, ortodoksia respekton aspiratat dhe shenjat e çdo kishe vendore, pa ushtruar dhunë në imponimin e direktivave të njëtrajtshme. Kur ndesh një mozaik të sapongjizur dygjuhësh në Shqipërinë qendrore, fjala bie, të përjetësuar greqisht nga rituali, e shqip nga halli, shtrëngohesh të pranosh se nga njëra anë besimi fetar i mishëruar depërton thellë në mendjen dhe në zemrën e të krishtëruarve, por nga ana tjetër kjo krijon një dialektikë midis aspektit transkulturor të kishës së përbotshme me kishën vendore, e cila e përjeton historinë në një hapësirë dhe kohë gjeografikisht të përcaktuar. Në thelbin e fesë, uniteti ortodoks më kot mund të kërkohet në larminë e gjuhës e të kulturës, sesa në lidhjet tejet tyre, siç janë misteret e pjesëmarrësve (praxis ecclesiae). Si rrjedhojë as e kundërta, domethënë lëmimi, manovrimi a rrafshimi i gjuhës dhe i kulturës, na bën më pak a më shumë ortodoksë. Por si mund t’i shmangemi pyetjes: a na bën një dukuri e tillë më pak a më shumë shqiptarë?



Shumë vende, qytete a kombe nderojnë e lëvdojnë mësuesin që iu lëçiti besimin ortodoks. Në historinë tonë kulturore një ndriçues i tillë nuk ekziston, për vetë faktin se trevat tona u krishtëruan qysh me ndriçuesit e kombeve të tjera. Kisha vendore ka krijuar ndjenja të thella për Shën Kozmain, për shembull, por as ai është quajtur “ndriçues i shqiptarëve”, për më tepër kur shenjtori i famshëm predikoi me bekimin e lejen e patrikanës dhe të sulltanit; si i krishterë i ndërgjegjshëm ai u përpoq të ruajë përpjesat përkatëse, të cilat shumica dërrmuese e shqiptarëve i ka mirëkuptuar. Para shën Kozmait ka pasur raste më të zbehta misioni, pra ai ishte më i madhi dhe më i fundit ndriçues në historinë tonë kulturore. Shqiptarët nuk e morën ortodoksinë nga grekët. Pretendimet e sotme janë pjellë e një mëkati grupor.



Ignati i Antiokisë, në fillimet e krishtërimit, i këshillon tralianët që t’iu binden priftërinjve ashtu siç iu bindeshin apostujve. Kudo që shkonin apostujt e Krishtit, respektonin veçoritë vendore të subjekteve të tyre. Nuk i shkelnin të pandriçuarit, nuk i poshtëronin të shtrembërit, nuk i përbuznin të shëmtuarit, nuk kërkonin tituj e lavdi, nuk e përdornin predikimin për të sharë e për të shpifur, nuk përdornin teknika për të manipuluar grigjën, nuk kërcënonin, nuk ua kishnin me hile vendorëve; ishin dhe silleshin si kalimtarë. E megjithatë, shtrëngoheshin të flisnin e madje të shkruanin letra në gjuhën e grigjës, jo në të vetën, etj. Disa prej tyre, ata më të mëdhenjtë, krijuan literaturë vendore për të krishtëruarit, sepse tëhuajtja dhe asimilimi nuk është në frymën e Ungjillit. Prandaj dhe nuk ishte e thënë që të impononin përzgjedhjet e tyre kulturore, vetëm e vetëm se po iu ofronin pakëz dritë.



Shembulli më i spikatur është Rusia, e cila e mori besimin ortodoks nga grekët. Megjithatë, në dorëshkrimet ruse nuk gjenden shënime greqisht, as në ikonat a tekstet mbi jetën e shenjtorëve, e as gjenden greqishtfolës në historinë kulturore të rusëve, me përjashtim të ndonjë princi që mund të ndryshonte edhe emrin po të martohej me një princeshë bizantine, gjë që respektohej. Kombëtarizimi i kishës shqiptare ndoshta ishte akti i fundit për të mbyllur qarkun e Shën Metodit në Ballkan, edhe pse i nisur në trevat shqiptare shekuj para sllavëve.



Kisha duhet të ruajë identitetin e saj spiritual dhe misionin e saj në veçanti, por dhe dinjitetin në formulime zyrtare, pavarësisht nga opinionet e kundërshtitë e veprimtarëve të saj. Ashtu siç nuk mund të përshkohet nga nacionalizmi eksesiv për një klan, a shpërthimi i çastit për një pasion, po ashtu nuk mund të bëhet shërbëtore apo instrument i politikës së një shteti tjetër, pavarësisht nga përpjestimet e fuqive tokësore. Nga ana tjetër, diferencimi i ortodoksisë në larmi gjuhësh e kulturash nuk sjell pasoja në thelbin e saj, për të mos thënë që këto veçori janë ato që e kanë provuar si të tillë përgjatë historisë. Sindromat kulturore, si gjuha dhe doket vendore, nuk kanë penguar në ruajtjen dhe madje përhapjen e një besimi të vërtetë ortodoks. Në qoftë se njësi të tjera kulturore janë thirrur historikisht për të tejkaluar identitetin kulturor të Bizantit, për shembull, akte të ngjashme shartimi janë artikuluar të tejvonuara gjatë kësaj periudhe historike tek ne. Në fund të fundit, kjo është e drejta jonë.



Rreziku i thellimit në kësi debatesh - njësi e larmi - ka riskun e fragmentimit, një tundim që në vend të përsiatjes dhe të kundrimit, ka hedhur disa vëllezër minoritarë larg thelbit të shërbesës ortodokse, e madje duke iu zhveshur dhe etiketën e domosdoshme për një shprehje publike, qoftë dhe nga pozitat laike të një nëpunësi grek. A janë dëshmi të tilla pjesë e asaj ngarkese kulturore që duhet t’iu imponohet me çdo kusht shqiptarëve ortodoksë? Teologët minoritarë që punojnë në KOASh nuk duhet të harrojnë se përfaqësojnë në botën shqiptare vlerat greke, njësoj siç pasqyrojnë në qëndrimet e tyre cilësinë e përzgjedhjeve të tyre publike. Në qoftë se e kanë të vështirë të përçojnë diçka më të mirë në botën shqiptare, le të marrin shembull nga cilësia publike e shqiptarëve ortodoksë.



Përfaqësia e diplomacisë greke në Tiranë ftohet të vlerësojë situatën kishtare të javëve të fundit. Ne ndjekim me shqetësim e dhimbje rrëshqitjet e pamerituara të hierarkisë së kishës motër në Greqi, edhe pse opinioni shqiptar ka ndjerë e kapërdirë këto vite misioni e tensioni skandale të ngjashme kisharësh. Në kësi rastesh, nuk ka nevojë për të importuar e imponuar përgjigje, sesa për të ushtruar e shprehur një virtytësi publike, nga të gjitha palët.



Panorama, 10 shkurt 2005

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 01:20
drite prej drite nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė drite prej drite Kėrko mesazhe tė tjera nga: drite prej drite Shto drite prej drite nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto drite prej drite nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
drite prej drite
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/03/2005
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 34

Sfondi grek nė ortodoksinė shqiptare

Sfondi grek në ortodoksinë shqiptare

At Foti Cici

Për të përkufizuar se sa grek është sfondi i ortodoksisë shqiptare është njësoj sikur të mëtosh se ke fytyruar hijet arbërore në kishën greke. Sidoqoftë, kisha ortodokse shqiptare është më afër kishës greke sesa kishat e tjera ortodokse, jo vetëm gjeografikisht, por edhe në aspekte të tjera të traditës së përbashkët, si në muzikën kishtare bizantine, ritualin e shërbesave, artin ikonografik etj. Kjo përndodhje erdhi si pasojë e natyrshme e një bashkëjetese të stërgjatur; bashkëqytetarë të një perandorie, e cila ishte sa njehsuese për grekët, aq njësuese për shqiptarët, e pjesëtarë të një trupi kishtar, i cili herë ishte kokë e herë gjymtyrë e së njëjtës fuqi.



Përzierja e dykahshme midis shqiptarëve dhe grekëve, të cilët historikisht janë përmendur më shumë për dallimet sesa për veçoritë e përbashkëta, bëri që shumë shqiptarë të shërbejnë në hierarkinë greke dhe shumë grekë të drejtojnë fatet e kishës shqiptare, me një ndryshim se këta të fundit kanë vepruar e veprojnë në Shqipëri me identitetin e tyre kombëtar. Historia e rajonit dëshmon se kisha ortodokse shqiptare ka qenë shumë e lidhur me Greqinë, gjë që për pasojë të përpjestimeve demografike në jugun e Shqipërisë është trajtuar si e tillë edhe nga shqiptarët jo ortodoksë, e madje dhe nga të huajt që interesoheshin të kryenin punë shpirtërore në trevat shqiptare, para e mbas përcaktimit të tyre.



Pyetjet që trajtohen në këtë shkrim rrjedhin përmes përvojës shqiptaro-greke, rreth greqishjes si gjuhë e si përzgjedhje kulturore në rajon, e sidomos kur ajo shërben për shqiptarët herë si lidhëse e herë si vargua, herë si rit e herë si makth, nën përdëllimin e miteve e të folklorit të të dy vendeve. Jehona e këtyre zërave të greqishtes është e pranishme në përvojën e sotme. Ka raste kur kreshpat e saj përhidhen e shkaktojnë përmendje në gjeopolitikën ortodokse; në hartën e saj të lëvizshme.





Kërthiza e greqishtjes


Ishte e natyrshme të ndodhte, prandaj dhe nuk ngrihen pyetje mbi atë korpus të literaturës shqipe që e nisi me greqishten. Qoftë si gjuhë e mirëfilltë komunikimi a qoftë si gjuhë ndihmëse në mësimdhënien tekstuale të rilindasve. Sa për psetë e alfabetit grek tek reformatorët e shqipes, kjo ishte aq e thjeshtë siç është sot përdorimi i w-së angleze, nga disa përdorues virtualë të shqipes, për të bërë të lexuar ë-në, etj. Ose, edhe pse pak më ndryshe, kur fëmijtë shqiptarë që rriten në Greqi iu dërgojnë të afërmve në Shqipëri e gjetkë kartolina të shkruara shqip, por me shkronja greke.



Kështu u mirëpritën botimet e para biblike në një të folme jugore të shqipes (1827). Së pari, ato nuk mund të kryheshin ndryshe, përveçse me alfabet grek. Për më tepër, krahas përkthimt shqip u paravendos edhe përkthimi në greqishten e re, e madje një përkthim në gjuhën e folur greke. Motivi ishte kulturor, sepse shumë mirë mund të zgjidhej origjinali në greqishte, gjë që mund të justifikonte edhe motivet kishtare. Paralelet midis shqipes dhe greqishtes së re janë njësoj këtu.



Edhe përkthimet e Kristoforidhit në toskërishte u tekstualizuan me alfabet grek, ashtu si dhe Alfavitari e Gramatika e tij. Madje Dhjata e Re në toskërishte (1879), edhe pse rrënjësisht e shqipëruar, ndryshe nga ajo e 1827-ës, paraqiti përbri përkthimin grek të barasvlerësve të përkthyesit, të lëvizjes puritane greke, e jo atë të përkthyer në të folmen greke, siç ishte botuar më parë. Pavarësisht se kush i ndërmori këto zgjedhje, trashëgimia spirituale na thotë se reformat gjuhësore të shqipes e të greqishtes shkonin krah për krah, duke u distancuar që të dyja nga njëjtësimi me greqishten rituale, gjuha e mirëfilltë e rajonit, e cila në thelb nuk i përkiste askujt.



Kulmi i funksionit “amtar” të greqishtes ndodhet tek vepra e parë e mirëfilltë leksikografike, tek fjalori i Kristoforidhit, i cili edhe pse ishte një fjalor shqip-greqisht, u emërtua Fjalori i gjuhës shqipe, sepse alfabeti greqisht dhe përkthimi i gjithë zërave shqip në greqishte, bëhet për të ndihmuar shqiptarët të mësonin e lëronin shqip, sesa anasjelltas (Kush mund të na provojë se Kristoforidhi nuk mendonte greqisht?) Madje ky fjalor, i cili u botua mbas vdekjes së Kristoforidhit, u mundësua me sponsorizimin e qeverisë greke.[1]



Pavarësisht se lidhja me greqishtjen ishte prej kërthize, në të njëjtën kohë bëheshin përpjekje për të mëvetësuar kishën ortodokse shqiptare nga kisha e Kostandinopojës, e cila përdorte atëherë vetëm greqishten, në gjithë juridiksionin e saj. Kisha greqishtfolëse, pra, këmbëngulte në epërsinë e greqishtes mbi “egërsinë” e shqipes. Deri në vitet 10 të shekullit të 20-të ekzistojnë enciklikë të mitropolitëve të Patrikanës ku zhvlerësohet, ndalohet e mallkohet gjuha shqipe.



Kisha greke e kishte kaq të kollajtë t’a thoshte shqipen “gjuhë barbare”, me të njëjtin motivim që cilësonte edhe greqishten e re si “gjuhë karagjozi”, duke mohuar njësoj përdorimin e përkthimeve në dy të folmet e rajonit. Kallja e shqipes në shërbesa, veçse, ishte diçka që i parapriu idesë së pavarësisë, gjë që tregon se tendenca gjuhësore e shqiptarëve ortodoksë ishte një shtysë intuitive në spiritualitetin ortodoks, dhe jo pasojë e rrymave politike të atëhershme, siç mund të themi për autoqefalinë. Ndërsa kompaktësia e hierarkisë ortodokse në rajon nuk na la shumë për të gjetur e shtjelluar këtë fill, vendi fqinj pret një reformë gjuhësore në adhurim, gjë që shqiptarët e rrokën një qindvjeçar më parë, me dëshmi të përgjakshme etnomartirësh.





Kurthi i greqishtes


Shumë prej rilindasve tanë, myslimanë e të krishterë, përqafuan me kaq pafajësi teoritë folklorike të kohës së tyre, të cilat jo vetëm që i mbanin ata afër emocionit kulturor të greqishtes, por madje i gënjenin se ajo qenkësh pjesë e realitetit biologjik, përderisa, sipas këtyre teorive, grekët dhe shqiptarët rridhnin prej një fisi të stërlashtë. Ky pështjellim, bashkë me degëzimet politike që vijuan krijuan kushtet për një lëvizje filogreke midis ortodoksëve shqiptarë, duke munduar ata që përpiqeshin për autoqefalinë e kishës. Kishte çaste kur autoqefalistët ndiheshin sikur ajo që predikonin jo vetëm që ishte utopike, por edhe ndëshkuese nga Zoti, përderisa shtresat e gjera të besimtarëve ortodoksë nuk ndiheshin natyrshëm me shkuljen e greqishtes nga kisha, e aq më keq me shkëputjen e tyre nga kisha greke.



Lidhja e shqiptarëve të atëhershëm me greqishten rituale, mund të kuptohet duke parë bashkësitë arbëreshe të Italisë sot, të cilat ruajnë ende emocione të ngjashme ndaj ruajtjes së greqishtes kishtare, si gjymtyrë e trashëgimisë së tyre kulturore. Nga njëra anë mund të themi se rrethanat gjeopolitike të arbëreshëve ishin krejt ndryshe, nga ana tjetër nuk mund të bëjmë përgjithësime as për vetë realitetin e shqiptarëve ortodoksë prej Shqipërie, të cilët as sot nuk dëgjohen të njëzëshëm në përzgjedhjet e tyre.



Që nga Thimi Mitko e gjer tek Evllogji Kurilla, i cili ishte intelektuali i fundit filogrek që influencoi shqiptarët ortodoksë, u krijua një bibliotekë e tërë me hulumtime e vlerësime folklorike, ku dilte se shqipja na paskësh fillimisht motër, e pastaj mëmë, greqishten, e cila na qenkësh “Mbretëresha e gjuhëve” (Mitko). I dilte pastaj se, së pari, sipas historianëve të ndershëm e të fisshëm, ne jemi njësoj të lashtë në rajon me grekët (a kishte më bukur se kjo?), së dyti, kemi të njëjtën gjuhë, sepse rrënjët e shqipes dalin nga e njëjta kaçube me greqishten, dhe, së treti (si pasojë e këtyre të dyjave), edhe gjaku duhet të ishte i njëjtë, sepse s’kishte nga të shkullohej gjetkë. Përveç kësaj, kur doktrina e mendimtarëve të atëhershëm qerthullohej tek “qytetërimi greko-roman”, gjë që përkthehej tjetër për tjetër në greqishten e re, kush intelektual shqiptar guxonte të ngrinte pikëpyetje?



Në këtë periudhë historike, pra, nuk kishte pse të liheshin të lira përsiatjet vetëpërcaktuese të intelektualëve shqiptarë, aq më tepër kur shumica e bashkëkohësve të tyre, ashtu si dhe sot, nuk kishte guximin të pranonte. Sidoqoftë, Fan Noli, Ismail Qemali e Faik Konica, e të tjerë mendimtarë, ishin për një mbretëri a federatë shqiptaro-greke, gjë që Noli e ka shënuar të shpresuar edhe mbas largimit përgjithmonë nga Shqipëria. Këto të dhëna i përkasin një zone që krijon vazhdimisht pikëpyetje për brezin tonë, aq më tepër kur përvoja jonë nuk themelohet në një studim të mirëfilltë të tekstualitetit të rilindasve, e përballjes me teoritë e denja nga ku u mëkuan rilindasit, sesa përpëlitet nën shosh*tjen e gjithçkaje teorike të trupëzuar kaq thellë tek ne. Sado që të përpiqemi, në shumicën tonë dërrmuese, ne nuk mund të fshehim pasojat kulturore të kësaj përvoje.



Por Noli e ka qartësuar, gjatë gjithë veprimtarisë së tij, se ishte për një bashkim në diversitet, dhe jo në shkrirje të dy kulturave në një enë helene, siç pretendonte lëvizja folklorike e filogrekëve, ashtu siç është përsëritur kjo gjithatoherë në botimet e Kurillës. A mos ndoshta predikimi i rilindasve, jo vetëm i ortodoksëve, për një trajtë bashkimi me Greqinë ndihej i përafërt me doktrinat e sotme për bashkim, me Evropën për shembull, dhe prandaj nuk mund të mohohej?





Makthi i greqishtes


Kristoforidhi e Noli, të cilët në krahasim me Kurillën i ofruan më shumë spiritualitet botës shqiptaro-greke, ishin distancuesit e mëdhenj të shqipes nga greqishtja, në një kohë që vepra e dy përkthyesve të dhuntishëm dëshmon se ata ishin helenistë të përkryer. Dhe megjithatë, Kristoforidhi u përpoq të zëvendësonte gjithçka greke me fjalë të gjetura a të ngjizura në shqipe. Nga ana tjetër, Noli e plotësoi Kristoforidhin, duke e përballur greqishten me ndihmën e gjuhëve evropiane (Ndoshta në të ardhmen, kur të ezaurohet pyetësori i mistereve të Nolit, sidomos kur të deciklohet marshimi etnohedonist i klaneve të këtij brezi, shqiptarët do të pyesin më shumë për Kristoforidhin, ndoshta duke e filluar me pyetjen, “përse klanet shqiptare të pasdiktaturës nuk u tërhoqën mbas pikave kulturore të veprës shqiptaro-greke të Kristoforidhit e të Nolit, por bënë filologji mbi çorapet e këtij të fundit, edhe pse nuk mundën të gjenin saktësisht ngjyrën dhe endjen e tyre?”).



Botimet e Kristoforidhit e të Nolit, kryesisht, bënë që viti 1923, atëherë kur u krijua kryesia e parë peshkopale e ortodoksisë shqiptare, të ishte një mot kaq i volitshëm për shqiptarët ortodoksë. Që nga ky vit e deri në vitin 1936, kisha ortodokse shqiptare bëri kthesë në traditë dhe krijoi tipare vendore, gjë që për atëherë ishte përmbysja e një mendësie, domethënë përmbushja e një premtimi dyqindvjeçar, në qoftë se llogarisim edhe përkthimet e para ortodokse, si fillesë e kategorizimit të ortodoksëve në botën shqipfolëse.



Sinodi i tretë i KOASh-it, ngritur në vitin 1937, i cili ishte e para kryesi kishtare që u njoh nga patrikana, bëri orvajte për një rivlerësim të greqishtes e të shqiptarëve nëpërmjet peshkopëve Evllogji Kurilla e Panteleimon Kotoko, që të dy korçarë. Këta u shuguruan peshkopë pa qenë më parë priftërinj; njëri ishte murg e tjetri fare laik. E madje që të dy në një moshë të madhe për të mos qenë priftërinj: i pari 47 vjeç e i dyti 57! Kjo tregoi e dëshmon se sa nxit kishte ortodoksia greke për shqiptarët atëherë... Vetëm duke miratuar këta dy emra, mbreti Zog mundi të siguronte pëlqimin e patrikanës për lëshimin e tomosit të autoqefalisë. Atëherë besohej, sidomos kur i sheh gjërat përmes vizioneve të politikës, se autoqefalia ishte shqiptari e garantuar në jetë të jetëve.



Por a ishte më kishtare, në krahasim me realitetin Noli & CO, shërbesa e dy peshkopëve të pranuar nga qeveria mbretërore? A ishin këta “të vënë”, apo u zgjodhën nga faktorët patriarkalë sepse ishin pikërisht ata që ishin? Në vitin 1939, mbas pushtimit italian, Kurillës iu ndalua hyrja në Shqipëri, me motivimin se nuk kishte shtetësi shqiptare. Pavarësisht nga vlerësimet e tij krejt sentimentale mbi botën shqiptaro-greke, Kurilla nuk u dëbua nga shqiptarët por nga pushtuesit italianë, të cilët kishin një projekt të qartë kishtar për ortodoksët, ndërsa peshkop Evllogji përbënte një rrezik me qëndrimet e tij. Vite më vonë, kur diktatura ia humbi shpresën për t’u kthyer në fronin e tij, jo vetëm atij por edhe vetë peshkop Theofanit (Noli), peshkop Evllogji mburrej në librat e tij për shumë gjëra, por sidomos për dy bëma: gjatë shërbesës së tij si hierark i KOASh-it ai nuk shkroi kurrë shqip[2] dhe nuk pranoi të bëhej shtetas shqiptar. Madje akuzonte në shkrimet e tij peshkop Jerotheun, që pati shugurar peshkop “më se të degjeneruarin Fan Noli”, por akoma dhe Pandeli Kotokon, për faktin se si hierark i Gjirokastrës ai pati botuar atje një “revistë zyrtare në shqipe”, të cilën Kurilla ia peshonte si mëkatin e hershëm të njeriut.[3]



Kotoko, nga ana e tij, ishte larguar nga Gjirokastra bashkë me ushtrinë greke, kur ajo la pa kthim Shqipërinë, në vitin 1941. Pavarësisht nga lidhja e tyre grindavece me njëri-tjetrin, të dy peshkopët filogrekë binin dakord se problemi i grigjës së tyre duhet të shtrohej jo në nivel ortodoks, por në nivel politik, prandaj dhe në epistolarin e tyre drejtuar organizmave grekë e ndërkombëtarë, të paktën nga ç’është botuar, problemi ortodoks nuk adresohet. Edhe kur përmendet, formulohet për të bërë më të besueshme çështjen e Vorio Epirit, prandaj dhe problemi ortodoks lihet për t’u zgjidhur mbas atij vorioepirot, edhe pse kisha ortodokse shqiptare ishte ajo që i bëri të paharruarit peshkopë, nga e mosqena. Sa për Vorio Epirin, i cili vuante “nën zgjedhën e turkoshqiptarëve”, e jo të komunistëve, të cilët besonin atëherë në një Antihyjni Trikrenore (myslimane, ortodokse e katolike) me hipostaza të barabarta të tre kokëve, dy kryepriftërinjtë e qanë me vaj e vyerje gjer në fund.





Lipsanat e greqishtes


Dy peshkopët ikën, edhe pse nuk ishin të vetmit, por ata në fund të fundit ishin shqiptarë. Greqishtjen e gjetën dhe e lanë në Shqipëri. Ndërsa e folmja iu nënshtrua për përkthim të zëpërzëshëm kanonit të ri, LRS-së, e shkruara përiku nën varret e ushtarëve grekë, me frikë se edhe që andej mund të zhvarrosej, nëse eshtrat kërcisnin kundër diktatorit. Kështu u imponua një abetare shqipo-greke, që iu mësonte fëmijve minoritarë të shkronjëzonin “Parti-Enver” në greqishte. Më vonë pastaj, ata duhej të mësonin përmendësh Çajupin në greqishte: “I Turqia tin Alvania/pire-ojmé/Alvané, sikosu olorthos/Alvané!”[4] Ata grekë që kërkonin diçka të tyre në Shqipëri, ku duhej të përqëndroheshin për meditimet “mëkatare”, përveçse tek varrezat e ushtarëve grekë?



Por gjithë kjo as që flitej se kishte lidhje me greqishten e sfondit të kishës. Kaq afër, edhe prapëseprapë trajtoheshin si dy gjuhë të pavarura nga njëra-tjetra, përveç varësisë së detyruar që mbante secila me shqipen. Mbas viteve 40 e deri në vitet 60, kur ortodoksia shqiptare iu dorëzua e tëra komunizmit, ose hijes a pasojave të diktaturës, në Shqipëri ishte rrënjosur një traditë vendase për ortodoksët, pavarësisht se librat kishtarë nuk ishin përkthyer plotësisht. Këto vite përndjekjeje, shqipja e librave kumbonte lirshëm në kishë, pa shtirjet e dhjetëvjeçarëve të parë, ku lipsej improvizim, për të sfiduar vetveten.



Greqishtja i përkiste tashmë kujtesës kulturore. Për disa ortodoksë trajtohej si relikë, për të tjerë si emocion, e për ca të tjerë e kotë, por e pamohuar nga askush, edhe pse librat kishtarë nuk sillnin asnjë pasthirrmë liturgjike në greqishte, gjë që vetë kisha e Romës, Kisha Katolike, ruan ende sot, si tregues i shekujve të parë, kur atje meshohej greqishtja në kishë (Njësoj kjo dhe në kishat orientale ortodokse, si ajo kopte për shembull, e në disa kisha lindore ortodokse, si tek kisha ruse, ku ende sot ekzistojnë sentenca të tëra greqisht). Kur të krishterët e traditave të tjera pyesin shqiptarët ortodoksë për këtë, se përse nuk kanë asnjë thirrmë greqisht në adhurim, besoj se asnjë nga ne është i aftë të japë një përgjigje bindëse për ata. Pohuesit dhe mohuesit e greqishtes në botën shqiptare, janë njësoj të emocionuar.



Përderisa përkthimet tona liturgjike janë kaq të reja, ato ruajnë metodat e kohës së tyre, prandaj dhe mesha jonë nuk ka nevojë për njelmësimet e greqishtes, sesa për plotërinë e shqipes standarde, gjuha e shqiptarit të sotëm ortodoks. Megjithë metodat kitsch të ortodoksisë së pasdiktaturës, trajtimi i greqishtes duhet rivlerësuar, qoftë dhe duke e rrëmuar, nga çdo pikëpamje. Çdo gjë e vyer që përdoret pa dobi e pa masë, në thelb e në kohë nuk nderohet. Kështu duhet trajtuar dhe gjuha greke, të cilën gjuhësia e sotme nuk e pranon më si “Mbretëreshë”, siç na e thanë rilindasit shqiptarë, pavarësisht se nuk mund t’a mohojmë si të mbretëruar dikur në disa treva shqiptare, prandaj dhe të çmuar. Sidoqoftë, imponimi i saj në botën shqiptare bëhet sot vetëm nga pozitat e epërsisë kulturore; një përdhunë e gjymtyruar në cektinën tonë morale e materiale.



Heshtja e ortodoksisë shqiptare në hartën gjeopolitike të ortodoksisë së përbotshme, ku renditen Maqedonia, Ukraina, ShBA, etj, nuk tregon se problemet tona janë zgjidhur, sesa provon dobësimin e një institucioni që e ka lënë të ardhmen tonë në mëshirë e në rastësi. Gjithsesi, gjendja e sotme nuk lë hapësirë për kryengritje, sepse çështjet që mund të përfshihen në platformat e reformave janë shtruar qyshkur, duke kurthuar kështu në favor të kishave autoqefale greqishtfolëse, të cilat sot janë pesë: Kostandinopojë, Aleksandri, Jeruzalem, Qipro e Athinë. Kjo pentarki helene, nga e cila dy kisha përdorin greqishten plotësisht, ndërsa tre të tjerat pjesërisht, sipas dialektikave përkatëse, nuk shënohet e numëruar nga të zotët, pikërisht se rasti shqiptar është në ecje e sipër, me plane afatgjata për t’a numëruar.


Koha Jonë, 31 janar 2005

-------------------------------------------------------------------------------

[1] Për të kuptuar se përse qarqe greke të asaj kohe ndihmonin përdorimin e shqipes, në të kundërt me ato që mallkonin gjuhën shqipe, vlen të lexohet parathënia e Fjalorit. Po përkthej këtu një pjesë: “…Ky Fjalor, pemë e një pune njëzetvjeçare, përmes mundimesh të mëdha, i lënë nga autori në dorëshkrim, botohet këtu për herë të parë, pa asnjë ndryshim, pikërisht siç u gjend mbas vdekjes së tij. Del në dritë jo vetëm si detyrim ndaj kujtimit dhe famës së autorit, i cili duke punuar me ndershmëri e zbukuroi dhe e deshi kombin e tij plot aspirata, zërin e tij atëror. Për më tepër, kjo vepër është një instrument i shumëçmuar pedagogjik, i cili do t’i mësojë në të ardhmen popullit trim shqiptar, nëpërmjet shembullit praktik dhe udhëzimeve të birit të tij më të ditur, se vetëm me ndihmën, përkujdesjen dhe frymëzimin e shkronjave greke e të gjuhës greke, do të mundet të përpilojë gjuhën e tij, me kalimin e kohës. Që kjo gjuhë të jetë me të vërtetë nënë idesh, zbutje e fjalës njerëzore dhe qytetërim.”, Leksikon tis Alvanikis Glossis, ypo Konstantinou Kristoforidou, Athinë 1904, f. 2. Pra motivi ishte ndriçues, nga pozitat e epërsisë, gjë që për atëherë ishte kulturalisht e justifikuar, siç do të shohim më poshtë. Është e padrejtë, veçse që mbas një qindvjeçari, qarqe greke që paraqiten si më përparimtaret, duke përfshirë edhe dërgatën ortodokse në Shqipëri, t’a trajtojnë shqipen dhe shqiptarinë nga të njëjtat pozita folklorike.

[2] “Librat e mi janë të shkruara në një greqishte të bukur e cila ka joshur dhe vetë filologët e Shqipërisë (…), prandaj dhe albanologët më kanë halë në sy, sepse nuk kam shkruar kurrë shqip. Unë jam më grek se Ministria e Jashtme, e cila në vitin 1910 shtypi libra mësimorë në shqipe”, Evlojios Kurillas, To Kratos tis Alitheias, Athinë 1944, f. 77.

[3] “A është grek Jerotheu, i cili e tradhëtoi kishën dhe shuguroi më se të degjeneruarin Fan Noli peshkop, e më vonë kryepeshkop të Shqipërisë? Edhe unë atëherë jam shqiptar, por ama një shqiptar që s’ka shkruar e botuar kurrë shqip, ndërsa ai nuk qenka shqiptar, i cili bashkë me mitropolitin e Gjirokastrës Pandeleimon Kotoko, botonin revistën zyrtare të mitropolisë në shqipe, Zëri i orthodohksisë (sic), Korçë, vëllimi I, 1924 e në vijim…”, po aty, f. 104.



[4] Andon Zako Çajupi, “Alvané!”, Antholojia tis Alvanikis Poiisis (Përktheu Pano Çuka), Tiranë 1981, f. 133.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 01:28
drite prej drite nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė drite prej drite Kėrko mesazhe tė tjera nga: drite prej drite Shto drite prej drite nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto drite prej drite nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
drite prej drite
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/03/2005
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 34

Pėr njė ripėrqasje shqiptaro-greke

Për një ripërqasje shqiptaro-greke

At Foti Cici


Vitet e fundit mendoj se mendimtaria shqiptare ka ecur e është pasuruar. Në shumicën e rasteve risimet janë shprehur me emër, qartë e pa përdredhje, pa shpërfillur formulime të tërthorta në dukje, por të pafshehura edhe ato në frymë. Një veçori e përbashkët për pothuaj të gjithë mendimtarët e pasdiktaturës është cilësia gjuhësore në shqipe. Është meritë e tyre që këto vite lexuam përsiatje të mirëfillta ndërshqiptare e ndërkulturore, gjë që dëshmon se pjesa më e madhe e jetës së lëçitësve në fjalë tretet përmes jetës shqiptare, si shqetësim i përhershëm njerëzor e intelektual, pavarësisht nga profili i tyre profesional, pozita shoqërore, përkatësia politike a spirituale, njerishmëria, vendveprimi, etj.



Ashtu siç mund të ngazëllehet dikush për mbarështimin e kësaj mendimtarie bujtëse të bashkëkohësve, njësoj dhe lëndohet kur shikon se përsiatësit e “viseve” shqiptaro-greke nuk fjalësojnë (Është alibi po të besojmë se nuk kemi të tillë). Për ata që njohin zonën e përmendur, jepet përshtypja ungjillore se atje pritet të zbresë një ëngjëll, se vetëm ai ka fuqinë të trazojë ujërat e fjetura ortodokse. Ata që dergjen në buzë të moçalit besojnë se ai që do të arrijë të futet i pari në ujë, mbas ardhjes së trazuesit, do të shërohet e do të ecë përsëri. Zhuritja është vetjake.



Nga ana tjetër, sa herë që flitet diçka e mbarë për temën tonë, kërpudhojnë cilësime zhvlerësuese, me mënyra faqepërzhitëse, të cilat në shumicën e rasteve rrjedhin nga një intuitë e prishur, pa anashkaluar motive komode për të tjerë. Pikat më të shpeshta të kësaj përndotjeje lidhen me gjithçka të re që shkruhet mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke, dhe sidomos kur shprehet diçka që është, prej mendimtarie të shkuar, “e paprekshme”. Intelektualët e traditës, veçse, na kanë lënë aq sa deshnin dhe aq sa mundnin. Por sa e mundshme është të bëhet fillesa e qëndresa edhe në lëmin shqiptaro-grek?



Nëse mendimtarët e këtyre viteve dallohen për pavarësi intelektuale, e në disa raste në vetëveçim të përditshëm, shpifësit e sotëm kërkojnë pjesëmarrje e grupime, duke gjithëpritur një a dy intelektualë për çdo klan, të cilët do të kenë dhuntinë, sidomos atë gjuhësore/shprehimore, për të sjellë në lektizim bindjet e bashkideorëve. Mbas kësaj, vijon disa herë dhe mohimi i kombësisë së risuesve, prandaj dhe u ula të lexoj sot Faik Konicën.



Shumë polemistë të skajeve, pra, nuk lexojnë dhe luftojnë me metoda sot për sot, jo sot për nesër. Pemët e mosleximit dëshmohen tek mosnjohja e figurave më të dashura për ta, si Fan Noli e, sidomos, Faik Konica. Në gjithë mendimtarinë tonë, a ka vëzhgues më të mprehtë, por dhe kritikues më të ashpër të mendësisë shqiptare, siç është rrëfyer i rrëmbyer Faik Konica në shkrimet e tij? Duke cituar Konicën nuk kam për qëllim të bëj përgjithësime në mendimtarinë e tij, as të shkulloj emocionin e sotëm, sesa të përshkruaj e të sugjeroj në një pikë të sigurt kulturore. Mëshirë!



Mohimi i dyfishtë i kombësisë


Marrëdhëniet shqiptaro-greke, mjerisht, janë helmatisur nga të dy palët. Aq i vështirë sa ç’është çmitizimi i Vorio Epirit në botën greke, njësoj zhgënjyes është ripërvijimi i realitetit grek në botën shqiptare. Që t’a trajtosh këtë realitet vetëm nga njëra anë, nuk shtie melhem në plagë. Nga ana tjetër, të mos rezistosh gjykime të paanshme, nuk do të thotë të bësh të njëjtin mëkat, t’iu mohosh kombësinë shqiptare bashkëkohësve të tu debatues, gjë që e bëjnë vetë subjektet e zemërimit tënd; ky fakt e bën ekstremin të dukshëm e të prekshëm tek ne. Pa sinqeritet e zemërgjerësi në pranimin e kombësisë shqiptare, në specifikën, por dhe në plotërinë e saj, nuk mund të ketë prodhimtari në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Dhe kjo vlen për tej e përkëtej kufirit.



Mohimi i kombësisë së shqiptarëve ndaj shqiptarëve, të të verbërve ndaj dritarëve, është një pasion kulturor i trashëguar. Kur Konica kritikonte mendësinë shqiptare, në vend të përgjigjeve për gjykimet e tij të drejta a të gabuara, ai cilësohej nga bashkëkombasit e tij se nuk ishte shqiptar, përderisa rridhte nga një trevë gjuhësisht e përzier, pavarësisht se Faiku ishte mysliman dhe nuk mund të ishte diçka tjetër në atë trevë, përveçse shqiptar. Ajo që befason për frymën e atyre viteve është se Konica flet siç mund të flasë dikush në vitin 2005: “T’isha Grek do t’a kisha për nder, të parën se njeriu lëvdohet gjithënjë me kombin e tij, të dytën se Grekërt në janë të liq për Shqipërinë janë të mirë për veten e tyre, të tretën se Grekërt kanë ndritur botën...”.[1] Në fakt, jo se janë vetëm grekët që kanë ndritur apo jo botën, por ndoshta prandaj dhe këto cilësime të Konicës më duken kaq interesante.



Një nga arsyet që ka shumë reagime të çartura mbas viteve 90, është nostalgjia e ëndërrimeve të pafajshme, dëshpërimi përvëlues për mungesën e një klase shqiptare, e një shtrese të lartë imagjinare, e cila jo vetëm të ekzistojë a të ngjizet, por të ketë në të njëjtën kohë dhe potencialin për të thënë gjëra të reja, të cilat mund të toleroheshin edhe nga skajorët, të ishin, pra, gjithëshqiptare, përderisa zbresin së lartazi, nga të kulluarit e fisshëm, e jo nga të vdekshmit. Zhgënjimi, në kahun tjetër, thellohet kur bashkëkohës “të rëndomtë” dalin mbi të tjetët dhe mëtojnë se kanë gjykime tjetër për tjetër mbi çështjet ortodokse, se kanë edhe ndriçim për t’i formuluar ato, e madje kanë ndjesinë se po influencojnë e po trashëgohen, teksa të tjerët vetëmjaftohen te zhurma e bëzanies së një opinioni të sotëm mbresëlënës, dhe asgjë më tepër.



Për këta bashkatdhetarë të smirës Konica thoshte: “Janë disa shqiptarë që sillen si të vërtetë këndezë, e zëmërohen posa zë të këndojë kokorikooo nonjë tjatër si ata. Mjerisht, në Shqipëri ka pakë pula. Shqipëtarët duke nderuar fort mëndjen dhe shërbimtarët e atdheut e duke i vënë veshin me kujdes fjalës qi del prej çdo gojës më të përvujtur, s’duan as kanë dashur (...) njeri që del e thret: ‘Unë jam!’ Historia e Shqipërisë s’është përveç vërtetimi i kësaj që thomi.”[2]



Mohimi i kombësisë së njëri-tjetrit siluron shpresën shqiptaro-greke, por dhe çnderon ndërgjegjësimin e njeriut shqiptar të sotëm, për të mos thënë se, ata që arrijnë gjer atje, e kanë fare afër të përtejmen e rrymave të tjera, të cilat askush nuk e ka për nder t’i përmendë se i beson. Sepse përndryshe, jemi ne që “shkojmë kohën duke thirrur se kërkimet e Shteteve të Ballkanit në Shqipëri janë pa arësye, se kombi ynë është më i math se sa duan t’a bëjnë, etj, dhe nga tjatër anë j’a vëmë në dyshim shqiptarësinë njëri tjatërit!”.[3] Mbas mohimit të kombësisë së bashkëgjakësve, ndërvijojnë të tjera mohime, derisa mohimtaria e të qënurit shqiptar dëshmohet si një nga veçoritë e ekstremit, i cili është pikërisht mungesa e truallit midis dy skajeve, në këtë rast ato shqiptaro-greke.



Teoritë konspirative, përmes së cilave përligjen përluftimet ndaj mendimtarëve të sotëm, nuk lindën mbas viteve 90. Faik Konica jo vetëm që i ndesh e i përball të tillët, por dhe i cilëson se “janë njerës të lindur shpirt-robër. Për ta, çdo gjë në botë bëhet pas një urdhëri e për një interest. Robër vetë, nukë besojnë të ketë njerës të lirë.”[4] Siç duket, në ditët e Konicës presioni ishte real, përshirës, gjë që të paktën sot është zvogëluar. Vëmendja si përqëndrim e dhembshuri biologjike ndaj brendisë së tyre, si pjesë e subjektit të një ideali, bënte që mendje kaq të sistemuara të çmendeshin. Pasojë e kësaj çmendjeje hirlëshuese, shkaktuar nga ndërmohimi i kombësisë e i përndotjes së motivit, ishte dalja nga vetvetja, “vetëshkombësimi”, për të mjekuar marrëzinë klanore të bashkëkohësve:



“Kur shoh ca eskrokë të poshtër e pa nder, mace t’egëra me dy faqe, tradhëtorë, çpifarakë, vrasës vullgarë e prapa kurrizit [...], t’a marin e t’a përdorin-e t’a ndyjnë!-emërin shqipëtar: t’a thom çiltas se më vjen turp që jam Shqipëtar edhe unë. Të qe se ndroja dot racën t’ime me fjalë, shpejt do të thohesha Grek, Kuco-Vllah, etj. Edhe Evgjit do t’a kisha për nder.”[5]



Anëcakëria e viteve tona dhe mendjemadhësia pa shkak fare, lavdërimi i pasioneve të sëmura, ato që e mbajnë peng ecurinë e mendimtarisë shqipe, shpërnjohja e historisë, leximi kokëposhtë i klasikëve tanë, të gjitha këto janë pengesa për një rivlerësim të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Pa një përmbysje në këtë lëmë, nuk mund të ketë formulime që japim hapësirë të dëgjohemi, të influencojmë e të përfitojmë, siç dëshironte dhe Faik Konica, dritari i kombit, kur përballte pjesën e sëmurë të kulturës së tij.



Së fundi, për sa i përket mohimit të kombësisë sonë në etnokulturën greke, gjykoj se asgjë nuk mund të arrihet nga jashtë saj, për të transformuar një mendësi të kultivuar për breza të tërë, me mjete aq të fuqishme. Sidoqoftë, ne thirremi në këto vite ndërgjegjësimi për të bërë hapa brendashqiptare, drejt një perspektive respekti e tolerimi për njëri-tjetrin, për të mos mohuar kombësinë dhe origjinën e mirëfilltë në rajon të bashkëkombasve tanë, vetëm se nuk biem dakord me ta për arsye filozofie a kimie. Pa këta shqiptarë të mohuar, veçse, fjalët e rënda të skajorëve do të vazhdojnë të dëgjohen nga jashtë si tinguj të vrazhdë kalimtarie.



Mërgimi i ndjesës në fjalësin shqiptaro-grek


“Vetë Moisiu, i mundur prej Skënderbeut, i përbuzur prej Turqve, dhe i rahur prej vetëdijes, iku nga Stambolli, ardhi në Shqipëri, i ra Skënderbeut në këmbë me një bres të lidhur në qafë, dhe me lote në sy i lypi ndjesë për fajin e tmerruar që kishte bërë. Ay e ngriti, e puthi në ballë, si birin prodik i ati në Ungjill, i dha shkallën e vjetër në ushtërinë kombëtare, dhe nxori një urdhër që askush të mos i fliste për tradhësinë e shkuar”.[6]



Këtë fragment unë e ndjej si një referencë kulturo-spirituale në letërsinë e etërve të kombit. Për mua nuk ka pasojë tundimi se sa përqind janë të Skënderbeut, sa të historisë, sa të folklorit, e sa të Nolit. Rrëmimi i historisë, letrarizimi i saj, shenjtërimi i heroit, të gjitha këto kanë për qëllim tek kjo referencë mësimdhënien, doktrinën e vlerave që përpiqet të sugjerojë autori, në këtë rast Fan Noli, se pa ndjesë nuk mund të ketë marrëveshje a marrëdhënie të sinqerta midis shqiptarëve. Prandaj dhe ky pasazh nuk mund të shpërnjihet nga brezi ynë, se pastaj lindin pyetje të tjera: Kur ati i kombit fali tradhtarin e kombit, në çfarë lartësie ndodhen ata që nuk mund të falin qoftë dhe një tradhtar tjetër, aq më tepër kur cilësimet dalin nga vlerësime konspirative e si rrjedhojë krejt të sëmura?



Ajo që është interesante ndodhet mu në fund të citimit, kur etnarku, për t’iu mbyllur gojën shqiptarëve, që të mos merren me të kaluarën e tradhtarit, e shpalli këtë me urdhëresë. A nuk është aktual Gjergj Kastrioti dhe, sidomos, Fan Noli, në këtë pikë? Ndjesa, veçse, si institucion i një rajoni të stërlodhur, fillon brenda nesh, duke marrë si shembull Skënderbeun që fali bashkëgjakësin e tij Moisiun, para se të shtrihet në tjetërsi, tek grekët për shembull, jo si obligim a si akt diplomacie/hipokrizie, sesa si ndjenjë detyrimi spiritual, mësimdhënieje, gjë që mund të ndjehet nga tjetërsia si thirrje ndërgjegjjeje; një mësim andej nga nuk e pandehin.



Mund të thonë disa prej nesh se “grekët janë të parët që duhet të na kërkojnë ndjesë, për krimet që na kanë bërë!”. Por si mund t’i shpëtojmë pastaj kundërpyetjes, “po shqiptarët, a nuk kanë bërë ata krime ndaj grekëve?”. Dhe përgjigjja e tyre ka për të qenë një “jo” me xixa.... Në qoftë se ne kapemi e justifikohemi se “grekët janë komb ortodoks dhe duhet të japin shembullin të parët, sipas Biblës”, kjo nuk duhet të sugjerohet nga shqiptarët, sepse ne kemi një trashëgimi më të larmishme spirituale, me disa religjione e disa reforma historike, prandaj dhe duhet të gjejmë e të provojmë vetveten. Në qoftë se religjionet nuk kanë vlera tolerimi e ndjese, a nuk rrezikohen të bëhen pre e shtrëngesës dhe e hakmarrjes?



Çfarë thotë Faik Konica, të cilin kemi thirrur në këtë bisedë? Ai na zhgënjen, se na akuzon për krime kundër grekëve. Ato figura që të ashpërit i mbajnë si më të lavdishmet, sipas Konicës nuk janë aspak kështu. Kryeministri dalë nga Kongresi i Lushnjës, Sulejman Delvina, për shembull, “anëtar i dorës zezë xhon-Turke ka marë një pjesë të njohur në vrasje të përgjithëshme t’Armenëve të mjerë më 1915-16”.[7] Por edhe nëse ekzistojnë sot historianë tej Konicës, të cilët mund t’a sfidojnë atë, ky mendimtar na rrëfen në vijim gjëra që nuk kemi pse të mos besojmë. Bëhet fjalë për takimin e tij me Kolë Tromarën në Romë, prandaj dhe po sjell këtu pjesën më të madhe të dëshmisë:



“Më thotë Kapetan Kola se ronte në Worcester një Morait me të shoqen, Korçare, me të vjehërën, edhe me një vajëz të vogël që e kishin bërë të krishterë. “Vatra”, që të fitojë influencë nër muhamedanët, dëshëronte t’a heqë vajëzën nga dor’ e Grekut edhe t’ua kthejë njerëzve të saj. Po “Vatra” s’mejtoj as të zërë avokat që t’a marë vajëzën me gjygj, as të përdorë shtypin amerikan për shpëtimin e saj. Jo, “Vatra” e zuri të vetëmën udhë që dinë barbarët: vuri edhe e vranë Grekun!



[...] Atë vajëz, e mundonte Greku? -Përkundrë, tha Kol Tromara, e yshqente mirë, e vishte bukur, e ritte me kujdesë. Gjeta një shkak të ndahem nga brigandi; edhe si mbeta vetëm, rashë në shtrat, me ethet e dëshpërimit. Mejtohesha: Themelohet një shoqëri për të stërvitur e për të qytetëruar popullin, - edhe mësimi që i jep populli është të shkelë kanunet e vëndit e të njerëzisë, të zërë pusi edhe të derdhë gjak. O fat tragjik, që më ke bërë shok me assassinët e me brigandët, mua që më vjen keq të shtyp edhe një mizë kur ecij udhës! Edhe s’dija si të sillem: të heq maskat edhe të bërtas, apo të hesht nga frika e shkandullit?...



Është për të besuar që vrasja e Worcester-it s’është i vetëmi delikt që ka bërë “Vatra”. Edhe të tjera vrasje n’Amerikë do t’a kenë burimin në Tremont Street [...] Duhet faqezinjtë që shkelnë e shkelin kanunet e Amerikës mirëbërëse, të marin një arsim të fortë; duhet puna e Worcester-it të dalë në shesh, edhe fajtorët të jipen në duar të policës; duhet të gjith’ ata që dijin edhe mbyllnë sytë, të zbohen një her’ e mirë me çnderim nga Federata.



“Vatra” që të rojë e t’i bëjë shërbime të vërteta Shqipërisë, duhet të çpastrohet nga çdo qelbësirë; edhe një Black-Hand ose Gang of hoolings and murdurers (sic) që e kanë bërë njerës pa shpirt e pa tru, të lartësohet e të bëhet një League for the social and moral education of the people...”.[8]



Fjalë të rënda! Në qoftë se nuk do të isha klerik, do t’a provokoja lexuesin: Kush ishte më kriminel, Enver Hoxha që pushkatoi Kolë Tromarën, apo Kolë Tromara që pagoi për të vrarë një bamirës?! Ja fare kështu mund t’i dorëzohemi ndjenjave që mëton ndjesa në realitetin shqiptaro-grek. Zgjedhja e ndjesës si heshtje në dhimbje, për një kujtesë kulturore të çiltëruar, sepse kjo mund të jetë për shumë udha drejt vetënjohjes personale e kombëtare.



Mohimi i ndjesës nga institucionet ortodokse


E duam t’a përftojmë ndjesën si institucion, siç thashë më sipër. Vetë kjo pastaj, sfidon institucionet ekzistuese, të cilat janë larg këtyre vlerave që na lëçitën rilindasit tanë. Sepse me arsye e me parashikime njerëzore, pret dikush që ai institucion që duhet të bëjë i pari hapin e ndjesës është KOASh-i, konkretisht për përndjekjet dhe persekutimet që shumë ortodoksë shqiptarë kanë pësuar në të kaluarën, por që po pësojnë ende sot (Në qoftë se terrori shpirtëror nuk është pësim, atëherë çfarë është?). Përse të shkojmë gjetkë e të kërkojmë gjurmë e hesap, kur e mira dhe e keqja janë të mishëruara në botën shqiptare?



Shkaku kryesor për përgjumjen e ortodoksëve lidhet me moskuptimin e specifikës vendore nga vetë faktorët ortodoksë, sepse ata janë parësisht përgjegjës dhe për më tutje; nuk mund të fshihen më mbas Njësh*t ortodoks, herë duke i thurur lavde, e herë duke e përfolur mbrapa krahëve, për përfitime të gjithandejshme. Në qoftë se procedura të tilla kanonike tej Njësh*t janë dëlirur, atëherë me çfarë ndërgjegjjeje u shërbehet institucioneve të tilla kultbërëse? Për t’i trashëguar? Bie tashmë përgjegjësia tek klerikët, e sidomos tek ata më të lartët ndër shqiptarë ortodoksë.



Por veç mosndijimit të specifikës shqiptare nga të huajt, apo nga vendorët e zgjedhur prej tyre, ekzistojnë pikënisje të tjera, emocionale, personale, njësoj të dëmshme, të cilat është shumë lehtë të lidhen atje ku nuk zgjidhen; ja tek shquhet një pjesë e krimeve bërë nga vetë shqiptarët ortodoksë, kur këta janë të padenjë për pozitën që iu falet, me apo pa meritë.



Në këtë perspektivë ndjese si rivlerësim, vërejmë të zhgënjyer se nuk tregohet urtësi intelektuale nga shtetarët shqiptarë, të cilët vazhdojnë të bashkëmëkatojnë duke abuzuar qoftë dhe me laicitetin e pozitës së tyre, për të mos folur pastaj për detyrimet e tyre historike ndaj ortodoksisë shqiptare. Sepse përndryshe, ata sot duhet të ishin më të informuar e më të ndjeshëm për çështjet tona, duhet të posedonin këshilltarë kompetentë, gjë që nuk ishte e mundur një dhjetëvjeçar më parë, kur u bënë gabime me pasoja tej brezit tonë.



Duke u ndalur tek ndërhyrjet dhe përzgjedhjet e pavend të shtetit, le të ndërgjegjësohemi më në fund e të kuptojnë se nuk i ka hije një kleriku shqiptaro-amerikan të bëhet njësh me lloj-lloj mileti, vetëm e vetëm për të përfituar. Nuk është në traditën kanonike ortodokse që një prift i rëndomtë të shkelë e të tejkalojë pozitën e tij, të sakrifikojë kaq shumë prestigjin e fituar me metoda tejkishtare, në një fazë të volitshme historike. Ndërhyrja e tij në vitin 1991 me Ramiz Alinë, në vitin 1992 me Sali Berishën, në vitin 1998 me Fatos Nanon, e ndoshta dhe të tjera që nuk janë bërë ende publike, shkaktuan plagë në kishën ortodokse shqiptare që askush nuk ka dhuntinë t’i shërojë sot. Prifti i përdorur e ka përdorur priftërinë ortodokse këto vite për të përndjekur teologët e përndjekur nga KOASh-i, të cilët janë detyruar të përfundojnë në kisha të huaja, duke përfshirë dhe këtë shkrues. Shpërndarja e vëmendjes ndër ortodoksë dhe çorientimi e tyre, vijnë pjesërisht dhe nga qëndrimi sibilik i atij prifti të përdorur nga faktorë jo ortodoksë.



A nuk duhet që kleriku i përfolur, i cili hiqet se ruaka dhe vlerat më me sqimë shqiptare e amerikane, të dalë i pari e të sugjerojë ndjesën si alternativë për jetëdhënie në jetën shqiptare ortodokse, duke u nisur nga vetë gabimet e tij? Nuk flasim për akte sensacionale ndjese, të cilat ai i zbatoi me hollësi priftërore kur ia kërkuan, edhe pse ishin tej e ndanë sekullare. Flasim për ndjesë pa thënë “më fal”, ndjesë si qëndrim, me Fan Nolin e Faik Konicën, si kthesë, si pajtim e rehabilitim i sivëllezërve, si më e vërteta udhë negociimi edhe për një rivlerësim të marrëdhënieve shqiptaro-greke, për të bërë diçka nga historia e zhbërë këto vite. Si rrjedhojë, dera e ortodoksisë shqiptare është e kyçur nga brenda.


Panorama, 12-13 janar 2005

-------------------------------------------------------------------------------

[1] Faik Konica, “Harbutët po ‘hazdisen’ - Shahin Bej Kolonjës”, 1902, Vepra 3, Dudaj, 2000 (përgatitur nga Nasho Jorgaqi), f. 84.

[2] “Vija e urtë”, 1900 (po aty), f. 63.

[3] “Përgjigjje një Sërbi”, 1904 (po aty), , f. 134

[4] Po aty, f. 125

[5] Po aty, f. 133

[6] Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, 1950, f. 80.

[7] Faik Konica, “Për stërvitjen morale e sociale të popullit - Një shoqëri kriminale”, 1921 (po aty), f. 170.

[8] Po aty, f. 168-173.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 01:39
drite prej drite nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė drite prej drite Kėrko mesazhe tė tjera nga: drite prej drite Shto drite prej drite nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto drite prej drite nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
drite prej drite
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/03/2005
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 34

Shkarkimi i kryepeshkopit grek

Shkarkimi i kryepeshkopit, sipas legjislacionit ortodoks


At Foti Cici



Nevoja e legjislacionit ortodoks, tej së drejtës kanonike të shkruar në shekujt e parë të krishtërimit, ka dalë nga përvoja e dhimbjes tokësore së një institucioni sa hyjnor aq dhe njerëzor. Pasojat, pra, që ka sjellë vullneti i sëmurë i disa anëtarëve të kishës, të vegjël a të mëdhenj, të dobët a të fuqishëm, na trashëgoi statutet kishtare.



Edhe pse ligjvënia ortodokse nuk është pjellë e parashikimeve, statutet e kishave autoqefale janë të dypërdorshëm; aq sa ligjërojnë mbarëvajtjen e kishës, njësoj sanksionojnë dhe parandalimin e së keqes. Pohimi e mohimi e përshkojnë njësoj çdo legjislacion ortodoks. Atje ku zbatohen statutet, shmangen spekullimet dhe abuzimet me pushtetin kishtar. Për fat të keq, kur iu jepet pushteti disa anëtarëve të kishës, sidomos atyre me ambicje të parealizuara gjetkë, ata harrojnë dhe veprojnë sikur pushteti të ishte i tyre. Çdo pushtet i krishterë është marrë hua dhe duhet kthyer një ditë tek Fuqidhënësi, sidomos për ata kishtarë që nuk improvizojnë.



Kisha ortodokse ruan për kryepriftërinjtë e saj përhershmërinë në pushtet, përderisa nuk bëjnë gabime të rënda dhe përsa përmbushin detyrat e tyre. Kur hierarkët nuk mund të funksionojnë plotësisht, për shkak të pleqërisë a të sëmundjeve, kisha dhe shteti i atij vendi presin e sugjerojnë tërheqje nga pushtetarët ortodoksë.



Çfarë ndodh kur një kryepeshkop i pamundur nuk heq dorë nga pushteti? Ky shkrim përshkruan pikërisht këtë dukuri përmes legjislacionit kishtar të Shqipërisë dhe Greqisë, përderisa me këta dy shembuj është lidhur sot për sot rasti ynë.





Neni 36 i Rregullores së KOASh-it, 1955


“Kryepiskopi dhe antarët e Sinodhit, për shkak sëmundjeje kronike ose pleqërije, të cilat nuk u përmetojnë të përmbushin detyrat e tyre, kanë të drejtë t’i paraqesin kanonikisht dhe me të shkrojtur dorëheqjen e tyre Sinodhit të Shënjtë.

Sinodi i Shënjtë ka të drejtë të shkarkojë nga detyra Kryepiskopin, sinodhikët, ose çdo klerik tjetër, kur konstaton se për shkak sëmundjeje kronike ose pleqërije, këta nuk janë në gjëndje të përmbushin detyrat e tyre. Paaftësija në punë provohet kurdoherë me raport mjekësor”.[1]



Kjo Rregullore, dalë pesë vjet mbas statutit tonë të fundit (1950), është pranuar nga hierarkia kishtare e pasdiktaturës, përderisa tek shtojcat që iu bënë statutit të fundit (1993/1996) nuk u ndryshua asgjë në lidhje me shkarkimin e kryepeshkopit në rast pamundshmërie.[2]



Legjislacioni në fuqi i sugjeron një kryepeshkopi të sëmurë a të plakur, a që të dyja bashkë, të japë dorëheqjen dhe t’i lejojë Kishës të vijojë veprën e saj me anëtarët e shëndoshë. Në rast se ai nuk e bën këtë, sepse ndoshta vetë sëmundja mund të mos e lejojë t’a pranojë paaftësinë për të qeverisur kishën fizikisht e drejtpërdrejt, ekziston Sinodi i Shenjtë, këshilli i peshkopëve, i cili është mbi kryepeshkopin. Në Shqipëri procedurat përkatëse janë zhbërë dhe presin të ardhmen të zbatohen, ndoshta me peshkopë vendorë, të cilët mund të kenë më pak dhunti se të dërguarit e paftuar, por ndoshta do të kenë më tepër drojë Perëndie për t’iu dorëzuar së drejtës kanunore të ortodoksisë.



Por çfarë thotë statuti i vitit 1929, i cili u zëvendësua me atë të vitit 1950, për shkarkimin e një kryepeshkopi të pamundur për KOASh-in?





Neni 22 i Statutit të vitit 1929


“Kryepeshkopi, Peshkopi, dhe Ikonomi i Math Mitrofor, për shkak sëmundjeje kronike ose pleqërie, të cilat nuk u përmetojn të përmbushin detyrat e tyre Peshkopale, kanë të drejtë t’i paraqisin kanonikrisht dhe me të shkruar dorëheqien e tyre Sinodhit, i cili vendos. Po Sinodhi mundet edhe motu proprio të çfaqi mejtimin mbi sëmundjen ose pleqërinë e tyre pas nji raporti prej pesë mjekësh të zgjedhun dy prej Sinodhit vetë dy prej të sëmurit, dhe një prej Drejtorisë së P. të Shëndetsisë.



Në qoftë se Kryepeshkopi ose Peshkopi nuk apin dorëheqjen brënda dy javëve prej datës së komunikimit, Sinodhi me nji herë emëron nji ndihmës Peshkop i cili merr përsipër administrimin e Peshkopatës. Kryepeshkopi dhe Peshkopët të dekllaruar të pamundur mbajnë titullin e tyre dhe përmenden në Kishë e në ceremonit e Shenjta prej ndihmësit Peshkop dhe gjithë Klerit po nuk ushtrojnë asnjë veprim administratif dhe nuk marrin asnji pjesë aktive n’administrimin e Kishës. Në qoftë se Doktorët raportojnë pamundërin e tyre, ata japin dorëheqjen...”[3] Drejtshkrimi dhe luhatjet gjuhësore janë të origjinalit.



Siç duket nga përqasja e të dy statuteve, legjislacioni ortodoks hedh gjithë përgjegjësinë tek anëtarët e Sinodit të Shenjtë të KOASh-it. A do t’iu pëlqente atyre që kur të plaken a të sëmuren vetë, gjë që kështu apo ashtu askush nuk ka fuqinë t’i shmanget, anëtarët e Sinodit të lihen të rrëshqasin e të zhvlerësojnë pjesën e mirë të veprës së tyre? Në fund të fundit, në rastin tonë çmimin e paguajnë ortodoksët, të çdo kombësie qofshin, të cilët janë bërë këto vite pre e politikave shqiptaro-greke.



Përderisa ndërhyrja e shtetit nuk përmendet në shkarkimin e kryepeshkopit, e lë të ardhmen e kishës në dorë të anëtarëve të sinodit, pa parashikuar rrethana specifike si sot. Çfarë ndodh në rast se ata nuk reagojnë për të zbatuar legjislacionin ortodoks në Shqipëri? Një përgjigje është gjendja e sotme në kishën ortodokse shqiptare, e cila është pasojë e një bashkëqeverisjeje. Statuti i vitit 1950 kërkon të modifikohet në këtë nen, si dhe në nene të tjera, për të qenë i barasdenjë me të sotmen dhe të ardhmen e kishës ortodokse në Shqipëri.



Statuti i kishës ortodokse greke, i vitit 1974, është më i përpiluar mbi shkarkimet e kryepriftërinjve të paaftë. Abuzimet e pushtetit nga disa dhespotlerë është diçka e pamohueshme në traditën greke. Kur janë gjallë e mirë s’ke ç’u bën, sepse gjithë strategjia e qeverisjes synon pikërisht sajimin e një mjedisi që ushqen e mbron despotizmin. Por kur ata sëmuren a plaken, veset e tyre bëhen më dëmprurëse për kishën, prandaj dhe ajo përpiqet të mbrohet.





Neni 34 i Statutit të Kishës së Greqisë


Paragrafi 3 i nenit 34 të Statutit të Kishës së Greqisë, siç quhet zyrtarisht kisha ortodokse autoqefale greke, parashikon se “në qoftë se një mitropolit është i paaftë për përmbushjen e detyrave të tij, dhe nëse nuk jep dorëheqjen me vullnetin e tij, ai hiqet nga detyra me vendim të një komisioni përbërë nga kryetari i këshillit të shtetit, ose zëvëndësi i tij i ligjshëm, si kryetar i këtij komisioni, si dhe dy profesorëve të fakultetit të mjekësisë, të njërit prej universiteteve të këtij vendi...”[4]



Në paragrafin 5 thuhet se mbas përpilimit të procedurave përkatëse, përafërisht mbas 15 ditësh, “Kryeprifti thirret me shkrim për një vizitë mjekësore, të paktën dhjetë ditë para vizitës që është paracaktuar t’i bëhet. Në qoftë se Kryeprifti nuk paraqitet për vizitën mjekësore të detyruar, komisioni shkon në vendbanimin e tij për vizitën e kërkuar. Nëse Kryeprifti përsëri refuzon të vizitohet, kjo pranohet nga komisioni. Vetë ky fakt konsiderohet si evidenca e pakundërshtueshme (amįhiton tekmķrion) e rrëfimit të paaftësisë së tij. Mbas kësaj, Sinodi i Shenjtë detyrohet, pa asnjë formulim tjetër, t’a shkarkojë Kryepriftin nga të gjitha detyrat....”.



Në paragrafin 6 parashikohet se “...në qoftë se komisioni nuk është i njëzëshëm mbi këtë evidencë, kryetari fton në komision dhe anëtarët mjekësorë që janë plotësues/zëvendësues, dhe me këtë shtim në numër komisioni shkon përsëri për të vizituar mjekësisht Kryepriftin. Ky vendim, pastaj, është i detyrueshëm me çdo kusht për Sinodin.” Mbas vendimit të Sinodit dhe njoftimit të qeverisë brenda dhjetë ditësh, neni 6 konkludon se “del dekreti presidencial i cili njofton shkarkimin e mitropolitit”.



Këtu duhet bërë një qartësim me nuancat e fjalëve, “kryeprift” dhe “mitropolit” në greqishte, më tepër të pështjellimit që mund të shkaktojë kjo në shqipe. Në origjinalin grek përmendet më tepër fjala “kryeprift” (arhieréas), që në fjalësin ortodoks do të thotë “peshkopi, mitropoliti ose kryepeshkopi”. Por edhe kur përdoret fjala “mitropolit” (mitropolitis), kjo vlen dhe për kryepeshkopin, pikërisht se kryepeshkopi para se të jetë i tillë është mitropolit i një mitropolie, i Tiranës, fjala bie, pa të cilën nuk mund të titullohej kryepeshkop.



Përshkrimi në këtë zonë të statutit grek shpreh shqetësimin e kishës ortodokse për të ardhmen e saj. Çdo gjë duhet të parashikohet për të mbrojtur institucionin, por dhe prestigjin e pushtetarëve.





Kultizimi i pasionit


Nga leximi i tre statuteve shqiptare e greke del se kur një kryepeshkop a mitropolit nuk mund të përmbushë detyrat e tij, ai duhet të shkarkohet. Kjo bëhet për të mirën e kishës dhe për jetëgjatësinë e kujtimit të tij. Gjithsesi, shembulli i kishës greke është për të imituar. Në bazë të këtij legjislacioni Sinodi i kishës greke ka kryer e po vijon këto vite zëvendësimin e një numri mitropolitësh, të cilët u shkarkuan për arsye pamundshmërie në shërbesë, pavarësisht se përpiqeshin të mbuloheshin mbas disa bashkëpunëtorëve të blerë a të sh*tur, të cilët janë gati të “vërtetojnë”, në çdo regjim e në çdo vend, se administrimi i shërbesës shkon si vaji.



Sipas legjislacionit kishtar të miratuar nga shteti shqiptar, opinioni ortodoks dhe faktorët shtetërorë duhet të ushtrojnë presion ndaj anëtarëve të Sinodit të KOASh-it, të cilët i besojmë se janë shqiptarë dhe madje ortodoksë të kulluar. Sinodikët, sidomos ata të lindurit në Shqipëri, duhen të përgjigjen e t’i artikulojnë opinionit shqiptar gjykimin mbi procedurat kanonike të KOASh-it. Apo mos heshtja nënkupton ftesën për përfshirje të elementëve a formacioneve jo ortodokse, të ngatërrestarëve, të cilët duhet të ndërhyjnë sërish në çështjet tona, për të përligjur edhe një herë ndërhyrje të tjera të kishës greke në Shqipëri?



Thyerja e kryqeve, edhe kur bëhet me motive thyese, nuk besoj se bëhet ndaj ortodoksisë sesa ndaj pushtetarëve abuzues të saj, të cilët këmbëngulin se qenkan garancia e të drejtave fetare në Shqipëri, edhe pse shkelin në të njëjtën kohë të drejtën kanunore të Kishës Ortodokse. E të gjitha këto ndodhin në një kishë autoqefale me njerëz e tituj të rëndë, por pa mendim teologjik, e prandaj gjithmonë nën kujdestari të fqinjëve.



Tendenca e kryepeshkopit Anastasios për të sunduar me mënyra tejortodokse është dënuar nga vetë Patrikana e Kostandinopojës. Ishte koha e krizës ortodokse të mesviteve 90, kur kryepeshkopi përpiqej të çorientonte të gjitha kampet ndërluftuese, për t’u imponuar me çdo çmim në Shqipëri. Kërkonte madje të mbretërohej i vetëm, pa sinod, ose me njerëz nga Greqia, por që duhej të zgjidheshin prej tij dhe jo prej patrikanës a palës shqiptare. Në një përgjigje ndaj Patrikanës, kryepeshkopi pranon se patriku Vartholomeos e akuzoi për “dëm moral”, sepse sipas patrikut, “në bazë të ekleziologjisë dhe së drejtës kanunore të kishës ortodokse, nuk është e mundur që Kisha e Shqipërisë të qeveriset vetëm nga Njëshi, a qoftë dhe nga një këshill kishtar i përgjithshëm, duke përbërë kësisoj kopje të marra nga kisha jo ortodokse”.[5]



Aftësia zhdërvjellëse e kryepeshkopit Anastasios tek përgjigjja ndaj patrikut Vartholomeos është e pashoqe, sidomos kur ai mbrohet duke thënë diçka të rreme: “...të dy statutet e kishës shqiptare janë në fuqi”,[6] në një kohë që publikisht mbrohej në opinionin shqiptar dhe në atë tej Ballkanit, se “statuti i vitit 1929 është shfuqizuar në vitin 1950”, sepse pikërisht ai statut cënonte interesat e tij, përderisa kërkonte që kryepeshkopi të ishte me kombësi shqiptare. Por siç pamë më sipër, statuti i vitit 1929, tashmë, është më këmbëngulës në shkarkimin e një kryeprifti të pamundur, përderisa ai kërkon që një nga anëtarët e komisionit mjekësor duhet të caktohet nga shteti.





Kishte paraardhës por s’paska pasardhës?



Sistemi qeverisës në ortodoksi është sinodik, pra, kolegjial me çdo kuptim, dhe jo monist (A e ndjeni se sa banale tingëllon tashmë fjala monist në shqipe? Por ja që shumë gjëra në jetën e KOASh-it nuk shpjegohen ndryshe, veçse me atë terminologji, pavarësisht se glosari i diktaturës anashkalohet edhe për faktin se shqipja e pasdiktaturës bie në kurth e nuk lejon asociime të tilla). Pamundësia psikologjike e kryepeshkopit për të bashkëpunuar me mënyra ortodokse në kishë, pasioni i tij për të personalizuar gjithçka, madje dhe potencialin e dhuntive të bashkëkohësve, shqiptarë e grekë, metodat sendërgjuese për të mos lejuar mëkëmbës, të gjitha këto, pra, e të tjera, janë formuluar nga opinioni i shëndoshë i vetë ortodoksisë greke.



Ja disa nga pyetjet që gazeta Ortodoksia i drejtoi kryepeshkopit në vitin 1996, viti kur ai u zbulua për lojë të shumëfishtë në kurriz të shqiptarëve, por dhe të të drejtave ortodokse në Shqipëri:

“-A është e vërtetë se i propozuat Patrikanës për të zgjedhur një peshkop ndihmës për ju, një arqimandrit me shtetësi greke, bashkëpunëtori juaj i dikurshëm në punët misionare?...

-A është e vërtetë se ju pëlqen të punoni vetëm dhe kërkoni bashkëpunëtorë që t’ju ndjekin me besnikëri dhe të zbatojnë verbërisht urdhërat tuaja?...

-A është e vërtetë se nuk u përkujdesët për të lejuar një zëvendës në katedrën tuaj në Universitetin e Athinës?... Na njihni dhe ju njohim mirë, Fortlumturi...”[7]



Me gjithë respektin ndaj kryepeshkopit Anastasios, nuk mund të mos nxjerrim në pah vështirësinë e tij të pandreqshme për të mos lejuar pasardhës, për të përndjekur e izoluar ata që e kanë ndijuar personalitetin e tij, qoftë me intuitë, e qoftë me përvojë a depërtueshmëri. Këtë pasion të sëmurë, tmerrin se dikush do t’a zëvendësojë Atë një ditë, kryepeshkopi e ka kthyer në strategji qysh kur ishte pedagog në Athinë, dhe madje kur ishte në shëndet të mirë mendor. Historia tregoi se ai e përmbushi pasionin dhe e la katedrën e tij pa pasardhës. Edhe kur kaloi moshën e pensionit, në vitin 1994, kryepeshkopi i Shqipërisë nuk pranonte të jepte dorëheqjen nga Universiteti i Athinës, duke vënë në pozitë të vështirë trupin pedagogjik të profesorëve të teologjisë, të cilët shpreheshin hapur gjatë viteve të studimeve tona atje. As mëkëmbës, e as dorëheqje. Ai pranoi të japë dorëheqjen vetëm në vitin 1997, mbasi Fakulteti i Teologjisë i ofroi Atij një pritje honorale të bujshme, në mënyrë që ai të lironte katedrën dhe zyrën e tij, ku rishkruhej me shkronja të verdha në greqishte: “Profesor Anastasios Janullatos, Kryepeshkop i Tiranës dhe Gjithë Shqipërisë”.





Rituali i ndërthurjes


Është e pritshme që mbas përligjjes së këtij argumentimi kanonik, mbi shkarkimin e një kryepeshkopi të pamundur, të lindin përsiatje sentimentale. Nga njëra anë këto janë pjesë e virtytit shqiptar mbi respektin e moshës, sëmundjes, mikpritjes dhe të detyrimit ndaj bamirësve, sidomos kur ata bien. Gjithë ky arsyetim është pjesë e tipareve të institucioneve tona etnokulturore. Nga ana tjetër, shkrehje të tilla janë evidenca e pakundërshtueshme (me të njëjtin kuptim si më sipër) e realitetit psikologjik të ortodoksisë shqiptare, si pasojë e manipulimit, e trushpëlarjes dhe e kultbërjes. Kush më shumë e kush më pak.



Mjaft kryepriftërinj ortodoksë, sidomos në rajonin tonë, shumë herë përgojojnë modelet qeverisëse të kishave të tjera, kur në praktikë e administrojnë pushtetin larg tipareve të shërbesës së tyre, e cila ka gjithçka, përveçse modesti e vetëmohim. Kisha ortodokse, siç thamë më sipër, për të mbrojtur anëtarët e saj dhe për të mbrojtur veprën e të gjallëve, të plakur a të pamundësuar tani, por sundues e frikështënë dikur, është detyruar të mbërrijë në formulime ligjvënëse, të cilat ne nuk mund t’i injorojmë, sepse nuk na intereson dobësimi i institucionit ortodoks në Shqipëri.



Në qoftë se dikush ka të lulëzuar pasionin e hakmarrjes, por gjatë gjithë shërbesës së tij e ka fshehur a kontrolluar atë, kur humbet shëndetin ai bëhet rob i këtij pasioni. Një kryeprift i tillë ka të ngjarë të mbyllet në një dhomë gjithë ditën, duke besuar se mikrobet janë ato që i kërkojnë pushtetin, e jo Jetëdhënësi që ia ka hapur krahët pa hile. Duke qenë i skllavëruar nga fobia e humbjes së pushtetit dhe hakmarrja ndaj kritikuesve, i sëmuri bëhet pre e servilëve, të cilët i vërtiten rreth e rrotull si korbët... Sa herë që shprehet ndonjë gjykim kritikues, ashtu siç e ka për doktrinë feja ortodokse, kryeprifti i pamundur gjen fuqi e nis telefonatat me peshkopë ortodoksë nëpër vise të largëta, për të kërkuar zhveshjen e priftërinjve teologë shqiptarë, të cilët me shkrime të tilla “kërkojnë të zhdukin interesat greke në Shqipëri”. E vërteta është se formuluesit shqiptarë ortodoksë janë kaq të balancuar, saqë pranojnë të moskuptohen e të përbalten nga disa bashkëkombës dritëshkurtër, sesa të pranojnë cënimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.



Reagimet e sëmura nga një mjedis gjysmë i manipuluar e gjysmë i korruptuar, siç është kryepeshkopata e Tiranës sot, hyjnë në të njëjtën gjini me ato të regjimit politik mbas hapjes së ambasadave në vitin 1990. Ato ditë, edhe më naivët e provincës (naivë për shkak të distancës dhe të pafajshmërisë, e jo të kultivimit klasor) shquan për herë të parë improvizimin si mjet qeverisjeje e sundimi, në një kohë që ata më të thekurit kremtonin duke u ndjerë profetë. Ndërsa ky debat, edhe pse mund të trajtohet nga rrogëtarët e kryepeshkopit si keqdashës, investon në nderimin e një primati me njohje universale, në ruajten e emrit të tij, i cili është i dashur për shumë shqiptarë. Mbi të gjitha, veçse, ne sakrifikojmë për të mbrojtur e fuqizuar një institucion me vlera unike në rajonin e Ballkanit, i cili ende ka shumë për të thënë e dhënë në Shqipëri.



Qoftë e kuptuar se kisha ortodokse shqiptare na tejkalon si ne, ashtu dhe gjithë primatët e saj, duke përfshirë dhe Fan Nolin e Anastasios Janullatosin! Për ne ortodoksët as Zoti nuk besohet si kult, e pa le më krijesat e Tij, sado të dhuntishme a të hirshme qofshin. Si rrjedhojë, ortodoksia shqiptare fton sot anëtarët e saj të zgjohen e të bashkëpunojnë për pacënueshmërinë e saj, për zbatimin e së drejtës kanunore të ortodoksisë së përbotshme, për një dialektikë me kishën vendore sa më pak të dhimbshme, duke e ndarë veten nga qëndrime që mund të ndërvijojnë jashtë saj, edhe pse me petka ortodokse. Kjo periudhë historike i fton shqiptarët ortodoksë të dëshmojnë pjekurinë e tyre qytetare, fisnikërinë e misionit shqiptar ortodoks, por dhe përmbajten spirituale që ata kanë përftuar këto vite pritjeje. Ndoshta ky proces ka për të qenë dhe sfida e tyre; dhëntë Zoti!



Koha Jonë, 26 janar 2005



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Rregullore mbi administrimin e përgjithshëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Neni 36, Tiranë 1955.

[2] Katër tekstet kryesore të legjislacionit ortodoks shqiptar gjenden në [3] Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipris, Korçë 1929, Neni 22.

[4] Katastatikós Hįrtis tis Ekklisias tis Ellįdos, Ligji 590/1977, Neni 34.

[5] Letër-përgjigje e kryepeshkopit Anastasios drejtuar patrikut Vartholomeos, 5 tetor 1996, cituar nga Apostolos Glavinas, I Orthodoksi Aftokefali Ekklisia tis Alvanias, Selanik 1998, f. 270.

[6] Po aty, f. 271.

[7] I Orthodhoksia, Athinë, shtator 1996/15.

Modifikuar nga erzeni_be datė 14/03/2005 ora 19:02

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 01:47
drite prej drite nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė drite prej drite Kėrko mesazhe tė tjera nga: drite prej drite Shto drite prej drite nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto drite prej drite nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
drite prej drite
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/03/2005
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 34

Shkrimet e mësipërme mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke janë pjesë e jetës në komunitetin ortodoks shqiptar, prandaj i solla këtu. Aq më tepër kur shkruhen nga një i krisherë ortodoks dhe trajtohen në atë perspektivë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2005 17:34
drite prej drite nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė drite prej drite Kėrko mesazhe tė tjera nga: drite prej drite Shto drite prej drite nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto drite prej drite nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

P.S Ky mesazh u fshi nga vete Kontinenti.

Duke ndjekur keshillen e disa miqve,fshiva kete mesazh,ne pritje te rrethanave apo kohes per te cilen nuk e dime se cfar do te na sjelle.

Modifikuar nga kontinenti datė 25/04/2005 ora 18:54

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2005 16:35
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NYCgirl
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 04/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218

Kush është me të vërtetë "patrioti" Foti Cici
(Botuar në gazetën "Koha Jonë", dt. 12 shkurt 2005)

Duke marrë shkas nga një numër artikujsh të shkruar nga atë Foti Cici, ndihemi të detyruar për të dhënë një përgjigje, jo atij, por lexuesve, që të kuptojnë se kush është me të vërtetë ky njeri dhe cilat janë qëllimet e tij. Në ato shkrime (ndonëse në pjesën më të madhe me një gjuhë të paqartë, duke kundërshtuar në paragrafin e dytë atë që pohon në të parin), ai e paraqet veten si apostulli i vetëm i shqiptarizmës në Ortodoksi dhe se të gjithë klerikët e tjerë shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë e paskan tradhtuar Ortodoksinë shqiptare. Ai përpiqet të zezojë gjithçka që ka të bëjë me kishën ortodokse, duke hedhur baltë mbi të gjitha përpjekjet, zhvillimet dhe përparimet e kësaj kishe. Por realiteti i kishës ortodokse tregon se është ndryshe. Ajo kishë ka përparuar në të gjitha drejtimet. Është krijuar Akademia Teologjike, ku përgatiten klerikët e ardhshëm. 98 për qind e klerikëve që shërbejnë në kishë janë shtetas shqiptarë. Kisha është përfshirë në të gjithë jetën shoqërore të vendit. Për këtë kanë dhënë kontribut të madh shumë njerëz, nga brenda dhe nga jashtë vendit. Pa këtë ndihmë të madhe dhe pa këto përpjekje do të ishte e pamundur kjo ringjallje e kishës. Për këtë arsye komuniteti ortodoks i falënderon të gjithë këta.

Prandaj ndihemi të indinjuar kur dëgjojmë zëra që i përbaltin tërë këto vepra, dhe për më tepër tërë këta zëra vijnë nga njerëz që pretendojnë se janë teologë dhe klerikë. Një teolog dhe një klerik, siç pretendon të jetë Foti Cici, gëzohet me përparimet e kujtdo qoftë, nuk është cmirëzi, nuk është karrierist dhe ziliqar dhe për më tepër nuk flet me atë gjuhë. Gjuha e tij e mbushur me urrejtje, përçarje dhe fyerje, që do të ishte e papranueshme edhe për një njeri të zakonshëm dhe jo më për një klerik, është në fakt një fyerje dhe cënim që i bëhet vetë atij dhe figurës së një kleriku dhe po bëhet precedent për diçka jashtëzakonisht negative. Detyra e klerikut është të sjellë paqe dhe dashuri edhe aty ku ka grindje dhe urrejtje dhe jo që t’i shtojë ato më shumë, siç po përpiqet të bëjë Foti Cici me shkrimet e tij. Në këtë vend sherri le të ruhen të paktën të pastër, si një shembull edhe për të tjerët, institucionet fetare. Deri më sot klerikët shqiptarë e kanë treguar se janë të denjë për atë që përfaqësojnë. Kështu, të ashtuquajturit klerikë si Foti Cici, jo vetëm që u vënë njollë klerikëve shqiptarë, por edhe vetë komuniteteve fetare, sidomos në njerëz që nuk janë në kontakt me problemet reale të këtyre komuniteteve. Njerëzit e zakonshëm me të drejtë do të mund të thonë: "Edhe klerikët po shajnë si të tjerët". Gjë që në fakt nuk është e vërtetë.

Atë Foti Cici nuk rresht sulmet dhe shpifjet kundër Kryepeshkopit Anastas dhe klerikëve të tjerë të Kishës Ortodokse. Ne e dimë arsyen përse. Duke mos dashur të sakrifikojë dhe të shërbejë, ai nuk pranoi të rrinte në Shqipëri, sepse ai do të qëndronte vetëm nëse do t’i jepeshin poste të larta në hierarkinë kishtare, duke mos kuptuar se Kisha është një vend ku duhet të shërbesh dhe jo e kundërta. Dhe meqenëse kjo nuk iu plotësua, ky klerik, që nuk e meriton këtë titull, me metoda të pahijshme pretendon të bëjë karrierë në kishë, duke fyer dhe përbaltur të tjerët, përveçse fetarisë. Një njeri i tillë nuk kupton se ata që drejtojnë sot kishën kanë shërbyer me devotshmëri dhe me dashuri. E kanë parë shërbesën e tyre, ashtu si i ka hije një kleriku, si një mision të shenjtë. Kryepeshkopi Anastas e ka drejtuar Kishën me sakrifica të panumërta. Ai ka qenë faktori kryesor në këtë ringjallje të Kishës, duke siguruar mbledhjen e fondeve dhe duke u kujdesur personalisht në çdo vepër, qofshin ndërtime të ndryshme për të gjithë popullin shqiptar. Gjithçka që ai ka bërë këtu do t’i mbetet këtij vendi dhe kësaj kishe. Për këtë ne e falënderojmë dhe e nderojmë. Ai e ka fituar prestigjin dhe nderimin e tij në të gjithë botën, jo sepse është Kryepeshkop, por nga vepra e tij e madhe misionare. Të nderohesh, nuk do të thotë të kesh pozitë të madhe, por zemër të madhe. Nënë Tereza ishte një murgeshë e thjeshtë, por dashuria e saj e zjarrtë për Krishtin dhe për njerëzit e bënë simbol botëror të dashurisë dhe të humanizmit. Ndonëse ajo nuk shërbeu në vendlindjen e saj, ajo u nderua nga vendi ku ajo kaloi pjesën më të madhe të shërbesës së saj misionare me një nderim të madh dhe u bë një nga njerëzit më të dashur për të gjithë. Kjo duhet të shërbejë si shembull edhe për ne, duke e treguar këtë gjë me mirënjohjen dhe nderimin tonë për ata që na kanë ndihmuar në çaste të vështira dhe jo t’i shajmë ata, siç bën Foti Cici.

Është mirë që lexuesit të njohin Foti Cicin e vërtetë. Ortodoksët e Shqipërisë e njohin mirë atë, por është nevoja që ta njohin edhe të tjerët, për të kuptuar se cili është ai me të vërtetë. Atë Foti Cici nuk përfaqëson klerikët shqiptarë dhe as ata ortodoksë. Ai njeri nuk ka asnjë lidhje me Kishën Ortodokse dhe as me mesazhet dhe shërbesën e saj. Ai nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kishës, ngaqë ai nuk është anëtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri, por shërben në Kryepeshkopatën Greke në Amerikën e Veriut, më saktë në Kanada. Ai nuk ka as të drejtën kanonike dhe as atë morale për të justifikuar ndërhyrjet, edhe sikur këto të ishin dashamirëse, gjë që duket qartë se nuk janë. Ai nuk është në juridiksionin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe si një teolog që pretendon se i di kanonet, duhet ta dijë që kjo është një shkelje kanonike. Çdo Kishë autoqefale drejtohet nga Sinodi i asaj kishe dhe vetëm ai mund të vendosë për çështjet e administrimit dhe drejtimit. Çdo ndërhyrje në punët e brendshme të një kishe është pak a shumë si ndërhyrjet në jetën e brendshme të një shteti tjetër. Kur nuk i lejohet as peshkopëve dhe as primatëve të kishave të tjera që të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të një kishe, çfarë mund të thuhet kur bëhet fjalë për një prift të rëndomtë!?

Gjtihashtu ai nuk ka as të drejtën morale për t’i dhënë mësime patriotike kishës këtu, sepse ai nuk e përfaqëson patriotizmin shqiptar, por për njerëz të këtij lloji për fat të keq, "patriotizmi" mbetet streha e fundit. Ky mbrojtës i "shqiptarizmës", u pagëzua nga ish - Mitropoliti i Konicës Sevastianos dhe u dërgua me bursë po nga ai të studiojë në Athinë. Atje iu dërgua me një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Greqisë ku mohonte identitetin e tij si shqiptar dhe kërkonte të njihej si grek (për këtë mund të japim edhe kopjen e kërkesës së tij). Për sa kjo i nevojitej ai hiqej si grek, duke përfituar gjithçka që mundte nga kjo. Kur kjo nuk i shërbeu më qëllimit të tij, rrëmbeu flamurin e patriotizmit dhe filloi të fliste për shqiptarizëm. Duke njohur mirë se çfarë grupe të ndryshme duan të dëgjojmë ai e ka shfrytëzuar vazhdimisht këtë për interesat e tij. Në Greqi ishte grek, në Amerikë (më saktë te shqiptarët e Amerikës), u hoq fanolist. Në Greqi paraqitej "i persekutuar" nga shqiptarët dhe në Amerikë (tani së fundi edhe në shkrimet që boton në Shqipëri) "i persekutuar" nga grekët.

Meqenëse shqiptarët e Amerikës nuk e pranuan shkoi në Kanada, ku u përpoq të përdorte ortodoksët shqiptarë të atij vendi, që për fat të keq nuk kanë pasur një famulli, për të rregulluar dokumentet e qëndrimit atje. Por meqenëse komuniteti shqiptar në Kanada nuk është në gjendje të paguajë një klerik me rrogë të plotë, ky "patriot" që jep mësime patriotizmi dhe sakrifice për atdheun, e la famullinë shqiptare dhe shkoi të "saktifikohet" në një kishë greke, e cila fatmirësisht për atë, ka edhe një pagesë të majme. Në kushtet e krijuara nga famullia greke, në një zyrë të rehatshme dhe të ngrohtë po në kishën greke, ky "patriot" shqiptar i jep leksione shqiptarizme dhe përcakton se kush është shqiptar dhe jo, kush është ortodoks i vërtetë dhe kush jo, kush sakrifikohet për mëmëdheun e tij dhe kush jo. Interesat e tij personale ai përpiqet t’i veshë me petkun e shqiptarizmës. Kishte të drejtë Faik Konica kur shkruan se "shqiptarët janë të tmerrshëm që ta bëjnë çdo çështje përsonale çështje kombëtare", o Zot na ruaj nga "patriotë" të tillë.

Patriot dhe atdhetar i vërtetë është ai që jep kontributin për ndërtimin dhe begatinë e këtij vendi dhe jo ata që shajnë të tjerët. Klerik i vërtetë është ai që sakrifikon dhe e vë veten e tij në shërbim të Kishës dhe jo "patriot" të tipit të Fotit që duhet ta vënë kishën në shërbim të interesave të tyre personale. Për fatin tonë të mirë në kishën tonë kemi klerikë të sakrificës që e kanë vënë veten në shërbim të Kishës dhe të vendit të tyre. Shembulli më i mirë është ai i Mitropolitit të Dioqezës së Korçës, Imzot Joanit, i cili ndonëse ishte në Amerikë dhe komuniteti shqiptar dhe Kisha Orthodhokse e Amerikës i afruan atij gjithçka dhe kërkuan me ngulm që të qëndronte atje, ai nuk i pranoi këto oferta, por erdhi të shërbejë këtu, duke dhënë kontributin e tij në rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse dhe duke shërbyer me devotshmëri dhe përunjësi. Gjithashtu edhe shumë klerikë të tjerë, që ndoshta kishin mundësi të shkonin "në mërgim" si atë Foti Cici, por nuk e kanë bërë. Kanë preferuar të qëndrojnë këtu dhe t’i shërbejnë popullit të tyre. Dhe e kanë bërë këtë shërbim pa fjalë dhe pa mburrje. Për të tillë njerëz ka nevojë kisha jonë dhe të gjitha komunitetet fetare.

Atë Foti Cici na ankohet në shkrimet e tij se si ai po vuan dhe persekutohet "në mërgim" në Europë, Amerikë dhe Kanada. Ne besojmë se çdo njeri normal e kupton se të pretendosh që ai po vuan i persekutuar "në mërgim" në Amerikë dhe Kanada, dhe se klerikët këtu po gëzojnë të gjitha të mirat në këtë vend, nuk është serioze. Klerikët e të gjitha komuniteteve fetare të Shqipërisë po jetojnë në kushte të vështira, duke u përpjekur çdo ditë nëpër gjyqe e konflikte për të marrë pronat dhe për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve. Dhe në këto përpjekje të mëdha të gjithë klerikët e Shqipërisë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rimëkëmbjen e këtij vendi dhe duke u bërë edhe për të tjerët një shembull durimi e tolerance. T’i mësosh ata nga Amerika se çfarë ata duhet të bëjnë nuk është e moralshme, sidomos nga njerëz që u janë shmangur sakrificave dhe përgjegjësive në këtë vend. Kisha jonë ka nevojë për njerëz që të japin kontribut në ndërtimin e saj dhe jo për ngatërrestarë, që për hir të qëllimeve të tyre banale, janë gati t’i vënë flakën, jo vetëm kishës, por edhe gjithë vendit. Ne shprehim bindjen e plotë se komuniteti ortodoks i udhëhequr nga hierarkët e tij nuk do të lejojë që njerëz të tillë të dëmtojnë përparimin e kishës sonë dhe njerëz të tillë nuk kanë dhe as do të kenë vend në Kishën Ortodokse dhe as nuk do të gjejnë mbështetje nga komuniteti ortodoks.


Një grup intelektualësh nga Korça

Tomi Piluri Pneumolog
Grigor Mulla Matematicien
Vaskë Stasa Ekonomist
Nesti Terova Agronom
Ana Gusho Mësuese
Lilika Melko Teknologe
Vasillaq Kollaci Muzikolog
Dhimitra Totonozi Mësuese
Natasha Teneqexhi Ekonomiste
Jovan Zisi Ekonomist
Elena Koçi Farmaciste
Silvana Helmësi Mjeke
Kosta Kanari Inxhinier Kimist
Pandeli Napuçe Prof. Universiteti "Fan Noli"
Niko Face Prof. Universiteti "Fan Noli"

__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2005 18:55
NYCgirl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NYCgirl Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NYCgirl (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NYCgirl Shto NYCgirl nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NYCgirl nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

NYCgirl.....te siguroj se tani i ke dhene shume pike vetes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2005 04:02
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Te dashur lexues se shpejti do t^ju sjell disa fakte konkrete mbi aktivitetin antishqiptar te Foto Memes ose Cicit merreni si te doni.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2005 01:38
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Te dashur lexues se shpejti do t^ju sjell disa fakte konkrete mbi aktivitetin antishqiptar te Foto Memes ose Cicit merreni si te doni.

Hhahahahahahahahaha...ku me ke dale more Amoxil...
me ke dale pikerisht ne shteg.
Silli...silli...se qe eshte anti shqiptar,kete gje e kam pare me kohe.
Silli...t'i shikojme nje here,se deri ku ka vajtur antishqiptaria e ketij pseudo-prifti.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2005 08:29
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > marrėdhėniet shqiptaro-greke

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.