Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Dialektet > Ndryshimet dialektore dhe veshtiresite qe sjellin ne komunikim..
Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ja dy shembuj te thjeshte. globalizem dhe komunikim nuk jane shqip, por tashme jane aq te perdorshme ne gjuhen e shkruar saqe nuk kuptohen se jane te huaja ndersa i shkruan mirpo besoj se ti perdor rralle kur flet me miq e shoke por i shkruan per bukuri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2009 21:38
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Fiks para nje jave po diskutonim per kete problem. Ajo qe thote profesori59 eshte se gjuha e shkruar duhet se paku te jete e sakte, pra shqipe zyrtare. Por shume njerez nuk dine te shkruajne pa gabime, fusin dialekte dhe nuk perdorin shenja pikesimi. Madje disa here duhet pyetur personi çfare flet. Ne dukje ky mund te jete problem injorance personale, por...

E para e punes perjashtoj idene se problemi i shqiptareve vjen nga influenca e vendeve ku kane emigruar. Duket sheshit qe shqiptareve nuk i mungojne fjalet ne shqip, por i mungon njohuria e gjuhes letrare, pra te dine si i thone "arres" zyrtarisht.

E dyta, gjate atij diskutimit me miqte e mi arritem ne perfundimin se shqipja zyrtare nuk perfaqson shqiptaret, por nje dialekt te jugut nga vinte diktatori Enver Hoxha. Vertet alfabeti u krijua nga rilindasit pa ditur cila do ishte gjuha zyrtare, por ata e perdoren alfabetin per te shkruar ne dialektet qe dinin. Ne librat origjinale dallohet qarte qe gjuha e shkruar ne kohen e rilindasve ishte gjuha e folur. Nderkaq, me ardhjen e komunizmit, u be nje zgjedhje jashtezakonisht tendencioze ne zgjedhjen e nje dialekti tosk si gjuhe zyrtare. Keshtu, pallavrat qe na kane mesuar ne shkolle se shqipja lexohet si shkruhet, nuk jane te verteta. Fjalet letrare permbajne shpesh germa 'ë' te cilat nuk lexohen fare (psh. shkruhet 'punëtor' e lexohet 'puntor', shkruhet 'bëjmë' e lexohet 'bëjm' ose 'bajm' shkodrançe a elbasançe). Nese imagjinoni te foluren e Enver Hoxhes qe fuste 'ë' pas çdo fjale dhe fjalorin e shqipes zyrtare do kuptoni qe shqipja zyrtare respekton vetem theksin dhe dialekte diku nga Tepelena, Gjirokastra apo Vlora (te cilat permbajne 'ë' me shumice). Madje nuk respekton as dialektin tiranas, pa llogaritur gjithe veriun.

Ky eshte problemi me i madh i shqipes sot: gjuha letrare nuk perfaqson shumicen e shqiptareve. Kjo ben qe njerezit te kene nje gjuhe letrare komplet te ndare nga gjuha e perditshme. Mos te llogarisim pastaj qe dialekti shkodran eshte komplet jashte shqipes letrare, megjithese Shkodra ishte pike e rendeishme per kulturen e vendit kur komunistet krijuan shtetin e pare jetegjate.

Per mendimin tim shqipja kerkon nje azhornim te mire, sepse tashme ka kohe pa rregulluar. Te pakten keto 20 vjet demokraci shqipja letrare ka mbetur ne vend nderkohe qe levizjet demografike dhe globale kane krijuar nevoja te reja. Gjeja me e mire eshte te krijohet nje projekt afatgjate mbi ndryshimin e shqipes zyrtare. Efektet do vijne pas 30 vjetesh (ne brezin qe vjen), por te pakten gjuha zyrtare nuk do jete vetem toskerishtja e Enver Hoxhes, por edhe gegerishtja e veriut. Nuk duhet harruar se vendosja e toskerishtes si gjuhe legjitime eshte faktor i rendesishem i racizmit qe pesojne shpesh banoret e veriut, te cilet konsiderohen sikur flasin nje gjuhe dialektale larg gjuhes zyrtare, kur efektivisht te gjithe ne flasim gjuhe jo-zyrtare. Vetem se disa e kane dialektin me afer gjuhes zyrtare, e cila perkon me dialektin jugor.

Me pak fjale po nuk shkoi Muhameti tek mali, duhet te shkoje mali tek Muhameti. Nese gjithe keta njerez nuk mund te edukohen ne shkrimin e shqipes letrare, atehere duhet ndryshuar shqipja qe te afrohet me gjuhen e jetes se perditshme te ketyre njerezve, te cilet nuk jane pak. Plus duhet vene ne vend padrejtesia historike e perdorimit te dialektit jugor si gjuhe e mirefillte.

Modifikuar nga Fajtori datė 10/05/2009 ora 00:32

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 00:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

m'pelqevi shum ky shkrimi jot fajtor. 

personalisht mendoj se dialekti jugor tingellon me bukur tek gocat, kurse dialekti i ran verior na pershtatet me shume ne meshkujve. 

mos t'a marrin kush per t'keq, thjesht opinion i jemi/imi! 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 05:38
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
profesor59
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/05/2009
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 57

Për aq sa tha fajtori më lart, nuk ka top që e luan .por për sa kohë do të jet në fuqi marrëveshja apo vendimi për të patur këtë gjuhë që e kemi, ne nuk na mbetet tjeter vetem ta rrespektojmë këtë vendim ashtu sikurse zviceranet që se dëshrojnë fare gjuhen letrare gjermane , e megjithate e kanë kusht themelor për të vazhduar arsimin e mëtutjeshëm. Pastaj , ishte e drejtë apo nuk ishte vendosja e një dialekti në normë letrare , këte do ta rishikojnë brezat me projekte afatgjate. Edhe diçka - shtetet e fuqishme e mbrojnë gjuhen e shkruar me ligj (siq është Franca përshembull ) po ti biesh Tiranes rrethëmrreth do hasësh në mbishkrime të huaja që gjithësesi më vonë do të bëhen pronë e shqipes ashtu si tuqizmat

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 06:45
profesor59 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė profesor59 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me profesor59 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: profesor59 Shto profesor59 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto profesor59 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Keni te drejte Fajtori, ajo qe kam thene une dhe kam insistuar gjithmone eshte se ministria e arsimit dhe ajo e kultures, bota akademike dhe intelektuale duhet te vene dore sot me shume se kurre ne rishikimin e gjuhes letrare shqipe, ndalimin rreptesisht me penalizim (gazeta e tv etj) qe perdorin fjale te huaja kur ato gjinden ne fjalorin e gjuhes shqipe.
Me nje ligj te tille dhe me rregullimin e disa difekteve qe bejne diference te madhe gjuhesore mes veriut dhe jugut siç e parashtrove edhe ti besoj se mund te kemi nje gjuhe te paster letrare dhe zyrtare.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 06:48
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mund te na sjelli dikush ndonje shembull ne bote, qe e ndrrojne drejtshkrimin e gjuheve te tyre sa here t'ju teket nje pjese te popullsise?Nqse po, te na i tregoj sepse edhe mesojme.Gjuha me dialekte flitet ne cdo vend te botes,por gjuhe te shkruar ka vetem nje dhe ajo nuk ndryshohet me sepse eshte vendosur njehere,pavaresisht se si ka qene koha.Ky nuk eshte justifikim,per mendimin timUne kam degjuar shume debate per kete edhe nga shume akademik shqiptar.Ata jane kategorikisht kunder kesaj.Mire historia qe duhet shkruar ashtu si eshte,por drejtshkrimi i gjuhes me rekomandim te S berishes apo dikujt tjeter eshte i papranueshem.Njerzit le ta flasin ne vatrat e tyre simbas krahinave,por kur vjen puna per shqipen zyrtare ,ne institucione,radio e televizione,ne mediat e shkruara i duhet qendruar besnikerisht.Na del S Berisha e ndonje tjeter e thote mue etj.Por jo mor doktor se je kryeminister i Shqiperise dhe thuhet mua.Qe nga vitet '90 e ketej keta shpifarak politikane na i kane mbushur gjuhen plot me fjale te huaja,kur shqipja me 36 shkronja, i ka te gjitha ato fjale qe duhen perdorur ne kohen dhe vendin e caktuar.Lexoj neper tv fjalen live,kur shume mire mundte thuhet i drejtperdrejt etj.Mendoj se kjo shqipe qe flitet tani eshte shume e bukur dhe duhet te qendroje e till.
Me pelqekne qendrimet ligjore te qeverise franceze ne lidhje me gjuhen dhe sjelljen e qytetarve neper shkolla e institucione.Gjuhtaret dhe akademiket tane nuk duhet te ndjekin shembullin e politikabve me Kushtetuten,te cilet e ndryshojne sa here t'ju teket.Bota nuk bene keshtu as me gjuhet e as me kushtetutat.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 12:11
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Miku im. Problemi qendron se pjesa me e madhe e shqiptarve ndiehet e penalizuar nga gjuha e sotme letrare shqipe.
Mjafton te permend ate qe tha fajtori, metropoli shqiptar Tirana qe ka gati nje te treten e popullsise shqiptare nuk flet gjuhen letrare, por dialektin gege perfshi Elbasan e Durres.
Qe gjuha shqipe ka nevoje per rishikim kjo duket qartazi dhe kete sapo e pohove edhe ti me fjalen Live.
Behet fjale per nje rishikim, askush nuk po thote ta shkruajme Kama dhe jo Kemba. Por disa zgjatime te theksuara dialektore jugore mund te hiqen dhe nuk i prishin pune askujt.
Duhet pare dhe rishikuar edhe historia jone e "lavdishme" e te pranojme gabimet tona e jo ti mohojme apo tua veme te tjerve siç e kemi zakon.
Brezi i ri duhet te njohe historine ashtu siç eshte e jo siç eshte shkruar deri me sot me urrejtje per te huajin kushdo qofte ky.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 12:23
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nuk ju heq anje presje mendimeve te tua i dashur mik.Ne disa mendime qe lexova me poshte kerkohet nje permbysje e asaj qe eshte vendosur tridhjet vite me pare.Persa i perket Tiranes duhet te pajtohemi se atje banojne me shume banore nga Tirana e poshte edhe pse disa dhjetra mijra kane ardhur nga veriu.Mos harro se ne Tirane kane ardhur ndoshta me shume se veriore nga gjithe fshatrat e jugut,Sic dihet keta te fundit kane ardhur e stabilizuar brenda normave e rregullave,pa zaptuar asnje prone te dikujt tjeter.Me kete dua te them,qe ne Tirane jetojne me shume toske,pavaresisht se kusherinjte e mij ja bejne me jahu(theksi tek u-ja).Te jesh i bindur katerciperisht per kete.Nuk e di se per cfare dialekti tiranas behet fjale.Mos per ate qe fliste H Qamili apo te katundeve te Tiranes.Tiransit,sot ne Tirane jane minoritet i dashur.Edhe ne Londer londinezet jane minorance.Ketu nuk flitet gjuha qe flitet ne Liverpull apo qytete te tjera ne veri te Anglise(Nuk po fus as N Itrland,Wells apo Skoci),por gjuha qytetare qe eshte vendosur dikur,qe une nuk e di ekzaktesisht.Ne jemi te gjithe shqiptare,jetojme brenda nje shteti shqiptare e nuk jemi ne Maqedoni e duhet te perfaqesohemi me perqindje edhe ne te folurit e te shkruarit e gjuhes.Per mendimin tim kjo sjell nje anomali teper te madhe.Ekziston gjithe ajo literature ,ligje dokumentacion e me the te thashe qe duhet permbysur.Nuk jane gjera qe behen me nje te rene te lapsit miku im.Ky vend i varfer nuk e ka ate komoditet qe te shpenzoje shuma te konsiderueshme se i teket dikujt te hedh idera te tilla me kosto kaq te madhe.Kjo nuk na pengon qe ne te merremi vesh si me shkodranin,kuksianin e deri me ate te konispolit.Po te ishte vendosur gjuha qytetare shkodrane, e cila eshte e mrekullueshme,nje muzike e bukur per veshet e mij,qe une dua ta degjoj cdo minute.Eshte vendosur kjo dhe le te merremi vesh me njeri tjetrin me kete,sepse eshte vertete e embel ashtu sic thote Naimi.Nuk e besoj qe shqipja jugore ka shume e-ra.Ashtu e fliste diktatori,por jo gjithe jugoret.Por une them se akademiket dhe gjuhtaret tane te shquar te cilet jane me shume nga Shkodra nuk jane dakord me keto ide.Si shembull po ju jap Shaban Demirajn, icili nuk eshte dakord me opinionet e politikanve.Probleme ka Kosova po.As ju verioret nuk mund te kuptoheni me katundaret e Dukagjinit te Kosoves apo te ndonje vendi tjeter.Me e lehte eshte gjuha e shqiptarve te Maqedonise.Ketu duhet te punohet forte nga te dy shtetet qe te behet njehsimi i planprogrameve per gjuhen.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 13:21
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Jugu e zaptoi Tiranen sa ishte gjalle Enveri se me ardhjen e demokracise u ulen nga malet e veriut me mijra shpirtra.
Mbaj mend se kemi biseduar njehere per kete çeshtje dhe te kam thene se ai ka qene veprimi me i mençur qe kane bere ata duke ikur nga malet dhe duke u ulur ne TIrane, Durres, Lezhe e Shkoder.
Dhe nje gje tjeter mos harro se simbas vendit behet dhe kuvendi dhe siç eshte ajo kenga "Jetojm ne Tiron".
Vete natyra ben qe bijte e verioreve dhe jugoreve te flasin si tironsa.
Nuk e kuptoj pse e ven ne theks çeshtjen e tokave te tiransave.
Ata nuk kane zaptuar toka as shpiat te askujt por e kane blere me pare ate truall ku ne fillim kane ndertuar nje barake e me pas shtepia apo vila dhe sa vjen dita dites ai vend te duket gjithnje e me te bukur.
Persa i perket dialekteve, mjafton nje kongres apo forum shkencor dhe sistemohet gjithshka ne te mire te shqiptarve.

Mos e ngaterro dialektin me nendialektet, flasim per dialektin gege qe nga Elbasani e siper e jo per nendialekte te veçanta te Shkodres dhe malsise, Tropojes dhe Kukesit, Pukes dhe Mirdites, Dibres e Matit, Laçi e Krujes, Tiranes, Durresit e Kavajes, Librazhdit dhe Elbasanit. Pa permendur ketu trevat jashte Shqiperise.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 17:47
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
djali_i_mire
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/03/2004
Vendbanimi: Shkodėr
Mesazhe: 39

Pershnetje te tanve. Deshta vetem me Ju ba nji korrigjim, qi ktu nuk e ka theksu kerkush mesa po shof un.
N'Shqipni ka DY VARIANTE GJUHSORE: Geg (t'cilin e flasin rreth 70% t'shqiptarve) edhe TOSK pjesa tjeter qi met.
Shtreszimet e maposhtme masandej quhen DIALEKTE.
Tung (TUNGjatjeta), ma mir se Ciao, besoj un.

V.O. Ktu ma posht' po Ju la adresen n'internet t'nji artikullit me shum vlera per kyt tem'.

http://www.kulturserver-hamburg.de/...enix_13_14.html

__________________
Boll ma mir me kźn GEG...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 22:20
djali_i_mire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė djali_i_mire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me djali_i_mire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė djali_i_mire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: djali_i_mire Shto djali_i_mire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto djali_i_mire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Dialektet > Ndryshimet dialektore dhe veshtiresite qe sjellin ne komunikim..

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.