Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Moto GP > Njė motorist do tė japė shfaqje nė metropol
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Njė motorist do tė japė shfaqje nė metropol

Gjermani ka dalë nënkampion bote dhe kampion europe në disiplinat ku garon

Pfeifer, gjermani që habit Tiranën


Jeta e tij është padyshim motori dhe rreziku. Ata që patën fatin ta shohin "live" dje në qendrën tregtare "Univers", janë mrekulluar nga ekzibicionet që ofronte nën asfaltin përpara ndërtesës. Kris Pfeifer, gjermani që ka dalë nënkampion Bote dhe kampion Europe, ka mbërritur në Shqipëri nëpërmjet kompanisë "Red Bull" dhe për dy ditë do të jetë padyshim figura më popullore në rrugët e metropolit shqiptar. Kryeqytetasit, të apasionuar pas autometjeve dhe "finteve" të rrezikshmërisë së lartë, do të shohin me sytë e tyre një profesionist të vërtetë, që dje dhe sot në sheshin ndërmjet "Tajvan" dhe "La Voljës", krejt i vetëm do të bëjë realitet ëndrrat e të gjithë njerëzve që pa motorin e kanë shumë të vështirë për të jetuar. Dje në mesditë personazhi gjerman ka qenë në qendër të mediave dhe të një auditori të zgjedhur dhe pasi ka kryer xhonglimet e tij me "Dukatin" personal, nuk ka ngurruar që t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve për kureshtarët që e shihnin me habi dhe zili. "Kam filluar të bëj xhiro me motorë që në moshën 5-vjeçare, kështu që për mua tashmë është më shumë sesa një argëtim. Kjo është e tërë jeta ime, aty unë jam vetvetja dhe sigurisht që, përpos të gjitha problemeve që mund të dalin, gjithnjë kam qenë i lumtur që kam bërë një zgjedhje të tillë". Pyetjes nëse ka provuar ndonjëherë rreziqe të mëdha, Pfeifer i është përgjigjur i qetë, sikur në fakt të mos i kishte ndodhur asgjë: "Po, një herë në Itali, në një mal që në fakt ishte një vend i preferueshëm vetëm për alpinstët. Jam ngjitur me motor dhe, të them të drejtën, e kam parë veten shumë ngushtë në zbritje". Sot gjermani do të japë përpara publikut shqiptar shfaqjen e tij madhështore dhe shpreson që t'i gëzojë sado pak shqiptarët, që me aq sa ka parë janë shumë të apasionuar pas garave të shpejtësisë: "Me kaq sa kam qëndruar, kam parë njerëz të interesuar për automjetet dhe për garat e shpejtësisë. Kjo sigurisht është një gjë shumë, shumë pozitive dhe unë mendoj që të tilla gjëra të bëjnë mirë edhe për gjendjen psikologjike". Sfida me rrezikun është e hapur. Pfeifer është padyshim kombinimi i talentit, forcës dhe moskokëçarjes përpara asaj që mund t'i ofrojë rreziku. Ekzibicionet e tij kanë frikësuar dje edhe gazetarët, fotoreporterët e kameramanët e pranishëm. Në fund sigurisht nuk ndodhi asgjë. Çdo gjë ishte e llogaritur me detaje. Të tillë në qarkullim ka pak, shumë pak…

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Gusht 2005 05:21
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Moto GP > Njė motorist do tė japė shfaqje nė metropol

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.