GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM
Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683
|
Dinamo-Tirana, barazim rokambolesk në derbi
Dinamo dhe Tirana barazojnë 3-3 në një ndeshje dramatike në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Ashtu siç ishte parashikuar, derbi i 117-të midis të dyja ekipeve kryeqytetase ka dhuruar shumë emocione pas përmbysjeve të shumta, sigurisht me protagonistë blutë që për 30 minuta e panë veten me një lojtar më pak. Të dyja skuadrat vinin në këtë takim pas rezultateve zhgënjyese një javë më parë dhe në derbi kërkonin të përmirësonin imazhin e tyre. Trajneri Vasil Bici kishte preferuar disa ndryshime në skuadër, duke lënë jashtë formacionit Poçin dhe Eskuderon e duke luajtur me skemën 3-5-2. Ndërkohë, kampionët në fuqi, nga ana e tyre nuk e kishin hedhur në fushë blerjen më të fundit, Klodian Duron, teksa preferuan italianin Muzaki që nga minuta e parë. Loja në minutat e para është e barabartë, por të parët që e gjejnë rrugën e golit janë kampionët në fuqi, të cilët përfitojnë pas një përgjumjeje të bluve në zonë dhe Salihi s'e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë. Goli i pësuar i godet psikologjikisht djemtë e Bicit, të cilët pas pak minutash pësojnë edhe të dytin, i cili vjen pas një devijimi të topit të goditur nga Ervin Bulku. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e pastër 2-0 të Tiranës, ndërkohë që në fraksionin e dytë të lojës gjërat ndryshojnë për dinamovitët, të cilët duke mos pasur gjë për të humbur hidhen të gjithë në sulm. Në minutën e 74-t nis përmbysja e madhe për Dinamon, e cila brenda 11 minutave e gjen tri herë rrugën e golit me anë të Gudjabit, Ahmatajt dhe Poçit nga pika e bardhë e penalltisë. Askush nuk mund t'u besonte syve për këtë përmbysje dhe Tirana e sheh veten në një shock psikologjik për disa minuta, çka sjell edhe ndëshkime me kartonë të verdhë. Në minutat shtesë, ai që do të mendonte për bardheblutë është pikërisht kapiteni Devi Muka, i cili me një krosim të saktë në zonë e gjen të papërgatitur Likën dhe barazon 3-3 rezultatin përfundimtar të takimit. Këtu më pas do të mbyllej gjithçka dhe Dinamo, ndonëse luan me zemër në këtë 90-minutësh, nuk mundi të fitonte, duke u stopuar në kuotën e tri pikëve. I vetmi ngushëllim për blutë është ndryshimi i psikologjisë dhe fakti se përmbysi fitoren e sigurt të Tiranës, edhe pse me një lojtar më pak në fushë, pas daljes me karton të kuq të Dhëmbit. Për Tiranën duhet thënë se ka ende probleme në lojën e saj, sidomos në mbrojtje, e cila është më se e depërtueshme nga çdo sulmues. Ky ishte barazimi i tretë radhazi për djemtë e Menekinit, që edhe këtë herë nuk ditën ta mbrojnë avantazhin e golit. Në javët në vazhdim kampionët duhet të ndryshojnë diçka, për të vënë kandidaturën për titullin kampion. Në fund, ajo që mund të themi është se kjo ndeshje i la të kënaqura të dyja tifozeritë për emocionet që mbarti dhe golat e shënuar.
Deklaruan pas ndeshjes
Vasil Bici, trajner i Dinamos:
"Më vjen shumë keq që nuk arritëm ta fitonim këtë takim derbi me Tiranën, pas asaj përmbysjeje që i bëmë rezultatit. Nuk fajësoj askënd për golat e pësuar, sepse ato u panë qartë që ishin të tre aksidentalë. Të përmbysësh rezultatin nga 0-2 në 3-2, do të thotë që Dinamo ka shumë vlera, por që ende nuk e ka gjetur veten e saj në këtë fillim kampionati. Vazhdojmë të vuajmë sindromën e pësimit të golit të parët dhe më pas të reagojmë, diçka që po na shqetëson vërtet. Shpresojmë që duke filluar nga java e ardhshme të arrijmë të marrin fitoren e parë, e cila është e vetmja gjë që na mungon në këtë fillim kampionati. Jam i sigurt se Dinamo do të ringrihet në klasifikim dhe do të jetë pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion."
Leonardo Menekini, trajner i Tiranës: Nuk u pronocua.
Të veçanta
- Përpara fillimit të takimit, të dyja skuadrat mbajtën një minutë zi në homazh të ish-futbollistit të Partizanit, Agim Murati, i cili ndërroi jetë tri ditë më parë.
- Për herë të parë, trajneri Menekini u shfaq me syze optike në derbi.
- Italiani Kristiano Muzaki bëri dje debutimin me fanellën bardheblu në krahun e majtë të mesfushës.
- Pas protestave nga stoli, gjyqtari Bardhyl Pashaj nxori me karton të kuq në pjesën e dytë zëvendëstrajnerin e Tiranës.
- Portieri Lika e bëri më shumë emocionues takimin me daljet e tij në zonën e Tiranës, kur rezultati ishte në disavantazh të dy golave.
- Klodian Duro e ndoqi ndeshjen nga tribuna VIP, përkrah donatorëve.
MARRE NGA SPORTI SHQIPTAR
__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|