NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
Metadoni,nje thike me dy presa
Cod. B04042006
dicka qe gjeta ne gazeten shekulli online per sa i perket metadonit...kishte nje zone mjaft e mire me lajme mbi shendetin ne ate gazete
Metadoni u zbulua gjatë luftës së Dytë Botërore nga kimistët e regjimentit nazist të cilët ishin duke eksperiemtnuar substanca të ndryshme për gjetjen e një anestezie e cila mund të përdorej në fushëbetejë. Emri i parë i kësaj substanca ishte Adolfina në ndër të Hilterit. Metadoni është një bar me origjinë sintetike i ngjashëm me heroinën dhe përdoret për të trajtuar përdoruesit e varur nga droga, sidomos gjatë procesit të të dizintoksikimit. Ky bar shërbën për të përmbushur të gjitha simptomat fiziologjike të krizave që pësojnë këta persona duke rrezikuar shëndetin. Kërkimet shkencore kanë treguar se 1 miligram Metadon është i aftë të zëvendësojë 4 miligramë Morfinë dhe 2 miligramë Heroinë. Metadoni është një substancë e lëgnshme që prezantohet në forma dhe ngjyra të ndryshme dhe merret me anë të gojës, por ekzistojnë edhe mënyra të tjera përdorimi. Efektet janë të ngjahsme me Morfinën dhe Heroinën, por ndryshe nga përbërësit e mësipërm nuk shkakton probleme me shëndetin, madje ul dhimbjet dhe krizat përgjatë një harku kohor prej 24 orësh. Ndër efektet negative mund të përmendim të vjellat dhimbjet e stomakut, si dhe shkakton probleme seksuale, pasi ndikon në prodhimin e Testosteronit, madje shkakton probleme në procesin e rritjes kur përdoret tek moshat e vogla. Përdorimi i kësaj substance pa marrë fillimisht këshillimin me mjekun mund të shkaktojë probleme të rënda mbi shëndetin, duke dëmtuar zemrën, Sistemin Nervor Qendror si dhe probleme të rënda në sistemin Kardiak dhe atë të Frymëmarrjes. Edhe në rastet kur përdoret për të dalë nga varësia e drogës, Metadoni gjithnjë rekomandohet në doza të parashikuara nga mjeku.
Olsi Kolami
15/03/2005
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 00:44
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|