Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Tė mos harrojmė atė qė na kanė bėrė dhe atė qė po na bėjnė grekėt. Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Tė mos harrojmė atė qė na kanė bėrė dhe atė qė po na bėjnė grekėt.

DUKE SHFLETUAR VËLLIMIN ANTISHQIPTAR TË BOTUAR NË GREQI ME TITULL “VENDET E DHIMSHME TË GREQISË.-DËSHMITARËT E VORIO-EPIRIT DHE TË VLLEHËVE”
NGA KASTRIOT DERVISHI

Natyrisht nuk është ndonjë gjë e re të thuash se në Greqi u botua ky apo ai libër kundër Shqipërisë, apo u mbajt kjo ose ajo veprimtari antishqiptare. E themi këtë sepse në antishqiptarizmin e tyre grekët janë sistematikë, konstantë dhe përherë e më shumë arrogantë.

Në Greqi ka një aparat vërtetë të mirëorganizuar “vorioepirot” që lufton me pushkë e penë, ditë e natë kundër Shqipërisë si shtet dhe kundër shqiptarëve si komb. Vazhdimisht punishtja antishqiptare e këtij aparati e paraqitur haptazi dhe qartazi si prodhimtare aktesh terroriste, nxjerr në treg një numur të madh botimesh të saj, ku angazhohen mjaft historianë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, priftërinj etj.

Më i fundit botim është ai i shtëpisë “Ekzdhoseis Kesopulos” të Selanikut me titull “Vendet e dhimbshme të Greqisë-dëshmitarët e Vorio-Epirit dhe vllehëve”, i cili siç thuhet në parathënie është nga dhjetë botimet që i kushtohen “Idesë së Madhe”, greke.

Në faqen e parë të këtij libri gjenden vargjet e një “kënge të vjetër greke për Vorio-Epirin”, nga ata këngë që sajohen vit mbas viti. Ja teksti i kësaj “këngë”:

Është një motër

Vërtetë e bukur

E quajnë Vorio-Epir

Dhe e dua shumë


Botimi luksoz prej 400 faqesh është profilizuar në tre çështje është pregatitur nga mbi 35 vetë dhe Greqia ka angazhuar këtu historianë, politikanë, gazetarë, shkrimtarë etj, të drejtuar nga Kostandin Vakapulos{për çështjet historike}, Nikos Maxhupulos {për çështjet politike} dhe Aristidhis Kesopulos {për problemet e së ardhmes}. Ata që kanë kontribuar për këtë libër janë:

-Vllasis Anxhidhis, pedagog i universitetit “Aristotel” të Selanikut.

-Jorgos Anastariaridhis, historian dhe lektor në A.P.F.

-Arqileas Anthemidhis, bashkëpunëtor shkencor.

-Perikli Vakufaris, mësimdhënës historie.

-Maria Vergeti, lektore historie në A.P.F.

-Fanuris Voros, mësues filozofie dhe historie.

-Jorgos Janakopulos, politolog.

-Stathis Enstulaidhis, shkrimtar.

-Athanas Karathanos, mësimdhënës në A.P.F.

-Aleksandros Kariotoglu, mësimdhënës.

-Janis Ksirotorus, pedagog në universitetin “Makedonia”.

-Stathis Pelajadhis, mësimdhënës në A.P.F.

-Janis Tarnaridhis, teolog në A.P.F.

-Kostas Fotjadhis, pedagog historie në A.P.F.

-Evangjelos Hekimoglu, gazetar dhe pedagog i jashtëm në A.P.F.

-Dhimitrios Athanasidhis, liceist.

-Krisa Aropoglu, gazetare.

-Dhimitris Garufias, avokat.

-Thanas Georgiadhis, historian dhe gazetar.

-Spiro Zeherlis, gazetar.

-Ana Theofilaktu, mjeke.

-Kostas Ianidhis, shkrimtar.

-Aristotel Kristopulos, shkrimtar.

-Jorgos Logothetis, gazetar.

-Nikolaos Berxhas, gazetar.

-Janis Bitos, pedagog ushtarak.

-Apostol Panajopulos, historian dhe shkrimtar.

-Stelios Papathemelis, shkrimtar dhe ministër në qeverinë greke.

-Jorgos Raptis, shkrimtar dhe historian.

-Jorgo Skiadhis, gazetar.

-Timotheo Timotheadhis, mjek, shkrimtar dhe historian{?}.

-Aristarkos Taxhmalidhis, mjek.

-Harris Gjirkinidhis, studiues historie.

-Vana Harallambiu, gazetare.

-Joana Harriviadhu, filologe.

-Mihal Krisanthopulo, gazetar e teolog.

E bëmë këtë përshkrim të këtyre personave për disa arsye.

-Së pari për të njohur se cilat janë ata që kanë bërë këtë “vepër”.

-Së dyti për të kujtuar se disa prej tyre kanë ardhur edhe në Shqipëri ku kanë folur për “miqësi midis dy popujve”.

-Së treti për të kujtuar se midis një universiteti në Shqipëri dhe universitetit “Aristotel” të Selanikut ka një marrëveshje binjakëzimi.

-Së katërti për të kujtuar se është angazhuar drejtpërdrejt edhe një anëtar i qeverisë greke si Stelis Papathemelis. Jo se nuk njihet puna e qeverisë greke në raste të tilla, por ka domethënie përzierja e drejtpërdrejtë dhe publike e një ministri në një “vepër” të tillë.

Libri i në fjalë i takon serisë “B”. Seria paraardhëse “A” ka pasur këtë përmbajtje:

-Historia troket në portën tonë.

1-Jo atdhe të ndarë.

2-Grekët nuk harrojnë kurrë të shkuarën e tyre{ ndërsa shqiptarëve iu thuhet se duhet ta harrojnë-shënim}.

3-Si arritëm në ndarjen e atdheut.

4-E kaluara dhe e ardhmja.

Në vijim të këtij botimi seria “B” ka këtë përmbajtje:

5-Dëshmitarët e Vorio-Epirit dhe vllehëve {libri që po analizojmë -shënim}.

6-Maqedonia e Epërme dhe historia e 6 popujve.

7-Traka, Kostandinopoja, Rumelia.

8-Vendet greke në Kaukaz.

9-Të emigruarit.

10-Mikrovia.

Në këtë mënyrë duke llogaritur që një libër mund të ketë deri në 400 faqe, do të thotë që rreth 4 mijë faqe propagandë shoviniste janë përgatitur nga “profesorët” dhe politikanët grekë për propagandimin e qëllimeve të tyre. Për të qenë realistë dhe të kthjellët në gjykime duhet të themi se grekët ndonëse kanë pretendime me të gjithë fqinjët e tyre, të rrezikuar drejtpërdrejt dhe seriozisht janë vetëm shqiptarët. Kjo sepse grekët e “mundin” për shembull Turqinë vetëm me libra dhe me ndonjë hartë që e paraqesin si të vjetër. Ata as që guxojnë që ta provojnë “heroizmin” e tyre me Turqinë.

Duke marrë parasysh të vërtetën e madhe se midis Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar gjithmonë një gjendje lufte për faj të kësaj të fundit dhe nisur nga fakti se Greqia ka ushtruar krime të vazhdueshme ndaj shqiptarëve në vite të ndryshme dhe ka organizuar vrasje e djegie të përmasave të mëdha të jugut të Shqipërisë në vitet 1912, 1913, 1914, 1941, 1997 etj, na del detyrë ne shqiptarëve që të mos harrojmë kurrë atë që na kanë bërë grekët. Dhe përderisa grekët janë këmbëngulës në mos harrimin e historisë sipas versioneve të tyre, jo më pak këmbëngulës duhet të jemi ne shqiptarët në këtë drejtim.

1. Pretendimet territoriale greke si vazhdim të “Megali Idea”-s

Qysh prej vitit 1844, kur kryeministri i atëhershëm grek Janis Kolcki, shpalli idenë e madhe të quajtur “Megali Idea”, që do të thoshte kryesisht shtrirjen e Greqisë në territorin e dikurshëm bizantin. Vit pas viti dhe në kohë të ndryshme në Greqi është punuar për të vënë në jetë projektin “Kolcki”, i cili është një projekt tipik shovinist që synon një Greqi të Madhe. Në librin e sipërpërmendur por edhe në botime të posaçme vihet re se pretendimet greke mund të klasifikohen si më poshtë:

-Vorio-Epiri .

-Maqedonia e Epërme{që do të thotë jugu i FYROM-it}.

-Thraka Lindore{Turqia evropiane}.

-Rumelia Lindore{që do të thotë jugu i Bullgaria}.

-Territore ku jetojnë grekët e vjetër{ku futen edhe pretendimet greke ndaj Italisë si Siçila, Kalabria etj}.

-Kaukazi{kufiri turko-gjeorgjian}.

-Territori ku jetojnë “grekët e vjetër” në mes të Turqisë, ose zona e quajtur prej tyre si “Pontos”.

-Mikrasia{Turqia e sotme}.

Në kohë dhe vite të ndryshme Greqia duke vepruar me ndihmën e ushtrisë, kishës greke dhe politikave konjukturale të kohës, ka realizuar atë territor që ka sot kryesisht në kurriz të tokave shqiptare dhe në kurriz të territoreve bullgare të Egjeut. Për t`u kujtuar janë kryesisht dy luftrat ballkanike të viteve 1912-1913, Lufta e Parë Botërore dhe përfitimet e Greqisë pas kësaj lufte. Ndërkaq ndër disfatat kryesore të grekëve renditet lufta greko-turke e viteve 1921-1922, e cila i dha fund çdo ëndrre territoriale të Greqisë në dëm të Turqisë.

Sakaq duket që më e rrezikuara nga planet greke është Shqipëria për shkakun e thjeshte se ajo ka qenë vazhdimisht në luftë me grekët dhe nuk i ka dhënë atyre atë përgjigje që duhej dhënë. Grekët i kanë marrë Shqipërisë një ndër krahinat më të pasura të saj si Çamëria dhe zonën e Kosturit dhe Follorinës. Përveç kësaj ata kanë kryer sistematikisht pastrim etnik ngaj shqiptarëve dhe kanë në fuqi një ligj që e quan Shqipërinë vend armik. Në vend që të ketë pretendime me të drejtë Shqipëria për territoret që ia ka marrë padrejtësisht Greqia, ndodh pikërisht e kundërta. Greqia i kërkon Shqipërisë gjysmën e territorit të saj të cilën e konsideron idiotësisht si “Vorio-Epir”. Dhe për të kompletuar pretendimet greke ndaj Shqipërisë përkushtohen deri në verbëri historianë, priftërinj, politikanë, artistë, shkrimtarë, sportistë etj. Për të qenë të besueshëm ata e marrin shqyrtimin e çështjes qysh në lashtësi. Kjo do të thotë që grekët falsifikimet i nisin qysh me lashtësinë dhe i vazhdojnë me kohën e sotme. Në fakt vetë ata që quhen grekë janë një racë bastarde që me të drejtë studiuesi Robert Kaplan e ka cilësuar “një përzierje grekësh, turqish, shqiptarësh, rumunësh, sllavësh të zgjedhur dhe të tjerë …”{shih R.K. “Greqia: Dashnorja e Perëndimit, Gruaja e Lindjes” faqe 31}.

Në vazhdim të pretendimeve të tyre shoviniste, grekët janë insistues dhe falsifikatorë në këtë pika kryesore:

-Lashtësia “vorio-epirote”.

-Qëndresa e “vorio –epirotëve” në shekuj.

-Vendosja e gabuar e kufjve në vitin 1913.

-Justifikimi i terrorizmit grek si “lëvizje nacional-çlirimtare”.

-Mohim i problemit çam dhe cilësimi i çamëve si “terroristë”.

-Theksimi se ortodoksët e Shqipërisë janë grekë sipas kriterit se “çdo ortodoks është grek”. Në këtë kuadër roli i kishës ortodokse të Shqipërisë, shihet si i lidhur me kishën greke. Grekët haptazi pranojnë se qëllimet e tyre janë që kisha ortodoksë të jetë një mjet i fuqishëm për helenizimin e shqiptarëve.

-Reklamimi i një ashtuquajturi “persekutim të përhershëm të minoritetit grek nga shqiptarët” në kohra dhe vite të ndryshme,etj.

2. A i intereson grekëve të vetëquhen “barbarë” ?

Është e provuar tashmë se midis grekëve të lashtësisë dhe këtyre të sotmëve, nuk asnjë lloj lidhje genetike. Bastardizimi i racës greke është i atillë sa i ka shndërruar grekët në një rrëmujë genetikë që s`merret vesh se cilin gen ka më me shumicë. Nga kjo pikpamje nuk dihet me saktësi apo nuk mund të merret me mend se ç`farë gjaku mund të rrjedhë në dejet e tyre.

Mjafton të shikosh fytyrat deri evgjitërore të grekëve, për të krijuar një bindje të çastit se sa kot janë ato krenari false të grekëve për trashëgiminë e tyre helene.

Robet Kaplan ka shkruar se një politikan grek si Sotiris Papapulitis i ka thënë atij këto fjalë:

“Unë e urrej termin grek. Ai është shtembërim i fjalës turke qen ose sllav….”.

Mirëpo ata që quhen sot grekë{sipas përcaktimit të Papulitis-it} janë të fantaksur fare pas asaj që ata e quajnë “lashtësi” e tyre. Kapitulli i lashtësisë i librit që po analizojmë është shkruar nga Jorgo Skiadhi që siç merret vesh në fillim të librit është gazetar. Shkrimi i tij është më tepër i një karakteri politik sesa historik apo arkeologjik. Gazetari në fjalë nënvizon se paskemi “2500 vjet histori të Epirit grek”. Ndërkohë dihet që historianët e lashtë grekë, ndër të cilët edhe Herodoti i quanin “barbarë” të gjithë ata që nuk ishin helenë si epirotët, maqedonasit, ilirët etj. Grekët kanë qejf që patjetër t`i quajnë “helenë” epirotët pa e mbështetur gjëkundi këtë gjë. Duke marrë parasysh atë që thonë vetë historianët e lashtë helenë, i bie që grekët e sotëm kanë dëshirë nga e keqja të vetëquhen automatikisht “barbarë”.

Përsa i takon lashtësia së racës shqiptare në trevat e njohura tashmë mund të themi se kjo lashtësi njihet qysh prej shekullit të 10-të Para Krishtit.

Përveç kësaj grekët duan të bëhen të besueshëm me reklamimin e ndonjë kolonie helene. Kjo nuk mund të përbëjë ndonjë gjë të madhe pasi dihet që helenët vazhdimisht emigronin nëpër zona bregdetare të veçuara dhe asnjëherë në brendësi të territorit të një vendi. Duke vepruar kështu ata mbeteshin vazhdimisht si periferikë.

Jorgo Skiadhi në shkrimin e tij përmend ndër të tjera se në vitin 1997 në Butrint etj u bënë shkatërrime të mëdha nga “vandalët në dëm të kulturës grekë”, duke përfshirë edhe vjedhjen e antikave. Mirëpo Skiadhi nuk thotë asgjë nga e vërteta që në qendrat muzeale të Shqipërisë u vodhën në vitin 1997, pikërisht ato antika që i përkisnin periudhës parahelene. Natyrisht kjo gjë nuk mund të bëhej nga vjedhës të zakonshëm dhe nuk është rastësi që vazhdimisht është goditur kjo kulturë.

Mund të shtojmë gjithashtu se kur shohim që edhe organizata famëkeqe “vorio-epirote” SFEVA merret me arkeologji, kuptohet se sa e lartë mund të jetë besueshmëria në këto raste.

Mund të diskutonim e të shkruanim shumë më tepër për periudhën e lashtësisë, por duke qenë të bindur se midis helenëve të lashtësisë dhe racës së atyre që quhen sot “grekë” nuk ka asnjë lidhje, kjo gjë bëhet më e panevojshme. Grekët do të bënin mirë të provonin më parë se ç`farë janë ata vetë para se t`i hyjnë historive të vjetra me shkëputje të gjatë në mes.

3. Edhe Skënderbeu shpallet grek

Ndër falsifikimet e librit dhe autorit Jorgo Skiadhis, renditet edhe deklarimi i Gjergj Kastriotit si grek. Për Skiadhis-in “Jorgo Kastriotis ishte i gatshëm për çështjen greke”. Për hir të kësaj “çështjeje”, sipas Skiadhis-sit ai kishte marrë edhe emrin Aleksandër {Skënder}. Për autorin grek, babai i Skënderbeut quhej Janis Kastiotis dhe ishte martuar me “princeshën serbe Vojsava”. Shtembërimi tjetër është ai sipas të cilit Skënderbeu “luftoi nën flamurin e Bizantit që të krijojë shtetin e Epirit”. Këtu duhet thënë se asnjëherë nuk ka qenë fjala për ndonjë Epir grek dhe se Skënderbeu vërtet e ka quajtur veten princ i Epirit, por jo i ndonjë Epiri grek.

Ndërsa Jorgo Skiadhis bëhet më qesharak kur Krujës i thotë “Kreas” dhe Lezhës “Leçe”.

4. “Epirotët” që studiuan në Rusi në shekullin e 19-të

Hapja e shkollave greke jashtë territorit etnik grek ka qenë një mjet i fuqishëm në strategjinë e helenizimit të territoreve kufi me Greqinë . Në fillim të viteve `70-të të shekullit të 19-të, numuri i shkollave greke në Shqipëri erdhi duke u shtuar ditë pas dite. Veprimtaria e kombinuar kulturore ,laike ose fetare , me përkrahjen e gjithanshme të Patriarkanës së Stambollit si dhe me shpërndarjen e subvencioneve financiare të shtetit dhe diasporës greke , ndikoi në shtimin e madh të institucioneve arsimore duke marrë si kriter fenë dhe jo kombësinë. Një rol të posaçëm patën në këtë proces edhe grekët që u çuan për studime në Rusi dhe që në librin në fjalë për të rritur vlerën e tyre cilësohen si “epirotë”. Mirëpo po të shikosh mbiemrat e tyre do të vesh re se askush nga ata nuk është nga jugu i Shqipërisë por vetëm mund të kenë shërbyer si mësues të greqishtes në shkollat e jugut të Shqipërisë.Të tillë janë për shembull Janis Bubukis në Janinë, Jorgos dhe Anastas Gorgolis, e Dhimitër Gavelkos në Meçovë, Nikolas dhe Mihal Zosimas në Grebenë, Janis Koritiotis në Korçë, Jorgo Theofanis në Prevezë, Anastas dhe Nikolas Marolis në Paramithi, etj. Ndër studentët më të njohur të kontigjentit që ka studiuar në Rusi, të shoqëruar me foto janë Nikolaos Zosimas që ka shërbyer në Grebenë dhe mbahet si studiues i madh; Jorgos Rizaris dhe Jorgo Averof që ka shërbyer në Meçovë dhe mbahet nga grekët si historian. Përveç kësaj mund të kujtojmë se në Greqi disa nga ish-studentët që patën studiuar në Rusi, dhanë shuma të mëdha për kishën dhe shkollën greke. Mbetet të diskutohet në ishin që më parë pasanikë apo u bënë të tillë pas ardhjes nga Moska. Gjithsesi ndër dhuruesit më të mëdhenj renditet Janis Dobolis{për universitetin e Athinës}, Jorgo Sivas{për akademinë e Athinës}, Mihalis Togjicas{për shkollën teknike}, Jorgo Rizaris{për kishën greke}, Jorgo Averof{për politeknikumin e Athinës} etj. Vlera e këtyre dhuratave shkon deri në 8 milion dhrahmi për një person.

Në librin në fjalë jepen të paktën 50 emra që kanë studiuar në Rusi duke treguar kështu një bashkëpunim të suksesshmëm greko-rus kundër shqiptarëve fill pas kongresit pansllavist që u mbajt në Moskë më 1867. Roli i Rusisë pas këtij kongresi ishte vërtet i madh. Në Serbi, Bullgari, Mal të Zi, etj filluan të veprojnë komitete revolucionare si iniciatore të kryengritjeve të ardhëshme antiosmane. Siç duket nuk është lënë pas dore as roli kuadrit klerikal ortodoks dhe ai i kuadrit arsimor grek. Duke fuqizuar këto dy elementë rritej ndjeshëm edhe fuqia asimiluese e dëshiruar. Ata grekë që kanë studiuar në Rusi kanë qenë profilizuar si mësues dhe klerikë. Gjithashtu ka pasur rëndësi sjellja e librave nga Rusia, ndihma ekonomike etj. Nga ana tjetër është për t`u çuditur që ndonëse Rusia dhe Greqia nuk kanë qenë aq afër, janë kryer edhe martesa për interesa politike dhe shumë vajza greke janë martuar me rusë. Këtij fakti i është dhënë rëndësi e posaçme në librin në fjalë. Pas studimeve në Rusi, kontigjenti i grekëve të arsimuar atje luajti rolin që edhe pritej. Ai bashkëpunoi ngushtë edhe me shoqatat e krijuara posaçërisht për helenizimin e shqiptarëve.

Një nga shoqatat që vepronte me agresivitet në jug të Shqipërisë ishte edhe “Shoqata për përhapjen e kulturës greke” me qendër në Athinë. Ajo kishte për qëllim ngritjen e ndërtesave të reja shkollore, furnizimin me tekste leximi për të mbjellë farën e helenizmit, për të ç`kombtarizuar popullsinë ortodokse shqiptare etj. Këto tendenca përfshinin territoret shqiptare deri në Durrës , ku vepronin 320 shkolla greke. Përmasa të gjera mori dhe invadimi i institucioneve arsimore greke veçanërisht në Gjirokastër , Janinë , Delvinë , Berat , Vlorë , Durrës , etj. Ndonëse formalisht programi i tyre ishte edhe laik , këto shkolla ishin nën mbikqyrjen e rreptë të klerikëve grekë , duke pasur si veçori parësore intolerancën e thellë fetare. Në mënyrë të hapët bëhej infiltrimi i elementeve të lutjes fetare. Për klerin grek shqiptarët ortodoksë duhej të cilësoheshin vetëm grekë dhe asgjë tjetër.

Është për t`u kujtuar gjithashtu se “Vëllazëria Qendrore Kulturore” ishte themeluar në më 1867 dhe “Sillogu Kulturor Epirot” më 1871{pas kongresit pansllavist të vitit 1867} i themeluar edhe ky në Stamboll. Sillogu në fjalë ngriti një mori shkollash fetare pranë mitropolive e peshkopatave në jugun e Shqipërisë. Është pikërisht kjo kohë që “rastis” me ngritjen e shumë shkollave greke në jugun e Shqipërisë.

Sponsor për ngritjen e këtyre shkollave u bënë fatkeqësisht edhe disa renegatë shqiptarë pasanikë të mëdhenj shqiptarë si Vangjel Zhapa nga Labova e Lunxhërisë , Apostol Arsaqi i njohur nga grekët si Apostolos Arsakeos nga Hotova e Përmetit, Pano Duri nga Lunxhëria etj.

Për të kufizuar veprimtarinë e tyre bënë përpjekje sa mundën edhe rilindasit e tanë. Megjithatë lloji i këtyre shërbëtorëve e rriti shumën kolosale në shërbim të ç`kombëtarizimit të bashkëatdhetarëve të tyre.

5. Roli i grekomanëve shqiptarë Arsaqi, Zhapa, Zografi etj në dobi të Greqisë dhe në dëm të Shqipërisë.

Për grekët një kategori pasnikësh që ata i quajnë “vorio-epirotë”, kanë pasur një rol të madh në realizimin e projekteve helenizuese. Për fat të keq të gjithë këta kanë qenë të gjithë shqiptarë të udhëhequr nga ndjenja grekomane. Ndërsa grekët këmbëngulin se këta pasanikë kanë qënë nga “Vorio-Epiri”.

Apostol Arsaqi ishte njëri nga grekomanët që i shërbeu verbërisht Greqisë. Ai ishte nga Hotova e Përmetit. Babai i Apostolit është larguar nga Hotova e Përmetit për në Rumani ku ka ushtruar edhe profesionin e tij të mjekut popullor. Këtu ai ka tërhequr më vonë edhe birin e tij Apostolin, të cilin e dërgoi me studime për mjekësi. Apostoli ka lindur më 1792. Pas mbarimit të shkollës më 1813 u mor më shumë me tregëti dhe arriti të verë shpejt pasuri. U integrua në jetën politike rumune aqsa arriti të bëhej edhe ministër i jashtëm i këtij shteti më 1860. Mirëpo antivlerat e vërteta të tij ai i shfaqi në dobi të Greqisë, për të cilën investoi jo pak. Kështu ai ngriti në Athinë shkollën pedagogjike për vajza të emërtuar “Arsakeio”. Ai dhuroi shuma mjaft të mëdha në dobi të interesave greke, e veçmas në funksion të përforcimit të një shkolle greke ashpërsisht antishqiptare. Llogaritet që shumat e dhuruara nga Arsaqi në dobi të Greqisë janë relativisht të mëdha duke përfshirë edhe ato të lëna pas vdekjes. Një pjesë e madhe e tyre u përdor edhe për të ndërtuar shkolla greke në Shqipërinë e jugut e cila konsiderohej nga grekët si e tyre.Sipas librit që po analizojmë, në vitin 1871, Arsaqi organizoi një mbledhje në fshatin e tij Hotovë, ku themeloi edhe një shkollë mësuesish.

“Sillogu Kultutor Epirot i Stambollit” me paratë e Vangjel Zhapës, Pano Durit, Kristaq Zografit, Apostol Arsaqit etj, e kishte orientuar tehun e aksioneve në dobi të hapjes së shkollave greke sidomos nga lumi Shkumbim e poshtë , gjithmonë në lidhje të ngushtë me kishën greke. Për fat të keq renegatët e sipërpërmendur shqiptarë u bënë edhe idhtarë dhe fanatikë të “Megali Idea”{“Ideja e Madhe”}, duke propagandur se meqë shqiptarët dhe grekët kishin origjinë të përbashkët pellazgjike, ata duhej të konvertoheshin në grekë.

Apostol Arsaqi ka vdekur më 1874.Grekët kanë ditur që edhe sot të përkujtojnë veprën e tij antishqiptare kur kanë hapur “kolegjin Arsekeo” në mes të Tiranës. Cermonia zyrtare e përurimit të këtij “kolegji” është zhvilluar më 20 tetor 1998 në ndërtesën e marrë me qera në Tiranë dhe në vitin e parë janë regjistruar 80 fëmijë të moshave7-8 vjeç. Kjo “ngjarje” është pasqyruar edhe në revistën “Albanohellenica” nr.1, e cila për ironi të mëtejshme të fatit është shtypur në shtypshkronjën e Janullatosit “Ngjallja” në Tiranë. Revista në fjalë, botim i Lidhjes Filologjike shqiptaro-greke, në numurin e vetëm të saj që përfshin materiale për vitin 1999 lajmëron në dy gjuhë se në Tiranë qenka përuruar “Kolegji Grek Arsekeo”, në të cilin nxënësit do të bëkan plot 9 orë në javë greqisht.

Ndërsa sot ka filluar ndërtimi i një kompleksi të ri në një vend të lakmueshëm në Tiranë me një sipërfaqe shumë të madhe ku pretendohet sa për të hedhur hi në sytë e shqiptarëve se këtej e tutje do të ndërtohet një kolegj “greko-shqiptar”. Shfaqja e simboleve fetare greke në tabelën pranë kompleksit dhe përzierja e kishës greke të Janullatosit në të, janë tregues të qartë se kemi të bëjmë me një institucion të helenizmit në Shqipëri. Gjithë ajo hapësirë për grekët s`do të jetë gjë tjetër përveçse një vatër agjenturore speciale e stacionuar këtu edhe ligjërisht. Dhe historia na mëson se gjithmonë grekët kanë punuar kundër Shqipërisë me kryq, shkollë greke dhe andartë. Në këto vite duket se kishin mbetur disi prapa planeve të tyre përsa i takon shkollave greke në Shqipëri, gjë të cilën po përpiqen ta bëjnë me të shpejtë tani. Për më tepër nuk është e rastit që emri i grekomanit renegat Apostol Arsaqi të simbolizojë një “vepër” të tillë. Kujtojmë gjithashtu se në Athinë ka një rrugë me emrin e Apostol Arsaqit.

Vangjel Zhapa është një tjetër grekoman i vënë në shërbim të Greqisë. Ai ka lindur në Labovë të Madhe në Gjirokastër më 1800. Ky qysh në moshë të vogël punoi si bari i familjes së tij dhe tegoi një kujdes për bimët mjekësore. Rreth moshës 13 vjeçare, Zhapa u largua nga fshati i tij për në Janinë ku punoi bashkë me bashkëfshatarin e tij Vangjel Meksi si mjek popullor.

Më 1821, Zhapa lufton bashkë me Marko Boçari për lirinë e Greqisë. Më 1830 ai u largua nga Greqia për në Rumani ku ushtroi zanatin e mjekut popullor. Këtu ai arriti të shërojë nga një sëmundje e pashërueshme një anëtar të familjes mbretërore rumune dhe për këtë gjë u shpërblye mjaft mirë nga kjo familje.

Zhapa bleu prona të shumta në Rumani Në këtë mënyrë duke vazhduar kështu Zhapa arriti të pasurohet dhe të vërë pasuri të shumta. Duhet thënë se në Rumani Vangjelin e shoqëroi edhe kushëriri i tij Kostandin Zhapa {1813-1892}. Edhe ky veproi si kushëriri i tij dhe fotoja e tij gjendet në botimet “vorio-epirote”.

Pas disa kontributeve në Rumani, Vangjel Zhapa u kthye në Greqi. Më 1859 ai sponsorizoi lojrat olimpike të zhvilluara në Athinë. Me pasurinë e tij u ndërtuan mjaft objekte publike me përmasa të mëdha. Zhapa për faqen e tij të zezë kontriboi për ngritjen e shkollave greke, gjë të cilën e filloi nga fshati i tij Labovë, fshat ku askush nuk flet greqisht.

Vangjel Zhapa ka vdekur më 1865.

Një tjetër grekoman ishte dhe Kristaq Zografit{1820-1896}. Origjina e Zografëve është nga fshati Qestorat i Gjirokastës. Kristaqi ishte një pasanik që për shumë vite kishte qenë bankier në Stamboll. Ai i shërbeu grekëve duke i bërë mjaft dhurata atyre si shkolla, bibloteka, etj. Për shërbimet e shquara Kristaq Zografi u quajt nga kisha greke si “Udhëheqës i madh i kishës”.

Në rrugën e këtij grekomani eci edhe biri i tij Jorgji Zografi {1863-1920}, i cili studioi për shkenca politike dhe ekonomike. Ai kishte një llogari bankare në Stamboll dhe drejtonte sillogun e Stambollit që përgatiste kuadro politikë dhe arsimorë për çështjen greke. Është aktiv sidomos pas vitit 1897. Në vitin 1909 ishte ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë. Në vitin 1914 ishte “kryeministër i qeverisë së Vorio-Epirit”.

Është për t`u kujtuar se rrugët e Athinës mbajnë emrat e të gjithë grekomanët si Zhapa, Arsaqi, Zografi etj.

6. Cili është “i shenjti Shën-Kozma” dhe pse është i rëndësishëm ai për planet helenizuese të grekëve

Në librin që po analizojmë një vend “nderi” i është lënë edhe njërit prej antishqiptarëve më të zellshëm të kohrave, të quajtur Kozma Etoliani{1714-1779}. I “pagëzuari” nga kisha greke si “Shën Kozmai”, ishte një prift nga armata e priftërinjve që dërgoheshin në Shqipëri nga kisha greke për të mbajtur gjallë frymën helenizuese që e karakterizonte dhe e karakterizon këtë kishë. Qëlloi që Kozmai u vra për punët e poshtra që ai kreu kundër shqiptarëve. Për të mos u harruar punët e tij të poshtra kundër shqiptarëve ai u bë shenjtor nga grekët. Në librin që po analizojmë potreti i “Shën Kozmait” dhe shkrimi i tij janë në venë në ballinën e librit. Kjo është një domethënie e madhe. Gjithashtu nuk është pa rëndësi të thuhet që kapitulli i librit “Kisha dhe pedagogjia në Vorio-Epir” hapet më historinë e Kozma Etolianit.

Këtë kapitull e ka marrë përsipër “gazetari” Jorgo Skiadhi.

Sipas tij, Kozma Etoliani është veshur prift në vitin 1759 në Stamboll. Shërbesat e tij ndahen në “katër periudha”:

-Periudha e parë kur ka punuar në Stamboll.

-Periudha e dytë kur ka punuar në Dhitiki-Sterea{Greqi}.

-Periudha e tretë kur ka punuar në Egje.

-Periudha e katërt kur ka punuar në Selanik, Korçë, Voskopojë dhe Epir.

Kudo ku shkoi, Etoliani ishte një misionar i përkushtuar i kishës greke si të gjithë klerikët tjerë të kasaj kishe. Për grekët, Etoliani kishte pengesën e vazhdueshme të hebrejve dhe të njerëzve pasurve.

Etoliani e kreu misionin e tij helenist në jugun e Shqipërisë, periudhë e cila sipas historiografisë greke quhet “periudha e katërt e tij”, duke predikuar vazhdimisht se gjuha shqipe ishte gjuhë e djallit dhe se gjuha e vërtetë për ortodoksët ishte vetëm greqishtja. Një propagandë të tillë pseudoprifti Kozma nuk e bënte vetëm me shqiptarët por edhe me vllehët. Në të gjitha meshimet e tij theksohej se raca shqiptare ishte racë greke prandaj ajo duhej “të kthehej në origjinë”. Nisur nga kjo edhe një historian grek si Vasilis Krapsiti në librin e tij “Historia e Paramithisë” e quan me të drejtë Kozmain “luftëtar të vendosur të helenizmit”. Ndër të tjera Krapsiti thotë:

“Shën-Kozmai zgjonte ndërgjegjen etnike të helenëve të vuajtur duke ngritur male rezistence për grekët…Puna e Shën-Kozmait me Sulin ishte një detyrë e pastër dhe etnike….Ai u përpoq t`i bindte suliotët që të largoheshin nga çdo veprim i armatosur..”.

Kozma Etoliani propagandonte vazhdimisht në trevat shqiptare se kisha ortodokse ishte një kishë vetëm greke. Është për t`u përmendur gjithashtu se në meshimet e tij ai i kërkonte të pranishmëve që jo vetëm në kishë por as në shtëpi të mos flisnin shqip se “vetëm greqishtja është gjuhë e Zotit” dhe se vetëm duke folur greqisht “laheshin mëkatet e bëra në këtë botë”. Kjo veprimtari e Etolianit pati suksesin e duhur tek një pjesë e vllehëve të cilët u greqizuan.

Për shkak të përkushtimit të tij ndaj greqizmës, Kozma Etoliani ai u prit kudo keq nga shqiptarët dhe pasi u përzu nga shumë treva shqiptare, fundin e pati të merituar.

Sipas librit që po komentojmë, “arrestimi i Shën-Kozmait u bë në Berat nga Kurt Pasha”, duke e paraqitur këtë arrestim si martirizim të tij. Është për t`u vënë në dukje se marrëdhëniet e Patriarkanës së Stambollit me pushtetin osman nuk kanë qenë kurrë të këqija dhe nuk kishte shkak që ky pushtet të tregonte forcën individualisht vetëm me një prift nën nivelin mesatar të formimit si Kozma Etoliani. Për t`u veçuar nga libri janë dy fjalime të Kozma Etolianit, njëri nga të cilët në Himarë pak ditë para vdekjes. Do ishte me interes të dinim se çdo të thonin “miqtë e shën-Kozmait” për këto fjalë të idhullit të tyre. Më konkretisht në takimin e parë të Himarës Etoliani ndër të tjera ka thënë:

“..Vëllezër, të ndihmoni të gjithë për çështjen e shkollave greke, sepse kështu i ndihmoni çështjes së helenizmit”. {faqe 181}

Ndërsa në fjalimin tjetër në një vend të Shqipërisë që nuk jepet konkretisht Etoliani ka thënë:

“…Vëllezër, 40 vjet luftova për t`i mësuar të tjerëve germat e gjuhës greke. Mësoini pra fëmijëve këto germa të helenizmit. …Nëqoftëse nuk mësoni greqisht vëllëzërit e mi, nuk mund të kuptoni çështjet e kishës. Më mirë të keni një shkollë greke në vendet tuaja sesa të keni ujë dhe bukë në shtëpi. Kush i mëson fëmijëve gjuhën greke, ai quhet njeri. Shkolla dhe gjuha greke hap kishën dhe ndriçon njerëzit…”{faqe 183}.

Etoliani u vra nga shqiptarët më 24 gusht 1779, pikërisht për punët e tij të pista kundër kombit shqiptar dhe në mënyrë urretje simbolike trupi iu hodh në lumin e Osumit. Megjithatë akush nuk ndaloi varrosjen e tij në kishën e Panagjias. Fundi i Etolianit ishte jo vetëm i merituar por edhe i logjikshëm, pasi ai kudo u prit keq në Shqipëri.

Më 20 prill 1961 në mbledhjen e 260-të Sinodit të Shenjtë grek, ndër të tjera për Kozma Etolianin u tha:

“…Ka luftuar për çështjen e helenizmit…”.

Po ashtu në mjaft aktivitete “vorio-epirote” në Greqi, në mjaft parrulla shkruhet se “Shën-Kozmai ishte një luftëtar i vendosur i çështjes së Vorio-Epirit”. Në librin në fjalë jepet edhe një foto e një aktiviteti të zhvilluar në Konicë nën drejtimin e mitropolitit Sebastianos me temën “Vorio-Epiri dhe Shën-Kozmai”. Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha shoqatat “vorio-epirote” dhe politikanë të lartë grekë.

7. Reliket kozma-iste në Shqipëri

Do të bënin mirë idhtarët e “Shën-Kozmait”, të na tregonin se kush e lejoi ndërtimin e kishës me emrin e tij në fshatin Kolkondas të Fierit, përderisa ata thonë se Kozmai ishte viktimë e pushtetit të atëhershëm osman. Ja pra që del fare lehtë se Kozmai u vra nga shqiptarët si shpërblim për punët e tij kundër shqiptarëve. Është për t`u habitur që ky objekt kulti shpëtoi pa u prishur në epokën e ateizmit komunist kur shumë pak objekte kulti shpëtuan nga shkatërrimi.

Pikërisht qenia e kësaj kishe është rast i mirë për grekët të na tregojnë “historitë e martirit të madh Shën-Kozma” siç dinë grekët t`i tregojnë.

Më 24 korrik deri më 5 gusht 1995 erdhi në Shqipëri një grup arkeologo-priftëror i cili kreu një ekspeditë në rrethin e Fierit ku ndodhet kisha e quajtur “shën Kozmai”,në fshatin Kolkadas{që për grekët është “Kolikonaq”}.

Gjatë gjithë kohës që ata qëndruan këtu u morën me gërmime në themelet e kishave të Fierit, për të provuar “rrënjët greke” të këtyre kishave. Në përfundim të misionit u duk se gërmuesit nuk kishin gjetur atë që shpresonin dhe që mendonin të reklamonin me të shpejtë.

8. Intermexo janullatiste

S`kishte aspak dyshim se me një njeri si Anastasios Janullatos, në krye të KOASH-it, edhe Kozma Etoliani do të quhej “martir i madh”. Kisha e drejtuar nga ky eksark grek ka organizuar vazhdimisht aktivitete në reklamimin e “shenjtorit Kozma”. Ekziston sakaq një organizatë e quajtur “Miqtë e Shën Kozmait”, e cila emrin më të mirë mund ta kishte “Armiqtë e Shqipërisë”. Sipas gazetës “Ngjallja”, mars 1994, Anastasios Janullatos është anëtar nderi i lidhjes ortodokse “Miqtë e Shën-Kozmait”.

Ndërsa në muajin gusht 2001 gazeta “Ngjallja”, lajmëronte se ishte gjetur “lipsani i martirit të madh Shën-Kozma”{ një kockë e krahut të tij}. Kjo gjë u bë e ditur në Konferencën Kleriko-Laike të KOASH-it të mbajtur në “Shën Vlash” të Durrësit më 31 korrik-2 gusht 2001. Në lidhje më këtë çështje, Janullatos sipas gazetës ka thënë:

“Po ju sjell një lajm të gëzuar, që kisha jonë arriti të ketë përsëri Lipsanin e Shenjtë të Shën-Kozmait. Në kutinë që mbaj në duar ndodhet një pjesë nga dora e shenjtit. Tani të gjithë do të kemi bekimin e madh që t`i falemi Lipsanit të Hirapostullit Kozma, i cili në një periudhë kritike punoi për ruatjen e besimit ortodoks..”.

Pas këtij veprimi të gjithë priftërinjtë janë falur para kockës së “martirit të madh” që qëllim të vetëm të jetës së tij pati asimilimin e shqiptarëve dhe vrasjen e gjuhës shqipe.

Ndërsa në shtator 2001, gazeta “Ngjallja”, njoftoi se më 24 gusht 2001, u kthye në kishën e fshatit Kolkondas, “një pjesë e Lipsanit të çmuar të Shenjtorit të madh”, i cili gjoja në kishte humbur në vitin 1994{vit i shënuar ky}. Këtu Janullatosi ka zhvilluar një aktivitet masiv, ku është kujtuar siç dinë të kujtojnë grekët “punët e mira” të “martirit të madh”.

Në vijim të aktiviteteve “kozma”-iste, më 13-14 tetor 2001 u zhvillua në Tiranë i ashtuquajturi “Festival i Rinisë Ortodokse”, ku gati të gjitha grupet këndonin këngë për “martirin e madh” Kozma Etoliani. Si përherë grekët dinë t`i bëjnë mirë punët e tyre djallëzore siç dinte t`i bënte dikur Kozmai i tyre dhe shokët e tjerë të tij.

Të quash sot Kozma Etolianin “martir”, është në një fare mase njësoj sikur të shkosh në Kosovë dhe t`i thuash shqiptarëve që për shembull Vasa Çubrilloviçi i ka dashur shumë shqiptarët.

9. Roli antishqiptar dhe helenizues i kishës greke dhe ndërhyrja e saj në çështjet e brendshme të kishës në Shqipëri.

Ishte e kuptueshme që pas fjalëve “të mëdha” dhe qarjeve të pamata për “martirin” antishqiptar Kozma Etoliani, në librin në fjalë do t`i vinte radha edhe historikut të kishës ortodokse në Shqipëri, që siç shihet nga libri grekët nuk e ndajnë këtë kishë nga ajo greke. Pra për grekët kisha ortodokse në Shqipëri konsiderohet si një kishë greke apo shtojcë e kësaj kishe. Në funksion të kësaj prej tyre është parë me vend që antishqiptarët më të mëdhenj të hynë në listën e figurave apo të martirëve të kishës greke.

Për grekët të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë të grekë ose kriptogrekë.

Është mjaft domethënëse që në hapje të librit, pas portretit karnavalor të Kozma Etolianit, shfaqet peshkopi Sebastianos dhe një ushtar grek duke puthur dorën e tij, shoqëruar kjo me këto fjalë:

“Kisha dhe ushtria janë dy kolona ku qëndron helenizmi në të gjithë periudhën historike të kombit”.

Që prej shumë kohësh ne e njohim rolin antishqiptar të klerikëve grekë që kanë vepruar në Shqipëri, të favorizuar nga shkaqe të ndryshme. Në thelb puna e priftërinjve grekë që kanë shërbyer në Shqipëri ka qenë një veprimtari asimiluese dhe antishqiptare. Sidomos pas formimit të shtetit grek, kjo veprimtari e klerit grek u forcua edhe më shumë.

Puna e klerikëve greke ka qenë kaq e poshtër, saqë njihen edhe disa përfundime logjike të tyre. Kështu për shembull në shtator 1906, çeta e Çerçiz Topullit vrau peshkop Fotin që shërbente në Korçë. Edhe ky peshkop mbahet si “maritir” nga grekët ngaqë të gjithë ata që punojnë kundër shqiptarëve kështu cilësohen.

Nga ana tjetër është për t`u kujtuar se peshkopët Spiridon, Germanos dhe Vasilios spikatën si asnjëherë tjetër me antishqiptarizmin e tyre kur u bënë anëtarë të “qeverisë vorio-epirote” së renegatit Jorgji Zografi, duke udhëhequr në këtë mënyrë aksionet terroriste të andartëve grekë në jugun e Shqipërisë.

Pas vitit 1913, kur u njoh pavarësia e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha në ato përmasa që tashmë njihet, pritej që të zbatohej parimi “vend i pavarur-kishë e pavarur”. Sipas këtij parimi kisha e Rusisë ishte autoqefale që prej vitit 1720, ajo e Austrisë që prej vitit 1873, ajo e Bukovinës që prej vitit 1873, ajo e Greqisë që prej vitit 1833, ajo e Rumanisë që prej vitit 1856, ajo e Serbisë që prej vitit 1880 dhe ajo e Bosnjë-Hercegovinës që prej vitit 1908.

Mbetej që ky parim të zbatohej edhe në Shqipëri. Mirëpo për shkak të rrethanve jo të favorshme pas vitit 1913 dhe ndërhyrjes flagrante të Greqisë në punët e shtetit shqiptar, ky proces nuk u mundësua dot në kohën e duhur.

Ajo që i dallon grekët nga herët e tjera në librin në fjalë është se ata kërkojnë të falsifikojnë edhe procesin e autoqefalisë të Kishës Ortodokse Shqiptare. Kështu ndërsa pranohet procesi i nisur nga Fan Noli në mars 1908 në Boston të SHBA-së jepet përshtypja se një gjë të tillë e kanë komanduar grekët. Ndërsa një grekoman si Vasil Kondi në librin e tij “Greqia dhe Shqipëria në shekullin e XX”, e kritikon atë që ai e quan “shqiptarizim të kishës ortodokse”. Për të Vasil Marko, Vangjel Çamçe dhe klerikët e tjerë “shpallën në mënyrë puçiste autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë” në Berat më 10 shtator 1922. Kuptohet që përherë Greqia ka dashur një proces të kontrolluar prej saj ose moszhvillimin e këtij procesi dhe mbikqyrjen e plotë të kishës ortodokse të Shqipërisë nga ajo. Nga kjo kohë e më pas nuk rreshtën përpjekjet e të dërguarve të Patriarkanës për të mos e nxjerrë këtë kishë nga ndikimi grek. Këtu mund të përmendim peshkopët Jerotheu, Kristofor, Trapezuntas etj. Ky i fundit ka ardhur tre herë në Shqipëri, ishte përpjekur për ruajtjen e gjuhës greke dhe në fund fare për të gjitha këto ishte përzënë nga qeveria shqiptare si shumë kolegë të tij.

Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare u sanksionua përfundimisht në Kongresin e Dytë Ortodoks të zhvilluar në Korçë në fund të qershorit 1929, nga ku doli edhe statuti i kësaj kishe. Gjithashtu Vissarion Xhuvani u zgjodh kryepeshkopi i parë i KOASH-t. Për grekët Xhuvani ishte njeri i padëshirua dhe njihej{sipas tyre} me “tre emra”: Petros Xhovanis, Pjer Xhuvani dhe Petros Joanidhis.

Sipas librit në fjalë, autoqefalia e Kishës Shqiptare ishte realizuar nga “ndikimi i dy pakteve italo-shqiptare të viteve 1926 dhe 1927” dhe jo nga një proces i natyrshëm.

Është për t`u nënvizuar se përsa i takon kishës ortodokse në Shqipëri, grekët nuk thonë asnjë fjalë për kryepeshkopin Kristofor Kisi apo “pasuesin” e tij Pashko Vodica i njohur si Paisi.

Ndërsa nuk harrohet t`i kushtohet rëndësi e madhe “persekutimit të grekëve në kohën e Enver Hoxhës”, {sikur ky persekutim të ishte vetëm për greqishtfolësit dhe jo për të gjithë shtetasit e Shqipërisë}, “kujtohet” kontibuti i “kryepeshkopit Janullatos” në rindërtimin e “kishës greke në Shqipëri”.

10. Modeli i prifit grek është Sebastianos

Nëse dikush kërkon të gjejë një model të priftit grek, mjafton të mos kërkojë shumë në histori por vetëm të shikojë “punën” dhe “veprën” e një prifti si Sebastianos. Të gjithë priftërinjtë në Greqi mundohet t`i ngjajnë atij. Prandaj në të gjitha botimet “vorio-epirote”, ndër luftëtarët më të flaktë të “Vorio-Epirit”, kanë Sebastianosin. Ky i fundit ka lindur më 1922 dhe ka ngordhur më 1994. Tërë jetën e tij lehu dhe volli helm e vrer kundër shqiptarëve më tepër se çdo guerrilas apo fondamentalist, aqsa një ditë në parlamentin grek tha se të gjitha topat e Greqisë duheshin drejtuar kundër Shqipërisë. Nisur nga kjo, të krijohet bindja se priftërinjtë grekë për çdo gjë mund të jenë por vetëm për punë të zotit nuk munt të jenë. Ata më tepër duken luftëtarë me nuanca rrebeli, të fantaksur nga mbyllja në muret e gurta e të ftohta të kishave e manastireve, sesa si njerëz që pretendojnë se drejtojnë delet e perëndisë. Në fund të fundit nuk kemi se ç`farë presim më tepër, kur ta zemë para kryepeshkopit të Athinës Kristodhulos, paraqitet forca nga ushtria sikur ai të ishte shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

Por ajo që vlen të theksohet me të madhe, është fakti se modeli i priftit grek, është mbrujtur sistematikisht në vite me urrejtje kundër shqiptarëve në atë mënyrë saqë grekëve po t`u heqësh këtë urrejtje nuk do të dinë se me ç`farë të merren.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2005 01:38
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Nga Kastriot Dervishi.
Duke shfletuar vëllimin e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull -Vendet e dhimshme të Greqisë. - Dëshmitarët e Vorio - Epirit dhe të vllehëve-. (3)



Pse Anastasios Janullatos citohet, repektohet e nderohet nga të gjitha organizatat famëkeqe -vorio - epirote- në Greqi ?

Eksarku grek Anastasios Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, ai{Janullatos} të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër:

-Shkëlqesia juaj!

Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale.

......Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë {ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare}, mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark.

1-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.

2-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.

3-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.

Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Si një peshkop ortodoks dhe si një studiues, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë-.

Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek.

Duke marrë parasysh dhe të kaluarën e marrëdhënieve shqiptaro - greke, praktikisht nuk mund të lejohej që qoftë edhe i përkohshëm, një grek s`mund të ishte në krye të KOASH-it.

Njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të Janullatosit në Shqipëri, z.Ylli Popa në një intervistë dhënë revistës -Klan- datë 15 korrik 2001, në lidhje më çështjen -Janullatos- thotë se në fillim të vitit 1991, ai së bashku me disa persona, ndër të cilët edhe një i panjohur deri atëherë si Kosta Makariadhi {të cilit z.Popa i thotë gabimisht deputet, në një kohë që i tillë ai është bërë pas një viti}, ka shkuar në Athinë dhe e ka takuar Janullatosin në shtëpinë e tij. Natyrisht që këto punë nuk janë aq të rastësishme sa përpiqet t`i bëjë zoti Popa, aq më tepër kur ai thotë -na çuan në banesën e peshkopit-. Më tej zoti Popa thotë:

-Tashmë kanë kalur 10 vjet që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë drejtohet nga kryepeshkopi Janullatos, i cili e ringjalli atë nga pluhuri i rrënojave ku e kishte katandisur diktatura komuniste. Është meritë e kryepeshkopit Janullatos që duke rimëkëmbur Kishën Ortodokse, kontriboi shumë në rivendosjen e ekuilibrit dhe të harmonisë midis besimeve në vendin tonë..-.

Do të bënte mirë zoti Popa të shikonte dhe të lexonte gazetat dhe botimet -vorio - epirote- në lidhje me vlerësimet e tyre për Janullatosin para se të na japë këtë entuziazëm të pabazuar gjëkundi. Mua si shqiptar, të paktën nuk më vjen mirë për shembull që organizata MAVI, që vrau dy ushtarakë shqiptarë më 10 prill 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës, sponsorizon aktivitetet e Janullatosit.

Gjithashtu nuk është normale që në Greqi, Janullatosi të marrë pjesë në mbledhje të organizatave -vorio - epirote-, të quhet -mbrojtës i helenizmit grek në Shqipëri- dhe nga ana tjetër ta quajmë si diçka normale këtë gjë. Nuk duhet të harrojmë se Janullatos vjen nga vendi që i ka marrë Shqipërisë Çamërinë, nga vendi që ka djegur disa herë jugun e Shqipërisë dhe nga vendi që i ka shpallur luftë Shqipërisë që prej vitit 1940.

Për të tilla çështje natyrisht mund të ishte përgjigjur edhe kreu i Akademisë më të paaftë të Shkencave që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria në këto vite të saj. Dhe me ç`duket akademikët tanë nuk janë më shumë se disa pensionistë që flenë vetëm për të marrë ndonjë rrogë nga shteti.

Për t`u kujtuar është gjithashtu se At Artur Liolini në një intervistë që i jep gazetës -Koha Jonë-, datë 20 shtator 1994 ndër të tjera ka thënë:

-Të gjithë e dimë që Janullatosi erdhi në Shqipëri si misionar i përkohshëm....E theksoj ai erdhi me një kusht: si i përkohshëm-.

Në librin objekt të polemikës sonë, Anastas Janullatosi ka një vend nderi dhe mbahet si -shpëtues i helenizmit grek në Shqipëri-. Gjithashtu ajo që ja vlen të diskutohet është fakti se si ka mundësi që organizata terroriste dhe kriminale si ato të ashtuquajtura -vorio - epirote-, flasin e shkruajnë mjaft mirë për Janullatosin e mjaft keq për shqiptarët. Logjika më e thjeshtë të çon në përfundimin se Janullatos i ka shërbyer me përkushtim interesave greke në Shqipëri në drejtim të greqizimit të KOASH-it. Për më tepër në mjaft botime -vori - epirote-, theksohet me të madhe se një ndër financueset e kishave greke në Shqipëri është organizata famëkeqe SFEVA.

Nëse do të gruponim drejtimet e punës se Janullatosit sot në Shqipëri më kryesoret do të ishin:

-Ngritja e një strukture kishtare që t`i përgjigjet interesave të Greqisë.

-Theksimi se të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë grekë ose kriptogrekë.

-Përdorja e greqishtes në ceremonitë fetare.

-Marrja e financimeve edhe nga organizatat -vorio - epirote- për të ndërtuar kisha sipas një stili grek.

-Reklamimi si -shenjtorë- i tipave të tillë si Kozma Etoliani, që në thelb kanë punuar kundër gjuhës shqipe.

Për këto arsye ka mjaft rëndësi autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare. Nuk është hera e parë që kjo autoqefali të jetë rrezikuar nga kisha greke.

Natyrisht që më gjerë për problemet e kishës shqiptare kemi shkruar edhe herë të tjera, por ajo që duam të theksojmë me forcë në këtë shkrim është mesazhi:

Janullatosi mbështetet haptazi nga të gjitha organizatat terroriste -vorio - epirote-, si ENVI, SFEVA, MAVI, etj.

Jo se nuk njihet përkrahja e shtetit grek për të, por përkrahja e segmenteve më kriminale të shoqërisë greke tregon edhe më mirë se ç`farë misioni ka pasur dhe ka Janullatos në Shqipëri. E ç`mund të jetë një -kryepeshkop- që përkrahet nga këto organizata të terrorit? Kujt mund t`i shërbejë tjetër ai?



-Lufta për Vorio - Epirin- sipas mitropolitit të Konicës Andrea

Mitropoliti i Konicës, dmth pasardhësi i Sebastianosit, njëfarë Andreas, në faqet e fundit të librit objekt polemike, ka shkruar kapitullin -lufta e Vorio - Epirit dhe qëllimi ynë-. Ashtu siç edhe pritej nga kleriku guerrilas Andreas janë thënë po ato gjëra që i kemi dëgjuar me qindra herë nga klerikët, politikanët apo andartët grekë të kohrave të ndryshme. Mitropoliti Andreas në fillim të shkrimit të tij thotë:

-Kur ne themi Vorio - Epiri, kërkojmë jo pak për dropullitët dhe nuk themi më tepër. Jo kur themi Vorio - Epir kuptojmë edhe Gjirokastrën, Delvinën, Himarën dhe Korçën. Këto janë qytete të pastra greke-.

Se ku vërteton këtë -pastërti-, mitropoliti guerrilas refuzon ta thotë, apo ta vërtetojë qoftë edhe sipas formulave shekullore të gënjeshtrave greke.

Andreas nga ana e tij shtron edhe disa probleme që duhen pasur parasysh nga -veprimtarët grekë-. Sipas tij çështjet më themelore janë:

--Të ndihmohet puna e peshkopit Anastasios Janullatos në Shqipëri. Nën drejtimin e tij është bërë mjaft punë.{Mitropoliti Andrea e quan Janullatosin -peshkop- ngaqë Kishën Ortodokse të Shqipërisë e koncepton si pjesë të kishës greke të drejtuar nga kryepeshkopi Kristodhulos. Gjithashtu mitropoliti Andrea ve në dukje se -puna- e Janullatosit triumfoi edhe mbi atë që ai e quan -propagandë rumune-. Sipas tij qysh në mars 1992 Janullatos paska fituar -betejën- me kryepeshkopin e Rumanisë Kalinio, i cili ka kërkuar mosgreqizimin e vllehëve të Shqipërisë -shënim}.

-Të hiqet dorë nga ndjekja e mësuesve që studiojnë në Akademinë e Gjirokastrës.{Në fakt kurrë nuk ka pasur ndjekje për ata që përgatiten si mësues të gjuhës greke në Gjirokastë. Natyrisht që s`kemi të bëjmë as me -akademi- në këtë qytet - shënim}

-Të ndihmohet -Omonia- në detyrën e saj{Në fakt -Omonia- nuk ka se për çfarë të ndihmohet më, se s`ka ngelur gjë pa u bërë. -shënim}.

-Të ndalohet popullimi i Vorio - Epirit me shqiptarë nga Vora dhe nga Kosova. Rrezik përbën gjithashtu edhe prania e 250 mijë emigrantëve shqiptarë në Greqi.{Sipas kësaj pikpamje Andreas kërkon t`i imponojë shtetit shqiptar politikat që kanë të bëjnë me popullsinë. Për më tepër kurrë nuk ka pasur ndonjë projekt në 50-të vitet e fundit që të bëjë të mundur atë që thotë kleriku guerrilas grek.- shënim}-.

Në pikët e tjera të fjalimit të mitropolitit Andreas, vihet re se -çështja epirote- quhet e barabartë me çështjet e tjera të -grekëve- në Maqedoni, Qipro, Turqi etj.

Ai si të gjithë klerikët e tjerë grekë, vazhdimisht këmbëngul që të përdoren armët për të siguruar atë që ai e quan -autonomi të Vorio - Epirit-, nën shembullin e asaj të vitit 1914, duke marrë si shembull punën e guerrilasve priftërinj si Spiridon, Vasiliev dhe Germanos, që siç dihet kanë qenë edhe -ministra- të -qeverisë- së Zografosit.

Për Andreasin, qëllimi arrihet -vetëm nëse luftojmë bashkë-. Ai këmbëngul se -çështja e Vorio - Epirit nuk ka mbaruar me vdekjen e Sebastianosit-.

Pas ardhësi i tij më këtë mënyrë tregohet në lartësinë e detyrës dhe si trashëgimtar i denjët i tij.



Ilustrim:Grekët nuk urrejnë vetëm shqiptarët

Kisha Ortodokse greke nuk është e drejtuar me propagandën e saj vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër të tjerëve. Për të lustruar me diçka këtë kemi cituar diçka nga një libër që është botuar në shqip në vitin 1993, nga njëfarë Magdalena Igumeni, që siç thuhet në kapak të këtij libri -banon- në manastirin femëror -Analipsos- të Kozanës në Greqi. Ky libër është përkthyer nga njëfarë Stavros Dajos, që ka mundësi duke u nisur edhe nga mbiembri të jetë ndonjë renegat shqiptar me mbiemrin -Daja-.

Në këtë libër, Magdalena përveç shpifjeve të zakonshme kundër shqiptarëve dhe historisë së tyre, sulmon pa përjashim edhe hebrenjtë, papën dhe masonët.

Nga Magdalena Igumeni dhe manastiri i vetëquajtur -i shenjtë- me emrin -Analipeos- në Kozanë, janë botuar deri në vitin 1993, 153 libra të tjerë.

Pjesë nga libri i Magdalena Igumenit -666 Antikrishti dhe skllevërit e tij- {Hebrenjtë - Papa - Masonët}:

-Fatkeqësisht Papa me maninë e tij të vjetër të futë nën zgjedhën e tij shqiptarët për t`i kthyer ata në katolikë, për të shfrytëzuar portet e atdheut të tyre të bukur, ndërmerr një pushtim të ri. Kësaj rradhë është Papa Inoçenti i 12-të. Me pushtimin e Shqipërisë nga ai fillon vdekja e ortodoksëve dhe latinizimi i tyre.

Ai kërkon që shqiptarët të mohojnë besimin ortodoks dhe të bëhen papistë, qoftë edhe përdhunisht.

Shqetësimi i parë i Papës, është mohimi i alfabetit grek dhe i gjuhës.

Së dyti ndalon rreptësisht çdo lloj botimi në shqip. Me urdhër të tij latinishtja imponohet edhe në shkollë. Shqiptarët i rezistojnë dhunës së shfrenuar, mijra e mijra flihohen në këtë luftë legjendare për tokën e tyre martire. Tani brenda në Shqipëri ndihet një kaos fetar dhe si rezultat, shumë gjunjëzohen para dhunës së antikrishtit për të shpëtuar jetën nga gjërat më të çmuara. Në këtë atmosferë kalojnë gati 150 vjet, derisa shqiptarët fshehtas nga pushtuesit arrijnë të botojnë fjalorin e parë greqisht - vllahisht - shqip, me ndihmën e Teodor Kavaliotit që mban emrin -Protopiria-.

Papistë kërcëllejnë dhëmbët, grumbullojnë fjalorët dhe djegin të gjitha librat e predikuesit Teodor. Ky inkuzicion ç`njerëzor, sipas librave të shenjtë, shënohet në Albanopol, në Elbasanin e sotëm.

Dhe internimet, burgosjet, vrasjet e shqiptarëve vazhdojnë. Por ata rezistojnë tmerrësisht, e megjithatë Papa fiton. Më 1881 në Shqipëri përfundimisht sundom shkrimi papik dhe imponohet alfabeti latin....-.{Pjesë nga kapitulli i tretë me titull: -Perandorët e Bizantit, mbrojtës të vërtetë të interesave të shqiptarëve faqe 15 - 16}



-Shën Kozmai- sipas Magalena Igumenit

Natyrisht që meritohet që shkruhet përherë e më tepër për Kozma Etolianin dhe ndikimin që ai ka në planet e Janullatosit në Shqipëri.

Kjo figurë antishqiptare, e nderuar dhe e respektuar edhe nga Patriku Ekumenik Vartolomeu gjatë vizitës që ky kreu në vitin 1999 në Shqipëri, trajtohet edhe në librin e Magdalenës. Versionin e saj e sjellim përpara lexuesit{ pa koment sepse komentet i kemi bërë herë të tjera} nëpërmjet radhëve të mëposhtme:

-Shën Kozmai lindi në një fshat të Etolisë me emrin Megadhendro. Gjyshi ishte epirotis {Nuk ka qenë -epirotas-- shënim}. I ati kishte profesion endjen. Shën Kozmai kishte një mësues epirot, dhjak me emrin Anania dhe një farë Evgjenos Vulgaris.

Shën Kozma - Etolosi, me origjinë epirote, që në moshë të re u ngujua në Manastirin e Filotheosit në Ajo Oros ku bëhet shenjtor. Teksa shikonte popullin e vet të përvuajtur e të pushtuar....braktisi jetën e qetë dhe të ëmbël si i vetmuar dhe sulet si drer i etur për të shpëtuar shpirtrat që po gllabëronte edhe Papati ditë pas dite.

Arrin në Shqipëri ku njerëzit vdisnin të papagëzuar dhe varroseshin si qenër pa prift. Anembaanë nuk gjeje kisha dhe shkolla...

Dhe ai nisi nga shkollimi i i të vegjëlve dhe predikimi i ngrohtë duke zgjuar në shpirtin e ortodoksëve të dikurshëm shqiptarë, dëshirën e Zotit...Të respektoni pushimin e së dielës, shkoni në kisshë dhe mos preferoni -pazaret- e hebrenjve që organizojnë enkas të dielave. Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës, sepse me atë hebrenjtë lajnë të vdekurit e tyre që t`ju ndotin.

Hebrenjtë janë padronët e antikrishtit.

Këto e shumë të tjera predikonte e profetizonte për lavdi të Zotit, ndaj edhe populli e donte me gjithë zemër. Në një letër që Shën Kozmai i dërgontë të vëllait, Krisanth-pedagog në Fakultetin Patrikan të Kostandinopojës shënonte:

-10 mijë të krishterë më duan dhe një më urren, 10 mijë turq më duan dhe një më urren, mijëra hebrenj më urrejnë e asnjë s`më do-.

Predikimet e tij hyjnore arritën në cepin tjetër të Shqipërisë duke shpëtuar kështu nga ferri mijëra shpirtra. Më shumë predikoi në Durrës dhe në Krujë, madje edhe në Dalmaci.

Hebrenjtë e Epirit të tërbuar nga inati, e akuzuan Shën Kozmain tek pashai i Beratit si kryengritës, duke i dhënë sakaq pashait flori me grushta që të lëshonte fermanin e dënimit të tij. Dhe pashai dha urdhërin e arrestimit të Shën Kozmait, urdhëroi ta çojnë në vendin e ekzekutimit afër lumit Osum pranë Beratit.

Shën Kozmai si u fal duke falenderuar Zoton që do t`i falte kurorën martire, bekoi katër cepat e Ruzullimit dhe u dha si qengj i urtë në duat e turqve të cilët e varën në degën e një peme. Dita e flijimit të martirit Shën Kozma, mbeti 24 gushti i vitit 1779.

Paçim bekimin e tij!-.{Kapitulli i tretë faqe 20 -21}



Magdalena kundër Tregut të Përbashkët Evropian

Ndër fjalët më qesharake të Magdalenës kundër Tregut të Përbashkët Evropian{të cilin ajo e quan -fole të demonëve-, -vatër dinakësh-, -shpellë banditësh- etj} renditen edhe këto të mëposhtmet:

-Vëlla! TPE është qendra e forcave të fshehta të hebrenjve.TPE është çarku që kap jo minjtë por shpirtrat e njerëzve që diskreditohen duke qenë lidhur kokë e këmbë me antikrishtin, në mënyrë që t`i falen atij si zot. Ç`kujton? Kaq bujare na qenka kjo TPE-ja duke shpërndarë pa karakter pasuritë hebreje, të cilat hebrejtë i fituan me kaq dinakëri duke u thithur gjakun njerëzve në fillin e kohrave. Ç`farë gjaku? Sidomos atë të krishterëve duke ua thithur si vampir. Ç`farë janë vampirët?-Janë lakuriq nate në Brazil që jetokan duke pirë gjak njerëzor-. {Kapitulli i shtatë me titull: -Kartë elektronike ose letërnjoftim ose shenjë është e njejta gjë..-, faqe45}



Krenaria greke për kryengritjen zografiste të vitit 1914

Një rëndësi të posaçme për grekët ka edhe e ashtuquajtura -kryengritje epirote- e vitit 1914. Në të gjitha botimet apo reklamimet -vorio - epirote-, ajo zë një vend të rëndësishëm si pjesë e -revoltës së grekëve- ndaj -padrejtësive të shkaktuara ndaj tyre-. Dhe sipas pikpamjes greke luftrat ballkanike të ndërmara nga Greqia dhe aleatët e saj ishin të ligjishme dhe se e ashtuquajtura -ndarje e Epirit-, ishte vullnet i Austro - Hungarisë dhe Italisë kundër Greqisë. Të gjithë historianët grekë i përmbahen pikpamjes se ndarja e gabuar e kufijve në vitin 1913 solli edhe të ashtuquajturën -kryengritje të Epirit të Veriut-. Në fakt kufiri shqiptaro - grek ishte një e mesme midis dy hartave të paraqitura: asaj të Austro - Hungarisë dhe asaj të Rusisë që mbronte interesat e Greqisë. Ky ishte kriteri i përcaktimit të kufijve që gjithsesi pa vënë aspak në dyshim pjesën shqiptare, por atë që u bë e grekëve si Çamëria.

Grekët nuk duan të pranojnë rolin e tyre prej pushtuesi të tokave shqiptare, si në Çamëri apo Kostur e Follorinë, por duke quajtur -greke- popullsinë ortodokse të jugut të Shqipërisë e quajnë të ligjshëm pushtimin e këtij territori. Ndërsa kur vjen puna që Shqipëria të kërkojë të drejtën e saj për të marrë Çamërinë grekët gjithmonë nxitohen ta quajnë -të mbyllur- këtë çështje. E kundërta ndodh me ne shqiptarët që i lemë të hapura punët që duheshin mbyllur me kohë.

Ajo që ndodhi në vitn 1914 në jugun e Shqipërisë ishte vërtet e dhimbshme. Por ajo që nuk vihet aspak në diskutim është fakti se organizatore e djegies së Shqipërisë ishte qeveria greke me instrumentet e saj si kisha greke, elementët grekomanë dhe -batalionet e shenjta- të formuara nga ushtarakë grekë dhe kriminelë të nxjerrë nga burgjet greke. Lider i -lëvizjes- u bë Jorgji Zografi. Ai ishte i biri i Kristaq Zografit{1820 - 1896}. Origjina e Zografëve është nga fshati Qestorat i Gjirokastës. Kristaqi ishte një pasanik që për shumë vite kishte qenë banikier në Stamboll. Ai i shërbeu grekëve duke i bërë mjaft dhurata atyre si shkolla, bibloteka, etj. Për shërbimet e shquara Kristaq Zografi u quajt nga kisha greke si -Udhëheqës i madh i kishës-.

Në rrugën e këtij grekomani eci edhe biri i tij Jorgji Zografi {1863 - 1920}, i cili studioi për shkenca politike dhe ekonomike. Ai kishte një llogari bankare në Stamboll dhe drejtonte sillogun e Stambollit që përgatiste kuadro politikë dhe arsimorë për çështjen greke. Është aktiv sidomos pas vitit 1897. Në vitin 1909 ishte ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Pak kohë para tërheqjes së detyruar të ushtrisë greke nga territori shqiptar u vendos që renegati shqiptar Jorgji Zografi të organizojë një -lëvizje autonomiste- brenda -Vorio - Epirit-. Më 28 shkurt 1914 nga ishulli i Korfuzit, Zografos i dërgoi një telegram Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit që po zhvillonte mbledhjen e tij të 69-të në Vlorë, ku deklaronte -shpalljen e autonomisë së Vorio - Epirit-, dhe -urdhëronte- njohjen e saj. Komisioni jo vetëm që nuk e pranoi por i kërkoi qeverisë greke që ta arrestonte atë. Natyrisht ky veprim nuk u bë nga Greqia se ajo nuk mund të pengonte atë që kishte bërë vetë. Pas këtij momenti Zografos do të vijë me njëherë në Gjirokastër ku do të vazhdojë -punët- sipas udhëzimeve të Greqisë. Më 2 mars 1914 në Gjirokastër, një i ashtuquajtur kongres nën drejtimin e Mitropolitit Spiridon shpalli edhe një herë -autonominë e Vorio - Epirit-. Nuk vonoi shumë dhe të njejtën gjë bëri edhe renegati Spiro Spiro Milo në shtatë fshatrat e Himarës.

Sipas librit që po analizojmë, Jorgji Zografi në -kongresin- e Gjirokastrës ndër të tjera ka thënë:

-..Vëllezër jemi mbledhur sot në Gjirokastër që në emër të popullit të kërkojmë automominë e Vorio - Epirit. Të bashkëpunojmë me nënën Greqi pavarësisht se nuk na lejon shteti shqiptar...-.



Kujtojmë se qeveria -vorio - epirote- ka qenë kjo:

1-Jorgji Zografi - kryeministër

2-Vasilios - mitropolit i Gjirokastrës

3-Germanos - mitropolit i Korçës

4-Spiridon - mitropolit i Konicës

5-Aleksandër Karapanos - ministër i Jashtëm

6-Dhimitris Dhulis - ministër i Luftës

7-Jorgos Paramenidhis - ministër i Ekonomisë

8-Jorgos Dhimas - zëdhënës i Epirit dhe Athinës



Ndërsa struktura ushtarake ka qenë kjo:

1-Dhimitris Dhulis - komandant i përgjithshëm dhe ministër i Luftës

2-Spiro Spiro Milo - drejtues politik dhe komandant për Himarën

3-Jorgo Xhonta{Varda} - komandant për Korçën

4-Aleksandër Mavruidhis - komandant për Përmetin

5-Vlasus Karakristo - komandant për Delvinën

6-Jorgo Ziras - komandant për Tepelenën

7-Pandeli Karaferas - komandant

8-Nikolas Çipuras - komndant

9-Mihalis Foridhis - komandant



Pas tërheqjes formale të ushtrisë greke nga jugu i Shqipërisë, pjesa më e rëndësishme e kësaj ushtrie qëndroi në Shqipëri pa uniformë duke u paraqitur si -vori - epirotë-. Nën drejtimin e Dhimitris Dhulis-it u drejtuan -batalionet e shnenjta-. Më 7 janar 1914, 1200 ushtarë grekë pa uniformë dhe kriminelë ordinerë të ardhur nga Greqia, u betuan para mitropolitit grek të Korçës Germanos, Kondulit dhe Sulios-it.

Më 9 shkurt 1914 renegati Spiro Spiro Milo, krijoi grupin e tij. Sipas renegatit Vasil Kondi{i riu}, qeveria greke e pat ndihmuar Milon me 500 pushkë.{shih V.K. -Greqia dhe Shqipëria në shekullin XX-, faqe 67}.

Më 13 shkurt 1914 organizimi ushtarak u bë edhe në Gjirokastër dhe në Delvinë.

Më 22 shkurt Jorgji Zografi ka pasur një takim me kryeministrin Venizellos ku është thënë shprehimisht: -Duhet të marrim metrat tona-.

Grekët e pranojnë edhe vetë se më 22 mars 1914, 130 të burgosur kretanë me në krye kryeparlamenarë grekë, u nisën në Shqiëri për të luftuar kundër shqiptarëve. Pak ditë më vonë janë nisur edhe 170 vetë të tjerë nën drejtimin e njëfarë Josf Anagnostaki.

Sipas Vasil Kondit ajo që ngjau në vitin 1914, ishte -kryengritja e Epirit të Veriut-. Mirëpo përveç elementëve të sipërtreguar askush nga historianët grekë nuk shpjegon dot si duhet se ç`deshën kretanët apo athinasit si Varda në -Vorio - Epir-, përderisa na paska qenë -kryengritje e -vorio - epirotëve-.

Sipas librit në fjalë, mitropolitë e Korçës dhe Gjirokastrës që drejtoheshin nga Germanos-i dhe Vasilios-i, u bënë vatra të vërteta të mbështetjes së akteve terroriste. Për shembull në mitropolinë e Korçës ushtaraku Papulias ka thënë: -Të japim jetën me ç`do çmim për çështjen e helenizmit-.

Përveç kësaj pranohet që ushtria e rregullt greke ka qëndruar në gadishmëri pranë kufijve me Shqipërinë. Ndër drejtuesit kryesorë të terroristëve renditen: Leonidhas Georgopulos, Izidoros Sideris, Panajotis Georgopulos, Jorgos Sulios etj. Më 2 prill grupet terroriste organizuan atë që në histori njihet si puçi grek i Korçës. Në betejat e zhvilluara u vranë nga drejtuesit grekë Vasil Janis dhe u plagosën kryetari i tyre Jorgos Sulios dhe Jorgo Moranxhas, të cilët pas bisedimeve të Germanosit me ushtarakët shqiptarë, u sollën në Elbasan. Në këtë mënyrë shqiptarët nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit i dhanë përgjigjen e merituar armikut grek, i cili la shumë të vrarë në fushën e betejës. Në luftën kundër grekëve në Korçë është shquar edhe kapiten Leon Gilhardi dhe kapiteni holandez Dorman.

Në librin e sipërpërmendur lexohet qartë edhe urrejta që kanë grekët për Sali Butkën, i cili me heroizmin e tij u bë një pengesë e madhe për realizimin e planeve agresore të tyre.

Disfatë të vërtetë kanë pësuar grekët edhe ne betejën e Nikolicës, ku më të njohurit e tyre ishin kretanët Spiro Binopuli, Jorgo Asteris dhe Karavitcis. Varda, Pavlo e Vasil Melas etj. Në këtë betejë ka ngelur i plagosur athinasi Jorgo Xhoto, i njohur si Varda. Pas pak ditësh Varda vdiq. Është llogaritur që në betejën e 24 prillit në Nikolicë dhe në Arrzë, grekët patën mëse 200 të vrarë.

Për t`u përmendur gjithashtu është se në luftimet e zhvilluara në zonën e Korçës u shquan edhe vullnetarë të ardhur nga krahinat e tjera si për shembull forcat që drejtoheshin nga Hajdar dhe Shaban Blloshmi



Intermexo historike

1-Le të shohim tashmë një version shqiptar të marrë nga gazeta -Koha- që drejtohej nga atdhetari Mihal Grameno. Kjo gazetë në numurin e saj të datës 17 prill 1914, ndër të tjera shkruan në kryeartikullin -Gjakpirësit, katilët dhe vandalët- këto fjalë:

-Vetëm prej një kombi barbar i cili jeton për turp në shekullin e 20-të në Evropë, mund t`i tregojë botës së qytetëruar barbarizmin e tij të pashembullt dhe të veprojë vandalizmat që ngjanë në Korçë dhe ngjasin në Shqipëri të jugës! Dhe ky komb s`mund të jetë veçse kombi grek. Një komb i cili është gatuar nga llojish lëngërash nuk mund të kuptojë ç`domethënë turp dhe njerëzim se ay është bërë për gjakpirësi, për katillëqe dhe për vandalizma! Kurrë nuk besojmë të gjendet njeri i cili të shkruajë historinë e ngjarjeve të fundit në Korçë e të tregojë hollësisht shkaktarët e kësaj lëvizje me qenë se shkaktare e vërtetë të kësaj lëvizje është qeveria greke e cila deshte që t`i përvëlonte e t`i shuante vendet e Toskërisë nga faqe e dheut dhe programin e saj e tregoi fort bukur se ka afër një mot që kur konferenca e Londrës, vendosi kufijt e Shqipërisë, por qeveria greke vendosi të shpërndajë armë....Gjithë lufta që u bë në Korçë ishte organizuar nga Greqia me oficerë dhe ushtarë grekë duke shpresuar në ndihmë të shqiptërve, pandehnin që të mbushnin qëllimin e poshtër dhe barbar e të rrëzojë themelimin e Shqipërisë.... Me të vërtetë ushtria shqiptare dhe vetëdashësit shqiptarë nga të gjitha anët vrapuan në Korçë dhe kështu i dhanë dërmën ushtrisë greke duke e përzënë, pas kaq luftërash të rrepta nga gjithanët e Korçës dhe rreth saj. Le të kuptojnë pra barbarët që kurrë shqiptarët nuk do gënjehen paskëtaj nga lajkat e tyre e të vriten vëlla me vëlla me vëlla se gjaku i shqiptarit është shumë më i vyer dhe nuk derdhet për qejf të grekëve. Po ato do të qajnë vetëm ata të pakët shqiptarë që u bënë veglat e tyre dhe u bënë shkak të vriten kaq njerëz të pafajshëm dhe të sjellin kaq prishje se e vërteta doli në dritë që katilët, gjakpirësit dhe vandalët nuk ishin veçse grekër të dërguar nga qeveria greke....-



2-Artikulli i datës 17 prill 1914 i gazetës -Koha-, -Pesë dit kryengritje, gjakderdhje të barbarta edhe zjarr i shumë shtëpive nga grekërit në qytetin tonë Korçë!-:

-Kur e gjithë bota flinte gjumën e qetë nër shtatet e tyre, kur gjith qytetarët dhe katundarët rronin në qetësi dhe liri të plotë , që prej një muaji qeveria greke me kohë kishte mbjellë farën e grindjes duke formua një klikë nga pesë a gjashtë tradhëtorë të vendit për të prishur qetësinë e tërë gjendjes. Andartët grekë nisnë dyfeknë e parë të enjtën më të gdhirë 2 prill më orën 3 me xhandarmërinë vetdashës që ruante anën e qytetit nga shtëpit të Heqim Polenës dhe çezmat e arave. Kërcëllimi i pushkave zgjoj edhe ngriti nga gjumi tërë gjendjen me tmerr dhe frikë se s`dinin ç`ngjet dhe ç`bëhet...Mjerisht ushtimi i pushkave shtohej në tërë anët e qytetit dhe më tepër u shtua kur oficerët grekë me ushtrinë e tyre hynë në qytet dhe zunë mitropolinë ku urdhëruan të bien këmbanat për shenjë gëzimi, dmth që prokllamuan autonominë e Korçës....Zjarrn e parë e nisnë duke djegua shtëpinë e z.Koliç Çekani, kundër të ndjerit Papa Llambro me të vëllanë, të cilët u masakruan nga duar oficerash gjiritllinjdhe andartësh. Të enjten mbrëma prapë ushëtim e pushkave vazhdonte po mjerisht..E nesërmja dhe ditët e tjera gjer të hënën në mëngjez vazhdua në këtë mënyrë, gjth me vrasje, djegie dhe keqbërje që s`përshkruhen dot....-



3-Letra që banorët e Korçës i dërguan Pric Vidit më 22 prill 1914:

-Ne të nënshkruarit si përfaqësues të shqiptarëve ortodoksë të Korçës kemi nderin të paraqesim ne madhëria jote se po mësojmë nga gazetat e huaja që Greqia me shkak të kishave dhe të shkollave, po pretendon që të përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë. Në qoftë se kjo e re është e vërtetë, ne si qytetarë të Shqipërisë dhe si nënurdhës të Madhërisë Sate deklarojmë se duam që të mbrojmë gjithë interesat tona dhe të kërkojmë prej qeverisë sonë mbarimin e çdo nevoje që të mund të kemi, po që kurrë nuk do t`i japim leje një të huaji të përzihet në çështjen që prekin indipendencën morale dhe politke të kombit tonë dhe komunitetit ortodoks veçanërisht. Të madhëris sate shumë të bindur dhe besnikë shërbëtorë-.{vazhdojnë firmat}.



4-Si e lajmëronte gazeta -Koha- vrasjen e kapedan Vardës dhe si replikonte kjo gazetë me gazetat greke.

Gazeta -Koha- e lajmëron kështu vdekjen e kriminelit Jorgo Xhota, i njohur si Varda:

-I dëgjuari gjakpirës grek, kapedan Varda, që kishte shtënë tmerrë në Korçë edhe gjetkë me barbarizmat e tij, e gjeti ngordhjen.....Varda nga plagët që mori duke shkuar në Follorinë, vdiq udhës dhe u varros në Mavrovë...-.

Ndërsa si reagim ndaj shtypit grek, -Koha- shkruante:

-I fëlliquri dhe i ndyri shtypi grek, si gjithnjë nuk pushon me lajmet e rrema që shkruan kundër shqiptarëve. Duhet mashë e gjatë që të zesh një gazetë greke për të mos fëlliqur dorën nga ndyrësirat që mbajnë.Edhe që t`u përgjigjemi sharjeve dhe gënjeshtrave greke besojmë se gjithë bota e qytetëruar i ka kuptuar sharlatanllëqet e grekëve, të cilët rrojnë për turp në Evropë. Nerontë, katilët dhe barbarët që njihen grekë kërkojnë të nxijnë kombin shqiptar për të lehtësuar gjakderdhjet, vrasjet e fëmijëve, djegiet e kaq e kaq fshatrave dhe vandalizmat që vepruan në Shqipëri të jugut, po për fat të mirë u ndodhën evropianë të paanshëm të cilët u vërtetuan të gjithë kebërsitë e grekëve. Prandaj heshtni o katilë të poshtër dhe gjakpirës-.

Ku qëndron krenaria greke për -kryendritjen zografiste-

Në kohën që në Shqipëri ndodhi -kryengritja zografiste-Shqipëria pësoi këto dëme:

-Rreth 300 fshatra të jugut të Shqipërisë të djegur.

-Dhjetëra fshatra e qytete të grabitura e të plaçkitura.

-Mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar.

-Mbi 100 mijë njerëz të mbetur pa strehë.

-Rreth 300 milion franga ari dëme{ose 1.2 miliard dollarë}etj.

Për këto -mrekulli- në Greqi festohet dhe hidhet valle vit pas viti. Këto dhe me i ashtuquajturi -Protokoll i Korfuzit-, shpeshherë përbëjnë -argumente- politike apo -historike- për grekët dhe nuk përbën për shembull argument masakra e Hormovës në Tepelenë ku -trimat- grekë treguan -heroizëm- të paparë duke prerë koka fëmijësh. Ndërsa përsa i takon të famshmit -Protokoll të Korfuzit-{për të cilin kemi shkruar hollësisht herë të tjera}, duhet thënë se ky protokoll është i pavlerë për këto arsye:

-Së pari binte në kundërshtim me aktin suprem të Fuqive të Mëdha të 29 korrikut 1913.

-Së dyti binte në kundërshtim me Statutin Organik të Shqipërisë, në nenin 2 të të cilit thuhej: -Shqipëria është e pandashme, territori i saj i patjetërsushëm-.

-Së treti grekët kanë harruar se ka qenë vetë njeriu i tyre Jorgji Zografi, që e ka denoncuar këtë protokoll nën ethet e reja të lindura pas fillimit të Luftës së Parë Botërore. Për këto arsye -Protokolli i Korfuzit- nuk ka veçse -vlera- historike.

-Së katërti protokolli nuk u njoh nga Fuqitë e Mëdha.

Nga ana tjetër nuk mungon mendimi edhe tek një pjesë e grekëvë që e quajnë të tejkaluar këtë protokoll duke kujtuar fjalët e Spiro Spiro Milos, i cili ka shprehur besimin më të madh tek lufta.

Më 6 korrik 1914 vetë grekët mbajtën -Kongresin e Vorio - Epirit- dhe vendosën zgjerimin e zonës -vorio - epirote- më përfshirjen e Korçës, Kolonjës dhe Tepelenës.

Sipas librit në fjalë në këtë -kongres- ka patur mjaft mosmarrveshje midis -delegatëve-. Më 24 korrik 1914 forcat greke pushtuan Korçën. Në mënyrë ceremoniale tërë librat grekë thonë se i pari në qytet hyri -luftëtari maqedonas Pavllo Guparis-, i cili kishte ardhur nga Greqia nga fundi i prillit më rreth 100 vetë Është për t`u kujtuar gjithashtu se fill pas nisjes së Luftës së Parë Botërore, grekët u futën drejtpërdrejt në territoret shqiptare. Më 13 korrik 1914, mitopoliti Germanos ka ngritur flamurin grek në Korçë. Në luftimet e Korçës, Përmetit, Këlcyrës dhe Beratit përmenden emrat e terroristëve grek Kutalis, Kolivanos, Papadhopulos, Farmakis, Georgolakis, Georgadhis, Stratos, Leontokianaki, Cipuras etj.

Më 26 tetor 1914 qeveria greke shpjegoi se qëllimi i dërgimit të ushtrisë në jug të Shqipërisë, ishte -sigurimi i rendit-. Më 27 tetor të këtij viti ne fjalimin e tij para parlamentit grek, Venizellos mbrojti karakterin e pushtimit grek. Pas fjalës së Venizellosit, Zografi po nga Athina shpalli shpërndarjen e qeverisë së tij dhe -forcave të armatosura vorio - epirote-. Ndërkohë që Zografos u emërua ministër i Jashtëm në qeverinë e re greke të drejtuar nga Gunaris. Në maj 1915, mitropolitët Vasilios, Spiridon dhe Germanos organizuan një -kongres vorio - epirot-, ku -zgjodhën deputetët për në parlamentin grek-. Ku veprim i trashë i Greqisë nuk u njoh nga Fuqitë e Mëdha. Është me mjaft rëndësi që këta -deputetë- të njihen emër për emër.

Në thelb ngjarjet e vitit 1914 tregojnë karakterin terrorist të grekëve ndaj shqiptarëve. Fakti që grekët krenohen sot me krimet e paraardhësve të tyre, do të thotë që të njejtën gjë ata dëshirojnë ta bëjnë edhe sot. Edhe sot si atëherë është po ajo tabllo hidhur. Ngado kemi priftërinj komandantë ushtarakë dhe politikanë grekë në nivelin e Venizellosit. Fatkeqësisht kemi edhe Zografos.



Cilët janë -ngjarjet e rënda në Vorio - Epir-?

Si manipulatorë sistematikë të historisë që janë, për grekët ka mjaft rëndësi përsëritja e shpeshtë se gjoja të ashtuquajturit -vorio - epirotë- qenkan përballur me -ngjarje të rënda-. Në periudhën e Luftës së Parë Botërore na paskan ndodhur gjëra me të vërtetë të çuditshme kundër tyre, ndonëse në Shqipëri kishte ardhur ushtria pushtuese greke. Sipas versioneve greke -ngjarjet e rënda- cilësohen këto:

-largimi i grekëve nga -Vorio - Epiri-.

-ndërhyrja e shqiptarëve në çështjet e kishës greke.

-kërcënimi i mitropolitit Vasilios.

-ndalimi i gjuhës greke në -Vorio - Epir-.

-mugesa e mësuesve grekë etj.

Këto nuk provohen me asnjë të dhënë apo diçka të përafërt, por si në ç`do rast ndiqet mënyra e të futurit kot.

Nuk është vënë re re asnjëhere ndonjë largim masiv i të ashtuquajturve grekë edhe për faktin se ata kurrë nuk kanë qenë faktor i rëndësishëm në Shqipëri. Madje as në ngjarjet e hidhura të vitit 1914, ata nuk kanë pasur atë rol që mund të kishin pasur në një vit si ky. Kjo tregon shkallën e lartë të inferioritetit që ata kanë pasur.

Vihet se gjithashtu se në çështjet e kishës, grekët kanë dëshirë ta kenë pronë të tyren kishën ortodokse në Shqipëri, pavarësisht se komuniteti më i madh i kësaj kishe janë shqiptarët.

Tek kapitulli i -ngjarjeve të rënda-, grekët nuk harrojnë të përmendin emrin e Sali Butkës, si duket nga tmerri që kanë për figurën e tij.

Të shqetësuar janë veçanërisht ata edhe për ata shqiptarë që emigruan në SHBA dhe që nga andej luftuan për çështjen shqiptare dhe njëkohësisht kundër interesave greke.

Duke vazhduar me falsitetet e radhës, libri thotë se -shumë patriotë ndiqeshin- pa dhënë si zakonisht asnjë emër -patrioti- të ndjekur nga -armiqtë- shqiptarë.



Falsiteti i pretendimeve greke ndaj Shqipërisë

Grekët duket që i japin rëndësi asaj që ata e quajnë -trashëgimi greke- dhe ndikimin e kulturës grekë në atë shqiptare. Në këtë linjë ata gati sa nuk i thonë grekë vëllezërve Frashëri dhe rilindasve të tjerë, duke marrë si kriter të mësuarin në shkolla si ajo -Zosimea- e Janinës apo vendlindjen e tyre në -Vorio-Epir-.

Ndër falsifikimet më të trasha të grekëve është quajtja e babait të gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhit si -shqiptaro - grek-. Shkurtimisht mund të kujtojmë se Kostandin Nelku{Kristoforidhi}, shpeshherë prezantohej me emrin Kostandin Elbasanasi. Ai ka kryer studimet në -Zosimea- të Janinës ku i mësoi shqip edhe konsullit gjerman në Janinë Georg Han{1811-1869}. Ndër veprat e tij kryesore -Abetari skip- është botuar në Stamboll në vitin 1872. Ekzistojnë prova të shumta gjithashtu se Kristoforidhi ka qenë urryer gjithnjë nga kisha greke.

Në këto pak rreshta mund të kujtojmë gjithashtu se ka qenë nipi i Kostandin Kristoforidhit disa vite më parë që i dhuroi biblotekës së Elbasanit, një koleksion me gazeta belge ku tregoheshin me foto masakrat e Spiro Spiro Milos në vitin 1914 në jug të Shqipërisë dhe vetë ky i fundit duke shkelur mbi koka shqiptarësh të prera. Ndoshta diskutimi i kësaj teme mund të jetë edhe më i gjatë në shkrime të tjera, për vetë karakterin e veçantë që ka.

Për të vërtetuar -lashtësinë- e -vendeve greke në Shqipëri-, një kapitull i veçantë i është kushtuar në librin në fjalë edhe përrallave që përpiqen të -vërtetojnë- një gjë të tillë. Autori i këtij kapitullit të titulluar -themelet e Epirit grek- është Jorgo Skiadhi. Sipas këtij autori këto, -themele- na qenkan qytetet shqiptare si Korça, Gjirokastra, Himara, Përmeti etj.



Korça

Pretendimet greke fillojnë me qytetin e Korçës, i cili quhet prej grekëve si -qendër e helenizmit grek-. Ndonëse në Korçë askush nuk ka folur dhe askush nuk flet greqisht, për grekët kjo nuk ka rëndësi sepse për ta -çdo ortodoks është grek-. Që këtu vihet re se sa falsë janë në grekët në -argumentet- e tyre. Sipas autorit Jorgo Skiadhi, -Korça në shekullin e 19-të ishte një qendër kryesore ekonomike- sikur kjo të përbëjë ndonjë provë që Korça të ketë qenë greke. Pasi thotë se -Voskopojën e dogjën shqiptarët më 1769-, Jorgo Skiadhi këmbëngul në atë që ai e quan -pjesëmarrje e korçarëve në revolucionin grek të vitit 1821-, pa dhënë absolutisht ndonjë emër.

Jo pa rëndësi për grektët është edhe -argumenti- tashmë i njohur i shkollave greke në Korçë gjatë shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Ndër ata që paskan ndihmuar këta shkolla përmendet njëfarë Janis Pakas që thuhet se ka dhuruar shuma të mëdha për mitropolitin grek të Korçës Neofatos. Me interes është të dimë se në Bankën Kombëtare Greke qysh në shekullin e 19-të paska ekzistuar një llogari e përcaktuar për planet helenizuese të grekëve. Formalisht kjo llogari ka qenë në emër të Janis Pakas-it. Paratë e dala nga kjo llogari financonin shkollat greke në bashkëpunim edhe me një të ashtuquajtur fondacion -Lasou-.

Çështja e shkollave greke të hapur në viset Shqiptare në shekullin e 19-të është një çështje komlekse dhe nuk ka të bëjë vetëm me Korçën. Këto shkolla u hapën si pasojë e privilegjeve që gëzonte kisha greke në regjimin e atëhershëm osman. Në asnjë rast këto shkolla nuk u hapën duke pasur si kriter gjuhën apo etninë, por vetëm përkatësinë fetare, të cilën grekët e njehsonin me kombësinë.

Për grekët nuk ka asnjë rëndësi që Korça është një qendër e vërtetë e shqiptarizmit, gjë që provohet edhe nga historia. Për ta mjafton të jesh ortodoks dhe përnjëherë je -grek-.

E ndërsa këmbëngulin në gënjeshtra e tyre, grekët nuk harrojnë të përmendin as -dëshmorët e helenizmit në Korçë- si mitropoliti Aridhas Parthenius i vrarë më 1670 nga shqiptarët dhe mitropoliti Fotis Kallibis i vrarë më 1906. Për këtë të fundit ata thonë se u vra nga njerëz të paguar, në një kohë që dihet se ai u vra nga çeta e Çerçiz Topullit si shpagim për krimet që ai kishte kryer kundër shqiptarëve. Është interesant fakti se ndonëse këtë klerikë nuk kanë qenë nga Korça, në asnjë rresht të librit në fjalë nuk e merr vesh një gjë të tillë. Kjo gjë bëhet për arsye që të jepet idea që në Korçë ka pasur grekë.

Përveç qytetit të Korçës, në shkrimin e Jorgo Skiadhit përmendet edhe Dardha si një -fshat me tradita greke-. Për këtë fshat thuhet se organizata -vorio - epirote- SFEVA ka ndërtuar kishën ortodokse dhe se kryetari i komunës së Dardhës{emri i të cilit nuk jepet}, ka studiuar në Greqi. Sipas tyre ky ka falenderuar SFEVA-n për -ndihmën e dhënë- nga kjo organizatë në Dardhë.

Nuk mund të lemë pa përmendur gjithshtu se në historinë e Shqipërisë njihen mjaft figura nga Korça si Mihal Turtulli, Mihal Grameno, Pandeli Cale, Themistokli Gërmenji, Pandeli Evangjeli, Kostaq Kotta, Vasil Avrami etj, të cilët kanë dhënë kontibut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Dhe për ironi të gjithë kanë qenë antigrekë.

Korça kurrë nuk qenë dhe kurrë nuk do të jetë greke.



Gjirokastra

Falsiteti grek vazhdon me qytetin e Gjirokastrës. Për këtë qytet thuhet se ka -tre emra-, atë -turk- Erger, atë shqiptar Glinokastër dhe atë -grek- Argjirokastër. Dhe këtu Jorgo Skiadhi nis e tregon -historinë e princeshës Argjiro-, pa dhënë ndonjë datë apo subjekt të ngjarjes. Skiadhi thotë:

-Gjirokastra do të ngelet gjithmonë greke, të paktën për aq kohë sa njerëzit të kërkojnë historinë e vërtetë-.

Sipas -pikëpamjes- greke në Gjirokastër na paska pasur shumë grekë, por ata na qenkan larguar diku rreth vitit 1730. Përralla vazhdon më tej me përmendjen e njëfarë at Joan Kapodistria, i cili paska ikur në Korfuz, ndërsa shumë -grekë- të tjerë paskan ikur në Janinë dhe vende të tjera të Greqisë. Mirëpo Jorgo Skiadhi ose ka harruar ose nuk ia ka idenë që edhe në Janinë në atë kohë ka qenë pushteti osman dhe nëse -grekët- do të -persekutoheshin- në Gjirokastër e njejta gjë do të ndodhte edhe në Janinë apo në qytete të tjera.

Ashtu si edhe tek rasti Korçës edhe në rastin e Gjirokastrës, grekët këmbëngulin tek shkollat greke të hapura në shekullin e 19-të dhe tek numuri i kishave ortodokse. Pak rëndësi ka për ta që në Gjirokastër nuk ka folur dhe nuk flet askush greqisht.

Sipas Jorgo Skiadhit, njëfarë Kristos Kostandinidhis ka dhënë para për shkollat greke, të cilat i ka hapur fillimisht më 1810 mitropoliti i Gjirokastrës Dositheas që ka ardhur nga Meçova dhe ka qëndruar deri më 1830. Sipas tyre për këto shkolla ka ndihmuar edhe mitropoliti Joakim, i cili më vonë është bërë patrik ikumenik në Stamboll. Sikurse kuptohet për hapjen e shkollave greke ka qenë e interesuar drejtpërdrejt kisha greke, ndërsa financimet janë mbuluar nga persona të tjerë ndër të cilët përmenden Dhimitros Haxhipolupso, Apostol Arsaqi, Vangjel Zhapa etj. Nuk harrohet të theksohet në këto raste as Kozma Etoliani, një pseudoprift ky që është shpallur edhe -shenjtor- nga grekët, për poshtërsitë e kryera nga ai kundër shqiptarëve.

Ndër mashtimet e tjera të Jorgo Skiadhit në kapitullin në fjalë janë edhe cilësimi -gjirokastritas- i disa anonimëve me emra greke.

Ndërsa si datë e -çlirimit- të Gjirokastrës grekët përmendin 3 marsin 1913, kur ushtria greke pushtoi këtë qytet gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Si kudo edhe këtu përmendet -puna e mirë- e mitropolitëve grekë kundër shqiptarëve.



Himara

Siç edhe pritej Himara quhet nga grekët si -qytet i lashtë grek-, madje kjo lashtësi provohet për ta -qysh nga koha e Bizantit-. Të mjerët grekë ose nuk e dinë ose nuk duan ta dinë se qysh nga koha e Skënderbeut, një pjesë e mirë e Himarës dhe Labërisë u popullua me mirditorë. Për këtë shkak edhe sot e kësaj ditë ka akoma mbiemra si Gjondeda, Gji{n}pali, etj. Në rastin e Himaras, Jorgo Skiadhi thotë se këtu -flitej greqisht qysh në vitin 1518. Mirëpo Skiadhi duket se nuk para ja ka idenë se si funksiononte sistemi i venomeve në Perandorinë Osmane, kur thotë se më 1684-n -u kërkua nga turqit largimi i himariotëve-.

Tashmë është e provuar se ato tre fshatra si Palasa, Dhërmiu dhe Himara që flasin një greqishte të prishur e kanë këtë pasojë nga propaganda e fortë e kishës greke. Ata ruajnë me besnikëri të gjitha doket dhe zakonet shqiptare. Është për t`u kujtuar se në dasma këndohet shqip dhe në vdekje vajtohet shqip.

Në librin objekt polemike përmendet një fakt interesant në lidhje me financimet për greqizimin e Himarës. Kështu thuhet se në vitin 1770 nga zona e Egjeut kanë ardhur para për qëllimin e sipërpërmendur.

Përsa i takon -figurave- të Himarës libri përmend Spiro Milon{i riu}, i cili është shquar në -revolucionin grek të 1821-it- dhe Spiro Spiro Milon{i vjetri}, i cilësuar edhe si -kapiten Buas-, dhe që njihet si një ndër ish ushtarakët e ushtrisë greke që dogjën jugun e Shqipërisë dhe që shpalli pas Jorgji Zografit -autonominë e Himarës-.

Spiro Spiro Milo nuk ishte grek, por një grekoman i zellshëm. Masakrat e kryera nga ai janë të njohura në mbarë Evropën dhe për to ka shkruar gjerësisht edhe shtypi evropian i kohës.

Ajo çka ia vlen të kujtohet në rastin e Himarës është fakti se agjentura greke ka vepruar në vite të ndryshme mjaft fort në zonën e Himarës. Kështu në Arkivin e Shtetit gjenden mjaft dokumente që vërtetojnë këtë veprimtari.

Kështu për shembull në vitet e Luftës së Dytë Botërore, -elementë me ndjesina të teprueme grekomane- në zonën e Himarës kanë qenë: Milo Spiro Milo, Savo Llazari, Kozma Kalleshi, Jorgji Guma, Spiro Çiriçi, Qimo Çiriçi, Jorgji Skura, Milto Kalushi, Janaq Gjoni, Gjik Kokaveshi, Jorgji Abdruçi, Damiano Bollano, Ilia Likoka, Pipi Sima etj.{shih një dokument të Arkivit të Shtetit të publikuar në librin e Albert Kotinit -Tre gurët e zes në Prevezë-, vëllimi i dytë, faqe 991-992}. Në këtë informatë rezervante njoftohet kuestura e Vlorës se personat e mësipërm ishin -elementë me ndjesina të teprueme grekomane-.



Saranda

Edhe Saranda është quajtur -vend i shenjtë i Vorio - Epirit-. Në të gjitha përmendjet grekët thonë për këtë qytet -Shën-Saranda-. Sipas tyre ky emër lidhet me martirizimin e 40 ortodoksëve të cilët kanë ngritur një kishë në një zonë të qytetit. Në këtë kishë paska pasur edhe 40 ikona që i korrespondonin -40 martirëvë-.

Edhe për këtë qytet Jorgo Skiadhi thotë që ka pasur vetëm grekë. Si zakonisht Skiadhi nuk bazohet në asnjë material në pohimet e tij. Ndërsa në një foto të librit përmendet si -argument- i fortë ngritja e -flamurit të Vorio - Epirit- në Sarandë nga ushtria greke në vitin 1913, ku para këtij -evenimenti- duken disa andartë, një fëmijë i marrë përdore dhe një prift ortodoks që ashtu si edhe shokët e tij, kurrë nuk ka bërë punët e Zotit, por ka trazuar shpirtrat e deleve të perëndisë.

Është për t`u kujtuar se në vitin 1938 emri i Sarandës u bë Zogaj, një vit më pas Porto Eda dhe në vitet e regjimit komunist u rikthye emri i parë.



Përmeti

Duke përmbledhur edhe zonat përreth, edhe Përmeti quhet për grekët -pjesë përbërësë e Epirit grek-. Në këtë shkrim nuk përmenden shumë gjëra, por theksohet se Apostol Arsaqi ishte nga Hotova e Përmetit dhe ishte një -vorio-epirot i shquar-. E ashtuquajtura -lashtësi bizanine-, është përdorur si edhe në rastet e tjera pa ndonjë efekt mbresëlënës.

Duke qenë se Apostol Arsaqi ka qenë grekoman dhe jo grek, është rasti të ritheksojmë dëmin e madh që pëson Shqipëria nga hapja e kolegjit me të njejtin emër në Tiranë. Nuk është normale që figuara e një njeriu që vlerësohet nga të gjitha organizatat -vorio-epirote-, të jetë simbol i shkollimit në mes të Tiranës. Për një fakt të tillë nuk mund të heshtet, aq më tepër kur vihet re se qëllimet e shkollave të tyre janë qëllime asimiluese dhe helenizuese.



Grekët manipulojë edhe vrasjen e gjeneral Telinit.

Libri në fjalë në një kapitull të tij, vrasjen e gjeneral Telinit{ndodhur më 23 gusht 1923} e fut vetëm në kanalet e armiqësive italo - greke. Vrasja e gjeneralit është pasqyruar edhe me dy fotografi të bëra pas vrasjes, ku duken qartë trupat pa jetë të gjeneralit dhe ndihmësve të tij. Sipas historianit grek Vakapolus -Telinin e vranë njerëz të panjohur-. Ajo që i intereson më tepër palës greke në këtë rast është theksimi i armiqësisë italo - greke. Është për t`u theksuar se Komisioni i Kufijve pati mbërritur në Shqipëri qysh prej vitit 1922 dhe ishte i përbërë nga përfaqësues të fuqive. Ky komision kishte filluar nga puna për përcaktimin përfundimtar të kufirit greko - shqiptar dhe ishte në përfundim të misionit të tij. Për shkak të paanësisë së Telinit, shtypi grek pati filluar një fushatë mjaft agresive ndaj tij duke e akuzuar si të -paanshëm- dhe -proshqiptar-. Për këto arsye ai u vra nga grekët në shenjë hakmarrjeje për punën e tij.

Vrasja e tij shërbeu për rritjen e tensionit midis Italisë dhe Greqisë. Italia bëri një bombardim simbolik mbi Korfuz, i vuri kusht palës grek gjetjen dhe dënimin e kriminelëve, i kërkoi asaj 50 milion lireta dëmshpërblim dhe një paraqitje të flotës greke para asaj italiane. Pas kësaj Italia e pushtoi ushtarakisht ishullin e Korfuzit. Me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, Greqia i pagoi Italisë 50 milion liretat dhe organizoi ceremoninë e përcjelljes së trupave të të vrarëve nga porti i Prevezës për në Itali.

Në shtator 1923, Italia u tërhoq nga Korfuzi, por çështja e Telinit nuk duket se u mbyll pa probleme. Të paktën Musolini këtë do ta shrehte edhe pas 17 vjetësh kur kjo çështje dukej si e harruar.

Ndërsa grekët në historinë e tyre pasi e shmangin veten e tyre nga ky krim nuk harrojnë të ekspozojnë trupat e viktimave në çdo libër të tyrin si duket për të treguar -trimërinë- siç dinë ta tregojnë grekët.



Intermexo historike

Ngjarja e rëndë e vrasjes së gjeneral Telinit u njoftua menjëherë në Këshillin Kombëtar të Shqipërisë. Kryeministri Ahmet Zogu mbajti këtë fjalim në Këshill:

-Me idhnim të madh po u jap lajmin për nji ngjarje të shëmtueme e tepër të poshtme që ka ndodhë në Greqi. Para tri ditëve komisioni i kufijve duke ardhur nga Janina në Gjirokastër pati nji rrezik pse kryetari i këtij komisioni, gjenerali italian z. Telini u vra bashkë me shokët e tij. Tue dalun prej Janine ma i pari automobil ishte ai i komisionit shqiptar. I dyti i komisionit italian dhe i treti grek. Mbas udhëtimit prej 54 km nga Janina kur arritën në Zep, automobili i komisionit shqiptar kaloi kët vend, ndërsa ai i komisionit italian ndalohet e vriten gjenerali, nji major doktor, nji toger adjutant, nji ushtar, shoferi e nji shqiptar. Pas kësaj ngjarjeje kaloi komisioni i Greqisë pa pasë asnji ngjarje, vijoi e shkoi në Gjirokastër. Përmbi këtë janë përhapur lajme të këqija, të cilat qeveria e populli shqiptar i përgënjeshtrojnë e protestojmë rreptësisht pse në tokën shqiptare, në ato anë nuk ka asnji bandë. Pos kësaj z.gjeneral Telini ka qenë mik i popullit shqiptar dhe i ka përkrahë me paanësi të drejtat e tij. Qeveria e populli shqiptar kanë marrë pjesë në hidhënimin e madh që ka sot qeveria e populli italian-.

Pas fjalës së kryeministrit e morën fjalën deputetët Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ali Këlcyra dhe Vissarion Xhuvani. Të gjithë këta dënuan aktin e shëmtuar dhe lanë të kuptohet se kjo ishte punë e Greqisë për interesat e saj.

Në shenjë respekti për emrin e Telinit, Këshilli Kombëtar i Shqipërisë ndaloi punimet për 24 orë...

-vijon-

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2005 02:12
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Tė mos harrojmė atė qė na kanė bėrė dhe atė qė po na bėjnė grekėt.

Duke shfletuar vëllimin e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull -Vendet e dhimshme të Greqisë. - Dëshmitarët e Vorio - Epirit dhe të vllehëve-. (4)



Nga Kastriot Dervishi




Grekët kërkojnë të fantazojnë aleancë greko - shqiptare kundër Italisë.

Në pjesën voluminoze kundër Italisë, grekët kanë tentuar të paraqesin shqiptarët dhe grekët -aleatë- kundër -armikut të përbashkët-. Natyrisht teoria e -armikut të përbashkët- është shumë e hershme dhe historiografia greke është shumë me përvojë në këto raste. Vihet re se një gjë e tillë vërehet në rastin kur ushtria italiane ka hyrë në Janinë më 28 shtator 1917. Këtu fantazohet për një -qëndresë greko - shqiptare-

Por ndërsa kanë fantazuar një gjë të tillë, historiografia grekë thotë se në vitin 1919 një grup shqiptarësh na qenkan përgatitur sipas saj në Barleta të Italisë dhe nga andej qenkan kthyer në Shqipëri, bashkë me dy njësi ushtarake italiane për tu vendosur në -trekëndëshin e Pogonit-, ku sipas grekëve paskan bërë krime të mëdha. Ndërsa përsa i takon statistikave, duke marrë si referencë vijën Venizellos, grekët mashtrojnë për gjoja 120 mijë grekë brenda territorit që ndante kjo vijë {afërsisht Pogradec - Himarë}.



Pikpamja greke për luftën italo -greke.

Historiani grek Kostandin Vakapulos ka shkruar në librin që po analizojmë edhe kapitullin që trajton -problemin e Vorio- Epirit nga fillimi i Luftës Italo - Greke deri në fund të Luftës së Dytë Botërore-.

Dihet tashmë që sidomos agresioni grek i 1940-s, përbën një moment -krenarie- për historiografinë greke. Sipas Vakapulisit që përfaqëson pikpamjen greke, -bashkëpunimi italo - shqiptar ishte një politikë e përbashkët kundër grekëve-. Sipas tij dhe përgjithsisht sipas historiografisë greke, të ashtuquajturit -vorio - epirotë- që në realitet kurrë nuk kanë dalë nga mediokriteti i tyre i njohur, na qenkan -persekutuar- nga -pushteti italo - shqiptar- që ishte vendosur pas 7 prillit 1939 në Shqipëri. Sipas grekëve shqiptarët qenkan armatosur dhe pasi paskan luftuar me -vorio - epirotët- në një kohë të paditur, i paskan futur ata nëpër burgje.

Mirëpo kur grekët megjithëse i -kanë ditur- këto persekutime nuk ia paraqitën për ankesë, për shembull Ministrit të Arsimit të Italisë Botai gjatë vizitës që ky i fundit bëri në Athinë më 18 dhjetor 1939.

Luftën italo - greke, grekët e kanë lidhur pazgjidhshmërisht edhe me -çështjen e Vorio- Epirit- dhe sipas tyre ata bënë -çlirimin- e tij.

Lufta italo - greke filloi më 28 tetor 1940, pas skadimit të ultimatumit që qeveria italiane i dërgoi asaj greke në lidhje me shkeljen e neutralitetit të Greqisë dhe vënien e ujërave ndërkombëtare të kësaj të fundit në përdorim të britanikëve. Në këtë ultimatum të qeverisë italiane ndërthureshin shumë faktorë që fillonin qysh me armiqësitë e vjetra italo -greke, vrasjen e Daut Hoxhës në gusht 1940 dhe me situatën e re në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ku Fuqitë ishin në kërkim të zgjerimit të zonave të tyre të ndikimit.

Qeveria italiane i kërkoi qeverisë greke atëhere -të drejtën e pushtimit me forcat e veta të armatosura, për sa kohë do të zgjasë konflikti i tanishëm me Britaninë të disa pikave strategjike në tokën greke që ajo të mos e kundërshtojë këtë pushtim dhe të mos pengojë kalimin e lirë të trupave që janë caktuar për të kryer këtë detyrë-.

Në orën 03.00 të datës 28 tetor 1940, ambasadori italian në Athinë paraqiti ultimatumin me një afat prej tre orësh.

Sipas pikëpamjes greke -Greqia u sulmua nga Shqipëria- më justifikimin se ishte kryer një proces i rregullt i -bashkimit personal- midis Shqipërisë dhe Italisë. Në fakt të drejtën e akuzës duhet ta ketë Shqipëria pasi grekët e kanë sulmuar disa herë territorin e saj në vite dhe kohë të ndryshme dhe asnjëherë shqiptarët nuk i kanë shpallur luftë grekëve siç e meritojnë ata.

Për grekët lufta italo - greke i shërbeu Greqisë për të -çliruar Vorio - Epirin-. Madje ajo që ka më shumë rëndësi në librin që po analizojmë janë datat e -çlirimit- të -qyteteve vorio -epirote-.

Nga pikpamja historike lufta italo - greke është e ndarë në tre faza:

-Faza e parë 28 tetor - 14 nëntor 1940.

-Faza e dytë 14 nëntor - 28 dhjetor 1940.

-Faza e tretë 29 dhjetor -26 mars 1941.

Grekët duke pasur edhe mbështetjen e aviacionit anglez mundën që pasi të thyejnë sulmin e ushtrisë italiane të hynë në territor shqiptar dhe ta mbajnë atë të pushtuar për rreth katër muaj. Për të përligjur edhe -historikisht- atë që ata e quajnë -çlirim të Vorio - Epirit-, grekët festojnë edhe përvjetorët e hyrjes së ushtrisë greke në tokën shqiptare. Kështu festohet për shembull 22 nëntori për Korçën dhe Leskovikun, 24 nëntori për Voskopojën, 30 nëntori për Pogradecin, 3 dhjetori për Përmetin, 5 dhjetori për Delvinën dhe Frashërin, 6 dhjetori për Sarandën, 8 dhjetori për Gjirokastrën, 22 dhjetori për Himarën, 10 janari për Këlcyrën etj.

Grekëve nuk u intereson të thonë kundërshtinë që kanë pasur shqiptarët për këtë agresion të pashembullt ndaj territorit shqiptar. Nga ana tjetër asnjë krim i ushtrisë i ushtrisë greke në jugun e Shqipërisë nuk përmendet në botimet greke.

Ndërsa i ashtuquajturi -ligj i luftës- që përcaktonte si shtete armike të Greqisë -Italinë me dominonet, territoret perandorake dhe kolonitë e saj dhe Shqipëria-, bëri të mundur që të gjitha pasuritë eshqiptarëve në Greqi të viheshin nën -sekuestrim konservativ-, në bazë të ligjit 2636. Në bazë të këtij ligji grekët e kanë trajtur -vend armik- Shqipërinë për kaq vite dhe nga ana tjetër kanë vjedhur pasuritë e shqiptarëve në Greqi.

Po të ishin grekët kaq trima sa mendojnë, le ta mbanin këtë ligj luftë me Italinë, të paktën për dinjitetin e tyre.

Ajo çka duhet të mbajmë mend mirë ne shqiptarët është se nuk e kemi trajtuar me objektivitetin e duhur luftën e ashtuquajtur italo -greke. Madje në disa raste për fa të keq jemi krenuar për depërtimin e ushtrisë greke në Shqipëri. Agresioni grek i 1940-s mbi Shqipërinë, i marrë fund në prill 1941, të mos harrojmë se në Greqi quhet -çlirim i Vorio - Epirit-. Të mos harrojmë gjithashtu se në Shqipëri ndodhen varret e ushtarëve grekë të vrarë duke luftuar kundër nesh.

Jo më kot pak ditë më parë ambasadori grek në Tiranë Iliopulos, shkoi në Himarë për të përkujtuar luftën italo - greko dhe bile duke përuruar edhe një pllakë përkujtimore në greqisht për trimëritë e kësaj lufte. Më e pakta që do mund të bënte një shtet normal dhe serioz në këto raste do të ishtë përzënia e një ambasadori të tillë nga Shqipëria si person i padëshiruar.

Është rasti të kujtojmë gjithashtu se i nipi i Sebastianosit ka thënë para pak vjetësh:

-Eshtrat e ushtarëve grekë të mos merren se ato kanë rënë në tokën amtare, në Vorio - Epirin e Greqisë-. Sipas logjikës së imponuar{të -ligjit të luftës-}, i bie që Shqipëria mban eshtrat e ushtarëve të një vendi që e quan -vend armik-. Do kishim dëshirë ta shikonim në një rast të tillë -trimërinë- e kryeministrit Majko, përballë një armiku real të Shqipërisë.



A ka vepruar MAVI dhe QEVA në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri?

Sipas librit në fjalë qysh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka vepruar organizata terroriste MAVI-{Apeleferetiko Metopo Vorio Ipiro që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit}.

Ajo është një organizatë terroriste e formuar në vitin 1942 nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva. Sipas librit në fjalë, në korrik 1942, Ilias Konsta, Mihal Mano{s}, Jakis Taso{s}, Anastasios Kokaveli{s} etj, kanë themeluar degën e kësaj organizate në Tiranë. Duke marrë parasysh faktin se grekët njihen si falsifikatorë të historisë, këtë të dhënë mund të marrim me rezervë, por nga ana tjetër nuk mund ta lemë pas dore.

Është fakt tashmë së elementët grekomanë kanë pasur një lloj organizimi, sado minimal apo sado pak i organizuar të ketë qenë ai. Megjithatë ka mundësi që elementët e sipërtreguar apo ato që do të lexoni më poshtë të jenë grekomanë me emra apo mbiembra të greqizuar.

Është ndoshta një prej çështjeve më pak të diskutuara se në ç`nivele ka qenë agjentura greke gjatë viteve të Luftës së Dyte Botërore në Shqipëri dhe sa ka ndikuar lufta italo - greke në këtë drejtim.

Sipas librit, -MAVI veproi në Shqipëri- dhe zona më e përdorur nga ata ishte kryesisht ajo që shtrihet brenda të ashtuquajturës -Vija Venizellos-. Ndër bashkëpunëtorët më aktivë të organizatës në libër përmendën Spiridon Lito, Jani Vidali, Vasil Shahini. Mbetet të shikohen arkivat tona në lidhje me personat që përmenden me lart dhe që mbase mund të sjellin diçka të panjohur deri sot.

Gjithmonë dukë marrë në referencë librin, në shkurt 1943 është zhvilluar një mbledhje ku është vendosur bashkëpunimi dhe lufta e armatosur për arritjen e qëllimeve të tyre. Nga sa kuptohet ka qenë një qëllim i grekëve rikthimi në zonën e pushtuar gjatë luftës italo - greke.

MAVI vepronte edhe në kuadër të EDES-it {Lidhja Kombëtare Demokratike Greke}, në krye të së cilës vepronte krimineli Napoleon Zerva.

Këto trupa kryen masakra të shumta kundër popullsisë autoktone çame në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ndërmorën një spastrim të gjerë etnik kundër kësaj popullsie.

Në libër shënohen emrat e disa -luftëtarëve të dalluar- në luftimet që janë bërë me shqiptarët në Libohovë, Qafën e Muzinës, Borovë etj. Këto emra janë: Elefteros Xhuvelis, Kristo Pilo, Stavro Kokali, Mihal Kokaveci, Aleks Mihali, Kristo Stefanu etj.

Sipas grekëve, janë bërë tre marrëveshje me komunistët shqiptarë: në Konispol në gusht 1943, në Labinot në shtator 1943 dhe në Poliçan në nëntor 1943. Për momentin nuk mund të themi vërtetësinë ose falsitetin e kësaj që thonë grekët, por është për t`u thënë se sipas tyre komunistët kanë premtuar atëherë dhënien e -autonomisë së Vorio - Epirit-, pas lufte.

MAVI njihet gjithashtu në kohën e sotme për sulmin e kryer kundër Postës Kufitare të Peshkëpisë më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarakët shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Ndoshta edhe sulmi i atëhershëm nuk është bërë nga ndonjë organizatë tjetër me qëllimin për të dhënë idenë e vijueshmërisë historike të organizatës.

Për t`u kujtuar është gjithashtu së organizatë tepër e njohur atëherë dhe sot është edhe QEVA {-Komiteti Qendror i Luftës Vorio-Epirote-} i drejtuar për shumë vite nga peshkopi Serafin Tikas. Kjo organizatë u krijua në vitin 1918 me udhëzim të qeverisë greke. Komiteti Qendror i kësaj organizate përveç kryetarit përbëhet edhe nga dy nën kryetarët, tre këshilltarët , gjashtë anëtarët dhe arkëtari. Kryetari zgjidhet nga qeveria greke në konsultim me shërbimin sekret. Mendohet që meqë QEVA ka qenë në një nivel më të lartë se MAVI, të ketë qenë e pranishme edhe ajo në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për vetë rrethanat e luftës këto mund të kenë vepruar në grupe të vogla.

Sot nënkryetar i organizatës është ish-sekretari i Janullatosit në Tiranë Ilia Kontas. Anëtarë të Komitetit janë edhe shtetas shqiptarë me kombësi greke. QEVA është kordinadore edhe e sillogjeve -vorio-epirote- si ato të Athinë-Pireut, Selanikut, Korfuzit, Janinës, Patrës, Follorinës, Ekaterinit dhe e -Bashkimit të Delvinjotëve-, -Bashkimit të Himariotëve-, -Bashkimit të Dropullitëve-, -Bashkimit të Korçarëve- etj. QEVA drejton edhe -Këshillin e Ndihmës Ekonomike-, i cili administron fondet kundër Shqipërisë. Në këtë kuadër ai është i gatshëm edhe të bëjë mobilizimin e -vorio-epirotëve- me armët që disponon reparti i këtij këshilli.

Por për të pasur suksesin e duhur në këtë fushë QEVA ka pasur dhe ka edhe Këshillin Ushtarak, i cili disponon edhe listat e -vullnetarëve vorio-epirotë-. QEVA drejton gjithashtu edhe organizatat e tilla si Komiteti Qendror i Rinisë apo Instituti i Kërkimeve Vorio-Epirote me qendër në Janinë. Ky i fundit drejtohet nga renegati shqiptar nga Korça Ksenofon Konduri. Gazetat kryesore të këtij rrjeti antishqiptar janë: -Ipiriton Mellon-, -Ipiriti Dhrasi- etj. QEVA ka degë të saj edhe në diasporën greke. Përveç financimeve shtetërore ajo financohet edhe nga dispora greke.

Për të vërtetuar më shumë të dhënat e mësipërme dhe për të plotësuar më mirë të dhënat për Luftën e Dytë Botërëro, del e nevojshme pra të mendohet se sa e shtirë ka qenë agjentura greke në Shqipëri gjatë kësaj lufte.



Problemi çam në marrëdhëniet shqiptaro - greke.

Një vend jo i vogël në librin objekt polemike, zë edhe problemi çam. Kuptohet që këndvështrimi grek është krejt ndryshë nga e vërteta dhe në mbrojtje të plotë të akteve terroriste që grekët kryen ndaj popullsisë së pafajshme çame që banontë në trojet e veta në Greqi.

Në këtë pikë ja vlen të kujtojmë atë që thuhet në fillim të librit objekt polemike, në përshëndetjen që organizata -vorio - epirote- SFEVA, i drejton lexuesve të librit. Në këtë -mesazh- thuhet ndër të tjera:

-Popujt që harrojnë historinë e tyre shuhen. Është e detyrë e jona që të punojmë për helenizmin dhe historia na mëson si të punojmë për këtë çështje-.

Dhe derisa grekët janë këmbëngulës në atë që ata e quajnë -mos harrim të historisë-, aq më shumë kemi të drejtë ne shqiptarët të mos harrojmë historinë tonë dhe veçmas të vërtetat e marrëdhënieve shqiptaro - greke.

Dhe e rëndësishme në marrëdhëniet tragjike shqiptaro - greke, është edhe çështja çame me të vëetetat e saj si dëshmi e pakundërshtushme e genocidit e spastrimit etnik të ndërmarrë ndaj shqiptarëve.

Kapitulli i -problemit çam- është shkruar nga historiani Kostandin Vakalopulos. Që në fillim të mendimit të tij Vakalopulos e lidh çështjen çame me -gabimin tragjik të diktatorit Pangallos-. Për grekët veprimi i kryeministrit të atëhershëm Pangallos -ishte një veprim tragjik-, sepse njohu qenien e pakicës shqiptare në Greqi. Pikërisht është fjala për fjalimin që kryeministri Pangallos mbajti në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë më 8 mars 1926, ku ndër tjera tha:

-..Republika Greke njeh minoritetin shqiptar që jeton në territorin e saj dhe nuk i konsideron më shqiptarët si turq. Teza që është mbrojtur deri sot nga ne se ortodoksët shqiptarë janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë....-{-The Times- 9.3.1926}.

Madje Pangallos arriti deri aty sa shpërndau edhe të gjitha organizatat -vorio - epirote- që vepronin në Greqi. Natyrisht veprimi i zotit Pangallos ngeli një rast i veçuar në politikën greke dhe me ç`shihet kritikohet edhe nga historiografia greke. Ndodh kjo gjë sepse për politikën greke, në asnjë kohë -nuk ka ekzistuar problemi çam-. Pikërisht ajo politikë që qaravitet e shkul flokët për të ashtuquajturin -persekutim të vorio - epirotëve-, bëhet krejt e pandjeshme dhe bile arrogante kur bie fjala për të drejtat e minoritetin shqiptar që Greqi.

Sipas pikpamjes greke, -çamët nuk kishin lidhje me shqiptarët dhe nuk njiheshin si shqiptarë-. Teoritë grekë në këtë pikë nuk kufizohen në emërtimin e shqiptarëve -turq- apo -helenë të asimiluar-.

Për historiografinë greke, pushtimi i Çamërisë nga ushtria greke në fund të vitit 1912 dhe në fillim të vitit 1913, -ishte një veprim i drejtë dhe i arsyeshëm-, sikur të mos ekzistonte fare e drejta kombëtare e shqiptarëve. Madje grekë janë këmbëngulës në atë që -çamët filluan të luftojnë helenizmin- dhe në atë tjetjrën që -gjatë Luftës së Parë Ballkanike shqiptarët kanë luftuar kundër grekëve-. Sipas logjikës së grekëve shqiptarët duhet të prisnin me kënaqësi pushtimin grek dhe jo ta luftonin atë, siç edhe bënë jo në suksesin e duhur.

Në librin objekt polemike, jepen edhe disa statistika në lidhje me shifrën e popullsisë çame në Greqi. Kështu pa marrë parasysh shkëmbimet e popullsisë, sipas tyre në vitin 1925 në Greqi ka pasur 25 mijë çamë, në vitin 1928 17 mijë, dhe në vitin 1940 afërsisht po kjo shifër.

Ndër dobësitë e politikës greke, libri përmend hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, pas presionit të ushtruar nga Ahmet Zogu, fillimisht President dhe më pas Mbret i Shqiptarëve. Kritikë janë grekët veçanërisht për marrëveshjen e vitit 1926 midis Shqipërisë dhe Greqisë ku u mundësua hapja e shkollave për pakicat në të dy anët e kufirit. Mirëpo shkelja e njëanshme e kësaj marrëveshje nga Greia bëri që edhe Shqipëria t`i mbyllë edhe ajo për reciprocitet shkollat greke në Shqipëri në vitin 1927.

Sipas pikëpamjes greke, këtu ka ndodhur një -fatkeqësi e madhe- dhe ka nisur -largimi i grekëve nga trojet e tyre-.



Ndërsa kërkojnë -Greqinë e Madhe-, grekët tremben nga -Shqipëria e Madhe-.

Pikërisht në kapitullin antiçam, në një kornizë paralajmëruese të faqes 152, grekët shprehin frikën e tyre ndaj të ashtuquajturës -Shqipëri të Madhe-, ndonëse shqiptarët nuk kanë ndonjë program të tipit -Megali Idea-.

Natyrisht që është një mashtrim i madh të thuash se shqiptarët po kërkojnë -Shqipërinë e Madhe-, kur ata kanë kërkuar gjithmonë Shqipërinë e Vërtetë dhe jo atë false. Sipas librit -lobi shqiptaro - amerikan ka bërë presion për njohjen e Shqipërisë së Madhe dhe ka kërkuar nga kosovarët që ta përkrahin këtë ide-.

-Shqipëria e Madhe- sipas grekëve është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, Çamërinë, Maqedoninë perëndimore, Malin e Zi lindor dhe Moravën jugore {Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë}.

Kjo frikë e grekëve bëëhet disi qesharake po të mendojmë se pikërisht libri ku ata i shfaqin pretendimet e tyre, fund e krye kërkon një Greqi të Madhe, më të madhe nga kjo aktualja.



-Krimet- e çamëve.

Nuk përbënte ndonjë çudi të madhe që grekët do të justifikonin krimet e paraardhësve të tyre ndaj popullsisë autoktone shqiptare, me teorinë e -krimeve të çamëve-. Dhe pikpamja greke është insistuese në atë që -çamët ishin bashkëpunëtorë të fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë-.

Nuk e dimë të ketë ekzistuar ndonjë dashuri e madhe e grekëve për shqiptarët e Çamërisë para periudhës së Luftës së Dytë Botërore, që të arrihet tek ky përfundim.

Grekët nuk mund të thonë se nuk kanë ushtruar genocod ndaj shqiptarëve para vitit 1940, sado që të përpiqen ta quajnë të mbylluar çështjen çame.

Ajo që ndodhi masivisht në vitin 1944 në Çamëri, ishte një spastrim i madh etnik i kryer nga terroristët grekë ndaj shqiptarëve pa asnjë motiv. Një gjë e tillë ishte planifikuar prej kohesh nga të gjitha qeveritë greke dhe vetëm është pritur një moment i volitshëm që edhe erdhi. Grekëve në të gjitha rrethanat ju është dashur një justifikim i përgjithshëm për të mos e hapur më çështjen çame dhe ta përsërisin pa argumente sa herë t`ja kërkojë nevoja këtë mashtrim.

-Argumenti- grek i -bashkëpunimit më fashiztët- nuk ka asnjë vlerë edhe sikur të jetë i vërtetë. Nuk mund të përligjet në asnjë mënyrë dhuna ndaj fëmijëvë , grave, apo pleqve, që sipas grekëve na paskan qenë -fashistë- dhe paskan bërë politikë të përbashkët me Musolinin apo Hitlerin. Vështirë të besohet që fëmijët pesë vjeçarë të kenë qenë fashistë apo nazistë të lindur siç i kërkojnë grekët.

Nga ana tjetër nuk ka asnjë të dhënë për bashkëpunimin e popullatës çame me ushtritë kalimtare fashiste apo naziste në Greqi. Konflikti botëror nuk kishte asnjë lidhje me interesat e popullsisë çame.

Krim i madh cilësohet nga grekët hapja e shkollave shqipe në Çamëri në kohën e pushtimit italian. -Krimi- konsiston në atë që koha kur u rihapën këto shkolla, rastis me -pushtimin italian-. Mirëpo po të vazhdojmë me këtë logjikë, i bie që edhe grekët që kanë mësuar greqisht në kohën e -pushtimit italian-, të jenë fashistë të lindur.

Grekët për të qenë të besueshëm në gënjeshtrat e tyre kanë sajuar disa -krime të çamëve-. Sipas mashtrimeve të tyre, më 29 shtator 1943 na qenkan vrarë në Paramithi 49 grekë, nga bashkëpunimi i shqiptarëve me gjermanët.

Ndërsa në të gjithë Çamërinë na qenkan vrarë 1100 grekë {kaq grekë s`ka pasur kurrë në Çamëri} dhe qenkan djegur 3000 shtëpi dhe janë vjedhur 30 mijë kafshë.

Ndër -krimet- e tjera grekët rendisin edhe -vrasjet- në kohë të gjermanit, ku -kriminelët- na paskan qenë Nuri dhe Mazar Dino, të cilët na paskën qëlluar në 84 fshatra, paskan marrë rob 300 - 800 veta dhe paskan përdhunuar gra. Më qesharakë bëhen grekët kur thonë se dy shqiptarë dhe një gjerman, kapnin 35 grekë.

Ndërsa sipas grekomanit Vasil Kondi{i riu} -16.000 - 18.000 çamë u larguan bashkë me ushrinë gjermane me mjete gjermane transporti-.



Intermexo historike

Për të krijuar një ide më të saktë për problemin çam{gjithmonë në lidhje më polemikën në fjalë}, le të shikojmë se si trajtohesh ky problem në një mbledhje të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. E marrim këtë shembull pasi në vitin 1928 nuk bëhej fjalë farë për t`i akuzuar çamët si -fashistë- apo si -nazistë-.

1-Pjesë nga debati i zhvilluar në Këshillin e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 5 qershor 1928, midis përfaqësuesit të Shqipërisë Mehdi Frashëri dhe përfaqësuesit të Greqisë Politis.

POLITIS: ...Qysh nga fillimi i pavarësisë shqiptare, qeveria greke nuk ka pushuar së dhëni fqinjës së saj provat më të vërteta dhe jetëgjata të vullnetit të saj të mirë....Mjafton që me dy fjalë të përmend qëndrimin e çiltër të qeverisë greke pas humbjes së dhimbshme të Epirit të Veriut, humbje që ka qenë tepër e ndjeshme për shpirtin helen, sepse kjo provincë prej shekujsh ka qenë konsideruar prej të gjithë grekëve si një provincë qenësisht kombëtare.

........Qeveria shqiptare nuk ka asnjë titull për t`u përzierë në çështjet e brendshme të Greqisë. Kërkesa e saj dëshmon për një konceptim me të vërtetë të rrezikshëm në mbrojtjen e pakicave. Qeveria ka prirjen që të harrojë se anëtarët e pakicës shqiptare në Greqi janë shtetas grekë...Shkurt qeveria shqiptare, në kundërshtim të plotë me sovranitetin grek, kërkon që ndaj pakicës shqiptare në Greqi të marrë qëndrimin e një fuqie mbrojtëse......

MEHDI FRASHËRI:.......Në fillim të fjalimit të tij, përfaqësuesi i Greqisë foli për mirësitë e qeverisë greke ndaj Shqipërisë, të cilat unë nuk i njoh fare. Prandaj do të isha tepër i lumtur po të na jepej një shembull i mirësive të tilla në dy çështjet që paraqiten tani. Duke folur për mirësitë e qeverisë greke, z.Politis citoi Epirin e Veriut që duhej të konsiderohej si vend helen.

Unë këmbëngul që të deklaroj dhe për dëshmitar marr historinë, se Epiri i Veriut nuk ka qenë kurrë helen. Në të nuk gjenden veçse pakica greke tepër të dobëta.

.....Por më lejoni të pyes z. Politis, nëse qysh prej pushtimit grek të Çamërisë, a është krijuar një shkollë e vetme shqiptare?

POLITIS: Nuk do t`i përgjigjem kësaj pyetje dhe ju mohoj çdo lloj të drejte që të trajtoni këtu problemin e pakicave. Unë konstatoj se ju vazhdoni në gabimin me të cilin keni filluar.

MEHDI FRASHËRI: Megjithatë çështja e pakicave është një nga të drejtat publike të Lidhjes së Kombeve. Çdo anëtar i Lidhjes ka të drejtë ta ngreje këtë problem. Në rast se nuk është kështu, kjo e drejtë duhet mohuar në mbështetje të së cilës qeveria shqiptare ka tërhequr vëmendjen e Këshillit mbi shmangiet nga rregullat e statutit të pakicave.....

{Cituar nga -Një rrugë ende pa krye-, përkthyer nga av. Agim Tartari, Tiranë 2000}



2- Ja krimet e grekëve.

Edhe po të marrim të mirëqenë -krimet- imagjinare që gjoja na paskan kryer çamët kundër grekëve, prap statistikat që tregojnë krimet e grekëve ndaj shqiptarëve janë shumë të larta dhe kalojnë çdo lloj -fashizmi- apo -nazizmi-. Le të citojmë pra një statistikë për krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Kështu sipas të dhënave të publikuara në Kongresin Çam të zhvilluar në Vlorë më 24 - 25 qershor 1945, krimet e bandave grekë të udhëhequr nga Kamara, Kaço, Naqis, Cakis, Miçis, Karallambras, 4 vëllezërit Pandazis, Zoto, Vito, Ballumi, Delijamaqi etj, të drejtuar nga terroristi Napoleon Zerva, ndër të tjera janë:

-1270 burra të vrarë.

-350 gra e fëmijë të vrarë.

-4700 veta të vdekur gjatë shpërnguljes.

-61 fshatra të djegura me rreth 5.800 shtëpi.

Dëme pasurore:

-17 mijë bagëti e vjedhur.

-800 lopë e qe të vjedhura.

-425 kuaj të ngordhur.

-127 mijë kokë bagëti e imët e therur ose e ngordhur gjatë emigrimit.

-1200 lopë të therura apo të ngordhura gjatë emigrimit.

-1 milion e 730 mijë okë drithëra të lëna në shtëpi {dmth të vjedhura nga grekët}.

-prodhimi i vitit 1945 i llogaritur në 4 milion okë drithëra, 7 milion okë misër dhe rreth 3 milion okë vaj.

{Cituar sipas gazetës -Bashkimi- nr 230, datë 26 shtator 1945, librit të Albert Kotinit -Çamëria denoncon-, Tiranë 1999 dhe një botimi tjetër të vitit 1947}.



Spastimi etnik nuk mund të justifikohet me asnjë -argument-.

Ajo që ndodhi në Çamëri 58 vjet më parë ishte një genocid dhe spastrim etnik, i kryer në rrethana të favorshme të Luftës së Dytë Botërore. Fakti që qeveritë e ndryshme greke i përmbahen të njejtës pikëpamje përsa i takon -kolaboracionizmit- të çamëve, do të thotë se të gjithë ata përkrahin linjën terroriste të Napoleon Zervës, prandaj jo më kot ata i kanë ngritur edhe një monument kriminelit të tyre. Për të gjitha qeveritë greke, ka qenë dhe është i domosdoshëm vetëm një justifikim sado kot që të jetë ai, në mënyrë që ta quajë -të mbyllur- këtë çështje. Por në thelb grekët nuk lëvizin aspak nga pozitat e tyre të përkrahjes së terrorizmit. Është për t`u kujtuar gjithashtu se masakrat e kryera nga Millosheviçi në Kosovë nuk dallojnë shumë nga ata të kryera nga Zerva në Greqi dhe të përkrahura nga Papandreu {i riu dhe i vjetri}, Micotaqos-i, Simitis-i, etj.



-Minoriteti grek- dhe keqpërdorja e tij

Përveç -argumentit- fetar, në pretendimet e tyre ndaj Shqipërisë, grekët mbështeten edhe tek i ashtuquajturi -minoritet grek- në Shqipëri.

Libri objekt polemike, por dhe librat e tjerë -vorio - epirotë-, i kanë kushtuar rëndësinë maksimale -problemit- të minoritetit grek në Shqipëri dhe -qëndresës- së tij në shekuj. Grekët nga ana e tyre, ndërsa janë më poterexhinjtë për të kërkuar të drejta për -minoritetin grek- në Shqipëri, janë më diskriminuesit dhe më shtypësit për minoritetet e tjera që banojnë në Greqi, qofshin këta autoktonë apo jo. Greqia është mbase ndër vendet e pakta në botë që ka mohuar çdo lloj ekzistence të minoriteteve në territorin e saj, në një kohë që dihet që -kombi grek- është kombi më laraman përsa i takon anës genetike të tij.

Qysh prej njohjes së Shqipërisë shtet i pavarur nga Fuqitë e Mëdha më 29 korrik 1913, Greqia e përqendroi politikën e saj në atë që ajo e ka quajtur -persekutimi i minoritetit grek- në Shqipëri. Është ndoshta një politikë e ngurtë që nuk ka shkrirë asnjëhere. Në këtë mënyrë, shteti shqiptar, qoftë monarki apo republikë, qoftë me regjim demokratik apo komunist, është akuzuar gjithmonë nga shteti grek se -përndjek pakicën greke- dhe përpiqet ta -asimilojë- atë.

Ndër -detyrimet- e Shqipërisë për të mirëtrajtuar -minoritetin grek-, historiografia greke përmend:

-Protokollin e Korfuzit, datë 17 maj 1914.

-Protokollin e Kapshticës, datë 28 maj 1920 {pika e dytë ku bëhet fjalë për shkollat greke për greqishtfolësit} .

-Pranimi nga përfaqësuesi shqiptar në Lidhjen e Kombeve Fan Noli më 2 tetor 1921 se ekziston minoriteti grek në Shqipëri.



Intermexo historike: Origjina e -minoritetit grek-.

Origjina e greqishtfolësve të Shqipërisë është një origjinë e provuar tashmë. Ajo që është e sigurtë dhe e pakundërshtueshme është fakti se nuk ka ndonjë origjinë greke.

1-Në buletinin -Studime Historike-, 1991, nr 3-4 {Tiranë 1994}, është botuar materiali i autorit Ferid Duka me titull -Realiteti etnik i Dropullit në burimet historiografike të shek. XVI-, sipas defterit osman të regjistrimit të pronave dhe popullsisë të sanxhakut të Vlorës i vitit 1520.

Sipas këtij materiali, krahina me emrin gjeografik -Dropull- ishte e ndarë në dy njësi administrative: në nahijen e Dropullit dhe atë të Vllehëvë {Iflakllar}. Emrat kryesorë që hasen në trevën e Dropullit janë karakteristikë të hapësirës shqiptare si Gjin, Gjon, Gjinush, Dedush, Martin, Dedë, Dodë, Llesh, Shtin, Gjokë etj. Po kështu mund të thuhet edhe për mbiemrat si Bardhi, Bishani, Djaloshi, Shpata, Besa, Zoti etj.

Statistikat për fshatrat Goranxi e Sipërme, Zervat, Asharat, Goranxi e Poshtme, Vodhinë, Koshovicë, Gjergucat{Jorgucat}, Bodrishtë, Terihat, Lugar, Goricë, Garpsh{Grapsh}, Letovinë, Dhuvjan, Llovina, Frashtan i Poshtëm, Krina, Dervishan, Haskovë, Vanishtë dhe Sofratikë, provojnë autoktoninë shqiptare të këtyre fshatrave.

Nga të gjitha këto të dhëna mungon tërësisht elementi greqishtfolës deri në vitin 1520.

Ndërsa në buletinin -Studime Historike-, 1992, nr 1-4 {Tiranë 1995}, është botuar materiali -Nga defteri osman i sanxhakut të Delvinës i vitit 1583-, përkthyer e transkriptuar prej Vexhi Buharasë. Ky përkthim përfshin 64 fshatra si Kamenicën, Qesaratin, Finiqin, Nivicën, Kakodhiqin, Likurësin, Gardhiqin etj si dhe qytetin e Delvinës.

Janë të njejtat emra dhe të njejtat përfundime si rasti i sipërcituar. Në bazë të këtyre dokumentave dhe të tjerave pas tyre, provohet se elementit të mëvonshëm greqishtfolës i mungon autoktonia. Në këtë mënyrë lidhja që bëjnë grekët me lashtësinë është e pavërtetë dhe qesharake.

2-Sipas autorit Jakov Milaj, greqishtfolësit e Shqipërisë janë vllehë dhe pak shqiptarë të greqizuar nga presioni i fortë i kishës greke, të cilët kanë qenë bujq në tokat e pronarëve shqiptarë në Vurg e Dropull {shih -Raca shqiptare-, Tiranë 1944}. Për Milaj-n, në Vurg kemi pasur të bëjmë edhe me disa familje bujqish grekë të ardhur për të siguruar bukën e gojës.

Nuk është pa rëndësi të thuhet se elementi greqishtfolës në Shqipëri, është element i papronë. Kjo shpjegon edhe më mirë karakterin sezonal të vendosjes së tyre.

Popullsia greqishtfolëse ka qenë e përqendruar në krahinat e Vurgut dhe Dropullit. Nga ana tjetër është spekullim i historiografisë greke teoria që i bën grekë të gjithë ortodoksët e Shqipërisë dhe për të quajtur -kriptogreke- të gjithë shqiptarët që banojnë në Shqipërinë jugore.



-Argumentet- greke

Grekët nuk kanë asnjë provë për të provuar -lashtësinë- e -vorio - epirotëve- të tyre. Të ashtuquajturit -vorio - epirotë-, janë disa pasardhës argatësh me mangësi të theksuara intelektuale apo kulturore, të cilët në regjimin e Enver Hoxhës patën një farë ngritje në krahasim me pozitën e mëparshme. Është për t`u çuditur që pikërisht për këtë kohë, grekët ankohen më tepër. Gjithashtu është për t`u vënë në dukje se -minoritetit grek- në Shqipëri i mungon hapësira qytetare. Të paktë janë minoritetet në botë që t`i mungojë hapësira qytetare, ose thënë ndryshe të paktën një qytet ku të jetojnë me shumicë apo pakicë të përfillshme elementë minoritarë.

Në kushte të tilla, historiografia greke ka ndërtuar një skemë të posaçme për të vërtetuar -lashtësinë e minoritetin grek në Shqipëri-. Dy elementë të kësaj skeme janë shkollat greke gjatë kohës së Perandorisë Osmane dhe numuri i kishave ortodokse në Shqipëri. Në kuadër të kësaj skeme, të gjithë frekuentuesit e shkollave greke dhe kishave emërtohen drejtpërdrejt si grekë. Kështu libri objekt polemike, jep me shifra të gjitha shkollat greke të hapura në Shqipëri në kohën e Perandorisë Osmane në Korçë, Delvinë, Përmet, Gjirokastër etj, pa dhënë asnjë shifër se sa -grekë- kanë studiuar në këto shkolla. Edhe një grekoman si Vasil Kondi {i riu}, në librin e tij -Greqia dhe Shqipëria në shekullin e XX-, i përmbahet përpikshmërisht kësaj teorie. Për Kondin në vitin shkollor 1925 - 1926 në Shqipëri kishte pasur 78 shkolla greke me 113 mësues dhe në vitin shkollor 1932 -1933, 10 shkolla me 11 mësues.

Sipas Kondit dhe sipas librit objekt polemike, Shqipëria duhej t`i mbante shkollat greke edhe kur të gjithë nxënësit ishin shqiptarë.

Është për t`u kujtuar se më 16 qershor 1923 në Këshillin Kombëtar, kryeministri Ahmet Zogu ka deklaruar se në këtë kohë në Shqipëri kishte 435 shkolla fillore dhe 3 të mesme dhe nga këto 27 ishin greke dhe vepronin në prefekturën e Gjirokastrës. Nga kjo e dhënë del që Kondi dhe grekët e kanë rritur qëllimisht numurin e shkollave greke në Shqipëri, ndonëse në prill 1933 janë mbyllur të gjitha shkollat private në Shqipëri.

Përsa i takon statusit të minoritetit grek, duhet thënë se deklarata e 2 tetorit 1921 e Fan Nolit ishte marrë në kushte të vështira për palën shqiptare, duke parasysh vetëm gjuhën e folur dhe jo qënien e vërtetë etnike të greqishtfolësve. Në këtë kohë qeveria shqiptare kishte nxjerrë edhe statistikën për -greqishtfolësit ortodoksë- dhe që sipas saj nuk ishin më shumë se 16 mijë vetë.

Gjithashtu duket që grekëve nuk u ka pëlqyer që Mbreti Zog e lidhte gjithmonë çështjen e grekofonëve në Shqipëri me të drejta e popullsisë çame në Greqi, e cila sipas grekëvë nuk duhej të kishte asnjë të drejtë pasi do të -bashkëpunonte- me fashistët pas shumë vjetësh{!}.



Persekutimi imagjinar i -minoritetit grek- në Shqipëri.

Historiografia, kisha dhe politika grek vazhdimisht e kanë pasur dhe kanë në plan të tyre të bërtasin e të derdhin lotë krokodili për -persekutimin e vorio - epirotëve- në Shqipëri. Natyrisht që edhe në librin objekt polemike s`mund të ndodhte ndryshe.

Njëfarë Arqile Anthemidhis thotë që nga -Vorio - Epiri- janë largua 100 mijë -vorio - epirotë-, në një kohë që këta të fundit kanë qenë rreth 30 mijë. Në këtë mënyrë i bie që të kenë kaluar planin 70 mijë fantazma -vorio - epirote-.

Ndërsa më karagjoz dhe më qesharak është bërë njëfarë Ilia Leka, që pretendon se është -vorio - epirot-. Sipas këtij në kohën e regjimit të Enver Hoxhës na qenkan larguar 100 mijë -vorio -epirotë-, 25 mijë qenkan futur nëpër 37 burgje, dhe 10 mijë të tjerë paskan humbur. Ilia është kaq i pasigurtë në gënjeshtrën e tij sa që thotë herë pas here -nuk po ju gënjej-. Një nga përrallat e Ilias është edhe ajo ku ai thotë se një -vorio - epirot- për t`i shpëtuar -ndjekjeve- kishte udhëtuar për tre ditë rreth 300 kilometra.

Duhet thënë se në regjimin komunist jo vetëm që nuk ka pasur -persekutim- të greqishtfolësve, por ata kanë qenë edhe të llastuar nga regjimi komunist, për vetë parimet internacionaliste marksiste - leniniste që ndiqte ky regjim. Mjafton të kujtojmë këtu faktin se mjaft greqishtfolës u integruan në pushtetit komunist dhe shumë e shumë të tjerë u bënë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Disa prej tyre madje u bënë persekutorë të shqiptarëve. Kuadrot e dala nga gjiri i greqishtfolësve u shquan për besnikërinë absolute ndaj pushtetit komunist në dëm të shqiptarëve. Ndërsa në postin më të lartë u ngjit zv/kryetarja e Kuvendit Popullor Vitori Çuri.Le të bëjnë grekët njëherë një çam nënkryetar të parlamentit grek, siç bëri edhe Enver Hoxha një greqishtfolëse.

Të mos harrojmë gjithashtu sistemin e shkollave 8 vjeçare dhe të mesme që ekzistonin në kohën e Enver Hoxhës, apo katedrën greke të universitetit të Gjirokastrës. Të mos harrojmë se për shumë vjet drejtues i lartë dhe më pas ministër i mbrojtjes ishte greqishtfolësi Kiço Mustaqi, etj. {Mund të vazhdonim edhe me shembuj të tjerë të integrimit të greqishtfolësve në piramidën e pushtetit komunist pasi shembujt janë të shumtë}.

Mund të duket paradoksale por është e vërtetë së më të persekutuar e të vuajtur në shtetin e tyre kanë qenë vetë shqiptarët.

A nuk ishte koha e Enver Hoxhës që bëri të mundur daljen e greqishtfolësve nga barakat e përkohshme ku ata jetonin dhe krijimin e kushteve të jetesës? Për çfarë persekutimi mund të flitet këtu. A nuk dilte -Llajko Vima- në kohën e Enver Hoxhës?

Është për t`u kujtuar po ashtu se udhëheqësi komunist Enver Hoxha i përmbahej teorisë së -Dy popujve miq- midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Hoxha nuk mungonte gjithashtu të bënte veprime prej karagjozi kur fliste ndonjë fjalë greqisht kur vizitonte e kur mbante fjalime në Dropull. Për Hoxhën -miqësia jonë me popullin grek është e lidhur me gjakun e derdhur në luftën për liri e pavarësi kundër të njejtëve armiq-{shih -Dy popuj miq-, fjalimi i 22 marsit 1978 në Grapsh}.

E ashtuquajtura teori fikse e -persekutimit të minoritetit- grek ka vazhduar edhe në vitet e pluralizmit. Edhe në këto vite u fol për atë shifrën që nuk lëviz ndonjëherë të -400 mijë grekëve që banojnë në Shqipëri-.

Të njejtat fjalë qarkulluan përsëri, dmth -mbyllja e shkollave-, -persekutimi i minoritetit- etj. Për librin objekt polemike, krijimi i -Omonia--s dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e 31 marsit 1991 ishte fitore për çështjen e -Vorio - Epirit-.

E ndërsa nuk vonohet të theksohet -persekutimi-, nga ana tjetër thuhet se organizatat -vorio -epirote-, në kulmin e këtij -persekutimi- veprojnë lirisht në Shqipëri.



-Minoriteti grek- instument provokues në duart të qeverisë greke

Mjafton të shikosh gazetat e greqishtfolësve në Gjirokastër dhe Sarandë e do të bindesh se si përdoren greqishtfolësit e pakët në Shqipëri nga politka greke për qëllimet e saj. Në të gjitha numurat e këtyre gazetave flitet hapur për -Vorio - Epirin- apo për Greqinë e Madhe. Madje tentohet të barazohet çështja e tyre me atë të Kosovës. -Minoriteti grek- nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë urë bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë, sepse nuk ka interes Greqia për një gjë të tillë. Përvoja dhe e kaluara e kanë treguar gjithmonë këtë gjë.

Nuk kanë kaluar shumë vite nga masakra e Peshkëpisë dhe nga gjyqi i të pestëve.

Gjithashtu është për t`u kujuar se eksponentë të rëndësishëm të këtij -minoriteti- si Panajot Barka, Vangjel Dule etj, kanë spikatur si në rrebelimin e 1997-s, ashtu edhe si shoqërues të parë të Sebastanosit apo Janullatosit.



Pikpamja greke për ngjarjet e marsit 1997 në Shqipëri

Në librin objekt polemike ishte e natyrshme se nuk mund të liheshin pa u trajtuar edhe ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri. Siç edhe pritej kapitulli për ngjarjet e marsit 1997 titullohej -revoltat e marsit 1997- dhe është shkruar nga Arqile Kesopulo. Fotoja e parë që e hap këtë kapitull është ajo e Sebastianosit me një grup fëmijësh -vorio - epirotë- në shkurt 1993, dalë në anën greke të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë.

Sipas autorit Kesopulo dhe përgjithësiht sipas pikëpamjes greke, si shkak për -revoltën e marsit-, merret -armatosja e një popullsie që ndodhej 200 kilometra në veri të Tiranës- dhe shtirja e këtij -kontigjenti të armatosur njerëzish deri në Elbasan-. Në këtë mënyrë sipas grekëve merr jetë përralla e dy etnive të ndryshme në Shqipëri të ndara sipas tyre jo vetëm gjeografikisht nga lumi Shkumbin.

Në funksion të kësaj, ajo që ndodhi në jug të Shqipërisë quhet reagim i -vorio -epirotëve- kundër dhunës së -veriut shqiptar-. Shikoni pra sa të rrezikshme dhe të thella janë -punët- për grekët. Në këtë kuadër sipas tyre -vorio - epirotët filluan të mbrojnë çështjen e tyre-.

Në faqen për ngjarjet e vitit 1997, përmendet edhe njëfarë Vasilio Kukias, me detyrën e presidentit të shoqatave -vorio - epirote- që veprojnë në Selanik. Sipas tij në ngjarjet e vitit 1997 janë larguar për në Selanik -60 mijë vorio - epirotë-. I shkreti Kukias, nuk e di ose nuk do t`ia dijë që në Shqipëri realisht nuk banojnë më shumë se 30 mijë greqishtfolës. Në këtë mënyrë kanë kaluar planin edhe 30 mijë fantazma -vorio - epirote-.

Në lidhje me ngjarjet në fjalë pikpamja greke i jep një rëndësi të posaçme, -vijueshmërisë- historike të ngjarjeve. Për grekët ajo që ndodhi më 1997-n në Shqipëri është diçka e njejtë me atë që ka ndodhur më 1914, kohë kur bandat grekë nën maskën e -epirotëve-, dogjën jugun e Shqipërisë dhe shpallën të ashtuquajturën -autonomi- zografiste të -Vorio - Epirit-. E ashtuquajtura -çështje e parave- pothuajse nuk përmendet fare në libër. Kjo tregon se sa kot ka qenë ajo çështja e kthimit të parave në vitit 1997.

Nga ana tjetër ajo që merr një vlerësim nga grekët është bashkëpunimi i asaj pjese të politikës shqiptare me grekët, për përmbysjen e pushtetit dhe për ta kthyer Shqipërinë në një koloni të Greqisë. Është për t`u theksuar se të gjitha botimet grekë, këmbëndulin se ngjarjet e vitit 1997 kanë qenë një -kryengritje vorio - epirote-, pa mundur të realizohet plani për shkëputjen e gjysmës së Shqipërisë dhe aneksimin e sak nga Greqia. Më poshtë do të japim shkaqet se pse nuk u ndërmor ky plan. Historia nga ana e saj do të shënojë më të zeza të gjitha emrat e politikanëve dhe personave të tjerë të vënë në shërbim të Greqisë për katastrofën e vitit 1997. Por nuk duhet të harrohet se komitetet e shpëtimit, parti politike, etj drejtoheshin nga njerëz që janë aktivë edhe sot në shoqërinë shqiptare. Po ashtu është për të ardhur keq që shërbimi sekret grek EYP, ka shtirë fijet e tij në Shqipëri.

Ashtu si edhe herë të tjera grekët kanë vepruar me armët e tyre të njohura si kisha dhe ushtria. Kështu për shembull gazeta -Makedonia- e Selanikut datë 7 mars 1997 njofton se mitropoliti i Drinopulit Andreas ka lëshuar thirrjen:

-Kemi nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, për mbrojtjen e minoritetit grek. Duhet të rrënbehen armët për përmbushjen e borxhit kombëtar.-

Është rasti pra të kujtojmë se ajo që i ndodhi Shqipërisë më 1997 nuk ishte një tragjedi e padëgjuar dhe e paplanifikuar nga shteti grek nëpërmjet organizmave të tij të specializuara. Meqenëse libri objekt polemike jep shkurtimisht ngjarjet e 1997 duke u mjaftuar vetëm të thotë se këto ngjarje -ishin kryengritje vorio - epirote- dhe nuk përmendend emrat e politikanëve shqiptarë që bashkëpunuan me ta{mbase për t`i ruajtur ato} që drejtuan dhe udhëhoqën rrebelimin e 1997{që gjithsesi njihen të gjithë}, do bëjmë disa citime nga shtypi grek dhe ai turk në lidhje me ngjarjet në fjalë.

Gjithsesi komploti greko - komunist i vitit 1997 kundër Shqipërisë, i nisur me sulmin mbi godinën e SHIK-ut në Vlorë dhe i vazhduar me shthurjen e shtetit shqiptar, është një moment në historinë e Shqipërisë, i cili po nuk pati vëmendjen e duhur apo të tentohet të harrohet, shton shanset për një ripërsëritje të tij me të njejtat objektiva.



-Stohos- për Greqinë e Madhe-. Pretendime edhe ndaj Italisë

Gazeta -Stohos- njihet si përcjellëse e mendimit shovinist në Greqi, por edhe si paralajmëruese e veprimeve të mundshme për të ndodhur. Artikulli i mëposhtëm është i datës 15 Qershor 1996 me titull:-Si mund të ringjallet Perandoria Bizantine e kombit grek-. Ja pjesa më kryesore e tij.

-Roma i dhuron Shqipërisë Çamërinë. Në Greqi nuk ka zonë me emër Çamëri. Ndoshta Çamëria ndodhet përtej Tiranës ose Ankonës në Itali, të cilën në se do Italia t`ia japë Shqipërisë. Ne në Greqi nuk kemi as çamër dhe as Çamëri. Dihet tashmë fakti se Italia së bashku me Austrinë kanë patur si qëllim dhënien e Epirit të Veriut shtetit të ri shqiptar, të krijuar në vitin 1912. Shqiptarët të cilët përbëhen nga farëra dhe popuj të ndryshëm, inekzistent si komb, ......u bënë komb dhe shtet i lirë me ndihmën e Italisë dhe të Austrisë në dëm të helenizmit..... Shqiptarët kanë grabitur tokën greke, Epirin e Veriut si dhe shqiponjën me dy krerë të flamurit bizantin...Tashmë ka dalë edhe historia e Çamërisë inekzistente në Greqi. ...Dihet tashmë që çamët kanë bashkëpunuar me fuqitë e bllokut qendror si dhe kanë kryer krime të shumta në dëm të grekëve. Pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të krimeve dhe masakrave që kishin bërë,ata nuk mund të qëndronin më në Greqi dhe shkuan në Shqipëri,e cila së bashku me Italinë drejtuan luftën kundër Greqisë. Kështu çështja e këtyre -çamëve- u mbyll njëherë e përgjithmonë. Përpjekjet e Italisë për Çamërinë janë vetëm dokrra. Kjo e fundit nuk mund të shkëpuste më tokë greke për t`ia dhënë Shqipërisë. Këtij qëllimi ata nuk do t`ia arrijnë kurrë jo vetëm për shkak të rezistencës greke por edhe për arsye se pas pak kohësh Italia do të pushojë së ekzistuari si shtet me këtë emër. Në një të ardhme të afërt, do të flitet vetëm për gadishullin italik (njësoj si gadishulli Ballkanik), e jo më si shtet Italian. Shpërbërja e Italisë pothuajse ka filluar. Liga e Veriut pothuajse ka krijuar shtetin e vet me emrin Padania, me kryeqytet Milanon. Italia do të përbëhet nga tre shtete:

Në veri Padonia,në mes shteti i Italisë qendrore me emrin Republika Latine me kryeqyetet Romën dhe shteti i tretë ai i Jugut i cili do të përmbledhe rajonet e Puglias së poshtme, Kalabrisë, ishullit të Siçilisë, Stropolit Pantelerisë etj.

Për shtetin e Italisë së Jugut e dimë që do të quhet Greqia e Madhe dhe do të jetë shtet grek me kryeqytet Taranton dhe nën/kryeqytet Sirakuzën. Popullsia e Greqisë së madhe është me origjinë greke dhe po ndërgjegjësohet çdo ditë, kështu rikthimi i helenizimit është çështje kohe.

Rikthimi i ortodoksisë në Greqinë e Madhe e Siçili, do të ndihmojë shume në ç'latinizimin e banorëve të cilët Papati i latinizoi në fe dhe gjuhë. Vitet që po vijnë janë vitet e helenizimit, i cili përsëri do të luajë rolin e tij krijues e historik. Për të luajtur këtë rol në rradhë të parë helenizimit i duhet të fitojë tokat e humbura të cilat sot ndodhen jashtë kufijve aktualë të Greqisë, në drejtim të veriut në vijën: Lumi Shkumbin (në Shqipëri)-Krusovo-Vilazona (ne Maqedonine e Veriut)-Filipupoli, Aktopoli (Thraka e Veriut)- Stamboll (në Thrakën Lindore). Në Lindje Greqia do të shtrihet në vijën: Iraklio (në Azinë e Vogël)- porti i Sagarius-Ikomo-Ekvoles, në lumin Kalimandhru (Kilikia--Qipro). Në Veri-Lindje: pondet do të bashkohen me Greqinë dhe do të kenë si kryeqytet Stambollin, njëkohësisht edhe qendra e ortodoksisë boterore.

Ne etapën e dytë, helenizmi do të përfshihet në vatrat atërore dhe do të krijojë perandorinë Bizantine, duke filluar nga deti Turin (Greqia e Madhe) deri në lumin Danub, nga Pondet në Kaukaz, Andioqia, Qipro dhe Aleksandria me rrethinat e saj. Rikthimi i Perandorisë Bizantine do të arrihet në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 21-të dhe për këtë arsye ky shekull do të jetë edhe shekulli i helenizimit. Të gjithë turqit do të kthehen në vendin e tyre në Turkistan, bullgarët në lumin Vollga, dhe shqiptarët do të asimilohen të gjithë midis nesh dhe Serbisë së Madhe (sepse janë njerëz pa troje). Popullsia greke që jeton në Pondet si kriptokristiane do të çlirohet dhe do të bashkohet me Greqinë e Madhe d.m.th. me Perandorinë Bizantine e cila nuk do të njohë as minoritete të huaja, as besime fetare të huaja dhe as gjuhë të huaja, perveç një kombi të bashkuar helen, fesë ortodokse dhe gjuhës greke.-

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2005 17:10
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Tė mos harrojmė atė qė na kanė bėrė dhe atė qė po na bėjnė grekėt.

Duke shfletuar vëllimin e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull -Vendet e dhimshme të Greqisë. - Dëshmitarët e Vorio - Epirit dhe të vllehëve-.



Nga Kastriot Dervishi.





Kush pengoi -autonominë e Vorio - Epirit- më 1997?

Është rasti sërish për t`u kujtuar se një pengesë të madhe për realizimin e planeve të vjetra të Greqisë luajti Turqia. Nga ana e tyre grekët nuk kanë një mendim të prerë se pse nuk u realizua e ashtuquajtura -autonomi e Vorio - Epirit-, por herë akuzojnë {sa për sy e faqë} politikën grekë dhe hërë rolin e ditur të Turqisë në rajon.

Kështu kanali televiziv grek -Tele Nora- më 8 Mars 1997, në lajmet e orës 17:00, bënte të ditur:

-.. Greqia nuk mund të ndërhyjë zyrtarisht për arsye të rrezikut të një sulmi të mundshëm nga ana e Turqisë në mbojtje të aleatëve të tyre historikë.-

Ndërsa në kulmin e rrebelimit, më datën 17 Mars 1997, kryeministrja turke Tansu Çiller deklaroi para gazetarëve në Ankara:

-Turqia nuk do të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve për të përçarë Shqipërinë. Për ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të krizës qeveria turke ka intensifikuar veprimtarinë e saj në interes të Shqipërisë, në NATO, OSBE dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.Turqia është gati të zerë vendin e saj në çdo forcë ndërkombëtare apo në çdo projekt që do të hartohet për këtë qëllim.Gabimi që u bë me Bosnjën nuk duhet të përsëritet në Shqipëri. Në këtë kuadër Turqia do t`i japë Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme si në planin politik, ekonomik ashtu edhe ushtarak-{gazeta turke -Hyrriyet- 18 mars 1997}.

Të nesërmen e deklaratës së zonjës Çiller, gazeta turke -Zaman-, botoi një artikull në lidhje më ngjarjet në Shqipëri sipas disa të dhënave të Shërbimit Informativ Turk.

Sipas Agjencisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare (INAF), veprimtaritë e fshehta greke kanë qenë nën survejimin e Shërbimit të Fshehte Turk (MIT).

Më poshtë jepet pjesa më e rëndësishme e artikullit:

-MIT ka zbuluar se Greqia ka planifikuar,në mënyrë të veçantë në dy vjetët e fundit, të përgatisë minoritarë grekë në pjesën greke të Ishullit të Qipros.

Rreth 200 të rinj minoritarë greke nga -Epiri i Veriut- janë trajnuar si oficerë policie dhe agjentë të fshehtë në Qipron greke. Raportohet se një pjesë e parave të mbledhura nëpërmjet fushatës së organizuar nga Kisha Greke Qipriote janë dërguar në Shqipëri.

100 gra të reja, janë trajnuar si infermiere nën maskën e trajnimit për shërbime sociale.

Ndërkohë, është zbuluar që agjentët e Shërbimit Sekret Grek - EYP, kanë kaluar kufirin dhe janë vendosur nëpër Kishat Orthodokse me rrobën e priftërinjve që në vitin 1993. Në vitet 1995 - 1997, një mijë të rinj shtetas shqiptarë me origjinë greke, kanë kaluar kufirin për arsye të ndryshme për t`u trajnuar si komando, si dhe 40 vetë nga ta grekë janë specializuar se si të organizojnë rrebelimin. Përsëri ka raporte se Greqia ka furnizuar minoritetin grek me njëmijë armë. Qarqe diplomatike paraqesin shqetësimin se Greqia po përpiqet që të krijojë në jug të Shqipërisë një situatë të ngjashme me atë në Qipro-.

Shkrimi i mësipërm nxiti një takim të 18 kryetarëve të shoqatave shqiptaro-turke që veprojnë në Stamboll të takoheshin me Presidentin turk Demirel.

Në këtë takim zoti Demirel i siguroi shtetasit e tij me origjinë shqiptare se Turqia po e ndiqte me vëmendje të madhe situatën dhe se askush nuk do të guxonte qoftë edhe të mendonte që të merrte një pëllëmbë toke nga Shqipëria.

Në të njejtën ditë u organizua edhe një takim i tre diplomatëve shqiptarë të akredituar në Turqi me personalitete të larta turke të cilat përsëritën të njejtin angazhim si edhe Presidenti i Republikës Turke.

Pak orë më vonë, diplomatët u njohën me një draft të përbërë prej 12 pikash të hartuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke lidhur me aksionin që do të ndërmerrej në lindje të Greqisë në rast të një agresioni të kësaj të fundit ndaj Shqipërisë.

Pas këtij njoftimi grekët ndryshuan menjëherë qëndrimin e tyre në lidhje më -zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Më 29 mars 1997, pas një takimi urgjent me Shefin e Përgjithshëm të Shtabit të Turqisë, gjeneralin Ismail Haki Karadagi, Kryeministria Çiller deklaroi përsëri para shtypit:

-Turqia është e vendosur të ruajë integritetin territorial të Shqipërisë, dhe nuk mund të qëndrojë pasive ndaj ngjarjeve që kërcënojnë copëtimin e Shqipërisë. Përkeqësimi i situatës në Shqipëri është i palejueshëm dhe do të ishte turp për Evropën,ndaj nga ana e saj Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka për stabilizimin e gjendjes në Shqipëri.-

(Marrë nga e përditshmja turke -Turkish Daily News- 30 Mars 1997).



Si i zgjodhi Kranidiotis drejtuesit e -Omonia--s në vitin 1998?

Kapitulli i fundit i librit objekt analize, i kushtohet -zgjidhjes së çështjes vorio-epirote-.

Ndër të tjera në këtë kapitull thuhet se -kërkohet politikë e pastër për -Vorio - Epirin-. Politika greke shfaq në këtë mënyrë synimet e saj për të barazuar problemine Kosovës me atë të -Vorio-Epirit-, dhe më çështjet e -ngjashme- nacionale në Ballkan. Sipas autorit anonim të kësaj faqeje, -grekët nuk janë shfaqur të vendosur në realizimin e planeve të tyre-. Madje ky autor kritikon edhe politikën greke, të cilën e quan -të shashtisur-.

Nga ana tjetër ai shquan se forca grekëve -janë vorio-epirotët dhe jo veprimet e deritanishme të politikës greke-.

Për autorin në fjalë, -çështja e Kosovës dhe e Vorio - Epirit, duhet të kalojnë në rrugë paralele-.

Natyrisht kjo pikpamjë greke nuk është ndonjë gjë e re dhe e pathënë ndonjëherë. Kështu mund të kujtojmë se ka qenë kryeministri grek Kostandin Micotaqis që më 14 korrik 1993, i cili në -ultimatumin- e tij të kësaj date drejtuar qeverisë shqiptare, i kërkonte ndër të tjera kësaj të fundit edhe barazimin e çështjes së Kosovës me atë të minoritetit grek në Shqipëri. Në atë kohë kjo teori e Micotaqosit, u përqafua nga elementët grekofilë, ndër të cilët ishte edhe Ben Blushi, i cili shkruajti edhe artikullin -Kosova greke në Shqipëri-.

Në libër jepen gjithashtu edhe fjalët e ministrit grek të Mbrojtjes Xohaxopullos, cituar{jo pa qëllim} nga -Llajko Vima- e datës 2 prill 1998:

-Ne kërkojmë të drejtat e njeriut për minoritetin grek siç i kërkon Shqipëria për Kosovën. Duhet të ketë autonomi për Vorio - Epirin sepse vetëm kështu ka qetësi ai popull-.

Te njejtin problem, ministri grek e ka ngritur edhe në një mbledhje ndërkombëtare të zhvilluar në Vjenë, ku ka thënë:

-Në qoftë se shqiptarët e Kosovës kërkojnë të drejtat e tyre, e njejta gjë duhet bërë edhe për grekët e Shqipërisë-.

Tani që Kosova është e lirë nga pushtuesit serbë, për grekët ka ridalë më me forcë në skenë përsëri teoria e -çështjeve paralele-. Në këtë pikë ajo që ia vlen të theksohet është vetëm fakti se nuk mund të ketë paralelizëm midis çështjes së një populli që jeton me mijëra vjet në trojet e veta dhe një elementi të dobët popullsie greqishtfolëse, e ardhur{një pjesë} si argate në tokat e pronarëve shqiptarë jo shumë vjetë më parë.



Panajot Barka për -Kosovën greke-

I shumë njohur tashmë si shpalosës i platformave me të ndyra antishqiptare, Panajot Barka, shfaqet përherë në faqet e shtypit të ashtuquajtur -vorio - epirot- në Greqi dhe në gazetat progreke të Tiranës. Një -pikpamje- e hedhur nga Panajot Barka në vitin 1999, në vijim të krijimit të -Kosovës greke- ishte edhe ajo e -një Rambujeje për Vorio - Epirin-. Ky artikull u botua fillimisht në gazetën -Llajko Vima- më 18 shkurt 2001 dhe më pas u ribotua në të gjitha gazetat -vorio - epirote- të Greqisë. Ndër të tjera Barka thotë:

-Përfundimet historike në lidhje me Kosovën duhet të jenë një shtysë për të na vënë në bashkëpunim me Fuqitë e Mëdha.....Çështja jonë është e njejtë me çështjen e Kosovës. Suksesi që arritën shqiptarët e Kosovës, duhet të arrihet edhe nga ne....Minoriteti grek ka historinë e vet dhe askush nuk mund ta ndalojë largimin nga Shqipëria. Gjithashtu askush në Ballkan nuk mund të na ndalojë që të kemi një tjetër -Rambuje-, me sa më shumë anë ku të kërkojë të flasi edhe -Omonia-. Para së gjithash duhet roli ynë i madh...që të mos jemi thjesht në duart e të tjerëve. Para se të arrijmë në një pikë krize, duhet të kemi një -Rambuje- të -Omonia--s në Shqipëri{dmth një kongres andartësh si ai i 2 marsit 1914 dhe që u propozua nga Barka në korrik 2000 - shënim}. Unë e kam të vështirë të shprehem për programet dhe manifestimet. Për këtë unë them që të paktën të gjejmë mundësinë që të mbyllemi diku në një kështjellë apo hotel....Deri sa të gjejmë një zgjidhje politike...mund të bëjmë një program që të na çojë në zgjidhjet që dëshiron -Omonia-...Mundet që qendra jonë kombëtare{Athina - shënim} të marri një pozicion....Një -Rambuje- tonën pra, që të fillojmë ndeshjen së bashku,...që të mundim të prekim forcën e historisë, të shkuarën dhe të ardhmen, që të hapim portën e vendimeve për të lënë atje vulën tonë...-.

Dhe porosi të tilla që jepte Barka me shokët e tij vinin pas instruksioneve të reja që morën ata nga Greqia dhe veçmas nga diplomatë të tipit Kranidiotis që i vizitonin ata shpesh në Shqipëri, madje duke i përzgjedhur edhe elementin drejtues.



Kranidiotis shef i diplomacisë greke apo i -Omonia--s?

Organizata e -minoritetit grek- në Shqipëri me emrin -Omonia-, u formua në fillim të vitit 1991, duke pasur në qendër të programit të saj mbrojtjen e të drejtave të këtij -minoriteti-.

Në fillimet e saj ajo pati edhe një konkurim elektoral, si pasojë e hapësirave të krijuara nga regjimi i Ramiz Alisë, në prag të zgjedhjeve të 31 marsit 1991, ku konkuronin edhe të gjitha organizatat dhe shoqatat.

Pikërisht nga kjo kohë, -Omonia- fitoi edhe 5 deputetë në Kuvendin Popullor të përbërë nga 250 vetë.

Në prag të zgjedhjeve të 22 marsit 1992, më 2 shkurt 1992, ishte Kuvendi Popullor që e përjashtoi me ligj qënien subjekte elektorale të shoqatave, organizatave dhe partive mbi baza etnike. Pas këtij momenti kemi formimin e PBDNj-së në kohë rekord.

Organizata -Omonia- që në fillim të jetës së saj u shndërrua për fat të keq në një intrument të rrezikshëm të politikës greke. Ajo veproi kryesisht nën urdhërat e Athinës dhe gradualisht u kthye në një organizatë që nuk dallon fare nga ata që veprojnë në Greqi dhe që njihen si -vorio-epirote-. Në shtypin e -Omonia--s dhe në gazeta e tjera afër saj, tashmë flitet masivisht me terma të tilla si -Vorio-Epir- -kishë greke në Shqipëri- etj. Eksponentë të rëndësishmë të këtij -minoriteti- dhe të -Omonia--s si Panajot Barka, Vangjel Papakristo, Theodhori Bezhani etj, u vunë shpejt në shërbim të Greqisë. Një pjesë e fajit të këtyre elementeve u provua në gjyqin e gushtit 1994, ndërsa pjesa tjetër nuk është e vështirë të shihet në shtypin e organizatave -vorio-epirote- në Greqi.

Shembull i qartë i keqpërdorjes së -minoritetit grek- në Shqipëri është edhe organizimi për shembull i konferencës së -Omonia--s më 18 mars 1998, në Gjirokastër nga zv/ministri i Jashtëm grek Kranidiotis.

Sipas librit që po analizojmë, Kranidiotis ka ardhur në Gjirokastër dhe ka zgjedhur Jorgo Laboviatidhin kryetar të -Omonia--s, Vangjel Dulen si nënkryetar dhe Vangjel Kriston si sekretar të përgjithshëm të organizatës. Ndërkohë që në kryesi Kranidiotis zgjodhi Jani Dakon dhe Kosta Barkën. Në këtë aktivitet ka mbajtur një fjalë edhe ish-zv/kryetari i -Omonia--s, Dhimitër Kiki.

Një vit më pas, Kranidiotis i dha mundësi Vangjel Dules të vihej në krye të -Omonia--s.

Me këtë akt, Kranidiotis, grisi edhe atë pak maskë diplomati që i kishte mbetur dhe doli edhe më hapur si një drejtues i organizatës -Omonia-.

Ndërkohë që po në të njejtin faqe të librit në fjalë janë shënuar disa -fjalë të urta- të priftit guerrilas Sebastianos i cili ndër të tjera thotë:

-Ju lutem shumë vëllezërve tanë vorio-epirotë, të qëndrojnë aty ku janë dhe të luftojnë{sipas mënyrës së Sebastianosit - shënim} për të drejtat e tyre-.

Kranidiotis ka vdekur në një aksident në vitin 1999. Është pët t`u kujtuar se atëherë gazeta -Zëri i Popullit-, shkruajti:

-Lamtumirë o mik i madh-.

Sipas kësaj logjike, armiku i Shqipërisë ishte miku i -ZP-.



Intermexo historike

Janis Kranidiotis është një prej politikanëve grekë që kaloi çdo parashim të mundshëm në mars 1997, duke thyer njëkohësisht çdo normë diplomatike, kur kaloi më 18 mars 1997 në mënyrë klandestine kufirin shqiptar dhe zhvilloi takime me rrebelët e komiteteve.

Pas takimit ndër të tjera Kranidiotis tha:

-Dëgjuam me vëmendje idetë dhe pikëpamjet e tyre{rrebelëve -shënim} në lidhje me atë ç'ka po ndodh në Shqipëri.....Ata kanë kërkuar mbështetjen dhe ndihmën e Greqisë, dhe në të njejtën kohë shprehen konsideratat e tyre të larta, për ndihmën humanitare që ka dhënë Greqia, ndërhyrjen politike dhe rolin e Greqisë në zhvillimet e krizës në Shqipëri. Kërkesa e tyre është largimi i Berishës nga skena politike dhe nëse Berisha nuk largohet atëhere ata do të marshojnë drejt Tiranës e do të krijojnë një këshill presidencial me pjesmarrjen e partive politike e të përfaqësive të kryengritësve ose do të sulmojnë të gjitha qytetet në jug të Tiranë dhe do ta shkëpusin atë plotësisht nga jugu duke formuar kështu qeverinë e jugut të Shqipërisë-. {Kanali televiziv -Sky- 18 Mars 1997}.

Në fshatin Derviçan, në prani të gazetarëve dhe -minoritarëve- Kranidiotis ka deklaruar:

-Qëllimi i Greqisë është të mbështesë helenizimin, i cili duhet të qëndrojë në rrënjët e tij-.

Në lidhje me vizitën dyditore të Kranidiotis-it, reagoi në atë kohë edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e cila në një notë verbale dorëzuar ambasadorit grek në Tiranë kumtonte:

-Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ...i shpreh rezervat e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, lidhur me vizitën e bërë sot më datë 18 Mars 1997, në Gjirokastër nga ana e zv/Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Janos Kranidiotis.....

Megjithë interesimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë lidhur me vizitën e Kranidiotis-it, pala shqiptare, pra Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Athinë, janë njoftuar vetëm formalisht për realizimin e kësaj vizite.

Lidhur me këtë vizitë, nga qeveria greke nuk është marrë miratimi paraprak në parim dhe vlerësimi i palës shqiptare për dobinë e kësaj vizite në këto momente kur në Shqipëri ndodhet aktualisht një mision shumëpalesh i BE-së dhe i OSBE- së në përbërje të të cilit ka edhe disa përfaqësues grekë.Vetëm disa orë para realizimit të kësaj vizite pala shqiptare është vënë para faktit të kryer se kjo vizitë do të bëhet.

...Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë,duke përsëritur edhe një herë rezervat e saj lidhur me vizitën e zv/Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, z.Karnidiotis në Gjirokastër përfiton nga rasti t`i tërheqë vëmendjen Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Greke që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen-.{-ATSH- 18 Mars 1997-}

Pak ditë më vonë pas këtij takimi, më 26 mars 1997, lideri socialist Fatos Nano pati takime me ministrin e Mbrojtjes grek Xohaxopulos, Kranidiotis-in dhe anëtarë të Këshillit të Mbrojtes së Greqisë.



Fakt

Natyrisht që politika greke ka Kranidiotis të tjerë dhe gjithmonë ata janë drejtuesit e vërtetë të -Omonia--s. Rasti i Dules është mjaft i freskët për këtë punë. Të gjithë ata që vihen në krye të -Omonia--s dhe futen në politikë përzgjidhen dhe përgatiten nga Greqia. Ata betohen gjithashtu para guerrilasve të tipit Sebastianos apo Kristodhulos.

Kranidiotis bëri një diçka që u duk më shumë se -punët- e tjera.



Pikëpamjet greke për marrëdhëniet shqiptaro-greke të viteve të fundit

Përshkrimi i procesit të afrimit midis Shqipërisë dhe Greqisë, kuptohet nga grekët si proces i nënshtrimit të klasës politike në Shqipëri. Në librin objekt polemike, ata madje bëjnë edhe një historik të këtij -evoluimi- që prej fillimit të viteve 80-të e deri sot.

Në kapitullin -kundërshtarët e politikës greke ndaj Shqipërisë-, të autorit Arqile Kesopulo, citohet edhe një fjalim i kryeministrit grek Andreas Papandreu i mbajtur më 21 shkurt 1984 në Janinë, në përgjigje të hapave afrues të Tiranës zyrtare. Ndër të tjera Papandreu ka thënë:

-Natyrisht që në Ballkan kufijtë janë të vendosur, dhe Helsinki {KSBE-ja}i njeh ato. Por vendi ynë ka të drejtë të kërkojë zbatimin e të drejtave për grekët që jetojnë në Shqipëri. Çështja e grekëve nuk është vetëm në rastin e Shqipërisë dhe Turqisë por në të gjithë botën-.

Në faqen 130-të të librit objekt analize, Arqile Kesopulo ka shkruar kapitullin -Marrëveshja jonë me Shqipërinë-. Sipas autorit -para vitit 1986 Greqia nuk i ka pasur të mira marrëdhëniet me Shqipërinë-. Ai thotë gjithashtu se -Andreas Papandreu propozoi më 27 prill 1986 normalizimin e marrëdhënieve më Shqipërinë dhe rishikimin e -Ligjit të Luftës-. Përveç kundërshtisë politike, kundër të ashtuquajturit -propozim- të kryeministrit grek ka dalluar si gjithmonë mitropoliti i Konicës Sebastianos.

Qysh atëherë kur regjimi komunist ishte në ditët e tij të fundit, politika greke ka përpunuar politika të atilla që -t`i shërbenin çështjes së helenizmit dhe ortodoksisë-. Për politikën greke ka qenë e rëndësishme qysh atëherë kontrolli i politikës shqiptare duke filluar me elementët greqishtfolës në këtë politikë dhe duke vazhduar me familjet me tradita grekomane në Shqipëri.

Gjthashtu politika greke qysh atëherë ka përpunuar politika për një kontroll të mundshëm të kishës ortodokse shqiptare, në rast se në Shqipëri lejohej feja.

Të paktën që në periudhën 1984-1990, Greqia ka përpunuar të gjitha politikat që sillnin vasalizimin e Shqipërisë postkomuniste, përfshi këtu edhe organizimin e armatosur të një rrebelimi, që ndodhi pikërisht në vitin 1997.

Ndërsa sipas Arqile Anthemidhi-t, më -28 gusht 1987 u propozua në një mbledhje të qeverisë greke, heqja e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, por nuk u mor vendim dhe nuk u botua kjo në gazetën e qeverisë-. Kjo do të thotë që as nuk qenka votuar ky -propozim- i kryeministrit grek Papandreu.



Intermexo historike

1-Pas prishjes me Kinën, politika e udhëheqjes komuniste shqiptare u orientua drejt një bashkëpunimi ekonomik dhe politik me Greqinë. Megjithëse midis dy vendeve ekzistonin probleme të mëdha qysh nga e kaluara e hidhur dhe një gjendje lufte e shpallur nga shteti grek, udhëheqja komuniste me Enver Hoxhën në krye, nuk pati as emocionin më të vogël për t`u vënë në dispozicion të grekëve.

Si fillesë e kësaj politike mbahet fjalimi i Enver Hoxhës në Grapsh të Dropullit më 22 mars 1978. Ja një pjesë e fjalimit që ai mbajti në Grapsh:

-..Minoriteti grek dhe populli shqiptar.... kanë qenë të lidhur ngushtë si mishi me thoin, ata në çdo kohë janë dashur dhe kanë përkrahur njëri tjetrin...Qëndrimi ynë ndaj pakicave kombëtare nuk është aspak rastësi, por e ka shpjegimin e vet në faktin se Partia jonë është udhëhequr e udhëhiqet nga ideologjia marksiste-leniniste në çështjen nacionale, se shqiptarët dhe minoritarët kishin vuajtur shumë, bile minoritarët edhe më shumë, se shqiptarët dhe minoritarët luftuan dhe fituan së bashku....Jemi jashtëzakonisht të gëzuar që nga gjiri i popullit të minoritetit kanë dalë luftëtarë të shquar, partizanë, heronj e heroina të popullit, që s`kanë kursyer as jetën për lirinë e tij...Si marksit-leninist, unë them që të ruhet e të zhvillohet gjuha greke, gjuha e amtare e popullit të minoritetit. Këtë e kërkon internacionalizmi proletar, e kërkon Partia jonë që i qëndron pa u tundur këtij parimi, sepse është gjuha e mëmës. Kalamani minoritar duhet ta mësojë greqishten, kursë ju të rriturit s`duhet ta harroni atë...-

Ndërsa në takimin me kuadro të kooperativave bujqësore të Vriserasë dhe Grapshit, Enver Hoxha tha:

-..Drejt e tha një shok në mbledhjen me kuadro në Gjirokastër,....se shovinizmi në marrëdhëniet midis popullsisë së minoritetit dhe asaj shqiptare është zhdukur prej kohësh. Unë e aprovova gjykimin e tij dhe thashë se nuk do të ekzistojë tek ne as shovinizëm grek, as shovinizëm shqiptar..-.

Pas këtij fjalimi, më 8 nëntor 1978 gjatë një takimi me -zgjedhësit e zonës 209 të Tiranës, Enver Haxha thotë:

-Me Greqinë kemi marrëdhënie miqësore. Me popullin grek gjithmonë kemi dashur dhe duam të rrojmë në miqësi të vërtetë....Populli shqiptar konstaton se edhe populli grek është për këtë miqësi-.

Kjo politikë afrimi e zyrtarëve komunistë vinte fill pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën dhe Hoxha zgjidhte si edhe herët e tjera për aleat një armik tradicional që e shprehte qartë se nuk kishte ndërmend ta hiqte ligjin e luftës me Shqipërisë.

Me gjithë ekzistencën e këtij realiteti, komunistët e Shqipërisë hartuan doktrinën që do të merrte formën e një libri me titull -Dy popuj miq- nga Enver Hoxha dhe që do botohej pak ditë pas vdekjes së tij. Megjithëse midis dy popujve ka ekzistuar gjithmonë një frymë armiqësore për faj të grekëve, pikërisht nga pala e dëmtuar{shqiptarët}, për fat të keq doli libri -Dy popuj miq-.

Në të vërtetë ky libër është doktrina që Enver Hoxha i la pasardhësve të tij Ramiz Alia dhe Fatos Nano, në lidhje me politikën e ardhshme që duhej të ndiqte klasa e tyre politike në rrethanat e reja. Dhe natyrisht që e humbura e madhe këtë herë do ishte Shqipëria që i largohej si edhe herë të tjera aleatëve stategjikë dhe i afrohej armiqve historikë.

Si dhe herë të tjera, shqiptarëve iu desh të mësonin një histori tjetër në krahasim me atë të vërtetën. U harruan kësisoj kokat e prera të fëmijëvë, grave apo pleqve nga Zografot, Spiro Milot, Karapanot, e andartët e kriminelët e kohëve të ndryshme. U harrua po ashtu gjaku i mësuesve apo i priftërinjve patriotë si Stath Melani që nuk iu bindën urdhërave të helenizmit grek. U harrua dhe u fye edhe Çamëria, e cila e dinte fare mirë se cila ishte -miqësia e dy popujve-.

Në emër të një miqësie false internacionalizmi komunist ishte vetëm preludi i kozmopolitizmit të ardhshëm të shoqërisë -së dyerve të hapura-. Kështu që në një kohë të shkurtër, komunistët pasi i prenë rrugën çdo bashkëpunimi me Republikën Federale Gjermane në vitet 1984 - 1987, duke treguar edhe një herë antigjermanizmin komunisto-lindor të tyre, i shtuan lidhjet me Greqinë duke i sjellë një dëm të pallogaritshëm çështjes shqiptare, dëm i cili do të kërkojë një kosto të lartë kohore, njerëzore dhe financiare. Politika e hapjes së kushtëzuar e konservatorëve komunistë, u duk edhe pas pranimit të pluralizmit politik në Shqipëri, kur i pari kryeministër i huaj që do të vizitonte Shqipërinë do të ishte ai grek Kostandin Micotaqis.

Më 14 janar 1991 Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Sekretari i Parë i PPSH-së Ramiz Alia, së bashku më Kryeministrin Adil Çarçani, patën një takim zyrtar me kryeministrin grek Kostandin Micotaqis. Në këtë takim Ramiz Alia ndër të tjera ka deklaruar:

-Shqipëria dhe Greqia nuk kanë gjë për të ndarë. Ato nuk i kanë gjë njëra tjetrës as në histori, as sot dhe i kanë të gjitha mundësitë të ecin të bashkuar. I kam thënë mikut tim Teodoraqis dhe ministrit të Jashtëm Samaras se këtu në Ballkan shqiptarë e grekë kanë jetuar mijëra vjet dhe është në nderin e tyre që në këtë kohë kaq të gjatë nuk kanë pasur asnjë luftë. Kemi një të kaluar të lavdishme dhe nuk ka arsye që në këto kohë të reja, të mos ketë marrëdhënie të reja midis Shqipërisë dhe Greqisë-.

Sipas kësaj logjike të Ramiz Alisë, Çamërinë grekët duhet ta kenë marrë nga ndonjë vend tjetër pasi sipas tij të dy vendet nuk i paskan borxh njëri-tjetrit në histori. Po kështu sipas Alisë e -kaluar e lavdishme- duhet quajtur koha kur andartët dhe terroristët grekë digjnin jugun e Shqipërisë dhe prisnin -trimërisht- koka fëmijësh e pleqsh. Aq më qesharak bëhet Alia kur thotë se -midis të dy vendeve nuk ka pasur kurrë luftë-. Të paktën duhet kujtuar Lufta e Lëkurësit apo Lufta e Parë Ballkanike, Lufta Parë Botërore dhe Lufta e ashtuquajtur Italo - Greke, ku grekët pushtuan jugun e Shqipërisë dhe bënë si edhe herë të tjera krime kundër shqiptarëve.

Në takimin e sipërpërmendur ka folur edhe Kryeministri Adil Çarçani, i cili ndër të tjera ka thënë:

-Minoriteti grek ka luftuar krah për krah me vëllezërit shqiptarë në luftën antifashiste nacionalçlirimtare, ka luftuar dhe lufton krah për krah për ndërtimin e Shqipërisë së re-{Të dy deklaratat janë marrë nga gazeta -Zëri i Popullit-, datë 15 janar 1991}.

Si duket edhe nga këto, fjalë ora e Çarçanit ka mbetur ashtu si edhe e mjaft komunistëve të tjerë në kohën e luftës që ata e quajnë -nacionalçlirimtare-, a thua se aty fillonte dhe mbaronte historia e Shqipërisë.

Për më tepër Micotaqis pas dy vjetësh nuk bëri dallim nga grekët e tjerë kur bëri deklaratën tipike zerviste të 14 korrikut 1993.

2- Që politika e komunistëve të Shqipërisë ka qenë një politikë e përcaktuar drejt vasalitetit me Greqinë na e vërteton edhe libri më i fundit i Ramiz Alisë me titull: -Ramiz Alia - Theodhoros Benakis -Duke biseduar për Shqipërinë-, Athinë 2001. Është një libër në formën e intervistës apo bashkëbisedimit që zhvillon Alia me -gazetarin- grek Benakis. Është për t`u kujtuar se gjithmonë Greqia ka treguar një kujdes të posaçëm për Ramiz Alinë edhe pas arratisjes së tij nga burgu në mars 1997. Madje në Greqi, Alia edhe u operua me kujdesin e shtetit grek. Në pjesën e mëposhtme që është marrë nga libri në fjalë, tregohet zelli grekofil i Ramiz Alisë, në një kohë që ai duke mos pasur më asnjë pozitë zyrtare mund të kishte mbajtur të paktën sa për sy e faqe një tjetër qëndrim nga ai i mëparshmi. Ja pjesa e cituar nga libri:

-Shqipëria ka qenë e interesuar vazhdimisht për miqësinë dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë me Greqinë. Një urë e rëndësishme ka qenë dhe është ekzistenca e një popullsie etnike greke në zonën jugore të Shqipërisë në rrethin e Gjirokastrës dhe të Sarandës. Gjatë regjimit monist pavarësisht nga niveli i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë, minoriteti grek në vendin tonë ka gëzuar të gjitha të drejtat, në atë masë që i ka pasur populli shqiptar. Djemtë e vajzat e minoritetit kanë marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste NÇL, bashkë me vëllezërit e tyre shqiptarë, ashtu siç kanë punuar me vetëmohim edhe për ndërtimin e Shqipërisë së re....Minoriteti grek kishte shkollat 8-vjeçare në gjuhën amtare dhe një fakultet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës që përgatiste mësuesit në gjuhën greke. Minoritarët grekë bënin pjesë në organet qendrore të PPSH-së dhe të pushtetit; nga radhët e grekëve etnikë kishte komandantë e oficerë të lartë në ushtri e polici, profesorë në Universitetin e Tiranës, drejtues të institucioneve etj.

Edhe sot jam i bindur se Shqipëria e Greqia duhet të kenë marrëdhënie sa më ngushta midis tyre....Në kundërshtim me dëshirën e vullnetin e dy popujve tanë për forcimin e miqësisë, nga koha në kohë, dëgjohen -zëra- që përpiqen t`i dëmtojnë marrëdhëniet tona.-.

I kam cituar këto fjalë të Ramiz Alisë edhe për të theksuar se në marrëdhëniet shqiptaro-greke të viteve të fundit apo në procesin e -hapjen e madhe-, nuk ka pasur kurrfarë rastësie, sepse ngjarjet janë zhvilluar në ndjekje të një skenari, ku disa nga aktorët e tij, për fat të keq, ndonëse tashmë pleq 77 vjeçarë si Ramiz Alia, nuk kanë treguar as pendesën më të vogël.



Marrëdhëniet shqiptaro - greke në syrin e Karolos Papulias-it

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Karolos Papulias, është përfshirë në librin objekt polemike i cituar nga një libër i tij. Siç dihet Papulias është një personazh kryesor i marrëdhënieve shqiptaro-greke të paktën nga viti 1984 e më pas.

Sipas tij në një kongres të PASOK-ut në shtator 1981, në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro - greke, u përcaktuan disa objektiva ku ndër më kryesorë ishin:

-Përmirësimi i gjendjes së minoritetit grek me ndihmën e Greqisë.

-Përcaktimi i strategjisë së Shqipërisë në trekëndëshin Mesdhe - Ballkan - Evropë.

-Përcaktimi i reagimeve të mundshme të fqinjëve si Ialia, Jugosllavia dhe Turqia në raport me Shqipërinë.

Për Papulias-in e rëndësishme për politikën greke ishte hapja e pikës së kalimit kufitar në Kakavije, që mundësonte rrugën Janinë - Gjirokastër - Sarandë - Fier - Tiranë.

Sipas tij edhe konferenca e ministrave të jashtëm të Ballkanit, e mbajtur në Tiranë në shkurt 1988, ishte mbajtur me presionin e Greqisë.

Papulias ve në dukje se politika greke qysh para rënies së regjimit komunist kishte përcaktuar si qëllim kryesor të saj në lidhje me Shqipërinë, thithjen e emigracionit shqiptar në Greqi dhe moslejimin e një emigracioni të madh në Itali apo Turqi. Si duket

grekët kanë pasur nevojë të krijojnë një peng të madh emigrantësh shqiptarë në Greqi, në mënyrë që ky -kontigjent- të përbëjë përherë një mjet të fortë presioni kundër shtetit shqiptar.



I ashtuquajturi -afrim i madh- i 1997

Është quajtur -afrimi madh- i marrëdhënieve greko - shqiptare ardhja e Fatos Nanos në pushtet në vitin 1997. Sipas autorit të këtij kapitulli, -të rëndësishme ishin marrëveshjet ekonomike me Shqipërinë-, të cilat si duket ishin nën shembullin e atyre marrëveshjeve që nënshkroi Enver Hoxha me Titon në vitin 1946, ku filloi edhe rrënimi ekomomik i Shqipërisë.

Po ashtu përmendet edhe e ashtuquajtura ndihmë prej 20 miliardë dhramish që Greqia i premtoi që prej vitit 1997 Shqipërisë dhe që ngjan me atë premtimin e Micotaqosit në vitin 1991, për 20 milion dollarë që nuk u dhanë kurrë. Ndër kërkesat e renditura të Greqisë në vitin 1997, pra pas kryengritjes zografiste, janë ato për -të drejtat e grekëve etnikë- dhe dëshirë pakufi për greqizim. -Afrimi i madh shqiptaro - grek- veçorizohet në këto pika kryesore:

-konsolidim i klasës politike në Shqipëri që shprehet për parneritet të ngushtë me Greqinë.

-kolonizim i plotë i ekonomisë shqiptare nga Greqia.

-rritje e rolit helenizues e kishës që drejtohet nga Janullatos.

-manipulimin e historisë së Shqipërisë përsa i takon raporteve shqiptaro-greke, etj.

-Afrimi i madh-i filluar që prej vitit 1997, nën pellgjet e gjakut që shkaktoi andatizmi grek i këtij viti, duket se ka një të ardhme të sigurt me rikthimin e Fatos Nanos në postin e kryeministrit. -Afrimi i madh- nuk është gjë tjetër veçse largim i madh nga drejtimi ku duhet të jetë e ardhmja e kombit shqiptar.



Terrorizmi si pjesë e pandashme e politikës greke

Është e qartë që nuk mund të kuptohet politika greke pa lidhjen e saj me terrorizmin. Në këtë kuadër pa dallim kohe dhe regjimesh, në Greqi gjithmonë kanë qenë aktive dhe të forta organizatat e ashtuquajtuara -vorio-epirote-, duke pasur mbështetjen e përhershme të qeverisë dhe shtetit grek.

I vetmi rast që Greqia nuk ka pasur aktivitet të organizatave në fjalë është një periudhë e shkurtër në vitin 1926, kohë kur kryeministiri i atëhershëm grek Pangallos, i ndaloi ato. Dhe vetëm për këtë veprim të shkurtër pa ndonjë efekt të madh, Pangallos quhet -diktator- sot në historiografinë greke.

Ndoshta Greqia mund të jetë ndër vendet e pakta në Evropë me një numur kaq të madh organizatash që veç ushtrimit të aktivitetit të tyre politik poseidojnë magazina armësh të ndryshme. Mosndalimi i këtij aktiviteti nga shteti grek e përzien atë drejtpërdrejt në këto veprimtari që në çdo vend do të ishin antikushtetuese. Politikanë të ndryshëm greke si Andreas Papandreu e të tjera pas tij që sot janë në pushtet në Greqi janë përmendur shpesh si udhëheqës realë të këtyre organizatave. Po ashtu politikanë dhe priftërinj grekë janë të gjithë të pranishëm në aktivitete publike të organizatave -vorio-epirote-. Më konkretisht organizatat më kryesore -vorio-epirote- janë:

SFEVA-{Sintoniksi Fititiki Enosi Vorioepiritiko Agona - Komiteti Koordinues Studentor i Luftës për Vorio-Epirin-. Është organizata më kryesore, që merret me propagandën antishqiptare, e cila është krijuar në vitin 1982 dhe në librin objekt polemike ka përgatitur pjesën më të madhe të materialeve. Drejtues i organizatës prej shumë vitesh është Grigor Gizelis. Para Gizelis-it drejtues aktiv i kësaj organizate ka qenë peshkopi famëkeq Sebastianos. Elementi i rekrutuar nga kjo organizatë është kamufluar nëpërmjet më shumë se 200 kurseve për gjuhën, historinë dhe etnologjinë greke në Shqipëri. SFEVA është ndër organizatat më të rëndësishme vorio-epirote. Ajo njihet si financuese e ndërtimit të kishave greke në Shqipëri. Mban lidhje të ngushta me kryepeshkopin grek Kristodhulos që njihet si një ndër miqtë më të mëdhenj të Anastasios Janullatos. Gazeta e organizatës është -I Vorio-Epiros poreia autonomia-. Përveç kësaj gazete, organizata njihet edhe si botuese e shumë librave të cilët pretendojnë se japin -historinë e Vorio-Epirit

ENVI-{Efnikis Neollaias Vorio Ipiras}. Është -Bashkimi i Rinisë Vorio- Epirote-, i cila në thelb të programit të saj ka hapjen e shkollave dhe kurseve në gjuhën greke, financimin e aktivistëve -vorio-epirotë- dhe të -qeverisë në ekzil të Vorio-epirit-. ENVI financon gjithashtu edhe -trupën mbrojtëse vorio-epirote-, e cila sipas tyre vepron në territorin shqiptar. Organizata është aktive sidomos pas vitit 1990 dhe shërbeu si harmonizuese në lidhjet e rinisë greke me atë minoritare në Shqipëri.

Ka degë shumë të rëndësishmë të saj në qytete të ndryshme. Gazeta e organizatës është -Vorio-Epirus simera-. Drejtues i ENVI-it për shumë kohë ka qenë Harallamb Karathano, i cili këto vitet e fundit ka hyrë e ka dalë në Shqipëri si në shtëpi të vet dhe zëvendës i tij është Spiro Joanidhi. Miq të ngushtë të organizatës janë ish-deputeti Kristo Goci dhe deputeti Ligoraq Karamelo, të cilët shihen në veprimtaritë festive që organizon ENVI me rastin e përkujtimit të vitit 1914 si vit i djegies së Shqipërisë.

MAVI -, që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit. Sipas librit në fjalë qysh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka vepruar organizata terroriste MAVI-{Apeleferetiko Metopo Vorio Ipiro që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit}.

Ajo është një organizatë terroriste e formuar në vitin 1942 nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva. Sipas librit në fjalë, në korrik 1942, Ilias Konsta, Mihal Mano{s}, Jakis Taso{s}, Anastasios Kokaveli{s} etj, kanë themeluar degën e kësaj organizate në Tiranë.

Është fakt tashmë së elementët grekomanë kanë pasur një lloj organizimi, sado minimal apo sado pak i organizuar të ketë qenë ai.

MAVI vepronte edhe në kuadër të EDES-it {Lidhja Kombëtare Demokratike Greke}, në krye të së cilës vepronte krimineli i njohur Napoleon Zerva.

Këto trupa kryen masakra të shumta kundër popullsisë autoktone çame në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ndërmorën një spastrim të gjerë etnik kundër kësaj popullsie.

MAVI njihet gjithashtu në kohën e sotme për sulmin e kryer kundër Postës Kufitare të Peshkëpisë më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarakët shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Ndoshta edhe sulmi i atëhershëm nuk është bërë nga ndonjë organizatë tjetër me qëllimin për të dhënë idenë e vijueshmërisë historike të organizatës.

POAKA- Është -Organizata Panepirote e Amerikës-, e krijuar më 1942 në Nju-Jork. Më 1981 në këtë organizatë u përfshinë edhe homologia e saj në Kanada dhe më 1983 ajo e Australisë. Që prej vitit 1993 drejtues i saj është Nikolla Gazojani{Gejxh}.Punon pa reshtur kundër Shqipërisë në qarqe diplomatike ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ka arritur të ketë në orbitën e saj edhe mjaft politikanë të Shqipërisë, të cilët janë parë shumë herë me Gejxhin.

QEVA- Është -Komiteti Qendror i Luftës Vorio-Epirote- dhe u drejtua për shumë vite nga peshkopi Serafin Tikas. U krijua në vitin 1918 me udhëzim të qeverisë greke. Komteti Qendror i kësaj organizate përveç kryetarit përbëhet edhe nga dy nën kryetarët, tre këshilltarët , gjashtë anëtarët dhe arkëtari. Kryetari zgjidhet nga qeveria greke në konsultim me shërbimin sekret grek EYP.

Mendohet që meqë QEVA ka qenë në një nivel më të lartë se MAVI, të ketë qenë e pranishme edhe ajo në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për vetë rrethanat e luftës këto mund të kenë vepruar në grupe të vogla.

Sot nënkryetar i organizatës është ish-sekretari i Janullatosit në Tiranë Ilia Kontas. Anëtarë të Komitetit janë edhe shtetas shqiptarë me kombësi greke. QEVA është kordinadore edhe e sillogjeve -vorio-epirote- si ato të Athinë-Pireut, Selanikut, Korfuzit, Janinës, Patrës, Follorinës, Ekaterinit dhe e -Bashkimit të Delvinjotëve-, -Bashkimit të Himariotëve-, -Bashkimit të Dropullitëve-, -Bashkimit të Korçarëve- etj. QEVA drejton edhe -Këshillin e Ndihmës Ekonomike-, i cili administron fondet kundër Shqipërisë. Në këtë kuadër ai është i gatshëm edhe të bëjë mobilizimin e -vorio-epirotëve- me armët që disponon reparti i këtij këshilli.

Por për të pasur suksesin e duhur në këtë fushë QEVA ka pasur dhe ka edhe Këshillin Ushtarak, i cili disponon edhe listat e -vullnetarëve vorio-epirotë-. QEVA drejton gjithashtu edhe organizatat e tilla si Komiteti Qendror i Rinisë apo Instituti i Kërkimeve Vorio-Epirote me qendër në Janinë. Ky i fundit drejtohet nga renegati shqiptar nga Korça Ksenofon Konduri. Gazetat kryesore të këtij rrjeti antishqiptar janë: -Ipiriton Mellon-, -Ipiriti Dhrasi- etj. QEVA ka degë të saj edhe në diasporën greke. Përveç financimeve shtetërore ajo financohet edhe nga dispora greke.

PA-SI-VA-{Paneliniu Sindezmu Vorioepiritiko Agonas}. Është - Konfederata Panhelenike e Luftës Vorio-Epirote- e themeluar nga peshkopi Sebastianos në vitin 1986 dhe që u drejtua prej tij deri në vdekje. Sot në krye të saj është vënë pasardhësi i Sebastianosit dhe organizata njihet me emrin -Fondacioni i Studimeve Vorio-Epirote-

PEOF-Është -Organizata e studentëve të Selanikut-. Kjo organizatë është një grupim studentor në varësi të universitetit të këtij qyteti dhe përveç specializimeve të posaçme për çështjet -epirote- të studentëve të saj, ndër të cilët edhe -minoritarë-, e ka shtrirë veprimtarinë e vet edhe në Gjirokastër, gjë që dëshmohet edhe në gazetat greke.

IYAPOE - Është -Instituti i Pritjes dhe Rikthimit të Homogjenëve grekë-. Është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në lidhje të ngushtë me shërbimin sekret grek EYP-n.

IYVE-Është -Instituti i Kërkimeve Vorio-Epirote- me qendër në Janinë. Ky institut ka për qëllim pregatitjen e shtetasve shqiptarë të vënë në shërbim të Greqisë, në veprimtari antishqiptare. Koordinatore e tij është natyrisht EYP-i.

Në vitin 1992 të gjithë organizatat vorio-epirote zhvilluan në Athinë një kongres ku vlerësuan si rrugë të vetmë -çlirimin e Vorio-Epirit nga pushtuesit shqiptarë-.

ORGANIZATA -17 NËNTORI-. Origjina e kësaj organizate terroriste greke, haset në vitet e sundimit të juntës ushtarake në Greqi 1967 - 1974. Ajo ishte një lëvizje e ekstremit të majtë e drejtuar kryesisht kundër mbështetjes që SHBA-ja i dha juntës ushtarake. Mendohet se mbeturinat e lëvizjes së rezistencës të drejtuar nga Andreas Papandreu janë krerët e kësaj organizate. Emri i organizatës ka marrë spunto nga protesta studentore e 17 nëntorit 1973 në Athinë, ku ushtria me ndihmën e tankeve vrau 34 studentë. Të parin atentat organizata e kreu në dhjetor 1975 kundër shefit të CIA-s në Athinë Richard Wolch.

Në vitet e ekzistencës së saj, nga organizata janë vrarë rreth 25 vetë dhe kryesisht diplomatë amerikanë dhe turq si dhe ndonjë bisnezmen grek. Asnjë krim i kësaj organizate nuk është zbuluar. Kjo tregon se pas të gjitha krimeve qëndron qeveria greke.

Së fundi në shtypin e huaj është përmendur se anëtarë të rëndësishëm të saj kanë qenë politikanë të lartë të PASOK-ut.

Mendohet që pas ndryshimit të situatave politike në botë, një ndër planet e ardhshme të organizatës të jetë prirja më e madhe për të qenë një organizatë e ngjashme me ato -vorio - epirote-.



Ilustrim historik

Veprimtaria e organizatave të ashtuquajtura -vorio-epirote-, në kohë të ndryshme e ka shfrytëzuar elementin greqishtfolës në Shqipëri. Kështu një ndër strategjitë e përdorura në vitet 30-të nga këto organizata ka qenë bojkotimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga të rinjtë greqishtfolës. Një fakt i tillë provohet nga buletinet -Fletorja Zyrtare-, ku jepen emër për emër këto persona që në shumicën dërmuese të rasteve i përkasin popullsisë greqishfolëse.

Përveç kësaj ndër qëllimet kryesore të organizatave -vorio-epirote- ka qenë anëtarësimi i madh i elementëve greqishtfolës që banonin në Shqipëri.

-Fletorja Zyrtare- e korrikut 1928, për shembull jep emrat e -anëtarëve të sillogut vorio-epirot të Janinës- të thirrur nga gjyqi politik. Këta persona ishin Pallo Pusteci, Petro Pusteci, Jani Pusteci, Jorgji Pusteci, Pavlo Harito, Leonidha Kalaja, Kosta Lluci, Niko Qëndro, Mihal Leka, Jorgji Filo etj. Në këtë mënyrë shërbimi sekrët shqiptar i kohës i kishte nën kontroll të gjithë personat që merreshin me këto veprimtari antishqiptare.

Edhe sot strategjitë nuk kanë ndryshuar sepse grekët janë njësoj në antishqiptarizmin e tyre. Asnjë qeveri e tyre nuk merr përsipër shpërndarjen e organizatave -vorio-epirote-, sepse po të bëhej kjo gjë, humbet një pjesë e mirë e forcës së politikës greke. Ato nuk mund të bëjnë dot pa ktë politikë.

FUND

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2005 17:13
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Hahahahaha...Amoxil...nuk e shikon qe eshte nje strategji e perhapur ne te gjitha fushat lal, nga greket dhe sllavet. (edhe ketu ne forum..hahaha)
Por, ne qoftese se Zoti ka aprovuar si komb shqipetaret, le te lodhen si greket edhe serbet. Ne qoftese Zoti ka aprovuar gjuhen shqipe, le te lodhen , le te lehin qente...vendimin e Tij, nuk ka gje qe e ndalon.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Nëntor 2005 19:54
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Cfare u ka bere Shqiperia Shqipetareve dhe cfare po u ben akoma??!!

Pershendetje amoxil!

S`eshte faji i grekut dhe i asnje kombi ne bote per Ne Shqipetaret!
Fajtore eshte vete Shqiperia, Shteti Yne.


Kudo neper bote emigrantet ndihen te huaj, ndonse siperfaqesisht mund
te duken me te lumturit ne bote!
Nuk ka si vendi yt, tek e fundit-por perse Shqiperia nuk na do ?!
Pse eshte aq e dobet ekonomikisht?!-Pse eshte aq e varfer shpirterisht
sa lejon te na neperkembin Dyerve te grekut, italianit apo gjermanit??!!

Bota po na ushqen me buke si komb(fale punes se shqiptarit);
ndersa ne nuk u jemi mirenjohes!
Shqiptari, eshte rrogtar(sherbetor i botes se huaj-grekut ne kete rast)
cfare kerkon me shume nga nje popull armik qe gjithmone eshte munduar te na rrjepe lekuren sikurse gjarperit??!!

Faji bie mbi Shqiperine!
Le te forcohet shteti yne paksa dhe shikoheni ju sesi do perparoje Shqipetari i Shqiperise!

Mjaft ngelem duke lexuar historine e neperkembjes se Shqiptarit!
Ka ardhur koha te Ngrihemi vete ne Kembet tona qe te ndertojme cfare
kemi prishur me vite!Dinjitetin tone si Komb-Shqipetar!


Mire u lexofshim.Kaq kisha.

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Nëntor 2005 20:19
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ruby_DR
Special

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: aty ku nuk ta pret mendja
Mesazhe: 2080

kur nuk i zgjidhe qeveria kto pune ca te presim kot......Ne kena per te vujte gjithmone...............


p.s Xilo pak me te gjata jo.........

pershendetje Rubini

__________________
<<<<<<<< VENTO DI PASSIONE MAI DOMATA>>>>>>>>>>>

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Nëntor 2005 23:45
Ruby_DR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ruby_DR Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ruby_DR (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ruby_DR't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ruby_DR Shto Ruby_DR nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ruby_DR nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Papulias...

Klefti Papulias dhe kollotumbat hyjnore
“Irak, djepi i civilizimit” eshte titulli i dokumentarit dhe nje prove tjeter qe verteton se ajo, Greqia eshte ndertuar mbi genjeshtra dhe vjedhje...
Oh, civilizimi grek , kush tha? Hajdutat. Gjithe ate civilizim dhe njohuri e kopjuan nga persianet dhe e prezantuan si te tyre. Jo vetem kaq, por mjeshtrat kane harritur sa te falsifikojne dhe vehtveten e tyre dhe te na e shesin si puro origjinale. Une nuk e dija qe ata, greket jane nipat tane dhe jo autoktone, popull i vecante qe jeton ne trojet e tyre. Po mor, nipat tane, thote studiuesi francez tek “Enigma” si rezultat i krushqive qe kemi bere me egjyptianet. Te jete e vertet ? Mundet, por per nje gje jam i sigurt se tetedhjete perqind e popullsise nuk jane grek te pretenduar, por te asimiluar nga dhuna dhe dredhite. Shumica e tyre shqiptar.
Masakren e Peshkepise me kujtoi “vizita” e stilit banditesk e Papulias ne Shqiperi. Indirekt dhe nje perpjekje per thike pas shpine procesit te Pavarsise Kosovare. He pra ja kete na beri nipcja Papulias, ke pare ti. Me kete kerkon ti thoshte dhe Amerikes na llogarisni dhe ne te mbaruarve, grekeve. He, mo he e kemi dhe nipce Papulian.
Por kollotumbat e presin nga Perendia. Ju kujtohet zevendes ministri grek i puneve te jashtme ne vitin 1997. Ai, mo qe si kleft dhe bandit u fute ne Shqiperine e Jugut per te marre pjesen e endres se Vorio Epirit. E pra, tamam ai qe shume shpjet pas asaj ngjarje Perendia me gjithe delegacionin e tije i vuri te benin kollotumba ne ajer (avion) ku gjashte prej tyre gjeten vdekjen. Ja pra fate te ngjashem Perendie do te kete dhe klefti i radhes, nipcja Papulia.
Petrit Kola

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Nëntor 2005 03:44
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Papulias...

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Klefti Papulias dhe kollotumbat hyjnore
“Irak, djepi i civilizimit” eshte titulli i dokumentarit dhe nje prove tjeter qe verteton se ajo, Greqia eshte ndertuar mbi genjeshtra dhe vjedhje...
Oh, civilizimi grek , kush tha? Hajdutat. Gjithe ate civilizim dhe njohuri e kopjuan nga persianet dhe e prezantuan si te tyre. Jo vetem kaq, por mjeshtrat kane harritur sa te falsifikojne dhe vehtveten e tyre dhe te na e shesin si puro origjinale. Une nuk e dija qe ata, greket jane nipat tane dhe jo autoktone, popull i vecante qe jeton ne trojet e tyre. Po mor, nipat tane, thote studiuesi francez tek “Enigma” si rezultat i krushqive qe kemi bere me egjyptianet. Te jete e vertet ? Mundet, por per nje gje jam i sigurt se tetedhjete perqind e popullsise nuk jane grek te pretenduar, por te asimiluar nga dhuna dhe dredhite. Shumica e tyre shqiptar.


Hahahahahahahahahahaha...Petrit.
Eshte shkencore lal, ajo qe ke thene.
Le te llapin kot.
Sot greket njihen si rrace ezmere, pra kjo do te thote se kane shume bombardim afrikan, tjeter pune se si e mbajen veten .
Kot nuk themi ne ; kur jevgu u be pashe vrau baben e vet.
hahahahahahaha....eh greket e mjere!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Nëntor 2005 22:03
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

DOSSIER

Ju rrëfej të vërtetën e llahtarshme të rebelimit 1997 (2)

Komiteti i Vlorës, listë me 111 emra për t’u ekzekutuar

Nga Kostandin KOLIQI



(Vijon nga numri i kaluar)

Prapë kjo opozitë!

Agresiviteti i opozitës së majtë në parlament dhe media, po shtohet dita-ditës. Në krye janë vënë sërish ata, më “trimat e ’97-ës”, organizatorët dhe udhëheqësit e rebelimit në Vlorë dhe Jug të vendit, si Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, Sabit Brokaj, Stefan Çipa, etj.. Për rastësi, mungojnë Arben Malaj, Luiza Hoxha, Rexhep Meidani..., mungojnë edhe Gjolekë Malaj, Zani Gjinçaushi, Xhevat Koçia, Ridvan Peshkëpia, Qatip Alia, etj., por me zemër janë aty, në Vlorë... dhe në parlament.
Mbi të gjithë shquhet i kudondodhuri Pandeli, i cili guxoi t’i kujtonte me arrogancë kryeministrit Berisha, 9 Marsin e ’97-ës, por harroi t’u tregonte gazetarëve dhe shqiptarëve se ishte pikërisht ish Presidenti Berisha, që i kish kthyer taborret e enveristëve rebelë nga aeroporti i Rinasit, për të negociuar për paqtim...
Tani, deputetë-kallashnikvsave, u kanë vjedhur jo “paratë” e fajdeve, por “kutinë e fshehtë dhe votën e lirë në parlamentin tempull të demokracisë...”. Pra kurdoherë gjendet sepebi, për ta përdorur për të marrë pushtetin, sa kohë që shtetin e kanë pothuajse plotësisht në dorë.
Natyrisht që tamburashët shqiptarë dhe sazexhinjtë-pjestarë të minoriteteve në Kuvend, nën shembullin e serb-fshatarëve të Shumadisë dhe kryengritjes serbofile të Vlorës, (dështuar në vitin 1932, e triumfuese në vitin 1997), jo vetëm që kanë bërë gati tregishtorin-konvencion, por edhe banditë-skafistët e vlonjatë, tashmë me skafe të lidhura në breg dhe drogë të mbetur stok.
Ata po e përgatisin rebelimin, jo më me pretekst paratë e fajdeve me kryeqendër qytetin që i polli dhe i përdori ato, por me sebep bash “fatet ekologjike të kryeqytetit shqiptar të Jugut...”.
Gati për ndihmë kanë edhe niko-kolilë-himariotët e Vasil Boleqënit, vorio-epirotët e Harallamb Karathanos, me bajrakë-flamujt grekë të Aleks Andonit dhe hordhitë e Stefan Çipës, të cilit para 8 vjetësh Himara shqiptare i ngriti këngën “Qani motra, nëna qani / na i shoi djemtë Stefani / Stefan Çipë pilurioti / hakën të ta marrtë Zoti...”.
Po përse Zoti!!??
Astrit Kola



(Vijon nga numri i kaluar)

Në rreshtin e parë shikoja disa gra të veshura me të zeza, në krye të të cilave qëndronte Luiza Hoxha, (disa muaj më vonë deputete e PS për Vlorën), e shoqëruar nga gratë e familjes Brokaj, që bënin shenja të turpshme duke mbledhur dorën dhe duke lënë të lirë gishtin e mesit. Edhe kjo shenjë e huazuar nga jashtë vendit, e ngjashme me simbolin serb të tre gishtave, që për herë të parë ia pashë Skënder Gjinushit, pastaj të tjerëve që e shoqëronin, apo atyre që erdhën më pas në Vlorë, në kryesim të rebelimit.
U habita nga kjo shenjë-sharje, sepse ne shqiptarët, shenjën e sharjes e bëjmë ndryshe.
Kur erdhi koha që turma të lëvizte nga sheshi të Prefektura, Skënder Gjinushi dhe të tjerë politikanë, dolën në krye të turmës. Ata bërtisnin “Duam paratë tona”. Pjesa dërmuese e turmës vetëm sa i shoqëronte.
Më datë 13 shkurt filloi djegia e gomave të makinave nëpër rrugë dhe ngritja e barrikadave me makina të prishura dhe mjete të tjera. Qytetarët vlonjatë filluan të rralloheshin.
Më datë 15 shkurt fillojnë kërcënimet me letra poshtë derës dhe vendosja e gjobave ndaj familjeve vlonjate, “sepse duhen për shpenzime të Komitetit të Shpëtimit Publik”, u thoshin.
Hidhet parrulla e parë “Poshtë Qeveria”, e më pas ajo “Të mbyllen dyqanet, vetëm furrat e bukës të punojnë”. Filluan shenjat e para të urisë. Me t’u krijuar Komiteti i Shpëtimit Publik, punën e parë që bëri, urdhëroi mbylljen e Portit të Vlorës.
Përfaqësues të tij, disa fëmijë të moshës 12-17 vjeç, por të drejtuar nga disa burra pakashumë të thyer në moshë, me ato kasketat karakteristike në kokë, dërguan vendimin e Komitetit dhe kërkonin zbatimin e tij urgjentisht, “se, përndryshe...”.
Qëllimi ishte i qartë, qyteti të kalonte, pakashumë në një grevë urie dhe izolim të plotë.
Më datë 17 shkurt, informohem se në Jug ishte shpërndarë një hartë e Vorio-Epirit, ku në të përfshihej edhe Vlora. Po këtë ditë më vjen edhe harta me shpjegues në gjuhën greke.
Pikërisht më këtë datë hidhet edhe ideja e rrëzimit të Qeverisë, qoftë edhe me forcë.
Më datë 18 shkurt, një grup studentësh takohen me z.Pjetër Arbnori.
Më datë 19 shkurt, po ky grup takon edhe Presidentin e Republikës z.Sali Berisha.
Skafet ishin në pikun e punës së tyre, duke siguruar fitime të jashtëzakonshme.
Tashmë, në krye të policisë kishin vënë, me bekimin e Komitetit të Shpëtimit Publik, Skënder Gjinushit dhe Sabit Brokës, një person të quajtur Milto Kordha.
Po më datë 19 shkurt, rreth orës 11.00, organizohet një miting tek Prefektura.
Skënder Gjinushi i drejtohet turmës: “Studentët kanë vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha. Po atë natë kanë vajtur edhe tek Maloku... Ne do ta rrëzojmë Malokun dhe qeverinë e tij, qoftë edhe me armë. Do ta marrim zvarrë...”. Në këtë çast, një i ri në moshë, i cili imiton Arbnorin dhe prezantohet si pjesëmarrës në takim, që na qënkësh larguar nga delegacioni “ngaqë nuk duronte dot më”, i deklaroi turmës se “Pjetër Arbnori na tha – le ta bajnë vlonjatët xhiron Vlorë-Skelë, se ashtu e kanë ba përherë, dhe u ban mirë...”.
Britmat e grupimit të parë të turmës, u shoqëruan me parrullat “Poshtë Parlamenti, poshtë Presidenti...”.
Hartat e Vorio-Epirit, ku përfshihej edhe Vlora, kishin irrituar një pjesë të popullit, megjithë pakënaqësinë e përgjithshme ndaj shtetit për firmat piramidale. Njëri nga turma thërret “nuk i duam grekërit, jemi me Italinë, poshtë Shqipëria, rroftë Italia, Vlora qytet italian!!!”. Pothuajse ngeli një zë i vetëm. Këto parrulla u përshëndetën me britma dhe duartrokitje vetëm nga Gjinushi, Ceka dhe grupi i tyre i shoqërimit.
Për të qarë dhe qeshur njëherësh. Për të qeshur kur shikoje përplasjen e agjenturave të huaja, ndaj të cilave predominonte ajo greke. Kush fitoi? Më duket se grekët dolën me të fituar. Në këtë kohë, studentët, në mënyrë ceremoniale, hynë në sallën e grevës së urisë, furnizuar me shampanjë dhe mishra të pjekur.
Lajmërohemi se një grup komitarësh kishin vajtur në zyrën e Kapitenerisë për të parë edhe një herë zbatimin e urdhërit për të mbyllur Portin. Ata vunë në zbatim të imponuar, edhe një orar pune të reduktuar.
Në kohën e mitingjeve, puna duhej të lihej me detyrim...
I bëj shenjë oficerit të Kapitenerisë që të mbyllë zyrën, urdhër të cilin ai e zbaton. Kthehem në Universitet dhe vërej se rreth godinës ku ishin futur studentët në grevë, ishin vendosur roje të armatosura deri në dhëmbë, rreth 200 veta!?
Tashmë ishin shfaqur fytyra të reja në rrugët dhe mitingjet e vlonjatëve. Këta vinin nga fshatrat e Vlorës, kryesisht nga zona e Lumit të Vlorës dhe ishin të armatosur. Organizimin dhe instruktimin e tyre, sipas informacioneve tepër të sakta që më vinin, e bënin Sabit Brokaj dhe Arben Malaj. Shtabi i tyre ishte në vilën e Brokajve, në afërsi të godinës së SHIK-ut. Ata rrinin më tepër të pangrënë se të ngrënë, flinin nëpër bunkerët e shumtë. Kjo jetesë, me fjalimet dhe mitingjet, i egërsonte pa masë dhe për këtë gjendje fajësonin Berishën. Këta ishin kryesisht të moshave të reja, të pashkolluar dhe përpunoheshin lehtë...
Në afërsi të godinës së SHIK-ut, në pozicion të pjerrët me të, ndodhej vila e Brokajve, e rrethuar me mure të larta. Në oborrin e saj ishin tre skafe të tipit oqeanik, të cilët për 24 orë rresht transportonin klandestinë dhe mallra të tjerë për në bregun italian. Në atë kohë tek kjo vilë bëheshin mbledhjet e shtabit të kryengritjes. Këtu u bë edhe plani i kryengritjes, që do të përfshinte Zonën e Parë Operative të Luftës Partizane, Vlorë-Sarandë-Përmet-Tepelenë, ku përfshiheshin Gjirokastra, Delvina dhe Himara. Ky plan u përpilua më datë 22 shkurt 1997 dhe në përmbajtjen e tij parashikonte kryengritjen në mbarë këtë zonë, për t’u përhapur paskëtaj në të gjithë vendin, “nëse Qeveria dhe Presidenti nuk largoheshin...”.
Pjesa e parë e këtij plani u realizua plotësisht.
Në vilën e Brokajve u instalua edhe një radio-transmetuese..., nga ku merreshin detyrat dhe urdhrat tepër sekretë, nga një distancë disa qindra kilometra, në vijë të drejtë...
Më datë 22 shkurt, në qytet filloi të ndihej uria, e cila kishte treguar shenjat e para që më datat 16 dhe 17 të atij muaji. Ndaj lajmërova Ministrin e Mbrojtjes, se duhej parandaluar uria dhe vetizolimi, dhe se për këtë do të hapja Portin e Vlorës për të prurë disa tragete që sillnin trajlerat e ushqimeve. Ministri Zhulali në fillim më thotë: “po”, pastaj më vinin urdhëra nga të tjerë, nga njerëz që flisnin në emër të tij, sipas të cilave trageti me ushqime duhej të mos hynte në Vlorë, por në Durrës!!
Deti ishte 8-9 ballësh dhe anija që u nis për në portin e Vlorës, e kishte ngarkesën në kiç (mbrapa), ndaj kthimi për në Durrës do ta mbyste 100 % anijen. Vetë ministri Zhulali nuk më doli më në telefon. Trageti u fut në Vlorë dhe shkarkoi 14 trajlera me ushqime.
Turmat, një pjesë e të cilave ishin të armatosur, më kërcënonin se do të digjnin tragetin. Kapiteni italian, që e fliste mirë shqipen, shumë trim, rrinte me motorin ndezur dhe me cima të lira. Të dërguarit e ministrit, oficerë, në atë kohë ia mbathën nga territori i Portit. Pata fat..., ngaqë turma nuk u urdhërua të sulmonte Portin.
Po atë ditë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, hoqi gatishmërinë e reparteve ushtarake!!?? Asnjë kapteri nuk do t’ia falja këtë veprim, dhe jo më Gjeneralit kryesor të Ushtrisë.
Pas kësaj, habitesha sesi vazhdoi ai, në detyrë, deri më 1 Mars!? Të gjitha repartet ku ushtarakët ikën, u vodhën dhe u dogjën.
Më datë 23 shkurt, në mëngjes herët, më informojnë se në Himarë ishte ngritur flamuri grek. Kjo ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme, shumë më e rëndë në krahasim me ato që kishin ngjarë deri më atë kohë, dhe si të tillë e vlerësova e doja ta verifikoja vetë, prandaj u nisa për në Himarë.
Me të vërtetë, flamuri grek valëvitej në qendër të Himarës. Hyra në një kjoskë-kafe prej llamarine, aty afër. Zonjës që më solli kafenë, i thashë “Na e keni zbukuruar Himarën”. Ajo e kuptoi ironinë dhe më tha: “Eh zotëri, të ishte për mua, nuk e vija aty, por e digjnja. Po çfarë t’u bëjmë atyre atje”, dhe tregoi nga klubi përballë, ku pinin dhe bërtisnin një grup djemsh me pamje të shpërfytyruar. Në mes të tyre hargalisej e krekosej Aleks Andoni.
I them zonjës: “Leksi është shqiptar moj zonjë!!! Si ka mundësi që të bëjë një gjë të tillë?!”. Zonja m’u përgjigj: “Ku merret vesh Leksi..., sapo ka ardhur nga Greqia...”.
Nga miqtë e mi që kisha në Himarë, mësova se çdo gjë ishte e vërtetë. Aleksi kishte ardhur me detyra të sakta nga Greqia. Po kështu, u informova se në Greqi po përgatiteshin edhe gjeneralë të tjerë, të cilët në një periudhë të afërt do të merrnin komandën e kryengritjes në Jug të vendit. Pararoja e këtyre rebelëve gjeneralë, kishte mbërritur në Sarandë, ku kishte filluar aktivitetin kryengritës Gramoz Ruçi.
Kiço Mustaqi hynte dhe dilte sa herë të donte, apo kishte punë. Edhe Qatip Aliaj përgatitesh të hynte në Shqipëri dhe të drejtonte segmente të kryengritjes.
Një nga më aktivët ishte Xhevat Koçia, i përzënë nga Ushtria për probleme tepër ordinere... Po përgatitej me pompozitet të madh nga Greqia, ardhja e krerëve politikë të kryengritjes për zonat e Jugut, si Ritvan Peshkëpia, etj..
Problemi ishte se protestat nuk po përhapeshin aq sa duhej në qytetet e tjera. Gjatë dhjetëditëshit të dytë të shkurtit bëhej thirrje për përhapjen e protestave nëpër qytetet e tjera. Në një nga këto ditë, grupe të rinjsh nga Vlora, u nisën në qytete si Shkodra, Durrësi dhe Fieri, si dhe në qendrat e këtyre qyteteve, ku lëshonin lepuj të butë. Me këtë u thoshin njerëzve se jeni frikacakë, si lepujt.
Mendoj se ky veprim e vuri në sedër kryebashkiakun e Shkodrës z.Bari Boriçi, i cili u vu në krye të dy autobuseve të mbushur me djem të rinj, me të cilët edhe zbarkoi në Vlorë, ku hodhi parrullën “Poshtë Presidenti, poshtë Sali Berisha”. Në fillim u habitën të gjithë ata që e dëgjuan, sepse ishte e para parrullë e tillë, dhe meqenëse u bë nga një kryebashkiak, pati efekt shumë të madh. Po këtë darkë u hap lajmi se institucionet ruheshin nga ushtarë “serbë”.
Atë natë u ula me mikun tim Pajtim Ceci, i cili shërbente në repartet e Rendit. I veshur me uniformën e shërbimit, bashkë me Pajtimin po ndiqnim një grup gazetarësh të huaj, të drejtuar nga Zenepe Luka, të cilët po filmonin një gomë makine që digjej dhe një grua që imitonte rënien e të fiktit. Në këtë kohë na afrohet dikush nga mbrapa, që godet Pajtimin me shkelm dhe e quan “serb i ndyrë”. Pajtimi heq kokoren dhe i thotë: “Ç’po bën, mua labin më quan serb?”.
Megjithëse nga keto skena ndodhën shumë, prap nëpër kafene dëgjoje të thonin se “Maloku ka prurë ushtarë serbë...!”.
Më datë 24 shkurt shkoj në Fier se kisha 40 ditët e vdekjes së nënës. Aty takohem edhe me gruan, që vjen nga qyteti ku banoja. Lajmet që shpërndaheshin, ishin nga më të frikshmet. Pasdite kthehem në Vlorë, ku më japin, me shkrim, dënimin tim “me vdekje...”, të vendosur nga Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës. Në listën–vendim, ishim 111 emra të dënuarish... Unë isha i 17–ti në listë...
Më datë 25 shkurt mora informacionin se, më datë 26 shkurt do të goditej dhe asgjësohej SHIK-u i Vlorës.
Më datë 26 shkurt ra një shi shumë i madh, sa u duk se qyteti po bashkohej me detin, çka bëri që të shtyhej plani i sulmit mbi SHIK-un.
Më datë 27 shkurt vjen në Vlorë gjeneral Bujar Rama. E vumë në dijeni për planin që shumë shpejt do të zbatohej nga kryengritësit, si dhe për vendimin e Komitetit të Shpëtimit Publik lidhur me ekzekutimet e personave të shënuar në listë, dhe me këtë rast i sugjerova që të largoheshim nga Vlora me gjithçka kishim. Pak para mesnate, shoferi i Bujarit dhe shoqëruesi u kthyen të rrahur dhe të shqyer nga komshinjtë e të afërmve ku kishin shkuar për të kaluar natën. Agresorët e mirinformuar për lëvizjet dhe detyrat e tyre, i kishin kapur të gjorët poshtë pallatit dhe do t’i kishin vrarë... Ata shpëtuan për pak gjë, thjesht për trill të fatit, ngaqë u dolën në mbrojtje të afërmit, që u lajmëruan rastësisht. Megjithëkëtë incident të rëndë, Bujari prap nuk vendosi t’i tërhiqte vartësit e tij nga Vlora!!!
Besnik Hidri, një nga oficerët më të mirë të SHIK-ut, e shoqëroi eprorin e vet dhe e nxori nga Vlora, dhe më pas ne lajmëruam policët besnikë për ta shoqëruar gjeneral Ramën, pasi nuk mund t’u besonim policëve të emëruar nga Komiteti i Shpëtimit Publik, e që në krye kishin Milto Kordhën.
Po më datë 27 shkurt, në Vlorë erdhi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Rexhep Meidani. Ngarkova njerëz për ta shoqëruar në distancë, derisa ai, i shoqëruar nga udhëheqësit e revoltave, u fut në vilën e Brokajve...
Të nesërmen, më datë 28 shkurt, paradite, Rexhep Meidani largohet nga Vlora. Më pas informohem se, në vilën e Brokajve, u vendos të asgjësohej SHIK-u.
Më datë 28 shkurt, ora 18.30, isha në trotuarin e godinës së grevës, pasi lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush që nuk njihej nga rojet. Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalen një furgon dhe një veturë me targa të Lushnjes.
Nga vetura zbresin 4 persona. Ata shkojnë drejt shkallëve të Universitetit, atje ku ishte drita më e fortë, dhe menjëherë fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet njëri prej “sherrxhinjve”. Tjetri që u “godit” bie në tokë. Tre të tjerët u hipin makinave dhe nisen në drejtim të SHIK-ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bërtet me zë të lartë “më vranë shikasit...”. E kuptova se po simulonte, sepse një i plagosur me thikë, nuk mund të thërriste aq shumë e të lëvizte me aq zhdërvjelltësi.
Rreth tij filluan të grumbulloheshin njerëz, dhe ai, meqenëse nuk kishte gjak asgjëkundi në trup, u largua me të shpejtë në errësirë, duke harruar edhe të rënkonte.
Më vonë u bë e qartë se askush në Vlorë nuk vdiq i vrarë me thikë, as atë mbrëmje dhe as kurrë ndonjëherë gjatë rebelimit.
Unë menjëherë e kuptova se diçka e përbindshme ishte përgatitur për t’u realizuar atë çast, ndaj shpejtova për në zyrë, në Kuc Baba. Lidhem me godinën e SHIK-ut, ku ishin vendosur 16 punonjës. Lekë Qoku m’u prezantua si përgjegjës. I them se “turmat po vijnë drejt godinës, ndaj më shpjego se çfarë po bëjnë...”.
Leka më thotë se turma po vendoste një makinë riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, siç duket për t’u mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina.
Raportoj qendrën për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 persona të armatosur. Kishin edhe granatahedhës.
Hapet zjarr kundër godinës së SHIK-ut. Nga vila e Brokajve qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr i kryqëzuar. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, ndërkohë që punonjësit e SHIK-ut qëllonin në ajër. Ndaj për këtë arsye, nga turma nuk u vra apo plagos askush nga civilët sulmues, atë natë, ndërkohë që sulmuesit qëllonin kundër godinës nga 20 metra distancë.
Pyes Lekën se çfarë shihte dhe a i shihte ato që hapnin zjarr, apo jo? Ai më përgjigjet: “Në dhomat e godinës shoh vetëm tym e flakë, ndërsa jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë janë fshehur pas grave dhe fëmijëve, dhe nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre”.
Lidhem, me vështirësi, me pjesën tjetër të grupit që ndodhej në vilat e “Ujit të Ftohtë” dhe u kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur, dhe të shihnin nëse mund t’i ndihmonim dot. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse pjesa tjetër e territorit ishte e mbushur me njerëz të armatosur, prapavijë dhe rezervë e sulmonjësve.
Nga porta e Akademisë e deri tek godina e SHIK-ut, distanca është afro 200 metra, ndaj nuk mundëm të jepnim asnjë ndihmë. Gjithçka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me ç’të mundej, kundër pak ushtarakëve të shtetit dhe nëpunësve të pafajshëm...
Leka më thotë: “Kosta, jam plagosur...”. Zëri i tij vinte duke u shuar.
Ai shton: “Këtu është vetëm tym dhe flakë..., shoh afër meje dy trupa të shtrirë, të shokëve..., nuk e di se cilët janë... Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë mbrapa, në shpatull..., mezi mbushem me frymë dhe nuk kam fuqi të flas...”.
(Vijon numrin e ardhshëm)

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2006 23:09
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Ēėshtja Kombėtare > Tė mos harrojmė atė qė na kanė bėrė dhe atė qė po na bėjnė grekėt.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.