Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Richard Vagner
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Richard Vagner

VAGNER, Rihard



VAGNER Rihard (1813-1883) kompozitor, dirigjent, kritik arti e dramaturg gjerman



* Në rininë e tij Vagneri nuk mendonte gjë tjetër veçse si të siguronte para për të luajtur me letra. Në darkë hynte në lokalin e lojës ku rrinte deri në mëngjes. Atje humbiste vazhdimisht. Nëna shqetësohej për qëndrimin e tij të padenjë dhe pikëllohej që i biri kthehej aq vonë në shtëpi. Një mbrëmje e ngarkoi të birin që t'i merrte pensionin. Me këto para ai luajti deri sa i humbi të gjitha, përveç një monedhe të vogël. E vuri edhe monedhën e fundit, por këtë herë fitoi. Fitoi edhe disa herë të tjera deri sa siguroi pensionin e nënës. Atëherë ai u betua se nuk do të luante më dhe e mbajti fjalën gjatë gjithë jetës.


* Më 1839 një poet dhe muzikant i ri gjerman u largua nga vendi i vet dhe shkoi në Francë për të shfaqur veprat e tij me një letër rekomandimi për drejtorin e operës së Parisit.
Në këtë letër shkruheshin vetëm këto fjalë:
"I dashur mik, ma hiq qafe këtë budalla".
Dhe ky "budalla" ishte vetë Vagneri.

* Muzika vagneriane u vlerësua vonë jo vetëm nga publiku i gjerë, por edhe nga muzikantët e shquar. Rosini më 1865 thoshte:
- Nuk do të arrij kurrë ta kuptoj edhe sikur të rroj sa Noja.


* Verdi po atë vit i shkruante një mikut të tij muzikant:
"Kam dëgjuar simfoninë e operës "Tanojzeri" është një mall për
budallenjtë".
Dhe Berliozi mbas "Tristanit" deklaroi: "Ai është i çmendur, i çmendur
e për t'u lidhur".


* Vagnerit, i pëlqente muzika e Rosinit. Tregon vetë se kur po kompozonte "Lohengrinin" u shkëput nga puna për të dëgjuar "Vilhelm Telin". Një herë një princëshë tha:
- Po ju them në konfidencë se mua më pëlqen shumë muzika e Rosinit, por mos ia thoni këtë vagnerianëve sepse nuk do të ma falin kurrë.


* Xhuzepe Verdi e admironte shumë operën "Tristani dhe Izota" të Vagnerit. Ai thoshte për të:
- Përpara kësaj ndërtese gjigande rri gjithnjë me tmerr dhe me habi, dhe nuk e kuptoj sesi mund të jetë e një njeriu kjo vepër. Akti i dytë është një prej veprave më madhështore të shpirtit njerëzor.

* Vagneri i donte shumë kafshët. Në shtëpinë e tij kishte një kafaz të madh me majmunë. Shkonte vazhdimisht në kopsht për të vizatuar një buf. Kur shkruante thërriste:
- Ja natyra pa maska. Është e egër por e çiltër. Ky buf e ka kokën si të luanit.
Kur i tregonte mikut të tij për dashurinë e madhe që kishte për të, i thoshte:
- Unë ju kam në zemër midis gruas, luanit dhe qenit.


* Vagneri kishte sjellje të çuditshme dhe krejt të veçanta. Ai e ndërtoi vetë varrin e tij kur ishte gjallë. Varrin e ngriti në kopsht në pjesën e poshtme të shtëpisë dhe fare pranë saj. Kur kishte miq të ftuar në tryezë shpesh u fliste për varrin dhe për vdekjen e tij.
- Miqtë e mij - thoshte ai, - edhe kur jeta na buzëqesh shumë, jemi gjithnjë pranë, vdekjes. Kam dëshirë të madhe t'ju tregoj varrin tim.
Të gjithë të ftuarit shkonin për të vizituar varrin e tij.


* Kur ishte në humor të mirë Vagneri e shpotiste shpesh muzikën.
Kur bëheshin provat e "Mjeshtërve Këngëtarë"1' nga fundi i aktit të dytë, u tall me interpretuesit:
- E po muzikë është kjo? Çfarë malli është ky?
Pastaj mjerë ai që i bënte edhe me të voglin qortim për muzikën e tij, qoftë edhe për muzikën e kohës së tij rinore për "Riencin"2) për shembull.


* Në një nga operat e fundit të "Parsifaltit"3) një nga figurantët nuk rrinte në vendin e tij. Vagneri i zemëruar tha:
- Ç'bën atje, more, copë hajvan? Shko në vendin që të takon.
Tjetri u bind, por u tha të gjithëve se nuk do të merrte pjesë në shfaqje në qoftë se Vagneri nuk i kërkonte të falur. Mjeshtri e mori vesh këtë, u afrua te figuranti dhe duke qeshur i tha:
- Unë të quajta një "copë gomar" dhe kam bërë padrejtësi, sepse ju jeni një gomar i tërë.


* Vagneri ishte nëntë vjeç kur dëgjoi për herë të parë Freischut të Veberit. Kjo shfaqje i la mbresa aq të thella sa ai vendosi që të bëhej muzikant dhe të imitonte Veberin. E ëma, për të kënaqur dëshirën e tij, e çoi djalin te mjeshtri Human që të merrte mësime në piano. Kur e dëgjon Vagnerin që interpretoi plot me gabime mësuesi i inatosur tha:
- Kur të rritesh mund të bëhesh ç'të duash, po muzikant kurrë. Atëherë nëna e dërgoi te një mësues tjetër për të mësuar violinën. Por edhe ai i tha se ishte nxënësi më i keq që kishte.
- Si mund të bëhesh muzikant, - i tha e ëma, - kur nuk mund të mësosh dot asnjë instrument?
- Nuk ka rëndësi, - u përgjigj Vagneri, - unë po të them që do të bëhem muzikant dhe ke për të parë se do të bëhem.



* Muzikën e Rosinit e nënçmonte dhe e quante pjesë për kitarë. Në vitet e fundit të jetës së tij ndërroi mendim:
Kur Vagneri vajti në Venedik një mbrëmje u ul me familjen e tij në kafe "Floria" . Në mes të sheshit po luante banda. Në një çast pushimi Vagneri u ngrit, kaloi në mes të turmës që rrethonte ekzekutuesit u afrua te dirigjenti dhe tha:
- Jam Vagneri, - tha.
Mjeshtri i orkestrës, i befasuar nga ky prezantim u përkul me nderim të madh para muzikantit të shquar. Të gjithë orkestranët e rrethuan me admirim. Vagnreri u bëri atyre lavdërimet e rastit për interpretimin e mirë, që i habiti orkestranët.
- A mund të luani për mua sinfoninë "Laraska Vjedhacake", - i pyeti Vagneri.
- Mjeshtri u bë copë për të kënaqur Vagnerin.


* Roshi ishte një nëpunës i varfër i doganës që e donte shumë poezinë dhe të dielën. Të vetmen ditë të lirë që kishte e kalonte duke bërë vjersha kur hyri në zyrën e tij, dëgjoi një të huaj gjerman që ankohej për vonesën në doganë. Roshi ndërhyri:
- Si ju quajnë? - e pyeti të huajin.
- Rikard Vagner!
- Jam i lumtur, - u përgjigj Roshi, - që i shërbej një muzikanti të madh.
- Po si më njohët?
Si përgjigje ai nisi të këndojë disa pjesë nga "Tanhojzeri".
- Ah, - ia bëri Vagneri, - kjo është një shenjë e mirë. Nesër hajde të hamë mëngjesin së bashku.
Muzikanti i madh dhe poeti i vogël u morën vesh kaq mirë sa ditën tjetër Vagneri i dha Roshit detyrën që të përkthente frëngjisht Tanhojzerin.


 

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 10:05
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Richard Vagner

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.