volter
shpirt artisti
Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Feliks Mendelson
MENDELSON, Feliks
MENDELSON Feliks (1809-1847) muzikant i famshëm gjerman
* Mendelsoni kishte një kujtesë të habitshme. Në një takim muzikantësh me autoritet, Listi solli një pjesë të re nga kompozimet e tij dhe e interpretoi në piano aq bukur sa që i la të gjithë të pranishmit të habitur. Interpretimi dhe kompozimi ishte mjaft i ndërlikuar. Pas kësaj prove asnjë nga muzikantët e pranishëm nuk donte të luante ndonjë pjesë në piano. Mendelsoni u ngrit qetë-qetë dhe midis habisë së të pranishmëve u ul në piano. Ai, luajti atë pjesë të vështirë që kishte luajtur Listi, të cilën e përsëriti me përsosmëri. Çdo notë e mbajti mend në mënyrë të habitshme. Ai imitoi edhe gjestet e Listit, i cili qeshi me përzemërsi për atë shfaqje të pabesueshme.
* Në një sallon të Londrës po gjykohej ashpër opera e fundit e Donixetit "Elizir i dashurisë". Vetëm Mendelsoni nuk mori pjesë në diskutim. Një prej të pranishmëve kërkoi mendimin e tij dhe muzikanti i madh iu përgjigj; - Po ta kisha bërë unë atë vepër do të isha i lumtur.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|