Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Franc List
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Franc List

LIST Franc



List Franc (1811-1886) pianist dhe muzikant i famshëm hungarez


* Muzikanti i raadh kur ishte ftuar në kështjellën e Jashit (Rumani) dëgjoi disa ciganë që po kalonin në një fshat aty pranë. Kryetari i tyre një farë Barbo, u tha ciganëve që të këndonin për së dyti një këngë me të vërtetë të bukur. Listi mbeti i shtangur dhe kur mbaroi pjesa tha:
- Bukur! Me të vërtetë bukur. Tani Barbo dëgjo edhe muzikën time. Listi u ul në piano dhe nisi të ekzekutojë një improvizim të ndërlikuar me variacione të vështira.
- Mjeshtër, - i tha atëherë Barboja, - melodija jote është aq e bukur dhe më bëri aq shumë për vete, sa që po të më lejoni, do të përpiqem që ta riprodhoj.
Listi nuk mund ta besonte kurrë një gjë të tillë, sepse i dukej e pamundur. Ndërkaq Barbo dhe ciganët e tjerë ia nisen pjesës që dëgjuan nga Listi. Kur përfunduan Listi u çua, e përqafoi plakun ngrohtësisht dhe i tha:
- O cigani Barbo, mësuesi im. Zoti të ka bërë artist dhe je më i madh se unë.


* Listi do të jepte një koncert në një sallë ku do të ishte edhe mbreti. Kur hyri mbreti, mjeshtri po bëhej gati të fillonte. Listi dukej shumë i turbulluar.
Kishte vendosur partiturën në një poltronë aty afër dhe një baroneshë e shëndoshë ishte ulur sipër partiturës.
Listi iu afrua baroneshës dhe i tha:
- Më falni baroneshë por partitura që keni poshtë nuk është për instrumenta frym


* Princi Feliks Linhovski muzikant i mprehtë, kur ishte mysafir te Listi bëri një udhëtim të gjatë me të dhe mjeshtri i shquar i pagoi të gjitha shpenzimet.
Satiriku Hajne e përcaktoi kështu këtë rast: "Franc List mbrojtësi i njerëzishëm i prindërve me talent".

* Pianisti i famshëm kur ishte në Romë shëtiste shpesh në kështjellat romake. Një nate zuri shtrëngata dhe koha u ftoh shumë. Listi doli nga vila e mikut të tij dhe rrugës takoi një njeri të veshur keq, qe dridhej nga të ftohtët. Kur Listi mori vesh se ai nuk kishte para për të blerë rroba, hoqi pallton e vet, ia dha atij dhe nëpër shi u kthye në Romë.


* Gjatë një koncerti të Listit e pyetën Rosinin në se mund te kapte në gabim pianistin e shquar.
- Nuk raund të pohoj dot, - u përgjigj Rosini, - Listi bën aq nota në një minutë sa që është e pamundur ta ndjekësh. Deri tani nuk më ka mjaftuar koha që ta dëgjoj.


* Kur Franc Listi vajti në Vjenë te princi Meternik, princesha e pyeti në se kishte bërë ndonjë punë të mirë. Listi u përgjigj:
- Diplomatët dhe bankierët zonjë, bëjnë punë të mira, unë bëj thjesht muzikë.

* Listi pinte një puro në ditë, e cila prodhohej me porosi vetëm për të. Kur largohej nga shtëpia merrte me vete aq puro për sa ditë do të qëndronte atje ku shkonte.

* Një herë i thanë Listit:
- E po, në qoftë se nuk ke qenë muzikant, atëherë çfarë ke qenë?
- Diplomati i parë i Evropës, - u përgjigj Listi.


* Listi i dhuronte Vagnerit tema muzikore që i vinin në mendje, i bindur se miku i tij do të dinte t'i shfrytëzonte më mirë se ai. Të gjitha mësimet e pianos që u jepte nxënësve të tij i bënte pa shpërblim. Listi dhuroi një shumë të madhe për të ngritur një monument për Bethovenin. Për të varfërit ai mbante gjithnjë një shumë të hollash mbi oxhak, që t'i kishte gati për çdo rast. Në çdo zarf që dhuronte me para Listi shtonte fjalët e tij të përzemërta.
- Duhet të sheqeroset tableta - sepse marrja e lëmoshës është një gjë shumë e trishtuar.


* Listi ishte ftuar në një pritje, e cila nuk u dha sepse e zonja e shtëpisë u sëmur papritur. Kur Listi u kthye i trishtuar, takoi në rrugë një mik, e mori për krahu dhe i tha;
- Eh, po ne kemi festat, sallat e ndriçuara me drita, por nuk kemi një vatër, vatrën tonë. Tingujt po zbehen, zemrat pushojnë së rrahuri dhe në fund mbetet heshtja.
Në sytë e tij të plakur rrodhën dy pika loti. Pastaj shtoi: Kush e di, a do të jetoj edhe një vit akoma? Nuk kam veçse një gjë për të kërkuar: mos më bërtisni në këtë pak kohë që më ka mbetur për të jetuar.


* Atij që fliste me tmerr për vdekjen, Listi i përgjigjej qetë: - Të vdesësh është më lehtë se sa të jetosh.

* Në verën e vitit 1885 Listit plak i propozuan që të jepte disa koncerte ndaj një shpërblimi prej dy milion markash.
- Po çfarë do të bëj me dy milionë karkat në moshën shtatëdhjetë e katër vjeçare? - u përgjigj Listi, që nuk e pranoi këtë ofertë.

* Listi dhe Rubini do të jepnin koncert në një qytet me rëndësi të Francës. Në sallë ishin vetëm pesëdhjetë veta, megjithatë Listi ekzekutoi në mënyrë të mrekullueshme si gjithnjë dhe Eubini këndoi si dinte të këndonte ai. Kur mbaroi koncerti Listi i zemëruar u tha të pranishmëve: - Zotërinj e'zonja (megjithëse midis të pranishmëve ishte vetëm një zonjë), koncerti mbaroi. Tani a mund të më lejoni që t'ju ftoj për darkë? Të pranishmit e shikuan të çuditur, por së fundi pranuan. Në mbrëmjen tjetër salla ishte plot.


* Mësimet e para Listi i mori nga i ati. Ai studjoi me ngulm e bëri përparime të mëdha. I ati e dërgoi te një pianist i shquar për t'i dhënë mësime në piano. Kur e dëgjoi fëmijën të interpretonte sonatën në la bemol të Bethovenit, ky mbeti shumë i habitur dhe tha:
- Ti do të bëhesh pianisti më i madh nga të gjithë ne.
Ai kërkoi një fiorinë për çdo mësim dhe pas mësimit të dymbëdhjetë nuk pranoi të merrte fare shpërblim.
- Përparimet e jashtëzakonshme të fëmijës, - tha ai, - më japin një kënaqësi të madhe sa që e harroj fare lodhjen.


* Listi studionte muzikë me zell të madh. Një ditë nga lodhja e madhe i ati e gjeti shtrirë në dysheme pranë pianofortes. Mjeku e këshilloi të pushonte për disa kohë. Ai e mori shpejt veten dhe u bë më mirë nga shëndeti. Mbas pak kohe i vdiq i ati. Fjalët e tij të fundit ishin: - Biri im, po të lë vetëm, por aftësia jote e madhe do të shpëtojë në jetë. Zemra jote është emirë. Por druaj për ty nga gratë, ato do të të turbullojnë në jetë.


* I riu List u vendos në Paris dhe mori me vete edhe nënën.
Ai u bë mbrojtësi dhe mbështetësi kryesor i saj, duke u rrethuar me kujdesje fisnike dhe dashuri të pakufishme. Kur vinte në mbrëmje nga shfaqjet për të mos e zgjuar rrinte deri në mëngjes te shkallët i lodhur dhe i drobitur, por i lumtur se nuk ia kishte prishur gjumin nënës së tij të adhuruar.

* Një herë, në orkestër dirigjonte kantatën e tij. Kur pjesa përfundoi publiku ndenji i ftohtë. Atëherë Listi, me një shpërthim të papërmbajtur, filloi edhe një herë ekzekutimin. Solistët, kori dhe orkestra i vunë të gjitha forcat e tyre dhe vepra doli me të gjithë madhështinë dhe bukurinë e saj, duke ngritur peshë entuziazmin e dëgjuesve.


* Listi kompozoi një meshë. Kur u ekzekutua suksesi i kaloi të gjitha parashikimet. Një prej dëgjuesve tha:
- Kjo muzikë është aq "fetare" sa që Satananë e bën njeri.


* Cari i Rusisë i kërkoi Listit të jepte koncerte për invalidët e Borodinos. Ai iu përgjigj se Francës i ishte tepër mirënjohës, ndaj nuk mund ta pranonte një kërkesë të tillë.
Atëherë Cari tha:
- Te ky njeri janë antipatike flokët e gjatë dhe idetë politike.


* Shumani shkonte për të kaluar disa orë me mikun e tij, nga Drezdeni ku banonte vetë, në Laipcig ku ishte Listi, megjithëse atëherë rruga midis të dy qyteteve zgjaste katër orë.
Në këto vizita Listi i binte pianos për një kohë të gjatë dhe Shumani rrinte i heshtur për të dëgjuar. Kur mbaronte me piano Listi gjithnjë shkruante letra dhe Shumani mbetej gjithë kohën i ulur në një qoshe.Dita kalonte papritur e pa kujtuar. Pastaj Listi kujtohej që kishte mikun pranë, dhe kthehej nga ai me buzën në gaz. Shumani atëherë ngrihej për të kërkuar leje që të largohej dhe i thoshte me ëmbëlsi:
- Ja pra që biseduam edhe njherë së bashku me zemër të hapur.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 10:40
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Franc List

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.