volter
shpirt artisti
Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Ēajkovski
ÇAJKOVSKI, Petar Iliç
ÇAJKOVSKI (Petar Iliç) (1846-1893) kompozitor i madh rus, përfaqësues i romantizmit
* I ati e futi Çajkovskin që të studionte për drejtësi. Ai u diplomua ne ketë degë dhe pastaj u emerua nepunës shteti. Me muzike u mor shume vonë. Ishte tetëmbëdhjetë yjeç, kur nisi të studionte pianoforte. Mësuesi i tij thoshte se ai nuk kishte asnjë prirje për muzikë. Aftësinë e tij për muzikë e zbuloi një diletant. Ai dëgjoi një ditë rastësisht një improvizim të tij në pianoforte. Ky i dha zemër t'i kushtohej seriozisht kompozimit.
* Pak dihet për jetën private te muzikantit të madh, i cili ishte gjithnjë shumë i rezervuar dhe për sliumë çështje jetësore rrinte mjaft ftohtë. Për shembull, mbas vdekjes u mor vesh se kishte pasur grua. Edhe kjo grua ishte mjaft misterioze. Ajo ishte martuar kur kishte qenë tridhjetë e shtatë vjeçe. Edhe familjarët e Çajkovskit e moren vesh kur ai jetonte me të. Para se të vdiste kishte lëne në Konservatorin e Moskës një zarf të vulosur i cili duhej të hapej vetëm tridhjetë vjet pas vdekjes së tij. Nëpërmjet fytyrës së tij nuk mund të depërtojë në botën e brendshme, sepse ai kishte gjithnje një buzëqeshje të ngrirë.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|