Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Nje Nder Traditat Shqiptare, Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 867

Të nesërmen u ngritëm po ashtu vonë, sidomos unë dhe Sefo, ngaqë ndoqëm në darkë një film-dokumentar me kafshë deri në mes të natës. Unë nuk arrita ta ndjek deri në fund, por kushos duket i kish pëlqyer fort; mallin e fshatit nuk e ndante akoma i shkreti.
Dhe me tu ngritur, e shoqja i kujtoi vizitën në Vatikan, që ai vetë e kish në program. Edhe mua mu duk ide e bukur, vetëm se duhej që ta pinim kafen aty në shtëpi, u thashë, sepse andej nga Vatikani nuk dija të kishte ndonjë lokal të bukur për të pirë ndonjë kafe të shijshme.
E me të thënë e me të bërë. Njëra pregatiste kafet, tjetra kala-majtë, Sefoja po lahej e rruhej, unë po kontrolloja gjithsejcilin në veprimet e tij, mos harronim së fundi ndonjë gjë. Së fundi dolëm. Ora njëmbëdhjetë e gjysëm. Dymbëdhjet e gjysma na gjeti në Vatikan, kur Papa po mbaronte meshën e zakonshme të së djelës. Hyrja ishte tashmë e bllokuar aty ku u gjendëm ne, sepse tashmë do të dilnin turmat e njerzve, pra besimtarve dhe turistëve së bashku. Por më vonë ishte e lejuar përsëri për vizitorët, na sqaroi polici. Vetëm kini kujdes kalamajtë se sot është dingllas. Pa diskutim, i tundëm kokat!
-Shiko, se këtu duhet të kalojë patjetër Petriti, -i fola kot sa për muhabet kushos. -E di që vjen herë pas here të djelave në Vatikan.
-Hë mo dhe ti, se të tha njëherë që kish qenë këtu, dhe ti kujton se po vjen çdo të djelë burri i botës!
-Po prit mi Lume, prit! -iu hodha vërejtjeve të gruas, -ja njerzit po nisin të largohen. Dalin këta dhe hyjmë ne! E pamë Petritin mirë, nuk e pamë, po prap mirë.
E duke ndenjur si huj gardhi, na u afruan nja dy policë me atë karrocinën e vogël elektrike. -A mund t’ju ndihmojmë!?
-Jo-jo, faleminderit sinjori, -ua ktheva në moment, pa ditur ç’të thoja më tej, -Ëë, ndonjë vend për tu ulur, nuk ka këtu?
Dhe njëri prej tyre na tregoi me dorë një drejtim në brendësi të Vatikanit, duke na shpjeguar edhe diçka me gojë. U nisëm për andej, mirpo turmat e njerzve ishin si mizë lisi. Duket se kishim ardhur në kohë të papërshatshme. Po hajd mo, u përpoqa të qetësoj veten, vetë kushoja e krruajti me këto vizita koti. -Me sa po shoh, -më foli mes zhurmës kushoja, -këtu u dashka ardhur ditë tjetër më mirë!
I lëviza vetëm dorën përpara, se edhe kishte të drejtë, por edhe të vazhdonte më tej, ta shihte vetë idenë e famshme të vizitave. Vërtet, nuk kaloi shumë dhe e kuptoi se shumë vende të Vatikanit ishin të bllokuara. Lejoheshin vetëm ata që kishin prenotuar më parë bileta hyrje. Edhe në kishën e Pjetrit, e vetmja që kish shpresuar të hynte e ta shihte, hyrja ishte e kufizuar në atë orë vetëm për ata që kishin një herë bileta për më tej, si në muzeun e saj poshtë, apo në kupolë, apo dreqi e di, sepse as vetë nuk po kuptoja më.
-Do t’më ngeli merak, po nuk pashë pikturat e Da Vinçit dhe Mikelanxhelos! -po më shprehte gjithë merak kushoja.
Bjeri ti bjeri, po thoja me vete, se duket që të paska ngelur ora prapa. Çfarë, më foli kushoja. Hiç, hiç, ia ktheva, kujdes, mos ua ndaj sytë fëmijve, sepse ka shumë njerëz sot!
Nga muabeti i kalamajve dhe yni, një çift i ri shqiptarësh na folën gjithë përkujdesje. -Nesër është më lirë këtu! Mund të vizitosh…. -dhe nisën të numëronin të gjitha ato që kishte Vatikani. Përveç kësaj, ata të dy dinin edhe kush ishte me hyrje të lirë e kush me biletë. Mirpo dhe kjo puna e biletës kishte odisenë e vet, që unë as e dija, sepse do ia kisha prerë qysh atë moment ndonjë biletë Sefo intelektualit. Mirpo nuk ish më e mundur për këtë të djelë. Shyqyr, i flisja vetes, duke u bërë për herë të parë besimtar, e duke nisur ti lutesha Zotit me mëndje, të na nxirrte nga ajo katrahurë vizitorësh dhe turistësh.
Ndërtesa kisha parë plot në jetë, e s’më mirrte malli. Papë gjithashtu kisha parë njëherë, tek gruas i ish tekur të bënim njëherë një vizitë para disa vjetësh në meshën e të djelës. Ndaj nuk po e kuptoja pse vinin vërdallë gjithë ata njerëz, sa në njërën anë të Vatikanit e sa në anën tjetër. Të kishte aty në shesh, bie fjala një kafene, ah, po, atëhere e bëja kabull një vizitë në Vatikan. Mirpo edhe një kafe, për të cilën tregonte ky çifti i ri shqiposh, qenkësh me biletë hyrje! Hajde, i thashë kushos, se do na humbin edhe fëmijët në këtë rrëmujë. Të shikojmë mos gjejmë diçka më me hapsirë, se këtu tu zinka fryma sot. (vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 11:48
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 867

Dhe dolëm, sepse për fat njërit prej kalamajve po i vinte çiçi. Të rroftë shurra or vogëlush, i fërkova kokën të voglit. Duke marrë rrugët drejt lumit, mezi pashë një tip restoranti. I thashë gruas ta çonte të voglin të bënte çiçin, se patjetër ata të restorantit do ta linin! Dhe nuk isha gabuar. Jo vetëm kaq, por fëmijët edhe i morri urija. E po tani do ta kënaq kushon në ndonjë restorant, thashë me vete, që t’mos e harroj kurrë. Xhepat i kisha mbushur me euro, që t’mos turpërohesha. Mirpo për dreq, gratë i kishin marrë masat për kalamajtë, duke u ngjeshur si bukë ashtu dhe ujë në çantat e tyre.
Duke ecur ashtu kuturu, kur sapo kishim dalë pranë lumit, më shkoi në mëndje një ide gjeniale. -Do të tregoj ty vëllai një vepër vërtet antike, o kusho! Por do ecim pak me këmbë përgjatë lumit, që edhe ta shijosh Romën.
Dhe duket se kushoja me gjithë të shoqen po e shijonin vërtet Romën përgjatë Tiberit. Por herë-herë edhe ua shihja nga një mërziti të vogël. Po, a të lija unë të mërziteshe!? Jo ore! Diku duke u blerë nga një akullore kalamajve, diku duke u ndalur në ndonjë sklupturë që na dilte përpara, diku duke parë çmimet e ndonjë dyqani, ua merrja mëndjen të gjithve. S‘kish vajtur ora akoma katër, kur ua tregova surprizën. Ishte një restorant i bukur me ca vepra arti të antikitetit, që ua morrën ment të ftuarve të mi. Pa u ulur mirë në tavolinë, kushoja nuk la asgjë nga veprat ti shpëtonte syrit të tij të imët. Ne të gjithë rreth tavolinës, ndërsa Sefo intelektuali vazhdonte me gjithë dy kalamajtëe e tij dhe atë timin të vështronte veprat e artit.
-Hë, -i thashë gjithë buzëqeshje, të tërhoqën vëmëndjen ë?...
-Vetëm njëra më duket vepër e vërtetë e antikitetit, të tjerat janë kopime, -lëshoi si ekspert arkeollogjie. Sa qeshë duke e kundërshtuar, kur ndërhyri ime shoqe më parë: -Domosdo që janë kopime! Veprat e vërteta ndodhen nëpër muzeume.
Ah dreqi, kafshova buzën. Edhe muzetë na duhen tani!
Në mes të pikëllimit të intelektualit tim të panjohur, erdhi kamarieri. Ky menjëherë na njoftoi se deri më katër vazhdonte pushim i guzhinës, por ne mund të bënim sidoqoftë porositë. I thashë tjetrit të na sillte këtu shishen më të mirë të verës që kishte, sepse mua një herë më ka ardhur kusho nga Zvicra. Për çudi, kamarieri i zgjati dorën kushos. -Bienvenuto, vilkomen… dhe vazhdoi ti tregonte se edhe ai kish punuar dikur në Zvicër. E po gjene mirë, thashë; aq më tepër kur filluan të flasin në atë gjuhë të poshtër zviceriane, që ishte një gjermanishte katundarësh. Thashë me vete, fshati po tek fshati mbeti. Unë i qytetit, po tek qyteti.
Eehh, ç’ta zgjas! Ia kaluam sa s’ka më mirë. Hëngrëm e pimë sa s’mbante më barku. Biles edhe fëmijët nuk lanë akullore pa provuar, -kështu dhe i mbanim urtë. Kur u ngrita, mua duhet të më mbanin dy veta nga krahët. Isha bërë tap fare nga qejfi. Kushua të më gëzonte më parë, thoja. Ishte ora tetë e darkës kur dolëm. Dhe ai ajër i freskët mbrëmje sikur na e bekonte kënaqsinë. Vetëm kushoja ç’o ku lëshonte ca nga ato ankimet e tij, për takimin me Petritin, për vizitën në Koloseum, për … bjeri, bjeri, thoja me mëndje, të mbeti mëndja tek Koloseumi, a thua se pak e ke atë Apolloni dhe Bylis jo shumë larg fshatit tënd. ǒthe, mu drejtua kushoja. -Hiç, hiç, -ia ktheva, -e shikon atë kthesën atje larg nga jemi drejtuar? Po, prej andej duken dritat e Romës shumë bukur, duke reflektuar në qiell. Tani është afërsisht ora kur ndizen. Ajd se do kënaqesh!
Kushoja tundte kokën, ndërsa unë kisha hallin mos i shkonte mëndja të vizitonte në këtë orë Koloseumin, sepse ishim mjaft larg tij e më afër shtëpisë tonë. E duke kaluar urën mbi Tiber, aty fëmijët u kënaqën sa s’ka më. Apo nuk po kalonte ato momente edhe një barkarexhë turistësh gjithë drita. Mrekulli fare. Roma, Roma, Sefo vëllai, nisa ti bërtas. Nja dy të rinj më tej nisën të bërtisnin, Laçio-Laçio. Eh qyfyre që kishte. Sa do të doja të isha tani tek ajo barkarexh! -shfryu i pezmatuar Sefo. E kapa prej mezi dhe bëra sikur po e hidhja nga ura! Thashë më mirë po bëj unë shaka, se sa ti shkoj mëndja kushos për ndonjë marrëzi të paparashikuar. Dhe, duke e tërhequr drejt vetes, e nxita të kapte kalamajtë, që menjëherë nisën të vrapo-nin. Hajd se atë mëndje ke, thashë me vete.
Ashtu tërë qejf arritëm në shtëpi aty nga ora nëntë e çerek. Shpresoja ta kisha kënaqur kushon, ndonëse nuk e tregonte dhe aq qeni. Më rrinte pak si me buzë.
-Hë se nesër kemi Petritin, Koloseumin, atë shatërvanin me lekë, ….
-Po, na i mbushe mëndjen! -nisi kushoja të më kritikojë. Dhe, për t’më vënë në lojë, më kujtoi edhe vizitën e atyre që takuam dje të shtunën.
-Oh, po unë të gjithë i pres! -ia ktheva duke nxjerrë edhe një grokësimë. -E pe çfarë vere fantastike që qe!?..
-Kam provuar verë edhe më të mirë, -ma ktheu thatë.
Ah, ia bëra me dorë në formë nënvleftësimi, duke iu afruar telefonit. I rashë numrit të atij shum të kërkuarit, kushos tjetër, dhe u lidha direkt me të. -Ore qelbanik, -i fola Petritit, -këtu të ka ardhur kusho jot, Selfiu, dhe ti na fshihesh sa andej e kendej! Mos të ka zën gjë frika se po harxhon!?..
Me ta marrë vesh ai kulturor tjetër, se i kish ardhur kushoja, i cili nisej të martën në mëngjez me avion për në Shqipëri, premtoi se do të vinte të nesërmen menjëherë paradite, meqë ishte turni i dytë javës pasuese.
-Ja ku e hoqëm qafe, njërin nga takimet! -fola krenar. -E ndërkohë që ti çmallesh me Tit katolikun, unë marr ndërkohë raport për nesër e pasnesër, dhe paradreke nisemi për në vizita të ndryshme me atë rrangallen time. Ja kështu të bëj unë ty që mos ta harrosh vizitën në Romë, ore intelektuali im i dashur! E të më kujtosh me mall!... (vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 11:50
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 867

Oh, rashë si dëng leshi në minder se s’po më mbanin këmbët. I lashë pultin e televizorit kushos, dhe u nisa drejt krevatit.
Të nesërmen, me tu kthyer fiks më dymbëdhjetë nga doktori, gjeta dy kushot në muhabet mbi minder. Sa po bëheshin gati për të dalë, gjoja njëri intelektual do e çonte intelektualin tjetër nëpër disa muze. Po pse, i lija unë!
-Doni të më lini mua si mut këtu!? -lëshova gjithë mërziti. I kapa dhe s’kishin nga ta lëviznin bishtin. Ajo gjë s’kishte as kuptim. Unë të shkoja e të mirrja raport mjeksor vetëm për kushon tim, e ai të më ikte si dhelpër, pa ma varur fare. Jo-jo, prisni pra, u thashë, tek e pashë që i preva si pula të ngordhura. Me tu ndrruar e çndrruar, dola me dy kushot.
-Jo-jo, -u fola tek pashë se po kërkonin të shkonin me veturën e kushos tjetër, -veturë kam dhe unë. Do t’ju çoj lali me veturën time, dhe do t’ju sjell prapë.
-Kam një ide, -u thashë pas pak, -unë do eci me Sefon me veturën time përpara, e ti Petrit do na ndjekësh! E kupton, që edhe t’mos vonohesh për punë më pas.
Pa diskutim u nisëm. Eca me rrangallën time, e biles kalova edhe nga Koloseu, por pa ndalur diku, sepse kisha jo vetëm hallin e parkimit të dy veturava, por… -Si të tha Drita!? Ka dhe ajo qejf me gjithë kalamajtë të vij e ta shohë! Ndaj mos u mërzit se pasdite e bëjmë një vizitë të mirë!
Dhe ndala në një vend të bukur periferik, me ca statuja antike, që të dy kushove u pëlqeu. Mirpo u harruan budallenjtë në sklupturat e deformuara, ndërkohë që unë hyra në lokalin e bukur pranë.
Jo e jo, ngulmonin të dy për t’mos u ulur në lokal. -Ore qypa! -ju drejtova, siç më drejtohej mua dikur ai presori i letërsisë, -një kafe të lehtë njëherë, e pastaj kultura!
Me derman e pa derman, i bëra të ngjitnin shkallët në verandën e bukur. -Po shikoni mor aman, ç’mrekulli! -hapa krahët i kënaqur, pasi kishim zënë vend. -Porosita për të tre nga një birrë dhe nga një meze si fillim, për t’na hapur oreksin. Pastaj nuk e lashë të më dilte situata nga dora, por porosita tamam për të ngrënë. Le t’më hidhesh përpjetë ai Tit koqja, që mëndjen vetëm për piktura dhe skluptura e kishte. A thua se e kish patur babën profesor vizatimi!
U ngjeshëm, u zhveshëm, … sepse kish filluar edhe të ngrohej koha mirë, dhe vetëm një det na mungonte. Me kujtime plazhi ua morra mëndjen të dyve, dhe e kaluam si s’ka më mirë. Vetëm ai turnsi i dytë u largua më vonë, por unë e mbajta Sefo vllain të tavolinë. E vetëm ndonjë gjysëm ore më vonë u ngritëm, sepse i ra gruaja atij celularit tim, pasi kish marrë në telefon ai Ermir qullsi, dhe kish pyetur nëse ishim në shtëpi rreth orës pesë, sepse do vinte me njerzit e tij.
Rreth orës katër u ngritëm nga tavolina, dhe unë edhe një herë e kalova kushon nga Koloseu. Pa ata që luanin si romakët e lashtë, të veshur me ato parzmoret. -Ja, fitojnë ndonjë lek të shkretët! -i fola kushos, pa e ulur gazin e veturës. -E ka kapur kriza Italinë, o Sefo, nuk është si më parë! Mund të jetë profesor burri i botës, apo artist filmi, mirpo ja, i duhet të kënaqë turistët, që të fitojë ndonjë euro….
Më katër e gjysëm arritëm në shtëpi. Fytyra e kushos e vrenjtur. Eh, lëre, thashë, do i ketë ardhur keq, që nuk pati rastin të përshëndes nga afër atë ushtarin romak...
S’kaloi shumë kur ra zilja. Ermiri me tufën nga prapa. Shishja e rakisë në dorë, një suvenir i mbështjellë, e ca sallam albanez. Këtij të fundit ia ndjeva jo vetëm un erën, por edhe kalamajtë, që desh na turpëruan, tek u vërsulën si ujqër drejt pakos. (vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 11:51
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 867

Po se mos ua lashë mangut unë, do thoni ju!? Jo or jo, i kisha marrë masat me kohë. Ua shtrova për shtatë palë qejfe, që t’mos e harronin kurrë. Vërshonte rakija e tyre, birra jonë, dhe lëri të tjerat. Tavolina plot gjatë gjithë kohës. Aq në qejf më erdhën vizitorët, sa u ndjenë si në shtëpi të tyre. Nxorrën nga xhepi një kamera të vogël e donin të na tregonin vizitat e bëra në Romë. Sefon s’po e mbante gjithashtu vendi. Oh, kjo më kënaqte sa herë. Miqtë duhet të rrinin si në shtëpi të tyre. Lirshëm fare, ore! Tamam mikpritje shqiptare!
Dhe, mes ngrënies e pijes, nisëm të vështronim në televizor vizitat e tyre. -Ja këtu jemi tek parku Savello o Giardino degli Aranci, njëzet minuta me këmbë prej këtu nga ne, -po tregonte Ermir cicëroni. Ishte vërtet një park i bukur, të paktën siç tregonte filmimi i tyre. -Duket do e kem parë në stinë jo të përshtatshme, -u justifikova duke u larguar drejt banjos. Ermiri vazhdonte ti tregonte kushos tim gojën e fatit. Aty kisha qenë njëherë edhe unë me kalamajtë, mirpo nuk bëra zë, sepse ndërkohë kisha hyrë në banjo.
Me tu kthyer, filmi po tregonte një fushë të madhe të Romës, që as më kujtohej nëse e kisha parë ndonjëherë.
-Fusha e cirkut të Maksimit, babi, -më tregonin fëmijët, -ne kemi qenë atje! As treçerek ore me këmbë prej nesh!
Edhe Ermirit nuk i pushonte goja, duke i folur kushos tim mbi ndërtesat e vjetra antike, që gjindeshin aty pranë fushës.
-Këtu në foren mblidhej populli romak dhe diskutoheshin probleme të ndryshme, ndaj dhe quhet forum.
-Ja tani po i afrohemi Koloseumit….
Unë u ngrita e vajta nga kuzhina. Në sobë kisha vënë një djath të mirë, që vetëm pak i pjekur shijonte për të lënë thonjtë. E nxorra nga furra dhe ua vura miqve përpara. Mirpo kërkush nuk e kish vëmëndjen tek mua, ndonëse ai djath lëshonte edhe një aromë që të kënaqte shpirtin. Të gjithë po vështronin Koloseun nga brenda. E po thashë, ndoshta ca nga ai sallami i tyre albanez mund t’ua tërheqë vëmëndjen tek ushqimi. Mirpo më duket se nuk qëlloi momenti i përshtatshëm as për sallamin tonë, sepse atë kohë filmi po tregonte vizitën e tyre tek ai shatërvani ku hidheshin lekët.
-Ah, sa dëshirë kam të shkoj një herë këtu tek fontana di trevi! -foli gruaja, duke iu afruar edhe më televizorit, si të donte të shihte atë moment origjinën e monedhave të hedhura në ujë.
-Si, nuk keni vajtur akoma asnjëherë deri më tani!? -i foli ajo vizitorja e panjohur.
-Ah, lëre-lëre, se pikë të dobët e kam! -vazhdonte muzikën e saj gruaja, pa u merakosur për gjë tjetër. -Sa herë e kam bërë në plan të shkoj, por … s’po bëhemi mbarë.
-Na mi gru, -i zgjata nja ca euro të vogla, sa për ti sjellë humorin, -merri dhe shko hidhi qysh tani!
-Po-po, -ma ktheu buz var, -se e ke vështir zotrija jote t’na çosh nji her me karakatinën tate.
Ah, ç’më dole në shteg, thashë me vete. -Maqinën ta mësova, patentën e more, ç’do më nga unë? Një dru pas qafe do!? Ik mi gru, kush t’ka ndalu!? Makinës di me i dhon tani!..
Mirpo muhabetit tonë s’po ia varte njeri. As gruaja s’ma vari më. Filmi kish arrit tek panteoni. Unë s’e kisha pa ndonjiher këtë dreq ndërtese antike. Po dhe shumë nuk po m’tërhiqte. Mirpo muhabeti i vizitorve t’mi, përfshi këtu kushon me gjith grun e tij, kish mbet tek panteoni. Panteoni ashtu, panteoni kështu, ku ishte, çfarë drejtimi kishte, a kishte cicëron aty, çfarë shkruhej atje lart, ç’po tregonte ai burri para kamerës!?. (vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 11:53
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 867

Unë për inat, e përplasa gotën time të birrës me të gjithë. Të gjithë e morrën gotën në dorë, e lëshun dhe nga një „gëzuar“ sa me thonë, mirpo sytë na, në televizor. Ou, po i bija kokës me grushte. Unë ua kisha shtruar atyre tavolinën për shtat palë qejfe, e ata menjen tek rrangallet e lashtësisë. Qesh gati t’u nxirrja tortën nga frigoriferi, mirpo tavolina s’kishte vend. Rrinte akoma plot. Merrnin nga nji qofte herë-herë, edhe e kthejshin ka i çik birrë. Provo pak nga ai djathi i mrekullue-shëm i imi, edhe ia bëjshin ahh sa bukur, kur shihnin ndonji gjë n‘ televizor. M’kishin hyp kacabujt, por nuk po dijsha çfarë me bo.
-Këtu jemi tani në Tivoli, -vazhdonte ai i ardhuri, -një qytet antik nja njëzet-tridhjet kilometra larg prej këtu. Vajtëm të djelën…
Filmi po niste të më pëlqente. Ishin disa vende të bukura natyrore me ndërtesa të lashtësisë. Kjo çka, thashë, edhe hahet, ndërkohë që ata të gjithë i shpjegonin njëri-tjetrit historinë e lashtësisë. Edhe fëmijët e mi i kish kapur ngazëllimi i leksioneve të shkollës. Dreqi e marrtë, thoja.
-Silli pak babit një copë mish! -i fola gocës, duke i zgjatur pjatën. Mirpo ajo ishte përfshirë me të tjerët e gjitha në filmimin e kunatit të Ermirit. U detyrova dhe u ngrita vetë drejt guzhinës. Vetëm pas pak e kuptova se kisha ngelur vetëm në ngrënie dhe pirje. Më mirë pirdhu fare, i thashë vetes, se as po ta var më njeri. As mishi i qingjit nuk po më shijonte, dhe as birra. Kjo e fundit më dukej si shurrë pele.
Lëre pastaj, kur filloi edhe dita e sotme e filmimit. -Sot të hënën vajtëm në Ostia antica! -foli Ermir qullua. Dhe sërish televizori im shfaqte ndërtesa të shumta antike, turistë plot, ciceronë dhe cicerone gjithandej, gërmues dheu, ç’të them më!
-O perëndi të lashta! -bërtita pa e kuptuar as vetë. Të gjithë kthyen kokën nga unë. -Shumë të bukura! -u lëshova shpejt me buzëqeshje të përdalë. -Mrekulli e vërtetë!.. Skluptura të rralla!
Pas kësaj as ma varën më sërish, por nisën dhe ata ti shtonin komplimentat e bërë deri më tani. Ndërsa unë po u lutesha me mëndje atyre perëndive të lashta të mbaronte filmimi sa më shpejt. Jo se nuk ishin vende të bukura, por kërrkush nuk po ia varte mikpritjes time. Të dhjefsha me një mut me gjithë mikpritje, i thashë vetes, duke u ngritur e vajtur në ballkon me një cigare të huazuar nga kushoja, ta ndizja njëherë e të më digjesh shpirti. Kisha kaq vite pa e ndezur.
Pikëllimi më i madh ishte, se as gruas nuk i ra ndërmend se unë po nisja sërish cigaren. Lëre-lëre ç’tragjedi po i ndodhte shpirtit tim! Tragjedi më e madhe nga ato që ishin luajtur në ato amfiteatro, që po shihnin vizitorët e mi në televizor. Por shyqyr që nuk e shihte njeri tragjedinë time!..
E për ti vënë kapak hidhërimit tim, të nesërmen, sepse ajo mbrëmje kaloi si kaloi pa ma varur më njeri, duke u ndarë me kushon në aeroport, ky ma dha me një plumb, që më plagosi për gjithë jetën. -Herë tjetër nuk do të vij më tek ty për vizitë!
Unë hapa sytë, ndërsa ai vazhdonte me tonin e qetë. -Do të shkoj në hotel. Dhe ato dy-tre ditë qëndrim do hyp në ato auto-buzët turistikë, e do vizitoj historinë. Dua të kënaqem dhe unë! Më kupton, njeriu ka nevojë të vizitojë edhe historinë, o Luan.
-Por… po, ç’thua o Sefo!? -mezi po më dilnin fjalët, -Pse, a nuk u kënaqe tek mua? Un për ty … për ty, o Sefo … ah…
Duke u kthyer ashtu i plagosur pastaj në shtëpi me gruan, i lëshova kësaj: -Ja, njerëz bukshkalë, që s’ta dinë për nder!
-S’ke aspak të drejtë, se s‘matet nderi me mish dhe pije! -ma ngopi dhe gruaja, që mos ta merrja veten për një kohë të gjatë.
FUND

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 11:54
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Stili narrativ i bukur, origjinal sidomos nderthurrja e te embles me te hidhuren dhe e pjekura me te papjekuren. Megjithese duhet nje ketu duhen nje korrektor dhe nje redaktor. Nuk eshte ky qelllimi i komentit tim.
Zakonisht tregimet ne veten e pare jane shume problematike dhe kur zgjaten apo sterzgjaten behen te merziteshme dhe monotone.
Mirpo siç thashe mesiper tregimi ngaqe ka vetite e mesiperme, larg, skemave fikse, pa nje plan te pare te stisur dhe te kamufluar shpreh ne teresi ndjenjen e personazhit kryesor qe mbyllet me zhgenjimin total. Ndonese nuk perputhen vizita e tjetrit dhe mikpritja pavarsisht skenes dhe kohes se gjate te kontaktit mes personazheve, kuptohet se kemi te bejme me dy realitete te ndryshme. I pari mundohet, perpiqet te tregohet mikprites dhe te repektoje traditen dhe i dyti qe ka qellim paresor nje vizite ne Rome dhe natyrisht te takoje mikun e vjeter.
Ndersa po lexoja keto rreshta mu kujtua nje ngjarje pak a shume qe me ka ndodhur mua personalisht shume vite me pare ku une isha mysafiri dhe tjetri mikpritesi.
Dua ta tregoj kete histori edhe pse nje ze i holle i tejdukshem brenda meje me thote se e kam treguar nje here tjeter ketu ne forum.
Me pak fjale, ngjarja ka ndodhur diku nga vitet 88-89 gjithsesi perpara ardhjes nderrimit te sistemit ne Shqiperi.
Ne Ishim shoke femijerie. Shoke te nje pallati. Une ne shkallen e pare e ai ne shkallen e trete. Jemi rritur duke ngrene buke ne shtepine e njeri tjetrit. Ai ishte me origjine minoritare siç quheshin greket dikur dhe prinderit i kishte intelektuale ose siç quheshin ne ate kohe kuadro. Ne fakt Ishim tre shoke te mire. Interesante se Ishim me origjina te ndryshme. Une nga malsia, njeri lab e tjetri minoritar.
Aty nga viti 1985 kam qene une personalisht qe u kam dorezuar ne shtepi nje leter qe ma dha postieri si zakonisht. Ngaqe ne ate kohe isha nje njeri i uritur per te lexuar dhe lexoja shume. Flas per gazetat e asaj kohe. I rrija gati postierit tek shkallet dhe e beja une shpendarjen e postes ne pallat. Nagqe si shtepi Ishim te abonuar ne gazeten Puna kjo gazete ishte me e lira e kohes dhe dilte dy here ne jave. Te Marten dhe te Premten. duke pasur nje boshllek ne ditet e tjera lexoja gazetat e komshijve, Zeri i Popullit qe ishte i perditeshem, Bashkimi qe ne mos gaboj dilte tre here ne jave dhe ate me te pelqyeshmen per mua qe ishte gazeta Drita qe ishte ne mols gaboj e vetmja qe shperndahej diten e Diele. Nganjehere harroja tua fusja nen dere apo ne te ņarat apostafat te dyerve gazeten dhe ne mbremje trokisnin tek dera jone sepse e dini qe kisha harruar gabimisht. shume here kur nuk isha une, familja ime kthenin shtepine permbys derisa e gjenin sipas dates, pasi shtepia ime ishte plot me gazeta. Kurse me letrat kam qene perhere korrekt pasi i dorezoja ne dore personalisht te ineteresuarit.
Keshtu ate dite nuk ja dorezova ketij shokut tim por prita oren tre te mbasdites dhe ja dorezova ne dore babait te ketij shokut tim.
Ai mori nje pamje serioze ne fillim e hapi me kujdes dhe pas leximit te disa rreshtave i shendriti fytyra.
Pas disa ditesh ata u transeferuan ne Tirane, sepse babai i shokut tim do punonte si specialist ne ministri.
Edhe une isha i kenaqur pasi tashme kisha nje shok per koke ne Tirane.
Iken. Ky shoku me ishte betuar se do vinte te na takonte sepse kisht kaluar kohe te bukura me ne. Dhe ne, jo vetem une por edhe shoke te tjere moshatare, te pallatit apo lagjes Ishim te bindur se do vinin te na takonin.
Ajo dite nuk erdhi kurre.
Biles nja dy here i tregoja babait se me eshte dukur te kem pare ne nje fiat te verdhe babain e shokut tone.
Babait nuk e di pse dukej sikurse nuk i interesonte dyshimi im.
Si femije kemi qene shume te informuar asokohe dhe mbaj mend se edhe debate te nderrmarjeve te ndryshme i dinim si kalalmaj lagjeje.
Ne fakt pothuajse te gjithe banoret e pallatit punonin ne te njejten ndermmarrje, dhe as nje e treta punonin ne ndermmarje te ndryshme.Njeri shofer parku, tjetri shef Nfp-je, nje elektriçist me gruan mesuese e dy te tjera ku njera punonte ne furre buke dhe tjetra ne poste tek telegramet. Te tjeret ishin shoke ndermarrjeje.
Ne fakt edhe pallati kishte emrin e ndermarrjes dhe ishte bere me kontribut vullnetar te puntoreve te kesaj ndermmarje vitin qe kam lindur une. Ishim komeshinj te mire. Model. Te vetmet grindje ishin me shume mes te medhenjeve sesa ne femijeve. Ata grindeshin per lojen e Shahut. Epo te fitosh 23 me 22 nuk eshte njelloj si nje me zero apo 2 me 1. Ishin nja dy komeshinj te katit te dyte qe i zinte nata duke luajtur shah kundra njeri tjetrit dhe çdo darke e realizonin planin e 50 lojrave. Perveç lojes se Shahut i ndante edhe diferenca karakteristike sepse njeri ishte lab nga Mallakastra, e tjetri laluc nga Fieri. Kur behej nate vone e ne femijet te lodhur nga lojrat e dites dhe sidomo ato te mbremjes" Komanda gati zjarr" ku ndaheshim ne dy grupe dhe gjeja me e bukur ishe te zije te gjalle ndonje kundershtar ishte fitore e dyfishte. Jo per tu" mburrur" por mua me kane zene rob nja dy a tre here te mira dhe isha shkak qe humbnim lojen megjithese per hir te se vertetes o vritesha i fundit ose me kapnin gjalle vertet me te fundit te grupit. Ne grupin tone une e shoku im Ishim te pandare. Nje dite te bukur ky iku ne Tirane siç po thoja. Pas shume insistimesh dhe hetimesh mesova se ku banonte ne Tirane dhe ne çfare shkolle studionte. Behej fjale per gjimnazin Partizani, tek nentkateshet.
Nje dite nisem per Tirane.Ngjita shkallet e pallatit dhe i rashe ziles. Asnje reagim. Zbrita shkallet pasi prita ca. Epo duhet te jene ne pune e shkolla thashe me vete.
U nisa per tek gjimnazi Partizani. Prita sa te dilnin gjimnazistet dhe nderkohe kisha pyetur dhe marre informacion se cila ishte klasa e tij.
Dikur e shquaj tek po dilte me klasen e tij.
I entuziasmuar dhe gezuar pas dy apo tre vitesh po takoja shokun e vjeter nuk e di a kam thirrur apo bertitur.
Prisja nje reagim thuajse te njejte nga shoku im. Por Tirana e kishte ndryshuar dhe nuk e di pse mu duk tjeter njeri.
E kote te pershkruaj tere situaten qe perjetoja dhe sado qe mundohesha ta mbushja me optimizem dhe hare ne fakt vetem kjo nuk egzistonte. U ndame shume shpejt. Me shpresen se do takoheshim shume shpejt. Gje qe nuk ndodhi kurre. Me pas nderroi sistemi edhe ne u shperngulem siç thote ajo poezia e Kadarese, banojme te dy ne nje qytet sa rralle shihemi sa rralle ne kete rast nuk u pame as rralle te pakten.
Ne vend te epilogut.
Nje dite i them ketij shoku tjeter te ngushte te femijerise. Si ka mundesi? Eh mu pergjigj duke qeshur - te pakten ne te dy takohemi pastaj une jam lab.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 20:35
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 867

Historia jote piktor, -me sa kuptova- duket ka ndodhur ne ate moshe kur te rinjte nuk i shfaqin ndjenjat e tyre. Keshtu, ai i zbrituri ne Tirane, do kete qene kete kohe14-17 vjec, kur e ke takuar ti pas dy-tre vjetesh, do kete qene 16-19 vjec. Ne kete moshe njeriu eshte si i hutuar, ndaj nuk e shfaq gezimin si duhet.
Dhe po te mendosh se si jane ndare njerzit sot ne Shq., (d.m.th. edhe ne bote, sepse shqiptaret kane emigruar ne gati 50%), njerzit (jo vetem shqiptaret) perjetojne dramat e verteta, ndaj dhe perpiqen te harrohen nepermjet internetit.
Persa i perket tregimit tim, ideja ka lindur aty nga vitet '90, nga ajo gjoja mikpritje alla shqiptarshe qe kam pare tek nje shumice shqiptaresh jashte, te cilet duke e ftuar tjetrin per te ngrene e pire, kujtojne se jane mikprites te vertete. Dhe zgjodha Romen si qytet, nga shkaku se njihet per veprat antike te kultures; ndonese nuk e kam pare as vete deri me sot.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2014 19:17
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Mikepritja eshte karakteristike dogmatike e shqiptareve por edhe ne ballkan. Kur them dogmatike, pasi nuk ka munguar kurre mikpritja dhe deri kohet e fundit dera ka qene gjithmone hapur me buke ose pa buke. Sot kane ndryshuar disi punet dhe kur e merr ne telefon te thone jam ketu e jam atje. Me te degjuar e kam kete por derisa te me ndodhi edhe mua nuk e besoj.
Keshtuqe uroj qe kjo tradite mos te humbasi sepse eshte nje nder vlerat e rradha dhe me te mira te shqiptarit. Virtyt. Nese dikush do qeshet me kete naivitet timin e mirekuptoj sepse patjeter perendimi i ka futur vesin e vet dhe e ka bere per vete. Duket se eshte pak si provincializem apo fshatarllek por jo çdo gje e vjeter hidhet poshte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2014 20:28
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:16 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Nje Nder Traditat Shqiptare,

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.