Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Franc Shubert
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Franc Shubert

SHUBERT, Franc



SHUBERT Franc (1797 - 1828) Kompozitor i shquar romantik i muzikës gjermane. Gjatë jetës së tij të shkurtër ka shkruar një numër të madh veprash të gjinive të ndryshme muzikore




* Shuberti shumë herë parapëlqente muzikën e të tjerëve ndaj muzikës së tij. Dhe në qoftë se gjente diçka të bukur, nuk pushonte së lavdëruari.
Kur po dëgjonte të përsëritej muzika e tij, e ndërpreu interpretuesin dhe i tha:
- Mjaft me këtë muzikë se më mërziti. Letë dëgjojmë diçka nga muzikante të tjerë, për shembull diçka nga Moxarti.
Pasi dëgjoi një pjesë prej "Rrëmbimit nga Saraji" kërkoi të përsëritej dhe thirri i emocionuar:
- Kjo pjesë është shumë e bukur, shumë e bukur, unë do të rri këtu ta dëgjoj me orë të tëra pa u mërzitur fare.


* Bethoveni që deri atëherë nuk kishte treguar ndonjë interesim për muzikantin e ri, ra i sëmurë rëndë në shtrat. Mjeku i tha se kishte nevojë të pushonte dhe për të kaluar kohën i dërgoi partiturat e Shubertit. Mjeshtri u habit shumë nga numri i madh i këngëve që ishin rreth pesëqind. Si njohu edhe muzikën e tyre mbeti më i habitur dhe thirri:
- Tek ai ka me të vërtetë një shkëndijë hyjnore.


* Pasi u kthye nga funerali i Bethovenit, Shuberti me disa shokë u futën në një pijetore anës rrugës. Ishte shumë i mallëngjyer dhe i trishtuar. Pastaj piu një gotë me verë në kujtim të mjeshtrit, duke thënë:
- Për atë që tani porsa e varrosëm!
Kur do të pinte gotën e dytë tha i dëshpëruar:
- Për atë që do ta ndjekë i pari!
Kjo parandjenjë e Shubertit u vërtetua më vonë prej tij.


* Edhe kur u bë i famshëm Shuberti kaloi jetë shumë të rëndë. Gjatë dimrit të fundit të jetës Shuberti vuajti shumë nga të ftohtit dhe uria. Me një mikun e tij muzikant ishte në kafene. Pasi pinë pijen e zakonshme hëngrën bukë veresie. Ata hëngrën mjaft dhe u habitën me njëri- tjetrin për oreksin e madh që kishin. Më në fund Shuberti tha:
- Po për mua shpjegohet, sepse kam qysh dje që nuk e kam vënë gjë në gojë.
Miku i tij pohoi se edhe ai ishte në të njëjtën gjendje.


* Një shoku i tij e thirri një mëngjes për të bërë një shëtitje, por Shuberti po vonohej duke rrëmuar nëpër disa rafte për të gjetur një palë këpucë pa vrima.
- Më duket, - i tha me shaka shokut të tij, - se në Vjenë nuk prodhojnë këpucë pa vrima.
Në tetor të vitit 1808 Shuberti u paraqit me të atin në kapelën perandorake, kur donte të hynte në shkollën e muzikës. Franci i vogël, i veshur me rroba të bardha, doli midis kandidatëve, të cilët filluantë qeshin me të.
- Ai, - thanë ata, - është i biri i ndonjë mullisi. Të gjithë kandidatët i thirrën me radhë. Në fund i erdhi radha edhe Shubertit të vogël.
- Ja edhe mullisi i vogël, - thirrën duke qeshur fëmijët e tjerë, - shikoni se tashti do të shkrihemi.
Por të qeshurat nuk zgjatën. Sapo nisi të interpretonte Franci i vogël, komisioni u habit nga mjeshtëria e tij dhe e pranoi menjëherë në shkollë.


* Dashuria e parë e Shubertit ishte e parakohshme. Ai ishte ende adoleshent kur dashuroi një vajzë, një farë Tereza Grop.
Ajo nuk ishte as shumë e bukur, madje kishte edhe fytyrën të vrarë nga lia. Por ajo ishte shumë e mirë si njeri, shumë e urtë, shumë e dashur dhe shumë e ëmbël. Kur prindërit e saj i thanë të martohej me një tjetër (Shuberti i ri nuk kishte atëherë mjetet për t'u martuar dhe për të siguruar të ardhmen e gruas) ajo nuk kishte forca për të kundërshtuar.
- Kështu, - thoshte Shuberti shumë vjet më vonë, - nuk munda ta kisha atë. Dhe nuk kam mundur kurrë në jetë të kem atë që kam dashur.


* Shuberti ishte shumë fatkeq në dashuri. U dashurua me një konteshë të bukur, të bijën e një fisniku mburravec austriak, por ndryshimi i gjendjes së tyre shoqërore i pengonte për t'u martuar.
- Përse nuk më ke kushtuar mua asgjë? - e pyeti një ditë kontesha.
- Po çfarë thua? - ia priti në mënyrë të papërmbajtur Shuberti. E gjithë ajo që bëj të përket ty dhe të është kushtuar vetëm ty.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 09:37
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Franc Shubert

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.