Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Johan Shtraus
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Johan Shtraus

SHTRAUS, Johan



SHTRAUS Johan (biri) (1825 - 1899) muzikant i famshëm austriak që u quajt "mbreti i valsit"


* Babain e Johan Shtrausit prindërit donin ta bënin libralidhës dhe jo muzikant, sikurse dëshironte ai. Vetë e mësoi violinën, mori pjesë në një orkestër dhe u bë dirigjenti i saj. Më vonë ai nuk donte ta dërgonte djalin e vet që të studionte për muzikë, por kërkoi ta çonin në gjimnaz. Johani i nxitur nga nëna e tij mësoi violinën nga violinisti i orkestrës së babait. Kur e mori vesh i ati e dëboi violinistin nga orkestra dhe e ndaloi të birin të studionte muzikë.


* Një herë Johani i vogël u kthye nga shkolla në shtëpi i mërzitur shumë. Një shoku i tij i kishte sjellë një libër muzike. Ai harroi se ishte në shkollë dhe nisi të këndonte. Profesori si dënim e dëboi nga shkolla.
Për fatin e Johanit të vogël babai u nda nga e shoqja e cila mbeti me të birin. E ëma e dërgoi të birin të studionte muzikë. Pak vjet më vonë djali arriti të drejtonte vetë një orkestër dhe të bënte kompozimet e para. Atëherë ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Dalja në publik ishte triumf i vërtetë. Valsi i tij i parë u përsërit katër herë për të kënaqur kërkesat e dëgjuesve të entuziasmuar.
Kur i ati mori vesh suksesin e të birit donte të pajtohej me të. Por Johani nuk pranoi asnjë ndihmë nga i ati.


* Kur u luajt për herë të parë valsi i famshëm " Valët e Danubit" nuk u pëlqye. Pasi u luajt disa herë me radhë nga orkestra e Shtrausit, suksesi ishte mesatar. Kur shkoi në Paris për të dhënë koncert në një veprimtari ndërkombëtare, Shtrausi luajti këtë vals për të provuar publikun parisian. Kësaj radhe suksesi ishte i madh dhe valsi shumë shpejt u bë mjaft popullor. Suksesi i Parisit e ndihmoi në Vjenë, ku më së fundi vepra e mjeshtrit u çmua. Qysh atëherë i ra rreth e qark botës në mënyrë triumfale. Botuesi i pagoi Shtrausit për këtë vals dy qind fiorina dhe për vete siguroi disa qindra mijë fiorina.


* Për Balabilen1' e Johan Shtrausit admirimi kishte arritur deri aty sa një admiruese e la me testament që në funeralin e saj të merrte pjesë orkestra e Shtrausit dhe e drejtuar prej tij. Orkestranëve iu dha shpërblim i jashtëzakonshëm. Gjatë gjithë funeralit u luajtën disa valse që ishin caktuar në testament.
Megjithëse njerëzit e kësaj admirueseje ishin fetarë nuk mundën të kundërshtonin vullnetin e shprehur prej saj. Funerali u zhvillua ashtu siç deshi admiruesja e Shtrausit.


* Johan Shtrausi shkoi në Boston për të dirigjuar në një festival ku merrnin pjesë 20.000 ekzekutues dhe 100.000 dëgjues. Disa admiruese entuziastë kërkuan nga shërbëtori i mjeshtrit, ndaj një shpërblimi të madh, një tufë nga flokët e kompozitorit. Për t'i kënaqur të gjithë shërbëtori preu qimet e zeza të një qeni kaçurel si të kompozitorit dhe zonjat e Bostonit... paguan shpërblimin.
Pas kësaj pune të lodhshme tha:
- E ndiej veten shumë të tronditur, më duhet të pushoj pak, por nuk mundem, nuk mund të bëj ndryshe, dua të këndoj si bilbili deri sa të vdes.


Johan Shtrausin e pyetën nëse gratë mund ta bënin mirë punën e dirigjentit.
- E përse jo, - u përgjigj kompozitori i shquar, - përderisa ato drejtojnë pothuaj gjithnjë burrat e tyre, shumë prej tyre janë pikërisht drejtuese të shkëlqyera orkestre.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 09:40
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

...

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re johann strauss - radetzky marsch.mp3
Ky file ėshtė shkarkuar 8 herė.

Per t'ju kenaqur sadopak me Johan Shtraus, ju ofroj per shkarkim nje nga kryeveprat e tij, Marshi i Radeckit (nga koleksioni im personal i muzikes klasike), i cili luhet gjithmone ne mbyllje te koncertit te Vitit te Ri ne Vjene. Fajeli eshte mp3 keshtu qe nuk do keni problem ta degjoni. Mqs forumi nuk pranon fajela me mbi 2 mb, mu desh te ulja bitrate ne 64 kbps nga 192.


Degjim te Kendshem

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 10:25
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Johan Shtraus

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.