Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Xhuzepe Verdi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Xhuzepe Verdi

VERDI, Xhuzepe



VERDi Xhuzepe (1813-1901) kompozitor i shquar italian



* Xhuzepe Verdin kur ishte fëmijë e shpëtoi nga terrori austro- rus e ëma, e cila e futi në fillim në sakristi dhe pastaj në këmbanore të kishës. Më vonë Bepini i vogël ra në një kanal me ujë. Atje do të mbytej po të mos e shpëtonte një njeri që kaloi aty pari. Në një kishë ra rrufeja dhe vrau priftin me katër vetë të tjerë, ndërsa Verdi që ishte aty pranë tyre përsëri shpëtoi.


* Që kur ishte fëmijë bëri punë të ndryshme në hotelin e vogël të babait. Atje ai shpesh i linte punët mënjanë dhe ngulte vështrimin në qiell.
Gëzimin më të madh djali i vogël e kishte kur një violinist shëtitës ndalonte para shtëpisë së tij dhe i binte instrumentit. Ai atëherë linte çdo gjë dhe dëgjonte meloditë që dilnin nga telat e violinës. Më vonë Verdi u bë mik i violinistit të varfër. Ai zbuloi te fëmija prirje të theksuar për muzikë, foli me prindërit dhe i këshilloi që ta dërgonin djalin për të studiuar muzikë. Ai parashikoi të ardhmen e madhërishme të Verdit.


* Në moshën tetëvjeçare i ati sakrifikoi për t'i blerë një spfnetë^ të vjetër. Kjo vegël muzikore ishte përdorur keq dhe duhej goditje e fortë që të nxirrte ndonjë tingull. Atë e qëlluan fort duart e Verdit sa u prish shpejt. Një mjeshtër i mirë e rregulloi instrumentin pa asnjë shpërblim.
- Bepini juaj, - i tha ai babait të djalit, - tregon një dashuri të tillë për muzikën, sa mua me ngazëllen dhe më bën që të mos kërkoj asnjë shpërblim.


* Verdi, që të dëgjonte sa më shumë organon hyri në punë në kishë. Në vend që të bënte detyrën e ngarkuar harrohej duke dëgjuar muzikë. Prifti e shau rëndë Verdin dhe ai shkoi në shtëpi duke qarë. Atëherë iu lut nënës:
- Nënë, të lutem shumë më dërgo të mësoj për muzikë.
Të dhënat e mira të djalit të vogël dhe zgjuarsia e tij e madhe i vunë në lëvizje të gjithë për ta ndihmuar me mjetet e mundshme që ai të përparonte. Një tregtar i pasur i dha paratë, një organist i dha mësimet e para muzikore, prifti i fshatit i mësoi latinishten. Mirëpo prifti që deshi t'i jepte profesionin e vet gjeniut të ardhshëm të muzikës, thoshte:
- Nuk e kuptoj, se çfarë bmmi ka ky njeri që të studiojë muzikë? Kur organisti u sëmur keq dhe e zëvendësoi Verdi, prifti dëgjoi duke i
rënë instrumentit të kishës, ndërroi mendim dhe i tha:
- Biri im, ti ke të drejtë, shko pra të studiosh muzikë.


* Verdi i vogël e kishte pasion të madh muzikën. Në Buseto një farmacist Antonio Barezi^ i binte klarinetës dhe çdo mbrëmje jepte koncerte bashkë me muzikantë të tjerë. Çdo mbrëmje shikonin një fshatar të vogël, të varfër, që mbështetej pas murit të shtëpisë dhe dëgjonte. U përpoqën disa herë ta dëbonin, por më kot. Ai kthehej prapë aty për të dëgjuar muzikë.
Atëherë farmacisti'i tha djalit të vogël:
- Biri im, meqenëse të pëlqen kaq shumë muzika, hajde brenda në shtëpi të dëgjosh dhe mos rri jashtë në mes të rrugës, se do të marrësh të ftohtë.
Fshatari i vogël ishte Xhuzepe Verdi. Ai u fut në shtëpi gjithë druajtje dhe rrinte i fshehur në një kënd. Verdi shkoi disa herë dhe krijoi marrëdhënie familjare me farmacistin.
Atje u dashurua me të bijën e tij Margaritën, me të cilën edhe u martua.


* Në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare Verdi u paraqit si kandidat për t'u pranuar student në konservatorin e Milanos.
Dha provim para një komisioni muzikantësh, ku bënin pjesë mësuesit më të famshëm që kishte Milanoja në atë kohë. Interpretoi Kapriçion në La të Hercit, pastaj priti gjithë ankth përgjigjen... por ajo nuk i erdhi. Vetëm pak kohë më vonë një nga anëtarët e komisionit e lajmëroi se ishte rrëzuar.
Verdi e ndjeu veten shumë të fyer dhe mësuesit i erdhi shumë keq. Ai e këshilloi që të vazhdonte mësimet privatisht, i dha zemër që të gjente ndonjë mësues. Megjithatë, Verdi nuk u ngushëllua dhe iku duke u thënë të gjithëve: - E kuptoni, më quajnë të paaftë për muzikë dhe më kanë rrëzuar.


* Pas duksesit të bujshëm të Nabukos, Verdi u bë i pamëshirshëm me libretistët. Ai donte që ata t'i nënshtroheshin vullnetit të tij të fortë. Gjithnjë bënte ndryshime në librat.
Njërin nga libretistët e tij që nuk ulej në punë, e mbyllte me çelës në dhomë dhe e lironte pasi kish kryer punën e ngarkuar. Verdi arriti ta nënshtronte libretistin dhe qeshte sa herë e kujtonte atë ndodhi.


* Verdi ende i ri, që banonte në Milano, u bë shumë i njohur.
Një ditë gjenerali austriak, guvernator i qytetit, e thirri mjeshtrin e ri dhe i kërkoi një marsh për trupat e tij.
- Gjeneral, - u përgjigj ftohtë Verdi. - Po të doni unë kam vetëm ariet e tërheqjes.


* Verdi ishte patriot dhe për këtë ka prova të shumta. Që nga "Oberto" (1839) e deri te "Falstafi" (1893) gjithë vepra muzikore e Verdit përshkohet nga dashuria e zjarrtë për atdheun.
Çdo notë e muzikës së tij ishte një thirrje për luftë kundër pushtuesit dhe çdo melodi kthehej në himn popullor.Çdo shfaqje kthehej në një demostrim patriotik, që shkaktonte zemërimin e policisë austriake. Në shenjë mirënjobjeje kompozoi një himn kushtuar Maxinit J). Gjatë Luftës së Parë për pavarësi përkrahu nënshkrimin e një dokumenti në favor të të plagosurve në luftë. Më pas u zgjodh deputet në Parlamentin e parë italian.


* Kur Verdi ishte në shtëpinë e botuesit për t'i dorëzuar partiturën e Trovatores erdhi një kritik muzike, i cili e pa partiturën dhe i kërkoi leje au-torit që të provonte në piano disa pjesë të operës. Verdi ia dha lejen dhe zgjo-dhi vetë pjesët që kritiku do të luante në piano. Në fillim ishte kori Xhitanët.
- Si të duket? - i tha Verdi kritikut. Kritiku nuk mbeti aspak i kënaqur. Verdi fërkoi duart duke qeshur dhe i dha një pjesë tjetër të operës. As kjo nuk u miratua prej tij.
Verdi u tregua shumë i kënaqur dhe e përqafoi:
- Po çfarë do të thotë ky përqafim? - thirri i habitur kritiku.
- I dashur miku im, - iu përgjigj mjeshtri, - duhet ta dini se unë kam bërë një vepër popullore që t'iu pëlqejë të gjithëve përveç kritikëve. Në qoftë se të pëlqen ty nuk do t'i pëlqejë shumicës. Tashti gjykimi yt mohues më siguron suksesin e muzikës sime.


* Opera e parë "Oberto" pati sukses të plotë. Ajo i siguroi Verdit mbrojtjen e një sipërmarrësi me emër, i cili që nga ky rast pati besim të patundur te muzikanti i ri. Ai i besoi Verdit për të vënë në muzikë një libret me titull "I syrgjynosuri". Po në këtë kohë sipërmarrësi i dha edhe Merelit1J një libret për kompozim, por ky nuk e pëlqeu dhe shkoi te Verdi për të këmbyer libretin me të. Verdi kishte respekt për Merelin dhe pranoi ta këmbente. Libreti që mori ishte "Nabuko".
Nga leximi i libretit të "Nabukos" Verdi mbeti i pakënaqur, nuk e pëlqeu dhe vrapoi te Mereli për të rimarrë libretin e parë. U deshën përpjekje të mëdha për ta bindur që të hiqte dorë nga mendimi i tij. "Nabuko" ishte krijuar enkas për gjeninë e Verdit, kurse "I syrgjenosuri" ishte i dobët dhe nuk u vlerësua fare kur u paraqit në skenë.


* Verdi ishte shumë kërkues në prova. Në Firence provat e "Makbethit" vazhduan tre muaj. Vetëm dueti midis baritonit dhe primadonës në aktin e parë u provua në piano pesëqind herë. Megjithatë, Verdi nuk ishte i kënaqur. Kur teatri ishte plot me njerëz në shfaqjen e premierës dhe aktorët kishin veshur kostumet, mjeshtri thirri baritonin dhe primadonën, i futi në një sallë dhe kërkoi nga dy artistët të provonin dhe një herë duetin e famshëm.
Baritoni i lodhur nga provat nuk duroi më dhe thirri:
- Po kemi bërë tashmë pesëqind prova! Dhe Verdi qetë- qetë i tha:
- Mbas pak nuk do të më thuash më kështu, sepse do të bëhen pesëqind e një.


* Provat e "Rigoletos" kishin mbaruar por mungonte kënga që tenori duhej të këndonte në fund të aktit. Vetëm në provat e përgjithshme, kur tenori ishte shumë i preokupuar, Verdi dorëzoi të famshmen "La dona e mobile" (gruaja është e lëvizshme). Për këtë arie mori shkas nga një sonatinë e Bethovenit. Publiku e mësoi shumë shpejt dhe nisi ta këndojë menjëherë pas shfaqjes së parë.
Viktor Hygoi u zemërua shumë me Verdin kur vepra e tij "Ernani" u shfaq në Paris me titullin "I syrgjynosuri". E njëjta gjë ndodh edhe me "Rigoleton", titulli i veprës së tij të njohur "Mbreti dëfrehet". Kjo ndërhyrje e muzikantit italian e inatosi shumë.
Hygoit nuk po i durohej sa ta shikonte shfaqjen, kur dëgjoi kurtetin final, në të cilën dy vetë qajnë dhe dy të tjerë tallen, dramaciteti i lartë romantik arriti kulmin me emocionet e thella lirike. Atëherë poeti i madh francez e delkaroi veten të mundur dhe pranoi që drama e tij ishte ndjerë më shumë nga rivali i tij italian.


* Franca e donte Verdin ta kishte për vete dhe i propozoi disa herë të vendosej në Paris ku të shkruante opera për teatrin e tij të madh të muzikës dhe të drejtonte konservatorin.


* Më 1862 u dha në Firence "Atila" që nuk pati shumë sukses sepse këngëtarët ishin të papërshtatshëm. Kur mbaroi shfaqja sipërmarrësi e pyeti Verdin sesii ishte dukur shfaqja.
- Një Atila i përkryer, pikërisht në karakter, - thirri Verdi, - aq i vërtetë saqë të gjithë këngëtarët ishin ostrogotë dhe vizigotë, barbarë të vërtetë.


* Në kohën kur kompozonte Traviatën, Verdi ishte në humor të keq. Fliste shumë pak dhe rrinte i mënjanuar orë të tëra në dhomën e tij. Ta lajmëroje për të ngrënë mëngjesin dhe drekën ishte punë e vështirë. Askush nuk guxonte ta thërriste. Një mbrëmje, kur kishte kaluar një gjysme ore nga koha e caktuar për të ngrënë darkë, e shoqja, Xhuzepina, mori guximin që ta thërriste për të ngrënë. Kur u bë gati për të trokitur në derën e dhomës, u tërhoq sepse dëgjoi disa tinguj që mjeshtri po përsëriste në piano. Verdi e përdorte rrallë pianon për të kompozuar, prandaj së shoqes iu duk e çuditshme dhe ndenji prapa derës për t'a dëgjuar. Melodia ishte aq mallëngjyese saqë ajo harroi përse kishte ardhur dhe sytë iu mbushën me lot. Ishte e famshmja: "Lamtumirë o e kaluar".
Ai kishte një shtëpi në Buseto", ku kalonte orët më të mira të jetës së tij. - Këtu, - thoshte Verdi, - jam gjithnjë në mes të kafshëve, të atyre kafshëve më të mira që janë me katër këmbë.


* Verdi po shëtiste afër shtëpisë së tij në Sant Agata2), me poetin Gislanconi, autor i libretit të Aidës. Jo shumë larg vilës ishte një grumbull i madh plehu i rregulluar dhe i sistemuar mirë.
- Unë nuk e kuptoj sesi ti e mban kaq afër shtëpisë një grumbull plehu, - i tha poeti.
- Duket që nuk merr vesh nga buqësia. Unë e njoh mirë vlerën praktike të këtij plehu. Kurse ti flet si për një gjë pa vlerë. E di ti se ky plehu këtu, që ty nuk ta zë synë kushton të paktën pesë mijë lira?
- Pesë mijë lira? Lum ti. Po ky vleka më shumë se libreti i "Aidës", që sapo ma paguan. Mjeshtri qeshi dhe heshti, por nuk e harroi vërejtjen e poetit. Pastaj i shkroi shtëpisë Rikordi që të llogaritej një, dy ose tre përqid mbi të gjitha të ardhurat e kaluara të "Aidës" dhe kjo përqindje t'i shkonte libretistit edhe për shfaqjet e ardhshme.
Gislanconi arriti kështu të siguronte të ardhura të mira jashtë kontrate.


* Verdi ishte i përmbajtur në raste gëzimi. Kur në Napoli u dha "Aida", megjithëse shfaqja ishte triumfale, mjeshtri nuk i tha asgjë drejtuesit të orkestrës, Uzilio, që kishte bashkëpunuar dhe kishte ndihmuar shumë për realizimin e spektaklit.
Uzilio i tha:
- Po si kështu, as dhe një shtrëngim dore.
Një mbrëmje pas shfaqjes, kur binte shi i rrëmbyer, Uzilio e ftoi mjeshtrin në karrocë, që ta çonte në shtëpi. Verdi pranoi të hipë. Gjatë rrugës kuajt u trembën dhe karroca u zmbraps. Verdi u hodh përpjetë dhe u përplas në qafën e drejtorit të orkestrës.
- Ah, ja më në fund, më përqafuat, - thirri i kënaqur ai.
Kur rreziku kaloi dhe karroca u nis prapë për udhë, Verdi e përqafoi Uzilion dhe i tha:
- Ky është përqafim falenderimi, ndërsa ai i pari ishte nga që u hodha përpjetë. Pastaj ia dha të qeshurit.


* Verdi po rrinte në një kafene të Montekatinit me dy miq të tij. Drejtori i orkestrës së lokalit duke u përkulur me respekt, i kërkoi se ç'pjesë muzikore duhej të luanin për ta.
- Zgjidh vetë ç'të duash, - i tha mjeshtri ftohtë, - vetëm të lutem jo nga malli i Xhuzepe Verdit.
Të dy miqtë që e lëvduan për modestinë e tij Verdi iu përgjigj:
- Jo të dashur miq, nuk është çështje modestie. Dua ta ruaj veten nga dhembja që më shkakton interpretimi i keq i muzikës sime.


* Për një nevojë të ngutshme personale, në mesin e një dimri të ashpër, Verdi shkoi në vilën e tij në Sant Agata, ku ndejti nja dy a tre ditë. Aty pranë kalonin fshatarët dhe fëmijët e zbathur nëpër borë. I mallëngjyer dërgoi njerëz në Parma që të blinin njëqind palë këpucë me numra të ndryshëm, shtatëdhjetë e pesë për të rritur dhe njëzet e pesë për fëmijë. Këpucët i blenë në dy-tre dyqane të ndryshme dhe i fytën bashkë në një thes, ku u ngatërruan njëra me tjetrën. Në mbrëmje mjeshtri i shquar i muzikës i bëri palë-palë dhe i futi prapë në thes. Atë thes Verdi ia dorëzoi priftit të Busetos dhe i tha:
- U a shpërndani atyre që janë zbathur, nuk mund t'i shoh të varfërit që të ecin në mes të janarit, këmbëzbathur nëpër borë. Vetëm nuk dua që ata ta marrin vesh që këto këpucë i kanë prej meje.


* E pyetën Verdin se cilën prej operave të tij pëlqente më shumë.
- Është një pyetje - tha ai, - që nuk di t'i jap përgjigje.
Po mund t'ju them vetëm këtë: po të isha mësues muzike do të pëlqeja - "Rigoleton", po të isha diletant "Traviatën" dhe po të isha as njeri as tjetri do të pëlqeja "Trovatoren".


* Xhuzepe Verdi priti gjatë në stacionin hekurudhor të Rakoltës, sepse treni i tij priste të shkëmbehej me atë të Venecies. Konduktori i tha kryetarit të stacionit se në një vagon të klasit të parë ishte kompozitori i "Traviatës". Kryetari i stacionit, admirues i Verdit, pati rastin e mirë që të shkëmbente ca fjalë me muzikantin e madh dhe po të ishte e mundur të merrte autografin e tij. Mirëpo Verdi nuk afrohej lehtë dhe admiruesit të tij iu dha të gjente rrugëzgjidhje. Hapi portën e vagonit dhe i kërkoi biletën. Verdi ia dorëzoi dhe kryetari i stacionit, pasi e kontrolloi, filloi bisedën për shërbimin në tren.
- A nuk po ju shqetëson ky vagon kaq i papastër?
- Po nuk gjeta tjetër më të mirë - dhe u ula këtu.
- Megjithatë, ju nuk duhet t'i vinit këmbët në ndenjëse. Më falni po nuk është gjest i kulturuar.
- Po më merrni për person pa edukatë, ë? -Po!
- Ah, po kjo është e padurueshme. Më jepni librin e përshtypjeve dhe do të merrni vesh se kush jam unë. Kryetari i stacionit shkoi shpejt, mori librin e tij të autografëve dhe Verdi bëri vërejtjet e tij. Atëhere ai i tregoi Verdit të vërtetën dhe i kërkoi falje muzikantit të madh. Pastaj admiruesi i flaktë e çoi në një vagon tjetër të pastruar mirë dhe të stolisur me lule.


* Një ministër shkroi në shtyp: "Pas Eosinit, nuk ka gjë tjetër të mirë, përveç katër operave të Majerbejerit". Verdi shkroi letër proteste kundër këtij gjykimi të padrejtë. Ai nuk protestoi për veten e vet, por për injorimin zyrtar të Belinit dhe të Donixetit. Me këtë rast ia ktheu ministrit dekoratat që i kishte dhënë qeveria italiane. Thonë se për t'u hakmarrë ndaj ministrit, Verdi shkroi "Aidën".


* Verdi i donte shumë qentë. Ai thoshte:
- Në teatër shpesh jam i rrethuar nga qen të racës së keqe. Mbaj pranë meje një, që të paktën nuk pretendon se leh mirë.
Xhuzepe Verdi e fshihte ndjeshmërinë e tij. Një mikeshe të dashur ai i tha një ditë:
- Më besoni, vetëm mos i thuaj askujt, po unë nganjëherë qaj në vetmi.


* Kur vdiq Vagneri, Verdi u hidhërua shumë dhe thirri i pikëlluar: - Oh, trishtim, Vagneri vdiq! Pietro Maskanji shkoi për të takuar Verdin. Ai kishte hapur mbi piano një volum të Bahut. Verdi që e vuri re se Maskanji po shikonte, volumin e hapur të Bahut, i tha:
- Ky ky duhet studiuar!Dhe do të më pëlqente shumë që ju ta interpretoni në koncertet e konservatorit tuaj në Pezaro. Kur u takua me Maskanjin e pyeti në se kritikët po e trajtonin mirë. Në fakt, në atë kohë Maskanji nuk po trajtohej mirë, por ai u hutua nga kjo pyetje e papritur dhe nuk diti si të përgjigjej. Mjeshtri e kuptoi mirë atë që nuk mund të thoshte Maskanji dhe duke qeshur i tha:
- Eh, more Maskanji, për të qenë i dashur dhe i vlerësuar nga kritikët duhet të bëhesh plak.



* Një herë tjetër Verdi i tha Maskanjit se kishte marrë vesh se ai po e kompozonte "Mbretin Lir".
- Në qoftë se kjo është e vërtetë, - i tha Verdi, - unë kam një material të gjerë të studiuar për këtë temë dhe do të jem i lumtur t'jua jap.
- Mjeshtër, po pse a nuk e keni kompozuar vetë "Mbretin Lir"? Verdi mbylli sytë si për të kujtuar diçka. Pastaj i tha ngadalë:
- Skena kur Mbreti Lir është vetëm në pyll më kall datën. Maskanji kërceu në këmbë dhe fytyrëzbehtë i tha:
- Ju, gjigandi i dramës... jeni frikësuar... po unë... unë. Maskanji nuk foli më për kompozimin e Mbretit Lir.


* Në moshë të thyer, Verdit iu shtua hidhërimi. Një mikut të tij i tha: - Mendoj se jeta është një marrëzi e madhe dhe është ajo më e keqja,
më e padobishmja. Ç'kemi bërë?Mendohu sa të duash, përgjigja është një
e vetme, poshtëruese dhe e trishtuar: asgjë.


* Edhe pse ishte zgjedhur deputet, Xhuzepe Verdi u mor shumë pak me politikë. Kur gjendja ishte shumë e trazuar e nga kjo erdhi kriza ministeriale, Verdi nuk u shqetësua për ato që ndodhnin rreth tij në parlament, por kompozoi me përsosmëri e me gjallëri një tekst ritual. Përveç këtyre fjalëve mjeshtri vuri në muzikë rrokjen "Uh" dhe shënimin poshtë: "Me gojë të mbyllur"!


* Një mik udhëtonte me Verdin në tren. Kur erdhi kontrolli Verdi nxori biletën. Miku u habit dhe e pyeti sesi ishte e mundur që ai, një senator i mbretërisë, të blinte biletë. Mjeshtri u ngrys në fytyrë dhe me një lëvizje të shpatullave u përgjigj vrazhdë dhe i mërzitur.
• T'u japin udhëtimin falas senatorëve që janë senatorë. Unë jam mjështër muzike dhe nuk njoh asnjë të drejtë që të udhëtoj me shpenzimet e shetit.


* Pas suksesit të "Obertos" sipërmarrësi Mereli, deshi që mjeshtri i ri të merrte përsipër të kompozonte tri opera të tjera. Midis tyre njëra do të ishte komike ("Tinzari Stanislav") dhe do vihej në skenë në vjeshtën e vitit 1840.
Në atë kohë mjeshtri u sëmur shumë rëndë për disa ditë, dhe pa u bërë mirë, ia nisi punës për operën komike. lu sëmurën rëndë të dy fëmijët dhe njëri pas tjetrit vdiqën. Mbas pak i vdiq edhe gruaja e adhuruar, Margarita, e goditur nga një hemorragji cerebrale.
Midis këtyre fatkeqësive familjare ai duhej të kompozonte një opera komike për të përmbushur detyrimin. Vepra doli e dobët dhe, kur më 2 shtator 1840 u shfaq në Skala për herë të parë, ajo nuk pati fare sukses.


* Kur ishte në Petërburg, Verdi duke dalë nga stacioni i trenit, dëgjoi disa nota të "Trovatores" dhe pa në mes të sheshit një grumbull njerëzish që kishin rrethuar disa instrumentistë italianë që po sakatonin melodinë e kësaj opere.
- Megjithatë, - u tregonte Verdi më vonë të afërmve të tij, - nuk mund ta merrni me mënd se sa më mallëngjeu muzika ime, ndonëse e luajtur keq nga disa bashatdhetarë të mërguar në tokë të huaj.


* Kur u shfaq në Petërburg "Forca e Fatit", cari tha për Verdin: - Ai është shumë më i fortë se unë.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 10:13
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Xhuzepe Verdi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.